❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

TEHERAN – Irani emĂ«ron kreun e ri tĂ« KĂ«shillit tĂ« SigurisĂ«

TEHERAN, 5 gusht  /ATSH-DPA/ – Ali Larijani, kĂ«shilltari konservator i udhĂ«heqĂ«sit Suprem tĂ« Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, Ă«shtĂ« emĂ«ruar sekretar i pĂ«rgjithshĂ«m i KĂ«shillit tĂ« fuqishĂ«m tĂ« SigurisĂ« sĂ« vendit, njoftoi sot Teherani.

Larijani, 67-vjeç, pason ish-komandantin e Korpusit me ndikim tĂ« GardĂ«s Revolucionare Islamike, Ali Akbar Ahmadian, i cili do tĂ« marrĂ« njĂ« pozicion tĂ« sapokrijuar nĂ« qeveri, sipas agjencisĂ« shtetĂ«rore tĂ« lajmeve “Tasnim”.

Këshilli i Sigurisë merret me çështje që lidhen me sigurinë kombëtare dhe vendimet që ndërmerren për  mbrojtjen e vendit islamik dhe ka diskutuar shpesh programin bërthamor të vendit në të kaluarën.

Vendimet e tij për çështje të tilla duhet të miratohen nga udhëheqësi suprem i vendit.

Këshilli kryesohet nga presidenti Masoud Pezeshkian dhe përfshin dhjetra anëtarë të tjerë, përfshirë disa ministra dhe gjeneralë.

Mbetet e paqartë nëse emërimi i nivelit të lartë do të sjellë një ndryshim kursi brenda aparatit të pushtetit të Iranit.

Larijani planifikoi të kandidonte për president vitin e kaluar, por u skualifikua nga Këshilli i Rojësve, një organ qendror mbikqyrës.

Ish-gjeneral brigade dhe matematikan në profesion, Larijani konsiderohet pjesë e elitës tradicionale të Iranit, por vitet e fundit ka marrë vazhdimisht pozicione më të moderuara. Ai më parë shërbeu si sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Sigurisë nga viti 2005 deri në vitin 2007. /Ad.Ab./

The post TEHERAN – Irani emĂ«ron kreun e ri tĂ« KĂ«shillit tĂ« SigurisĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UKRAINË – Kievi: Rusia dĂ«rgon 9 000 ushtarĂ« shtesĂ« çdo muaj pĂ«r tĂ« luftuar nĂ« UkrainĂ«

KIEV, 5 gusht /ATSH-DPA/ – Rusia Ă«shtĂ« nĂ« gjendje tĂ« dĂ«rgojĂ« 9 000 ushtarĂ« shtesĂ« çdo muaj pĂ«r tĂ« luftuar nĂ« UkrainĂ«, pavarĂ«sisht humbjeve tĂ« mĂ«dha qĂ« ka pĂ«suar, deklaroi sot  komandanti i PĂ«rgjithshĂ«m i forcave ukrainase, Oleksandr Syrskyi.

“Ushtria ruse synon tĂ« formojĂ« 10 divizione tĂ« tjera deri nĂ« fund tĂ« vitit”, shkroi Syrskyi nĂ« Facebook.

“Prandaj, nuk kemi zgjidhje tjetĂ«r veçse tĂ« vazhdojmĂ« masat e mobilizimit, tĂ« pĂ«rmirĂ«sojmĂ« stĂ«rvitjen luftarake dhe tĂ« forcojmĂ« komponentin e dronĂ«ve tĂ« forcave tona tĂ« armatosura”, tha shefi i ushtrisĂ«.

Syrskyi e vlerësoi numrin e viktimave ruse në luftë në më shumë se 33,000 ushtarë në korrik.

Syrskyi tha se situata ishte veçanërisht kritike në seksionet e vijës së frontit pranë Pokrovsk, Dobropillia dhe Novopavlivka në Ukrainën lindore.

Në ditët e fundit, vëzhguesit ushtarakë nga të dyja palët kanë raportuar përfitime territoriale ruse, veçanërisht pranë Pokrovskut dhe Myrnohradit në rajonin e Donetskut. /Ad.Ab./

 

 

The post UKRAINË – Kievi: Rusia dĂ«rgon 9 000 ushtarĂ« shtesĂ« çdo muaj pĂ«r tĂ« luftuar nĂ« UkrainĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

RUMANI – Vdes ish-presidenti, Ion Iliescu qĂ« udhĂ«hoqi tranzicionin e tregut tĂ« lirĂ«

BUKURESHT, 5 gusht /ATSH-AGERPRES/ – Ish-presidenti rumun Ion Iliescu, i cili udhĂ«hoqi tranzcionin kaotik tĂ« vendit nga komunizmi nĂ« demokraci, vdiq sot nĂ« moshĂ«n 95-vjeçare.

Iliescu ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri dhe ishte shtruar në spital në fillim të qershorit në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht.

“Me keqardhje tĂ« thellĂ« qeveria njofton ndarjen nga jeta tĂ« ish-presidentit tĂ« RumanisĂ«, Ion Iliescu”, thuhet nĂ« njĂ« deklaratĂ« qeveritare.

Iliescu ishte presidenti i parë i dalë fitues në zgjedhjet e lira në Rumani dhe shërbeu dy herë, midis viteve 1990-1996 dhe 2000-2004.

Ai u akuzua për krime kundër njerëzimit gjatë revoltës së dhunshme që rrëzoi regjimin komunist të Rumanisë në vitin 1989, por gjithmonë i mohoi akuzat.

I lindur në vitin 1930, në qytetin jugor të Oltenitës, Iliescu studioi inxhinieri në Rusi dhe më vonë u kthye në Rumani, ku u bashkua me Partinë Komuniste.

Pas zgjedhjes së tij si president në vitin 1990 me Partinë Social Demokrate, ai u rizgjodh për një mandat katërvjeçar, por pësoi humbje në vitin 1996.

