Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zendaya dhe unaza e saj prej 200 mijë dollarësh që po bën xhiron e botës!

Zendaya dhe Tom Holland, të fejuar që nga Krishtlindjet pas një romance që nisi në xhirimet e “Spider-Man” në 2016, u panë së fundmi duke shëtitur në Richmond Park. Aktorja 28-vjeçare shkëlqeu me unazën e saj prej 200 mijë dollarësh, teksa mbante një veshje të thjeshtë, njësoj si partneri i saj, 29-vjeçar.

Dyshja pritet të ribashkohen edhe në ekran në projektin më të ri të Christopher Nolan, “Odisea”. Tom do të luajë Telemakun, ndërsa roli i Zendayas nuk është konfirmuar ende. Ajo është përfolur për rolet e Athinës, Kalipsos apo Nausicaas, pas pamjeve të saj në xhirime në Itali me një fustan stil grek.

Filmi epik me buxhet prej 250 milionë dollarësh është bazuar në poemën e famshme të Homerit dhe pritet të jetë projekti më ambicioz i Nolanit, i xhiruar tërësisht në teknologjinë IMAX.

The post Zendaya dhe unaza e saj prej 200 mijë dollarësh që po bën xhiron e botës! appeared first on iconstyle.al.

Alarm në Kinë! Mbi 7,000 të infektuar me virusin ‘chikungunya’

Një shpërthim i virusit chikungunya, i transmetuar nga mushkonjat, është regjistruar në provincën Guangdong të Kinës, me mbi 7,000 raste të raportuara deri tani.

Sipas mediave ndërkombëtare, qyteti më i prekur është Foshan, ku pacientët po trajtohen në spitale nën masa të rrepta sigurie. Përveç Foshanit, të paktën 12 qytete të tjera në jug të Kinës kanë raportuar raste të infeksionit.

Vetëm gjatë javës së fundit janë konfirmuar rreth 3,000 raste të reja, duke shtuar shqetësimin në mesin e banorëve, edhe pse shumica e rasteve konsiderohen të lehta.

Autoritetet kineze kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar qytetarët e tyre që udhëtojnë drejt Kinës të jenë të kujdesshëm.

Çfarë është virusi Chikungunya?

Chikungunya është një virus që transmetohet përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. Shumica e të infektuarve shfaqin simptoma brenda 3 deri në 7 ditë pas pickimit.

Simptomat përfshijnë:

  • Ethe

  • Dhimbje të forta të kyçeve

  • Skuqje të lëkurës

  • Dhimbje muskujsh dhe koke

  • Ënjtje në kyçe

Shumica e pacientëve shërohen brenda një jave, por në disa raste, dhimbjet e kyçeve mund të zgjasin me muaj apo edhe vite.

Grupet më të rrezikuara janë të porsalindurit, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, si diabeti apo problemet kardiake.

Ndonëse nuk ka kurë specifike për chikungunya, rastet me pasoja fatale janë shumë të rralla.

Si mund të mbrohemi?

Mënyra më efektive për të parandaluar përhapjen e virusit është eliminimi i vendeve me ujë të ndenjur, ku mushkonjat shumohen. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) këshillon gjithashtu përdorimin e repelentëve, veshje mbuluese dhe rrjeta kundër mushkonjave.

The post Alarm në Kinë! Mbi 7,000 të infektuar me virusin ‘chikungunya’ appeared first on iconstyle.al.

Çfarë mendon në të vërtetë çdo shenjë e horoskopit kur është mes njerëzve që s’i duron dot?

Jo çdo mbledhje apo shoqëri është vendi ideal për të gjithë. Ndonjëherë përpiqemi të jemi të sjellshëm, por mendimet e vërteta që na kalojnë nëpër kokë janë… krejt tjetër gjë. Le të zbulojmë çfarë fsheh secila shenjë (dhe Ascendenti, mos harro)!

