❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Plagoset me thikë një 57-vjeçar në Vlorë, 4 të shoqëruar

Një shtetas 57 vjecar është dërguar i plagosur me mjet prerës thikë në spitalin rajonal të Vlorës.

I dëmtuari në gjendje stabël, koshient ndërsa po merr ndihmën e parë mjekësore.

Në ambjentet e spitalit edhe policia, teksa kanë nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes i plagosuri 57 vjeç, G. Vreshtazi.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e Lungomares në Vlorë. 57 vjecari është dëmtuar pas një konflikti.

I plagosuri ka marrë plagë në kraharor dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Lidhur me ngjarjen policia tha se ka shoqëruar 4 persona/abcnews.al

Përmbytjet në Teksas, presidenti Trump viziton zonat e dëmtuara

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump viziton zonat e permbytura ne Teksas, te goditura nga shirat katastrofike qe moren jetën e të paktën 120 njerëzve dhe lanë mbi 160 të tjerë të zhdukur.

Në vizitën e tij në qytetin Kerrville, Trump ka takuar zyrtarët lokalë, ekipet e shpëtimit dhe komunitetet e prekuara nga kjo katastrofë natyrore.

Në një deklaratë pas vizitës, Trump theksoi rëndësinë e veprimeve të shpejta dhe mbështetjes federale, duke u angazhuar për ndihma të mëtejshme dhe për përforcimin e sistemeve të mbrojtjes civile për të parandaluar katastrofa të ngjashme në të ardhmen. trump nuk u terhoq nga premtimi I tij per mbylljen e Agjencise Federale te menaxhimit te emergjencave.

Përpara vizitës së tij në Teksas, Trump miratoi një kërkesë nga Guvernatori Greg Abbott për të zgjeruar shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë përtej Qarkut Kerr, duke i bërë tetë qarqe të tjera te gatshme per te pranuar ndihma financiare ne perpjekje per tu rimekembur.

Kjo vizitë vjen në një kohë kur kritikët po i drejtojnë pyetje të ashpra për reagimin e autoriteteve ndaj situatës dhe masat paraprake të paralajmërimit të banorëve.

Në këtë kuadër, ka pasur pyetje mbi efektivitetin e sistemeve të alarmit dhe reagimin e shërbimeve emergjente që janë aktivizuar për të ndihmuar banorët e prekur.

Ky Ă«shtĂ« njĂ« moment delikat pĂ«r administratĂ«n Trump, e cila ka nisur njĂ« seri pĂ«rpjekjesh pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund krizĂ«s dhe pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur proceset e rindĂ«rtimit tĂ« infrastrukturĂ«s dhe jetĂ«s sociale./abcnews.al

Chelsea-Paris, finalja e botërorit/ Sokol Balla: Niveli i francezëve, i frikshëm. Do jetë ndeshje e fortë taktike

Gazetari Sokol Balla sheh Paris SG si skuadrën favorite për të fituar botërorin për klube, teksa francezët do të përballen në finalen e 13 korrikut me anglezët e Chelsea.

NĂ« emisionin “BotĂ«rori i vogĂ«l” nĂ« ABC News, Balla u shpreh se niveli i Parisit Ă«shtĂ« i frikshĂ«m, por nĂ«nvizoi se Chelsea ka trajner italian.

Balla shtoi se ndeshja do të jetë e fortë dhe taktike.

“Atmosfera Ă«shtĂ« e pakrahasueshme. Mendoj se BotĂ«rori i Katarit ishte mĂ« i bukuri nga ana e atmosferĂ«s. Por botĂ«rori nĂ« AmerikĂ« do tĂ« jetĂ« mĂ« i bukur. Mendoj se atmosfera Ă«shtĂ« e pakrahasueshme. Stadiumet janĂ« stadiume tĂ« futbollit amerikan. Isha nĂ« dy stadiume nĂ« Miami dhe Charlotte. Stadiumi i Miami Ă«shtĂ« mĂ« afĂ«r stilit europian. NĂ« Charlotte ishte njĂ« tmerr. Besoj se nuk do tĂ« jenĂ« kĂ«to stadiume. Ato janĂ« stadiume qĂ« nuk janĂ« tĂ« mbuluara. NĂ« stadiumet amerikane problem janĂ« erĂ«rat. Ora 3 nĂ« korrik, do jetĂ« tmerr. Nuk e di se si do tĂ« luhet. Klima nuk do tĂ« favorizojĂ« asnjĂ« prej ekipeve. TĂ« shikoje lojtarĂ«t e Realit, qĂ« shkriheshin nĂ« diell, tĂ« vinte keq. Besoj se Vitinha Ă«shtĂ« lojtari mĂ« i mirĂ«. Komplimenti mĂ« i madh i Ronaldos shkoi pĂ«r Vitinhan. Niveli i Parisit Ă«shtĂ« i frikshĂ«m. Por Ă«shtĂ« ndeshje teke, dhe Chelsea ka trajner italian. Nuk i dihet sesi shkon. Mendoj se do jetĂ« ndeshje e fortĂ« taktike”, theksoi ai./abcnews.al

