❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Microsoft Excel ka fituar funksione të reja

Microsoft ka publikuar përsëri listën e funksioneve që ka shtuar në Excel gjatë muajit korrik.

Funksioni Compatibility Versions mbron skedarët tuaj ekzistues nga ndryshimet e papritura kur Microsoft bën ndryshime në funksionet e tekstit. Siç është theksuar në postimin zyrtar në blogun e tyre, ky funksion rregullohet për çdo workbook dhe ka dy versione.

Versioni 1 pĂ«rmban mĂ«nyrĂ«n e vjetĂ«r tĂ« llogaritjes, ndĂ«rsa Versioni 2 pasqyron pĂ«rmirĂ«simet nĂ« funksionet e tekstit. Microsoft tani e ka prezantuar kĂ«tĂ« funksion pĂ«r tĂ« gjithĂ« pas njĂ« periudhe testimi disa mujore me pĂ«rdoruesit “Insider”.

Grumbulli më i fundit i përditësimeve të funksioneve të Microsoft Excel ka diçka specifike për përdoruesit e Windows dhe Mac, të cilët prej kohësh kërkonin shtimin e rifreskimit automatik për PivotTable.

Kjo mĂ« nĂ« fund ka mbĂ«rritur, pĂ«r Windows dhe Mac, duke eliminuar nevojĂ«n pĂ«r rifreskim manual sa herĂ« shtohen tĂ« dhĂ«na tĂ« reja nĂ« burimin e tĂ« dhĂ«nave. MegjithatĂ«, aktualisht ky funksion Ă«shtĂ« nĂ« dispozicion vetĂ«m pĂ«r pĂ«rdoruesit “Insider”.

Microsoft Excel ka edhe përmirësime të tjera për përdoruesit e Windows. Excel për Windows tani ofron funksionin e ri Get data për Power Query. Siç është shpjeguar në postimin zyrtar në blog, do të mund të përdorni këtë funksion për të gjetur shpejt burimin e të dhënave nga i cili dëshironi të merrni të dhëna.

PĂ«rditĂ«simi i korrikut pĂ«r Microsoft Excel pĂ«rfshin mbĂ«shtetje pĂ«r View Side by Side pĂ«r pĂ«rdoruesit e Mac, qĂ« u mundĂ«son atyre tĂ« krahasojnĂ« shpejt workbook-et pa pasur nevojĂ« tĂ« ndryshojnĂ« “dritaret”. /Telegrafi/

The post Microsoft Excel ka fituar funksione të reja appeared first on Telegrafi.

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Presidenti amerikan, Donald Trump ka sulmuar sërish pasardhësin e tij, Joe Biden, duke e fajësuar drejtpërdrejt për luftën në Ukrainë dhe për mënyrën si është menaxhuar kriza në marrëdhëniet me Rusinë.

Në një prononcim të fundit për mediat, Trump deklaroi se konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse ai do të ishte ende në Shtëpinë e Bardhë.

“Kjo Ă«shtĂ« lufta e Joe Bidenit. Jo e imja. GjatĂ« katĂ«r viteve tĂ« presidencĂ«s sime, kjo çështje nuk u diskutua asnjĂ«herĂ« me seriozitet. Presidenti rus, Vladimir Putin nuk kishte ndĂ«rmend tĂ« hynte nĂ« UkrainĂ«,” tha Trump.

Duke komentuar më tej situatën aktuale, ai e cilësoi luftën si një tragjedi që duhet të marrë fund sa më parë, duke theksuar se zgjatja po i sjell pasoja të rënda jo vetëm Evropës Lindore, por gjithë botës.

Kujtojmë se lideri amerikan, Trump i ka dhënë ultimatum deri më 8 gusht presidentit rus, Vladimir Putin të përfundojë luftën në Ukrainë.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022. /Telegrafi/

The post Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja appeared first on Telegrafi.

Pasi propagandojë për situatën në Kosovë, Vuçiq flet për dënimin e Dodikut: Serbia nuk do ta njohë vendimin e gjykatës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu drejtua qytetarëve pas përfundimit të seancës së Këshillit për Sigurinë Kombëtare dhe deklaroi se kishin dy pika në rendin e ditës: situata në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë.

Si zakonisht, ai vazhdoi me propagandë duke deklaruar se serbët po dëbohen nga vatrat e tyre në Kosovë.

Në Këshill u mor vendimi që Serbia të mos njohë vendimin ndaj presidentit të entitetit të Republikës Serbe, Milorad Dodikut, i cili vendim ia ndalon të merret me politikë për gjashtë vjet dhe duhet të vuajë një vjet burg, nova.rs.

“KĂ«shilli pĂ«r SigurinĂ« KombĂ«tare konsideron se aktet si vendimi i GjykatĂ«s sĂ« BosnjĂ« e HercegovinĂ«s pĂ«r konfirmimin e vendimit ndaj Dodikut dĂ«mtojnĂ« rendin kushtetues tĂ« Bosnje-HercegovinĂ«s dhe RepublikĂ«s Serbe, tĂ« vendosur me MarrĂ«veshjen e Paqes nĂ« Dejton, dhe rrezikojnĂ« stabilitetin, besimin nĂ« institucionet, si dhe karakterin demokratik tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve politike tĂ« brendshme. Serbia, si nĂ«nshkruese e garancive tĂ« MarrĂ«veshjes sĂ« Dejtonit, do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« insistojĂ« nĂ« respektimin e plotĂ« tĂ« saj dhe do tĂ« refuzojĂ« çdo praktikĂ« imponimi tĂ« vendimeve jashtĂ« sĂ« drejtĂ«s ndĂ«rkombĂ«tare“, tha presidenti serb.

Vuçiq deklaroi se me vendimin që i ndalon Dodikut të merret me politikë për gjashtë vjet është shfuqizuar vullneti i qytetarëve të Republikës Serbe, të cilët e kanë zgjedhur Dodikun si përfaqësues legjitim.

Theksojmë se lideri i serbëve në Bosnje deklaroi se nuk do të jap dorëheqje nga funksionet politike dhe se nuk do ta respektojë vendimin e gjykatës.

Ndryshe, Dodik është dënuar gjatë ditë së djeshme për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë të komunitetit ndërkombëtar, Christian Schmidt. /Telegrafi/

The post Pasi propagandojë për situatën në Kosovë, Vuçiq flet për dënimin e Dodikut: Serbia nuk do ta njohë vendimin e gjykatës appeared first on Telegrafi.

Gjermania kërcënon me sanksione Izraelin për situatën humanitare në Gaza

Qeveria gjermane po shqyrton seriozisht mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Izraelit për shkak të përkeqësimit të situatës humanitare në Rripin e Gazës.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz deklaroi se një vendim për këtë çështje mund të merret në ditët në vijim, pasi të pranohet një raport i plotë nga Ministri i Jashtëm, Johann Wadephul, i cili ndodhet aktualisht në një vizitë zyrtare në Lindjen e Mesme për të vlerësuar situatën nga afër.

“Gjendja nĂ« Gaza Ă«shtĂ« e papranueshme,” tha Merz nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp nĂ« Berlin. Ai shtoi se Gjermania nuk mund tĂ« qĂ«ndrojĂ« indiferente ndaj vuajtjeve tĂ« civilĂ«ve palestinezĂ« dhe se çdo vend mik i Izraelit ka pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« ngrejĂ« zĂ«rin kur standardet humanitare shkelen.

Ministri i Jashtëm, Johann Wadephul, ishte edhe më i drejtpërdrejtë në deklaratat e tij, duke paralajmëruar se nëse situata në Gaza vazhdon të përkeqësohet dhe nëse nuk ka përparim të dukshëm në përpjekjet për të ndihmuar popullsinë civile, Izraeli rrezikon të përballet me izolim ndërkombëtar. Ai theksoi se bashkësia ndërkombëtare nuk mund të mbyllë sytë përballë krizës në rritje.

