Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Transformim i guximshëm – Gjesti kthehet me flokë rozë

Gjesti ka surprizuar ndjekësit duke shfaqur një pamje krejt të re me flokë rozë, një transformim që e ka ndarë vetë në rrjete sociale.

Ky ndryshim tregon një tjetër dimension të stilit të tij personal, duke reflektuar kreativitetin dhe guximin për të eksperimentuar me pamjen.

Ai ka një histori të gjatë të eksperimenteve me flokët, veçanërisht gjatë kohës së tij në Big Brother, ku shpesh provonte ngjyra dhe stilime të ndryshme që e bënin të dallohej.

Foto: Screenshot/Instagram

Transformimi i fundit nuk është thjesht një ndryshim estetik, por edhe një shprehje e natyrës së tij të lirë dhe krijuese, që nuk ndalet para asnjë sfide estetike.

Pamja e re me flokë rozë duket se i jep një energji të freskët dhe të gjallë, duke e treguar sërish si një personazh që nuk frikësohet të eksperimentojë dhe të dalë jashtë normave tradicionale të stilit.

E artisti pejan këtë kohë ndau me ndjekësit se ka disa probleme në muzikë, që e kanë penalizuar për të sjellë këngë të reja, por që do të rikthehet shumë shpejt te publiku.

Për këtë pati reagime nga palët e përfshira, ndonëse pritet të shihet në vazhdim. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Three60 Music (@three60_music)

The post Transformim i guximshëm – Gjesti kthehet me flokë rozë appeared first on Telegrafi.

A ka përfunduar miqësia mes Taylor Swift dhe producentit të saj prej vitesh? Emri i tij mungon nga lista e bashkëpunëtorëve

Taylor Swift ka njoftuar daljen e albumit të saj të ri, por ajo që ka zgjuar më shumë kureshtje tek fansat është mungesa e producentit të saj të hershëm dhe mikut të ngushtë, Jack Antonoff.

Edhe pse kanë bashkëpunuar ngushtë për më shumë se një dekadë, emri i tij nuk figuron në listën e bashkëpunëtorëve të albumit të ri “The Life of a Showgirl”.

Albumi, i cili do të publikohet më 3 tetor, përmban 12 këngë, mes tyre edhe një duet me këngëtaren e njohur Sabrina Carpenter, që shfaqet në këngën titullare.

Ndërkohë që Swift ka tërhequr vëmendjen me detaje si kopertina dhe lista e këngëve, vëzhguesit e vëmendshëm vunë re një element befasues – mungesën e Antonoff, producentit që ka qenë pjesë kyçe e projekteve të saj për më shumë se dhjetë vjet.

Jack Antonoff, i njohur si frontmen i grupit Bleachers dhe ish-anëtar i bendit Fun, nisi bashkëpunimin me Taylor në vitin 2013 me këngën Sweeter Than Fiction, të shkruar për filmin One Chance.

Vetëm një vit më pas, ai punoi në disa prej hiteve të albumit të saj të suksesshëm 1989, dhe që prej asaj kohe ishte producent i pandashëm në pothuajse çdo projekt të këngëtares – përfshirë edhe albumin më të fundit The Tortured Poets Department.

Mungesa e tij e papritur nga albumi i ri ka nxitur spekulime të shumta në rrjetet sociale: a është fjala për një ndërprerje të bashkëpunimit profesional apo ndoshta për një ftohje në marrëdhënien e tyre personale? Deri më tani, as Taylor Swift dhe as Jack Antonoff nuk kanë dhënë ndonjë koment mbi situatën. /Telegrafi/

The post A ka përfunduar miqësia mes Taylor Swift dhe producentit të saj prej vitesh? Emri i tij mungon nga lista e bashkëpunëtorëve appeared first on Telegrafi.

Taylor Swift zbulon datën e lansimit të albumit të ri dhe sa këngë përmban

Ylli i muzikës pop, Taylor Swift, njoftoi këtë javë albumin e saj të 12-të, pa dhënë shumë detaje, por tashmë përmes postimeve në rrjete sociale ka zbuluar se çfarë mund të presin fansat nga ky projekt i ri.

Albumi “The Life Of A Showgirl”, i shkruar gjatë turneut të saj rekord “Eras”, do të publikohet më 3 tetor.

Ai përbëhet nga 12 këngë, përfshirë titullin kryesor që ka si bashkëpunëtore yllin e pop-it, Sabrina Carpenter.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Taylor Swift (@taylorswift)

Lista e plotë e këngëve është:

1. The Fate Of Ophelia

2. Elizabeth Taylor

3. Opalite

4. Father Figure

5. Eldest Daughter

6. Ruin The Friendship

7. Actually Romantic

8. Wi$h Li$t

9. Wood

10. Cancelled!

11. Honey

12. The Life Of A Showgirl (feat. Sabrina Carpenter)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Taylor Swift (@taylorswift)

Bashkëpunëtorët e saj të gjatë, producentët suedezë Max Martin dhe Shellback, të cilët kanë punuar me Swift në disa nga hitet më të mëdha të saj, janë bashkuar përsëri për këtë album. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Taylor Swift (@taylorswift)

The post Taylor Swift zbulon datën e lansimit të albumit të ri dhe sa këngë përmban appeared first on Telegrafi.