Shefja e OKB për migracionin: Të gjithë janë të lodhur nga lufta në Ukrainë

Lodhja nga lufta në Ukrainë dhe shkurtimet e ndihmës së huaj të udhëhequra nga SHBA po rrezikojnë përpjekjet për të mbështetur njerëzit që largohen nga vështirësitë, paralajmëroi udhëheqësja e agjencisë së migracionit të OKB-së.

Drejtoresha e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), Amy Pope, foli një ditë pasi një konferencë për rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë mobilizoi mbi 10 miliardë euro për vendin.

“KanĂ« kaluar tre vjet e gjysmĂ« nĂ« konflikt. Mendoj se Ă«shtĂ« e drejtĂ« tĂ« thuhet se tĂ« gjithĂ« janĂ« tĂ« lodhur dhe e dĂ«gjojmĂ« kĂ«tĂ« edhe nga ukrainasit qĂ« kanĂ« pĂ«rjetuar sulmet e vazhdueshme nĂ« qytetet e tyre dhe shpesh janĂ« zhvendosur disa herĂ«â€, tha ajo.

“MegjithatĂ«, pĂ«rgjigjja ndaj kĂ«saj duhet tĂ« jetĂ« paqja, sepse nĂ« fund tĂ« fundit, pa paqe, nuk do tĂ« ketĂ« fund, jo vetĂ«m pĂ«r kĂ«rkesĂ«n pĂ«r financim, por edhe pĂ«r mbĂ«shtetjen pĂ«r popullin ukrainas.”

Pushtimi i Rusisë ka shkaktuar krizën më të madhe të refugjatëve në Evropë këtë shekull, me 5.6 milionë refugjatë ukrainas në nivel global dhe 3.8 milionë të zhvendosur në vendin e tyre, sipas të dhënave të OKB-së.

Zjarr afër nënstacionit elektrik/ Gjirokastër, u dogj një sipërfaqe me barishte, situata nën kontroll

Sërish vatër zjarri pranë nënstacionit elektrik në Gjirokastër.

Menjëherë u nis drejt vendngjarjes automjeti zjarrfikës me grupin e ndërhyrjes. Pas mbërritjes, u konstatua se zjarri ndodhej jashtë rrethimit të nënstacionit dhe kishte përfshirë barishte të thata.

U ndërhy me shpejtësi për të vënë zjarrin nën kontroll, me qëllim parandalimin e përhapjes drejt nënstacionit dhe banesave përreth.

Fatmirësisht, nuk pati dëme në infrastrukturë apo objekte banimi. Si pasojë e zjarrit, u dogj një sipërfaqe prej rreth 200 metrash katrorë me barishte./abcnews.

Hidhet nĂ« det pĂ«r t’i shpĂ«tuar policisĂ«/ SarandĂ«, njĂ« person arrestohet nga policia kufitare me skaf

NjĂ« person Ă«shtĂ« hedhur nĂ« det pĂ«r t’i shpĂ«tuar ndjekjes sĂ« policisĂ«. Ngjarja ka ndodhur nĂ« rrugĂ«n “Butrinti” nĂ« SarandĂ«.

Policia ka ndaluar njĂ« automjet tip “Porsche” Panamera. GjatĂ« tentativĂ«s pĂ«r tĂ« ndaluar tre persona qĂ« ndodheshin nĂ« tĂ«, njĂ«ri prej tyre Ă«shtĂ« larguar me vrap dhe Ă«shtĂ« hedhur nĂ« det.

I dyshuari mbante njĂ« cantĂ« krah qafĂ«. Dy tĂ« tjerĂ«t janĂ« ndaluar dhe shoqĂ«ruar nga forcat “Shqiponja”. DhjetĂ«ra forca policore ndodhen nĂ« shĂ«titoren e qytetit, ndĂ«rsa i dyshuari Ă«shtĂ« duke notuar nĂ« det.

