❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Izraeli e zgjeron ofensivën ushtarake në Rripin e Gazës

Izraeli e ka lansuar njĂ« ofensivĂ« tĂ« re ushtarake nĂ« Rripin e GazĂ«s, duke synuar t’i lirojĂ« pengjet e mbajtura nĂ« qytetin Deir al-Balah. Si pasojĂ« e pĂ«rshkallĂ«zimit tĂ« luftĂ«s, tĂ« paktĂ«n 130 palestinezĂ« mbeten tĂ« vdekur gjatĂ« 24 orĂ«ve tĂ« fundit, ndĂ«rsa gjendja humanitare lĂ« shumĂ« pĂ«r tĂ« dĂ«shiruar.

Ushtria izraelite ka ndërmarrë sulme të mëdha ajrore dhe një operacion tokësor në Rripin e Gazës, duke i shënjestruar lagjet në qytetin Deir al-Balah, qendra kryesore e përpjekjeve humanitare në territorin e shkatërruar palestinez, mes paralajmërimeve në rritje për krizën e urisë.

Tanket hynë për herë të parë në zonat jugore dhe lindore të qytetit, një pjesë ku burimet izraelite kanë pretenduar se mund të ndodhen disa nga pengjet e mbajtura. Operacionet më të fundit po ndodhin një ditë pas numrit më të lartë të viktimave në 21 muajt e luftës, ku të paktën 85 palestinezë që po prisnin për ndihmat ushqimore, u vranë të dielën nga Ushtria Izraelite.

Dëshmitari okular, Ehab Al-Zein, e ka përshkruar tmerrin e ditës së djeshme, duke pretenduar se popullata civile ishte e rrethuar nga tanket për më shumë se një orë.

“Po prisnim pĂ«r miell, sepse ishim tĂ« uritur. Donim tĂ« hanim e tĂ« pinim. Papritur dolĂ«n tanket, na rrethuan. Filluan tĂ« qĂ«llonin mbi ne dhe nuk mundĂ«m tĂ« lĂ«viznim. Nuk arritĂ«m ta marrim miellin dhe mbetĂ«m tĂ« rrethuar pĂ«r rreth njĂ« orĂ« e gjysmĂ«, deri nĂ« dy orĂ«. Disa arritĂ«n tĂ« shpĂ«tonin, disa u vranĂ« dhe tĂ« tjerĂ« u plagosĂ«n. Siç mund ta shihni, kjo Ă«shtĂ« gjendja jonĂ«â€, ka deklaruar Al-Zein.

E Rachael Cummings, drejtoreshĂ« humanitare nĂ« GazĂ«, nga radhĂ«t e OrganizatĂ«s “Save the Children”, e ka vlerĂ«suar situatĂ«n nĂ« enklavĂ«n palestineze si jashtĂ«zakonisht tĂ« rĂ«ndĂ«. Ajo ka theksuar se palestinezĂ«t nuk kanĂ« zgjidhje tjetĂ«r, pĂ«rpos se t’i rrezikojnĂ« jetĂ«t e tyre, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« t’i marrin pakot ushqimore.

“Situata kĂ«tu Ă«shtĂ« jashtĂ«zakonisht e rĂ«ndĂ«. Ekipi im mĂ« tha sot se situata nĂ« GazĂ« nuk ka qenĂ« kurrĂ« kaq e keqe. Ata janĂ« nĂ« krizĂ« tĂ« urisĂ«. FĂ«mijĂ«t qajnĂ« vazhdimisht pĂ«r ushqim. Pra, situata Ă«shtĂ« absolutisht e tmerrshme dhe njerĂ«zit po bĂ«jnĂ« zgjedhje tĂ« pamundura, duke e rrezikuar jetĂ«n pĂ«r tĂ« provuar tĂ« gjejnĂ« ushqim”, Ă«shtĂ« shprehur Rachael Cummings

Ministria e Shëndetësisë, e kontrolluar nga Hamasi, ka njoftuar se vetëm në 24 orët e fundit kanë mbetur të vdekur të paktën 130 persona. Sipas shifrave të kësaj ministrie në Gazë, bilanci total i palestinezëve të vdekur që kur lufta nisi më 7 tetor të vitit 2023, ka shkuar në mbi 59 mijë.

Mes tjerash, negociatat midis Izraelit dhe grupit militant Hamas nĂ« Katar rreth armĂ«pushimit tĂ« ri nĂ« Rripin e GazĂ«s dhe njĂ« marrĂ«veshjeje pĂ«r lirimin e pengjeve, kanĂ« ngecur pas disa javĂ«sh bisedime indirekte. Izraeli dĂ«shiron me patjetĂ«r t’i kthejĂ« tĂ« gjitha pengjet qĂ« mbahen nĂ« GazĂ« nga Hamasi, qĂ« prej fillimit tĂ« luftĂ«s.

50 pengje janë ende në robëri, prej të cilëve deri në 20 besohet se janë ende gjallë.

Vizita e modeles nĂ« qelinĂ« e Laert Haxhiut, reagon nĂ« “Real Story” zĂ«vendĂ«sdrejtori i burgjeve

Pas publikimit tĂ« lajmit pĂ«r vizitĂ«n e modeles nga Kosova, Ziza Pajaziti, nĂ« qelinĂ« e tĂ« dĂ«nuarit me burgim tĂ« pĂ«rjetshĂ«m Laert Haxhiu nĂ« burgun e DrenovĂ«s, ka reaguar nĂ« emisionin “Real Story” nĂ« ABC News zĂ«vendĂ«sdrejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i Burgjeve, Femi Sufaj.

