❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kodi i ri Penal: Deri në 3 vite burg kush keqtrajton ose braktis kafshët në Shqipëri

Drafti i Kodit të ri Penal parashikon burg deri në 3 vite për braktisjen apo keqtrajtimin e kafshëve.

Kjo është një nga pikat e një kapitulli të posaçëm për mbrojtjen e kafshëve ku janë nenet që trajtojnë dëmtimin, braktisjen dhe moskontrollin e kafshëve, duke përcaktuar masa ndëshkuese që variojnë nga gjoba deri në burgim.

Neni 944 e konsideron braktisjen e një kafshe, nga kushdo që ka përgjegjësi mbi të, si vepër penale, kur akti i braktisjes ndodh në rrethana që rrezikojnë jetën apo shëndetin e saj, raporton euronews.al.

Për këtë shkelje, drafti parashikon dënim me gjobë ose deri në 3 vite burg.

Ndërsa pika 1 e nenit 943 përcakton qartë se:

“Shkaktimi i njĂ« dĂ«mtimi tĂ« pĂ«rhershĂ«m ose tĂ« pĂ«rkohshĂ«m te njĂ« kafshĂ« shtĂ«piake, tĂ« zbutur, tĂ« stĂ«rvitur apo qĂ« jeton pĂ«rkohĂ«sisht ose nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« vazhdueshme nĂ«n kontrollin njerĂ«zor, jashtĂ« veprimtarive tĂ« rregulluara ligjĂ«risht dhe me çdo mjet ose procedurĂ«, – pĂ«rfshirĂ« aktet me natyrĂ« seksuale – pĂ«r tĂ« cilat kĂ«rkohet trajtim veterinar pĂ«r rikthimin e shĂ«ndetit tĂ« kafshĂ«s, dĂ«nohet me gjobĂ« ose me burgim deri nĂ« tre vjet.”

Gjithashtu, në draft parashikohet dënim për ata që nuk kontrollojnë kafshët në publik.

Nëse qeni shkakton dëmtim të lehtë ndaj një personi për shkak të mungesës së kontrollit apo mungesës së maskës mbrojtëse, pronari mund të dënohet me gjobë ose deri në 6 muaj burg.

Dënime parashikohen edhe për organizimin e ndeshjeve ndërmjet kafshëve, si dhe për pronarët që nuk i mbajnë nën kontroll në hapësira publike.

Neni 946 dënon me gjobë ose burgim deri në tre muaj çdokënd që promovon, organizon apo drejton ndeshje ndërmjet kafshëve që u shkaktojnë atyre vuajtje apo torturë.

Sakaq, neni 947 përcakton se kur veprat ndaj kafshëve kryhen me egërsi, mizori apo për qëllime fitimi, ndëshkimi rëndohet me 50%.

Dënimi shtohet me 50% edhe kur vepra kryhet gjatë një ngjarjeje publike ose shpërndahen pamje të saj nëpërmjet teknologjive të informacionit ose komunikimit.

The post Kodi i ri Penal: Deri në 3 vite burg kush keqtrajton ose braktis kafshët në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Osmani pret në takim Zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, David Baker

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendësndihmës sekretarin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David A. Baker.

Pas takimit me presidenten Osmani, Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Mbrojtjes priteT ta takojë edhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Në njoftimin për media të Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se pritja do të bëhet me ceremoni zyrtare në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 16:00.

“Ftohen pĂ«rfaqĂ«suesit e mediave tĂ« pĂ«rcjellin kĂ«tĂ« takim i cili shĂ«non njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt forcimit tĂ« bashkĂ«punimit nĂ« fushĂ«n e mbrojtjes ndĂ«rmjet RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s dhe Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

The post Osmani pret në takim Zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, David Baker appeared first on Telegrafi.

Komandanti Barduani takon zëvendësndihmës sekretarin amerikan të mbrojtjes, KFOR: Baker riafirmoi angazhimin e SHBA-së ndaj misionit të KFOR-it

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, u takua sot me ZëvendësNdihmës Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së për politikën evropiane dhe të NATO-s, David Baker, në selinë e KFOR-it në Prishtinë.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se takimi ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të ndarë vizione mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe mbi rrugën përpara për të mbështetur më së miri një angazhim të ripërtërirë politik për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit.

“Z.Baker riafirmoi angazhimin e palĂ«kundur tĂ« SHBA-sĂ« ndaj misionit tĂ« KFOR-it nĂ« KosovĂ«, duke theksuar mbĂ«shtetjen e vazhdueshme pĂ«r sigurinĂ« dhe stabilitetin rajonal”, thuhet nĂ« njoftim.

KFOR tutje thekson se vazhdon tĂ« zbatojĂ« mandatin e tij – bazuar nĂ« RezolutĂ«n 1244 tĂ« KĂ«shillit tĂ« Sigurimit tĂ« OKB-sĂ« tĂ« vitit 1999 – pĂ«r tĂ« kontribuar nĂ« njĂ« mjedis tĂ« sigurt pĂ«r tĂ« gjithĂ« njerĂ«zit dhe komunitetet qĂ« jetojnĂ« nĂ« KosovĂ« dhe lirinĂ« e lĂ«vizjes, nĂ« çdo kohĂ« dhe nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paanshme. /Telegrafi/

The post Komandanti Barduani takon zëvendësndihmës sekretarin amerikan të mbrojtjes, KFOR: Baker riafirmoi angazhimin e SHBA-së ndaj misionit të KFOR-it appeared first on Telegrafi.

Shërbime seksuale e trafikim me njerëz, arrestohen dy të dyshuar në Malishevë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të trafikimit me njerëz dhe shërbime seksuale me viktimën e trafikimit.

Rasti ka ndodhur në Malishevë, më 23 korrik, ndërkaq janë arrestuar dy të dyshuarit.

“JanĂ« arrestuar dy tĂ« dyshuar meshkuj kosovarĂ«, pasi qĂ« tĂ« njĂ«jtit dyshohet tĂ« kenĂ« kryer veprĂ«n e lart-cekur, thuhet nĂ« njoftim.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

The post Shërbime seksuale e trafikim me njerëz, arrestohen dy të dyshuar në Malishevë appeared first on Telegrafi.

Presidentja Osmani pret sot në takim Zëvendësndihmës Sekretarin e Mbrojtjes së ShBA-së, David Baker

Zëvendësndihmës sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David Baker ndodhet për vizitë në Kosovë.

E para e shtetit, Vjosa Osmani do ta pret në takim zëvendësndihmës sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-ve, David A. Baker në ora 15:00.

“NĂ« orĂ«n 15:00, Presidentja e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, Vjosa Osmani pret nĂ« takim ZĂ«vendĂ«sndihmĂ«s Sekretarin e Mbrojtjes tĂ« SHBA-ve, David A. Baker. Mediat mund tĂ« marrin pamje nĂ« fillim tĂ« takimit”< thuhet nĂ« njoftimin e PresidencĂ«s.

Ndryshe, edhe ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci në një vizitë të para dy muajve në SHBA është takuar me zyrtarin amerikan, Baker.

Pas asaj vizite, Maqedonci kishte deklaruar se Kosova dhe ShBA hapin një kapitull të ri të marrëdhënieve për mbrojtje dhe siguri. /Telegrafi/

The post Presidentja Osmani pret sot në takim Zëvendësndihmës Sekretarin e Mbrojtjes së ShBA-së, David Baker appeared first on Telegrafi.