Mësohet së është në pritje ardhja e skafit të policisë kufitare për ndalimin e të dyshuarit, i cili mendohet se ka hedhur send të paligjshëm në det./abcnews.al

Evropa shënon rekord të ri të popullsisë me mbi 450 milionë banorë

BE-ja ka regjistruar më shumë vdekje sesa lindje çdo vit që nga viti 2012, që do të thotë se migrimi është i vetmi nxitës i rritjes së popullsisë.

“Rritja e vĂ«zhguar e popullsisĂ« mund t’i atribuohet kryesisht rritjes sĂ« lĂ«vizjeve pas COVID-19”, tha Eurostat.

Në vitin 2024, BE-ja shtoi 1.07 milionë banorë të rinj, me migrim neto pozitiv prej 2.3 milionë njerëzish që kompensoi një rënie natyrore të njerëzve prej 1.3 milionë.

Vdekjet vitin e kaluar, të regjistruara në 4.82 milionë, vazhduan të tejkalonin shkallën e lindjeve prej 3.56 milionë.

Franca, Gjermania dhe Italia ruajnë pozicionet e tyre si vendet e BE-së me popullsinë më të madhe, duke përbërë pothuajse gjysmën e të gjithë njerëzve që jetojnë në bllok me 47%.

Mjekët pa Kufij: Ka rritje të madhe të kequshqyerjes në Gazë

Mjekët pa Kufij kanë paralajmëruar se popullsia në Rripin e Gazës, që po përjeton luftime të rënda, po vuan gjithnjë e më shumë nga uria.

Ekipet nĂ« terren kanĂ« vĂ«rejtur “njĂ« rritje tĂ« shpejtĂ« dhe tĂ« paparĂ« tĂ« kequshqyerjes akute tek njerĂ«zit nĂ« GazĂ«â€, thanĂ« ata.

Në dy qendrat e saj shëndetësore në qytetin e Gazës dhe në qytetin bregdetar Al-Mavasi, aktualisht janë duke marrë trajtim ambulator më shumë se 700 gra shtatzëna dhe gjidhënëse si dhe gati 500 fëmijë me kequshqyerje të rëndë dhe të moderuar.

Numri i rasteve të kequshqyerjes në qendrën e saj në qytetin e Gazës është katërfishuar pothuajse për më pak se dy muaj, nga 293 raste në maj në 983 raste në fillim të korrikut. Prej tyre, 326 raste përfshijnë fëmijë të moshës nga 6 deri në 23 muaj, theksuan ata.

Trump: SHBA do të dërgojë armë në Ukrainë nëpërmjet NATO-s

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se do të dërgojë armë, përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, në Ukrainë nëpërmjet NATO-s.

Trump i tha NBC News se nĂ« njĂ« marrĂ«veshje tĂ« re, “ne do tĂ« dĂ«rgojmĂ« Patriot nĂ« NATO dhe mĂ« pas NATO do t’i shpĂ«rndajĂ« ato”, duke shtuar se NATO do tĂ« paguajĂ« pĂ«r armĂ«t.

Njoftimi i tij erdhi pasi Presidenti i UkrainĂ«s, Volodymyr Zelensky, foli pĂ«r njĂ« “dialog pozitiv” me Trumpin pĂ«r tĂ« siguruar qĂ« armĂ«t tĂ« mbĂ«rrinin nĂ« kohĂ«. Ai tha se kishte kĂ«rkuar 10 sisteme Patriot pas njĂ« rritjeje tĂ« sulmeve ruse me dronĂ« dhe raketa nĂ« qytetet ukrainase gjatĂ« javĂ«s sĂ« kaluar.

Udhëheqësi ukrainas deklaroi se Gjermania ishte gati të paguante për dy Patriot dhe Norvegjia për një, ndërsa partnerë të tjerë evropianë ishin gjithashtu të përgatitur për të ndihmuar.

Departamenti i mbrojtjes i SHBA-së ndaloi disa dërgesa të armëve kritike javën e kaluar, duke ngritur shqetësime në Kiev se mbrojtja e saj ajrore mund të dobësohet brenda pak muajsh.

Ndër armatimet që raportohet se janë ndaluar ishin raketat interceptuese Patriot dhe predhat e artilerisë precize./abcnews.al

Turizmi që nuk njohim/ Arapi: Zonat rurale ofrojnë shumë mundësi për turizmin

Ekspertja e agroturizmit, Fabiola Arapi thotë se turizmi rural po njeh zhvillim në vend dhe është i dëshiruar nga turistë vendas dhe të huaj.