Ai konfirmoi se ka pasur shkelje të rregullave të brendshme të takimeve me të burgosurit, çka ka sjellë pezullimin e gjashtë oficerëve të sigurisë dhe lirimin nga detyra të drejtorit të institucionit.

Sipas Sufajt, ky është një rast i izoluar, por ka nxitur një inspektim të gjerë në të gjitha burgjet e vendit për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të ngjashme. Ai theksoi se ngjarja nuk përfaqëson realitetin e përgjithshëm të sistemit të burgjeve në Shqipëri.

“Nuk Ă«shtĂ« sekret se Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« publike, sepse ka pasur shkelje tĂ« rregullave tĂ« takimit tĂ« tĂ« burgosurve. Nuk Ă«shtĂ« kjo panorama e burgjeve. Ka pasur shkeljeve tĂ« rregullave qĂ« kanĂ« çuar nĂ« pezullimin e gjashtĂ« oficerĂ«ve. Ky incident, qĂ« Ă«shtĂ« kapur nga strukturat tona si shkelje dhe Ă«shtĂ« informuar edhe publiku. Ka pasur njĂ« shkelje tĂ« rregullave tĂ« vizitave. ËshtĂ« bĂ«rĂ« njĂ« inspektim zinxhir nĂ« tĂ« gjithĂ« republikĂ«n, nĂ«se mund tĂ« ishte njĂ« rast i pĂ«rsĂ«ritur. Nuk Ă«shtĂ« njĂ« incident me pasoja. NĂ« kĂ«tĂ« rast duhet tĂ« ishin bĂ«rĂ« vizita tĂ« planifikuara. Drejtori qĂ« u lirua, vetĂ«m pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« planifikimit”, tha zĂ«vendĂ«sdrejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i Burgjeve, Femi Sufaj./abcnews.al

“Ligji do tĂ« godasĂ« çdo abuzim”, Rama: Nuk jemi kĂ«tu pĂ«r ta kthyer TiranĂ«n nĂ« Teheran

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të reja ligjore për mbrojtjen e hapësirave të përbashkëta në qytetet shqiptare, duke theksuar se prona private nuk mund të cënojë interesin kolektiv.

Gjatë fjalës së tij me deputetët dhe drejtuesit e bashkive, Rama tha se do të prapakthehen të gjitha dokumentet që legalizojnë ndërhyrje në mjediset e përbashkëta, duke i cilësuar ato si abuzime që cenojnë të drejtën e komunitetit.

Ai theksoi se ndonëse prona ka karakter individual, në zonat urbane ajo merr edhe një funksion shoqëror, dhe çdo shkelje në këtë drejtim do të përballet me forcën më të ashpër të ligjit. Kryeministri shtoi se nuk synohet dëmtimi i biznesit, por vendosja e një rendi të ri komunitar që garanton të drejtën e qytetarëve për hapësira të lira dhe të përbashkëta.

“Çdo mjedis i pĂ«rbashkĂ«t Ă«shtĂ« njĂ« mjedis i pĂ«rbashkĂ«t i tĂ« gjithĂ«ve dhe nĂ« kĂ«tĂ« pikĂ« lind nevoja qĂ« tĂ« marrim njĂ« masĂ« ligjore pĂ«r tĂ« prapakthyer tĂ« gjitha dokumentet qĂ« rezultojnĂ« nĂ« shkelje tĂ« kĂ«tij parimi dhe nĂ« shkelje tĂ« tĂ« gjithĂ« kĂ«tyre komuniteteve. Nuk mundet dot dikush me njĂ« dokument tĂ« prodhuar mĂ« parĂ« dhe tĂ« thotĂ« qĂ« e kam kĂ«tĂ« lokalin bashkĂ« me kĂ«tĂ« çatinĂ« ndĂ«rkohĂ« qĂ« atje Ă«shtĂ« nĂ« fakt nĂ« njĂ« pronĂ« nga e cila e ka humbur tĂ« drejtĂ«n, sepse ka marrĂ« tĂ« drejta tĂ« tjera nga pallati qĂ« Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar.

Prona ka karakter individual, por ka dhe karakter social kur është fjala në një hapësirë ku jetojnë shoqëria, për këtë arsye e gjithë përpjekja jonë do të jetë që të ndërtojmë një frymë të re dhe një rend të ri komunitar në të gjitha qytetet tona. Të gjithë ata që do i bien ndesh jo qeverisë, as bashkisë, ne jemi më të dobëtit në këtë anë, por do i bien desh të drejtës së fortë dhe të patundshme të komunitetit dhe të familjeve që kanë vendosur që të jetojnë në një pellg komunitar së bashku do të përballen me forcën më të ashpër të mundshme të ligjit dhe të shtetit.

