Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Netanyahu: Qëllimi ynë nuk është ta pushtojmë Gazën, por ta çlirojmë

Duke folur në një konferencë për shtyp, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pretendon se banorët e Gazës po i “luten” Izraelit t’i çlirojë nga Hamasi.

“Qëllimi ynë nuk është të pushtojmë Gazën, qëllimi ynë është të çlirojmë Gazën”, tha Netanyahu.

“Lufta mund të përfundojë nesër nëse Hamasi ul armët dhe liron të gjithë pengjet e mbetura”, shtoi ai, shkruan Sky News.

Sipas tij, Gaza do të çmilitarizohet dhe Izraeli do të mbajë “përgjegjësinë e sigurisë” dhe një “administratë civile jo-izraelite” do të vendoset në Gaza.

“Ky është plani ynë për ditën pas.”, theksoi kryeministri.

Kabineti i sigurisë i Izraelit ka miratuar planin e propozuar nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, që ushtria “të marrë kontrollin” e Qytetit të Gazës. Kombet e Bashkuara dhe disa shtete e kanë dënuar këtë vendim, duke kërkuar nga Izraeli që të heqë dorë nga ky plan./abcnews.al

JD Vance: SHBA po punon për një takim Putin-Zelensky

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, tha se Uashingtoni po punon për një takim midis Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky.

Vance i bëri komentet gjatë një interviste me Fox News.

Ai i tha medias amerikane se SHBA-të ishin në proces të caktimit të një date kur udhëheqësit rusë dhe ukrainas mund të takohen dhe të diskutojnë për t’i dhënë fund konfliktit.

Vance shton se nuk mendon se është produktive që Putini dhe Zelensky të ulen përpara samitit të Alaskës.

Ndërkaq, një takim mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij rus, Vladimir Putin, do të zhvillohet të premten e ardhshme në Alaskë.

Synimi i takimit të Trumpit me Putinin është për t’i dhënë fund luftës gati katërvjeçare të Rusisë në Ukrainë./abcnews.al

Armëpushimi në Ukrainë/ Kallas: SHBA ka fuqinë të detyrojë Rusinë që të negociojë seriozisht

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, deklaroi se SHBA ka fuqinë për të detyruar Rusinë të ulet seriozisht në tryezën e bisedimev, lidhur me një armëpushim në Ukrainë.

Në një deklaratë për mediat, Kallas u shpreh çdo marrëveshje mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për përfundimin e luftës në Ukrainë duhet të përfshijë detyrimisht edhe Ukrainën dhe Bashkimin Evropian, shkruan Sky News.

“SHBA-të kanë fuqinë ta detyrojnë Rusinë të negociojë seriozisht. Çdo marrëveshje midis SHBA-së dhe Rusisë duhet të përfshijë Ukrainën dhe BE-në, sepse është çështje e sigurisë së Ukrainës dhe të gjithë Evropës”, tha Kallas përmes një deklarate dërguar me email.

Kallas shtoi se të gjitha territoret e pushtuara përkohësisht i përkasin Ukrainës.

“Një marrëveshje nuk duhet të shërbejë si trampolinë për agresion të mëtejshëm rus kundër Ukrainës, aleancës transatlantike dhe Evropës”, shtoi ajo./abcnews.al

Grenell: Thaçi, peng i Hagës! Kritika të ashpra për Kurtin. Përjashton shkëmbimin e territoreve

I dërguari special  presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell Richard Grenell, ka thënë se Hashim Thaçi po mbahet peng nga Gjykata Speciale, të cilën e cilësoi një njollë të madhe për europianët.

Në një intervistë për Klan Kosova, Grenell tha se duhet dëgjuar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kur thotë se kjo është e papranueshme. Ai shtoi se Thaçi po mbahet për një kohë kaq të gjatë në burg me akuza të çmendura politike.

“Po, me siguri konsideroj që çfarë i kanë bërë në pesë vitet e fundit është mu të qenit peng. Është një situatë e tmerrshme dhe duhet ta dëgjoni Edi Ramën. Mendoj se duhet t’i dëgjoni njerëzit gjithandej Evropës të cilët kanë filluar të thonë se kjo është e papranueshme. Nëse doni një sistem të drejtë të drejtësisë, kjo është tmerrësisht e gabuar”.

Më tej ai i bëri thirrje Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, që të bëjnë më shumë për të mbrojtur ish presidentin Hashim Thaçi.