NĂ« emisionin “Sheshi i Dollarit”, nĂ« ABC News, Arapi u shpreh se zonat rurale ofrojnĂ« shumĂ« mundĂ«si pĂ«r turizmin.

“Doja tĂ« flisnim pak pĂ«r turizmin rural, tĂ« territorit. VĂ«rehet shumĂ« qĂ« ka njĂ« vĂ«mendje tĂ« jashtĂ«zakonshme, qoftĂ« nĂ« aspektin e politikbĂ«rjes, bizneseve apo dhe turistĂ«ve vendas e tĂ« huaj. Por pse Ă«shtĂ« kaq i rĂ«ndĂ«sishĂ«m turizmi rural? Ka disa arsye. SĂ« pari, janĂ« resurset. OfrojnĂ« aktraksion, qĂ« turizmi rural tĂ« jetĂ« i dĂ«shiruar dhe i lakmuar. NjĂ« tjetĂ«r aspekt, do theksoja autenticitetin dhe mikpritjen. NjĂ« arsye tjetĂ«r Ă«shtĂ« tradita dhe kultura rurale. ËshtĂ« edhe zhvillimi i qĂ«ndrueshĂ«m, i shĂ«rben ekonomive rurale. I pĂ«rmenda, pasi kĂ«to 4 elementĂ« kryesorĂ« bĂ«jnĂ« qĂ« turizmi rural tĂ« shndĂ«rrohet nĂ« agroturizĂ«m.”, theksoi ajo./abcnews.al

“Agroturizmi po tĂ«rheq turistĂ«t nĂ« fshat”/ Kotelli: ShqipĂ«ria ofron mundĂ«sinĂ« e zhvillimit tĂ« atraksioneve

Sofjola Kotelli nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik, thotë se agroturizmi po tërheq turistët e huaj në fshatrat në vend.

NĂ« emisionin “Sheshi i Dollarit” nĂ« ABC News, Kotelli u shpreh se ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« destinacion nĂ« rritje.

“Agjencia gjermane pĂ«r zhvillim, qĂ« unĂ« pĂ«rfaqĂ«soj, ka 30 vite nĂ« ShqipĂ«ri, por nuk ka ndryshuar asnjĂ«herĂ« mbĂ«shtetja pĂ«r llojin e turizmit ndryshe, pĂ«r turizmin rural, tĂ« bujtinave tĂ« vogla. PĂ«r njĂ« turizĂ«m qĂ« po del nĂ« dritĂ« dhe po bĂ«het njĂ« nga potencialet mĂ« tĂ« mira tĂ« ShqipĂ«risĂ«. Programi ku unĂ« jam angazhuar fokusohet nĂ« 3 pika kryesore. NjĂ« nga fokuset Ă«shtĂ« zhvillimi i agroturizmit nĂ« ShqipĂ«ri, qĂ« vitet e fundit, Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« njĂ« nga arsyet pse njerĂ«zit vijnĂ« nĂ« ShqipĂ«ri. Ne punojmĂ« me zhvillimin e produkteve tradicionale. Ne punojmĂ« me turizmin aktiv, e aktiviteteve, shtigjet malore, tĂ« biçikletave. Edhe pĂ«r kĂ«tĂ« pjesĂ«, ShqipĂ«ria po bĂ«het destinacion gjithnjĂ« nĂ« rritje, KĂ«tu mund tĂ« zhvillosh gjithçka. Shtylla e tretĂ« Ă«shtĂ« turizmi i fshatrave. Ne jemi fokusuar nĂ« disa fshatra. E rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« tĂ« bĂ«jmĂ« turizĂ«m pĂ«r komunitetin”, theksoi ajo./abcnews.al

Izraeli kërcënon të sulmojë zonën ku ndodhet ndërtesa qendrore e OKB në Gaza

Ushtria izraelite ka lëshuar një kërcënim për të sulmuar zonën në Qytetin e Gazës ku ndodhen zyrat qendrore të Kombeve të Bashkuara (OKB), një spital dhe dy universitete.

ZĂ«dhĂ«nĂ«si i ushtrisĂ« izraelite, Avichay Adraee, njoftoi se do tĂ« nisin njĂ« sulm kundĂ«r zonĂ«s nĂ« fjalĂ« nĂ« Gaza, ku ndodhet ndĂ«rtesa qendrore e OKB-sĂ«, universiteti “Al-Aksa” dhe ai Islamik, si dhe Spitali i GjysmĂ«hĂ«nĂ«s sĂ« Kuqe.