​Qeveria ndan rreth 300 mijĂ« euro pĂ«r PodujevĂ«n e Shtimen

Rreth 300 mijë euro ka ndarë Qeveria në detyrë e Kosovës për Komunën e Podujevës dhe të Shtimes.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se këto mjete ndahen për projekte që kanë të bëjnë me përmirësimin e menaxhimit të ujërave të zeza në këto dy komuna.

“Shqyrtimi i propozim vendimit pĂ«r ndarjen e mjeteve buxhetore pĂ«r komunat: PodujevĂ« dhe Shtime, pĂ«r pĂ«rfitimin e projekteve nĂ« klauzolĂ« tĂ« investimeve tĂ« Fondit Burimor. Ministria e Financave, PunĂ«s dhe Transfereve e ka sjellĂ« pĂ«r aprovim kĂ«rkesĂ«n pĂ«r ndarjen e mjeteve buxhetore. PĂ«r KomunĂ«n e PodujevĂ«s 178 mijĂ« e 730 euro dhe KomunĂ« e Shtimes 117 mijĂ« e 758 euro e 24 cent. KĂ«to projekte kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me pĂ«rmirĂ«simin e menaxhimit tĂ« ujĂ«rave tĂ« zeza nĂ« kĂ«to dy komuna”, tha Kurti.

Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar janë ndarë edhe 580 mijë euro për pesë projekte kapitale.

Ministria e Zhvillimit Rajonal ka propozuar të aprovohet rialokimi i mjeteve në shumë prej 587 mijë e 569 euro gjithsejtë për pesë projekte kapitale dhe atë në komunat Vushtrri, Gjilan, Junik, Zubin Potok dhe Rahovec.

Qeveria ka emëruar edhe drejtorin i përgjithshëm të Institutit të Kosovës për Administratë Publike, Hysen Muzliukaj, me mandat katërvjeçar.

Po ashtu është votuar edhe për emërimin e drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Shemsi Duriqin. /kp/

The post ​Qeveria ndan rreth 300 mijĂ« euro pĂ«r PodujevĂ«n e Shtimen appeared first on Telegrafi.

Heqja e tarifave për produktet amerikane, presidentja Osmani: Kosova është partner i besueshëm i SHBA-ve

Qeveria e Kosovës ka marr sot vendim për heqjen e tarifave për të gjitha mallrat amerikane.

Pas këtij vendimi, ka reaguar sot presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila heqjen e tarifave ndaj produkteve amerikane e kishte propozuar muaj më parë.

Osmani theksoi se Kosova është partner i besueshëm i SHBA-së.

“Jemi krenarĂ« qĂ« kemi qenĂ« vendi i parĂ« qĂ« propozoi heqjen e tĂ« gjitha barrierave ndaj aleatit tonĂ« mĂ« strategjik. PĂ«r presidentin amerikan dhe dhe popullin amerikan: Kosova Ă«shtĂ« partneri juaj i besueshĂ«m nĂ« pĂ«rpjekjet tuaja pĂ«r ta bĂ«rĂ« AmerikĂ«n dhe aleatĂ«t e saj mĂ« tĂ« fortĂ«, mĂ« tĂ« sigurt dhe mĂ« tĂ« begatĂ«â€, shkruan ajo.

Ndryshe, presidentja e vendit, Vjosa Osmani para disa muajve kishte propozuar heqjen e tarifave doganore për produktet e SHBA-së. /Telegrafi/

As of today, Kosovo’s decision for a ZERO tariff on all U.S. goods enters into force.

We’re proud to have been the first country to propose to remove all barriers towards our most strategic ally.

To @POTUS and the American people: Kosovo is your reliable partner in your
 https://t.co/icOYmWZN2h

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 1, 2025

The post Heqja e tarifave për produktet amerikane, presidentja Osmani: Kosova është partner i besueshëm i SHBA-ve appeared first on Telegrafi.

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shqipëria të premten do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare.

Era e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut do të fryjë me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri 10m/s

Deti – ValĂ«zimi forcĂ«s 1-2 ballĂ«. /Telegrafi/

The post Parashikimi i motit në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Mot me diell dhe vende-vende riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se vranësirat parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13 dhe 15 gradë Celsius, ndërkaq, temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 25 dhe 27 gradë.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi. /Telegrafi/

The post Mot me diell dhe vende-vende riga shiu appeared first on Telegrafi.

KEK funksionalizon Departamentin për sigurinë fizike të objekteve, e quan vendimmarrje strategjike

Korporata Energjetike e Kosovës ka funksionalizuar Departamentin për Sigurinë Fizike të Objekteve, gjersa e quan një vendimmarrje strategjike për sigurinë dhe kontrollin institucional.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) njofton se duke filluar nga data. 01.08.2025, ora 00:00,  hyn në funksion Departamenti për Sigurinë Fizike të Objekteve, i cili nga tani e tutje do të operojë brenda kuadrit të vetë KEK.

“Kjo Ă«shtĂ« njĂ« vendimmarrje strategjike e Bordit dhe Menaxhmentit tĂ« KEK, me qĂ«llim tĂ« rritjes sĂ« kontrollit tĂ« brendshĂ«m, garantimit tĂ« sigurisĂ« sĂ« aseteve, dhe adresimit tĂ« sfidave tĂ« pĂ«rsĂ«ritura tĂ« sigurisĂ« fizike qĂ« janĂ« paraqitur ndĂ«r vite.

PĂ«r mĂ« shumĂ« se dy dekada, shĂ«rbimet e sigurimit fizik nĂ« KEK Sh.A. janĂ« ofruar pĂ«rmes operatorĂ«ve ekonomikĂ« privatĂ«. GjatĂ« kĂ«saj periudhe, ka pasur incidente dhe parregullsi qĂ« kanĂ« cenuar sigurinĂ« e aseteve kritike dhe kanĂ« shkaktuar dĂ«me materiale e rrezikim tĂ« jetĂ«s njerĂ«zore”, thuhet nĂ« njoftim.

Tutje, thuhet se duke pasur parasysh rëndësinë jetike të KEK-ut si infrastrukturë kritike kombëtare, Bordi dhe Menaxhmenti i KEK kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për rikthimin e këtij shërbimi nën kontroll të plotë institucional.

“Nga 1 gushti punonjĂ«sit e sigurimit fizik janĂ« zyrtarisht pjesĂ« e stafit tĂ« KEK Sh.A., dhe do tĂ« gĂ«zojnĂ« kushte mĂ« tĂ« mira pune, sigurim shĂ«ndetĂ«sor, shujta, mbĂ«shtetje institucionale dhe trajtim tĂ« dinjitetshĂ«m. Me kĂ«tĂ« vendim, KEK konfirmon pĂ«rkushtimin e saj pĂ«r siguri tĂ« lartĂ« operacionale nĂ« tĂ« gjitha objektet strategjike, ndalimin e ndĂ«rhyrjeve tĂ« jashtme tĂ« paautorizuara, sidomos nĂ« zonat e minierĂ«s dhe termocentraleve, rritje tĂ« kapaciteteve tĂ« brendshme pĂ«r menaxhimin e rrezikut dhe emergjencave.

Ky Ă«shtĂ« njĂ« hap i rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt modernizimit dhe pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« institucionale, qĂ« reflekton angazhimin e KEK Sh.A. pĂ«r tĂ« garantuar siguri tĂ« qĂ«ndrueshme, nĂ« funksion tĂ« mbarĂ«vajtjes sĂ« operacioneve energjetike dhe interesit tĂ« qytetarĂ«ve tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

 

 

The post KEK funksionalizon Departamentin për sigurinë fizike të objekteve, e quan vendimmarrje strategjike appeared first on Telegrafi.

