Ka hyrĂ« nĂ« fuqi zyrtarisht tĂ« martĂ«n vendimi i KĂ«shillit tĂ« LartĂ« GjyqĂ«sor (KLGJ), i cili kohĂ« mĂ« parĂ« miratoi vendimin, i cili pĂ«rcakton Rregulloren âMbi Zhvillimin e Procedurave pĂ«r RivlerĂ«simin e Subjekteve nga KĂ«shilli i LartĂ« GjyqĂ«sor dhe KĂ«shilli i LartĂ« i ProkurorisĂ«â.
Ky vendim, i firmosur nga Kryetari i KLGJ-së, Ilir Rusi, synon të garantojë një proces të qartë, transparent dhe efektiv të vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në përputhje me reformën në drejtësi.
Rregullorja ka për qëllim të përcaktojë rregullat, hapat dhe afatet për zhvillimin e procedurave të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve nga KLGJ dhe prokurorëve nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP).
Ky proces, sipas vendimit, âduhet tĂ« sigurojĂ« transparencĂ«, drejtĂ«si dhe respektim tĂ« afateve ligjore, siç parashikohet nga Kushtetuta e ShqipĂ«risĂ«, ligji âPĂ«r rivlerĂ«simin kalimtar tĂ« gjyqtarĂ«ve dhe prokurorĂ«veâ, dhe aktet e tjera ligjore nĂ« fuqiâ.
Parimet themelore mbi të cilat mbështetet kjo rregullore janë ato të përcaktuara në Kushtetutë dhe në ligj, duke përfshirë ato që lidhen me pavarësinë dhe paanësinë e procesit.
Rregullorja e re detajon rregulla mbi organizimin dhe funksionimin e Komisionit të Përkohshëm për rivlerësim; procedurat për përzgjedhjen e anëtarëve dhe relatorit të çështjes; hapat proceduralë gjatë rivlerësimit kalimtar; detyrat specifike të relatorit të çështjes (njëkohësisht kryetar i Komisionit) dhe anëtarëve të Komisionit; rolin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) nëpërmjet vëzhguesve ndërkombëtarë.
Vendimi përcakton edhe veprimet administrative dhe procedurale, afatet kohore, si dhe kalimin e çështjes në seancë dëgjimore, si dhe procedurat e shqyrtimit, vendimmarrjes, ankimimit, monitorimit dhe raportimit.
Komisioni i përkohshëm, sipas vendimit, do të jetë një komision prej 3 anëtarësh (2 gjyqtarë/prokurorë dhe 1 jo gjyqtar/prokuror) të zgjedhur me short rast pas rasti për çdo çështje rivlerësimi.
Ndërsa relatori i çështjes do të jetë anëtari i Komisionit të Përkohshëm i zgjedhur me short, përgjegjës për drejtimin e mbledhjeve, hetimin administrativ dhe përgatitjen e relacionit.
Sa i përket vëzhguesve ndërkombëtarë, ata do të jenë persona të caktuar nga ONM. Subjekt rivlerësimi do të jenë të gjithë personat e parashikuar në Kushtetutë që i nënshtrohen procesit të vettingut.
Strukturat dhe rolet
Komisioni i Përkohshëm do të ngrihet për çdo çështje rivlerësimi, me 3 anëtarë të zgjedhur me short. Relatori i çështjes zgjidhet me short dhe është kryetari i këtij Komisioni.
âAnĂ«tarĂ«t e KLGJ-sĂ« dhe KLP-sĂ«, si dhe ata tĂ« Komisionit tĂ« PĂ«rkohshĂ«m, janĂ« tĂ« detyruar tĂ« deklarojnĂ« çdo konflikt interesi dhe tĂ« tĂ«rhiqen nga shqyrtimi apo votimi i çështjes pĂ«rkatĂ«se. Subjekti i rivlerĂ«simit ka tĂ« drejtĂ« tĂ« kĂ«rkojĂ« pĂ«rjashtimin e njĂ« anĂ«tari nĂ« rast konflikti interesi.â, pĂ«rcakton vendimi, shkruan rtsh.al.
Mbledhjet e Komisionit të Përkohshëm janë të vlefshme vetëm kur marrin pjesë të gjithë anëtarët dhe vëzhguesi ndërkombëtar. Vendimet merren me shumicë votash.
Komisioni i Përkohshëm asistohet nga Njësia e Këshilltarëve të Komisioneve të Përhershme, e përbërë nga këshilltarë ligjorë dhe ekonomikë, të cilët studiojnë dosjet dhe përgatisin raporte.
Procesi i rivlerësimit
Sipas vendimit të ri, procedura fillon me administrimin e rezultateve të testimit nga Shkolla e Magjistraturës (për subjektet me pezullim nga detyra) ose me administrimin e vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA) për rishikimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK).
Brenda 7 ditëve nga fillimi i procedurës, hidhet shorti për ngritjen e Komisionit të Përkohshëm dhe zgjedhjen e relatorit, ndërsa brenda 10 ditëve nga njoftimi i subjektit, Komisioni i Përkohshëm zhvillon mbledhjen e parë, ku vendoset për fillimin e hetimit. Relatori i çështjes siguron provat e nevojshme dhe përgatit relacionin paraprak.
Subjektit tĂ« rivlerĂ«simit i garantohet e drejta pĂ«r tâu njohur me dosjen, pĂ«r tĂ« paraqitur prova/shpjegime me shkrim dhe pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar thirrjen e dĂ«shmitarĂ«ve.
Pas përfundimit të hetimit, relatori përgatit relacionin përfundimtar dhe ia vë në dispozicion Komisionit të Përkohshëm, anëtarëve të Këshillit dhe vëzhguesit ndërkombëtar.
âKryetari i KĂ«shillit cakton mbledhjen plenare pĂ«r vendimmarrje dhe seancĂ«n dĂ«gjimore, e cila Ă«shtĂ« publike. NĂ« seancĂ« dĂ«gjimore, relatori bĂ«n njĂ« pĂ«rmbledhje tĂ« dosjes, ndĂ«rsa subjekti i rivlerĂ«simit ka tĂ« drejtĂ« tĂ« japĂ« shpjegime dhe tĂ« pĂ«rgjigjet pyetjeve. Diskutimet pĂ«r vendim zhvillohen me dyer tĂ« mbyllura nĂ« prani tĂ« vĂ«zhguesit ndĂ«rkombĂ«tar. Vendimi merret me votim tĂ« hapur dhe shumicĂ« tĂ« thjeshtĂ«, dhe shpallet nĂ« fund tĂ« seancĂ«s. Arsyetimi pĂ«rgatitet brenda 30 ditĂ«sh.â, thuhet nĂ« rregullore.
Vendimi me shkrim u njoftohet subjektit, Prokurorisë së Posaçme dhe vëzhguesit ndërkombëtar, dhe publikohet në faqen zyrtare të KLGJ-së, duke respektuar anonimitetin e të dhënave personale.
Kjo rregullore vlerësohet se është një hap thelbësor në forcimin e integritetit dhe llogaridhënies në sistemin e drejtësisë shqiptare, duke vendosur standarde të qarta për procesin e rivlerësimit të magjistratëve.
The post Hyn në fuqi rregullorja e re e KLGJ-së, në fokus rivlerësimi i gjyqtarëve dhe roli i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit first appeared on JavaNews.al.