Dashi: Kam duruar mjaft. Nëse plas, është faji i tyre, jo i imi.
Demi: Shfaqem i qetë, por ky muhabet më acaron. Dua vetëm paqe dhe ushqim.
Binjakët: Kaq shumë budallallëqe në një dhomë? Si nuk lodhen këta duke folur?
Gaforrja: Prapë unë të kujdesem për të gjithë? Po kush do të më pyesë mua si jam?
Luani: Duhej të isha në qendër të vëmendjes, por s’jam. Uff… të marr rolin tani!
Virgjëresha: Pse më ngjiten njerëzit pa ndjesi hapësire? Dhe si flasin kështu pa logjikë?
Peshorja: Dua të them “jo”, por si ta bëj pa i lënduar? Shumë stres për një “po” fallco.
Akrepi: Mos më thuaj “pse nuk flet”, sepse tani s’do flas kurrë. Pika që s’të bie.
Shigjetari: S’jam këtu për t’ju argëtuar. Nëse qesh, është bonus, jo detyrim.
Bricjapi: U shpreha shumë? Tani do më analizojnë gjithë natën.
Ujori: Jam fizikisht këtu, por shpirtërisht… shumë larg. S’kam nerva për këtë teatër.
Peshqit: Dua të them diçka për të thyer akullin, por s’dua të dukem qesharak. Më mirë pres.

The post Çfarë mendon në të vërtetë çdo shenjë e horoskopit kur është mes njerëzve që s’i duron dot? appeared first on iconstyle.al.

Pas ndarjes me Chiara Ferragni, Fedez nuk është më vetëm!

Vetëm pak ditë pas finalizimit të divorcit me Chiara Ferragni, Fedez ka bërë publike lidhjen e tij të re me stilisten milaneze Giulia Honegger.

Në një postim në Instagram nga pushimet në Sardenjë, reperi publikoi një seri fotosh romantike me Giulia, të mbyllura me një puthje pasionante që ndezi rrjetin.

Përshkrimi? Thjesht, por simbolik:
“Non può piovere per sempre”Nuk mund të bjerë shi përgjithmonë.

Pas një periudhe të trazuar personale, duket se Fedez po hap një kapitull të ri. Me ish-bashkëshorten ai ndan tashmë kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve, ndërsa lidhja me Honegger është konfirmuar publikisht.

Dashuria e re duket më shumë se thjesht një flirt veror. A do të zgjasë? Koha do ta tregojë.

View this post on Instagram

A post shared by FEDEZ (@fedez)

The post Pas ndarjes me Chiara Ferragni, Fedez nuk është më vetëm! appeared first on iconstyle.al.

Lamine Yamal dhe Nicki Nicole? Flirtet që po ndezin rrjetin

Pas festës luksoze për 18-vjetorin, Lamine Yamal nuk po bën bujë vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Sipas mediave spanjolle, ylli i Barcelonës po përflitet për një romancë të mundshme me këngëtaren argjentinase Nicki Nicole.

Reperja 24-vjeçare ishte e ftuar speciale në ditëlindjen e Yamal, por sipas gazetarit Javi de Hoyos, lidhja nuk u ndal aty. “Më 24 korrik ata u panë bashkë në një beach club. U puthën dhe u larguan së bashku në orën 4 të mëngjesit”, tha ai.

Nicki, e njohur për hitet e saj dhe stilin rebel, më parë u përfol edhe për një flirt me Enzo Fernandez. Por, duket se tashmë vëmendja është tërësisht te Yamal.

Ende asgjë nuk është zyrtare, por fansat janë në pritje… dhe sytë janë mbi çiftin më të përfolur të momentit.

The post Lamine Yamal dhe Nicki Nicole? Flirtet që po ndezin rrjetin appeared first on iconstyle.al.

Qentë na kuptojnë, por a i kuptojmë ne ata? Ja si ta lexosh sjelljen e tyre

Qentë njihen për lidhjen e ngushtë që krijojnë me njerëzit, duke ndjerë emocionet tona pa thënë asnjë fjalë. Por sa mirë i kuptojmë ne ata?