Kush pritet të jenë emrat e nënkryetarëve të rinj të Bashkisë së Tiranës

Dhjetë ditë pasi kryeministri Edi Rama kërkoi dorëheqjen e nënkryetarëve të bashkisë së kryeqytetit, këta të fundit kanë dhënë sot dorëheqjen, që pritet ta dorëzojnë në mesditë te kryetarja në detyrë Anuela Rustani.

A2 CNN mëson se rreth mesditës do të kenë një mbledhje në bashki për të komunikuar largimin e tyre nga detyra.

Ndërkohe burime për A2 CNN nga bashkia e Tiranës bëjnë të ditur se Vasilika Vjero, Blend Sulaj, Ilir Mengra dhe Gentian Keri pritet të jenë nënkryetarët e rinj të bashkisë.

The post Kush pritet të jenë emrat e nënkryetarëve të rinj të Bashkisë së Tiranës appeared first on Telegrafi.

Prokuroria Speciale mirëpret dënimin me 15 vjet për Millosh Pleskoviqin për krime lufte

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mirëpritur aktgjykimin dënues të Gjykatës Themelore në Prishtinë prej 15 vitesh ndaj Millosh Pleskoviqin, i akuzuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Prizren.

Prokuroria thekson se ky vendim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë për viktimat dhe familjarët e tyre.

“Gjithashtu, ky aktgjykim fuqizon pĂ«rpjekjet dhe angazhimin e ProkurorisĂ« Speciale pĂ«r tĂ« hetuar dhe ndjekur penalisht krimet e kryera gjatĂ« luftĂ«s, si dhe pĂ«r tĂ« siguruar qĂ« autorĂ«t tĂ« pĂ«rballen me drejtĂ«sinĂ«â€, thuhet nĂ« reagim. /Telegrafi/

The post Prokuroria Speciale mirëpret dënimin me 15 vjet për Millosh Pleskoviqin për krime lufte appeared first on Telegrafi.

DiEnergy do të mbajë debat publik në Istog për Parkun e Energjisë Diellore

Kompania kompanisĂ« “DiEnergy” shpk, PrishtinĂ« bĂ«n tĂ« ditur se duke u bazuar nĂ« Ligjin Nr. 08/L-181 pĂ«r VlerĂ«simin e Ndikimit nĂ« Mjedis, Neni 16, pika 4, nĂ« bashkĂ«punim me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit HapĂ«sinor dhe InfrastrukturĂ«s dhe komunĂ«n organizojnĂ« debat publik pĂ«r Raportin e VlerĂ«simit të  Ndikimit nĂ« Mjedis pĂ«r PĂ«lqim Mjedisor – pĂ«r Parkun e EnergjisĂ« Diellore 9.9MW “DiEnergy Dubrava” nĂ« ShushicĂ«, Istog.  

DiEnergy njofton publikun e interesuar se mĂ« datĂ«n 05.09.2025 nĂ« ora 11:00 nĂ« Objektin e  ShtĂ«pisĂ« tĂ« KulturĂ«s, Rr. “12 Prilli” nr.54, Istog do tĂ« organizohet debat publik nga Kompania kompanisĂ« “DiEnergy” shpk, PrishtinĂ«, nĂ« bashkĂ«punim me MinistrinĂ« e Mjedisit, Planifikimit HapĂ«sinor dhe InfrastrukturĂ«s dhe KomunĂ«n.

Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM https://us05web.zoom.us/j/86350102656?pwd=zWJ02alVWgtP2vyWcU9ZJWl31DVbjp.1

NĂ« linkun e mĂ«poshtĂ«m  mund tĂ« gjeni raportin e VNM-sĂ« pĂ«r KompaninĂ« kompanisĂ« “DiEnergy” shpk, PrishtinĂ«, pĂ«r PĂ«lqim Mjedisor, – pĂ«r Parkun e EnergjisĂ« Diellore 9.9MW “DiEnergy Dubrava” nĂ« ShushicĂ«, Istog.

https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2

Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin vnm.komente@rks-gov.net

“PjesĂ«marrja e juaj ndihmon nĂ« implementimin e projektit”, thuhet nĂ« njoftim.

The post DiEnergy do të mbajë debat publik në Istog për Parkun e Energjisë Diellore appeared first on Telegrafi.

Harresë e turpshme dhe e frikshme

Nga Besnik Bakiu

Muaji korrik është muaj i bekuar për ne shqiptarët, pasi kanë ndodhur 4 nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë tonë.

Ky muaj Ă«shtĂ« muaji i pagĂ«zimit tĂ« shteteve shqiptare, pasi mĂ« 29 korrikut 1913 Konferenca e AmbasadorĂ«ve nĂ« LondĂ«r, njohu “de jure” shtetin shqiptar tĂ« shpallur tĂ« pavarur mĂ« 28 nĂ«ntor 1912, si ”
principatĂ« autonome, sovrane 
 nĂ«n garancinĂ« e tĂ« gjashtĂ« Fuqive”, kurse mĂ« 22 korrik 2010 Gjykata NdĂ«rkombĂ«tare e DrejtĂ«sisĂ« e quajti tĂ« ligjshĂ«m DeklaratĂ«n e PavarĂ«sisĂ« sĂ« KosovĂ«s tĂ« 17 shkurtit 2008 dhe deklaroi se: “nuk ka shkelur tĂ« drejtĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare e as rezolutĂ«n 1244, si dhe as KornizĂ«n kushtetuese tĂ« UNMIK-ut”, por Ă«shtĂ« nĂ« pĂ«rputhje tĂ« plotĂ« me to. Me kĂ«tĂ« vendim GJND (organ gjyqĂ«sor i OKB) vĂ«rtetoi kufijtĂ« dhe shtetĂ«sinĂ« e KosovĂ«s.

Muaji korrik është muaj kur u vendosen marrëdhëniet diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, aleatit tonë të madh strategjik.

Kujtojmë edhe 2 korrikun 1990 e ambasadave, ku filloi shembja e regjimit komunist.

PritshmĂ«ria ime ishte qĂ« tĂ« gjitha kĂ«to ngjarje tĂ« kremtoheshin siç e meritonin shqiptarĂ«t kudo ndodhen. Por me heshtjen qĂ« i shoqĂ«roi, treguam se edhe kĂ«tĂ« radhĂ« ne shqiptarĂ«t nuk “zhgĂ«njejmĂ«â€ kurrĂ«, apo nuk na intereson shumĂ« tĂ« bĂ«rit shtet. KĂ«to 3 ngjarje nĂ« sytĂ« e historisĂ« duhej tĂ« ishin shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m, por kaluan pothuajse pa u pĂ«rmendur fare, si nĂ« hapĂ«sirĂ«n publike ashtu edhe atĂ« politike shqiptare nĂ« ShqipĂ«ri dhe KosovĂ«. E vetmja qĂ« u kujtua ishte ambasada e SHBA, kur deklaroi se: “Jemi krenarĂ« pĂ«r partneritetin tonĂ« me ShqipĂ«rinĂ« pĂ«r tĂ« çuar pĂ«rpara sigurinĂ«, forcĂ«n dhe mirĂ«qenien tonĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t”. Lum ata qĂ« na kanĂ« ne, se kush e di sa probleme mund t’u dilnin, pa mbĂ«shtetjen tonĂ«!?

