Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rama: Mandati i katërt për Rilindjen Urbane 2.0, transformim i shërbimeve jetike

TIRANË, 21 korrik/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se mandati i katërt do të jetë mandati i Rilindjes Urbane 2.0.

Kjo, sipas kryeministrit, do të thotë më shumë hapësira publike të rikualifikuara me përfshirjen e arkitektëve të huaj.

Duke iu përgjigjur pyetjeve dhe komenteve të adresuara nga qytetarët në platformat sociale, Rama theksoi se “fatmirësisht kemi një rrjet arkitektësh të huaj si pakkush në këtë botë me një numër të konsiderueshëm edhe arkitektësh shqiptarë.

“Janë 60 arkitektë lokalë që janë angazhuar në Tiranë në 8 grupe pune, që po merren ndërkohë me projektet, sepse nuk është thjesht të heqim gjërat, por të krijojmë situata të reja të kualifikuara nga pikëpamja urbane në territoret e komuniteteve”, nënvizoi Rama.

Kryeministri siguroi se kjo gjë do të ndodhi në të gjithë perimetrin e Tiranës hap pas hapi.

“Tirana ka nevojë të ngjitet në një nivel tjetër të hapësirave publike, të kulturës urbane, cilësisë së shërbimeve dhe estetikës së shërbimeve sepse ky është momenti ku ne mund ta humbasim bastin e madh të Shqipërisë kampione e Ballkanit në turizëm, nëse nuk i japim cilësi estetike shërbimeve tona”, tha Rama.

Sipas tij, “ky është momenti edhe për transformimin e disa shërbimeve jetike nga shërbimi me ujë, tek shërbimi i pastrimit, të cilat do t’i reformojmë rrënjësisht.

“Ashtu sikundër edhe te kontrolli mbi territorin dhe kontrolli i sigurisë ushqimore. Këto janë piketa kyçe të mandatit të katërt dhe që lidhen drejtpërdrejt edhe me anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, tha Rama. /j.p/

The post Rama: Mandati i katërt për Rilindjen Urbane 2.0, transformim i shërbimeve jetike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rruga Milot-Balldre, Rama: Sapo të kemi kontratën e rregullt do të fillojmë edhe këtë segment

TIRANË, 2 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se për ndërtimin e segmentit rrugor “Milot-Balldre” duhet konkurrencë dhe një partner i besueshëm ndaj edhe procedura e koncesionit është anuluar.

Rama iu përgjigjet pyetjeve dhe komenteve të adresuara nga qytetarët në platformat sociale, ku veçoi pyetjen e një komentuesi se kur do të ndërtohet ky segment rrugor.

“E kemi shpjeguar dhe rishpjeguar. Është në proces, ne i kemi të gjitha gati, por na duhet transprencë, na duhet konkurrencë dhe një partner i besueshëm. Për këtë arsye edhe procesi është anuluar dy herë në mos gabohem, apo tre herë”, tha Rama.

Kryeministri bëri të ditur se sapo të kemi kontratën e lidhur në mënyrë të rregullt dhe të plotë do të fillojmë edhe këtë segment.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka anuluar në 14 korrik procedurën e koncesionit për ndërtimin e segmentit rrugor “Milot-Balldre” me vlerë 364.7 milionë euro dhe kohëzgjatje 35 vjet.

Arsyeja e anulimit është pasi asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përmbushi kërkesat e procedurës konkurruese.

Gjurma e propozuar e rrugës “Milot-Balldre” fillon në nyjen e Milotit, ku do të lidhet me segmentet e tjera rrugore Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj dhe me Rrugën e Kombit, dhe do të përfundojë në rrugën ekzistuese Tiranë –Shkodër, në Balldre.

Autostrada e re Milot-Balldre parashikohet të jetë një autostradë e kategorisë A, cilësia më e lartë e rrugëve të standardit europian.

Kjo autostradë do të ketë një gjatësi prej 17 km, dhe do të jetë tërësisht e mbyllur në të dy krahët. Gjerësia e saj do të jetë nga tre korsi në të dy krahët e lëvizjes dhe do të mundësojë ecjen me një shpejtësi prej 120 km/orë.

/m.m/j.p/

 

The post Rruga Milot-Balldre, Rama: Sapo të kemi kontratën e rregullt do të fillojmë edhe këtë segment appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Monitorim teknologjik i territorit përmes dronëve

TIRANË, 21 korrik/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se po punohet për të nisur monitorimin teknologjik të strukturuar të territorit përmes dronëve.

Rama iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjeve dhe komenteve të adresuara nga qytetarët në platformat sociale lidhur me aksionin e ndërmarrë së fundi në territor për lirimin e hapësirave publike.