đŸ‡©đŸ‡ȘâŒđŸ‡źđŸ‡±Germany Threatens Sanctions Against Israel Over Gaza Situation

Berlin is seriously considering imposing restrictions. Chancellor Friedrich Merz stated that a decision could be made soon — after a report from the Foreign Minister, who is currently visiting the Middle East.
 pic.twitter.com/HPTD8SBag5

— NEXTA (@nexta_tv) August 2, 2025

Për të treguar angazhimin e saj humanitar, Gjermania, së bashku me Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën, ndërmori një veprim konkret për të ndihmuar popullsinë në nevojë. Të tre vendet organizuan një urë ajrore për të dërguar ndihma emergjente në Gaza. Dy aeroplanë ushtarakë gjermanë të tipit A400M fluturuan mbi enklavën dhe hodhën 34 paleta me ndihma humanitare, përfshirë ushqime, ujë të pijshëm, ilaçe dhe furnizime të tjera të domosdoshme për mbijetesën e civilëve.

Ky veprim u përshëndet nga organizatat ndërkombëtare të ndihmës humanitare, të cilat kanë bërë thirrje të vazhdueshme për më shumë mbështetje dhe qasje të sigurt në zonat e prekura.

Vendimi i mundshëm i Gjermanisë për të vendosur sanksione ndaj Izraelit përbën një ndryshim të rëndësishëm në qëndrimin tradicionalisht pro-izraelit të Berlinit dhe mund të ketë pasoja të gjera në marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve.

Megjithatë, zyrtarët gjermanë theksojnë se qëllimi nuk është ndëshkimi, por nxitja e një reagimi më të përgjegjshëm nga ana e qeverisë izraelite për të lehtësuar vuajtjet civile dhe për të mundësuar ndihmën e nevojshme. /Telegrafi/

The post Gjermania kërcënon me sanksione Izraelin për situatën humanitare në Gaza appeared first on Telegrafi.

Ukrainasit kryejnĂ« sulme masive nĂ« Rusi – infrastruktura ushtarake dhe energjetike nĂ« shĂ«njestĂ«r

Rusia është goditur nga një sulm i përmasave të gjera nga ana e forcave ukrainase, të cilat kanë shënjestruar objekte kyçe të infrastrukturës energjetike dhe ushtarake në disa rajone të vendit.

Sulmet e së premtes mbrëma kanë përfshirë rafineri nafte, fabrika prodhimi për qëllime ushtarake, si dhe aeroporte të rëndësishme ushtarake.

Sipas burimeve ruse dhe vëzhgimeve ndërkombëtare, një ndër objektivat kryesorë ishte rafineria e naftës në Novokujbëshevsk, në rajonin Samara, një nga nyjet më të rëndësishme të përpunimit të naftës në vend.

NĂ« rajonin e PenzĂ«s, janĂ« goditur fabrika “Elektronpribor”, e njohur pĂ«r prodhimin e pajisjeve elektronike ushtarake, si dhe njĂ« tjetĂ«r objekt industrial qĂ« besohet tĂ« jetĂ« fabrikĂ« radio-komunikimi.

💣Gentlemen, we are being bombed! Massive Ukrainian attack on Russian regions

Oil refineries in Samara region, Ryazan, and military factories in Penza have been attacked. There are casualties.

đŸ”»In Samara region, the target of the attack was the Novokuybyshevsk oil refinery.
 pic.twitter.com/MT5GpiUwmY

— NEXTA (@nexta_tv) August 2, 2025


Riazan, një tjetër qytet strategjik, u përfshi gjithashtu nga shpërthime të fuqishme. Sipas raportimeve paraprake, sulmet mund të kenë dëmtuar një tjetër rafineri, ndërsa shpërthime janë dëgjuar edhe afër aeroportit ushtarak Dyagilevo.

Pamje nga satelitët e NASA-s tregojnë gjithashtu zjarr të madh pranë aeroportit ushtarak Primorsko-Ahtarsk, në rajonin Krasnodar, duke konfirmuar përhapjen e sulmeve në disa pika kyçe të jugut të Rusisë.

Në të njëjtën kohë, dronë ukrainas janë vërejtur në hapësirat ajrore të rajoneve Voronezh, Lipetsk dhe Rostov, duke thelluar frikën për një strategji të re ofensive nga ana e Kievit, që shtrihet përtej vijave të frontit.

Zyrtarët rusë ende nuk kanë publikuar shifra zyrtare për viktima apo dëme materiale, por burime lokale raportojnë për disa të plagosur dhe dëme të konsiderueshme në infrastrukturë.

Ky është një ndër sulmet më të mëdha ajrore të kryera nga Ukraina brenda territorit rus, që sinjalizon një intensifikim të luftës dhe një ndryshim në taktikën ushtarake të Kievit, e cila gjithnjë e më shumë po synon të godasë thellë në prapavijë. /Telegrafi/

It’s a nightmare. Russians struck the center of Druzhkivka in Donetsk region — the area was crowded with people

Locals say they heard at least ten explosions.

Reports mention a strike near the market and impacts around the “Aurora” store. There are also suggestions that the
 pic.twitter.com/Yf2kS9IcyQ

— NEXTA (@nexta_tv) August 2, 2025

The post Ukrainasit kryejnĂ« sulme masive nĂ« Rusi – infrastruktura ushtarake dhe energjetike nĂ« shĂ«njestĂ«r appeared first on Telegrafi.

FBI-ja hoqi emrin e Trumpit nga dosjet e pedofilit Epstein

Në një rishikim të brendshëm të kryer gjatë vitit 2025, ekipet e We Freedom of Information Act (FOIA) pranë FBI-së hoqën emrin e presidentit amerikan, Donald Trump, si dhe emrat e figurave të tjera publike të njohura, nga dokumentet që lidhen me rastin Jeffrey Epstein.

Kjo lëvizje nxiti debate të ashpra dhe Departamenti i Drejtësisë të SHBA-së ndërhynte publikisht për të mbrojtur vendimin, duke argumentuar se kishte ligje që mbrojnë privatësinë, mungesë të akuzave dhe nevojën për të mbrojtur hetimet në vazhdim dhe të drejtat e individëve të përmendur në dokumente.

Trumpit iu tha mĂ« herĂ«t gjatĂ« vitit se emri i tij ishte pĂ«rmendur nĂ« dokumente – por autoritetet thanĂ« se nuk ka provĂ« pĂ«r veprim kriminal. MbĂ«shtetĂ«s konservator, pĂ«rfshirĂ« Dan Bonginon e FBI-sĂ«, kanĂ« kritikuar vendimin dhe kanĂ« kĂ«rcĂ«nuar me dorĂ«heqje, shkruan ap.

Pas kĂ«saj, Departamenti i DrejtĂ«sisĂ« dhe FBI-ja deklaruan se nuk janĂ« gjetur provĂ« pĂ«r ekzistencĂ« tĂ« njĂ« “liste klientĂ«sh” tĂ« Epsteinit, dhe se nuk do tĂ« ketĂ« publikime tĂ« mĂ«tejshme tĂ« dosjeve. Sipas tyre, Epstein vdiq si pasojĂ« e vetĂ«vrasjes nĂ« njĂ« burg nĂ« Manhatan mĂ« 9 gusht 2019 dhe nuk ka prova qĂ« ai kishte ndonjĂ« dokument pĂ«r kompromitim tĂ« figurave tĂ« fuqishme.

PĂ«rkrahĂ«sit e Trumpit, sidomos aktivistĂ« nga linja MAGA, reaguan ashpĂ«r ndaj kĂ«tij zbulimi. Fillimisht ishte shpĂ«rndarĂ« njĂ« video e marsit 2025 ku kryeprokurorja amerikane, Pam Bondi pĂ«rmendte se “lista gjendet nĂ« tavolinĂ«n time pĂ«r shqyrtim”, gjĂ« qĂ« tani rezultoi tĂ« mos ekzistonte.

Elon Musk, dikur mbĂ«shtetĂ«s i Trumpit, nĂ« njĂ« mesazh tĂ« shkruar nĂ« platformĂ«n X, tĂ« cilĂ«n mĂ« pas e kishte fshirĂ«, thoshte se â€œĂ«shtĂ« koha tĂ« publikojmĂ« bombĂ«n e vĂ«rtetĂ«: Donald Trump Ă«shtĂ« nĂ« dosjet e Epsteinit. Prandaj nuk i publikojnĂ«â€.