“Mendoj se qoftë presidentja Osmani, kryeministri Albin Kurti mund të bëjë diçka dhe kjo nuk ka të bëjë për të shkruar Hashim Thaçin për të gjithë Kosovën.  Kisha bërë apel te Albin Kurti dhe presidentja Osmani që të dy të bëjnë më shumë për ta mbrojtur Kosovën, sepse një ditë është Hashim Thaçi, të nesërmen mund të jetë që të jenë ata”.

Grenell konfirmoi gjithashtu se administrata e Donald Trump do ta ndjekë hap pas hapi çështjen e Kosovës. I pyetur nëse ka ndonjë plan për t’u rikthyer në temat e vjetra si korrigjimi i kufijve, Grenell tha se nuk ka kthim mbrapa në asgjë.

Në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd ai tha se ideja e njohjes reciproke është qesharake dhe theksoi se zgjidhjet politike duhet te vijnë nga zhvillimi ekonomik./abcnews.al

Përfundon moratoriumi i gjuetisë/ Projektligji dërgohet në Kuvend, parashikon rregulla me te forta

Qeveria ka vendosur që të mos zgjasë moratorimin për gjuetine e kafshëve dhe të shpendëve në vend. Projektligji është dorëzuar në kuvend ku pritet të diskutohet në nisje të seancës së re parlamentare.

Në  projektligjin e  ri  parashikohet që gjuetia të zhvillohet vetëm në zonat e lejuara me qëllim menaxhimin dhe ruajtjen e llojeve të faunës së egër. Po ashtu parashikohet që zonat e gjuetisë mund t’i jepen subjekteve private në përdorim  me anë të një procedure konkurrimi për një afat deri në 5 vjet, me të drejtë rinovimi.

Zonat e lejuara për gjueti që do jenë me pronësi shtetërore, private apo të kombinuara por   duhet të kenë  sipërfaqe jo më të vogla se 500 ha, ndërsa zona për kultivimin e llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie, krijohet në sipërfaqe jo më të vogla se 50 ha.

Po ashtu në draft parashikohen  që  shkelësit e ligjit të përballen me gjoba më të ashpra nga ato që janë në fuqi dhe variojnë  nga 100 mijë lekë deri në 1.3 milionë lekë në varësi të shkeljes. Gjuetarit të gjobitur  i hiqet leja dhe arma e gjuetisë  dhe nuk i kthehen pa paguar më parë gjobën, ndërsa të ardhurat nga gjoba do të derdhen në Buxhetin e Shtetit.

Në draft është vendosur gjithashtu që gjahtarët, duhet të jenë mbi 25 vjeç, do të duhet të kalojnë një test njohurie shtetërore për faunën e egër në Shqipëri dhe do të licencohen dhe pajisjen me leje personale gjueti./abcnews.al

Vrasje e trefishtë në Gjilan, autori në kërkim nga policia

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e së dielës në Gjilan, ku tre persona mbetën të vrarë.

Autori i dyshuar është në arrati, teksa ai është emër i njohur për policinë.

Në vendin e ngjarjes janë parë forca të shumta policore.

Autoritetet kanë bllokuar zonën për disa orë, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e motivit të krimit./abcnews.al

Turizmi, “i etur” për kredi/ BSH: Gjatë qershorit u aprovuan 1.33 miliard lekë hua

Zhvillimi i turizmit në vend ka ndikuar në shtimin e e investimeve nga bizneset në këtë sektor.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se përgjatë këtij viti  nënsektorët që lidhen me turizmin kanë marë më tepër kredi për të realizuar investime.

Vetëm  për muajin qershor janë aprovuar 1.3 miliardë lekë hua për “Akomodimin dhe shërbimin ushqimor”, që përfshin strukturat e mikpritjes dhe turizmit, duke u rritur me  42% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nëse vërejmë të dhënat rezulton se ky është niveli më i lartë i regjistruar për këtë sektor në një muaj të vetëm.Rritja e kreditimit është një tregues i këtij sektori për përgatitjet për  sezonin i cili tashmë  zgjeruar përtej verës.

Ndërkohë që sektori i cili vijon të ketë pëshën më të madhe në marjen e kredive rezulton se  “Tregtia me shumicë dhe me pakicë; Riparimi i automjeteve”, me një shumë totale prej 10.85 miliardë lekësh, me një rritje prej 44.7% në terma vjetorë. Edhe tregtia me pakicë është një sektor që ka lidhje me sektorin e turizmit. Bankat kanë dhënë më tepër hua edhe për industrinë përpunuese e cila vetëm në qershor ka marrë 3.45 miliardë lekë e ndjekur nga ndërtimi me 2.87 miliarde.