E vĂ«rteta Ă«shtĂ« qĂ« njĂ« pjesĂ« jo e vogĂ«l e ka kuptuar dhe Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« vetĂ« nĂ« çmontimin e kĂ«tyre ngrehinave dhe i falĂ«nderoj. PatjetĂ«r qĂ« ne nuk jemi kĂ«tu pĂ«r tĂ« fshirĂ« nga dheu biznesin, nuk jemi kĂ«tu pĂ«r tĂ« dĂ«mtuar askĂ«nd, nuk jemi kĂ«tu pĂ«r ta kthyer TiranĂ«n nĂ« Teheran. Ky Ă«shtĂ« kryeqyteti i Mesdheut, Ă«shtĂ« vend mesdhetar, qĂ«ndrimi i njerĂ«zve jashtĂ«m, tavolinat, karriget e shumĂ« tĂ« tjera janĂ« gjĂ«ja mĂ« normale, por jo kur zĂ«nĂ« vendin ku kalojnĂ« njerĂ«zit”, tha kryeministri Rama./abcnews.al

“Garanci bankare pĂ«r çdo leje”, Rama paralajmĂ«ron shkelĂ«sit: Konfiskim total nĂ«se kalohet 2% i lejes sĂ« ndĂ«rtimit

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të reja të forta në sektorin e ndërtimit dhe të sigurimeve, gjatë një mbledhjeje me deputetët e Tiranës dhe drejtues të bashkisë.

Ai tha se pas tërmetit janë bërë ndërhyrje të arsyeshme, por ka pasur devijime serioze, përfshirë edhe nga noterët.

Rama njoftoi se do tĂ« ndĂ«rmerren masa pĂ«r rregullimin e sistemit tĂ« sigurimeve, pĂ«rfshirĂ« dhe garantimin bankar pĂ«r lejet e ndĂ«rtimit, si dhe konfiskimin e objekteve tĂ« braktisura apo ndĂ«rtimeve problematike qĂ« datojnĂ« qĂ« nga vitet ’90.

Ai paralajmëroi gjithashtu se çdo tejkalim mbi 2% të lejes së ndërtimit do të çojë në sekuestrim të menjëhershëm të objektit.

“Ne kemi bĂ«rĂ« disa ndĂ«rhyrje tĂ« arsyeshme pas tĂ«rmetit, por gjithsesi ka pasur shumĂ« devijime nĂ« disa kategori, pĂ«rfshirĂ« edhe noterĂ«t. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye do e adresojmĂ« edhe problematikĂ«n e sigurimeve jo vetĂ«m pĂ«r tĂ«rmetet. Dhe bashkĂ« me sigurimin jemi duke siguruar edhe njĂ« garanci bankare pĂ«r tĂ« gjithĂ« ata qĂ« marrin njĂ« leje drejtimi. Nga ana tjetĂ«r do tĂ« marrim njĂ« tjetĂ«r masĂ« pĂ«r tĂ« konfiskuar nĂ« interes tĂ« publikut tĂ« gjitha ndĂ«rtimet e braktisura dhe ndĂ«rtimet qĂ« nga vitet ‘90 qĂ« qĂ«ndrojnĂ« si karakatina dhe qĂ« kanĂ« problematika tĂ« natyrĂ«s mjedisore dhe tĂ« shĂ«ndetit tĂ« njerĂ«zve. Kur vjen puna pĂ«r shkeljen e lejes sĂ« ndĂ«rtimit mbi 2% mbi lejen e ndĂ«rtimit, atĂ«herĂ« kjo do tĂ« prodhojĂ« sekuestrim tĂ« menjĂ«herĂ« tĂ« tĂ« gjithĂ« ndĂ«rtimit. PaligjshmĂ«ria Ă«shtĂ« e plotĂ«, nuk Ă«shtĂ« e pjesshme, bĂ«hen me muaj dhe me vite nga njĂ«herĂ« janĂ« me vetĂ«dije tĂ« plotĂ« ndaj ligjit”, tha kryeministri Rama./abcnews.al

Papa bisedon me Abbasin për luftën në Gazë

Papa Leoni ka biseduar përmes telefonit me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, lidhur me luftën në Gazë dhe dhunën në Bregun e pushtuar Perëndimor, tha Vatikani më 21 korrik.

Kjo ishte biseda e parë zyrtare mes dy udhëheqësve që kur Leoni u zgjodh në krye të Kishës Katolike.

“Ati i ShenjtĂ« ka pĂ«rsĂ«ritur thirrjen e tij qĂ« ligji humanitar ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« respektohet plotĂ«sisht, duke theksuar veçmas obligimin pĂ«r mbrojtjen e civilĂ«ve dhe vendeve tĂ« shenjta, ndalimin e forcĂ«s disproporcionale dhe transferimin me forcĂ« tĂ« popullatĂ«s”, tha Vatikani.

Papa po ashtu tha se “ka nevojĂ« urgjente pĂ«r ofrimin e ndihmĂ«s pĂ«r mĂ« tĂ« cenueshmit si pasojĂ« e konfliktit dhe lejimin e ndihmĂ«s humanitare”.

Kjo bisedë u zhvillua pasi fundjavën e kaluar, Papa bisedoi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, një ditë pas një sulmi ajror izraelit goditi Kishën e vetme Katolike në Gazë, duke vrarë tre persona.

TĂ« dielĂ«n, Leoni dĂ«noi “barbarinĂ«â€ e luftĂ«s nĂ« GazĂ« dhe pĂ«rsĂ«riti thirrjen pĂ«r zgjidhje paqĂ«sore.