Ekspertët thonë se kontakti me sy është një nga shenjat më të forta të dashurisë dhe besimit, nëse qeni ju shikon gjatë e me qetësi, është shenjë e një lidhjeje të thellë dhe të sinqertë.

Nga ana tjetër, gulçimi i ngadaltë apo ulërimat e lehta nuk janë gjithmonë shenjë agresioni, por shpesh tregojnë ankth apo shqetësim. Në këto raste, është e rëndësishme të krijoni një ambient të sigurt për ta, pa i frikësuar me lëvizje të papritura.

Sa i përket pyetjes klasike: A u pëlqen qenve të mbahen në krahë?, përgjigjja është relative. Disa e adhurojnë këtë formë përkëdheljeje, ndërsa të tjerë ndihen të kufizuar. Vëzhgoni gjuhën e trupit të tyre, nëse përpëliten ose largohen, respektojeni hapësirën e tyre.

Njohja e këtyre detajeve ndihmon për të ndërtuar një marrëdhënie më të fortë dhe më të mirëkuptuar me mikun tuaj besnik.

The post Qentë na kuptojnë, por a i kuptojmë ne ata? Ja si ta lexosh sjelljen e tyre appeared first on iconstyle.al.

Pas 2 vitesh turne, Justin Timberlake zgjedh qetësinë: Mision i kryer

Pas plot dy vitesh në skenë, Justin Timberlake është kthyer në shtëpi dhe, siç duket, ka vetëm një plan: të mos bëjë asgjë.

Këngëtari 44-vjeçar e ndau këtë ndjesi me ndjekësit e tij në Instagram Stories të hënën, ku publikoi një foto me një bluzë që shkruante:

“Nuk do të bëj asgjë sot. Mision i kryer.”

Në foto, Timberlake shfaqet i buzëqeshur, duke i nxjerrë gjuhën kamerës, në një moment të qartë çlodhjeje pas përfundimit të turneut botëror “Forget Tomorrow World Tour”, që nisi në prill 2024Vankuver dhe përfundoi më 30 korrik 2025Stamboll.

Kjo ndodh vetëm pak kohë pasi Timberlake zbuloi se është diagnostikuar me sëmundjen Lyme, çka e bëri edhe më domethënëse për të mbyllja e këtij kapitulli të rëndësishëm në karrierë.

The post Pas 2 vitesh turne, Justin Timberlake zgjedh qetësinë: Mision i kryer appeared first on iconstyle.al.

Tragjedi në Pogradec, çobani goditet për vdekje nga rrufeja, ngordhin edhe 20 bagëti

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Velçan të Pogradecit, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur nga rrufeja.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 10:00, teksa viktima, identifikuar me inicialet L. Ç., po ruante bagëtitë në një zonë të hapur.

Tragjedia nuk ka prekur vetëm jetën e tij, nga goditja e rrufesë kanë ngordhur edhe rreth 20 bagëti të imëta që ndodheshin pranë tij.

“Rreth orës 10:00, dyshohet se si pasojë e goditjes nga rrufeja, gjatë kohës që ruante bagëtitë në fshatin Velçan, ka humbur jetën shtetasi L. Ç., 47 vjeç (çoban). Gjithashtu, si pasojë kanë ngordhur rreth 20 krerë bagëti të imëta”, njofton policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

The post Tragjedi në Pogradec, çobani goditet për vdekje nga rrufeja, ngordhin edhe 20 bagëti appeared first on iconstyle.al.

A keni sy ngjyrë lajthie? Zbuloni se çfarë tregon kjo për ju dhe personalitetin tuaj

Çfarë janë sytë ngjyrë lajthie (hazel eyes)?

Sytë ngjyrë lajthie janë një përzierje komplekse e kafes së çelët, jeshiles dhe ndonjëherë arit. Ato shpesh ndryshojnë pamje në varësi të ndriçimit, rrobave ose grimit, gjë që i bën të duken si sytë më “dinamikë” vizualisht.