Nga të dhënat e Bankës Qendrore konfirmohet se të gjithë bizxneset kanë marë më tepër kredi në muajt e parë të këtij viti për investime, po ashtu edhe individët janë mbështetur më shumë  për blerje banesash.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë konfirmojnë se në qershor huaja e re në total arriti vlerën 38.8 miliardë lekë duke pësuar një rritje të ndjeshme prej mbi 7 miliardë lekësh  në krahasim me të njëjtën periudhë të një të viti më parë ose 24.7%./abcnews.al

Tusk: Mund të kemi armëpushim Rusi-Ukrainë shumë shpejt

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka deklaruar pas një bisede me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, se beson që konflikti ushtarak Rusi-Ukrainë mund të shkojë drejt “ngrirjes” më shpejt nga sa pritej.

“Ka disa sinjale, dhe një ndjesi personale, që ndoshta do të kemi një ‘ngrirje’ të konfliktit. Nuk dua të them se lufta do të marrë fund, por një ‘ngrirje’ e situatës mund të ndodhë më shpejt nga sa mendohej”, tha Tusk para gazetarëve.

Sipas Kryeministrit Tusk, edhe Presidenti ukrainas është optimist për një armëpushim.

“Ka një shpresë për këtë. Sot është afati i një ultimatumi. Presidenti Zelenskyy është shumë i kujdesshëm, por gjithsesi optimist. Pala ukrainase ka një interes të madh që Evropa, përfshirë Poloninë, të jetë pjesë aktive në formësimin e një armëpushimi të mundshëm dhe më pas të paqes. Edhe ne jemi shumë të interesuar për këtë, sepse paqja në rajon do të ndikonte drejtpërdrejt në sigurinë tonë”, theksoi ai.

SHBA: Krah Izraelit, por kemi përplasje/ Vance: Nuk do e njohim Palestinën si shtet

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë të njëjtat objektiva për luftën në Gaza, por gjithashtu kanë edhe disa mosmarrëveshje për mënyrën si arrihen këto objektiva.

Këto ishin deklaratat e zëvendëspresidentit amerikan JD Vance gjatë një vizite në Londër ku u takua me ministrin e jashtëm britanik David Lammy.

Numri dy I shtëpisë së bardhë tha se dy qëllimet kryesore të administratës amerikane janë që Hamasi të mos vazhdojë të sulmojë njerëz të pafajshëm dhe të zgjidhet kriza humanitare në enklavën palestineze.

“Nuk do ta dimë saktësisht se si ta zgjidhim një problem shumë të ndërlikuar… Nëse do të ishte e lehtë të sillnim paqe në atë rajon të botës, do ta kishim bërë tashmë”, tha Vance.

Zëvendëspresidenti amerikan theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndjekin Mbretërinë e Bashkuar dhe të njohin shtetin palestinez, nisur edhe nga fakti se atje nuk ka një qeveri funksionale.

Deklaratat e Vance mund të nënkuptojnë se mes Uashingtonit dhe Izraelit mund të ketë mosmarrëveshje për pushtimin e qytetit të Gazës. Megjithatë numri dy i shtëpisë së bardhë theksoi se nuk do të flasë për biseda private mes dy qeverive dhe shtoi se presidenti Donald Trump do të flasë vetë me median në një moment.

Ndërkohë shumë vende të tjera e dënuan vendimin e Izraelit për të pushtuar qytetin e Gazës.

Kancelari Gjerman Fridrich Merz tha se Berlini Zyrtar do te ndaloje te gjitha eksportet e armeve qe Izraeli po perdor ne Gaza, nje goditje e ashper kjo ndaj vendimit te Tel Avivit. Kryeministri britanik e quajti vendimin e Gjermanisë një shpërblim ndaj terrorizmit.

Vendimi u dënua gjithashtu nga Bashkimi Europian, kryeministri britanik Keir Starmer dhe nga vetë familjarët e pengjeve që janë ende në Gaza, të cilët frikësohen për fatin e të afërmve të tyre.

 

Në ndihmë avionë nga Suedia e Kroacia/ Zjarret, vijojnë të jenë aktive 7 vatra

13 vatra zjarri u identifikuan gjatë orëve të fundit ne vend, prej të cilave 7 janë ende aktive.