Vatikani, që mbështet zgjidhjen me dy shtete, zyrtarisht e ka njohur shtetin e Palestinës përmes një marrëveshjeje të nënshkruar më 2015, duke u bërë një ndër shtetet e para në Evropë që e njohin këtë shtet./REL

“Zvarritja e konstituimit tĂ« Kuvendit, e qĂ«llimshme”, Shkodra: Kurti i paaftĂ« tĂ« udhĂ«heqĂ« KosovĂ«n

Kriza politike nĂ« KosovĂ« po thellohet, ndĂ«rsa pĂ«rpjekjet pĂ«r konstituimin e Kuvendit vazhdojnĂ« tĂ« dĂ«shtojnĂ«. Analistja Magbule Shkodra, nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r emisionin “Balkan Update” nĂ« ABC News, u shpreh pesimiste pĂ«r njĂ« zgjidhje tĂ« shpejtĂ«, duke theksuar se qasja e kryeministrit nĂ« detyrĂ«, Albin Kurti, Ă«shtĂ« e qĂ«llimshme dhe pa vullnet pĂ«r formimin e qeverisĂ«.

Sipas saj, vonesat sistematike, mungesa e marrëveshjeve dhe moskonstituimi i institucioneve po dëmtojnë rëndë imazhin e Kosovës, veçanërisht në një kontekst të ndjeshëm gjeopolitik dhe në prag të zgjedhjeve lokale.

“Tani na mbetet qĂ« tĂ« shohim nĂ«se zoti Limaj ka hequr dorĂ« nga pakti i kreut tĂ« Kuvendit. Sot ishte tentimi i 50-tĂ«, nĂ« fakt ne kishim njĂ« pritje se do tĂ« arrihej njĂ« marrĂ«veshje mes tyre, por ja qĂ« nuk ndodhi. Duhet qĂ« tĂ« konstituohet Kuvendi, por unĂ« sot nuk pashĂ« ndonjĂ« lĂ«vizje dhe, me thĂ«nĂ« tĂ« drejtĂ«n, nuk kam shpresa se do tĂ« zgjidhet gjĂ«.

Kurti po luan lojëra politike, nuk ka aspak vullnet për krijimin e qeverisë. Kurti këtë zvarritje e ka bërë të qëllimshme sepse nuk është i gatshëm që ta qeverisë vendin në këto kushte gjeopolitike. Duhet të kujtojmë që ai e ka humbur numrin dhe mbështetjen e popullatës vetëm nga kjo zvarritje.

Nga ana tjetër, të mos harrojmë që Serbia, një nga propagandat më të mëdha që bën për Kosovën, është se shqiptarët nuk dinë të bëjnë qeverisje. Zgjedhjet lokale tani janë shumë afër. Tani Kurti, duke qenë në pozitën e kryeministrit, është duke mbajtur dy pozicione, dhe paaftësia e tyre do të ndikojë në zgjedhjet lokale.

TĂ« gjithĂ« e kishim shpresĂ«n se VV do tĂ« sillte ndryshimin, por kjo krizĂ« tregon se VV dhe Albin Kurti janĂ« tĂ« paaftĂ« tĂ« qeverisin KosovĂ«n dhe ta çojnĂ« nĂ« dyert e BE-sĂ«. FatkeqĂ«sisht, nĂ« tĂ« gjitha ekuacionet e Kurtit nuk Ă«shtĂ« qeverisja e KosovĂ«s dhe qytetarĂ«t,” tha analistja./abcnews.al

Policia belge merr në pyetje dy izraelitë të akuzuar për krime lufte

Dy shtetas izraelitë janë marrë në pyetje nga autoritetet belge pasi u identifikuan në festivalin e muzikës elektronike Tomorrowland pranë qytetit Antwerp, pas akuzave për përfshirje në krime lufte në Rripin e Gazës.

Prokuroria Federale belge njoftoi se ka ndĂ«rmarrĂ« veprime pas marrjes sĂ« njĂ« ankese ligjore qĂ« pretendonte se dy ushtarĂ« izraelitĂ«, tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« “shkelje tĂ« rĂ«nda tĂ« sĂ« drejtĂ«s ndĂ«rkombĂ«tare humanitare”, ndodheshin mes pjesĂ«marrĂ«sve nĂ« festival.

“Pas intervistimit tĂ« tyre nga policia, ata janĂ« lĂ«nĂ« tĂ« lirĂ«,” thuhet nĂ« deklaratĂ«n zyrtare tĂ« ProkurorisĂ«, e cila shton se çështja Ă«shtĂ« ende nĂ« fazĂ« hetimore dhe pĂ«r momentin nuk do tĂ« jepen informacione tĂ« tjera. Identiteti i dy personave nuk Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« publik.

Sipas fondacionit belg pro-palestinez Hind Rajab Foundation (HRF), dy ushtarët izraelitë të dyshuar janë identifikuar në mesin e turmës në festival, ndërsa një grup të rinjsh mbanin flamurin e Brigadës Givati, një njësi ushtarake izraelite e përfshirë në luftime në Gaza.

HRF tha se ka depozituar një kallëzim penal pranë prokurorisë, në bashkëpunim me Global Legal Action Network (GLAN), një rrjet juristësh që merret me çështje të shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Prokuroria belge bëri të ditur se ka vepruar duke u bazuar në juridiksionin ekstraterritorial që Belgjika gëzon për hetimin e krimeve të luftës.