Ndërtesat që Adraee tha se do të synonin ndodhen në perëndim të qytetit të Gazës, zonë me banim të dendur.

Adraee u bĂ«ri thirrje “palestinezĂ«ve tĂ« evakuojnĂ« zonĂ«n dhe tĂ« zhvendosen nĂ« jug tĂ« Rripit tĂ« GazĂ«s”.

Sipas shifrave të publikuara nga OKB-ja, 90% e afërsisht 2,3 milionë palestinezëve në Gaza janë zhvendosur të paktën një herë për shkak të sulmeve të ushtrisë izraelite.

Ukraina: Goditëm fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Ukraina tha të premten se dronët e saj goditën një fabrikë avionësh luftarakë në rajonin e Moskës dhe një fabrikë për prodhimin e raketave në rajonin e Tulës, duke shkaktuar shpërthime dhe zjarre në të dyja.

Ushtria ukrainase tha në Telegram se fabrika e aviacionit në qytetin Lukhovitsi, rreth 135 km në juglindje të Moskës, prodhonte avionë luftarakë MiG.

Fabrika tjetër është Byroja e Projektimit të Instrumenteve, e specializuar në prodhimin e raketave kundërajrore dhe sistemeve të kombinuara raketë-armë.

“Forcat e mbrojtjes po vazhdojnĂ« t’i marrin tĂ« gjitha masat pĂ«r ta minuar potencialin ushtarak dhe ekonomik tĂ« pushtuesve rusĂ« dhe pĂ«r ta detyruar RusinĂ« ta ndalĂ« agresionin e saj tĂ« armatosur kundĂ«r UkrainĂ«s”, tha ushtria ukrainase.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se 155 dronë ukrainas u rrëzuan midis orës 23:00 të enjten dhe orës 07:00 të së premtes, përfshirë 11 që ia kishin mësyrë Moskës.

Dy pretenca për kopshtarin/ Zhdukja e Jan Prengës, prokurorët kërkojne dy dënime të ndryshme për Festim Bexhdilin

NjĂ« situatĂ« jo e zakontĂ« Ă«shtĂ« krijuar nĂ« GjykatĂ«n e Apelit tĂ« Posacme, nĂ« procesin pĂ«r zhdukjen e Jan PrengĂ«s, mĂ« 17 janar 2020 nĂ« ku u rrĂ«mbye dhe u vra nĂ« kompleksin ‘Golden” nĂ« Shijak.  Dy prokurorĂ«t e SPAK, Behar Dibra dhe Elida Kaçkini, pavarĂ«sisht se ka disa vite qĂ« hetojnĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n çështje, kanĂ« mbajtur qĂ«ndrim tĂ« ndryshĂ«m nĂ« sĂ©ance pĂ«r tĂ« pandehurin Festim Bixhdilin, kopshtarin e resortit ku ndodhi zhdukja e Jan PrengĂ«s.

Konkretisht Prokurorja Kaçkini kërkoi të mbetet në fuqi burgimi i përjetshëm, ndërsa prokurori tjetër Behar Dibra kërkoi dënimin me 20 vite burg.

“Ne vlerĂ«sojmĂ« qĂ« vendimi i GJKKO qĂ« Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« pĂ«r Festim Bexhdilin duhet tĂ« lihet nĂ« fuqi si vendim i mbĂ«shtetur nĂ« ligj dhĂ« prova. I pandehuri duhet tĂ« deklarohet fajtor sa i pĂ«rket veprave penale qĂ« kemi ngritur pĂ«r tĂ«. I pandehuri Ă«shtĂ« gjendur nĂ« kompleks, referuar pamjeve filmike, nĂ« orĂ«n 11:19 dhe shkon nĂ« drejtim te njĂ« garazhi dhe mĂ« pas shfaqet duke pasur njĂ« vĂ«mendje tĂ« shtuar ndaj aparatit celular. Ai shfaqet duke pritur nĂ« derĂ«n hyrse tĂ« garazhit. NĂ« kĂ«tĂ« derĂ« mĂ« pas futet makina Audi A6 qĂ« i pĂ«rket Altin Hajrit. Kjo mĂ«nyrĂ« ndĂ«rveprimi, tregon qĂ« ata kanĂ« pasur dijeni dhe secili prej tĂ« pandehurve drejtohet drejt kompleksit pĂ«r tĂ« kryer rolet e tyre.”

