Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rruga Shirokë-Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit

TIRANË, 28 korrik/ATSH/ Rruga Shirokë-Zogaj konsiderohet një nga investimet strategjike që do të krijojë një lidhje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe kthimin në një pikë të rëndësishme të Shkodrës si kryeqendër e rajonit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky kantier, ku punimet po vijojnë me ritme të shpejta për zgjerimin e këtij segmenti.

Kryeministri e konsideroi këtë një investim të rëndësishëm infrastrukturor që jo vetëm nxit zhvillimin e turizmit në zonë, por edhe lidh Shqipërinë me Malin e Zi.

Rruga Shirokë-Zogaj është pjesë e mozaikut të investimeve në bregun perëndimor të liqenit të Shkodrës.

Kjo rrugë pritet të rrisë turizmin në zonë, përveç ndikimit për akses më të mirë në infrastrukturë të komuniteteve lokale.

Rruga është 6,5 km e gjatë, ku 4,5 km e parë të këtij segmenti janë zgjerimi i rrugës ekzistuese që është buzë liqenit.

Shirokë-Zogaj bashkë me bypass-in në qendër të fshatit Zogaj, janë dy segmente kyçe për lehtësimin e qarkullimit, duke e kthyer fshatin Zogaj në një korridor të rëndësishëm turistik dhe ekonomik.

/m.m/r.e/

The post Rruga Shirokë-Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Shqipëria, potencial për t’u bërë destinacion i rëndësishëm për turizmin arkitektonik

TIRANË, 28 korrik/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se synimi i qeverisë është që Shqipëria të bëhet destinacion nga më të rëndësishmit në Europë për turizmin arkitektonik.

Rama ishte sot në Qendrën për Inovacion dhe Teknologji “NEST”, një strukturë e Fondit Shqiptar të Zhvillimit që u shërben edhe universiteteve dhe sipërmarrjes ku u prezantua një start up i disa të rinjve shqiptarë për financimin e sektorit të ndërtimit.

Rama u ndal te prania e projekteve të arkitektëve të huaj në Shqipëri, që e konsideroi si një potencial për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Nuk është çështja thjesht e marrjes së një arkitekti dhe një klienti, por është marrja e sjelljes së një kulture komplet tjetër të të parit të gjërave, e një kulture pune dhe një shkolle të jashtëzakonshme për të gjithë arkitektët tanë”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se rëndësinë e kësaj baze të re të krijuar me këtë rrjet arkitektësh ndërkombëtarë, që sipas tij, “të koncentruar në një vend si këtu, nuk e ka asnjë vend tjetër”.

Ndërkohë, arkitektët shqiptarë, sipas tij, “duke punuar me këta mjeshtra marrin zanatin jo më nga bankat e shkollës, por duke punuar me ta në kohë reale”.

“Për të shkuar për të bërë një stazh në studio e atyre arkitektëve është e pamundur. Faktikisht është ëndrra e çdo studenti në Europë dhe Amerikë që të mund të bëjnë një stazh në studiot e tyre. Ndërkohë që ne kemi krijuar kushtet që të gjitha studiot e arkitektëve tanë lokalë të zhvillojnë një stazh real, në kohë reale”, tha Rama.

Kryeministri shprehu bindjen se në 5 apo 10 vitet e ardhshme Shqipëria pa diskutim do të ketë të paktën 1 ose 2 emra të mëdhenj në arkitekturën botërore.

“Shqipëria ka talente, por shkolla jonë e arkitekturës nuk është ndër më të mirat në Europë. Edhe sikur të ishte, atë që e mëson në praktikën e përditshme duke punuar me investitorë dhe duke punuar me ndërtues me projekte të këtyre përmasave nuk e mëson kurrë në bankat e shkollës”, tha Rama.

Nga ana tjetër, Rama tha se “është detyra jonë e përbashkët që këta njerëz t’i mbajmë lidhur me vendin tonë”.

“Bëhet fjalë për një kapacitet të jashtëzakonshëm, një kapital i jashtëzakonshëm njerëzor që është akumuluar dhe duhet t’i mbajmë lidhur duke punuar besnikërisht me ta. Duke mos e tradhtuar atë dëshirë edhe gjithë atë energji dhe atë punë që ata bëjnë për projektet këtu, duke devijuar nga projektet”, shtoi Rama.