Iliescu u rikthye në pushtet në vitin 2000 për një mandat të tretë dhe të fundit, gjatë të cilit Rumania iu bashkua NATO-s dhe nisi përpjekjen e saj për anëtarësim në BE. /Ad.Ab./

 

The post RUMANI – Vdes ish-presidenti, Ion Iliescu qĂ« udhĂ«hoqi tranzicionin e tregut tĂ« lirĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SUEDI – Vendet anĂ«tare skandinave tĂ« NATO-s i ofrojnĂ« UkrainĂ«s 500 milionĂ« dollarĂ«

MALMOE, 5 gusht /ATSH-DPA/ – Vendet skandinave tĂ« NATO-s, Suedia, Danimarka dhe Norvegjia, po ofrojnĂ« gjithsej mĂ« shumĂ« se 500 milionĂ« dollarĂ« pĂ«r njĂ« iniciativĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rshpejtuar dĂ«rgesat e armĂ«ve nga Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s nĂ« UkrainĂ«.

Suedia po kontribuon me 275 milionĂ« dollarĂ« nĂ« iniciativĂ«n e “ListĂ«s sĂ« KĂ«rkesave me Prioritet pĂ«r UkrainĂ«n” (PURL) tĂ« koordinuar nga NATO, me DanimarkĂ«n qĂ« premton 580 milionĂ« krona daneze (90 milionĂ« dollarĂ«) dhe NorvegjinĂ« 1.5 miliardĂ« krona norvegjeze (146 milionĂ« dollarĂ«), njoftuan sot qeveritĂ« e tre vendeve.

Si pjesĂ« e iniciativĂ«s, vendet pjesĂ«marrĂ«se do tĂ« blejnĂ« pajisje mbrojtĂ«se nga Shtetet e Bashkuara dhe mĂ« pas do t’i vĂ«nĂ« ato nĂ« dispozicion tĂ« UkrainĂ«s nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ajo tĂ« mund tĂ« mbrohet kundĂ«r pushtimit tĂ« vazhdueshĂ«m rus.

“Paketa skandinave pĂ«rfshin raketa pĂ«r sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot”, tha ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Jonson, nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp nĂ« Stokholm.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, falënderoi tre vendet për kontributin e tyre.

Financimi siguron dërgimin e pajisjeve shpëtimtare dhe mallrave thelbësore në vijën e parë të frontit, duke forcuar pozicionin e Ukrainës dhe duke e ndihmuar atë të mbrohet nga agresioni, ndërkohë që përpiqet për paqe të qëndrueshme, tha Rutte në një postim në X.

Vendet skandinave kanë qenë ndër donatorët më të mëdhenj për Ukrainën që nga shpërthimi i luftës ruse në Ukrainë pothuajse tre vjet e gjysmë më parë.

Holanda njoftoi dje lĂ«vrimin e njĂ« paketĂ« tĂ« ngjashme me vlerĂ« rreth 500 milionĂ« euro si pjesĂ« e “PURL” it. /Ad.Ab./

 

The post SUEDI – Vendet anĂ«tare skandinave tĂ« NATO-s i ofrojnĂ« UkrainĂ«s 500 milionĂ« dollarĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IZRAEL – Shefi i ushtrisĂ« paraqet opsionet pĂ«r pushtimin e GazĂ«s

TEL AVIV/GAZA, 5 gusht /ATSH- DPA/ – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka zhvilluar bisedime me shefin e ushtrisĂ« Eyal Zamir rreth hapave tĂ« mĂ«tejshĂ«m nĂ« luftĂ«n e GazĂ«s, mes raportimeve se qeveria Ă«shtĂ« gati tĂ« urdhĂ«rojĂ« pushtimin e plotĂ« tĂ« territorit bregdetar.

Zyra e Netanyahut tha se Zamir i paraqiti atij opsione të mundshme për vazhdimin e luftës, e cila ka vazhduar për gati 22 muaj. Hollësirat e planit  nuk janë bërë ende të të ditura.

Takimi erdhi pasi disa media izraelite raportuan unanimisht dje se Netanyahu po nxiste pushtimin e plotë të Rripit të Gazës pavarësisht kundërshtimeve nga udhëheqja ushtarake.

Megjithatë i duhet kabinetit izraelit të Sigurisë të miratojë një plan të tillë.

Kanali televiziv  “N12” ka raportuar  se kabineti i SigurisĂ« do tĂ« mblidhet tĂ« enjten pĂ«r konsultime. /Ad.Ab./

 

The post IZRAEL – Shefi i ushtrisĂ« paraqet opsionet pĂ«r pushtimin e GazĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPORT – Ish – kampioni i BotĂ«s, Frank Mill, vdes nĂ« moshĂ«n 67 vjeç

DYSELDORF, 5 gusht /ATSH-DPA/ – Frank Mill, i cili ishte pjesĂ« e skuadrĂ«s fituese tĂ« KupĂ«s sĂ« BotĂ«s nĂ« futboll nĂ« vitin 1990 tĂ« GjermanisĂ« PerĂ«ndimore e qĂ« ka fituar dhe njĂ« medalje bronzi olimpike nĂ« vitin 1988, ka vdekur nĂ« moshĂ«n 67 vjeç, njoftoi sot ish-klubi i tij Rot-Weiss Essen, duke cituar familjarĂ« tĂ« tij.

Essen konfirmoi njĂ« raport nga gazeta “Bild”, i cili tha se Mill nuk u shĂ«rua kurrĂ« nga njĂ« goditje nĂ« tru qĂ« pĂ«soi nĂ« muajin maj nĂ« Itali.

Sulmuesi Mill e filloi karrierĂ«n e tij profesioniste nĂ« vitin 1976 nĂ« qytetin e tij tĂ« lindjes, Essen, nĂ« Rot-Weiss. Me pas kaloi pesĂ« vjet te “Borussia Mönchengladbach” nĂ« vitet 1981-1986, mĂ« pas  tetĂ« vjet te “Borussia Dortmund” deri nĂ« vitin 1994 pĂ«rpara se ta pĂ«rfundonte karrierĂ«n e tij me dy sezone te “Fortuna Dusseldorf”.

Mill shënoi 41 gola në divizionin e dytë në sezonin e tij të fundit në Essen dhe 123 gola në 387 ndeshje të Bundesligës.

Ai fitoi Kupën e Gjermanisë me Dortmundin në vitin 1989.