Nga ana tjetër prokurori Behar Dibra tha se nuk ka prova në kuadër te bashkëpunimit të grupit të strukturuar kriminal, që të jetë kryer nga Bexhdili.

“Prezenca e Festim Bexhdilit brenda nĂ« kompleks nĂ« orĂ«n 12:15 mund tĂ« ketĂ« qenĂ« pĂ«r arsye tĂ« punĂ«ve e tij. Nuk ka asnjĂ« provĂ« qĂ« Festim Bexhdili njihte Aldo MajnishtĂ«n, Korado GeshtenjĂ«n, Dritan Rexhepin. Festim Bexhdili ndihmon MajnishtĂ«n dhe Martin BletĂ«n tĂ« nxirte Jan PrengĂ«n nga bagazhi i makinĂ«s dhe mĂ« pas e zhvendosin nĂ« njĂ« automjet tjetĂ«r. Nuk ka prova tĂ« gjetjes fizike tĂ« Jan PrengĂ«s, nuk mund t’i kĂ«rkojmĂ« tĂ« pandehurit tĂ« thotĂ« diçka qĂ« ai mbasĂ« nuk e di”.

I pandehuri Festim Bexhdili u shpreh dakord me ato që kishte deklaruar dhe me faktin se ai kishte vepruar nga frika në ato caste.  Gjendur në këtë situatë, Gjykata e Apelit të Posaçëm, shtyu shpalljen e vendimit në datë 25 korrik./abcnews.al

Rokada në Policinë e Shtetit/ Emërohen shefat e rinj të komisariateve në Tiranë, Shkodër dhe Kukës

Ndryshime në Policinë e Shtetit. Sipas burimeve për gazetaren e ABC News, Bleona Sari, mësohet se janë emëruar shefa të rinj në komisariate.

Idriz Daulle, nga zv drejtori i rendit në DVP Tiranë emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 5, Tiranë.

Ndërkaq, Besmir Qebini nga Shef Komisariati i Policisë nr 5, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës.

Bekim Lika, nga Shef i Komisariatit të Policisë Kukës, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër.

Ermal Kenaçi emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 2, Tiranë, ndërsa Feliks Hoda emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, po në Tiranë.

Ervis Gjoshi, nga Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, emërohet Zëvendësdrejtor për Rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Robert Losha emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 7, Tiranë. Elton Shahini emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 1, Tiranë./abcnews.al

SPAK godet grupin e strukturuar kriminal/ 13 persona nën hetim dhe 7 të arrestuar për trafik droge

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvilloi një operacion të gjerë në qarqet, Shkodër, Elbasan, Vlorë dhe Tiranë ndaj personave nën hetim për trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika Latine në vendet e BE.

Ky operacion u krye në kuadër të procedimit penal nr. 177 të vitit 2023* dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nr 70, datë 10.07.2025.

Nga 13 personat e identifikuar deri tani të përfshirë në këtë grup të strukturuar kriminal, janë arrestuar 7 persona, ndërsa 6 të tjerë janë në kërkim.

  • 13 personat nĂ«n hetim: M. Gj., A. A., K. M., S. M., D. H., J. (alias I.) M., A. Gj., L., (alias A.,) Ç., (alias H., I., Ç.,), L. L., S. L., E. D., V. R., dhe E (alias M.) R., tĂ« cilĂ«t, dyshohet se kanĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« aktivitete tĂ« paligjshme kriminale respektivisht në 11 (njĂ«mbĂ«dhjetĂ«) episode.
  • 7 personat ndaj tĂ« cilĂ«ve u ekzekutuan masat e sigurisĂ« (parashikuar nga neni 238 i Kodit tĂ« ProcedurĂ«s Penale): A. Gj., V. R., A. A., M. Gj., J. (alias I) M., S. L dhe E. D.
  • 6 personat nĂ« kĂ«rkim: : K. M., D. H., E. R., L. L., S. M., L. Ç.