Trumpi i hodhi poshtĂ« pretendimet e Muskut, duke thĂ«nĂ« se ai janĂ« “lajme tĂ« vjetra” dhe se nuk ka asnjĂ« lidhje me Epsteinin.

NĂ« fund, kjo çështje shkaktoi njĂ« pĂ«rçarje tĂ« brendshme tek mbĂ«shtetĂ«sit e Trumpit dhe njĂ« krizĂ« besimi mbi premtimin pĂ«r transparencĂ« – dhe shumĂ« mbĂ«shtetĂ«s aktualisht po kĂ«rkojnĂ« llogari pĂ«r transparencĂ« tĂ« plotĂ«. /Telegrafi/

The post FBI-ja hoqi emrin e Trumpit nga dosjet e pedofilit Epstein appeared first on Telegrafi.

Shkoi me pushime në Tajlandë, befasohet me atë çfarë i ndodhi në dhomën e gjumit

NjĂ« video e njĂ« gruaje qĂ« po pushon nĂ« njĂ« resort tropikal nĂ« TajlandĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« virale, pasi ka kapur momentin kur njĂ« i ftuar i paftuar – njĂ« majmun i vogĂ«l – hyri me forcĂ« nĂ« dhomĂ«n e saj tĂ« hotelit.

Gruaja, e njohur në TikTok si @roasted.onion, publikoi një video të shkurtër më 19 korrik, i cili brenda një kohe të shkurtër grumbulloi miliona shikime dhe qindra mijëra pëlqime. Përdoruesit

e pĂ«rshkruan skenĂ«n si njĂ«kohĂ«sisht qesharake dhe shqetĂ«suese. “Ende po mĂ« dridhen duart,” shkroi ajo shkurt nĂ« pĂ«rshkrimin e videos.

@roasted.onion im still shaking #thailand #fyp ♬ Jet2 Advert – ✈A7-BBH | MAN 🇬🇧

Në pamjet, të regjistruara nga krevati, shihet një majmun i vogël që i afrohet derës së ballkonit dhe kap dorezën.

Me njĂ« lĂ«vizje befasuese, pothuajse njerĂ«zore, ai hap derĂ«n dhe hyn nĂ« dhomĂ«, ndĂ«rsa gruaja nga pas kamerĂ«s thĂ«rret “jo”.

Për habinë e saj, majmuni merr një send nga një tavolinë aty pranë dhe ikën me shpejtësi jashtë. Para se gruaja të arrinte të mbyllte dhe të kyçte derën, ai ndalet, kthehet dhe i gërhet ashpër.

Videoja shoqĂ«rohet me njĂ« kujtesĂ« tĂ« vlefshme “GjithmonĂ« mbyllni derĂ«n me çelĂ«s”. /Telegrafi/

The post Shkoi me pushime në Tajlandë, befasohet me atë çfarë i ndodhi në dhomën e gjumit appeared first on Telegrafi.

Toyota më në fund po dorëzohet për automjetet elektrike

Duket se është shkruar një kapitull i ri në marrëdhënien komplekse të Toyotës me automjetet elektrike. Gjiganti japonez më në fund, ndonëse ngadalë, po e pranon të ardhmen elektrike, gjë që tregohet me prezantimin e modelit krejt të ri C-HR+, krahas modelit ekzistues bZ4X.

Sipas njĂ« raporti tĂ« ri nga portali Nikkei Asia, Toyota planifikon tĂ« rrisĂ« ndjeshĂ«m prodhimin e saj tĂ« automjeteve elektrike nĂ« EvropĂ« deri nĂ« vitin 2028. Fabrika e kompanisĂ« nĂ« Çeki pritet tĂ« shndĂ«rrohet nĂ« njĂ« qendĂ«r kryesore prodhimi, me njĂ« objektiv ambicioz prej 100 mijĂ« automjetesh elektrike nĂ« vit.

Ky hap është pjesë e një strategjie më të gjerë të Toyotës që përfshin ofrimin e 14 modeleve të automjeteve elektrike në Evropë deri në vitin 2026, duke përfshirë versionet elektrike të ardhshme të modeleve C-HR+ dhe Urban Cruiser, si dhe një version të përditësuar të modelit bZ crossover, shkruan Carscoops.

Vendimi për të lokalizuar prodhimin është në përputhje me objektivat afatgjata të qëndrueshmërisë dhe ndalimin e ardhshëm të shitjes së automjeteve të reja me motorë me djegie të brendshme në Bashkimin Evropian nga viti 2035. Pavarësisht një rënie të lehtë të shitjeve së fundmi, automjetet elektrike ende përbëjnë një pjesë të konsiderueshme prej 15.4 për qind të shitjeve të reja të makinave në kontinentin e vjetër.

Për krahasim, në Japoni, kjo për qindje është vetëm 2, gjë që e bën tregun evropian shumë më të rëndësishëm për strategjinë elektrike të kompanisë.

Ndërkohë, Toyota, si shumë prodhues tradicionalë, po ndjen gjithnjë e më shumë presionin nga konkurrentët kinezë si BYD, Jaecoo dhe Xpeng, të cilët së bashku tashmë kanë 5.1 për qind të pjesës së tregut në Evropë.

Edhe pse Toyota tradicionalisht ka qenĂ« e kujdesshme, plani i ri tregon njĂ« ndryshim mĂ« tĂ« gjerĂ« brenda industrisĂ«. ShumĂ« do ta quajnĂ« kĂ«tĂ« si njĂ« hap pĂ«r t’iu pĂ«rgjigjur kĂ«rkesĂ«s nĂ« rritje pĂ«r opsione elektrike nĂ« EvropĂ«, por edhe pĂ«r t’iu pĂ«rshtatur kuadrit tĂ« rreptĂ« rregullator.

Megjithatë, nuk duhet pritur një ndryshim i menjëhershëm dhe i plotë i strategjisë. Kompania do të mbetet e kujdesshme për shkak të sfidave praktike si pesha e baterive dhe kufizimet në autonomi.

NĂ« vend tĂ« njĂ« kthese tĂ« plotĂ«, Toyota ka gjasĂ« tĂ« vazhdojĂ« tĂ« integrojĂ« zgjidhje tĂ« avancuara hibride dhe teknologji pĂ«r zgjatjen e autonomisĂ«, pĂ«r tĂ« ruajtur praktikĂ«n dhe tĂ«rheqjen – veçanĂ«risht pĂ«r automjetet mĂ« tĂ« mĂ«dha. /Telegrafi/

The post Toyota më në fund po dorëzohet për automjetet elektrike appeared first on Telegrafi.

Vuçiq pas dĂ«nimit tĂ« Dodikut: Serbia s’ka qenĂ« nĂ« situatĂ« kaq tĂ« vĂ«shtirĂ« qĂ« nga viti shpallja e pavarĂ«sisĂ« sĂ« KosovĂ«s

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq njoftoi se Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë do të mblidhet pas vendimit përfundimtar të Gjykatës në Bosnje dhe Hercegovinë, e cila dënoi presidentin e entitetit serb, Republika Serbe, Milorad Dodik.

Vuçiq deklaroi se Serbia nuk është përballur me një situatë kaq të rëndë dhe presion kaq të madh që nga viti 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë. Ai përmendi edhe kriza të tjera me të cilat është përballur shteti serb, si përmbytjet, kriza e emigrantëve, pandemia e COVID-19, lufta në Ukrainë dhe tensionet në Kosovë.

Dodik u dënua më 1 gusht me një vit burg dhe ndalim gjashtëvjeçar për të ushtruar funksione publike, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje, Christian Schmidt. Vendimi është përfundimtar dhe nuk lejon apelim.

Në reagim ndaj këtij zhvillimi, Vuçiç tha se Serbia është nën trysni të madhe ndërkombëtare dhe paralajmëroi një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë për ditën e shtunë.

Nga ana tjetĂ«r, Dodik deklaroi nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r media nĂ« Banja Lluka se nuk e pranon vendimin dhe se do t’i nĂ«nshtrohet vetĂ«m vendimeve tĂ« institucioneve tĂ« RS. Ai njoftoi se Kuvendi i entitetit do tĂ« hartojĂ« njĂ« plan pĂ«r tĂ« dalĂ« nga kjo situatĂ« dhe se do tĂ« kĂ«rkojĂ« mbĂ«shtetje nga Serbia, Rusia dhe SHBA.