Tomorrowland është një nga festivalet më të mëdha të muzikës elektronike në botë, që këtë vit pritet të mbledhë rreth 400 mijë vizitorë përgjatë dy fundjavave./abcnews.al

Përmbytet anija turistike në Vietnam, 38 viktima mes tyre edhe fëmijë

Një anije turistike u përmbyt si pasojë e një stuhie të fuqishme në Gjirin Ha Long të Vietnamit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 38 personave, përfshirë edhe fëmijë.

Anija me emrin Wonder Sea kishte në bord 48 turistë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit, gjatë një turneu në një nga destinacionet më të njohura turistike të vendit.

Ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin gjallë vetëm 11 persona deri më tani, ndërsa operacionet e kërkimit vijojnë për gjetjen e të zhdukurve. Lajmi është konfirmuar nga Agjencia Shtetërore e Lajmeve e Vietnamit.

Ngjarja ndodhi në kulmin e stuhisë tropikale Wipha, e cila kishte përfshirë Detin e Kinës Jugore, duke sjellë reshje të rrëmbyeshme dhe erëra të forta që goditën zonën bregdetare.

Kjo është stuhia e tretë që prek Vietnamin këtë vit dhe pritet të godasë bregun verior të vendit në fillim të javës së ardhshme.

Gjiri Ha Long, një vend i mbrojtur nga UNESCO si Trashëgimi Botërore, është i njohur për bukurinë e tij natyrore dhe qindra ishujt e vegjël që tërheqin çdo vit mijëra turistë nga e gjithë bota./abcnews.al

PĂ«rfshihet nga flakĂ«t njĂ« anije pranĂ« IndonezisĂ«, 280 persona hidhen nĂ« det pĂ«r t’i shpĂ«tuar zjarrit

Një anije me 280 pasagjerë u përfshi nga flakët pranë brigjeve të Indonezisë, duke detyruar udhëtarët e frikësuar të hidhen në det të veshur me jelekë shpëtimi për të shpëtuar jetën.

Ngjarja dramatike ndodhi sot rreth orĂ«s 13:30 me orĂ«n lokale, nĂ« anijen KM Barcelona, e cila lundronte nĂ« linjĂ«n Manado–Tahunda. Zjarri shpĂ«rtheu papritur dhe u shoqĂ«rua me re tĂ« dendura tymi, duke shkaktuar panik mes pasagjerĂ«ve, tĂ« cilĂ«t filluan tĂ« bĂ«rtasin dhe tĂ« qanin nga frika.

A fire broke out on the KM Barcelona VA ferry, also known as the KM Barcelona V or the Gregorius Barcelona V, at around 1:30 p.m. local time on July 20, 2025. The fire occurred off the coast of North Sulawesi, Indonesia, near Talise Island in the North Minahasa Regency. The ferry
 pic.twitter.com/BmKSXy8gsO

— T_CAS videos (@tecas2000) July 20, 2025

Pamjet e filmuara nga pasagjerët me celularët e tyre u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale. Ato tregojnë flakët e mëdha që përpijnë anijen dhe njerëzit në ujë, teksa përpiqen të qëndrojnë larg mjetit që digjej. Në një nga videot më të shpërndara, shihet një burrë që shpëton një fëmijë të vogël, ndërsa tregon përjetimin tronditës, me fëmijën që kollitet në krahët e tij.

Shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë. Në vendngjarje mbërritën menjëherë tre anije shpëtimi, KM Barcelona III, KM Venecian dhe KM Cantika Lestari 9F, të cilat ndihmuan në evakuimin e udhëtarëve. Për fat të mirë, nuk raportohet për viktima./abcnews.al

Izraeli urdhëron largimin e civilëve nga një zonë e Gazës, paralajmërohet ofensivë tokësore

Ushtria izraelite ka lëshuar urdhra për evakuimin e një pjese të populluar në qytetin Deir al-Balah, në Gazën qendrore, një zonë ku deri më tani nuk ka ndërmarrë një ofensivë tokësore gjatë 21 muajve të luftës kundër Hamasit.

TĂ« dielĂ«n, Forcat e Mbrojtjes sĂ« Izraelit (IDF) kĂ«rkuan nga banorĂ«t dhe tĂ« zhvendosurit qĂ« janĂ« strehuar nĂ« qytet tĂ« largohen menjĂ«herĂ« dhe tĂ« zhvendosen drejt al-Mawasit, njĂ« zonĂ« pranĂ« bregdetit tĂ« Mesdheut, e caktuar nga Izraeli si “zonĂ« e sigurt”.

Ky urdhër evakuimi ka shkaktuar panik të përhapur mes dhjetëra mijëra palestinezëve, por edhe te familjet e pengjeve izraelite, të cilat druajnë se të afërmit e tyre mund të ndodhen në këtë zonë.

Ndërsa IDF ka ndërmarrë sulme ajrore në zonë, nuk ka hyrë ende me trupa tokësore. Të dielën, ushtria izraelite hodhi fletushka nga ajri mbi disa lagje në jugperëndim të Deir al-Balahut, duke u kërkuar njerëzve të largohen menjëherë drejt jugut.