Mungesa e këngëve të reja, Gjesti: Nuk do të dorëzohem kurrë derisa drejtësia të gjejë vendin e vet

Gjesti ka bërë një sqarim në Instagram, për t’ua bërë me dije fansave për situatën e fundit rreth projekteve të tij muzikore.

Ai ka vendosur të shpjegojë arsyet pse disa projekte që prisnin të publikoheshin janë vonuar.

Në një periudhë ku industria muzikore shpesh sjell sfida të papritura, Gjesti tregon se ka përjetuar disa konflikte dhe padrejtësi nga distributori i mëparshëm, gjë që e ka detyruar të marrë vendime të vështira për të mbrojtur punën e tij dhe të ardhmen e projekteve të tij.

Foto: Screenshot/Instagram

Më poshtë është sqarimi i plotë i Gjestit:

“Sqarim

E ndjej si detyrë me nda me juve disa gjëra që i kam mbajtur në vete për një kohë të gjatë.

Të vetmit që i kam pasur gjithmonë përkrah janë publiku im, edhe ju e meritoni me e pas një sqarim nga ana ime.

Këtë sezonë unë jam detyruar me i ndal të gjitha projektet për shkak të konflikteve dhe padrejtësive që më janë bërë ngë distributori paraprak.

Fatkeqësisht detyrohem që derisa këto konflikte te zgjidhen, me i mbajt krejt këto projekte për vete pasi që refuzoj kategorikisht me publiku ndonjë projekt me këtë distributor.

Unë shpresoj dhe besoj shumë se këto konflikte kanë me u rregullu shumë shpejt në mënyrë që unë të filloj me publikimin e projekteve direkt.

Kam punuar shumë veç me u mundu që sado pak me ju shpërbly krejt mbështetësve të mi dashurinë e mbështjetjen që ma keni dhënë çdo ditë.

Besomni që mezi po pres me i nda me juve këto projekte, edhe besomni që nuk do të dorëzohem kurrë derisa drejtësia të gjej vendin e vet”. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram

The post Mungesa e këngëve të reja, Gjesti: Nuk do të dorëzohem kurrë derisa drejtësia të gjejë vendin e vet appeared first on Telegrafi.

Valë artistësh në zgjedhjet lokale, muzikanti Isah Mustafa kandidat për asamblesit nga radhët e PDK-së në Prishtinë

Uran Ismaili, kandidat i PDK-së për kryetar të Prishtinës, ka prezantuar  të mërkurën listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale, ku krahas emrave të rinj përfshihen edhe figura të njohura nga arti, kultura dhe urbanizmi.

Një nga emrat që bie në sy është Isah Mustafa. Edhe pse mbiemri mund të të kujtojë ish-kryeministrin Isa Mustafa, bëhet fjalë për një person tjetër, të njohur për kontributin e tij në jetën kulturore të kryeqytetit.

Mustafa është bashkëthemelues i hapësirës kulturore “Stereospace” dhe ka realizuar projekte që kanë sjellë gjallëri në komunitet. Një prej tyre është rivitalizimi i Shtëpisë së Kulturës në Llukar – e kthyer nga një ndërtesë e rrënuar në një hapësirë plot jetë dhe aktivitete për banorët. Ai është angazhuar gjithashtu në organizimin e programeve edukative për fëmijët dhe të rinjtë e zonës.

Foto: Isah Mustafa/Instagram

Përveç punës në komunitet, Mustafa është anëtar i grupit të muzikës alternative “Gillespie”, një band underground rock’n’roll e themeluar në vitin 2005, e cila ka pasur ndikim të rëndësishëm në skenën muzikore vendore.

Kandidatura e tij për asambleist nga radhët e PDK-së vjen në një garë ku po marrin pjesë edhe shumë artistë të tjerë. Vetëm të mërkurën u konfirmua se aktoret Driada Matoshi dhe Vlora Merovci do të kandidojnë për Asamblenë e Prishtinës nga radhët e LVV-së. /Telegrafi/

The post Valë artistësh në zgjedhjet lokale, muzikanti Isah Mustafa kandidat për asamblesit nga radhët e PDK-së në Prishtinë appeared first on Telegrafi.