MirĂ« politika nĂ« dy anĂ«t e kufirit shqiptaro shqiptar ishte e zĂ«ne me “probleme te mĂ«dha”. Ajo e KosovĂ«s pĂ«r votimin e 50 pĂ«r zgjedhjen e kryeparlamentares, kurse ajo e TiranĂ«s me gjetjen e hajdutit mes vedi, hajdutĂ«t qĂ« i kishin vjedhur vota shokut dhe mikut tĂ« tyre, apo me policin qĂ« nuk ndĂ«rhyri pĂ«r tĂ« ndarĂ« njĂ« sherr tĂ« turpshĂ«m nĂ« njĂ« lokal tĂ« VlorĂ«s. Po media, institucionet shkencore e kulturore qĂ« paguhen me taksat tona pĂ«r kĂ«to punĂ«, ku ishin?, apo Ă«shtĂ« koha plazhi dhe janĂ« “lodhur nga te punuarit”?

Harresa, miqtĂ« e mi, Ă«shtĂ« njĂ« dukuri e zakonshme nĂ« pĂ«rditshmĂ«rinĂ« e rutinĂ«s tonĂ« njerĂ«zore dhe Ă«shtĂ« e dukshme tek individĂ«t. Siç thonĂ« shkencĂ«tarĂ«t, ajo Ă«shtĂ« njĂ« fenomen qĂ« shkaktohet nga shkalla e interesit pĂ«r tĂ« mbajtur mend, nga emocionet qĂ« shkakton njĂ« ngjarje, njĂ« dukuri, njĂ« lajm, njĂ« e dhĂ«nĂ«, si dhe nga rĂ«ndĂ«sia qĂ« merr zhvillimi i asaj qĂ« quhet “proces i ndodhive”

Po a mund të ndodh që procesi i harresës të ngjizet te grupet shoqërore, te popujt dhe kombet, tek elita politike dhe intelektuale e tyre, si në këtë rast?

Kjo është sa e turpshme aq dhe e frikshme. Për të amnistuar sado pak këtë harresë po sjellë në vëmendje të lexuesit diçka për këto ngjarje.

PAGËZIMI I SHTETEVE SHQIPTARE

NĂ« 22 korrik 2010 u shpall Vendimi i GjykatĂ«s NdĂ«rkombĂ«tare tĂ« DrejtĂ«sisĂ«, si organ i AsamblesĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme tĂ« Kombeve tĂ« Bashkuara, lidhur me Shpalljen e PavarĂ«sisĂ« sĂ« KosovĂ«s. Kryetari i GjykatĂ«s NdĂ«rkombĂ«tare tĂ« DrejtĂ«sisĂ«, z. Hisashi Owada tha mes tjerash se: “Shpallja e PavarĂ«sisĂ« sĂ« KosovĂ«s mĂ« 17 shkurt tĂ« vitit 2008 nuk e ka shkelur tĂ« drejtĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare”. Me 10 vota pro dhe 4 kundĂ«r (Rusia, Sllovakia, Maroku, Sierra Leone) gjykata vendosi se Deklarata e PavarĂ«sisĂ« sĂ« KosovĂ«s nuk e ka shkelur tĂ« drejtĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare. Sipas saj nga tĂ« gjitha tĂ« dhĂ«nat del se PavarĂ«sia e KosovĂ«s nuk ka shkelur as rezolutĂ«n 1244, si dhe as KornizĂ«n Kushtetuese tĂ« UNMIK-ut.

Sot Republikën e Kosovës e kanë njohur formalisht 119 nga 193 shtete anëtare të OKB-së dhe 3 shtete që nuk janë anëtare të OKB.

MĂ« 29 korrikut 1913 Konferenca e AmbasadorĂ«ve nĂ« LondĂ«r, njohu “de jure” shtetin shqiptar tĂ« shpallur tĂ« pavarur mĂ« 28 nĂ«ntor 1912, si ”
principatĂ« autonome, sovrane 
 nĂ«n garancinĂ« e tĂ« gjashtĂ« Fuqive”.

Me gjithë kufizimet e mëdha të këtij vendimi (legalizoi faktin që shqiptarët të ishin i vetmi popull në rruzullin tokësor që kufizohej me vetveten), ai pati një rëndësi të veçantë për fatet e Shqipërisë, pasi edhe pse territori dhe popullsia shqiptare u copëtuan rëndë e në shifra të frikshme, përsëri arriti të mbijetojë, nëpërmjet gjakut dhe sakrificave shekullore te burrave te cilëve iu dhëmbi kombi i tyre.

Ishin kĂ«to padrejtĂ«si ulĂ«ritĂ«se, qĂ« detyruan Imzot At Gjergj FishtĂ«n tĂ« akuzoj: “Uh! EvropĂ«, ti kurva e motit!/QĂ« i re mohit, besĂ«s sĂ« Zotit!/Po, ĂĄ ky asht sheji i qytetnisĂ«?/Me da token e ShqypnisĂ«â€.

Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë

MĂ« 28 korrikut 1922 u vendosĂ«n pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« marrĂ«dhĂ«niet diplomatike SHBA-ShqipĂ«ri. NĂ« telegramin e 25 korrikut 1922, Sekretari i Shtetit Charles Evans Hughes informonte Komisionerin Amerikan nĂ« ShqipĂ«ri, Maxwell Blake, se mĂ« 28 korrik 1922, Blake “mund t’i dĂ«rgojĂ« Ministrit tĂ« PunĂ«ve tĂ« Jashtme tĂ« ShqipĂ«risĂ« njoftimin me shkrim pĂ«r njohjen de jure tĂ« ShqipĂ«risĂ« nga Shtetet e Bashkuara.” MĂ« 4 dhjetor 1922, i dĂ«rguari i jashtĂ«zakonshĂ«m dhe Ministri FuqiplotĂ« Ulysses Grant-Smith i dorĂ«zoi kredencialet qeverisĂ« sĂ« ShqipĂ«risĂ« nĂ« TiranĂ«.

Në vitin 1922 SHBA i japin Shqipërisë dhe shqiptarëve statusin e kombit më të favorizuar. Përpara njohjes së ndërsjellë zyrtare, komisioneri amerikan Maxwell Blake shkëmbeu nota me Presidentin e Këshillit dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë Z. Xhafer Upi për të siguruar statusin e ndërsjellë të kombit më të favorizuar në traktatet e ardhshme tregtare midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Në vitin 1945 themelohet nga SHBA, Trupa për Asistencë shtesë dhe Ndihmë, që tregon kujdesin e shtuar amerikan ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve përkundër orientimit kah lindja dhe sistemi komunist nga lidershipi i Shqipërisë së atëhershme.

Marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë u rivendosën më 15 mars, 1991, pas një ndërprerjeje prej 52 vjetësh. Ambasada e SHBA në Tiranë u hap më 1 tetor 1991, me Kristofer Hill si i Ngarkuar me Punë dhe i pasuar nga Ambasadori i SHBA William Eduin Rajerson, i cili ia paraqiti kredencialet e tij Qeverisë së Shqipërisë më 21 dhjetor 1991.

NĂ« ceremoninĂ« historike nĂ« vitin 1991 pĂ«r nĂ«nshkrimin e Memorandumit tĂ« MirĂ«kuptimit, i cili rivendoste marrĂ«dhĂ«niet diplomatike mes dy vendeve, NdihmĂ«s Sekretari i atĂ«hershĂ«m i Shtetit pĂ«r Çështjet Europiane dhe Kanadeze Rejmond G.H. Saitc, tha: ”MarrĂ«dhĂ«nia midis vendeve tona fillon me vitet e hershme tĂ« kĂ«tij shekulli, kur Presidenti Willson i ofroi mbĂ«shtetjen amerikane shtetit tĂ« ri shqiptar. MarrĂ«dhĂ«nia nuk u harrua kurrĂ« nga mijĂ«ra amerikanĂ«t me origjinĂ« shqiptare
tĂ« cilĂ«t mbajtĂ«n kontaktet me atdheun e tyre gjatĂ« gjithĂ« kĂ«tyre viteve.”