“Forcat e Mbrojtjes sĂ« Izraelit po veprojnĂ« me forcĂ« pĂ«r tĂ« shkatĂ«rruar kapacitetet dhe infrastrukturĂ«n terroriste tĂ« armikut nĂ« zonĂ«,” thuhej nĂ« deklaratĂ«n e ushtrisĂ«, duke shtuar se kĂ«to lagje nuk janĂ« goditur mĂ« parĂ« gjatĂ« luftĂ«s.

Lagjet e prekura janë të mbushura me njerëz të zhvendosur që jetojnë në çadra dhe kushte të rënda humanitare. Burime izraelite thanë për agjencinë e lajmeve Reuters se një nga arsyet pse ushtria nuk ka hyrë më parë në këtë zonë është dyshimi se aty mund të mbahen pengje të Hamasit.

Aktualisht besohet se të paktën 20 nga 50 pengjet e mbetura në Gaza janë ende gjallë.

Pjesa më e madhe e më shumë se dy milionë banorëve të Rripit të Gazës janë zhvendosur të paktën një herë që nga fillimi i luftës në tetor të vitit të kaluar, ndërsa urdhrat e përsëritur për evakuim kanë përfshirë zona të gjera të territorit.

Urdhrat e reja për evakuim erdhën në të njëjtën ditë kur zyrtarë shëndetësorë në Spitalin Shifa të qytetit të Gazës thanë se mbi 40 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga zjarr izraelit, teksa pritnin ndihmat humanitare të OKB-së.

Sipas spitaleve në jug të territorit, edhe në pikëndarje të tjera janë raportuar viktima nga sulmet ndaj civilëve që presin ndihma. BBC ka kontaktuar ushtrinë izraelite për një reagim lidhur me këto zhvillime.

NdĂ«rkohĂ«, Papa Leo XIV ka bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r njĂ« “ndĂ«rprerje tĂ« menjĂ«hershme tĂ« barbarisĂ« sĂ« luftĂ«s”, duke dĂ«nuar pĂ«rdorimin e “forcĂ«s sĂ« pakufizuar” ndaj civilĂ«ve. Kjo deklaratĂ« vjen vetĂ«m disa ditĂ« pas njĂ« sulmi vdekjeprurĂ«s izraelit ndaj tĂ« vetmes kishĂ« katolike nĂ« Gaza, njĂ« veprim pĂ«r tĂ« cilin kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shprehu “keqardhje tĂ« thellĂ«â€.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se civilët në Gaza po përballen me uri ekstreme dhe ka kërkuar një furnizim urgjent me ndihma jetike.

Që nga fundi i majit, kur nisi funksionimi i Fondacionit Humanitar të Gazës (GHF), mbështetur nga SHBA dhe Izraeli, janë raportuar pothuajse çdo ditë vrasje të palestinezëve që kërkojnë ndihma. Dëshmitarët thonë se shumica janë qëlluar nga forcat izraelite, ndërsa Izraeli thotë se sistemi i ri i shpërndarjes synon të parandalojë përfitimin e Hamasit nga ndihmat.

Lufta në Gaza nisi si përgjigje ndaj sulmeve të Hamasit më 7 tetor 2023, ku u vranë rreth 1,200 persona dhe u morën peng 251 të tjerë.

QĂ« atĂ«herĂ«, sipas MinistrisĂ« sĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ« sĂ« drejtuar nga Hamasi nĂ« Gaza – njĂ« burim qĂ« edhe OKB e konsideron si mĂ« tĂ« besueshmin pĂ«r statistika, mbi 58,895 persona janĂ« vrarĂ« nga sulmet izraelite.

Radhë të gjata pritjeje në doganë/ Fluks udhëtarësh në kufirin me Greqinë e Maqedoninë e Veriut

Personave që nga Greqia kanë hyrë në Shqipëri, por dhe ata që  kanë dalë nga vendi ynë drejt shtetit fqinj  nga  pika kufitare e Qafë Botës,  të dielën   iu është dashur  të presin disa orë  në radhë.

Kjo për shkak se autoritetet greke po punojnë vetëm me një sportel ku procedohet në të njëjtën kohë me hyrjet dhe me daljet.  Ndërkohë që  autoritetet shqiptare aktualisht  punojnë me tre sportele ato greke  pritet të marrin masa në fillim të javës së ardhshme.

Paraditen e të dielës nga pika kufitare e Qafë Botës  kaluan rreth 1400 shqiptar dhe të huaj me 460 mjete.

Me radhë janë përballur dhe ata  persona që kanë hyrë  në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut. Në pikën kufitare të Qafë Thanës në anën e Maqedonisë së Veriut iu është dashur të presin deri në tre orë në doganë.

Sipas policisë kufitare shkak është bërë fluksi i lartë  i  udhëtarëve.  Procedurat për të hyrë në Shqipëri   kryhen vetëm në  pjesën e policisë së  Maqedonisë së Veriut. Kapaciteti i saj i përpunimit të të dhënave në sportele është shumë më i ulët se në doganën shqiptare./abcnews.al

Kontrolle intensive në det/ Brenda një javë, bllokohen 30 mjete lundruese

NĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit “Siguria Detare”, Policia Kufitare, pĂ«rgjatĂ« kĂ«saj jave ka bllokuar 30 mjete lundruares pĂ«r shkelje tĂ« perimetrit tĂ« sigurisĂ« detare.

Mjetet e bllokuara janë 18 jet ski, 7 skafe, 3 gomone dhe 2 varka metalike me motor uji të instaluar.12 mjete lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve.