Flet haptazi, Adelina Ismaili: Shqipëria më ka shpëtuar karrierën, e ndjej veten më të vlerësuar

Këngëtarja Adelina Ismajli, e cila prej dekadash konsiderohet një nga figurat më të guximshme dhe më inovative të muzikës shqiptare, ka rrëfyer së fundmi detaje të ndjera nga jeta dhe karriera e saj në emisionin “21 Gradë” në RTV21.

E njohur për thyerjen e tabuve dhe krijimin e një historie unike në skenën muzikore, Adelina foli pa dorashka për sfidat, zhgënjimet dhe momentet që e kanë formësuar si artiste.

Në intervistë, ajo pranoi se ndjenja e vlerësimit dhe respektit që merr ndryshon nga vendi në vend.

Foto: Screenshot/Facebook

“Në Shqipëri e ndjej veten më të vlerësuar. Në Kosovë kam pasur rastin që disa mediume m’kanë fut në lloq… Shqipëria më ka nxjerrë nga ajo baltë. Shqipëria ma ka shpëtuar karrierën”, u shpreh këngëtarja.

Me këto fjalë, Adelina shpalosi një ndjenjë të thellë mirënjohjeje ndaj publikut dhe mediave shqiptare, të cilat sipas saj e kanë ndihmuar ta ringrejë dhe ta mbrojë imazhin e saj artistik në momentet më të vështira.

Rrëfimi i saj u pa si një dëshmi e sinqertë e realitetit me të cilin përballen artistët, ku suksesi shpesh shoqërohet me kritika dhe paragjykime, por edhe si një shenjë e forcës së saj për të ecur përpara dhe për të mos lejuar që negativiteti ta ndalë pasionin e saj për muzikën. /Telegrafi/

The post Flet haptazi, Adelina Ismaili: Shqipëria më ka shpëtuar karrierën, e ndjej veten më të vlerësuar appeared first on Telegrafi.

Dukagjin Lipa pas përfundimit të Sunny Hill Festival: Edicioni më i mirë deri më tani

Pas përfundimit të edicionit të sivjetmë të Sunny Hill Festival, themeluesi i tij, Dukagjin Lipa, ka reaguar me një postim emocionues, duke ndarë përshtypjet e tij për suksesin e arritur.

“Na u desh një javë e tërë të rikuperoheshim nga fundjava më e mirë ndonjëherë! Sunny Hill Festival po rritet çdo vit dhe këtë vit ishte më i miri deri tani! Jam kaq krenar për gjithë ekipin për përkushtimin, angazhimin dhe dashurinë e tyre për ta bërë këtë të mundur”, ka shkruar ai.

Tutje, Lipa ka shtuar: “Nuk është kurrë e lehtë, por ia vlen gjithmonë! Faleminderit të gjithë artistëve dhe ekipeve të tyre që iu bashkuan këtë vit dhe e bënë një edicion për t’u mbajtur mend, dhe faleminderit fansave dhe pjesëmarrësve të festivalit, pa ju nuk do të mund ta realizonim! Tani është koha të fillojmë punën për edicionin e vitit të ardhshëm… Shihemi vitin tjetër”.

Foto: Screenshot/Instagram

Sunny Hill Festival, i njohur për sjelljen e emrave të mëdhenj të muzikës botërore dhe atmosferën e veçantë që krijon, vazhdon të rritet çdo vit, duke e pozicionuar Kosovën si një pikë të rëndësishme në hartën e festivaleve ndërkombëtare.

Edicioni i këtij viti u vlerësua si një nga më të suksesshmit deri më tani, si nga organizatorët, ashtu edhe nga publiku.

U mbajt më 1, 2 dhe 3 gusht në Bërnicë, ku pati performanca të mrekullueshme nisur nga Dua Lipa, Shawn Mendes e deri te Peggy Gou. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dukagjin Lipa (@dukagjinlipa)

The post Dukagjin Lipa pas përfundimit të Sunny Hill Festival: Edicioni më i mirë deri më tani appeared first on Telegrafi.

“Çeço Fest”, Kumbaro: Qindra të rinj e turistë shijuan muzikën në Gjirokastër

TIRANË, 9 gusht /ATSH/ “Çeço Fest” vjen në Gjirokastër për të gjashtin vit radhazi në vendin më tërheqës të qytetit, në Kalanë e Argjirosë.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro përcolli sot në rrjetet sociale një video nga aktiviteti i mbrëmjes së djeshme.

Kumbaro tha se Kalaja ushtoi mbrëmë nga Festa e Çeços, ndërsa qindra të rinj dhe turistë shijuan muzikën mbi Gjirokastër.

Duke nisur nga mbrëmja e djeshme të rinjtë mund të shijojnë dy ditë intensive me performanca nga artistë të njohur. Superfestivali i muzikës elektronike në kala, prej kohësh është kthyer në skenën e plot DJ-ve dhe të rinjve të dhënë pas muzikës.

Kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi e cilësoi si një tjetër fundjavë të paharrueshme që po vjen në Kalanë e Gjirokastrës. “Vera vazhdon me ritëm, energji dhe emocion”, shkroi kryebashkiaku në rrjetet sociale.

“Çeço Fest” do të sjellë muzikë pafund, dritë dhe atmosferë elektrizuese në zemër të qytetit të gurtë, ku tradita takohet me ritmet moderne për një përvojë që nuk duhet humbur.

/e.i/a.f/

The post “Çeço Fest”, Kumbaro: Qindra të rinj e turistë shijuan muzikën në Gjirokastër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia gjobit administratorin e një lokali në zonën e plazhit në Durrës për muzikë të lartë

TIRANË, 9 gusht /ATSH/ Policia e Durrësit ka gjobitur me 200 000 lekë, administratorin e një lokali në zonën e plazhit, në të cilin dëgjohej muzika e lartë dhe prishte qetësinë publike.

Policia njoftoi sot “në vijim të kontrolleve të përditshme te subjektet me aktivitete me muzikë, në zonën urbane dhe në atë bregdetare, me mjete të posaçme zhurmëmatëse, shërbimet e Policisë së Durrësit konstatuan se muzika që gjeneronte një lokal në zonën e plazhit, në lagjen nr. 13, ishte në nivelin 85.5 decibel”.

“Në zbatim të ligjit “Për administrimin e zhurmës në mjedis”, administratori i subjektit, shtetasi F. B. u ndëshkua me masë administrative 200 000 lekë”, njoftoi policia.

/m.q/

The post Policia gjobit administratorin e një lokali në zonën e plazhit në Durrës për muzikë të lartë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkodra ndizet me “Dua Fest” – Artistët më të dashur shqiptarë performojnë pranë Kalasë së Rozafës

Mbrëmjet e 8 dhe 9 gushtit e kthejnë Shkodrën në kryeqendrën e muzikës live, me festivalin “Dua Fest”, një ngjarje artistike që premton energji të jashtëzakonshme dhe emocione të paharrueshme.

Nën qiellin e hapur dhe pranë mureve të lashta të Kalasë së Rozafës, festivali sjell në skenë artistët më të dashur dhe më të suksesshëm të muzikës shqiptare, si Shkodra Elektronike, Aleksandër Gjoka, Alban Skënderaj, si dhe emra të tjerë të njohur të skenës moderne.

“Dua Fest po vjen për të ndezur qytetin. Emrat më të mëdhenj të muzikës, performanca elektrizuese dhe energji që nuk harrohen”, kanë premtuar organizatorët.

Në listën e performuesve përfshihen edhe DJ Hermes, DJ Irgen, Eri Dee, Grupi Burn dhe Hektor Jubani, të cilët do të sjellin ritme të ndryshme për një publik të gjerë.

Qëllimi i festivalit është të bashkojë muzikën me historinë dhe emocionet, duke promovuar Shkodrën jo vetëm si qendër kulturore, por edhe si një destinacion modern për evente muzikore të nivelit të lartë.

“Dua Fest” po pritet me entuziazëm nga publiku dhe pritet të jetë një ndër eventet më të suksesshme të verës në Shqipëri./KultPlus.com

Rita Ora sjell këngën e re “Joy”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Joy”, duke emocionuar fansat në të gjithë botën.

Në rrjetet sociale, Ora ndau një fotografi shoqëruar me njoftimin se kënga tani është e disponueshme në të gjitha platformat digjitale, përfshirë Spotify, Apple Music dhe YouTube.

Kënga “Joy” shënon një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e 34-vjeçares, e njohur për hitet “Anywhere”, “Your Song” dhe “Let You Love Me”. E veçanta e kësaj kënge është se do të shërbejë si kolonë zanore për versionin britanik të emisionit të njohur “Love Is Blind UK”, një format i famshëm televiziv për takime dashurie.

Sipas burimeve për The Sun, Rita pranoi me shumë entuziazëm të realizonte këtë projekt. “Nuk është sekret që Rita e adhuron dashurinë, ndaj pranoi menjëherë të realizojë një këngë për Love Is Blind UK,” citohet të ketë thënë një burim pranë këngëtares.

“Joy” është përshkruar si një këngë me mesazh të fuqishëm, që flet për gjetjen e lumturisë dhe paqes së brendshme, në një botë ku ndjenjat shpesh sfidohen nga realiteti. Stili muzikor përmban elemente të pop-it modern dhe një interpretim emocional nga Ora, që e bën këngën të prekë zemrat e dëgjuesve.

Fansat dhe ndjekësit e artistes kanë reaguar menjëherë pozitivisht, duke shpërndarë këngën dhe duke shprehur vlerësime për vokalin dhe mesazhin që ajo përcjell.