“Frank nuk ishte vetĂ«m njĂ« nga futbollistĂ«t mĂ« tĂ« mĂ«dhenj qĂ« Rot-Weiss Essen ka nxjerrĂ« ndonjĂ«herĂ«, ai ishte gjithashtu njĂ« person i shkĂ«lqyer, i thjeshtĂ«, autentik dhe plot energji pozitive”, tha anĂ«tari i bordit tĂ« Essen, Alexander Rang.

Ai shtoi se Mill “jo vetĂ«m qĂ« karakterizoi klubin tonĂ« dhe zonĂ«n e Ruhr-it me sjelljen e tij, por ai ishte gjithashtu njĂ« ambasador pĂ«r futbollin nĂ« tĂ« gjithĂ« GjermaninĂ«â€. /Ad.Ab./

 

The post SPORT – Ish – kampioni i BotĂ«s, Frank Mill, vdes nĂ« moshĂ«n 67 vjeç appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump e quan “dhuratĂ«â€ investimin prej 600 miliardĂ« dollarĂ«sh nga BE-ja

UASHINGTON, 5 gusht /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtur investimin prej 600 miliardĂ« dollarĂ«sh, si pjesĂ« e marrĂ«veshjes pĂ«r tarifat me Bashkimin Evropian, si njĂ« “dhuratĂ«â€.

“Ata na dhanĂ« 600 miliardĂ« dollarĂ« qĂ« mund t’i investojmĂ« ku tĂ« duam”, tha Trump nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r “CNBC”, duke iu referuar njĂ« pjese kyçe tĂ« marrĂ«veshjes tregtare tĂ« shpallur nĂ« fund tĂ« korrikut.

Trump e pĂ«rshkroi shumĂ«n si “njĂ« dhuratĂ«â€ qĂ« nuk Ă«shtĂ« hua dhe pĂ«r rrjedhojĂ« nuk ka nevojĂ« tĂ« kthehet pas tre vitesh.

Kjo bie ndesh me deklaratat e mëparshme të Komisionit Evropian, sipas të cilit kompanitë nga BE-ja kanë shprehur interes për të investuar 600 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara gjatë viteve të ardhshme.

Sipas Komisionit, deri tani bëhet fjalë vetëm për shprehje interesi nga ana e kompanive, pa ndonjë angazhim konkret.

I pyetur se çfarë do të ndodhte nëse BE-ja nuk e përmbush këtë premtim investimi, Trump kërcënoi se do të vendosë tarifa 35%. Megjithatë, mbeti e paqartë se kur do të konsiderohej shkelje e marrëveshjes, pasi investimet janë planifikuar të ndodhin për një periudhë disa-vjeçare.

NjĂ« zyrtar i Komisionit Evropian sqaroi sĂ« fundmi se investimet janĂ« nĂ« dorĂ«n e kompanive private dhe se Komisioni, si institucion publik, nuk mund t’i garantojĂ« ato.

Marrëveshja mes Trump dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, parashikon një tarifë prej 15% për shumicën e importeve nga BE-ja në SHBA. Data e re e hyrjes në fuqi është 7 gusht.

Përveç shumës prej 600 miliardë dollarësh, BE-ja i ka premtuar Trump-it se deri në fund të mandatit të tij do të blejë energji amerikane në vlerë prej 750 miliardë dollarësh. /Ad.Ab./

 

The post SHBA – Trump e quan “dhuratĂ«â€ investimin prej 600 miliardĂ« dollarĂ«sh nga BE-ja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJERMANI – SPD kĂ«rkon strehimin e fĂ«mijĂ«ve nga Gaza

BERLIN, 5 gusht /ATSH- DPA/ – NjĂ« anĂ«tare e lartĂ« e PartisĂ« Socialdemokrate tĂ« GjermanisĂ« (SPD) u bashkua sot me thirrjet qĂ« Berlini tĂ« strehojĂ« pĂ«rkohĂ«sisht fĂ«mijĂ« tĂ« plagosur nga Rripi i GazĂ«s.

“Po shohim qĂ« disa nga vendet partnere evropiane kanĂ« ndĂ«rmarrĂ« nisma pĂ«r tĂ« evakuuar fĂ«mijĂ« dhe pĂ«r t’u kujdesur pĂ«r ata qĂ« janĂ« tĂ« plagosur rĂ«ndĂ«â€,  tha sekretarja e SPD-sĂ«, Derya TĂŒrk-Nachbaur, pĂ«r transmetuesin “RTL/ntv”.

Ajo pĂ«rmendi NorvegjinĂ« dhe ItalinĂ« si shembuj. “Ka edhe shumĂ« vende tĂ« tjera qĂ« i janĂ« bashkuar kĂ«saj nisme”, shtoi ajo, duke i bĂ«rĂ« thirrje qeverisĂ« gjermane tĂ« veprojĂ« nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n mĂ«nyrĂ« dhe tĂ« pranojĂ« fĂ«mijĂ« nga Gaza.

TĂŒrk-Nachbaur kujtoi se Gjermania ka pranuar fĂ«mijĂ« ukrainas gjatĂ« pushtimit tĂ« vazhdueshĂ«m nga Rusia, duke argumentuar se vendi Ă«shtĂ« tashmĂ« i pĂ«rgatitur pĂ«r tĂ« ofruar kujdes mjekĂ«sor.

Thirrjet ndaj Berlinit për veprim më vendimtar janë shtuar në mes të zemërimit ndërkombëtar për situatën humanitare në Rripin e Gazës, që sipas ekspertëve ndodhet në prag të urisë pas gati 22 muajsh të fushatës ushtarake izraelite, e nisur pas sulmeve të 7 tetorit 2023.

Tre qytete gjermane, Hanoveri, Dyseldorfi dhe Boni,  njoftuan se planifikojnë të strehojnënë fëmijë nga Gaza dhe Izraeli që janë veçanërisht të traumatizuar apo të pambrojtur.

Por, Turk-Nachbaur pranoi se disa çështje duhet të zgjidhen me Izraelin përpara se të bëhet evakuimi i fëmijëve nga Gaza.