Ngjyra e tyre vjen nga një shpërndarje e veçantë e melaninës në irisin e syrit dhe një efekt optik i shpërndarjes së dritës. Shumica e njerëzve me këtë ngjyrë syri kanë një iris shumëngjyrësh: zakonisht një unazë kafe rreth bebëzës dhe një ngjyrë më e çelët (jeshile ose e artë) më në skajet e irisit.

Shkaku gjenetik dhe shpërndarja:

Nuk ka ende një shpjegim përfundimtar shkencor se si formohet kjo ngjyrë syri.

Mendohet se është rezultat i gjeneve recesive, prandaj të dy prindërit duhet të bartin gjenin.

Më e zakonshme se sytë jeshilë, por më e rrallë se ata kafe.

Më të përhapur në Evropë dhe Amerikë të Veriut, më të rrallë në Afrikë dhe Azi.

Shumica e njerëzve me sy lajthie kanë prejardhje kaukaziane.

Tiparet dhe stereotipet e personalitetit (jo të provuara shkencërisht):

Sipas perceptimeve popullore:

Janë të paparashikueshëm, por të dashur dhe spontanë.

Me dominancë jeshile në sy: më “të djallëzuar” dhe rebelë.

Me dominancë kafe: më të ngrohtë, të afrueshëm dhe të kuptueshëm.

Të guximshëm, u pëlqen të marrin rreziqe dhe sfida.

Shpesh tërheqës fizikisht dhe të konsideruar seksualisht tërheqës.

Marrëdhëniet e tyre mund të jenë jetëshkurtra, por janë të aftë të krijojnë lidhje të pasionuara dhe romantike.

U pëlqen të eksperimentojnë, janë energjikë dhe të hapur ndaj përvojave të reja.

The post A keni sy ngjyrë lajthie? Zbuloni se çfarë tregon kjo për ju dhe personalitetin tuaj appeared first on iconstyle.al.

Liam Neeson “godet” sërish, shitet apartamenti luksoz në New York për mbi 10 milionë dollarë

Nuk është vetëm suksesi në kinema që po i sjell fitime Liam Neeson këto ditë.

Aktori i njohur hollivudian, i cili sapo ka dalë në ekran me komedinë aksion “The Naked Gun”, ka shitur së fundmi apartamentin e tij në New York City për plot 10.3 milionë dollarë. Lajmi u bë i ditur nga dokumentet zyrtare të qytetit dhe u raportua fillimisht nga New York Post, ndërsa PEOPLE konfirmoi gjithashtu transaksionin.

Bëhet fjalë për një super-apartament me 5 dhoma gjumi dhe 5 banjo, me një sipërfaqe prej 4,524 metrash katrorë – një kombinim i tre njësive banimi të bashkuara. Prona u listua në treg në muajin mars për 10.75 milionë dollarë, por përfundimisht u shit pak më lirë.

Neeson dhe bashkëshortja e tij e ndjerë, aktorja Natasha Richardson, e kishin blerë apartamentin që në vitin 1999 për rreth 3.9 milionë dollarë, duke realizuar kështu një fitim të konsiderueshëm pas më shumë se dy dekadash.

Shtëpia ndodhet në një nga zonat më prestigjioze të Manhatanit, vetëm një bllok larg Central Park. Dhomat ofrojnë pamje panoramike të parkut dhe lumit Hudson, kuzhinë të madhe me dritare të plota, dhomë familjare dhe një suitë master me spa private, dhomë për fëmijë dhe palestër personale.

Ndërtesa, siç pritej, është e pajisur me portier 24 orë, supermarket brenda kompleksit, pishinë dhe palestër moderne të markës Equinox, si dhe fushë basketbolli për rezidentët.

The post Liam Neeson “godet” sërish, shitet apartamenti luksoz në New York për mbi 10 milionë dollarë appeared first on iconstyle.al.