Avokati i Dodikut tha se do të apelojnë vendimin në Gjykatën Kushtetuese të Bosnjës.

Dodik u shpall fajtor për nënshkrimin e një dekreti që shpallte në fuqi ligje të cilat ishin anuluar më parë nga Përfaqësuesi i Lartë. Me këto ligje, Republika Serbe synonte të pengonte zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe Përfaqësuesit të Lartë në territorin e saj. /Telegrafi/

The post Vuçiq pas dĂ«nimit tĂ« Dodikut: Serbia s’ka qenĂ« nĂ« situatĂ« kaq tĂ« vĂ«shtirĂ« qĂ« nga viti shpallja e pavarĂ«sisĂ« sĂ« KosovĂ«s appeared first on Telegrafi.

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale deri te politikat për dizajnin e ri, por shifrat nuk gënjejnë.

NĂ«se ka diçka qĂ« kompania nga Cupertino di ta bĂ«jĂ« mirĂ«, ajo Ă«shtĂ« shitja e iPhone – dhe sapo ka kaluar kufirin prej tre miliardĂ« pajisjesh tĂ« shitura. KĂ«tĂ« informacion e ka konfirmuar drejtori i Applet, Tim Cook.

Kjo është një shifër me të vërtetë mbresëlënëse, që bëhet edhe më e pabesueshme po të kihet parasysh se Apple po përshpejton ritmin. iPhone i parë u prezantua në vitin 2007 dhe kompania arriti një miliard pajisje të shitura nëntë vjet më vonë, në vitin 2016.

Kufiri prej 2 miliardë iPhone-sh të shitur u arrit në vetëm pesë vitet pasuese, dhe më pas u deshën vetëm katër të tjera që të kalonte shifrën prej 3 miliardë telefonash të shitur. Duket se ky është një trend që do të vazhdojë.

MegjithatĂ«, ekziston edhe njĂ« anĂ« tjetĂ«r e medaljes. Zyrtari i Apple, Eddie Cue, sĂ« fundmi ka deklaruar se njerĂ«zit ndoshta nuk do tĂ« kenĂ« mĂ« nevojĂ« pĂ«r njĂ« iPhone pas dhjetĂ« vitesh – njĂ« paralajmĂ«rim shqetĂ«sues pĂ«r njĂ« kompani qĂ« bazon pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« biznesit nĂ« shitjen e telefonave.

Edhe pĂ«rpjekjet e Applet pĂ«r tĂ« kaluar drejt njĂ« forme mĂ« tĂ« avancuar tĂ« pajisjeve nuk kanĂ« “pushtuar botĂ«n”. Dihet se pĂ«rpjekjet e para pĂ«r tĂ« shtuar funksione tĂ« fuqishme tĂ« inteligjencĂ«s artificiale nĂ« iPhone, pĂ«r tĂ« thĂ«nĂ« butĂ«, nuk kanĂ« qenĂ« shumĂ« tĂ« suksesshme. Duket se Apple nuk Ă«shtĂ« plotĂ«sisht i pĂ«rgatitur pĂ«r botĂ«n ku mund tĂ« jetojmĂ« pas dhjetĂ« vitesh.

Ky problem duket se e shqetĂ«son edhe Tim Cookun. GjatĂ« njĂ« konference mbi rezultatet tremujore, ai u pyet pĂ«r tĂ« ardhmen e telefonit si platformĂ« dominuese, dhe nĂ« pĂ«rgjigje tha se kompania “po mendon edhe pĂ«r gjĂ«ra tĂ« tjera”, por se beson qĂ« teknologjitĂ« e reja “nuk do t’i zĂ«vendĂ«sojnĂ« telefonat, por do t’i plotĂ«sojnĂ« ato”.

Telefonat duken të sigurt në planin afatshkurtër, por ndoshta diçka që po përgatisin Sam Altman dhe Jony Ive mund të ngadalësojë arritjen e Apple-it te shifra prej katër miliardë iPhone-sh të shitur. /Telegrafi/

The post Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone appeared first on Telegrafi.

Shkenca zbulon kur fillon plakja e vërtetë

Edhe pse koha kalon në mënyrë të njëtrajtshme, trupi ynë nuk plaket me të njëjtin ritëm.

Procesi i plakjes nuk është linear, dhe jeta njerëzore nuk ndjek një rrugëtim të butë nga rinia drejt pleqërisë.

PĂ«rkundrazi, ajo karakterizohet nga faza tĂ« ndryshme: njĂ« periudhĂ« rritjeje tĂ« shpejtĂ« nĂ« fĂ«mijĂ«ri dhe adoleshencĂ«, njĂ« stabilizim relativ nĂ« moshĂ«n e rritur tĂ« hershme dhe mĂ« pas – me kalimin e viteve – njĂ« pĂ«rshpejtim i dukshĂ«m i procesit tĂ« plakjes.

Kjo është ajo që vë në dukje ScienceAlert, duke iu referuar një studimi të fundit shkencor që hedh dritë mbi momentin kritik kur plakja biologjike përshpejtohet ndjeshëm.

Një ekip kërkuesish nga Akademia Kineze e Shkencave ka identifikuar një pikë të rëndësishme kthese në këtë proces: mosha rreth 50-vjeçare.

Sipas tyre, pas këtij momenti, ritmi me të cilin qelizat, indet dhe organet tona degradojnë nuk është më gradual, por përshpejtohet ndjeshëm. Në veçanti, u vërejt se enët e gjakut, e sidomos aorta, fillojnë të tregojnë shenja të dukshme të plakjes më herët se shumica e indeve të tjera.

PĂ«r tĂ« arritur nĂ« kĂ«to pĂ«rfundime, shkencĂ«tarĂ«t zhvilluan tĂ« ashtuquajturat “orĂ« proteomike”, qĂ« funksionojnĂ« si tregues biologjikĂ« tĂ« moshĂ«s pĂ«r secilin ind nĂ« trupin e njeriut. KĂ«to orĂ« u bazuan nĂ« analizĂ«n e proteinave tĂ« lidhura me plakjen, tĂ« cilat ndryshojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« karakteristike ndĂ«rsa trupi plaket.

“Analiza jonĂ« zbuloi njĂ« pikĂ« kthese tĂ« qartĂ« rreth moshĂ«s 50 vjeç, ku enĂ«t e gjakut ishin ndĂ«r tĂ« parat qĂ« shfaqnin ndjeshmĂ«ri tĂ« lartĂ« ndaj plakjes,” shpjegon ekipi kĂ«rkimor nĂ« publikimin e tyre.

Ndërsa jetëgjatësia njerëzore është mjaft e lartë në krahasim me gjitarët e tjerë, kjo ka edhe një kosto: plakja graduale e sistemeve jetësore, që përkthehet në rritje të rrezikut për sëmundje kronike si sëmundjet e zemrës, diabeti, kanceri dhe sëmundjet neurodegjenerative.

Për të analizuar me saktësi këtë fenomen, studiuesit shqyrtuan mostra indesh nga 76 dhurues organesh, të moshës 14 deri në 68 vjeç.

Mostrat përfshinë shtatë sisteme të rëndësishme të trupit: kardiovaskular, tretës, imunitar, endokrin, respirator, lëkuror dhe muskulor-kockor. Kjo shumëllojshmëri i lejoi ata të kuptonin në cilat pjesë të trupit procesi i plakjes është më i shpejtë dhe cilat janë më rezistente.

Krahasimi me një bazë të dhënash për sëmundjet tregoi se niveli i 48 proteinave të lidhura me patologji të ndryshme rritet me kalimin e moshës.

KĂ«to proteina janĂ« tĂ« lidhura me probleme si: sĂ«mundjet kardiovaskulare, fibroza e indeve, mĂ«lçia yndyrore, dhe tumoret e mĂ«lçisĂ« – duke pĂ«rforcuar idenĂ« se plakja proteinike Ă«shtĂ« njĂ« faktor thelbĂ«sor nĂ« pĂ«rkeqĂ«simin e shĂ«ndetit.