“Na duhen korridore tĂ« sigurta, duhet tĂ« organizojmĂ« transportin me autoambulanca dhe na nevojitet fillimisht miratimi nga pala izraelite”, theksoi ajo. /Ad.Ab./

The post GJERMANI – SPD kĂ«rkon strehimin e fĂ«mijĂ«ve nga Gaza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BM -Traktati për kthimin e emigrantëve nga kanali i Lamanshit  nuk është një zgjidhje e lehtë 

LONDËR, 5 gusht /ATSH– DPA/ – Sekretarja e Brendshme britanike Yvette Cooper ka thĂ«nĂ« se marrĂ«veshja e arritur me FrancĂ«n pĂ«r kthimin e emigrantĂ«ve nga kanali i Lamanshit  nuk do t’i ndalojĂ« vetĂ« kalimet, pasi ajo refuzoi tĂ« konfirmonte se sa emigrantĂ« do tĂ« ktheheshin sipas skemĂ«s sĂ« organizuar.

Cooper tha se marrëveshja, e cila filloi sot, kishte të bënte me parimin dhe jo me vetë numrin. Ajo vuri në dukje një marrëveshje të ngjashme midis Greqisë dhe Turqisë në vitin 2016, e cila tha se uli numrin e emigrantëve në Greqi.

Emigrantët për shkëmbim do të fillojnë të ndalohen që nga dita e nesërme, u tha ajo kanaleve televizivë.

Duke folur pĂ«r BBC-nĂ«, Cooper tha se “ne nuk pretenduam kurrĂ« se ka njĂ« zgjidhje tĂ« vetme pĂ«r kĂ«tĂ« çështje. Pra, kjo shkon paralelisht me rritjen prej 28% tĂ« kthimeve tĂ« azilkĂ«rkuesve tĂ« refuzuar qĂ« kemi sjellĂ«â€.

“Kjo shkon paralelisht me ndryshimin e rregullave detare franceze qĂ« pĂ«rmenda, qĂ« do tĂ« thotĂ« se Franca po ndĂ«rmerr veprime nĂ« ujĂ«rat franceze pĂ«r tĂ« parandaluar kalimet me anije qĂ« nĂ« fillim dhe zbatimin shumĂ« mĂ« tĂ« fortĂ« tĂ« ligjit qĂ« njoftuam mĂ« parĂ« kĂ«tĂ« javĂ« me hetuesit dhe policinĂ« shtesĂ« tĂ« AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« Krimit pĂ«r tĂ« qenĂ« nĂ« gjendje tĂ« ndjekin bandat kriminale. Ne duhet t’i bĂ«jmĂ« tĂ« gjitha kĂ«to gjĂ«ra”,  pĂ«rfundoi ajo. /Ad.Ab,/

The post BM -Traktati për kthimin e emigrantëve nga kanali i Lamanshit  nuk është një zgjidhje e lehtë  appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjermani – PesĂ« avionĂ« luftarakĂ« “Eurofighter” nĂ« Poloni pĂ«r njĂ« periudhĂ« disa javore

VARSHAVË, 4 gusht /ATSH-DPA/ – Forcat ajrore gjermane do tĂ« vendosin pesĂ« avionĂ« luftarakĂ« “Eurofighter” nĂ« Poloni pĂ«r pĂ«r njĂ« periudhĂ« disa javore.

Që nga dita e nesërme, avionët do të veprojnë nga baza ushtarake Minsk Mazowiecki, në lindje të Varshavës, konfirmoi një zëdhënës i forcave ajrore.

Rreth 150 ushtarë nga Bundeswehr (ushtria gjermane) janë tashmë në terren.

Polonia është një mbështetëse kyçe, politike dhe ushtarake e Ukrainës që prej fillimit të agresionit rus më shumë se tre vite më parë. Ajo gjithashtu luan rol qendror si nyje logjistike për ndihmën ushtarake të perëndimit ndaj Kievit.

Polonia  e konsideron veten të kërcënuar nga Rusia dhe po zhvillon aktualisht një program të gjerë riarmatimi.

Që nga prilli, forcat ajrore gjermane kanë ndihmuar ushtrinë polake në monitorimin e hapësirës ajrore të Polonisë.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e kishte paralajmëruar këtë vendim që në janar.

Komanda e lartë e ushtrisë polake njoftoi në platformën X se avionët do të mbështesin mbrojtjen e hapësirës ajrore në krahun lindor të NATO-s.

“Ky Ă«shtĂ« njĂ« tjetĂ«r shembull i bashkĂ«punimit mes aleatĂ«ve dhe i pĂ«rkushtimit tĂ« tyre tĂ« vĂ«rtetĂ« ndaj sigurisĂ« sĂ« EvropĂ«s Qendrore dhe Lindore”, thuhet nĂ« deklaratĂ«. /Ad.Ab./

 

 

The post Gjermani – PesĂ« avionĂ« luftarakĂ« “Eurofighter” nĂ« Poloni pĂ«r njĂ« periudhĂ« disa javore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MOSKË – Rusia tĂ«rhiqet nga traktati pĂ«r çarmatimin bĂ«rthamor

MOSKË, 4 gusht /ATSH-DPA/ – Rusia deklaroi sot se nuk do tĂ« respektojĂ« mĂ« njĂ« traktat kyç pĂ«r çarmatimin bĂ«rthamor, disa vite pasi Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s u tĂ«rhoqĂ«n nga marrĂ«veshja.

Ministria e Jashtme ruse njoftoi se Moska po i jep fund moratoriumit me të cilin kishte respektuar Traktatin për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme (INF) që kur SHBA-ja doli nga traktati në vitin 2019.

Presidenti rus Vladimir Putin ka kĂ«rcĂ«nuar me njĂ« pĂ«rgjigje “simetrike” ndaj vendimit tĂ« SHBA-sĂ« pĂ«r tĂ« vendosur raketa nĂ« Gjermani duke filluar nga viti 2026.

Sipas Kremlinit, armët për këtë përgjigje ruse kanë qenë gati për përfundim që një vit më parë.

Traktati INF, i nĂ«nshkruar nĂ« vitin 1987 nga udhĂ«heqĂ«si sovjetik Mikhail Gorbachev dhe presidenti amerikan Ronald Reagan, parashikonte eliminimin e tĂ« gjitha raketave balistike dhe raketave lundruese tokĂ«sore me rreze tĂ« shkurtĂ«r (500–1,000 km) dhe rreze tĂ« mesme (1,000–5,500 km).