“Joy” është tashmë e disponueshme për dëgjim në të gjitha platformat online dhe pritet të jetë një nga kolonat zanore më të suksesshme të verës në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/

The post Rita Ora sjell këngën e re “Joy” appeared first on Telegrafi.

Babastars në ‘Zone Club’?

A do jetë bashkë e gjithë Babastars pas shumë vitesh në Zone?

Pas një pauze prej gjashtë vitesh, një nga grupet më të njohura të hip-hop-it shqiptar, Babastars, do të ngjitet sërish në një skenë të përbashkët këtë të mërkurë në Zone Club.

Lajmi ka ngjallur reagime të shumta tek fansat, të cilët prej kohësh kanë pritur një ribashkim të tillë.

Babastars, që ka lënë gjurmë të thella në skenën muzikore shqiptare me hite të suksesshme dhe një stil të dallueshëm, ka parë anëtarët e saj të ndjekin karriera të suksesshme solo gjatë viteve të fundit.

Megjithatë, daljet e tyre të përbashkëta kanë qenë të rralla, gjë që e bën këtë performancë një ngjarje të veçantë për publikun.

Kjo mbrëmje pritet të sjellë jo vetëm nostalgji për adhuruesit e hershëm, por edhe energji të re për ata që kanë zbuluar muzikën e grupit gjatë viteve të fundit. /Telegrafi/

The post Babastars në ‘Zone Club’? appeared first on Telegrafi.

Dikush provokoi duke lëshuar muzikë ruse, një sherr i dhunshëm filloi mes pushuesve në një plazh të Odesas, Ukrainë

Një përleshje ka shpërthyer në një plazh të Odesas, qytet ky i njohur bregdetar dhe i goditur rëndë nga lufta.

Sipas mediave të huaja, përplasja ndodhi pas një grindjeje të ashpër.

Siç thuhet më tej, shkak për konfliktin ishte luajtja e muzikës ruse, e cila është e ndaluar publikisht në Ukrainë për shkak të pushtimit.

Përleshja u shndërrua në një rrahje masive, ku disa prej pushuesve u përfshinë duke u përplasur me grushte dhe duke u kapur për flokë.

Përleshja e tyre ishte ndalur vetëm kur një tjetër pushues ishte futur midis tyre.

The post Dikush provokoi duke lëshuar muzikë ruse, një sherr i dhunshëm filloi mes pushuesve në një plazh të Odesas, Ukrainë appeared first on Albeu.com.

Elizabeta dhe Artemida Qarri sjellin një projekt të rrallë muzikor që ringjall trashëgiminë shqiptare në skenën ndërkombëtare

Pianistet dhe profesoreshat universitare Elizabeta dhe Artemida Qarri, të njohura për kontributin e tyre të vazhdueshëm në artin dhe edukimin muzikor në Kosovë, kanë ndërmarrë një projekt unik që pritet të lërë gjurmë të thella në skenën muzikore shqiptare dhe më gjerë.

Në zemër të këtij projekti qëndrojnë dy vepra me rëndësi të veçantë historike dhe kulturore për artin shqiptar:

“O Vendi Im – Malëngjimi” nga kompozitori Rashid Krasniqi
-Muzika e filmit legjendar “Skënderbeu” nga mjeshtri Çesk Zadeja

Të dyja këto kompozime, të ngulitura prej vitesh në kujtesën kolektive të shqiptarëve, janë përpunuar dhe rikrijuar në një format tërësisht të ri: si vepra për dy piano dhe orkestër, falë orkestrimit mjeshtëror të kompozitorit dhe profesorit Valton Beqiri.

Ky projekt nuk është thjesht një interpretim klasik – ai është një rikonceptim i thellë artistik që bashkon përvojën, ndjeshmërinë dhe profesionalizmin e lartë të motrave Qarri me mjeshtërinë krijuese të Beqirit. Në këtë mënyrë, muzika klasike shqiptare fiton një dimension të ri bashkëkohor, duke komunikuar fuqishëm me publikun e sotëm dhe duke ruajtur shpirtin e saj origjinal.

Projekti, i cili është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës (MKRS), synon të kurorëzohet me publikimin e një albumi muzikor si dhe një koncert të madh, ku dy pianot dhe orkestra do të interpretojnë në harmoni të plotë – një gjuhë universale e emocioneve dhe artit të përkushtuar.

Ky është një hap i rëndësishëm në afirmimin dhe promovimin e trashëgimisë muzikore shqiptare, duke e sjellë atë në një kontekst ndërkombëtar dhe duke e vendosur denjësisht në hartën e kulturës klasike globale. /Telegrafi/

The post Elizabeta dhe Artemida Qarri sjellin një projekt të rrallë muzikor që ringjall trashëgiminë shqiptare në skenën ndërkombëtare appeared first on Telegrafi.