Përtej faktit që kjo është një shkelje e ligjit, kryeministri theksoi se “është edhe një shkelm që i jepet një krijese që ka potencial të jashtëzakonshëm për Shqipërinë.

“Nëse ne arrijmë t’i realizojmë ato projektet besnikërisht Shqipëria do të bëhet destinacion nga më të rëndësishmit në Europë për turizmin arkitektonik. Një godinë bëri Bilbao dhe ndryshoi ekonomia e atij qyteti. Nëse ne arrijmë që projektet që kemi futur në proces t’i realizojmë do të jetë një gjë e jashtëzakonshme për kulturën, trashëgiminë dhe për ekonominë tonë”, shtoi kryeministri Rama.

/r.e/

The post Rama: Shqipëria, potencial për t’u bërë destinacion i rëndësishëm për turizmin arkitektonik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Konispol/ Vatër e re zjarri në fshatin Janjar, pranë kufirit me Greqinë

Një vatër zjarri është ndezur në fshatin Janjar, Bashkia Konispol. Vatra e zjarrit është pranë kufirit me Greqinë. Në terren për të shmangur zjarrin operojnë 5 zjarrfikës dhe 3 roje pyesh. Është komunikuar edhe me shërbimin zjarrfikës të Filatit në Greqi, si vendi në kufi me Janjarin. Raportohet se ata u treguan menjëherë të gatshëm […]

The post Konispol/ Vatër e re zjarri në fshatin Janjar, pranë kufirit me Greqinë appeared first on BoldNews.al.

Gjykata e Prishtinës dënon me nga 15 vjet burgim dy serbë për dhunë seksuale dhe krime të tjera

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me nga 15 vjet burgim Ivica Rajkoviqin dhe Dragan Deniqin, të akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile, përfshirë për dhunë seksuale gjatë luftës. Gjykimi ndaj tyre është mbajtur në mungesë. Ata akuzohen se kanë dhunuar seksualisht një grua shqiptare gjatë luftës dhe kanë marrë pjesë në dëbimin e […]

The post Gjykata e Prishtinës dënon me nga 15 vjet burgim dy serbë për dhunë seksuale dhe krime të tjera appeared first on BoldNews.al.

Rama paralajmëron ndëshkim për arkitektët: Do të krijojmë treg të ri imobiliar, jo klering dhe shitje në gropë!

Nga Gazeta ‘SI’ – Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa ndëshkuese edhe për arkitektët që i bashkohen ndërtuesve në shkeljet e tyre.

Duke ripërmendur se do të krijohet një “Listë e Zezë” me ndërtuesit që kanë abuzuar, kreu i qeverisë tha se dhe arkitektët do të vendosen përballë përgjegjësisë ligjore në rast se ndërtimi ka devijuar nga projekti për të cilin është dhëna leja.

Rama e cilësoi një ndër problemet më të mëdha në vend, theksuar se ndërtuesve u jepet leja dhe më pas ndërtimi shkon në drejtim të paditur. 

“Ky është një problem që e kemi sot të shtruar në tryezë, si do të arrijmë që projektet ti realizojmë besnikërisht. Bëhet ajo punë bashkë me investitorët dhe ndërtuesit, bëhet ajo punë për ti filtruar dhe për t’i kaluar në procesin e aprovimit, i jepet leja dhe pastaj gjëja shkon në një drejtim të paditur. Ndryshojnë edhe volume, këtu është detyra jonë ta adresojmë këtë problematikë përmes masave të reja ligjore, që do përfshijnë arkitektin si personin garant, që mban përgjegjësi morale dhe ligjore për realizimin e projektit. Kjo nuk është çështje masash ligjore, por vetëdije nga ana e investuesve dhe ndërtuesve për të aksesuar këtë treg të ri financiar që mund të bëhet një burim shumë i shpejtë”, tha Rama.

Ai shtoi se ndërtuesit që kanë abuzuar nuk do të mund të marrin më leje ndërtimi.

 “Karrota nga një ana, shkopi nga ana tjetër, në të kundërt e kemi të pamundur, mund të humbasim shans historik dhe s’do afrohet njeri për të financuar. Këto projekte të mëdha s’mund të realizojmë siç duhet duke u mbështetur tek shitja në gropë, tek kleringu dhe blerësit e rastit brenda vendit. Listë të zezë për ndërtuesit që nuk respektojnë rregullat, pamundësi për të marrë leje”, tha Rama.