Ne qarku e Vlorës zjarri ne fshatin Navaricë, zjarri është spostuar në drejtim të malit mbi fshat. Në fshatin Leshnicë e Poshtme pas punës dhe ndërhyrjen nga ajri është shmangur rreziku për banesat. Në mbështetje të forcave në terren operuan helikopteri i Forcës Ajrore dhe dy avionët Fireboss, të ardhur nga Suedia.

Ne fshatin Tragjas zjarri zhvillohet në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët. Në zonë po operojnë 17 efektivë nga MZSH Vlorë dhe 3 nga Shërbimi Pyjor. Momentalisht nuk ka rrezik për banesa.

Ne fshatin Lofkënd, ne Mallakastër. Nga angazhimi i forcave në terren dhe ndërhyrjes nga ajri është bërë i mundur izolimi i vatrës së zjarrit. Zjarri mbetet aktiv në dy vatra, në pjesën jugore dhe atë veriperëndimore. Në të dyja pikat është e pamundur operimi nga toka. Vijon puna për izolimin e vatrës së zjarrit me ndërhyrje nga ajri, ku operon avioni Kroat Canadair.

Fshatin Malaj Epërm, ne Mirditë. Zjarri vijon të jetë aktiv në një sipërfaqe pyjore me pishë, lis, shkurre dhe bimësi të dendur, në një terren të vështirë dhe që nuk mundëson operimin me mjete ujë hedhëse. Në zonë po operojnë 33 forca operacionale nga strukturat vendore. Forcat po punojnë kryesisht në krijimin e brezave ndarës për pengimin e përhapjes së zjarrit. Sipërfaqja e përshkuar nga zjarri vlerësohet paraprakisht në 10 hektare. Momentalisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ne vendin e quajtur ”Mali i Allushit”, fshati Plan i Bardhë, bashkia Klos, është riaktivizuar vatra e zjarrit të shuar ditë më parë. Zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk përbën rrezik për përhapje. Nuk ka rrezik për banesa.

Ne fshatin Lleshaj, ne Gramsh. Zjarri zhvillohet në një sipërfaqe pyjore me dushqe në një distancë të largët dhe terren i vështirë në kufi me bashkinë Përrenjas. Është punuar gjatë ditës dhe vatra e zjarrit është izoluar plotësisht. Ne Malin e Bërzhitës, ne bashkine e Tiranës zjarri zhvillohet në një sipërfaqe me bimësi të dendur. Në terren po punojnë 15 forca nga MZSH Tiranë. Vijon puna për shuarjen e zjarrit. Ndersa nuk ka rrezik për banesa.

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përmbyset, katër persona të plagosur

Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur” Qafa e Koshovicës” në Fier, ku një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë janë dëmtuar tre pasagjerët, si dhe vet drejtuesi i automjetit, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit./abcnews.al

Kreu i forcave izraelite pranon planin për pushtimin e Gazës: Do të bëjmë më të mirën për të arritur qëllimin

Pasi kabineti i sigurisë izraelite mbrëmë udhëzoi IDF-në të pushtonte Qytetin e Gazës, Shefi i Shtabit, Gjenerali Eyal Zamir tha se ushtria do ta zbatojë planin “në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Ne do të vazhdojmë të udhëheqim nga përgjegjësia kombëtare që i është ngarkuar IDF-së dhe komandantëve të saj. Ne jemi përgjegjës për gatishmërinë e ushtrisë, sigurinë e shtetit dhe qytetarëve të tij, kthimin e pengjeve dhe mposhtjen e Hamasit, dhe kështu do të bëjmë”, tha Zamir.

“Përgjegjësia ime është t’ju ofroj juve dhe ushtarëve në veçanti sa më shumë siguri të jetë e mundur, të krijoj pauza dhe një qëndrueshmëri të duhur. Është në dritën e kësaj përgjegjësie që ne veprojmë”, shtoi ai.

Zamir njoftoi se IDF po “punon mbi planin e ri.

“Ne do ta thellojmë planifikimin, do të përgatitemi në nivelin më të lartë në të gjitha aspektet e tij dhe, si gjithmonë, do ta kryejmë misionin në mënyrën më të mirë të mundshme.”