NĂ« themelin e kĂ«tyre marrĂ«dhĂ«nieve qĂ«ndrojnĂ« figurat mĂ« tĂ« ndritura tĂ« kombit tonĂ«, nĂ« fillimet e shek.XX, si Fan Noli, Faik Konica, Kristo Floqi, Petro Nini Luarasi, Mehmet Konica, Mihal Gramenja, KostĂ« Çekrezi apo Parashqevi Qiriazi, etj.

NĂ« ndryshim nga ne shqiptarĂ«t e sotĂ«m, Federata “Vatra”, nĂ« letrĂ«n e mirĂ«njohjes, qĂ« i dĂ«rgon Presidentit Wilson, i shkruan: “ZotĂ«ri, a do tĂ« na lejoje ne, pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« njĂ« kombi tĂ« vogĂ«l, qĂ« gjithmonĂ« i ka vlerĂ«suar nderin, drejtĂ«sinĂ« dhe guximin si virtytet mĂ« tĂ« larta, qĂ« t’u shprehim Juve mirĂ«njohjen mĂ« tĂ« thellĂ« pĂ«r ndjesitĂ« tuaja fisnike, tĂ« cilave ju i keni dhĂ«nĂ« shprehje tĂ« tilla kaq tĂ« fuqishme? NĂ« to ne shohim shpalljen e lirisĂ« 
”.

MiqtĂ« e mi, siç ka thĂ«nĂ« Presidenti Roland Reagan: ”Amerika Ă«shtĂ« mĂ« shumĂ« njĂ« ide, sesa njĂ« vend, Ă«shtĂ« dashuria pĂ«r liri pĂ«r dinjitet, qĂ« qĂ«ndron thellĂ« brenda zemrĂ«s tĂ« secilit prej nesh”.

Në përfundim dua të sjell në vëmendjen e lexuesit Walt Whitman, një nga zërat më të fuqishëm të poezisë amerikane, e njeh dhe e eksploroi në thellësi konceptin e harresës kolektive, veçanërisht në lidhje me pafundësinë e përvojës dhe zbehjen e kujtesës mirënjohëse dhe kalimin e kohës. Vërtet që mirënjohja dhe kujtesa kolektive ka natyrë kalimtare, ajo mund të zbehet, por nuk zhduket kurrë, pasi jeton si te individi ashtu edhe te narrativa e rrëfimit më të madh dhe të vazhdueshëm të kombit, që tregon dhe arsyet e qendrueshmërisë së një kombi, falë kujtesës dhe mirënjohjes së përjetshme. Falë kujtetesës dhe mirënjohjes kombet meritojnë respektin. Këtë marrëdhënie, mes kujtesës individuale dhe kolektive e shpreh mjaft mirë edhe poeti Mahmud Darwish, kur shkruan: përfaqëso vetëm vetven, por vetvetja është plot me kujtesë kolektive.

The post Harresë e turpshme dhe e frikshme first appeared on JavaNews.al.

Shqipëria në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, reshje shiu e shtrëngata

Shqipëria të enjten do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me kthjellime kryesisht në veriperëndim e jugperëndim, ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në relievet e larta kodrinore-malore të vendit.

Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa hera-herës nuk do të mungojnë shtrëngata afatshkurtra.

Era do të jetë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut shpejtësi mesatare 7m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë shpejtësi 7-16m/s

Deti – ValĂ«zimi forcĂ«s 2-3 ballĂ«. /Telegrafi/

The post Shqipëria në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, reshje shiu e shtrëngata appeared first on Telegrafi.

Sot mot me vranësira dhe riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

IHK njofton se vranësirat parashihen te dendësohen dhe të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 25 dhe 27 gradë.

Era do tĂ« fryjĂ« nga verilindja, 1–5 m/s. /Telegrafi/

The post Sot mot me vranësira dhe riga shiu appeared first on Telegrafi.

“Akuza me thashetheme, fletĂ«-rrufe dhe letra anonime”, Veliaj reagon nga burgu: 7 pyetjet qĂ« SPAK duhet t’u pĂ«rgjigjet, do tĂ« vazhdoj tĂ« luftoj pĂ«r TiranĂ«n

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, mohon sërish akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Veliaj e nis me pĂ«rshkrimin e momentit kur agjentĂ«t e BKH-sĂ« i shkuan nĂ« qeli pĂ«r t’i komunikuar akuzat, qĂ« me ironi i krahason me akuzat gjatĂ« sistemit komunist, ku tĂ« pĂ«rndjekurit politikĂ« dĂ«noheshin pĂ«r ‘agjitacion e propagandë’, shkruan TCh.

Më poshtë është postimi i gjatë i Veliajt në Facebook:

Miq dhe dashamirës,

Uroj të jeni mirë të gjithë, e teksa përgatiteni të shkoni për pushime me familjet tuaja, ju lus të më kushtoni pak minuta, si përgjigje për letrat tuaja të shumta, pas 6 muajsh burg paradhënie në Durrës.

JavĂ«n e kaluar, pesĂ« agjentĂ« tĂ« BKH-sĂ« mbĂ«rritĂ«n nĂ« IEVP DurrĂ«s pĂ«r tĂ« mĂ« komunikuar akuzĂ«n, edhe pse kisha autorizuar avokatĂ«t ta merrnin dosjen nĂ« TiranĂ«. NjĂ« orĂ« pĂ«rpara mbĂ«rrijnĂ« fillimisht mediat, tĂ« cilat njoftohen sistematikisht pĂ«r spektaklin me tĂ« burgosurin 9216 – qartazi, as nga unĂ« e as nga avokatĂ«t, se s’kishim dijeni pĂ«r vizitĂ«n.

Asnjë habi këtu! Prokurorët specialë sigurohen që çdo gjë të rrjedhë në disa media speciale para se ta dijë viktima, në shkelje flagrante ndaj sekretit hetimor, prezumimit të pafajësisë, Kushtetutës së vendit dhe të drejtave themelore të njeriut, kushdo qoftë njeriu e puna e tij.

Mora kohĂ«n tĂ« lexoja akuzĂ«n, e cila ishte copy-paste me kĂ«rkesĂ«n e paraburgimit, shto kĂ«tu pĂ«rgjimet me familjen, tĂ« 9216-Ă«s, nga telefoni i burgut dhe furgoni i burgut, ku pas tre ditĂ«ve maratonĂ« pĂ«r masĂ«n m’u desh tĂ« qetĂ«soja familjen pĂ«r kĂ«tĂ« ndarje therĂ«se prej tyre dhe qytetit, tĂ« cilin e dua dhe i shĂ«rbej. KĂ«to shtesa tĂ« akuzave pĂ«r “agjitacion e propagandĂ«â€ nĂ« burg, shĂ«rbejnĂ« vetĂ«m pĂ«r tĂ« theksuar se sa e dobĂ«t Ă«shtĂ« akuza fillestare, sa tĂ« cekta provat, dhe sa nĂ« siklet duhet tĂ« ndihen prokurorĂ«t e mi pĂ«r hetimin e tyre. Ata kanĂ« prodhuar asgjĂ« mĂ« shumĂ« se sa njĂ« innuendo – thashetheme, letra anonime, fletĂ«-rrufe, shpifje, sajesa e supozime pĂ«r njĂ« triller sherifash, tĂ« cilat jam i bindur se nuk do tĂ« qĂ«ndrojnĂ« as nĂ« gjykatĂ«.

