Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Bilisht/ Vdes 55-vjeçari, pas një ndërhyrjeje në klinikë dentare

Një 55 vjeçar ka humbur jetën sapo ka dalë nga nje klinikë dentare në qytetin e Bilishtit.

Sipas të dhënave, mësohet se 55 vjeçari ka shkuar në klinikë për të bërë një mbushje dhëmbi, dhe pasi ka mbaruar, duke dalë nga klinika është rrëzuar në tokë i pajetë.

Nuk dihen shkaqet e humbjes së jetës së 55 vjeçarit.

Do të jetë ekspertiza mjeko ligjore që do të hedhë më tepër dritë mbi ngjarjen./abcnews.al

U bllokuan në kanionin e Langaricës/ Përmet, 14 turistë francezë e gjermanë ndihmohen nga policia

Në vendin e quajtur “Ura e Dashit”, 14 turistë të huaj, duke eksploruar me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në një pjesë të kanionit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe ato të zonave të mbrojtura, u nisën drejt zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët dhe bënë të mundur shpëtimin e tyre.

Të gjithë turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ata falënderuan shërbimet e Policisë dhe strukturat e tjera, për përkushtimin dhe humanizmin e treguar, si dhe për ndihmën e dhënë në kohë rekord.

Trump: Putin pret telefonatën time pas takimit me Zelensky

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se homologu rus, Vladimir Putin pret telefonatën e tij, pas përfundimit të takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë.

Para gazetarëve, në Zyrën Ovale me Zelensky, Trump u shpreh se nëse nuk ka takim tre palësh bashkë me Putin, lufta do të vazhdojë.

“Kemi njerëz që presin në një dhomë tjetër tani. Ata janë të gjithë këtu nga Evropa – njerëzit më të mëdhenj në Evropë dhe duan të ofrojnë mbrojtje. Ata ndihen shumë të vendosur për këtë dhe ne do t’i ndihmojmë me këtë. Mendoj se është shumë e rëndësishme. Mendoj se është shumë e rëndësishme që marrëveshja të arrihet. Ne folëm, do kemi edhe një telefonatë pas këtyre takimeve sot dhe mund të kemi takim trepalësh. Nëse nuk ndodh, do të vazhdojë lufta. Ai po pret telefonatën time pas këtij takimi”, theksoi ai./abcnews.al

Trump me Zelensky në Shtëpinë e Bardhë: Lufta nuk do kishte nisur nëse do isha unë president

Presidenti amerikan, Donald Trump ka përsëritur se lufta Rusi-Ukrainë nuk do të kishte ndodhur, nëse ai do të ishte president.

Para gazetarëve, në Zyrën Ovale me presidentin ukraninas, Volodymyr Zelensky, Trump tha se SHBA nuk po i jep asgjë Ukrainës, por po i shet armë.

Ndërsa Zelensky deklaroi se Ukraina po blen armë amerikane.

Donald Trump: Ne nuk po japim asgjë, ne po shesim armë. Nëse unë do isha president, kjo luftë nuk do kishte ndodhur kurrë. Miliona njerëz, ushtarë kanë vdekur në Ukrainë. Nuk do të kishte ndodhur asgjë prej tyre. Biden ishte president i tmerrshëm, jashtëzakonisht i keq dhe korruptiv.

Zelensky: Ne kemi aftësi të blejmë armë, i jemi falenderues SHBA./abcnews.al

Zelensky: Duam armëpushim. Presidenti ukrainas: Do ndërmarrim hapa të sigurt, do të kemi zgjedhje

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se në Ukrainë nuk mund të ketë zgjedhje, për sa kohë ka luftë.

Para gazetarëve, në Zyrën Ovale me presidentin amerikan, Donald Trump, Zelensky u shpreh se do ndërmerren hapa të sigurt për të arritur armëpushimin.

“Po, patjetër. Jemi të hapur për zgjedhje të ardhshme. Duhet të punojmë në parlament, gjatë luftës nuk mund të kemi zgjedhje.”, theksoi ai./abcnews.al

“Ndalimi i luftës, vetëm në rrugë diplomatike”/ Trump: Do punojmë me Ukrainën dhe Rusinë për të arritur paqen

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se ndalimi i luftës në Ukrainë, do të ndodhë vetëm në rrugë diplomatike.

Para gazetarëve, në Zyrën Ovale me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, Trump u shpreh se SHBA do punojë me Ukrainën dhe Rusinë për të arritur paqen.