Sipas ushtrisë, Zamir theksoi gjithashtu se “ndërsa lufta zhvillohet, IDF do të veprojë për të mbrojtur jetën e pengjeve, do t’u lejojë forcave të rifreskohen në mënyrë që të forcojnë qëndrueshmërinë dhe do të veprojë sipas vlerave dhe frymës së IDF-së”.

Një i vdekur teksa Greqia vazhdon luftën me zjarret

Një burrë ka humbur jetën në Greqi të premten, si pasojë e zjarreve të përhapura nga erërat e fuqishme.

Më shumë se 200 zjarrfikës, të mbështetur nga 11 avionë dhe shtatë helikopterë, po i luftojnë zjarret në Keratea, në juglindje të Athinës, tha për televizionin shtetëror ERT, Kostas Tsigkas, kreu i zjarrfikësve grekë.

Ai tha se banorët në disa vendbanime janë evakuuar për shkak të “zjarreve të mëdha” si pasojë e erërat e forta.

Zjarrfikësit gjetën trupin e një të moshuari brenda shtëpisë së tij të djegur në Keratea, ndërsa erërat e forta po ua vështirësojnë punën avionëve cisternë për të vepruar, tha zëdhënësi i shërbimit të zjarrfikësve, Vassilis Vathrakogiannis, në një konferencë për shtyp.

SHBA dhe Britania e Madhe mosmarrëveshje mbi Gazën

SHBA riafirmoi kundërshtimin e tyre ndaj njohjes së një shteti palestinez, duke përgatitur terrenin për diskutime diplomatike me Mbretërinë e Bashkuar, e cila kohët e fundit mori vendimin për të njohur shtetësinë palestineze.

Duke folur gjatë vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar, zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance tha se çështja do të ishte pjesë e bisedimeve me Sekretarin e Jashtëm David Lammy.

“Padyshim, Mbretëria e Bashkuar do të marrë vendimin e saj. Ne nuk kemi plane për të njohur një shtet palestinez”, tha Vance në Chevening House në Kent.

“Nuk e di se çfarë do të thoshte të njihej vërtet një shtet palestinez, duke pasur parasysh mungesën e një qeverie funksionale atje. Dhe ajo që presidenti e ka bërë shumë të qartë është se dy qëllimet tona janë shumë të thjeshta tani, në lidhje me situatën në Izrael dhe Gaza”, tha ai.

“Së pari, ne duam ta bëjmë atë në mënyrë që Hamasi të mos mund të sulmojë më kurrë civilë të pafajshëm izraelitë, dhe ne mendojmë se kjo duhet të vijë përmes zhdukjes së Hamasit”, shtoi ai.

“Së dyti”, tha ai, “presidenti është prekur shumë nga këto imazhe të tmerrshme të krizës humanitare në Gaza. Pra, ne duam të sigurohemi që ta zgjidhim këtë problem.”

“Mendoj se të gjithë ne mund të punojmë se si ta zgjidhim këtë problem. Natyrisht, nuk është një problem i lehtë për t’u zgjidhur, përndryshe do të ishte trajtuar tashmë, por mendoj se ndajmë të njëjtin fokus dhe atë qëllim”, shtoi ai.

“Mund të kemi disa mosmarrëveshje se si ta arrijmë saktësisht këtë qëllim dhe do të flasim për këtë sot.”

I pyetur nëse SHBA-së iu dha një paralajmërim paraprak për vendimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të urdhëruar pushtimin e qytetit të Gazës, Vance tha se nuk do të diskutonte “biseda private”.

Ai tha se priste që Trump të fliste vetë me mediat për këtë çështje.

Orban: Samit ruso-europian/ Ukraina, kryeministri hungarez: Merz dhe Macron, negociata në emër të Europës

Kryeministri hungarez, Viktor Orban shprehu shqetësimin se Europa rrezikon të lihet mënjanë, nëse mbahet një takim mes Donald Trump dhe Vladimir Putin për luftën në Ukrainë.

Duke folur për transmetuesin shtetëror të Hungarisë, Orban theksoi se sa më shpejt të jetë e mundur, para ose pas takimit SHBA-Rusi, duhet të ketë një samit ruso-europian për luftën.

“Së shpejti mund të ketë një samit ruso-amerikan. Dhe nëse samiti ruso-amerikan ndodh, kjo është mirë, sepse më në fund mund të ketë paqe. Por nëse evropianët do të qëndrojnë jashtë kësaj, ne do të lihemi mënjanë në menaxhimin e çështjeve të sigurisë së kontinentit tonë. Unë vazhdoj të nxis që, sa më shpejt të jetë e mundur, të mbahet një samit ruso-evropian, para samitit ruso-amerikan, ose nëse jo, atëherë pas samitit ruso-amerikan”

Orban, një kritik i ashpër i Bashkimit Evropian, sugjeroi që një takim i tillë nuk duhet të drejtohet nga udhëheqësit e institucioneve evropiane.