Pjesa më kritike e këtij tranzicioni ndodh midis moshës 45 dhe 55 vjeç, ku shumë inde tregojnë një transformim të madh në nivelin e shprehjes së proteinave.
Ndryshimet më të theksuara u panë në aortë, duke e konfirmuar si një nga strukturat më të ndjeshme ndaj plakjes.

Gjithashtu, pankreasi dhe shpretka treguan ndryshime të qëndrueshme, duke sugjeruar se edhe këto organe janë veçanërisht të prekshme në këtë fazë të jetës.

Për të testuar ndikimin e drejtpërdrejtë të proteinave të plakjes, studiuesit izoluan një nga këto proteina nga aorta e minjve të moshuar dhe e injektuan tek minj të rinj.

Rezultatet ishin befasuese: minjtĂ« e trajtuar me kĂ«tĂ« proteinĂ« shfaqĂ«n rĂ«nie tĂ« dukshme nĂ« performancĂ« fizike – dobĂ«si nĂ« forcĂ«n e kapjes, qĂ«ndrueshmĂ«ri tĂ« reduktuar, probleme me ekuilibrin dhe koordinimin motorik.

Për më tepër, enët e tyre të gjakut shfaqën shenja të hershme të plakjes, një tregues i fortë që këto proteina kanë një ndikim funksional dhe jo vetëm tregues biologjik.

KĂ«to zbulime vijnĂ« si vazhdim i kĂ«rkimeve tĂ« mĂ«parshme, tĂ« cilat kishin identifikuar pika tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« plakjes rreth moshĂ«s 44 dhe 60 vjeç, duke treguar se procesi i plakjes tek njerĂ«zit nuk Ă«shtĂ« linear por i pĂ«rbĂ«rĂ« nga “hapje” tĂ« mĂ«dha nĂ« kohĂ«, ku ndryshimet ndodhin me ritme tĂ« pĂ«rshpejtuara.

Të kuptuarit se kur dhe si ndodhin këto faza të përshpejtuara të plakjes mund të ndihmojë në zhvillimin e trajtimeve të synuara dhe të personalizuara.

Në vend që të trajtojmë vetëm pasojat e plakjes, mjekësia mund të fokusohet në parandalimin dhe ngadalësimin e saj në fazat më kritike, duke kontribuar kështu në rritjen e cilësisë së jetës tek të moshuarit dhe në zgjatjen e shëndetit aktiv. /Telegrafi/

The post Shkenca zbulon kur fillon plakja e vërtetë appeared first on Telegrafi.

PĂ«r tĂ« dytin vit radhazi nĂ« Angli dhe Uells – Muhammad, emri mĂ« i popullarizuar tek djemtĂ«

JanĂ« bĂ«rĂ« publike emrat qĂ« mĂ« sĂ« shumti janĂ« shfrytĂ«zuar pĂ«r tĂ« pagĂ«zuar fĂ«mijĂ«t e lindur nĂ« Angli dhe Uells – Muhammad Ă«shtĂ« emri mĂ« i popullarizuar mashkull pĂ«r vitin e dytĂ« radhazi, ndĂ«rsa Noah dhe Oliver kanĂ« zĂ«nĂ« vendet e dyta dhe tĂ« treta, po ashtu si nĂ« vitin 2023. 

Sipas BBC-së, Olivia dhe Amelia kanë zënë dy vendet e para ndër vajzat për vitin e tretë radhazi, ndërsa Isla ka rënë nga vendi i tretë dhe është zëvendësuar nga Lily.

Lista është publikuar nga Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS), e cila përgatit listën bazuar në të dhënat nga regjistrat e lindjeve.

Emrat e rinj që kanë hyrë në top 100 për vajzat janë Eloise, Nora, Myla, Rosa, Athena, Sara dhe Zoe. Emrat e rinj për djemtë janë Austin, Nathan, Vinnie dhe Yahya.

Muhamedi ka mbajtur vendin e parë si emri më i popullarizuar mashkull, me 5721 foshnja që morën këtë emër. Ai ishte më i popullarizuar në pesë nga nëntë rajonet e Anglisë, ndërsa në Uells ishte në vendin e 57-të.

Variacione të tjera të këtij emri gjithashtu janë në listë: Mohamed në vendin e 21 me 1760 djem, dhe Mohamad në vendin e 53 me 986.

Rreth 2.61 vajza në Angli dhe Uells quhen Olivia, që është emri më i popullarizuar në shtatë rajonet e Anglisë dhe në Uells.

Emrat e lidhur me natyrĂ«n janĂ« gjithashtu nĂ« listĂ«n e emrave mĂ« tĂ« njohur, dhe Lily, Poppy dhe Ivy janĂ« ndĂ«r 10 mĂ« tĂ« pĂ«rdorurit. Green tha se kĂ«to emra janĂ« “tĂ« pĂ«rjetshĂ«m” dhe kanĂ« qenĂ« pĂ«r vite tĂ« tĂ«ra nĂ« top 100.

Emrat për djem që në 2024 janë përdorur më pak se pesë herë përfshijnë Awesome, Cuthbert, Crispin dhe Beckham. Emrat për vajza me më pak se pesë përdorime janë Sicily, Everest, Orchid dhe Poem. /Telegrafi/

The post PĂ«r tĂ« dytin vit radhazi nĂ« Angli dhe Uells – Muhammad, emri mĂ« i popullarizuar tek djemtĂ« appeared first on Telegrafi.

Shuplaka presidenciale nĂ« Liban – komandanti goditet nĂ« kokĂ«

Presidenti libanez, Joseph Aoun i bie me shuplakë pas koke komandantit të ushtrisë, në një veprim që ka shkaktuar reagime të ndryshme në opinionin publik.

Ngjarja ndodhi gjatë një takimi zyrtar, ku të pranishmit u befasuan nga veprimi i papritur i presidentit.

Ende nuk dihen arsyet e sakta të këtij gjesti, por mediat lokale kanë raportuar se mund të ketë qenë një shenjë qortimi apo ndoshta një moment humori të papërshtatshëm.

Incidenti ka ngjallur reagime në rrjetet sociale, ku përdoruesit janë ndarë mes atyre që e shohin si një mungesë respekti dhe atyre që e interpretojnë si një veprim joformal pa qëllim ofendues. /Telegrafi/

Lebanese President Joseph Aoun slaps army commander on the back of the head. pic.twitter.com/8NC97zJKix

— Clash Report (@clashreport) August 1, 2025

The post Shuplaka presidenciale nĂ« Liban – komandanti goditet nĂ« kokĂ« appeared first on Telegrafi.

Putin për agresionin në Ukrainë: Rusia nuk po pushton, por po rikthen territoret që i takojnë

Në një paraqitje të fundit, presidenti rus Vladimir Putin theksoi se operacioni special i Rusisë në Ukrainë nuk ka për qëllim pushtimin e territoreve të reja, por rikthimin e atyre që ishin pjesë e Rusisë.

Ai shtoi se nuk ka humbje të panevojshme mes ushtarëve rusë gjatë këtij operacioni.

Gjithashtu, diktatori rus bëri me dije se kushtet e vendosura nga Rusia për zgjidhjen e çështjes ukrainase, të shpallura në verën e vitit 2024, mbeten të pandryshuara.

Putin:

Russia is not seizing territory during a special operation, but is taking back what is its own.

— Clash Report (@clashreport) August 1, 2025


Ai nënvizoi se qëllimet strategjike të Rusisë në Ukrainë nuk kanë ndryshuar.

Kjo deklaratë vjen në një moment kur tensionet mes dy vendeve vazhdojnë të jenë të larta, dhe komuniteti ndërkombëtar ndjek me kujdes zhvillimet në terren.

Ndryshe, Rusia nisi pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Putin:

Russian goals in Ukraine have not changed.

— Clash Report (@clashreport) August 1, 2025

The post Putin për agresionin në Ukrainë: Rusia nuk po pushton, por po rikthen territoret që i takojnë appeared first on Telegrafi.