Drejtuesit e tyre janĂ« ndĂ«shkuar me masĂ« administrative 100 mijĂ« lekĂ« secili. NdĂ«rkohĂ«, nga Ksamili nĂ« VelipojĂ«, Policia Kufitare ka ndĂ«rhyrĂ« nĂ« 7 raste pĂ«r t’u ardhur nĂ« ndihmĂ« 13 shtetasve, tĂ« cilĂ«t ndodheshin nĂ« rrezik pĂ«r shkak tĂ« dallgĂ«ve tĂ« forta apo defekteve nĂ« mjetet e tyre lundruese./abcnews.al

Të paktën 73 palestinezë të vrarë teksa po tentonin të merrnin ndihma

Të paktën 73 palestinezë janë vrarë teksa po tentonin të arrinin në qendrat për shpërndarjen e ndihmave në mbarë Gazën më 20 korrik, tha Ministria e Shëndetësisë në territorin palestinez.

Numri më i madh i viktimave është regjistruar në veri të Gazës, ku të paktën 67 palestinezë u vranë teksa po tentonin të arrin në një qendër të ndihmës përmes kalimit Zikim me Izraelin, tha Ministria e Shëndetësisë në Gazë dhe spitalet lokale.

Më shumë se 150 persona janë plagosur dhe disa prej tyre janë në gjendje kritike, sipas spitaleve.

Ende është e paqartë nëse ata janë vrarë nga ushtria izraelite apo nga bandat e armatosura. Por, disa dëshmitarë thanë se ushtria izraelite shtiu drejt turmës.

Vrasjet në veri të Gazës nuk ndodhën në afërsi të qendrave të shpërndarjes së ndihmës, që udhëhiqen nga Fondi Humanitar për Gazën (GHF), që mbështetet nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara. Dëshmitarët dhe punëtorët e ndihmës kanë thënë se qindra persona janë vrarë nga Izraeli teksa tentonin të arrinin në qendrat e GHF-së.

Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar për vrasjet që ndodhën të dielën.

Njoftimi për vrasjen e palestinezëve vjen në kohën kur Izraeli lëshoi një urdhër të ri për evakuimin e banorëve nga pjesa qendrore e Gazës dhe disa zona të tjera, pasi tha se synon të kryejë operacione ndaj Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Zgjerimi i ofensivës, në pjesë ku Izraeli më parë nuk ka operuar, vjen teksa Izraeli dhe Hamasi po mbajnë bisedime indirekte për një armëpushim 60-ditor dhe lirimin e pengjeve.

GjatĂ« sulmit tĂ« 7 tetorit tĂ« vitit 2023 – sulm qĂ« nxiti luftĂ«n – Hamasi vrau afĂ«r 1.200 persona dhe rrĂ«mbeu 251 tĂ« tjerĂ«. Nga ta, 49 ende mbahen nĂ« GazĂ«, pĂ«rfshirĂ« 27 qĂ« ushtria izraelite thotĂ« se kanĂ« vdekur.

Ndërkaq, si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 58.000 palestinezë, shumica civilë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën palestineze./REL

 

Aksioni kundĂ«r zaptimit tĂ« hapĂ«sirave/ Kryeministri Rama: Çlirim i madh pĂ«r komunitetin

Kryeministri Edi Rama ka publikuar kĂ«tĂ« tĂ« diel njĂ« foto qĂ« tregon lirimin e hapĂ«sirave publike tĂ« zĂ«na mĂ« parĂ« nga ndĂ«rtimet pa leje, duke e cilĂ«suar kĂ«tĂ« si njĂ« “çlirim tĂ« madh” pĂ«r komunitetin dhe pĂ«r kĂ«mbĂ«sorĂ«t.

Kryeministri paralajmëron gjithashtu se të gjitha ndërtimet pa leje që zënë hapësirat publike do të largohen, pavarësisht rezistencës. Ai thekson se edhe ato objekte që ende nuk janë shembur do të prishen, ndërsa ndërtuesit që nuk bashkëpunojnë do të përballen me gjoba të kripura.

“Çlirim i madh jo vetĂ«m pĂ«r komunitetin e pĂ«r kĂ«mbĂ«sorĂ«t, po edhe pĂ«r ata qĂ« ulen nĂ«pĂ«r tavolinat jashtĂ« dhe marrin frymĂ« lirisht, jo mbrapa xhamave, barrikadave e ferrave, çka e rrit patjetĂ«r edhe cilĂ«sinĂ« e shĂ«rbimit. NdĂ«rkohĂ« ka ende ngrehina qĂ« i rezistojnĂ« mĂ« kot kĂ«rkesĂ«s pĂ«r t’u shkulur vetĂ« nga mexhelisi, se nĂ« fund tĂ« tĂ«ra do ikin po do ikin bashkĂ« me njĂ« gjobĂ« tĂ« kripur pĂ«r ndĂ«rtuesin e pamirĂ«kuptua”, ka shkruar kryeministri Rama.

/abcnews.al 

 

 

OKB: Më shumë se 128 mijë të zhvendosur për shkak të dhunës sektare në jug të Sirisë

Të paktën 128 mijë persona janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të përshkallëzimit të dhunës sektare në jug të Sirisë. Kjo është bërë e ditur nga Agjencia e Migracionit e Kombeve të Bashkuara këtë të diel, më 20 korrik, në një raport të publikuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), cituar nga agjencia AFP.