Në takim, kreu i qeverisë së bashku me një grup të rinjsh, u prezantuan ndërtuesve edhe një formë të re financimi, që sipas Ramës shmang nevojën për shitjet në gropë.

“Këto projekte të mëdha s’mund të realizojmë siç duhet duke u mbështetur tek shitja në gropë, tek kleringu dhe blerësit e rastit brenda vendit. janë projektet të financuara nga institucione dhe nga fonde investimesh që nuk janë banka drejtpërdrejtë dhe që përfaqësojnë investitorë të interesuar, që nga investitorë të mëdhenj, deri te investitorë fare të vegjël, që janë investitorë që duan të blejnë një apartament apo duan të blejnë një shtëpi në plazh”, tha Rama. 

The post Rama paralajmëron ndëshkim për arkitektët: Do të krijojmë treg të ri imobiliar, jo klering dhe shitje në gropë! appeared first on Gazeta Si.

Rama: Jo më parashitje dhe klering në ndërtim, akses në financime për të garantuar investimin

TIRANË, 28 korrik /ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se sektori i ndërtimi nuk duhet të bazohet më te parashitja dhe kleringu, pasi mundësitë janë për të pasur akses në forma të tjera financimi.

Rama ishte sot në Qendrën për Inovacion dhe Teknologji “NEST”, një strukturë e Fondit Shqiptar të Zhvillimit që u shërben edhe universiteteve dhe sipërmarrjes ku u prezantua një start up-i të rinjsh shqiptarë për financimin e sektorit të ndërtimit.

Duke folur për zhvillimet në sektorin e ndërtimit, Rama theksoi se e rëndësishme është të fitohet me kohën e realizimit të projekteve.

“Kjo nuk është çështje thjesht masash ligjore, por çështje vetëdijeje nga ana e investitorëve dhe ndërtuesve për të aksesuar këtë treg komplet të ri financiar që mund të bëhet një burim shumë i shpejtë, i thjesht dhe i konsiderueshëm të ardhurash në mënyrë që ndërtimi të mos bazohet te parashitja dhe kleringu. Këto janë dy forma që ishin të kuptueshme dhe pranueshme për një periudhë të caktuar kohe por nuk mund të jenë më as të kuptueshme as të pranueshme sot, kur mundësitë janë për të pasur akses në forma të tjera financimi”, shtoi Kryeministri.

Rama theksoi se bëhet fjalë për një formulë investimesh që është një parashitje e bazuar te garancia e investimit.

“Këtë garanci ta jep fakti se ke menjëherë në dispozicion likuiditete për të ecur pa u angazhuar dhe pa angazhuar njerëz që në gropë, por për të angazhuar financim duke pasur krahët të mbuluar me financim dhe duke arritur që të shtosh vlerën e produktit tënd final që tjetër është kur e shet në gropë dhe kur e shet në fund. Ne kemi parë se si ka ndodhur që apartamente të blera në gropë rishiten nga ata që i kanë blerë në gropë kur ka mbaruar puna dhe rishiten me një çmim shumë më të lartë që e fiton ai që ka blerë në gropë, jo ai që ka ndërtuar”, shtoi Rama.

Në aspektin e interesit publik, Rama tha se kjo ka të bëjë me cilësinë dhe kohën me të cilën realizohen projektet.

“Investitorët duan kohën. Nuk mund t’i japësh një projekt për një godinë në Tiranë dhe pastaj projekti të marri 10 vjet për t’u realizuar. Ata duan të dinë kur fillon, kur mbaron dhe çfarë kapacitetesh ka për ta filluar e mbaruar në kohë”, tha Rama.

Këtu, sipas Kryeministrit, përfshihen faktorë të tjerë që kanë të bëjnë me kapacitete ndërtimore të kompanive me krahun e kualifikuar të punës që është bërë shumë i çmuar.

“Për këtë duhen parë mundësitë e kthimit të sinergjive me kompani ndërkombëtare edhe ndërtimi për të fituar përmes kohës atë që faktikisht nuk e humbet në dukje, por e humbet nga kohëzgjatja e paarsyeshme e një projekti”, nënvizoi ai.