“Ata janë fronti i parë i mbrojtjes dhe do t’i ndihmojmë, do të përfshihemi. Lufta do të përfundojë. Nuk e di se kur, por lufta do të përfundojë. Vladimir Putin do që të mbarojë lufta. Mendova se do ishte e thjeshtë, por është e vështirë për mua që ta ndal këtë luftë”, theksoi ai./abcnews.al

Zelensky me udhëheqësit evropianë, para takimit me Trump: Qëllimi kryesor, paqe e qëndrueshme për Ukrainën dhe Evropën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i takoi liderët kryesorë evropianë, për t’i bashkërenduar qëndrimet para takimit me presidentin amerikan, Donald Trump, në Uashington.

Në një postim në llogarinë e vet në X, Zelensky tha se “qëllimi ynë kryesor” është paqja e besueshme dhe e qëndrueshme për Ukrainën dhe për mbarë Evropën.

“Dhe është e rëndësishme që dinamika e të gjitha takimeve tona të çojë pikërisht në këtë rezultat. Ne e kuptojmë se nuk duhet të presim që Putini të heqë dorë me dëshirë nga agresioni dhe përpjekjet e reja për pushtim. Prandaj, presioni duhet të funksionojë, dhe ai duhet të jetë presion i përbashkët – nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, dhe nga të gjithë në botë që respektojnë të drejtën për jetën dhe rendin ndërkombëtar”, shkroi ai.

Ai i falënderoi partnerët e Kievin që po punojnë për t’i dhënë fund vrasjeve dhe luftës së Rusisë në Ukrainë./abcnews.al

Hamasi dakordësohet për armëpushim me Izraelin

Hamasi ka rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi me Izraelin, sipas një zyrtari të lartë.

Ndërmjetësuesit nga Egjipti dhe Katari kanë zhvilluar bisedime me Hamasin në përpjekjen e tyre të fundit për të ndërmjetësuar një armëpushim me Izraelin në Gaza, shkruan Sky News.

Zyrtari i Hamasit nuk dha detaje të mëtejshme mbi marrëveshjen apo atë që ishte pranuar.

Hamasi është përgjigjur pozitivisht ndaj marrëveshjeve të tilla në të kaluarën, ndërsa ka propozuar ndryshime që kanë rezultuar të papranueshme për Izraelin.

Lufta nisi më 7 tetor 2023, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë.

Ofensiva izraelite ka vrarë më shumë se 61.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi – shifra që OKB-ja i konsideron të besueshme./abcnews.al

Gati takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Minxhozi: I gjithë presioni do bjerë mbi Ukrainën, Putin po kërkon të arrijë një fitore të premtuar

Analsiti Skënder Minxhozi thotë se presidenti amerikan, Donald Trump dështoi në takimin me homologun rus, Vladimir Putin në Alaskë, ndaj dhe takimi i tij këtë të hënë në Shtëpinë e Bardhë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, nuk do prodhojë diçka të re.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Minxhozi u shpreh se i gjithë presioni do të bjerë mbi Ukrainën.

“Ajo që mbetet në thelb, është ajo që nuk u vendos në Alaskë. Trump tha, nëse ndjej që Putin nuk i afrohet një kompromisi, do e mbyll takimin për 3 minuta, se Rusia do përballej me sanksione të ashpra. Pamë që Putin nuk lëshoi udhë. Unë mendoj se ajo që ishte me rëndësi për të vendosur, u humb, ishte Alaska. Donald Trump nuk arriti të marrë një armëpushim. Trump dështoi të marrë një armëpushim mes palëve, dështoi edhe për një takim shumë palësh.  Kjo tryezë sot është shumë delikate, Trtup do mundohjet ta përdorë për të marrë çmimin Nobel. Nuk ka asnjë lloj suksesi, deri tani i ka hapur rrugë Netanyahut të vrasë fëmijë e gra në Gaza. Tha do e zgjidh luftën në Ukrainë, nuk është zgjidhur. Gjeografikisht, kriza ukrainse i përket kontinentit europian. Europianët duhet të ishin më të interesuar për këtë krizë. I gjithë presioni do të bjerë mbi Ukrainën. Sot Trump, tha që nëse Zelensky mund të përfundojë luftën me këto kushte. Ukraina çedon në 1/5 e territorit dhe kjo nuk është pak. Rusët sot e shijojnë konfliktin me Ukrainën si përpjekje për të vendosur një padrejtësi që iu është bërë dikur”, theksoi ai./abcnews.al

Takimi Trump-Zelensky, udhëheqësit evropianë mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë

Udhëheqësit evropianë kanë filluar të mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë këtë pasdite, përpara një dite takimesh me Presidentin Donald Trump, të përqendruara në luftën Rusi-Ukrainë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ishte udhëheqësi i parë që mbërriti në ambientet e Shtëpisë së Bardhë të hënën, i ndjekur nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe më pas kryeministri britanik, Keir Starmer.

Të gjithë u pritën nga Shefja e Protokollit, Monica Crowley, shkruan CNN.