Flirt live në studio! Pamela Anderson “tundon” Liam Neeson me buzëkuqin e saj

Një moment i veçantë dhe shumë i përfolur ndodhi gjatë emisionit Watch What Happens Live With Andy Cohen, të dielën më 3 gusht, ku të ftuar ishin ylli i famshëm i filmave aksion, Liam Neeson (73 vjeç), dhe bukuroshja ikonë e viteve ’90, Pamela Anderson (58 vjeç).

Gjatë një segmenti të emisionit, një shikues pyeti Anderson se cili është sekreti i lëkurës së saj gjithmonë të freskët. Ajo e zbuloi menjëherë përgjigjen: linja e saj e produkteve për kujdesin e lëkurës “Sonsie”, duke promovuar në studio një nga produktet kryesore, buzëkuqin e buzëve Sonsie Skin, i cili kushton 22 dollarë.

Pasi aplikoi balsamin në buzët e saj, Pamela ia ofroi me shaka edhe Neesonit për ta provuar – dhe aktori nuk hezitoi! Ai u afrua dhe “rrudhi buzët”, në një moment që moderatorët dhe publiku e përshkruan si “i ëmbël dhe flirtues”.

Mirëpo ajo që ka nxitur më shumë kureshtje është kemi apo s’kemi një romancë të re hollivudiane? Burime pranë produksionit të filmit të tyre të fundit, komedisë aksion “The Naked Gun” që sapo ka dalë në kinema më 1 gusht, kanë treguar për PEOPLE se Neeson dhe Anderson kanë nisur të afrohen gjithnjë e më shumë, madje po “shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit”.

The post Flirt live në studio! Pamela Anderson “tundon” Liam Neeson me buzëkuqin e saj appeared first on iconstyle.al.

Sindroma e “Zemrës së Thyer” po i vret burrat dyfish më shumë se gratë

Ndërsa gratë përbëjnë shumicën e rasteve të diagnostikuara me sindromën e njohur si “zemra e thyer” (83%), janë burrat ata që po humbin jetën më shpesh për shkak të saj: 11.2% krahasuar me 5.5% për gratë.

Kjo gjendje mjekësore, e quajtur Takotsubo kardiomiopati, shkaktohet nga trauma të forta emocionale si humbja, stresi ekstrem apo ndonjë ndërhyrje kirurgjikale. Por pse burrat janë më të rrezikuar? Ekspertët thonë se arsyeja qëndron tek mungesa e mbështetjes emocionale, reagimi fizik ndaj stresit dhe faktorët hormonalë.

Mjekët kërkojnë më shumë ndërgjegjësim për këtë gjendje që shpesh ngatërrohet me një atak kardiak dhe nevojitet trajtim urgjent.

The post Sindroma e “Zemrës së Thyer” po i vret burrat dyfish më shumë se gratë appeared first on iconstyle.al.

A do jetosh sërish? Startup-i gjerman “ngrin” trupin për 200 mijë dollarë

Një startup gjerman po ofron të “ngrijë” trupin tënd për 200 mijë dollarë me shpresën se do të mund të rikthehesh në jetë në të ardhmen.

Pasi njeriu ndërron jetë, trupi i tij vendoset në një depozitë me azot të lëngshëm në -196°C, duke u ruajtur në një gjendje të “pauzuar”, me besimin se shkenca e së ardhmes do të arrijë ta risjellë në jetë.

Deri tani, rreth 1,000 persona kanë nënshkruar për këtë “udhëtim në të ardhmen”, duke përdorur siguracionin e jetës për të mbuluar koston.

Nuk është e sigurt nëse kjo teknologji do të funksionojë ndonjëherë, por disa janë të gatshëm të investojnë gjithçka për një shans të dytë.

The post A do jetosh sërish? Startup-i gjerman “ngrin” trupin për 200 mijë dollarë appeared first on iconstyle.al.