Edhe pse e ka krijuar partinë e tij dhe u fjalos me Trumpin, Musk ka financuar me 15 milionë dollarë partinë republikane

Miliarderi afrikano-amerikan, Elon Musk dhuroi gjithsej 15 milionë dollarë në muajin qershor për organizata politike që mbështesin presidentin amerikan, Donald Trump dhe republikanët në Kongres.

Donacione prej nga 5 milionë dollarësh për grupet MAGA Inc., Fondi për Udhëheqjen e Senatit dhe Fondi për Udhëheqjen e Kongresit janë bërë më 27 qershor, në mes të një përplasjeje të ashpër mes Muskut dhe Trumpit për legjislacionin federal të shpenzimeve, dhe vetëm disa ditë para se njeriu më i pasur në botë të shpallte se do të krijonte një parti të vetën politike.

Drejtori ekzekutiv i Teslës u shfaq në raportet si donatori individual më i madh për secilën nga këto grupe, raporton cnn.

Raportet e fushatës të dorëzuara në Komisionin Federal Zgjedhor (FEC) tregojnë se Musk ka investuar këtë vit më shumë se 45 milionë dollarë në America PAC, një grup të cilin ai e drejton, teksa përpiqej pa sukses të ndikonte në rezultatin e zgjedhjeve për Gjykatën e Lartë të Wisconsinit.

Në zgjedhjet e vitit 2024, Musk ka shpenzuar mbi 290 milionë dollarë për të ndihmuar në rizgjedhjen e Trumpit dhe kandidatëve të tij të preferuar për Kongres.

PĂ«r disa muaj kĂ«tĂ« vit, ai ka shĂ«rbyer si kĂ«shilltar kryesor i ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ« dhe si drejtor i njĂ« Departamenti joformal pĂ«r Efikasitetin e QeverisĂ«, pĂ«rpara se tĂ« tĂ«rhiqej nga shĂ«rbimi shtetĂ«ror pĂ«r t’u fokusuar nĂ« kompanitĂ« e tij.

Në atë kohë ai njoftoi gjithashtu mundësinë e zvogëlimit të financimit politik.

Megjithatë, në fillim të muajit korrikut, Musk hyri sërish në përplasje publike me Trumpin dhe republikanët në Kongres rreth politikave të brendshme, për të cilat ai pretendonte se do të rrisnin ndjeshëm deficitin shtetëror.

Ai gjithashtu premtoi se do të krijonte një parti të re, të quajtur America Party, megjithëse deri tani ka pak dëshmi konkrete që ka ndërmarrë hapa në këtë drejtim.

Raporti i dorëzuar në FEC të enjten përfshin aktivitetet e super PAC-ut deri në fund të qershorit. /Telegrafi/

The post Edhe pse e ka krijuar partinë e tij dhe u fjalos me Trumpin, Musk ka financuar me 15 milionë dollarë partinë republikane appeared first on Telegrafi.

Washington Post publikon 18500 emra fëmijësh të vrarë në Gaza, më shumë se 900 të vrarë para ditëlindjes së tyre të parë

Gazeta amerikane, Washington Post ka publikuar emrat e fëmijëve të vrarë në Gaza që nga fillimi i konfliktit midis Izraelit dhe grupit palestinez Hamas më 7 tetor 2023.

Kjo listë, të cilën mund ta gjeni këtu, është plotësuar me disa rrëfime individuale si dhe me disa fotografi që familjet e fëmijëve të vrarë ia kanë dërguar Washington Postit.

Gjatë shfletimit të listës, pas çdo 500 emrash shfaqet një mesazh që tregon numrin e emrave të lexuar deri në atë pikë.

Në tekst theksohet gjithashtu se fëmijët përbëjnë deri në 31 për qind të viktimave të agresionit izraelit në Gaza, dhe se 900 prej tyre janë vrarë para se të mbushnin një vjeç.

Washington Post gjithashtu shkruan se një numër i madh i fëmijëve janë vrarë në sulmet ajrore izraelite, duke theksuar veçanërisht numrin e madh të fëmijëve të vrarë në radhët për ushqim, ujë dhe ndihmë humanitare.

Përmendet gjithashtu se sa fëmijë kanë vdekur nga uria, dhe Izraeli përmendet qartë si fajtor për shkak të bllokadës ndaj hyrjes së ndihmës humanitare në këtë enklavë palestineze.

Washington Post ka cituar edhe disa zyrtarë ndërkombëtarë, të cilët kanë dënuar qartë vrasjen e fëmijëve në Gaza nga Izraeli. /Telegrafi/

The post Washington Post publikon 18500 emra fëmijësh të vrarë në Gaza, më shumë se 900 të vrarë para ditëlindjes së tyre të parë appeared first on Telegrafi.

Krim makabĂ«r nĂ« Itali – burri vritet dhe copĂ«tohet nga nĂ«na dhe partnerja

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur qytetin Gemona del Friuli, pranë Udines në verilindje të Italisë.

Viktima, Alessandro Venier, 35 vjeç, dyshohet se është vrarë dhe më pas copëtuar nga nëna e tij dhe e dashura.

Venier, i cili punonte nĂ« njĂ« pozicion tĂ« thjeshtĂ« nĂ« njĂ« spital lokal, u gjet i pajetĂ« nĂ« shtĂ«pinĂ« e tij ditĂ«n e enjte. Mbetjet e trupit tĂ« tij u zbuluan nga policia brenda njĂ« koshi plehrash, tĂ« mbuluara me gĂ«lqere tĂ« pashuar – njĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« fshehur erĂ«n e trupit.

Të dyshuarat për këtë akt makabër janë nëna e tij, Lorena Venier, 61 vjeç, me profesion infermiere, dhe e dashura kolumbiane 30-vjeçare e viktimës. Sipas hetimeve paraprake, ato dyshohet se e kanë droguar Alessandro-n dhe më pas e kanë copëtuar me një sëpatë.

Alessandro jetonte në të njëjtën banesë me partneren dhe vajzën e tyre gjashtëmuajshe. Deri më tani nuk është bërë publik ndonjë motiv i qartë për krimin, raporton ansa.

Zbulimi i ngjarjes erdhi pas njĂ« telefonate anonime – e cila dyshohet tĂ« jetĂ« bĂ«rĂ« nga njĂ«ra prej grave – qĂ« çoi nĂ« ndĂ«rhyrjen e menjĂ«hershme tĂ« policisĂ« dhe arrestimin e tyre. TĂ« dyja ndodhen aktualisht nĂ« paraburgim dhe po merren nĂ« pyetje nga autoritetet.

Kryetari i bashkisĂ«, Roberto Revelant, u shpreh se komuniteti Ă«shtĂ« i tronditur nga kjo ngjarje e pashembullt “asgjĂ« e ngjashme nuk ka ndodhur mĂ« parĂ« nĂ« qytetin tonĂ«. ËshtĂ« njĂ« tragjedi qĂ« na ka lĂ«nĂ« pa fjalĂ«. Jemi tĂ« shokuar.”

Ai shtoi se viktima kishte Ă«ndĂ«rruar qĂ« njĂ« ditĂ« tĂ« zhvendosej nĂ« Kolumbi. Alessandro ishte rritur vetĂ«m nga nĂ«na, pasi babai i tij – njĂ« emigrant nga Egjipti – kishte braktisur familjen menjĂ«herĂ« pas lindjes sĂ« tij.

Vajza gjashtĂ«muajshe e çiftit Ă«shtĂ« vendosur nĂ«n kujdesin e shĂ«rbimeve sociale. “E gjithĂ« bashkia Ă«shtĂ« mobilizuar pĂ«r tĂ« garantuar mbrojtjen dhe sigurinĂ« e foshnjĂ«s,” theksoi kryebashkiaku.

Ndërkohë, autoritetet kanë urdhëruar autopsinë e trupit të viktimës dhe pritet që së shpejti të ngrihen zyrtarisht akuzat ndaj dy të dyshuarave. /Telegrafi/

The post Krim makabĂ«r nĂ« Itali – burri vritet dhe copĂ«tohet nga nĂ«na dhe partnerja appeared first on Telegrafi.