Për 6 personat e tjerë, shumica e të cilëve ndodhen jashtë vendit, nuk është bërë ende i mundur arrestimi, janë lëshuar urdhër-arreste kombëtare dhe ndërkombëtare. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar dhe Europol, po punon për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Nga hetimet e deritanishme ekzistojnĂ« dyshime tĂ« arsyeshme tĂ« bazuara nĂ« prova se personat e dyshuar, nĂ« funksion tĂ« aktivitetit tĂ« paligjshĂ«m nĂ« fushĂ«n e trafikimit tĂ« lĂ«ndĂ«ve narkotike nga vendet e AmerikĂ«s sĂ« Jugut drejt vendeve tĂ« BE-sĂ«, me qĂ«llim pĂ«rfitimi monetar si dhe tĂ« ushtrimit tĂ« ndikimit tĂ« paligjshĂ«m ndaj personave qĂ« ushtrojnĂ« funksione publike, kanĂ« komunikuar mes tyre edhe me anĂ« tĂ« aplikacionit tĂ« platformĂ«s sĂ« enkriptuar, “Sky ECC”¾ komunikime tĂ« cilat janĂ« administruar nga autoritetet franceze tĂ« drejtĂ«sisĂ«, nĂ« kuadĂ«r tĂ« ndihmĂ«s sĂ« ndĂ«rsjellĂ«t juridike nĂ« fushĂ«n penale.

Nga tĂ«rĂ«sia e veprimeve hetimore tĂ« kryera deri nĂ« kĂ«to momente ekzistojnĂ« dyshime tĂ« arsyeshme tĂ« bazuara nĂ« prova se personat nĂ«n hetim M. Gj., K. M., S. M., J. (alias I.) M., A.A., D. H., A. Gj., L.,(alias A.,) Ç., (alias H., I., Ç.,), L. L., S. L., nĂ« 7 (shtatĂ«) episode, gjatĂ« viteve 2020-2021 kanĂ« konsumuar elementĂ«t e veprave penale “Trafikim i lĂ«ndĂ«ve narkotike”, kryer nĂ« bashkĂ«punim nĂ« formĂ«n e veçantĂ« tĂ« bashkĂ«punimit atĂ« tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 tĂ« Kodit Penal, nĂ« lidhje me nenin 334/1 tĂ« Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal.

Sasia e lëndëve narkotike të sekuestruara në këto 7 (shtatë) episode:

  • 3585 kg kokainĂ«
  • 701 kg canabis sattiva
  • 4.2 kg heroinĂ«

Gjithashtu, i hetuari S. M., nĂ« bashkĂ«punim me persona tĂ« tjerĂ« dyshohet se ka konsumuar edhe elementĂ«t e veprave penale “NdihmĂ« pĂ«r kalimin e paligjshĂ«m tĂ« kufijve”, kryer nĂ« bashkĂ«punim nĂ« formĂ« tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 298 dhe 28 pika 4 tĂ« Kodit Penal, nĂ« lidhje me nenin 334/1 tĂ« Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal, lidhur me episodin e datĂ«s 8.1.2021, gjatĂ« tĂ« cilit janĂ« ndaluar nga policia nĂ« ujĂ«rat detare, 55 shtetasve sirianĂ«, tĂ« cilĂ«t kanĂ« patur destinacion ItalinĂ«.

Nga tĂ«rĂ«sia e veprimeve hetimore tĂ« kryera deri nĂ« kĂ«to momente ekzistojnĂ« dyshime tĂ« arsyeshme tĂ« bazuara nĂ« prova se personat nĂ«n hetim M. Gj., K. M., S. M., E. D., V. R., dhe E.(alias M.) R., gjatĂ« vitit 2020 kanĂ« konsumuar në 3 (tre) episode, elementĂ«t e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit tĂ« paligjshĂ«m ndaj personave qĂ« ushtrojnĂ« funksione publike” kryer nĂ« bashkĂ«punim, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi 2 dhe 25 tĂ« Kodit Penal (sipas ndryshimeve tĂ« pĂ«suara me ligjin Nr. 144/2013, i cili ka qenĂ« nĂ« fuqi nĂ« kohĂ«n kur ka ndodhur vepra penale). KĂ«ta tĂ« hetuar, kanĂ« ofruar dhe kanĂ« premtuar pĂ«rfitime tĂ« parregullta pĂ«r tĂ« ushtruar ndikim tek funksionarĂ« tĂ« drejtĂ«sisĂ«, me qĂ«llim lehtĂ«simin e masĂ«s sĂ« sigurimit personal apo zbutjen e masĂ«s sĂ« dĂ«nimit nĂ« episodet respektive, kundrejt pĂ«rfitimit tĂ« shumave monetare prej 7,500 euro, 4000 euro dhe 4000 euro.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar e provuar se i hetuari E. D., nĂ« periudhĂ«n objekt hetimi ka ushtruar funksionin e Shefit tĂ« PolicisĂ« Kriminale, njĂ«kohĂ«sisht dhe Zv. Shef i Komisariatit tĂ« PolicisĂ« Nr. 3, TiranĂ«, i cili, tĂ« dhĂ«nat e administruara nĂ« sistemin TIMS, nĂ« kundĂ«rshtim me pĂ«rmbushjen e rregullt tĂ« detyrĂ«s i kanĂ« vĂ«nĂ« nĂ« dispozicion tĂ« personit nĂ«n hetim (K. M.,), duke konsumuar edhe elementĂ«t e veprĂ«s penale “ShpĂ«rdorim i detyrĂ«s”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Gjithashtu, nĂ« zbatim tĂ« vendimit penal Nr. 464 datĂ« 10.05.2025, pĂ«r kontroll ambientesh u bĂ« arrestimi nĂ« flagrancĂ« i shtetasit R. U., banues nĂ« TiranĂ«, si i dyshuar pĂ«r konsumimin e elementĂ«ve tĂ« veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armĂ«ve tĂ« gjuetisĂ« dhe sportive”, tĂ« parashikuara nga nenet 278/2 dhe 280 tĂ« Kodit Penal. Materialet lidhur me kĂ«tĂ« shtetas i janĂ« referuar ProkurorisĂ« pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m TiranĂ«.