NĂ« finale tĂ« njĂ« vetting-u personal, familjar dhe fisnor, nga viti 2004 deri nĂ« 2025, dhe njĂ« persekutimi 2-vjeçar (fill pas fitores me rreth 160 mijĂ« vota pĂ«r tĂ« tretĂ«n herĂ« nĂ« TiranĂ«), me njĂ« letĂ«r anonime tĂ« njĂ« kallĂ«zimi tĂ« falsifikuar, nĂ« emĂ«r tĂ« njĂ« Nesti Angoni qĂ«, edhe sipas prokurorĂ«ve, “nuk ekziston”, konkluzioni i akuzĂ«s qe ky:

Nuk gjendet asnjĂ« shkelje nĂ« 2 vjet ministĂ«r dhe 10 vjet kryetar bashkie: asnjĂ« projekt, asnjĂ« vendim nĂ« shkelje tĂ« ligjit. Nuk u gjet asnjĂ« shkelje e imja pĂ«r inceneratorin, Teatrin, Sheshin SkĂ«nderbej, Pazarin e Ri, PiramidĂ«n, Stadiumin, Astirin, Bulevardin, lagjet e reja nĂ« Kombinat dhe te 5 Maji; as pĂ«r rrugĂ«n “Xhon Belushi” dhe njĂ« mijĂ« e kusur rrugĂ« tĂ« tjera; as pĂ«r shkollĂ«n “Sami FrashĂ«ri” apo 50 shkollat e reja, as pĂ«r 110 kopshte dhe çerdhe; as pĂ«r qindra mijĂ« pemĂ« tĂ« mbjella e 91 kĂ«nde lodrash; as pĂ«r abonetĂ« falas pĂ«r pensionistĂ«t e studentĂ«t, dhe as pĂ«r procedurat e nisura pĂ«r drekĂ«n falas pĂ«r nxĂ«nĂ«sit e TiranĂ«s – tĂ« gjitha kĂ«to nĂ« sitĂ«n e hetimit nga SPAK.

Pra, asgjë që lidhet me detyrat e mia si kryetar i zgjedhur 3 herë apo çështjet e super debatuara si këto më sipër.

Lajmi i mirĂ« Ă«shtĂ« se kam kaluar vetting-un 21-vjeçar, tĂ« paprecedentĂ« pĂ«r asnjĂ« politikan nĂ« ShqipĂ«ri. Shto kĂ«tu edhe voyerism-in absurd, intimidimin dhe poshtĂ«rimin nga agjentĂ«t, nĂ« sallĂ« tĂ« operacionit, para dy javĂ«sh, pĂ«r t’u siguruar qĂ«, pĂ«rveç vetting-ut tĂ« jashtĂ«m, tĂ« kaloja edhe vetting-un e brendshĂ«m tĂ« tĂ« gjithĂ« organeve – nga ezofagu gjer nĂ« rektum – shoqĂ«ruar nga 30 roje tĂ« policive tĂ« ndryshme, tĂ« burgut, shtetit etj.

Edhe kjo, pjesĂ« e kĂ«saj innuendo tĂ« qĂ«llimshme dhe poshtĂ«ruese, ku fillimisht zgjidhet preja dhe, nĂ«se nuk gjendet asnjĂ« provĂ« penale nĂ« punĂ«n e viktimĂ«s, kalohet nĂ« vetting qĂ« nga udhĂ«timet e moshĂ«s 25 vjeç, pa funksion politik, gjer nĂ« kolonoskopinĂ« e 2025-Ă«s. Dhe kur prapĂ« nuk gjendet asgjĂ«, i hapin dosje bashkĂ«shortes, vĂ«llait, nĂ«nĂ«s, vjehrrit tĂ« ndjerĂ«, kushĂ«rinjve dhe gjithĂ« fisit e rrethit shoqĂ«ror – tĂ« gjithĂ« nĂ« punĂ«t e tyre private.

Kujt bosi të drogës ia kanë bërë këtë? Kujt vrasësi serial ia kanë bërë këtë përfshirje të gjithë fisit e shoqërisë? Cilit kriminel i është persekutuar e gjithë familja?

Sot vetĂ«m im bir Ă«shtĂ« pa dosje, por kanĂ« edhe 12 vjet kohĂ« t’ia pĂ«rgatisin, kur tĂ« kapĂ« moshĂ«n madhore. Ama, sot e mĂ«suan tĂ« gjithĂ« se jetoj nĂ« njĂ« apartament 2+1, nĂ« katin e katĂ«rt tĂ« njĂ« pallati, nĂ« njĂ« lagje ku bashkĂ«jetoj paqĂ«sisht edhe me shumĂ« nga kritikĂ«t e punĂ«s sime.

As në vila, as në resorte, as në kulla!

Por, teksa akuza s’ka asnjĂ« lidhje me punĂ«n time nĂ« bashki e ministri, disa pyetje mbeten pa pĂ«rgjigje:

1. Kush Ă«shtĂ« Nesti Angoni dhe pĂ«r sa politikanĂ« me letra anonime Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« ky vetting 20-vjeçar, si nĂ« rastin tim? A po pĂ«rdoret ky hetim dhe persekutim mbi mua si njĂ« “eliminim politik”, pĂ«r t’u kthyer nĂ« standard tĂ« ri pĂ«r kĂ«do qĂ« shĂ«njestrohet?

2. Pse të gjitha gjyqtaret e zonja, të cilave u bie shorti për masën time në GJKKO, papritmas sëmuren dhe dorëhiqen? A ka koordinim prokurori-gjykatë për organizimin e këtij sulmi ndaj kryetarit të zgjedhur të bashkisë?

3. Pse nuk u hetua kurrë denigrimi mediatik nëpërmjet nxjerrjes së gjithë sekreteve hetimore në portalet pranë SPAK, ku dalloheshin qartësisht formatet dokumentare të prokurorëve, dhe jo ato që u jepen avokatëve? Kjo shkelje e rëndë e ligjit nuk mund të ndodhë pa dijeninë dhe aprovimin e SPAK.

4. A ka konflikt interesi kur njëri nga prokurorët ka shprehur haptazi një pakënaqësi për një leje ndërtimi që ka marrë nga bashkia? Në një shoqëri demokratike, a nuk duhet që çdo i pandehur të ketë të drejtën për një prokuror pa konflikt interesi?

5. Pse mĂ« ndalohen takimet me avokatĂ«t e mi ndĂ«rkombĂ«tarĂ«, tĂ« cilĂ«t po pĂ«rgatisin çështjen time pĂ«r nĂ« GjykatĂ«n Evropiane tĂ« tĂ« Drejtave tĂ« Njeriut, edhe pse Konventa Evropiane – ku ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« palĂ« – garanton qartĂ« tĂ« drejtĂ«n themelore pĂ«r t’u mbrojtur dhe zgjedhur lirisht pĂ«rfaqĂ«sim ligjor?

6. A u hetua ndonjëherë dhuna 1-vjeçare, me molotovë e zjarr, përpara Bashkisë së Tiranës, e kryer nga individë të maskuar që, sipas raportimeve, transportoheshin nga rrethe të tjera? Kush e koordinoi dhunën që të përkonte me vetting-un tim të paligjshëm? Kush e financoi për 45 javë?