/r.e/

The post Rama: Jo më parashitje dhe klering në ndërtim, akses në financime për të garantuar investimin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Arkitektët do të mbajnë përgjegjësi ligjore për ndërtimet që devijojnë nga projekti

TIRANË, 28 korrik/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama u ndal sot tek ndërtimet të cilat nuk respektojnë lejen e marrë, duke devijuar nga projekti, ndërsa u shpreh se arkitektët do të mbajnë përgjegjësi ligjore për ndërtimet që devijojnë nga projekti.

Rama ishte sot në Qendrën për Inovacion dhe Teknologji NEST, një strukturë e Fondit Shqiptar të Zhvillimit që u shërben edhe universiteteve dhe sipërmarrjes ku u prezantua një start up-i të rinjsh shqiptarë për financimin e sektorit të ndërtimit.

“Nevojitet një kapërcim i rëndësishëm nga komuniteti i investitorëve dhe ndërtuesve në Shqipëri, që është besueshmëria e projekteve. Projektet me arkitektët e huaj kanë ngjallur një interesim shumë të madh botërisht, i cili tani ka filluar të shtrihet edhe në fushën e investitorëve. Nuk është më një interesim kulturor ose një interesim thjesht i komunitetit të arkitektëve bashkëkohorë në botë, por është një interesim i investitorëve”, tha Rama.

Por, Rama theksoi se përballë besueshmërisë së arkitektëve kemi besueshmërinë e vetë projektit për t’u realizuar, ashtu si e ka paraparë arkitekti dhe jo për t’u marrë leja me projektin e arkitektit dhe pastaj të përfundojë në fund në një projekt që as arkitekti nuk e njeh më.

“Ky është një problem që e kemi sot të shtruar në tryezë. Si do të arrijmë që projektet t’i realizojmë besnikërisht? Bëhet gjithë ajo punë e madhe nga arkitektët bashkë me investitorët dhe ndërtuesit, bëhet gjithë ajo punë për t’i filtruar dhe kaluar në procesin e aprovimit, jepet leja dhe pastaj gjëja shkon në një drejtim të paditur, në një pjesë shumë të madhe të rasteve”, shtoi Rama.

Kryeministri tha se këtu nuk diskutohen detaje të vogla, por bëhet fjalë për volume që ndryshojnë.

“Natyrisht, që nga njëra anë është detyra jonë ta adresojmë këtë problematikë përmes masave të reja ligjore, që patjetër duhet të përfshijnë arkitektin si personin garant të projektit që mban përgjegjësi morale dhe ligjore për realizimin e projektit”, tha Rama.

/r.e/

The post Rama: Arkitektët do të mbajnë përgjegjësi ligjore për ndërtimet që devijojnë nga projekti appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ulen vitet e dënimit për autorët e incestit. Burg për përhapje të sëmundjeve seksuale

Nga Gazeta ‘SI’ – Ndryshimet e reja në Kodin Penal parashikojnë një ulje të dënimit për personat që kryejnë incest.

Sipas paragrafit në draftin e qeverisë, kryerja e marrëdhënieve seksuale me pëlqim të subjekteve, një pasardhës ose paraardhës, ose me një të afërm gjaku në vijë të drejtë, ose me motrën ose vëllain, dënohet me dënohet me gjobë ose me burgim nga dy deri në pesë vjet. Ndërkohë në Kodin në fuqi, kjo dënohet deri në 7 vite burg.

Dënimi është rritur në 10 vite nëse i mituri është më i vogël se 14 vjeç. Deri më tani dënimi ishte 5 vite. Neni njeh si të afërm edhe personat kujdestarë, birësuesit, njerkët dhe thjeshtrit.

Dënohet me heqje lirie edhe transmetimi i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme kur autori është në dijeni.

“Me përjashtim të rastit, kur përbën vepër penale më të rëndë, transmetimi një personi tjetër nëpërmjet marrëdhënieve seksuale ose çdo akti seksual të barasvlershëm i një sëmundjeje veneriane, duke e ditur autori se është i infektuar me këtë sëmundje, dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet”, thotë dokumenti.

The post Ulen vitet e dënimit për autorët e incestit. Burg për përhapje të sëmundjeve seksuale appeared first on Gazeta Si.