Trump vendos tarifa tĂ« reja pĂ«r dhjetĂ«ra vende anembanĂ« botĂ«s – Kosova nuk figuron, Serbia goditet mĂ« sĂ« shumti nĂ« rajon

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nĂ«nshkruar njĂ« urdhĂ«r ekzekutiv me tĂ« cilin vendosen tarifa doganore mĂ« tĂ« larta pĂ«r dhjetĂ«ra vende nĂ« mbarĂ« botĂ«n, me qĂ«llim qĂ« tĂ« “ristrukturohet tregtia globale nĂ« favor tĂ« punĂ«torĂ«ve amerikanĂ«â€, ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur ShtĂ«pia e BardhĂ«.

Tarifat e reja variojnĂ« nga 10 deri nĂ« 41 pĂ«r qind, me tarifĂ«n mĂ« tĂ« lartĂ« pĂ«r SirinĂ«. Bashkimi Evropian, Japonia dhe Koreja e Jugut do t’i nĂ«nshtrohen njĂ« tarife prej 15 pĂ«r qind.

Gjersa Kosova dhe ShqipĂ«ria nuk figuron nĂ« listĂ« e tĂ« ‘dĂ«nuarve’, Serbia do tĂ« pĂ«rballet me tarifa prej 35 pĂ«r qind, ndĂ«rsa Bosnja dhe Hercegovina me 30 pĂ«r qind, raporton cnn.

NĂ« dokumentin e publikuar, ShtĂ«pia e BardhĂ« ka deklaruar se qĂ«llimi i tarifave Ă«shtĂ« “ristrukturimi i tregtisĂ« globale nĂ« favor tĂ« punĂ«torĂ«ve amerikanĂ«â€ dhe se ato do tĂ« hyjnĂ« nĂ« fuqi mĂ« 7 gusht, jo mĂ« 1 gusht siç ishte paralajmĂ«ruar mĂ« herĂ«t. Tarifat pĂ«r mallrat kanadeze rriten nga 25 nĂ« 35 pĂ«r qind, por do tĂ« hyjnĂ« nĂ« fuqi qĂ« tĂ« premten.

🚹 Full List of US Reciprocal Tariffs by Country (Effective Aug 1)

Trump’s new Executive Order enforces country-specific tariff hikes citing trade imbalance & national security. Here’s what each nation faces 👇

—

đŸ‡ŠđŸ‡« Afghanistan – 15%
đŸ‡©đŸ‡ż Algeria – 30%
🇩🇮 Angola – 15%
đŸ‡§đŸ‡©â€Š

— Depin Bhat (@DepinBhat) August 1, 2025

“NĂ« pĂ«rgjigje tĂ« mosveprimit tĂ« vazhdueshĂ«m dhe hakmarrjes nga ana e KanadasĂ«, presidenti Trump e ka konsideruar tĂ« nevojshme rritjen e tarifave nga 25 nĂ« 35 pĂ«r qind pĂ«r tĂ« adresuar nĂ« mĂ«nyrĂ« efektive situatĂ«n e jashtĂ«zakonshme ekzistuese”, ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur ShtĂ«pia e BardhĂ«, duke shtuar se Kanadaja nuk ka bashkĂ«punuar nĂ« luftĂ«n kundĂ«r fentanilit dhe drogave tĂ« tjera ilegale.

Nga tarifat janë përjashtuar produktet kanadeze që përfshihen në marrëveshjen tregtare midis SHBA-së, Meksikës dhe Kanadasë.

Kryeministri kanadez, Mark Carney, deklaroi në qershor se, nëse nuk arrihet një marrëveshje deri në fillim të gushtit, Kanadaja ka gjasa të kundërpërgjigjet me tarifa shtesë për eksportin amerikan të çelikut dhe aluminit.

Tarifat më të larta për mallrat kanadeze bien në kontrast të fortë me vendimin e Trumpit për ta shtyrë rritjen e tarifave ndaj Meksikës për 90 ditë, në mënyrë që të ketë më shumë kohë për të negociuar një marrëveshje tregtare më të gjerë.

NdĂ«rkohĂ«, Kina ka afat deri mĂ« 12 gusht pĂ«r tĂ« arritur njĂ« marrĂ«veshje afatgjatĂ« me administratĂ«n Trump, pas marrĂ«veshjeve fillestare tĂ« arritura nĂ« maj dhe qershor mes Pekinit dhe Uashingtonit pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund tarifave reciproke nĂ« rritje dhe pĂ«r tĂ« hequr ndalimin e importit tĂ« metaleve tĂ« rralla. /Telegrafi/

The post Trump vendos tarifa tĂ« reja pĂ«r dhjetĂ«ra vende anembanĂ« botĂ«s – Kosova nuk figuron, Serbia goditet mĂ« sĂ« shumti nĂ« rajon appeared first on Telegrafi.

TikTok po teston njĂ« funksion “kontroll pĂ«rmbajtjeje” pĂ«r krijuesit

Rekomandimet “For You” nĂ« TikTok kanĂ« qenĂ« prej kohĂ«sh njĂ« mister pĂ«r krijuesit nĂ« kĂ«tĂ« platformĂ«, dhe madje as ata mĂ« me pĂ«rvojĂ« nuk e kuptojnĂ« gjithmonĂ« pse disa video bĂ«hen virale ndĂ«rsa tĂ« tjerat jo.

Prej kohĂ«sh Ă«shtĂ« spekuluar pĂ«r llojet e pĂ«rmbajtjes qĂ« nuk pranohen nga algoritmi i rekomandimeve tĂ« kĂ«saj aplikacioni, por tani kompania synon t’u ofrojĂ« krijuesve mĂ« shumĂ« transparencĂ« rreth mĂ«nyrĂ«s se si funksionon ky sistem.

TikTok po teston njĂ« funksion tĂ« ri tĂ« quajtur “kontrolli i pĂ«rmbajtjes” (content check), i cili do t’u mundĂ«sojĂ« krijuesve tĂ« kontrollojnĂ« nĂ«se videot e tyre pĂ«rmbajnĂ« ndonjĂ« problem qĂ« mund t’i pengojĂ« tĂ« shfaqen nĂ« faqen “For You”.

Gjithçka fillon me njĂ« version tĂ« thjeshtuar tĂ« kĂ«tij funksioni, tĂ« quajtur “Content Check Lite”, i bazuar nĂ« web dhe i disponueshĂ«m pĂ«r desktop nĂ« TikTok Studio.

Ky funksion do tĂ« kontrollojĂ« nĂ«se videot e ngarkuara pĂ«rmbushin kushtet pĂ«r t’u rekomanduar nĂ« “For You” dhe do tĂ« theksojĂ« problemet e mundshme pĂ«rpara publikimit. Kompania thotĂ« se Ă«shtĂ« nĂ« “fazat e hershme” tĂ« eksperimentimit me njĂ« funksion mĂ« tĂ« zgjeruar tĂ« kontrollit tĂ« pĂ«rmbajtjes, i cili do tĂ« tregojĂ« nĂ«se njĂ« pĂ«rmbajtje Ă«shtĂ« nĂ« pĂ«rputhje me tĂ« gjitha udhĂ«zimet pĂ«rpara se tĂ« publikohet, si dhe do tĂ« ofrojĂ« komente konkrete pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e pĂ«rmbajtjes qĂ« nuk Ă«shtĂ« e pranueshme. Aktualisht, njĂ« grup i vogĂ«l krijuesish po merr pjesĂ« nĂ« testim.

TikTok tashmĂ« e ka testuar njĂ« version tĂ« kĂ«tij funksioni pĂ«r shitĂ«sit nĂ« TikTok Shop dhe thotĂ« se kjo ka sjellĂ« njĂ« ulje prej 27 pĂ«r qind tĂ« “pĂ«rmbajtjes me cilĂ«si tĂ« ulĂ«t”. Ky funksion mund ta ndihmojĂ« kompaninĂ« tĂ« fitojĂ« mĂ« shumĂ« besim nga krijuesit, tĂ« cilĂ«t shpesh spekulojnĂ« pĂ«r “ndalime tĂ« fshehta” dhe pyesin pse disa video nuk marrin aq shikime sa presin.