Gjithashtu në takim do të jenë, Presidenti francez Emmanuel Macron, Kancelari gjerman Friedrich Merz, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, Presidenti finlandez Alexander Stubb dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky./abcnews.al

Sherr në festën e birrës/ Korçë, arrestohen tre persona, mes tyre një punonjës i tatimeve

3 persona mes të cilëve një punonjës i tatimeve në Korçë janë arrestuar pasi u përfshinë në një sherr të ndodhur gjatë Festës së Birrës që po zhvillohej në Korçë.

Sipas informacioneve punonjësi i tatimeve i identifikuar si Aurel Mullalli 51 vjeç dhe dy personat e tjerë që ishin së bashku me të, në gjendje të dehur janë konfliktuar me një vajzë dhe një djalë që ishin punonjës tek njëra prej stendave të aktivitetit  duke përdorur edhe dhunë fizike, ndërsa më pas kanë kundërshtuar me forcë edhe punonjësit e policisë gjatë shoqërimit.

Policia  thote se përveç 3 të arrestuarve nisi procedim penal edhe për 7 persona të tjerë shokë të tre të arresuarve, të cilët janë përpjekur të pengojnë forcat e policisë për të shoqëruar 3 personat në fjalë.

 

Aksidenti me 3 viktima/ Greqi, cilët janë shqiptarët që humbën jetën (EMRAT)

Viktor Bushi, Klarenc Kacaj dhe Marianka Bushi Aliraj janë 3 shqiptarët që humbën jetën në Greqi, pas një aksidenti të ndodhur në në autostradën Egnatia pranë Komotinisë.

Ndërkaq, e plagosur ka mbetur Mardalena Kacaj,e  cila ndodhet në spital. Në momentin e aksidentit, ajo ndodhej në sediljen mbas drejtuesit të automjetit dhe u nxorr nga kalimtaret që iu erdhën në ndihmë.

Sipas informacioneve paraprake, një kamion u përplas me dy makina.

Shoferi i kamionit u dërgua gjithashtu në spital me lëndime të rënda.

Në automjetin tjetër udhëtonin 4 persona, të cilët u dërguan në spital.

Përplasja shkaktoi një zjarr të madh që u përhap edhe në zonat rurale./abcnews.al

Zelensky: Trump ka forcë për ta detyruar Rusinë që të bëjë paqe

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky zhvilloi bisedime me të dërguarin special të SHBA-së Keith Kellogg në Uashington , përpara takimi në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan, Donald Trump.

“Rusia mund të detyrohet të hyjë në paqe vetëm përmes forcës, dhe presidenti Trump e ka atë forcë”, tha Zelensky në një postim në mediat sociale duke falënderuar Kellogg për takimin.

Sipas tij, Ukraina është “e gatshme të vazhdojë të punojë me përpjekje maksimale për t’i dhënë fund luftës dhe për të siguruar siguri të besueshme.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka siç duhet në mënyrë që paqja të vijë vërtet”, tha ai.

I thank @GeneralKellogg for the meeting and for the joint work with our team. President Trump invited Ukraine and other European countries to Washington today – this is the first meeting in such a format, and it is very serious.

When peace is discussed for one country in Europe,… pic.twitter.com/ZMZaIzAghD

— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) August 18, 2025

Takimi me Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë vjen pas samitit që Trump mbajti me Putinin në Alaskë, i cili duket se solli pak ose aspak rezultate, por shqetësoi Kievin dhe aleatët e tij mbi atë që kritikët e panë si një rikthim të Trumpit drejt pozicionit të Kremlinit për përfundimin e konfliktit, i cili u shndërrua në luftë të shkallës së plotë pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurtit të vitit 2022./abcnews.al

Takimi Trump-Zelensky/ Sotiri: Asnjë pikë kthese. Marrëveshja e paqes do të dojë kohë që të arrihet

Ekspertja për marrëdhëniet ndërkombëtare, Juxhina Sotiri thotë se takimi që do të zhvillohet midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut rus, Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, nuk do të shënojë pikë kthese.

Në një intervistë për “Ballkan Update” në ABC News, Sotiri u shpreh se Rusia ka avantazh në fushëbetejë dhe shtoi se marrëveshja e paqes do të dojë kohë që të arrihet.