 

Prokuroria ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, edhe kryerjen e disa kontrolleve, kërkesa të cilat janë miratuar nga ana e gjykatës, dhe nga policia gjyqësore janë ekzekutuar 12 (dymbëdhjetë) vendimet e Gjykatës, si dhe janë realizuar kontrolle (banesash, automjetesh, dhe personash).

 

Sekuestrimet e kryera deri tani:

 

– 5 (pesĂ«) automjete tĂ« markave tĂ« ndryshme si (Maserati, Porche, Audi RS6, Audi E TRON, Volkswagen golf 8, motor Honda XADV ),

– 38.970 Euro,

– 200 DollarĂ«,

– 8 (tetĂ«) telefona celularĂ« (disa tĂ« enkriptuar),

– 1 (njĂ«) armĂ« sportive,

– 40 fishekĂ« tĂ« kalibrit 7.62 mm,

–  lĂ«ndĂ« narkotike e dyshuar “kokainĂ«â€,

– dokumente tĂ« ndryshme.

 

Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave për persona të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këto veprimtari të paligjshme kriminale.

 

SPAK falenderon për mbështetjen dhe ndihmën autoritetet e drejtësisë franceze, ekuadoriane, italiane, serbe, Eurojust dhe Europol.

 

Shënim për gazetarët 

*Procedimi 177/2023, është regjistruar më 27.07.2023 për veprat penale:

  • “Trafikim i lĂ«ndĂ«ve narkotike” kryer nĂ« bashkĂ«punim nĂ« formĂ« tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 tĂ« Kodit Penal,
  • “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a tĂ« Kodit Penal,
  • “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal, dhe
  • “Ushtrimi i ndikimit tĂ« paligjshĂ«m ndaj personave qĂ« ushtrojnĂ« funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal, pa autor.

OKB raporton për 798 të vdekur pranë qendrave të ndihmës në Gazë në gjashtë javët e fundit

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut tha të premten se i ka regjistruar të paktën 798 vrasje gjatë gjashtë javëve të fundit në pikat e shpërndarjes së ndihmave në Rripin e Gazës.

Ajo tha se vrasjet kanë ndodhur në pikat që menaxhohen nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), i mbështetur nga SHBA dhe Izraeli, si dhe pranë autokolonave të drejtuara nga organizata të tjera ndihmash.

GHF-ja pĂ«rdor kompani private amerikane tĂ« sigurisĂ« dhe logjistikĂ«s pĂ«r tĂ« sjellĂ« furnizime nĂ« GazĂ«, duke anashkaluar sistemin e udhĂ«hequr nga OKB-ja, pĂ«r tĂ« cilin Izraeli pretendon se Ă«shtĂ« shfrytĂ«zuar nga militantĂ«t e udhĂ«hequr nga Hamasi pĂ«r t’i plaçkitur ndihmat e destinuara pĂ«r civilĂ«t.

Hamasi – i cili Ă«shtĂ« i shpallur organizatĂ« terroriste nga SHBA dhe BE – i mohon akuzat e Izraelit.

❌