Kompania gjithashtu ka shtuar disa risi të tjera për krijuesit, duke përfshirë kontrolle të reja për heshtjen dhe filtrimin e komenteve, të cilat e bëjnë më të lehtë heqjen e fjalëve të caktuara nga komentet në transmetimet live dhe postimet e tjera.

Aplikacioni do tĂ« ketĂ« gjithashtu njĂ« “kuti mesazhesh pĂ«r krijuesit”, pĂ«r tĂ« lehtĂ«suar menaxhimin e komunikimit nĂ« aplikacion. Krijuesit qĂ« duan njĂ« hapĂ«sirĂ« tĂ« veçantĂ« pĂ«r tĂ« ndĂ«rvepruar me ndjekĂ«sit e tyre do tĂ« mund tĂ« pĂ«rfitojnĂ« nga “dhomat e bisedĂ«s pĂ«r krijuesit”, tĂ« cilat u lejojnĂ« profileve tĂ« aprovuara tĂ« krijojnĂ« njĂ« hapĂ«sirĂ« tĂ« dedikuar pĂ«r biseda me deri nĂ« 300 ndjekĂ«s. /Telegrafi/

The post TikTok po teston njĂ« funksion “kontroll pĂ«rmbajtjeje” pĂ«r krijuesit appeared first on Telegrafi.

Tatimet doganore tĂ« Trumpit – cili do tĂ« jetĂ« ndikimi tek konsumatorĂ«t nĂ« EvropĂ«?

Çmimet e produkteve evropiane pritet tĂ« rriten nĂ« Shtetet e Bashkuara.

Në anën tjetër, marrëveshja tregtare nuk duhet të shkaktojë inflacion në Evropë, pasi Bashkimi Evropian nuk ka vendosur tarifa kundërprodukteve amerikane.

Ekspertët thonë se ndikimi i një marrëveshjeje të përkohshme tregtare të arritur midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara mbi konsumatorët evropianë do të jetë i kufizuar, raporton euronews.

Të dielën, SHBA-ja dhe BE-ja ranë dakord për një marrëveshje për të shmangur një luftë tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë, duke parandaluar kërcënimin e presidentit amerikan, Donald Trump për tarifa prej 30 për qind mbi shumicën e mallrave evropiane nëse nuk arrihej marrëveshje deri më 1 gusht.

Nën marrëveshjen paraprake, rreth 70 për qind e eksporteve të BE-së për në SHBA tani do të jenë subjekt i një tarife prej 15 për qind ndërsa 30 për qind e mbetur për mallrat janë të hapura për negociata të mëtejshme.

BE-ja nuk ka vendosur barriera tarifore ndaj produkteve amerikane, kështu që çmimet e tyre nuk do të rriten në Evropë, transmeton Telegrafi.

“Ndikimi mbi konsumatorĂ«t evropianĂ« do tĂ« jetĂ« i kufizuar”, tha AgustĂ­n Reyna, Drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i OrganizatĂ«s Evropiane tĂ« KonsumatorĂ«ve (BEUC).

“Tarifat doganore paguhen nga importuesi. NĂ« kĂ«tĂ« rast, taksa 15 pĂ«r qind qĂ« Shtetet e Bashkuara vendosin mbi produktet e BE-sĂ« aplikohet pĂ«r importuesit amerikanĂ«. Kjo do tĂ« thotĂ« se disa produkte mund tĂ« bĂ«hen mĂ« tĂ« shtrenjta pĂ«r qytetarĂ«t amerikanĂ«â€, tha Reyna pĂ«r Euronews.

Rritja e produkteve kineze

Në afat të gjatë, produktet kineze që aktualisht eksportohen në Shtetet e Bashkuara mund të gjejnë rrugën e tyre në tregun evropian, gjë që mund të çojë në çmime më të ulëta në Evropë.

“Efekti kryesor do tĂ« jetĂ« njĂ« ulje e kĂ«rkesĂ«s pĂ«r produktet evropiane nĂ« Shtetet e Bashkuara, mĂ« pak kĂ«rkesĂ« pĂ«r produktet kineze nĂ« Shtetet e Bashkuara, dhe kjo do tĂ« thotĂ« qĂ« kĂ«to produkte mĂ« pas do tĂ« pĂ«rpiqen tĂ« gjejnĂ« njĂ« treg nĂ« EvropĂ«, çka pĂ«rgjithĂ«sisht do tĂ« çojĂ« nĂ« çmime mĂ« tĂ« ulĂ«ta”, tha Niclas Poitiers, studiues nĂ« Bruegel, pĂ«r Euronews.

Megjithatë, këto çmime më të ulëta për konsumatorët evropianë do të ishin lajm i keq për disa biznese të caktuara.

“EkzistojnĂ« disa kompani qĂ« janĂ« nĂ« konkurrencĂ« tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« me konkurruesit kinezĂ«. Dhe pĂ«r kĂ«to kompani, ato mund tĂ« pĂ«rballen me njĂ« konkurrencĂ« mĂ« tĂ« fortĂ« dhe gjithashtu mund tĂ« kenĂ« vĂ«shtirĂ«si me kĂ«to çmime mĂ« tĂ« ulĂ«ta. Pra, ka njĂ« efekt negativ,” tha Poitiers.

Ulje e kërkesës për produktet e BE-së në SHBA?

Kompani evropiane që eksportojnë në Shtetet e Bashkuara rrezikojnë të përballen me një ulje të kërkesës në anën tjetër të Atlantikut, pasi produktet e tyre mund të bëhen më të shtrenjta.

Kjo mund të çojë në një rënie të të ardhurave të tyre dhe potencialisht humbje të vendeve të punës në Evropë.

“EkzistojnĂ« disa kompani nĂ« sektorĂ« tĂ« caktuar, si pĂ«r shembull industria farmaceutike, ku ka njĂ« pjesĂ« tĂ« madhe tĂ« eksportit dhe punĂ«simit pĂ«r gjĂ«ra qĂ« shkojnĂ« nĂ« Shtetet e Bashkuara. Por, pĂ«r shumicĂ«n e sektorĂ«ve, kjo pĂ«rbĂ«n njĂ« pjesĂ« tĂ« vogĂ«l tĂ« prodhimit,” tha Niclas Poitiers.

Si rezultat i marrëveshjes, Trump ka shprehur shpresën se kompanitë e huaja do të inkurajohen të hapin fabrika në SHBA për të shmangur pagesën e taksave doganore.

Megjithatë, papritshmëritë rreth marrëveshjeve dhe pasiguria rreth kohëzgjatjes së këtyre barrierave tarifore mund, përkundrazi, të dekurajojnë kompanitë evropiane nga investimi në SHBA.

“KundĂ«rproduktive”

Në Bruksel, banorët që u intervistuan për kushtet e marrëveshjes së re thanë se mendonin se marrëveshja do të ketë pak ndikim në fuqinë e tyre blerëse.

“Nuk mendoj se do tĂ« ndikojĂ« nĂ« jetĂ«n time tĂ« pĂ«rditshme, ndoshta pak, por do tĂ« ndikojĂ« mĂ« shumĂ« tek amerikanĂ«t”, tha britaniku, Ian.

Ai shtoi se “mendoj se tarifat janĂ« kundĂ«rproduktive. Mendoj se do tĂ« preferoja tregti tĂ« lirĂ« dhe mendoj se Ă«shtĂ« dĂ«mtuese pĂ«r amerikanĂ«t tĂ« vendosin tarifa pĂ«r tĂ« gjithĂ«â€.

Carolina, shtetase italiane, beson se marrĂ«veshja tregtare “do tĂ« ketĂ« ndikim tek tĂ« gjithĂ« nĂ« mĂ«nyra tĂ« ndryshme, varĂ«sisht nga fushat nĂ« tĂ« cilat punojmĂ« dhe jetĂ«t qĂ« jetojmĂ«.”

BE-ja është tepër e varur nga SHBA-ja dhe duhet të ketë më shumë autonomi ekonomike, tha ajo. /Telegrafi/

The post Tatimet doganore tĂ« Trumpit – cili do tĂ« jetĂ« ndikimi tek konsumatorĂ«t nĂ« EvropĂ«? appeared first on Telegrafi.

❌