“Kemi një Rusi që ka një avantazh në fushëbetejë, Ukraina po pëson një kolaps. Duke pasur parayssh këtë kontekst, kemi kërkesa kontradiktore. Kemi vendet e BE dhe vetë Ukraina që kërkon një armëpushim, por nga ana tjetër, kemi Rusinë që nuk e ka në interesa armëpushimin, pasi është pala fituese në këto momente. Mund të themi që edhe vizita e radhës e Zelenskyt me shpurën diplomatike në Uashington, nuk do të ketë pikë kthese në diskutime. Jemi larg dhe kemi rrëzuar konceptin e shkëmbimit të territoreve. Edhe vetë narrativa që kemi dëgjuar tani, e shkëmbimit të territoreve, ka të bëjë vetëm me lëshimin e territorevge nga ana e Ukrainës. BE ka interes vetjak, kërcënimi rus është në kufijtë e BE.”, theksoi ajo./abcnews.al

Aksident në Greqi/ Kamioni përplaset me dy makina, humbin jetën 3 shqiptarë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e së hënës, në autostradën Egnatia pranë Komotinisë në lindje të Greqisë, ku 3 shtetas shqiptarë kanë mbetur të vdekur.

Sipas informacioneve paraprake, një kamion është përplasur me dy makina, shkruan Protothema.

Shoferi i kamionit u dërgua gjithashtu në spital me lëndime të rënda.

Në automjetin tjetër udhëtonin 4 persona, të cilët u dërguan në spital.

Përplasja shkaktoi një zjarr të madh që u përhap edhe në zonat rurale./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by XanthiNea.gr (@xanthinea.gr)

Dodik nuk është më president i Republikës Srpska

Presidentit të Republikës Srpska, Millorad Dodik, i ka përfunduar zyrtarisht mandati, pasi Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës e hodhi poshtë ankesën e avokatit të tij ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Bosnje dhe Hercegovinës, me të cilin atij i hiqet mandati për këtë funksion.

Vendimi i Gjykatës është përfundimtar, sipas njoftimit të këtij institucioni gjyqësor më 18 gusht.

Sipas Ligjit Zgjedhor të Bosnje dhe Hercegovinës, KQZ-ja duhet të shpallë zgjedhje të parakohshme për presidentin e Republikës Sërpska, të cilat duhet të mbahen brenda 90 ditësh.

Mandati i presidentit të zgjedhur në këto zgjedhje do të zgjasë deri në zgjedhjet e përgjithshme, të planifikuara për në tetor të vitit të ardhshëm.

Më herët, KQZ-ja e Bosnje dhe Hercegovinës mori vendim për t’i hequr mandatin Dodikut, pasi Gjykata e këtij vendi, në fillim të gushtit, njoftoi se ai është dënuar me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalim të ushtrimit të funksioneve publike në Bosnje dhe Hercegovinë, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar.

Bisedimet për paqe në Ukrainë/ Trump: E di saktësisht çfarë po bëj

Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur për qëndrimin e tij lidhur me një marrëveshje paqeje Ukrainë-Rusi, përpara bisedimeve që do ketë në Shtëpinë e Bardhë me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Unë e di saktësisht se çfarë po bëj”, thotë udhëheqësi amerikan, shkruan Sky News.

Trump e ka cilësuar veten vazhdimisht si një “kryendërmjetës paqeje” gjatë mandatit të tij të dytë.

Ai gjithashtu ka ngritur shqetësime me mbulimin mediatik të administratës së tij.

“Kam zgjidhur 6 luftëra në 6 muaj, njëra prej tyre një katastrofë e mundshme bërthamore, megjithatë më duhet të lexoj dhe të dëgjoj Wall Street Journal dhe shumë të tjerë që vërtet nuk kanë idenë, më tregojnë gjithçka që po bëj gabim në rrëmujën Rusi/Ukrainë”, thotë Trump në një postim të ri në mediat sociale.

Ai edhe një herë fajësoi Presidentin Joe Biden për luftën në Ukrainë./abcnews.al

“Procesi i 21 Janarit, drejt fundit”/ Idajet Beqiri: Berisha do të thirret për të dëshmuar

Avokati Idajet Beqiri thotë se procesi i 21 Janarit, është drejt fundit nga SPAK.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se ish kryeministri Sali Berisha do të thirret për të dhënë dëshminë e tij.

“Procesi i 21 janarit është drejt fundit, janë grumbullar provat. Në shtator do thirret edhe Sali Berisha, edhe Lulzim Basha, ish presidenti i Republikës, madje edhe ish kreu i opozitës asokohe. Berisha i ka njerëzit brenda atje në SPAK dhe ata e informojnë për procesin hetimor. Tashmë ka ardhur momenti ku ai nuk mund ta përballojë më këtë ngjarje. Ishte krim i mirëfilltë shtetëror, përgjegjësi kryesor ishte Sali Berisha. Ishte vrasje shtetërore, e urdhëruar prej tij. Serverat dhe kamerat, para se të fshiheshin, janë regjistruar dhe pasi janë regjistruar, janë fshirë. Janë regjistrimet, momentalisht, i ka në dosje SPAK, apo janë në dosje tjetër, faktikisht ato janë të regjistruara, janë të hedhur.”, theksoi ai./abcnews.al

❌