“Ka lloj-lloj qasjesh dhe unë dua të prek një pikë që e shoh të rishfaqet shpesh: ‘përse gjithmonë kështu?’. Jo, nuk është gjithmonë kështu. Ka një problematikë me territorin por është ku e ku në krahasim me më parë. Ne na duhet të rikthehemi herë pas here sepse ka ende për të bërë, por jo sepse gjërat janë në pikën ku ishin më parë”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se “patjetër që ka nevojë për riorganizim të mëtejshëm”.

“Kjo nuk është një çështje thjesht dhe vetëm inspektorësh dhe inspektimesh, por e vendosjes në një nivel tjetër të kontrollit përmes teknologjisë”, theksoi ai.

Kryeministri bëri të ditur se “jemi shumë afër edhe në këtë aspekt ndërkohë që kemi nisur punën me monitorimin teknologjik të rrugëve”.

“Kemi Qendrën e Monitorimit të Trafikut, kemi pjesë të këtij plani pune edhe monitorimin e shkollave, por ndërkohë jemi në një proces për të nisur edhe monitorimin teknologjik të strukturuar të territorit ku do të mund të ndjekim gjithçka ndodh në territor përmes dronëve”, theksoi ai.

Ndërkohë, sipas kryeministrit, informacioni i marrë nga dronët do të bëjë që puna e inspektorëve në terren të ballafaqohet me vëzhgimin e teknologjisë.

“Kjo do të na çojë komplet në një nivel tjetër dhe do të jemi shumë më të sigurt për mos prapakthimin e asnjë progresi në këtë drejtim. Duhet të jemi shumë të qartë se ky nuk është proces që nuk merr parasysh se këtu duhet të krijojmë harmoni dhe bashkëjetesë në harmoni mes interesit të qytetarëve, atyre që kanë nevojë për hapësirat e tyre, qoftë për të kaluar në këmbë lirisht apo për të qëndruar lirisht në hapësirat komunitare dhe biznesit” shtoi Rama. /j.p/

The post Rama: Monitorim teknologjik i territorit përmes dronëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, kërkesa kryesore e komunitetit

TIRANË, 21 korrik/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se nga takimet në terren ka qenë absolutisht nga të katër anët e kryeqytetit e qartë kërkesa numër 1 e komunitetit për lirimin e hapësirave publike.

Rama iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjeve dhe komenteve të adresuara nga qytetarët në platformat sociale, duke u ndalur te aksioni për lirimin e hapësirave publike.

Rama kujtoi se në këto zgjedhje ishte pjesë e skuadrës së Tiranës për herë të parë, ndaj  dhe ndryshe nga herët e tjera ka pasur një seri të gjatë takimesh në Tiranë.

“Praktikisht kam mundur të shoh dhe të kaloj në shumë territore të Tiranës që nuk i kisha parë prej kohësh, pasi nuk më kishte çuar puna. Kam vënë re dy gjëra që më kanë bërë shumë përshtypje: transformimi pozitiv që ka pësuar Tirana në territore deri shumë periferike që në kohët e mëparshme kanë qenë shumë larg parametrave më të thjeshtë të imunizimit, por edhe negative në aspektin e një ekspansioni”, shtoi Rama.

Sipas tij, “ka një zgjerim të kufijve të veprimtarisë të njësive të shërbimit në hapësirat publike”.

“Këtë gjë e kam dëgjuar në mënyrë të përsëritur edhe nga qytetarët e Tiranës, kjo ishte baza e një shqetësimi. Më pas ne nuk kemi ndenjur rehat por përkundrazi pak ditë pasi zgjedhjet përfunduan me një rezultat që ishte i jashtëzakonshëm, një rekord absolut por që vjen me një përgjegjësi shumë të madhe, kemi diskutuar për domosdoshmërinë që të kthehemi në territor dhe të shohim se çfarë shqetësimesh ka komuniteti, nga ato që i kemi dëgjuar pak ose mund të mos i kemi identifikuar”, shtoi Rama.

Kryeministri bëri të ditur se deputetët e PS-së kanë qenë në territor në mënyrë të vazhdueshme në Tiranë, në Vlorë, në Durrës dhe në disa qytete të tjera të mëdha të vendit për tu ritakuar me komunitetin.

“Kjo në kushtet kur kemi pasur në Tiranë një situatë jo të zakonshme. Tiranës i mungon praktikisht drejtimi prej tanimë një kohe jo të shkurtër për një kryeqytet. Një histori tjetër për një ditë tjetër. Ndaj kemi riorganizuar tërësisht veten duke vendosur deputetët në një pozicion edhe më kërkues për sa i përket të qëndruarit afër dhe identifikuar problemet në territor”, shtoi Rama. /j.p/

The post Rama: Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, kërkesa kryesore e komunitetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Cilat janë qëllimet e Izraelit në Siri?