SHBA u tërhoq nga traktati në 2019, duke akuzuar Rusinë për shkelje të marrëveshjes.

Sipas ushtrisë gjermane, vendosja e armëve bërthamore amerikane në Gjermani ka për qëllim të shërbejë si mjet frenimi ndaj vendosjes nga Rusia të raketave Iskander me mbushje bërthamore në Kaliningrad, enklavë ruse që ndodhet afër kufirit me Poloninë dhe ka rreze të mjaftueshme për të goditur qytete gjermane. /Ad.Ab./

 

The post MOSKË – Rusia tĂ«rhiqet nga traktati pĂ«r çarmatimin bĂ«rthamor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – ZĂ«vendĂ«skancelari gjerman: Duhet rritur presioni ndaj Izraelit dhe Hamasit

UASHINGTON, 4 gusht /ATSH-DPA/ – ZĂ«vendĂ«skancelari gjerman Lars Klingbeil bĂ«ri sot thirrje qĂ« qeveria e tij tĂ« ndjekĂ« njĂ« qasje tĂ« ekuilibruar ndaj konfliktit nĂ« Gaza, ndĂ«rsa presioni ndĂ«rkombĂ«tar rritet mbi Izraelin pĂ«r shkak tĂ« situatĂ«s sĂ« rĂ«ndĂ« humanitare nĂ« territorin palestinez.

“ËshtĂ« e qartĂ« se presioni duhet tĂ« rritet nga tĂ« dyja palĂ«t”, tha Klingbeil, i cili Ă«shtĂ« edhe si ministĂ«r i financave, pĂ«r transmetuesin gjerman “Welt TV” gjatĂ« njĂ« vizite nĂ« Uashington.

“Ne kemi nevojĂ« pĂ«r zgjidhje humanitare. Duhet tĂ« sigurohemi qĂ« dĂ«rgesat e ushqimit tĂ« arrijnĂ«, qĂ« situata mjekĂ«sore tĂ« pĂ«rmirĂ«sohet. Dhe duhet tĂ« sigurohemi qĂ« mĂ« nĂ« fund tĂ« arrihet njĂ« armĂ«pushim”.

Klingbeil theksoi se ishte e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« Berlini tĂ« deklaronte qartĂ« se grupi ekstremist palestinez Hamas Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r pĂ«rshkallĂ«zimin e konfliktit nĂ« Gaza, duke vĂ«nĂ« nĂ« dukje se debati aktual po jepte pĂ«rshtypjen se duhej vendosur “nĂ«se do tĂ« vuash me palĂ«n palestineze apo me palĂ«n izraelite”.

“MegjithatĂ«, ishte gjithashtu e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« theksohej se Izraeli mban njĂ« nivel tepĂ«r tĂ« lartĂ« pĂ«rgjegjĂ«sie nĂ« dritĂ«n e situatĂ«s”, shtoi ai.

“Ata nuk po i japin drejtĂ«si kĂ«saj nĂ« shumĂ« vende”, tha Klingbeil nĂ« lidhje me pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« e Izraelit. “Veprimet e Hamasit duhet tĂ« shihen veçmas nga gjendja e vĂ«shtirĂ« e popullsisĂ« civile palestineze”, theksoi Klinbeil

Ai  pĂ«rsĂ«riti se Partia e tij Social Demokrate, partneri i vogĂ«l nĂ« qeverinĂ« e koalicionit tĂ« kancelarit konservator Friedrich Merz, nuk ishte nĂ« favor tĂ« njohjes sĂ« shpejtĂ« tĂ« njĂ« shteti palestinez. NĂ« vend tĂ« kĂ«saj, ai tha se â€œĂ«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« pĂ«rqendrohemi sĂ« pari nĂ« njĂ« armĂ«pushim dhe tĂ« ndihmojmĂ« popullsinĂ«â€. /Ad.Ab./

 

The post SHBA – ZĂ«vendĂ«skancelari gjerman: Duhet rritur presioni ndaj Izraelit dhe Hamasit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AMSTERDAM – Holanda e para nĂ« financimin e armĂ«ve pĂ«r UkrainĂ«n pĂ«rmes NATO-s

AMSTERDAM, 4 gusht /ATSH/ – Holanda do tĂ« jetĂ« kontribuesi i parĂ« nĂ« mekanizmin e ri tĂ« financimit tĂ« NATO-s pĂ«r armatimin e UkrainĂ«s, tĂ« quajtur “Lista e kĂ«rkesave prioritare tĂ« UkrainĂ«s” (PURL), me njĂ« pagesĂ« prej 500 milionĂ« eurosh (rreth 578 milionĂ« dollarĂ«), njoftoi sot ministria holandeze e Mbrojtjes, sipas Reuters.

Ukraina ka nevojë për më shumë mbrojtje ajrore dhe municione tani. Si aleati i parë i NATO-s, Holanda do të dërgojë një paketë armësh amerikane me vlerë 500 milionë euro (përfshirë pjesë dhe raketa të sistemit Patriot), deklaroi ministri holandez i Mbrojtjes, Ruben Brekelmans, në një postim në X.

“Kjo ndihmon UkrainĂ«n tĂ« mbrohet vetĂ« dhe pjesĂ«n tjetĂ«r tĂ« EvropĂ«s nga agresioni rus”, shtoi ai.

Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes të Holandës, thuhet se edhe shtete të tjera kanë premtuar financime sipas këtij mekanizmi të ri.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi muajin e kaluar se SHBA-ja do të furnizojë me armë Ukrainën, por këto do të paguhen nga aleatët evropianë. Megjithatë, ai nuk dha detaje se si do të funksionojë kjo skemë.  /Ad.Ab./

 

The post AMSTERDAM – Holanda e para nĂ« financimin e armĂ«ve pĂ«r UkrainĂ«n pĂ«rmes NATO-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Ministri gjerman i Financave kĂ«rkon tarifĂ« mĂ« tĂ« ulĂ«t pĂ«r çelikun

UASHINGTON, 4  gusht/ATSH-DPA/  – Ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil, shpreson tĂ« negociojĂ« njĂ« pĂ«rjashtim pĂ«r eksportet e çelikut gjatĂ« vizitĂ«s sĂ« tij nĂ« Uashington, ku zhvilloi sot bisedime  me sekretarin amerikan tĂ« Thesarit, Scott Bessent, vetĂ«m disa ditĂ« para se tĂ« hyjnĂ« nĂ« fuqi tarifat e reja tĂ« SHBA-sĂ« ndaj importeve nga Bashkimi Evropian.