Rita Ora do të publikojë këngën e re brenda pak ditësh, pasi thuhet se ka incizuar kolonën zanore të një seriali të madh televiziv në Netflix

Rita Ora do të publikojë këngën e saj më të re brenda pak ditësh.

Këngëtarja 34-vjeçare, e njohur për hitin “How We Do”, ka qenë kohët e fundit në studio duke punuar për këngën e re që do të jetë pjesë e emisionit të njohur të takimeve “Love Is Blind UK”.

Sipas raportimeve, kënga mban titullin “Joy” dhe ka një mesazh të fuqishëm për gjetjen e paqes së brendshme. Ajo pritet të publikohet gjatë ditëve në vijim, shkruan DailyMail.

Një burim ka treguar për The Sun se: “Nuk është sekret që Rita e adhuron dashurinë, ndaj pranoi menjëherë të realizojë një këngë për Love Is Blind UK”.

Edhe pse ajo pritet të publikojë shumë shpejt albumin e saj të katërt në studio, “Joy” nuk do të jetë pjesë e tij.

Sipas burimit, kjo këngë konsiderohet si një “mini projekt anësor” dhe nuk është menduar si pjesë e materialit të albumit të ri.

“Kënga do të përdoret në emision dhe do të jetë e disponueshme për dëgjim në platforma digjitale, por nuk ka plane për videoklip apo promovim shtesë”, është thënë më tej.

Ndërkohë, Rita ka folur edhe për një moment delikat në karrierën e saj, kur u përfshi në mënyrë të pavërtetë në thashethemet rreth identitetit të “Becky with the good hair”, një figurë misterioze e përmendur në albumin “Lemonade” të Beyoncé-s.

Albumi i vitit 2016 përmbante këngë me tekste të fuqishme që flisnin për tradhti, përfshirë këngën “Sorry” ku Beyoncé i referohej një gruaje që besohej se kishte qenë në një lidhje me bashkëshortin e saj, Jay-Z.

Spekulimet në internet shpërthyen dhe shumë fansa aluduan se kjo “Becky” ishte Rita Ora, e cila në atë kohë ishte pjesë e labelit Roc Nation të Jay-Z.

Ajo u akuzua padrejtësisht për një lidhje me reperin dhe u detyrua të mohojë publikisht gjithçka. Tani, në një intervistë në podkastin “Begin Again” të Davina McCall, Rita ka rrëfyer se ishte thellësisht e lënduar nga këto akuza, pasi Beyoncé kishte qenë gjithmonë mbështetëse e saj.

“Ajo ka qenë si një zanë e mirë për mua prapa kamerave, një mbrojtëse e vërtetë. Kjo është ajo që e bën edhe më të pabesueshme, sepse midis nesh ka pasur gjithmonë vetëm dashuri”, ka thënë Rita.

Ajo ka folur gjithashtu për mënyrën se si është ndjerë me trupin e saj gjatë viteve të fundit. Në një intervistë tjetër në podkastin “Happy Place” të Fearne Cotton, në bashkëpunim me projektin për vetëvlerësim të Dove, Rita ka treguar se ka pasur periudha kur nuk e pranonte veten dhe ndihej “e shëmtuar” në fund të të njëzetave.

“Në fund të të njëzetave fillova ta ndiej më shumë këtë presion. Nuk kisha më energji, nuk kujdesesha për trupin tim, sëmuresha shpesh dhe nuk ndihesha mirë me veten. Nuk pranoja faktin që nuk isha aq e dobët sa të tjerët dhe e barazoja këtë me të qenit e shëmtuar. Tani kur e mendoj, e di që nuk ka qenë ashtu.

Është njësoj si në terapi, kur përballesh me versionin më të ri të vetes dhe kupton se ajo vajzë ka qenë gjithsesi shumë e bukur”, ka përfunduar ajo. /Telegrafi/

The post Rita Ora do të publikojë këngën e re brenda pak ditësh, pasi thuhet se ka incizuar kolonën zanore të një seriali të madh televiziv në Netflix appeared first on Telegrafi.

U sigurua që Kosova gjithmonë ta kujtojë – rikthimi i Shawn Mendes në skenë që nga viti 2022, për herë të parë përpara një publiku kosovar

Mbrëmja e dytë e Sunny Hill Festival solli një nga momentet më të veçanta të këtij edicioni: rikthimin e shumëpritur të Shawn Mendes në skenë, dhe për herë të parë, përpara një publiku kosovar.

Një performancë që nuk ishte thjesht koncert, por një përvojë e paharrueshme emocionale.

Pas një pauze mbi dyvjeçare nga skenat, që filloi në vitin 2022 kur anuloi turneun botëror për t’u fokusuar në shëndetin mendor dhe mirëqenien personale, Shawn Mendes u rikthye më i fuqishëm se kurrë më parë.