Sipas raportit, numri i të zhvendosurve është rritur ndjeshëm pas një jave përplasjesh në provincën Sweida, bastion i komunitetit druz. Vetëm më 19 korrik, mbi 43 mijë persona janë larguar nga zonat e tyre për shkak të përkeqësimit të situatës.

“Deri mĂ« tani, gjithsej 128,571 individĂ« janĂ« zhvendosur qĂ« nga fillimi i luftimeve,” thuhet nĂ« deklaratĂ«n e IOM.

Që nga shpërthimi i dhunës të dielën e kaluar, më shumë se 900 persona janë raportuar të vrarë në Sweida. Konflikti, i karakterizuar nga tensione sektare midis druzëve dhe beduinëve, është ndërlikuar më tej nga përfshirja e qeverisë siriane të udhëhequr nga islamistët, Izraelit dhe grupeve të armatosura fisnore nga pjesë të tjera të vendit./abcnews.al

Forca e jetĂ«s nĂ« sytĂ« e Ervinit/ 29-vjeçari qĂ« s’ka qenĂ« asnjĂ«herĂ« nĂ« shkollĂ«, por Ă«ndĂ«rron tĂ« bĂ«het poet

Aq sa e trishtë, edhe frymëzuese historia e të riut nga Memaliaj. Ervin Kanani, para 29 vitesh erdhi si një bekim në familjen e Rustem dhe Teuta Kananit.

Lindi i shëndetshme, por, një temperaturë e lartë kur ishte vetëm 6 muajshë, i la gjurmë të pashlyeshme në shëndet. Ai është i diagnostikuar me spektrin autik, dhe epilepsi. Probleme të cilat i sollën mungesë të zhvillimit normal trupor, për të cilat iu desh të kryente edhe 3 operacione të vështira jashtë vendit për zgjatje e barazim të këmbëve. Ndërhyrje që i ndryshuan jetën, pasi sot Ervini mund të ecë lehtësisht.

Krahas probleme të shumta shëndetësore, Ervini në moshën 6-vjeçare humbi nënën, ndërsa vite më vonë edhe babain. Humbja e prindërve, e afroi më shumë me xhaxhin Gjergj Kanani, i cili ia shtrëngoi dorën njëherë e mirë, për të mos ia lëshuar më kurrë.

Vështirësitë e njëpasnjëshme me shëndetin, të riut i kushtuan të ardhmen. Sot është 29 vjeç, dhe nuk e ka përjetuar asnjë ditë të vetme, ndjesinë e të qenurit nxënës.

Ervini nuk ka pasur fatin e bashkëmoshatarëve për të mësuar në bankat e shkollës, por, është mirënjohës që falë miqve, ai din të lexoj dhe të shkruaj.

Si çdo fëmijë, edhe Ervini kishte dëshirat e tij për të ardhmen, ndërsa sytë i qeshin kur tregon për ëndërrat.

I riu i buzëqesh çdo dite, dhe lumturohet me gjëra të vogla që e rrethojnë, ndërsa kur është fjala për pasionet, ai përgjigjet kështu:

Pas vështirësive vjen lehtësim, Ervini sot prej 2 muajsh shkon çdo ditë në Qendrën Komunitare për Personat me Aftësi Ndryshe në Laprakë, ku kalon kohë me bashkëmoshatarët e tij. Ndërsa tregon sesi kalon një ditë të tij./abcnews.al

 

 

Messi më shumë gola se CR7/ Argjentinasi ka më shumë rrjeta se Ronaldo pa penallti

Do të mbetet ndoshta më i madhi i të gjitha kohëve për klasin dhe universalitetin.

Lionel Messi është ende në garë me një Pele apo Maradona për të hyrë në histori si numri 1 i futbollit botëror, diçka që nuk nënkupton vetëm gola, por gjithsesi edhe në këtë element ai është i jashtëzakonshëm.

Me dy rrjetat e shënuara në ndeshjen e radhës së Ligës Profesioniste të futbollit amerikan, kampioni i botës arriti në 764 goditje të sakta nga loja, pra duke përjashtuar penalltitë.

Ky Ă«shtĂ« rekordi botĂ«ror i momentit, pasi i mbiquajturi “Pleshti” ka njĂ« mĂ« shumĂ« sesa Kristiano Ronaldo qĂ« Ă«shtĂ« ndalur nĂ« 763. Jo vetĂ«m kaq, por argjentinasi ia ka dalĂ« nĂ« 167 ndeshje mĂ« pak sesa CR7.

Falë kontributit të Mesit, ekipi i tij, Inter i Majemit fitoi 5-1 në fushën e ekipit nga Nju Jorku, Red Bull.

Leo pati dy rrjeta e dy asistë, ndërsa Segovia shënoi dy të tjera. Forma e tij është tepër e madhe këto kohë pasi ka gjashtë dygolësha në 7 ndeshjet e fundit.

Në të gjithë karrierën, magjistari i futbollit ka realizuar 872 gola, 66 më pak sesa Ronaldo, por duke luajtur plot 168 ndeshje më pak, e duke pasur mesatare më të mirë golash për ndeshje, apo minutash për ndeshje.

Po ashtu, Mesi ka 385 asiste, ndërsa Kristiano ka arritur deri në 257./abcnews.al

❌