Klingbeil tha se planifikon të diskutojë një rregullore kuotash për eksportet e çelikut, e cila mund të lejojë që sasi të caktuara të këtij metali të tregtohen mes të dyja palëve me një tarifë më të ulët, ose edhe pa tarifë fare.

“Do tĂ« ishte shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r industrinĂ« gjermane tĂ« çelikut, pĂ«r shumĂ« vende pune nĂ« Gjermani”, u tha ai gazetarĂ«ve nĂ« Uashington.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s arritĂ«n njĂ« marrĂ«veshje tregtare nĂ« fund tĂ« muajit tĂ« kaluar pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund njĂ« mosmarrĂ«veshjeje tĂ« gjatĂ« pĂ«r tarifat, e cila u nxit nga presidenti Donald Trump.

Sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Trump dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shumica e importeve nga BE-ja drejt SHBA-së do të përballen me një tarifë prej 15% duke filluar nga data 7 gusht. Ndërkohë, tarifat mbi mallra të caktuara si alumini dhe çeliku do të mbeten në nivelin 50%.

Klingbeil shprehu zhgënjim lidhur me negociatat që çuan në marrëveshjen e shpallur më 27 korrik.

“Mendoj se ishim shumĂ« tĂ« dobĂ«t. Nuk mund tĂ« jemi tĂ« kĂ«naqur me rezultatin qĂ« u arrit,” tha ministri, i cili Ă«shtĂ« gjithashtu edhe  zĂ«vendĂ«skancelar i GjermanisĂ«. /Ad.Ab./

The post SHBA – Ministri gjerman i Financave kĂ«rkon tarifĂ« mĂ« tĂ« ulĂ«t pĂ«r çelikun appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

LITUANI – Ministri i Financave emĂ«rohet tĂ« drejtojĂ« qeverinĂ« teknike

VILNUS, 4 gusht /ATSH / – Presidenti i LituanisĂ«, Gitanas Nausėda, pranoi sot dorĂ«heqjen e kryeministrit Gintautas Paluckas dhe tĂ« gjithĂ« qeverisĂ« sĂ« tij, duke emĂ«ruar ministrin e Financave, Rimantas Sadzius, si drejtues tĂ« qeverisĂ« sĂ« pĂ«rkohshme, sipas “Euronews”

Presidenti ka deri në 15 ditë për të propozuar një kandidat të ri për postin e kryeministrit për miratim nga parlamenti (Seimas). Deri atëherë, Sadzius do të udhëheqë qeverinë teknike.

Paluckas njoftoi dorëheqjen të enjten e kaluar, pas hapjes së dy hetimeve paraprake nga autoritetet ligjzbatuese mbi aktivitetet e tij të biznesit, që shkaktuan shqetësime publike në rritje. Ai e konfirmoi  sot vendimin gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme të qeverisë .

Kandidati i ri për kryeministër do të propozohet nga Partia Socialdemokrate, grupi më i madh në parlament.  Kandidati  kryesor është ish-kryetari i bashkisë së Jonavës dhe ish-ministri i Ekonomisë, Mindaugas Sinkevicius, pavarësisht se në maj 2024 u dënua me gjobë dhe ndalim 3-vjeçar për ushtrim detyre për shkak të një skandali abuzimi me detyrën, dënim që u konfirmua edhe në apel në shtator.

Kandidatët e tjerë të mundshëm janë ish-eurodeputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes Kombëtare Juozas Olekas, ministrja e Sigurisë Sociale dhe Punës Inga Ruginiene, si dhe kryetari i qarkut të Vilnusit, Robert Duchnevic. /Ad.Ab./

 

The post LITUANI – Ministri i Financave emĂ«rohet tĂ« drejtojĂ« qeverinĂ« teknike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BM – Londra nuk do ta njohĂ« PalestinĂ«n ndĂ«rkohĂ« qĂ« Hamasi Ă«shtĂ« ende nĂ« pushtet

LONDËR, 4 gusht /ATSH-DPA/ – Zyra e kryeministrit britanik Keir Starmer nuk pranoi tĂ« thotĂ« nĂ«se Britania e Madhe do tĂ« njohĂ« shtetin palestinez pĂ«rderisa Hamasi mbetet nĂ« pushtet, pasi kjo organizatĂ« militante raportohet tĂ« ketĂ« pĂ«rshkruar shtetĂ«sinĂ« si “njĂ« nga frytet e 7 tetorit”.

Po ashtu, qeveria nuk u shpreh qartĂ« nĂ«se lirimi i tĂ« gjithĂ« pengjeve izraelite Ă«shtĂ« kusht pĂ«r njohje, por kĂ«mbĂ«nguli se ato duhet tĂ« lirohen “pa kushte dhe menjĂ«herĂ«â€.

ShqetĂ«sime janĂ« ngritur mbi planet e BritanisĂ« sĂ« Madhe  pĂ«r tĂ« njohur shtetin palestinez, pas deklaratĂ«s sĂ« anĂ«tarit tĂ« Hamasit, Ghazi Hamad, i cili tha se “frytet e 7 tetorit” kishin bĂ«rĂ« qĂ« bota tĂ« “hapte sytĂ« ndaj çështjes palestineze”.

I pyetur sot nëse një vendim i tillë pa një armëpushim do të motivonte Hamasin të mbajë pengjet izraelite, zëdhënësi zyrtar i Starmerit tha se qeveria do të vlerësojë situatën në shtator.

“Kryeministri ka qenĂ« absolutisht i qartĂ« se, mĂ« 7 tetor, Hamasi kreu masakrĂ«n mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ« nĂ« historinĂ« e Izraelit”, tha ai. “Çdo ditĂ« qĂ« nga ajo ditĂ«, ai tmerr vazhdon
 siç tha ministri i JashtĂ«m (David Lammy) kĂ«tĂ« fundjavĂ«.  Hamasi me tĂ« drejtĂ« konsiderohet grup i pĂ«rjashtuar qĂ« nuk mund tĂ« ketĂ« rol nĂ« tĂ« ardhmen e GazĂ«s”.