Foto: Sunny Hill Festival/Instagram

Dhe pikërisht në Prishtinë, ai zgjodhi të ndajë këtë kthim, në një natë që do të mbetet gjatë në memorien e fansave.

I veshur me një bluzë të zezë pa mëngë dhe pantallona të gjera, Mendes dominonte skenën me një energji fantastike.

Foto: Sunny Hill Festival/Instagram

Ngjyrat e ngrohta të ndriçimit, skena elegante dhe e pastër, krijuan një atmosferë intime dhe emocionuese, ku në qendër të gjithçkaje ishte zëri i tij – i fuqishëm, i pastër, plot shpirt.

Gjatë gjithë koncertit, Shawn nuk ishte thjesht një këngëtar, por një rrëfimtar.

Foto: Sunny Hill Festival/Instagram

Ndërveprimi me publikun ishte i vazhdueshëm, ndalesa për të falënderuar, buzëqeshje të sinqerta, përqafime me fansat pranë skenës dhe një përkushtim që dëshmoi dashurinë e tij të vërtetë për muzikën dhe njerëzit.

Repertori i tij përfshiu një përzgjedhje të dashur të hiteve që kanë shënuar karrierën e tij: “There’s Nothing Holding Me Back”, “Stitches”, “Wonder”, “Mercy”, “Lost in Japan”, “Never Be Alone”, “Why” dhe “Treat You Better”.

Foto: Sunny Hill Festival/Instagram

Çdo këngë u përjetua me entuziazëm nga publiku që këndonte njëzëri, duke e kthyer natën në një kor gjigand emocionesh.

Të veçantë e bënë edhe momentet kur ai performoi vetëm me kitarë apo piano, i shoqëruar nga grupi i tij muzikor dhe këngëtarët e prapavijës, duke i dhënë koncertit nuanca thellësisht njerëzore dhe të ndjera.

Foto: Sunny Hill Festival/Instagram

Mbrëmja përfundoi me duartrokitje të zgjatura dhe emocione të shpërthyera – një rikthim në skenë, një debutim në Kosovë dhe një lidhje e re që me shumë gjasë do të zgjasë gjatë.

Shawn Mendes nuk erdhi vetëm për të kënduar, por për të lënë gjurmë. Dhe ia doli me sukses. /Telegrafi/

Foto: Sunny Hill Festival/Instagram
Foto: Sunny Hill Festival/Instagram
Foto: Sunny Hill Festival/Instagram
Foto: Sunny Hill Festival/Instagram
@sunnyhill_festival @Shawn Mendes #ShawnMendes #SunnyHill #sunnyhillfestival ♬ original sound – Sunny Hill Festival

@sunnyhill_festival @Shawn Mendes #sunnyhillfestival #SunnyHill #ShawnMendes ♬ original sound – Sunny Hill Festival

The post U sigurua që Kosova gjithmonë ta kujtojë – rikthimi i Shawn Mendes në skenë që nga viti 2022, për herë të parë përpara një publiku kosovar appeared first on Telegrafi.

Dëgjimi i këngës suaj të preferuar në klub ju sjell të njëjtën ndjesi si kur bie në dashuri

Kur kënga juaj e preferuar luhet në një ambient energjik, truri juaj shpërndan dopaminë, duke aktivizuar disa zona të caktuara, të njëjtat që aktivizohen kur përjetoni tërheqje romantike.

Kjo ndjesi forcohet nga faktorë të tjerë si dritat intense, lëvizjet e grupit të njerëzve, volumi i lartë i muzikës dhe elementet e papritura të momentit.

Në fund, e gjithë kjo krijon një eksperiencë që ngjan shumë me ndjenjat e dashurisë së parë. Pra, kënga juaj e preferuar në momentin e duhur nuk është thjesht kënaqësi për veshët, por një ndjenjë që imiton dashurinë në një nivel biokimik.

The post Dëgjimi i këngës suaj të preferuar në klub ju sjell të njëjtën ndjesi si kur bie në dashuri appeared first on iconstyle.al.

Shawn Mendes lë gjurmë në Prishtinë me një performancë të jashtëzakonshme dhe magjike

Prishtina mbrëmë përjetoi një natë magjike, teksa Shawn Mendes performoi për herë të parë në Kosovë, duke e kthyer natën e dytë të Sunny Hill Festival në një spektakël emocionesh të forta.

Me një skenë të mrekullueshme, por me drita të ngrohta që krijuan një atmosferë të afërt dhe të ngrohtë, Shawn i la gjithë vëmendjen zërit të tij të fuqishëm dhe mesazheve të sinqerta të këngëve.

Të shoqëruar nga një bend energjik dhe vokalistë mbështetës që e plotësonin perfekt performancën e tij, çdo notë u ndje thellë nga mijëra fansa që kishin mbushur hapësirën e festivalit.