Meksikë, ferri nën tokë: Zbulohen 32 trupa në varre klandestine

32 trupa të pajetë janë gjetur në një pronë private në komunën Irapuato, në shtetin meksikan Guanajuato, një nga zonat më të përgjakshme të vendit. Sipas autoriteteve, trupat u zbuluan në varre të fshehta në zonën La Calera, aty ku ekipet mjeko-ligjore po punonin që prej 30 korrikut.

Zbulimi tronditës vjen vetëm dy muaj pas një masakre tjetër në Irapuato, ku u vranë 12 persona në një festë lagjeje.

Guanajuato ndodhet në qendër të një lufte të egër mes Kartelit Jalisco dhe grupit rival Santa Rosa de Lima, që e ka kthyer shtetin në një nga më të dhunshmit në Meksikë, me mbi 1,500 vrasje vetëm këtë vit.

Autoritetet po përpiqen të identifikojnë viktimat, ndërsa numri i të zhdukurve në rang kombëtar mbetet alarmant: gati 132 mijë persona.

Një Meksikë që kërkon drejtësi, por gjen vetëm varre të heshtura.

The post Meksikë, ferri nën tokë: Zbulohen 32 trupa në varre klandestine appeared first on iconstyle.al.

Katy Perry ndal koncertin për fansen që humbi ndjenjat në krahët e saj

Një moment shumë emocional ndodhi gjatë koncertit të fundit të Katy Perry në Detroit, ku një fanse e vogël, McKenna, humbi ndjenjat sapo u ngjit në skenë për të kënduar me idhullin e saj.

Perry e ftoi nga shkallët më të larta të arenës, por emocionet ishin shumë të forta për vajzën, e cila u rrëzua në tokë para se kënga “The One That Got Away” të niste. Reagimi i këngëtares ishte prekës: ajo u ul pranë McKennës dhe i qëndroi afër deri në ardhjen e ndihmës.

“O Zot, lutemi për McKennën, që ajo të rikthehet më e fortë se kurrë”, u lut Katy në skenë, përpara se të siguronte publikun se vajza ishte jashtë rrezikut.

Ky nuk ishte incidenti i vetëm i muajit për Perry-n, vetëm pak ditë më parë, flutura mekanike ku po performonte ra disa metra mbi publik, duke shkaktuar panik. Fatmirësisht, gjithçka përfundoi mirë edhe atëherë.

The post Katy Perry ndal koncertin për fansen që humbi ndjenjat në krahët e saj appeared first on iconstyle.al.

Gjykata Federale refuzon kërkesën për lirimin me kusht të Sean “Diddy” Combs për herë të pestë

Reperi dhe producenti i njohur amerikan, Sean “Diddy” Combs, është përballur sërish me refuzim nga drejtësia amerikane. Një gjyqtar federal ka hedhur poshtë kërkesën e tij për lirimin me kusht, duke e lënë atë të qëndrojë në Qendrën Metropolitane të Paraburgimit në Brooklyn, ku ndodhet që prej arrestimit në shtator të vitit 2024.

Sipas dokumenteve të siguruara nga revista PEOPLE, gjyqtari Arun Subramanian deklaroi se Combs nuk ka arritur të provojë se nuk paraqet rrezik për arratisje apo për sigurinë e të tjerëve nëse lirohet.

Gjykata duhet të gjejë me prova të qarta dhe bindëse se personi nuk ka gjasa të arratiset apo të jetë rrezik për sigurinë e ndonjë personi apo komunitetit nëse lirohet”, thuhet në vendim. Ndër të tjera, gjyqtari shtoi se rasti i Combs nuk përmbush kriteret e “rrethanave të jashtëzakonshme” që do të justifikonin një lirimin me kusht, siç janë mosha e avancuar apo gjendja shëndetësore e rëndë që kërkon trajtim të specializuar.