Ende nuk kishte lindur dielli, kur Presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa u shfaq para kamerave të televizionit kombëtar për të bërë disa njoftime të enjten e kaluar. Luftimet e përgjakshme mes beduinëve sunitë dhe pakicës druze, që morën disa qindra jetë në provincën jugore të Suwayda, kanë përfunduar, deklaroi Al-Sharaa. Al Sharaa gjithashtu konfirmoi se trupat qeveritare ishin tërhequr nga rajoni. Në fjalimin e […]

The post Cilat janë qëllimet e Izraelit në Siri? appeared first on BoldNews.al.

Inceneratori i Elbasanit/ Kontrolle në banesën e Leli Kajës dhe 13 personave të tjerë

Prokuroria dhe policia e Elbasanit, në orët e para të mëngjesit të së hënës (21 korrik), kanë zhvilluar kontrolle në 14 banesa të personave që kanë lidhje me inceneratorin në qytetin e Elbasanit. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se kontrolle janë ushtruar dhe në banesën e administratorit të kompanisë publike të landfillit Elbasan, […]

The post Inceneratori i Elbasanit/ Kontrolle në banesën e Leli Kajës dhe 13 personave të tjerë appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Falë Venusit dhe Neptunit jeta juaj sot do jetë plot diell. Do ndiheni mjaft mirë sidomos moralisht. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e këndshme. Do ndiheni më të lirë për t’i shprehur ndjenjat dhe do harroni përgjithmonë problemet e së shkuarës. Ju beqarët vetëm duhet të guxoni të flirtoni sepse […]

The post Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë appeared first on BoldNews.al.

“Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri

Një përplasje e fortë verbale ka ndodhur në emisionin Now në Euronews Albania, mes gazetarit Flavio Qarri dhe përfaqësuesit të Lëvizjes Bashkë, Klodian Leka. Aktivisti i Lëvizjes Bashkë akuzoi gazetarin Flavio Qarri për shkelje të standardeve profesionale duke thënë se ai është duke shpifur. “E para, ne nuk financohemi nga oligarkët siç financoheni ju. Nuk financohemi […]

The post “Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri appeared first on BoldNews.al.

U konfliktuan me gota dhe shishe në një lokal nate në Palasë, procedohen dy persona

Një përplasje fizike mes dy shtetasve në një lokal nate në Palasë ka përfunduar me procedim penal për prishje të qetësisë publike. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në “Lollipop” ku po performonte këngëtari Ylli Limani dhe ka shkaktuar tension dhe dëme materiale në ambient. Policia ka referuar materialet […]

The post U konfliktuan me gota dhe shishe në një lokal nate në Palasë, procedohen dy persona appeared first on BoldNews.al.

Detaje të reja nga sherri në Ksamil, ja si nisi konflikti/ VIDEO

Detaje të reja janë zbuluar rreth sherrit të dhunshëm në Ksamil. Raportohet se konflikti ka nisur kur shtetasi Albert Pashaj, pronar i ‘Euro Hotel Ksamil’, së bashku me familjarë të tij, është paraqitur në ambientet e ‘Sunset Restorant Ksamil’ në pronësi të Agim Tarajt. Në videon e mëposhtme, Pashaj shihet që ka hedhur pije në […]

The post Detaje të reja nga sherri në Ksamil, ja si nisi konflikti/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore në koncertin e Coldplay

Andy Byron, CEO i kompanisë teknologjike Astronomer, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij pas një skandali publik që shpërtheu gjatë një koncerti të grupit Coldplay në Boston. Gjatë performancës në stadiumin “Gillette”, përpara më shumë se 55 mijë spektatorëve, fytyrat e buzëqeshura të Byron dhe të Kristin Cabot – me të cilën dyshohet se […]

The post CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore në koncertin e Coldplay appeared first on BoldNews.al.

Berisha pret në takim një nga drejtuesit e ‘Forza Italia’, ja çfarë u diskutua

Kryedemokrati Sali Berisha priti sot në një takim deputetin dhe një nga drejtuesit e Forza Italia, Z.Alessandro Battilocchio, Kryetar i Komisionit hetimor të Parlamentit Italian. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Berisha zbardhi diskutimin që zhvilloi me deputetin Italian. Berisha tregon se e ka garantuar deputetin Battilocchio se Partia Demokratike do ta […]

The post Berisha pret në takim një nga drejtuesit e ‘Forza Italia’, ja çfarë u diskutua appeared first on BoldNews.al.