Kur u pyet nĂ«se shteti palestinez mund tĂ« njihet ndĂ«rkohĂ« qĂ« Hamasi mban ende pengje, zĂ«dhĂ«nĂ«si tha: se “do tĂ« bĂ«jmĂ« njĂ« vlerĂ«sim pĂ«rpara AsamblesĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme tĂ« OKB-sĂ«, pĂ«r tĂ« parĂ« sa janĂ« pĂ«rmbushur hapat qĂ« kemi parashtruar”.

“Kemi qenĂ« shumĂ« tĂ« qartĂ« qĂ« Hamasi nuk mund tĂ« ketĂ« asnjĂ« rol nĂ« qeverisjen e ardhshme tĂ« GazĂ«s 
 gjithashtu, duhet tĂ« çarmatoset dhe tĂ« lirojĂ« tĂ« gjitha pengjet.”

Lidhur me faktin nĂ«se ky hap mund tĂ« ndĂ«rmerret ndĂ«rsa Hamasi mbetet nĂ« pushtet, zyrtari tha se qeveria ishte e qartĂ« se “Hamasi nuk Ă«shtĂ« populli palestinez”.

 “ËshtĂ« njĂ« e drejtĂ« e patjetĂ«rsueshme e popullit palestinez tĂ« ketĂ« njohje, sipas kushteve dhe hapave qĂ« kemi parashtruar mĂ« herĂ«t.” “Gjithashtu kemi qenĂ« tĂ« qartĂ« se nuk mund tĂ« jetĂ« njĂ« grup terrorist si Hamasi qĂ« tĂ« ketĂ« tĂ« drejtĂ«n tĂ« vendosĂ« veton mbi njohjen e PalestinĂ«s”. /Ad.Ab./

The post BM – Londra nuk do ta njohĂ« PalestinĂ«n ndĂ«rkohĂ« qĂ« Hamasi Ă«shtĂ« ende nĂ« pushtet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BM – Lammy: TĂ« papranueshme pretendimet e Iranit pĂ«r uraniumin

LONDËR, 2 gusht /ATSH-DPA/ – Ministri i JashtĂ«m britanik, David Lammy deklaroi se nuk i pranon pretendimet e Iranit se vendi po pasuron uranium pĂ«r qĂ«llime akademike.

Përfaqësues nga Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca zhvilluan javën e kaluar bisedime me Iranin për të thyer ngërçin lidhur me programin bërthamor të këtij vendi.

Teherani pohon se mbetet i hapur ndaj diplomacisë, megjithëse së fundmi ka pezulluar bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA).

Një shqetësim thelbësor për fuqitë perëndimore u theksua kur IAEA-ja raportoi në maj se rezervat e uraniumit të pasuruar deri në 60% të Iranit, shumë afër nivelit të nevojshëm për armë

“LiderĂ«t e tyre nuk mund tĂ« mĂ« shpjegojnĂ«, dhe kam pasur shumĂ« bisedimeme ta, pse u duhet uranium i pasuruar nĂ« nivelin 60%.“,  tha Lami nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r gazetĂ«n “The Guardian”.

“NĂ«se shkoj nĂ« Sellafield apo Urenco nĂ« Cheshire, nuk ka mĂ« shumĂ« se 6% uranium. Irani thotĂ« se Ă«shtĂ« pĂ«r pĂ«rdorim akademik, por unĂ« nuk e pranoj kĂ«tĂ«â€, shtoi ai.

Lammy paralajmëroi se zhvillimi i armëve bërthamore nga Irani mund të çojë në përshkallëzim të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmorën sulme kundër impianteve bërthamore iraniane në qershor./  /Ad.Ab./

The post BM – Lammy: TĂ« papranueshme pretendimet e Iranit pĂ«r uraniumin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

HAPËSIRË – NASA: KatĂ«r astronautĂ« ulen nĂ« ISS

NJU JORK, 2 gusht /ATSH-DPA/ – KatĂ«r astronautĂ« kanĂ« mbĂ«rritur nĂ« Stacionin NdĂ«rkombĂ«tar HapĂ«sinor (ISS) pas njĂ« udhĂ«timi 15-orĂ«sh nĂ« njĂ« kapsulĂ« SpaceX, njoftoi sot NASA.

Misioni komandohet nga astronautja amerikane Zena Cardman. Anëtarët e tjerë të ekuipazhit janë Michael Fincke i SHBA-së, astronautja japoneze Kimiya Yui dhe kozmonauti rus Oleg Platonov.

Ata u nisën një ditë më parë në bordin e një rakete Falcon 9 të operuar nga kompania hapësinore SpaceX e miliarderit të teknologjisë Elon Musk, nga porti hapësinor Cape Canaveral në Florida.

Ky është misioni i 11-të i rregullt me ekuipazh i SpaceX në ISS.

Ekuipazhi do të qëndrojë në bordin e postit orbital, të vendosur afërsisht 400 kilometra mbi Tokë, për disa muaj, duke kryer një sërë eksperimentesh shkencore.

Aktualisht në stacion ndodhen 11 astronautë.

Por të sapoardhurit ndërrohen me katër astronautë të tjerë që kanë qenë atje që nga marsi.

Ata janë planifikuar të kthehen në Tokë në ditët e ardhshme. /Ad.Ab./

 

The post HAPËSIRË – NASA: KatĂ«r astronautĂ« ulen nĂ« ISS appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KINEMA – ”And Just Like That”, sezoni i tretĂ« i rikthimit tĂ« ”Sex and the City”, do tĂ« jetĂ« i fundit

LONDËR, 2 gusht /ATSH/ – ”And Just Like That”, vazhdimi i serialit tĂ« viteve ’90 dhe fillimit tĂ« viteve 2000 ”Sex and the City”, do tĂ« mbyllet pas sezonit tĂ« tretĂ«, njoftoi HBO, sipas BBC.