7. NĂ«se hetimi ka pĂ«rfunduar, pĂ«rse vazhdoj tĂ« mbahem nĂ« paraburgim – larg familjes sime dhe qytetit, tĂ« cilit i shĂ«rbej? A do tĂ« kishte kuptim qĂ« unĂ« – Kryetari aktual i BashkisĂ« sĂ« TiranĂ«s – tĂ« arratisesha, kur kam lidhje kaq tĂ« ngushta familjare, politike dhe shoqĂ«rore nĂ« TiranĂ« dhe jam kthyer disa herĂ« nĂ« ShqipĂ«ri nga jashtĂ« vendit, duke e ditur se kam qenĂ« objekt i kĂ«tij hetimi penal? A ka vĂ«rtet kuptim qĂ«, si Kryetar Bashkie nĂ« mandatin e tretĂ«, tĂ« kryeja vepra tĂ« rĂ«nda penale, duke qenĂ« nĂ« liri me kusht dhe duke e ditur se jam nĂ«n njĂ« vĂ«zhgim dhe kontroll tĂ« paprecedentĂ«? UnĂ« kam pasur njĂ« tĂ« shkuar tĂ« pastĂ«r deri nĂ« kĂ«tĂ« persekutim, dhe aktualisht gĂ«zoj besimin dhe mbĂ«shtetjen dĂ«rrmuese tĂ« shumicĂ«s sĂ« qytetarĂ«ve tĂ« TiranĂ«s – pra, a nuk Ă«shtĂ« thjesht e çuditshme tĂ« mendohet se do tĂ« kryeja vepra tĂ« tjera penale? NĂ« fakt, kur pata mundĂ«sinĂ« t’u shĂ«rbeja qytetarĂ«ve tĂ« TiranĂ«s, qyteti u transformua rrĂ«njĂ«sisht.

Uroj qĂ« zyra e shtypit e SPAK tĂ« japĂ« pĂ«rgjigje serioze pĂ«r tĂ« 7-ta kĂ«to pyetje; pretendoj tĂ« njĂ«jtin seriozitet tĂ« paktĂ«n, me tĂ« cilin rrjedh gjithĂ« dosjen time nĂ« media, prej 2 vitesh tashmĂ«. NĂ«se SPAK-u nuk u pĂ«rgjigjet dot nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« besueshme dhe legjitime kĂ«tyre 7 pyetjeve, unĂ« jo vetĂ«m do t’i refuzoj akuzat e padenja, por do tĂ« vazhdoj tĂ« luftoj pĂ«r atĂ« qĂ« Ă«shtĂ« e drejtĂ«, dhe nuk do tĂ« lejoj qĂ«, kĂ«to abuzime tĂ« rĂ«nda me pushtetin tĂ« vazhdojnĂ« pa i denoncuar ato, bashkĂ« me dĂ«min qĂ« u kanĂ« shkaktuar qytetarĂ«ve tĂ« TiranĂ«s dhe ShqipĂ«risĂ«.

Pushteti i pamatë i prokurorisë, duke vepruar në mënyrë të koordionuar me aktorë të tjerë, i është mbivendosur dhunshëm dhe në mënyrë të paarsyeshme dhe disproporcionale pushtetit që rrjedh nga populli, me votën sovrane për kryetarin e Bashkisë, në shkelje brutale të Kushtetutës dhe autonomisë vendore.

Ky pushtet pa kontroll, i cili ka vepruar pĂ«r mĂ« shumĂ« se dy vjet nĂ« njĂ« fushatĂ« tĂ« koordinuar sulmesh mediatiko-politike pĂ«r tĂ« masakruar pĂ«rfundimisht nĂ« publik kryetarin aktual tĂ« BashkisĂ«, Ă«shtĂ« nĂ« kundĂ«rshtim tĂ« plotĂ« me parimet e demokracisĂ« dhe shtetit tĂ« sĂ« drejtĂ«s. PĂ«rfytyroni tani se si grushtohen pĂ«rditĂ« njerĂ«zit pa mbĂ«shtetje, pa mundĂ«si, pa zĂ«, tĂ« cilĂ«ve u duhet tĂ« pĂ«rballen me kĂ«tĂ« super pushtet pa kontroll. NĂ«se njĂ« sjellje kaq abuzive nuk denoncohet dhe nuk reformohet, a mundet ShqipĂ«ria tĂ« arrijĂ« ndonjĂ«herĂ« potencialin e saj tĂ« vĂ«rtetĂ«? A do tĂ« pranohet ndonjĂ«herĂ« nĂ« Bashkimin Evropian pa garanci tĂ« mirĂ«fillta ligjore? A do tĂ« vazhdojnĂ« investitorĂ«t dhe turistĂ«t tĂ« vijnĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, nĂ« njĂ« vend ku mund t’u nĂ«nshtrohen standardeve tĂ« tilla tĂ« paligjshme?

PĂ«r gjithĂ« zellotĂ«t nĂ« disko-lajme, qĂ« flasin me njĂ« vetĂ«besim qĂ« tĂ« bĂ«n tĂ« mendosh se flenĂ« nĂ« krevat me mua nĂ« qeli, do mendojnĂ« avokatĂ«t e mi nĂ« gjykata pĂ«r shpifje, ku gjer mĂ« sot kemi fituar 100% tĂ« gjyqeve – nga djali i Ahmadinexhadit e gjer tek damixhanĂ«t e gazetarisĂ« se lodhur.

Për sa kohë kam një kamera 24/7 mbi derë e tjetrën mbi dritare, të rrinë të qetë se jam më i observuar këtu seç isha në Tiranë, me gjithë gërmimet mbi çdo aspekt të jetës sime. Janë të pamëshirshëm për vetting-un e të tjerëve, kurrë për të tyrin.

Kurse atyre që nënqeshin se kam derdhur lot për djalin, u them se duhet të shqetësohen më shumë nga burrat që nuk qajnë, se sa nga ata që e kanë ende zemrën në vend e fshikullohet sistematikisht nga malli për fëmijën. Të kesh bërë 50 shkolla për fëmijët e Tiranës dhe të mos shoqërosh dot djalin tënd në klasë të parë është një dhimbje therëse.

Por, nuk jam vetĂ«m! NĂ« burg kam njohur dhjetĂ«ra raste padrejtĂ«sish. NĂ« gjithĂ« vendin mijĂ«ra vetĂ« mbahen nĂ« paraburgim, pa dĂ«nim, pĂ«rqindja mĂ« e lartĂ« nĂ« EvropĂ«. JanĂ« mijĂ«ra familje qĂ« vuajnĂ« barrĂ«n emocionale dhe ekonomike tĂ« papĂ«rballueshme vetĂ«m se burri/djali/babai paraburgoset pĂ«r kohĂ« tejet tĂ« gjatĂ« pa dĂ«nim; familje qĂ« varfĂ«rohen çdo pĂ«rditĂ« nga “taksa e paraburgimit” pĂ«r tĂ« mbajtur me ushqime dhe veshmbathje “burrin e shtĂ«pisĂ«â€, qĂ« gjer dje siguronte pĂ«r familjen.

Ndaj, do jem edhe zëri i tyre, i mijëra familjeve që vuajnë padrejtësisht prej kësaj tiranie penale.

NĂ« fund, pĂ«r kundĂ«rshtarĂ«t qĂ« s’mĂ« mundĂ«n dot me vota e i gĂ«zohen kĂ«tij linçimi e histerie tĂ« pĂ«rkohshme, ju kujtoj se çdo dekadĂ« e kam nisur jetĂ«n nga e para: 10 vjeç mbeta vetĂ«m dhe ia rinisa nga emigracioni e tek fiqtĂ« e Pazarit; nĂ« tĂ« 20-at lashĂ« AmerikĂ«n e krijova MJAFT-in, organizatĂ«n mĂ« tĂ« madhe; nĂ« tĂ« 30-at pĂ«rfaqĂ«sova GjirokastrĂ«n dhe reformuam MinistrinĂ« qĂ« prekte punĂ«n, pensionet, tĂ« pĂ«rndjekurit dhe tĂ« pamundurit; nĂ« tĂ« 40-at drejtova TiranĂ«n si Kryeqytet Evropian i RinisĂ«, Sportit dhe KulturĂ«s.