Ky vendim vjen pak ditë pasi ish-e dashura e tij, Virginia “Gina” Huynh, e përmendur si “Viktima 3” në aktakuzë, dërgoi një letër në gjykatë duke kërkuar që Combs të lirohej me kusht. Në letrën e saj, Huynh e identifikoi për herë të parë veten me emër dhe kërkoi që ai të lirohej për të qenë pranë familjes dhe për të vazhduar përgjegjësitë e tij, nën mbikëqyrjen e gjykatës.

The post Gjykata Federale refuzon kërkesën për lirimin me kusht të Sean “Diddy” Combs për herë të pestë appeared first on iconstyle.al.

Mot i paqëndrueshëm, reshje shiu në disa pjesë të vendit! Parashikimi i motit për sot

Moti ditën e sotme pritet të jetë i paqëndrueshëm, me alternime vranësirash dhe kthjellimeve.

Gjatë mesditës pritet të ketë shtim të vranësirave, teksa në pjesën më të madhe të vendit nuk do të mungojnë shirat.

Temperaturat maksimale ditën e sot e pritet të arrijnë deri në 29 gradë Celsius.

Era do të fryjë me shpejtësi deri në 16 m/s, duke krijuar në brigjet detare 3 ballë.

The post Mot i paqëndrueshëm, reshje shiu në disa pjesë të vendit! Parashikimi i motit për sot appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi ditor, e Martë 5 Gusht 2025

Dashi

Jeni në një fazë të plotë rikuperimi, pavarësisht ndikimit të kundërt të planetit Mars. Me gjasë mund të shfrytëzoni momentin për t’u rikthyer në lojë, për të jetuar dhe për të pasur një eksperiencë të mirë personale. Dashuria mund të kthehet protagoniste e ditës.

Demi

Venusi do të ketë ndikim të kundërt, por gjithsesi dashuria do të rezistojë ndaj tij. Mundohuni që të hiqni dorë nga përgjegjësitë, sidomos nëse keni konflikte në familje. Bëni mirë të rigjeni qetësinë, edhe pse nuk do e keni të lehtë.

Binjakët

Në javët në vijim, gjërat do të vijnë duke u përmirësuar. Ndaj mundohuni që të mos e teproni me kritikat, sidomos gjatë së mërkurës dhe të enjtes. Jeni të lodhur por kjo gjë është normale, duke mbajtur parasysh se po bëni shumë gjëra njëkohësisht. Bëni mirë që të mbani nën kontroll debulesën fizike.

Gaforrja

Do të keni mundësi që të rikuperoni kohën e humbur. Bëni mirë që të shfrytëzoni energjinë e favorshme në sferën profesionale, pasi ka probleme që kërkojnë zgjidhje. Jepuni më shumë hapësirë ndjenjave.

Luani

Jeni në kërkim të pak më shumë qetësie. Mundohuni që të mos bëni shumë gjëra njëherësh, pasi Hëna dhe Dielli nuk do të jenë në anën tuaj. Kush ka pasur një problem shëndetësor, do arrijë që të rikuperohet.

Virgjëresha

Jeni të stresuar për shkak të problemeve që kanë të bëjnë me punën. Yjet janë në anën tuaj, veç bëni kujdes pasi mesjava do të vërë në rrezik raportet ndërpersonale. Veproni me maturi.

Peshorja
Saturni do të ketë ndikim të kundërt në shenjën tuaj dhe ndoshta në punë do të hasni në një ngarkesë të madhe. Ditët në vijim do të jenë shumë interesante sa i takon ndjenjave.

Akrepi

Duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme, pasi ka disa aspekte thelbësore që kërkojnë zgjidhje në dashuri ose në punë. Sfera sentimentale do të vijë drejt përmirësimit. Dashuritë e reja janë mjaft të favorshme.

Shigjetari

Mund ta gjeni veten të dashuruar krejt papritur. Qielli do të jetë mjaft i favorshëm për gjithë ata që duan të rikthehen në lojë, shkruan noa.al. Persona interesantë do ju vijnë rrotull.