Sherr në Durrës, dy pushues përplasen fizikisht me punonjësin e çadrave

Pas sherrit mes dy biznesmenëve në plazhin e Ksamilit, një tjetër përplasje e dhunshme është regjistruar pasditen e sotme në plazhin e Kavalishencës në Durrës. Në konflikt janë përfshirë dy pushues dhe punonjësi që kujdeset për mirëmbajtjen e çadrave. Sherri ka nisur kur dy të rinj, që po luanin me top pranë zonës së çadrave, […]

The post Sherr në Durrës, dy pushues përplasen fizikisht me punonjësin e çadrave appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Lezhë, makina përplas këmbësorin

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë pranë qytetit të Lezhës. Një automjet tip Golf ka përplasur një këmbësor në lagjen “Gurra”. I plagosuri sapo kishte dalë nga një market i zonës dhe po kalonte rrugën, kur është goditur nga automjeti. Dyshohet se drejtuesi i mjetit nuk e ka pikasur në kohë këmbësorin. I […]

The post Aksident në Lezhë, makina përplas këmbësorin appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa! Asnjë zjarrfikës në vendngjarje

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Shkopetit duke djegur dy banesa. Zjarri shpërtheu rreth një orë më parë dhe aktualisht përbën një kërcënim serioz për banesat e tjera në zonë pasi flakët po përhapen me shpejtësi. Aktualisht, vetëm banorët e zonës po përballen me flakët, duke u përpjekur me mjete rrethanore të ndalojnë […]

The post Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa! Asnjë zjarrfikës në vendngjarje appeared first on BoldNews.al.

Plas grushti në miqësoren mes Elbasanit dhe Pogradecit, në fushë futen edhe tifozët/ VIDEO

Ndeshja e sotme miqësore mes Elbasanit dhe Pogradecit në “Elbasan Arena” është kthyer në luftë. Pas një përplasje mes futbollistëve të të dy skuadrave, ka nisur kacafytja në fushën e lojës dhe sikur të mos mjaftonte kjo, kanë hyrë edhe persona të stafeve që janë përfshirë në sherr, ashtu si edhe tifozë nga tribunat, duke […]

The post Plas grushti në miqësoren mes Elbasanit dhe Pogradecit, në fushë futen edhe tifozët/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Mjekët: Jemi vend me diell, por shqiptarët kanë mungesë të vitaminës D

Ndonëse jemi vend me shumë diell shqiptarët kanë defiçencë të vitaminës D. Tanimë kur jemi në pikun e sezonit dhe i drejtohemi plazheve mjekët këshillojnë ekspozim në diell pasi ndihmon ne përthithjen e vitaminës D në organizëm. Mjeku endokrinolog, Dashamir Gjergji thotë se nuk rreze të këqija ekspozohuni sa më shumë por jo ata që […]

The post Mjekët: Jemi vend me diell, por shqiptarët kanë mungesë të vitaminës D appeared first on BoldNews.al.

Rama: Sekuestrohen 32 ton produkte bulmeti, qumësht dhe mish

Teksa ditë pas dite publikohen skandale të produkteve ushqimore me baktere të rrezikshme apo ushqime të skaduara që u falsifikohet etiketa, Rama krenohet me sekuestrimin e produkteve që shiten pa faturë. Pra, problemi më i madh në ditën e sotme për kryeministrin është fatura, ndërkohë që shqiptarët helmohen dhe po vriten dita ditës nga oligarkë […]

The post Rama: Sekuestrohen 32 ton produkte bulmeti, qumësht dhe mish appeared first on BoldNews.al.

Vijon të digjet ‘Liqeni i Luleve’ në Lurë! Tek Qafa e Shëngjergjit flakët përpijnë kurorën e pishave

Situata e zjarreve mbetet kritike në disa zona të vendit, ndërsa 11 vatra janë ende aktive deri në orën 18:00, sipas të dhënave zyrtare nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile. Pavarësisht përpjekjeve të pandërprera në terren dhe angazhimit të forcave të armatosura, në disa zona zjarret kanë dalë jashtë kontrollit, duke rrezikuar edhe banesa […]

The post Vijon të digjet ‘Liqeni i Luleve’ në Lurë! Tek Qafa e Shëngjergjit flakët përpijnë kurorën e pishave appeared first on BoldNews.al.

DETAJE nga sherri në Ksamil: Dy biznesmenët u qëlluan me grushta edhe një muaj më parë

Dy biznesmenët Agim Taraj dhe Albert Pashaj, të cilët u konfliktuan sot për hapësirat në plazhin e Ksamilit  janë përplasur fizikisht edhe një muaj më parë. Shkak i konfliktit të tyre janë hapësirat e plazhit, se kush do ta kishte në zotërim, pasi Taraj i cili dhunoi Pashajn është pronar i ‘Sunset Restorant Ksamil’, ndërsa […]

The post DETAJE nga sherri në Ksamil: Dy biznesmenët u qëlluan me grushta edhe një muaj më parë appeared first on BoldNews.al.

❌