Ndaj, se 10, se 20, se 30, se 40, nuk do i ndahem kauzave ku besoj dhe pas së cilave mbahem fort. Dhe kjo e drejtësisë sociale, dhe jo e tiranisë speciale ndaj të dobëtëve, do më angazhojë gjithnjë e më shumë. Do të vazhdoj të luftoj për Tiranën, qytetin që e dua kaq shumë, dhe për Shqipërinë, vendin që e dua me gjithë zemër!

Faleminderit që më lexuat!

Ju uroj pushime të mbara!

Përqafoni familjen e fëmijët, se kurrë nuk i dihet kur ju ndajnë dhunshëm prej tyre, siç më ngjau mua!. /Telegrafi/

The post “Akuza me thashetheme, fletĂ«-rrufe dhe letra anonime”, Veliaj reagon nga burgu: 7 pyetjet qĂ« SPAK duhet t’u pĂ«rgjigjet, do tĂ« vazhdoj tĂ« luftoj pĂ«r TiranĂ«n appeared first on Telegrafi.

GJKKO dënon sërish me burg Jorgo Goron, zbardhet vendimi për dosjen e dytë

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë këtë të mërkurë vendimin për dosjen e dytë në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro.

Goro u dënua me 2 vite burg, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj vetëm 1 vit e 4 muaj në burg. Gjykata i ka hequr të drejtën për të mbajtur funksione publike për 5 vite.

Gjithashtu, në këtë proces u dha dënimi me 1 vit e 6 muaj burg për Vasillaq Strakoshën, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj vetëm 1 vit heqje lirie, me pezullim në 2 vite shërbim prove dhe heqje të të drejtës për të mbajtur funksione publike për 5 vite, raporton euronews.al.

Goro u dënua për shpërdorim detyre pasi, në kundërshtim me ligjin, i ka dhënë një sipërfaqe toke në zonën e Livadheve Arqile Bollanos, ish-kryebashkiakut në detyrë të Himarës.

Pak ditë më parë, Apeli i GJKKO la në fuqi edhe vendimin për dosjen e parë ndaj Goros, duke e dënuar atë me 3 vite e 1 muaj burg për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar për dosjen e parë ishte 2 vite e 20 ditë burg.

Në atë dosje Goron u akuzua se ka lejuar, përmes dokumenteve të falsifikuara, tjetërsimin e mbi 10 mijë metra katrorë tokë shtetërore në fshatin Gjilekë në pronësi private, përfitues përfundimtar i së cilës ishte Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

Gjykata ka vendosur gjithashtu konfiskimin e njĂ« apartamenti rreth 81 metra katrorĂ«, qĂ« ishte nĂ« emĂ«r tĂ« biznesmenit Gentian Sula. NĂ« shkallĂ«n e parĂ«, apartamenti ishte urdhĂ«ruar t’i kthehej firmĂ«s.

Goro u shpall fajtor edhe për mosdeklarim dhe fshehje pasurie.

The post GJKKO dënon sërish me burg Jorgo Goron, zbardhet vendimi për dosjen e dytë appeared first on Telegrafi.

Dukagjini publikon sot mesazhe të reja ekskluzive, ku Igor Popoviq komunikon me Bojan Dimiqin një prej shefave të BIA-s

Pas zbardhjes së detajeve ekskluzive nga Dukagjini për mënyrën se si Igor Popoviq, zyrtar i lartë serb, ka përgjuar takimin në Bruksel të palës serbe me ata të BE-së përmes një pajisjeje të sofistikuar përgjimi, Dukagjini paralajmëron publikimin gjatë ditës së sotshme të disa mesazheve të reja, të cilat do të zbardhin veprimtarinë e tij.

Ai zhvillonte komunikime direkte me Bojan Dimiqin, një prej shefave të Shërbimit Inteligjent serb e po ashtu edhe me Petar Petkoviqin.

Detajet do t’i mĂ«soni sot nga ora 17:00 nĂ« Tv Dukagjini.

Ndryshe, në një audio-incizim të siguruar nga televizioni Dukagjini, ka zbuluar se ndihmësi i drejtorit i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq, ka incizuar fshehurazi/përgjuar për llogari të BIA-s serbe, një takim zyrtar në Bruksel mes përfaqësuesve serbë dhe zyrtarëve të Bashkimit Evropian.

Takimi është mbajtur më 17 shtator 2020.

KujtojmĂ« se Popoviq Ă«shtĂ« arrestuar nga autoritetet e KosovĂ«s dhe po hetohet pĂ«r veprĂ«n penale “nxitje e pĂ«rçarjes dhe mosdurimit”.

The post Dukagjini publikon sot mesazhe të reja ekskluzive, ku Igor Popoviq komunikon me Bojan Dimiqin një prej shefave të BIA-s appeared first on Telegrafi.

Shtetasi i Maqedonisë kapet në Han të Elezit me afro 4 mijë çorapë të markave Nike dhe Adidas dhe 47 thika gjahu

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të shmangies nga taksat doganore në pikën kufitare në Han të Elezit.

Policia njofton se më 29.07.2025, njësitet patrulluese kufitare nga DRPK-Lindje (Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit Kaçanik) në Han të Elezit kanë ndaluar një automjet të dyshuar me targa të Republikës së Maqedonisë së Veriut të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili përkundër pohimit se nuk ka asgjë për të deklaruar tek zyrtarët doganorë i janë gjetur afro 4 mijë çorapë.

“
NjĂ«sitĂ« patrulluese kufitare nga DRPK-Lindje (Stacioni Policor pĂ«r MbikĂ«qyrje tĂ« Kufirit Kaçanik) nĂ« Han tĂ« Elezit kanĂ« ndaluar njĂ« automjet tĂ« dyshuar me targa tĂ« RepublikĂ«s sĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut tĂ« drejtuar nga njĂ« shtetas i MaqedonisĂ« sĂ« Veriut, i cili pĂ«rkundĂ«r pohimit se nuk ka asgjĂ« pĂ«r tĂ« deklaruar tek zyrtarĂ«t doganorĂ«, pas ndaljes nĂ« pikĂ«n e kontrollit, gjatĂ« kontrollit tĂ« detajuar nĂ« bagazh janĂ« gjetur njĂ« sasi prej gjithsej 3,780 copĂ« – çorapĂ«sh tĂ« markave tĂ« mbrojtura tregtare si Nike dhe Adidas, si dhe nĂ« pjesĂ«n e pĂ«rparme tĂ« automjetit (nĂ« sirtarin e pasagjerit) janĂ« zbuluar edhe 47 thika gjahu me kĂ«llĂ«fĂ« pĂ«r tĂ« cilat nuk Ă«shtĂ« paraqitur asnjĂ« dokumentacion shoqĂ«rues”, thuhet nĂ« njoftim.

Lidhur me rastin Ă«shtĂ« njoftuar prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore nĂ« Ferizaj, i cili ka urdhĂ«ruar qĂ« rasti tĂ« trajtohet si “Shmangie nga taksat doganore”.

Tutje bëhet e ditur se mallrat e dyshuara janë konfiskuar përkohësisht dhe i dorëzohen Doganës se Kosovës. Automjeti është liruar, ndërsa personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

The post Shtetasi i Maqedonisë kapet në Han të Elezit me afro 4 mijë çorapë të markave Nike dhe Adidas dhe 47 thika gjahu appeared first on Telegrafi.

❌