Presidenti hungarez tha se Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Kancelari gjerman Friedrich Merz duhet të negociojnë në emër të Evropës.

Deklaratat e Orban vijnë teksa mediat italiane raportuan se Donald Trump i kërkoi kryeministres italiane Georgia Meloni, organizimin e takimit të tij me Putin në Itali. Meloni u shpreh e gatshme të ndihmonte, por ideja nuk u prit mirë nga Moska, që e cilëson Italinë një vend krah Ukrainës.

Ndërkohë e premtja është afati i fundit që Donald Trump ka vendosur ndaj Vladimir Putin për të përparuar ne negociatat e paqes me Ukrainën, ndryshe ai do të vendosë sanksione shtesë.

Teksa ende nuk ka asnjë lajm nga Shtëpia e Bardhë për hapin e radhës, ushtarët ukrainas kanë thënë se Rusia po vazhdon sulmet në vijën e frontit në lindje. Madje sipas komandantëve ukrainas rusët i çuan njësitë e tyre të artilerisë më afër vijës së frontit.

Po ashtu gjatë natës pati sulme ajrore në qytetet Kharkiv dhe Sumy, ku te paktën tre persona mbetën të plagosur dhe pati dëme në infrastrukturë./abcnews.al

Shtëpia e Bardhë e konfirmon: Trump dhe Putin takohen javën e ardhshme

Sipas një zyrtari të lartë të Shtëpisë së Bardhë, një takim i nivelit të lartë midis Donald Trump dhe Vladimir Putin është planifikuar për në fund të javës së ardhshme.

Vendndodhja është ende në diskutim, sipas zyrtarit, por vendet për të cilat ka diskutime për mbajtjen e takimit janë Emiratet e Bashkuara Arabe, Hungaria, Zvicra dhe Italia, shkruan Sky News.

Detajet e mëtejshme ose logjistika janë ende të paqarta dhe shumë fluide, thanë ata.

Data e saktë nuk është ende e qartë dhe ata nuk e dinë nëse Volodymyr Zelenskyy do të jetë i përfshirë.

Zyrtari tha se rusët kanë paraqitur një listë kërkesash për një armëpushim të mundshëm dhe Uashingtoni tani po përpiqet të marrë mbështetjen e ukrainasve dhe aleatëve evropianë.

Nga ana e tyre, ukrainasit kanë thënë prej kohësh se nuk do të lëshojnë asnjë territor që Rusia e ka aneksuar në mënyrë të paligjshme./abcnews.al

SPAK godet organizatën e kokainës/ Delia: Organizata me disa bashkëdrejtues, kishte gjeneruar miliarda euro të ardhura

Gazetarja Etleva Delia thotë se organizata kriminale, që u godit nga SPAK për trafikun e kokainës, kishte drejtues jo vetëm Franc Çopjan, por edhe Ervin Çelën, tashmë i arrestuar.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Delia u shpreh se kjo organizatë kishte gjeneruar miliarda euro të ardhura.

Delia shtoi se ky grup kriminal trafikonte sasi të mëdha droge në periudhë të shkurtër kohe.

“Një organizatë kompakte, lëvizte shuma të mëdha parash. Kishte mundësi të trafikonte sasi të mëdha droge në periudhë të shkurtër kohe. Emri i Franc Çopjas është lakuar fillimisht nga drejtësia belge. Ai u ekstradua nga Dubai në fund të vitit 2023. Nga këto të dhëna, e reja del nga zhvillimi dhe çfarë kanë zbuluar nga bisedat në aplikacionin Sky. Franc Çopja nuk ka qenë i  vetëm, por ka pasur bashkëdrejtues Ervin Çelën, i cili ndodhet në burg. Kishin bashkëpunim të ngushtë me njëri-tjetrin. Kanë qenë 28 ton kokainë, me vlerë 1.5-3.5 miliard euro. Paratë i sillnin në Shqipëri përmes autobusëve. Sasia bën diferencën, ka sasi më të madhe. Janë vendosur 16 masa sigurie.”, theksoi ai./abcnews.al

❌