Nelson Mandela
Respekti është një rrugë me dy korsi.
Përgjatë gjithë jetës keni për të dëgjuar këshillën dashamirëse të atyre që kujdesen për ty, të të afërmëve, apo të atyre që ta duan të mirën se duhet të mësosh të dëgjosh, dhe të dëgjosh nuk do të thotë të bluash në mendje gjënë e radhës që do thuash ndërkohë që tjetri po flet, POR dëgjimi është një formë e thellë vëmendjeje ndaj tjetrit pikërisht në kuptimin që e shpreh Stephen Covey tek 7 Zakonet e Njerëzve të Suksesshëm.
Por sot do të kapërcejmë në një nivel krejt tjetër të mjeshtrisë së të dëgjuarit, dhe rregulli i artë është ky:
Të mësosh të dëgjosh do të thotë të jesh i fundit që flet.
Merr një lasp dhe një copë letër dhe shënoje këtë, (ose tek Notes në smartphone) pasi vështirë se ke për të lexuar gjë tjetër më të rëndësishme për sot:
Të mësosh të dëgjosh do të thotë të jesh i fundit që flet.
Nuk ka rëndësi sesa njerëzve të tjerë ua tregon këtë ide nëse ti nuk e shkruan diku që ta ngulitësh mirë në mendje për veten tënde.
Nelson Mandela është rasti tipik i personit që merret në studim kur flitet për lidershipin, artin e prijësit, pasi ai është botërisht i njohur si një prijës i madh.
Ădo vend e çdo komb kanĂ« personalitetet e tyre qĂ« i frymĂ«zojnĂ« u prijnĂ« dhe u japin guxim por Nelson Mandela nĂ« mbarĂ« botĂ«n njihet si etaloni i asaj me tĂ« cilĂ«n njĂ« prijĂ«s i madh duhet tĂ« matet.
Ai në fakt ishte djali i një prej burrave më të rëndësishëm të një grupi tribal, dhe një ditë atë e patën pyetur: si mësove të bëhesh një prijës i madh?
Dhe Mandela u përgjigj:
Kur isha njĂ« fĂ«mijĂ« i vogĂ«l, shkoja me babain tim nĂ« mbledhje tĂ« grupeve tribale, dhe unĂ« kujtoj dy gjĂ«ra kur babai im takohej me tĂ« urtĂ«t e tjerĂ« tĂ« grupitâŠ
E para: ata uleshin gjithmonë në rreth, dhe e dyta: babai im ishte gjithmonë i fundit që fliste.
KanĂ« pĂ«r tâju thĂ«nĂ« gjithĂ« jetĂ«n se duhet tĂ« mĂ«soni tĂ« dĂ«gjoni, por sot ne ju themi se duhet tĂ« mĂ«soni tĂ« jeni i fundit qĂ« flisni, pasi kjo e pĂ«rfshin rregullin e parĂ« dhe shkon pĂ«rtej tij.
Ne e vërejmë këtë gjë çdo ditë në takimet e bordeve apo të bizneseve apo të punës apo kudo tjetër, edhe nga njerëz që e konsiderojnë veten prijës të mirë, të cilët në fakt mund të jenë prijës të zotë, të cilët futen në mbledhje shprehin problemin për të cilin do flasin dhe pastaj thonë opinioni im është ky, tani le të dëgjojmë çfarë ka për të thënë secili prej jush, merreni fjalën me radhë.
Aftësia për ta mbajtuar brenda vetes opinionin tënd derisa edhe më i fundit të ketë folur bën dy gjëra për ju:
1. U jep të gjithëve ndjesinë se ata po dëgjohen, dhe u jep të gjithëve ndjesinë e përplotshme brenda vetes se ata kanë kontribuuar.
2. Ju merrni benefitin e njohjes me të gjitha këndvështrimet që secili shpalos dhe kështu i hapni rrugën mendjes që të përftojnë versionin më të drejtpeshuar të çështjes.
Aftësia këtu është një dhe vetëm një: mbajtja e opinionit tënd për vete derisa gjithë të tjerët të kenë përfunduar.
NĂ«se gjatĂ« kohĂ«s qĂ« tjetri po flet kurrsesi mos ia jepni atĂ« miratimin me lĂ«vizjen e kokĂ«s qĂ« do tĂ« thotĂ« âPoâ, e nĂ«se nuk jeni dakord me dikĂ« ndĂ«rsa ai po flet kurrsesi mos e tund kokĂ«n me lĂ«vizjen qĂ« do tĂ« thotĂ« âJoâ.
Qëndro aty, dëgjo me kujdes dhe e vetmja gjë që të lejohet të bësh përpara se të gjithë të kenë përfunduar është që të bëni pyetje, në mënyrë që të kuptoni në rrënjë atë çfarë të tjetri po thotë, dhe cila trajektore e të menduarit i ka çuar ata deri në atë konkluzion.
Dhe në fund, do të vijë radha jote për të folur. Kini parasysh se kjo nuk është aspak diçka e thjeshtë, po flasim këtu për zbutjen e bishës më të egër në trupin e njeriut: gjuhës.
Praktikoni artin e të qënit i fundit që flisni, kjo është ajo që Nelson Mandela bënte. / KultPlus.com