Regjisori dhe skenaristi i njohur amerikan, Michael Patrick King shpjegoi nĂ« Instagram se ndĂ«rsa po shkruante episodin e fundit, ”u bĂ« e qartĂ« se ky mund tĂ« ishte njĂ« moment i mrekullueshĂ«m pĂ«r ta mbyllur”.

I emërtuar sipas frazës së famshme të personazhit kryesor Carrie Bradshaw, seriali komedi-dramë ndjek romancat e tre prej katër personazheve origjinale, teksa jetojnë të 50-at e tyre në Nju Jork.

Finalja me dy pjesë nuk është transmetuar ende.

Sarah Jessica Parker, qĂ« luan Carrie-n, ndau njĂ« montazh fotosh nga tĂ« dy sezonet dhe tha se personazhi ”ka dominuar jetĂ«n time profesionale pĂ«r 27 vjet”, por tani ”ky kapitull Ă«shtĂ« i mbyllur”.

Ajo shtoi se ”And just like that” ishte ”gĂ«zim, aventurĂ« dhe puna mĂ« e bukur, krahas talenteve mĂ« tĂ« jashtĂ«zakonshme”.

”Do tĂ« mĂ« duhet shumĂ« kohĂ« pĂ«r ta harruar”, shkroi Parker.

”Shpresoj qĂ« kĂ«to dy episode tĂ« fundit t’ju pĂ«lqejnĂ« po aq sa na pĂ«lqyen neve”, shtoi ajo.

Kristin Davis (Charlotte York nĂ« serial) tha se “jam thellĂ«sisht e trishtuar”.

Fansat shpresonin pĂ«r njĂ« tjetĂ«r serial apo spin-off, por King deklaroi se ”rrĂ«fimi nĂ« vazhdim i universit tĂ« ‘Sex and the City’ po pĂ«rfundon”.

Shikueshmëria ka rënë gjatë tre sezoneve.

”Episodi i parĂ« u ndoq nga 1,1 milionĂ« familje amerikane, ndĂ«rsa tĂ« fundit kishin mĂ« pak se gjysmĂ«n e kĂ«tij numri”, sipas Samba TV.

Seriali gjithashtu është kritikuar, veçanërisht për përpjekjet për të diversifikuar kastin.

Revista ”Elle” tha se kjo pĂ«rpjekje “dĂ«shtoi”, ndĂ«rsa ”The Guardian” e cilĂ«soi si “mbikompensim i rĂ«ndĂ«â€ qĂ« tentonte tĂ« shlyente mungesĂ«n e ndjeshmĂ«risĂ« racore nĂ« origjinalin.

NĂ« sezonin e fundit, personazhi Che Diaz – i quajtur “personazhi mĂ« i keq nĂ« televizion” nga ”The Daily Beast”, u zĂ«vendĂ«sua nga njĂ« tjetĂ«r qĂ« punon nĂ« BBC./ /Ad.Ab./

The post KINEMA – ”And Just Like That”, sezoni i tretĂ« i rikthimit tĂ« ”Sex and the City”, do tĂ« jetĂ« i fundit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – HyjnĂ« nĂ« fuqi regullat e reja tĂ« transparencĂ«s pĂ«r modelet e IA-sĂ«

BRUKSEL, 2 gusht  /ATSH-DPA/ – Rregullat e reja tĂ« transparencĂ«s pĂ«r modelet e inteligjencĂ«s artificiale  (IA) me pĂ«rdorim tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m, si ChatGPT dhe Gemini, hynĂ« sot nĂ« fuqi nĂ« tĂ« gjithĂ« Bashkimin Evropian, si pjesĂ« e Aktit pĂ«r InteligjencĂ«n Artificiale tĂ« miratuar vitin e kaluar.

Sipas këtyre rregullave, zhvilluesit duhet të bëjnë publike se si funksionojnë modelet e tyre dhe çfarë të dhënash janë përdorur për trajnimin e tyre.

Modelet veçanërisht të avancuara, të cilat konsiderohen me rrezik të mundshëm për publikun, duhet gjithashtu të dokumentojnë masat e sigurisë.

Inteligjenca artificiale me përdorim të përgjithshëm i referohet sistemeve që mund të përdoren për një gamë të gjerë funksionesh, si gjenerimi i tekstit, analizimi i gjuhës apo programimi.

Qëllimi i ligjit është edhe forcimi i mbrojtjes së të drejtave të autorit. Zhvilluesit duhet të raportojnë burimet e të dhënave që kanë përdorur për trajnim dhe nëse kanë përdorur metoda automatike për të mbledhur të dhëna nga interneti.

Ata janë gjithashtu të detyruar të paraqesin masat e marra për të mbrojtur pronën intelektuale dhe të caktojnë pika kontakti për mbajtësit e të drejtave.

Megjithatë, disa shoqata që përfaqësojnë autorë, artistë dhe botues e kanë kritikuar ligjin duke thënë se nuk shkon mjaftueshëm larg.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t, nisma gjermane “Initiative Urheberrecht”, njĂ« grup avokues pĂ«r tĂ« drejtat e autorit, theksoi se rregullat janĂ« tĂ« pafuqishme pa njĂ« kĂ«rkesĂ« pĂ«r tĂ« emĂ«ruar grupet specifike tĂ« tĂ« dhĂ«nave ose domenet.

Ndërsa individët mund të padisin ofruesit e AI sipas ligjit të ri, zbatimi nga Zyra Evropiane e AI-së do të nisë më vonë. Kjo zyrë do të mbikëqyrë modelet e reja nga gushti i vitit 2026 dhe modelet e lëshuara para datës 2 gusht 2025 duke filluar nga gushti i vitit 2027.

Shkeljet mund të rezultojnë në gjoba deri në 15 milionë euro (17,1 milionë dollarë) ose 3% të xhiros vjetore globale.

Për të lehtësuar përputhshmërinë, Komisioni Evropian ka publikuar gjithashtu udhëzime vullnetare dhe një kod sjelljeje.

Google, zhvilluesi i modelit Gemini, ka deklaruar se ka ndërmend ta nënshkruajë këtë kod, por ka paralajmëruar se rregullorja mund të pengojë inovacionin. /Ad.Ab./

 

The post BRUKSEL – HyjnĂ« nĂ« fuqi regullat e reja tĂ« transparencĂ«s pĂ«r modelet e IA-sĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