Foto: Shawn Mendes/Telegrafi

Shawn interpretoi një setlist të pasur me hitet e tij më të mëdha, nga “There’s Nothing Holding Me Back”, “Never Be Alone” e “Stitches”, “Wonder”, “Mercy” dhe “Why Why Why”, duke përfshirë edhe ritmet më të shpejta si “Lost in Japan” dhe këngën e njohur, “Treat You Better”.

Energjia në festival ishte e jashtëzakonshme, me publikun që këndoi çdo varg bashkë me Shawn-in, duke e kthyer natën në një përvojë unike.

Për të gjithë ata që ishin aty, ky koncert nuk ishte thjesht një performancë – ishte një moment i rrallë ku muzika, emocionet dhe lidhja me artistin u bënë një. /Telegrafi/

The post Shawn Mendes lë gjurmë në Prishtinë me një performancë të jashtëzakonshme dhe magjike appeared first on Telegrafi.

Peggy Gou dhe Anyma përmbyllin Sunny Hill – nata e fundit e festivalit nis me super line-up

Pas dy netëve të mbushura me muzikë dhe energji, Sunny Hill Festival hyn sonte në natën e tretë dhe të fundit në Prishtinë.

Në natën e parë, Dua Lipa ndezi skenën kryesore me një performancë të paharrueshme, duke sjellë hite të njëpasnjëshme përpara mijëra fansave.

Mbrëmë, ishte radha e Shawn Mendes, për herë të parë në Kosovë, i cili dhuroi një performancë spektakolare, duke emocionuar publikun dhe duke shënuar një moment historik për festivalin.

Sonte, Sunny Hill përmbyllet me një line up po aq të fuqishëm.

Foto: Sunny Hill Festival/Instagram

Anyma do të sjellë një performancë të veçantë me vizuale mahnitëse në skenën kryesore, ndërsa pas mesnate, Peggy Gou, një nga DJ-t më të mëdha në botë, do të mbyllë festivalin me një set që pritet të ndezë Prishtinën deri në orët e para të mëngjesit.

Një fundjavë e plotë me muzikë, surpriza dhe momente të paharrueshme që do të lënë gjurmë në skenën muzikore të rajonit. /Telegrafi/

The post Peggy Gou dhe Anyma përmbyllin Sunny Hill – nata e fundit e festivalit nis me super line-up appeared first on Telegrafi.

Edhe pse jo fizikisht, Rita Ora ishte “pjesë” e festivalit ‘Sunny Hill 2025’: Kënga e saj hit u lëshua nga Fatboy Slim në skenë

Edhe pse fizikisht nuk ishte në Prishtinë, Rita Ora në njëfarë mënyre “u bë prezente” mbrëmë në natën e parë të festivalit “Sunny Hill”, falë një momenti të veçantë në performancën e DJ legjendar Fatboy Slim në skenën C4.

Teksa atmosfera në C4 po arrinte kulmin, Fatboy Slim vendosi të lëshojë hitin e tij në bashkëpunim me Rita Orën, “Praising You”. Në atë çast, në ekranin gjigant të vendosur pas DJ-it nisën të shfaqen pamje të Rita Orës, duke sjellë një ndjesi simbolike prezence të saj në festival.

E menjëhershme ishte edhe reagimi i artistes shqiptare me famë botërore: Rita Ora ndau në InstaStory një video nga ky moment, duke treguar edhe një herë lidhjen e saj të fortë me Kosovën dhe përkrahjen për këtë festival.

Interesante është se ky moment nuk ishte i planifikuar. Gjatë intervistës së shkurtër për Telegrafin të realizuar në Prishtinë, Fatboy Slim tregoi se “Praising You” nuk ishte në listën e këngëve që do të performonte, por se një pyetje e gazetarit ia ndryshoi mendjen.

“Pasi më pyete për të, mendova… pse jo?”, u shpreh ai.

@telegrafi DJ me famë botërore Fatboy Slim vjen në Prishtinë💥 #Telegrafi #SunnyHill #FatboySlim ##SunnyHillFestival #Prishtina ♬ original sound – Telegrafi.com

Si rezultat, “Praising You” u kthye në njërën nga këngët më të dashura dhe më të kërkuara të mbrëmjes, duke bërë që audienca të shpërthejë në duartrokitje dhe kërcim.

Ky moment dëshmon edhe një herë ndikimin e muzikës dhe fuqinë që ka ajo për të lidhur artistë dhe publikun, edhe në mungesë fizike. /Telegrafi/

The post Edhe pse jo fizikisht, Rita Ora ishte “pjesë” e festivalit ‘Sunny Hill 2025’: Kënga e saj hit u lëshua nga Fatboy Slim në skenë appeared first on Telegrafi.

❌