Bricjapi

Situata astrologjike parashikohet e ngarkuar me mendime. Mbani parasysh se shumë nyje do të zgjidhen brenda këtij viti, edhe pse nuk do të jetë e lehtë. Mundohuni që të vini gjërat në rregull, pasi ka zgjedhje që duhen bërë brenda pak javësh.

Ujori

Mundohuni që të mos jeni konfuz gjatë kësaj të marte. Personat më të tensionuar do të tregohen të matur lidhur me ndjenjat. Në punë do të jeni nën stres, si pasojë e një çështje që ka të bëjë me paratë.

Peshqit

Gjatë kësaj dite mund të ndiheni të frymëzuar. Mundohuni që të jeni më mirë, sa i takon anës fizike. Dashuria është në qoshe dhe mundësitë nuk do të vonojnë të vijnë. Nuk është një periudhë e vështirë, por sërish ju do të jeni nervoz.

The post Horoskopi ditor, e Martë 5 Gusht 2025 appeared first on iconstyle.al.

Pamela Anderson nuk tërhiqet: Stallone më ofroi një apartament dhe një Porsche që të isha vajza e tij nr.1

Pavarësisht mohimeve të vazhdueshme nga Sylvester Stallone, Pamela Anderson qëndron fort pas deklaratave të saj: aktori i kishte ofruar një apartament luksoz dhe një Porsche në këmbim të një lidhjeje.

Në një intervistë në “Watch What Happens Live With Andy Cohen”, 58-vjeçarja kujtoi propozimin që, sipas saj, nuk mund të ishte i trilluar. “Ishte shumë specifik për të qenë sajesë”, tha Pamela, duke theksuar se Stallone i kishte kërkuar të ishte “vajza e tij nr. 1”. Kur ajo e kishte pyetur nëse kishte edhe një “nr. 2”, ai kishte kthyer: “Kjo është oferta më e mirë që do marrësh. Je në Hollywood tani”.

79-vjeçari i “Rocky”-t i ka hedhur poshtë këto akuza më parë, duke i quajtur “të rreme dhe të sajuara”.

Me nota humori, Pamela shtoi se ndoshta do ta kishte menduar ofertën… nëse bëhej fjalë për një “Shelby Cobra”.

Këto deklarata vijnë ndërsa aktorja është rikthyer në vëmendje për shkak të lidhjes së re me Liam Neeson, me të cilin është afruar gjatë xhirimeve të filmit “The Naked Gun”.

The post Pamela Anderson nuk tërhiqet: Stallone më ofroi një apartament dhe një Porsche që të isha vajza e tij nr.1 appeared first on iconstyle.al.

“Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”/ FIBA nis hetim për korin racist në ndeshjen Maqedoni–Rumani

Një ndeshje basketbolli mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë është kthyer në skandal ndërkombëtar pas thirrjeve të rënda raciste ndaj shqiptarëve në tribunat e tifozëve.

“Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, “Dhoma gazi për shqiptarët” dhe “Maqedoni e pastër” ishin disa nga thirrjet që u dëgjuan në sallë, ku të pranishëm ishin edhe zyrtarë të lartë të shtetit, përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski, i cili pretendoi se “nuk i kishte dëgjuar”.

FIBA ka nisur hetim zyrtar dhe dënoi ashpër gjuhën e urrejtjes, ndërsa reagime të forta kanë ardhur nga Kosova dhe Shqipëria. Presidentja Vjosa Osmani e quajti ngjarjen të papranueshme, ndërsa Elisa Spiropali theksoi se “gjuha e urrejtjes nuk ka vend në sport”.

Kodi Penal i Maqedonisë së Veriut parashikon burg deri në 5 vjet për nxitjen e urrejtjes etnike, por mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndëshkim konkret.

The post “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”/ FIBA nis hetim për korin racist në ndeshjen Maqedoni–Rumani appeared first on iconstyle.al.

❌