Kodi i ri Penal ashpërson dënimin për lojërat e fatit, por e lehtëson për trukimet në garat sportive

Nga Gazeta ‘SI’ – Kodi i ri Penal ka ashpërsuar dënimin për aktivitetin ilegal të lojërave të fatit.

Sipas draftit të ndryshuar, ushtrimi i kësaj veprimtarie dënohet nga 1 deri në 3 vite burg, ndërsa me Kodin në fuqi dënohet vetëm disa muaj. Kur aktiviteti ndodh në hapësira publike, dënimi shkon deri në 5 vie burg.

Dënimi shtohet me një të katërtën për funksionarët shtetërorë të përfshirë.  

Vënia në dispozicion e mjediseve për organizimin apo luajtjen e lojërave të fatit dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj.

E anasjella ka ndodhur për trukimet në garat sportive, ku parashikohet një lehtësim i dënimit. Marifetet me rezultatet sportive në kuadër të përfitimeve dënohet deri në 3 vite burg me Kodi e ri nga 7 vjet që parashikon Kodi i vjetër Penal.

Paracaktimi i rezultateve dënohet deri me 10 vite burg.

“Kërkimi, pranimi i premtimeve ose i një përfitimi për vete ose për një të tretë në këmbim të
ndikimit në zhvillimin ose rezultatin e një gare të organizuar sportive në dobi të kundërshtarit në
garë, si rezultat i të cilit do të përfitohet një përfitim i paligjshëm në të holla, apo çdo përfitim
tjetër, nga sportisti ose trajneri, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet”, thuhet në draft.

The post Kodi i ri Penal ashpërson dënimin për lojërat e fatit, por e lehtëson për trukimet në garat sportive appeared first on Gazeta Si.

Këshilli Europian, 15 milionë euro në mbështetje të FA shqiptare

TIRANË, 28 korrik/ATSH/ Këshilli Europian miratoi masën e dytë të ndihmës dypalëshe në kuadër të Mekanizmit Evropian të Paqes prej 15 milionë eurosh, me qëllim forcimin e kapaciteteve dhe aftësive mbrojtëse të Forcave të Armatosura Shqiptare, duke e çuar shumën e përgjithshme të mbështetjes për Shqipërinë në 28 milionë euro deri më sot.

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato vlerësoi sot se ky është një hap tjetër i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit BE – Shqipëri në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Shqipëria është një vend partner i afërt dhe i qëndrueshëm i Bashkimit Evropian në politikën e jashtme dhe të sigurisë”, tha ambasadori Gonzato, pas miratimit të masës së dytë të asistencës dypalëshe në kuadër në mbështetje të Forcave të Armatosura shqiptare.

Vendimi plotëson mbështetjen e ofruar tashmë nga Bashkimi Europian dhe synon të forcojë më tej dislokueshmërinë e Forcave të Armatosura shqiptare.

Masa e ndihmës do të rrisë gjithashtu potencialin e Shqipërisë për të kontribuar në operacionet dhe misionet e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP) të BE-së, si dhe në koalicionet ndërkombëtare.

Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Kaja Kallas vlerësoi se “Shqipëria është partnere e ngushtë dhe e përhershme e BE-së në politikat e jashtme dhe ato të sigurisë, kontribuuese në operacionet e BE-së dhe aleate e NATO-s”.

Kallas theksoi se “forcimi i bashkëpunimit me Shqipërinë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes përforcon drejtpërdrejt stabilitetin, sigurinë dhe paqen në Evropë”.

Vendimi i Këshillit ilustron angazhimin e fortë dhe të vazhdueshëm të BE-së me Shqipërinë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Ai pasqyron gjithashtu angazhimin e ndërsjellë për të forcuar bashkëpunimin në këtë fushë, duke u bazuar te nënshkrimi i Partneritetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes mes BE-së dhe Shqipërisë në nëntor 2024 dhe çelja e Dialogut të parë të Sigurisë dhe Mbrojtjes në prill 2025.

Miratimi i një pakete të re mbështetëse njeh përputhshmërinë e plotë të Shqipërisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së.

Përmes masës së Mekanizmit Evropian të Paqes, BE-ja do t’u ofrojë Forcave të Armatosura Shqiptare automjete të lehta të blinduara shumëfunksionale, si dhe automjete taktike dhe inxhinierike dhe, kur është e nevojshme, furnizime dhe shërbime përkatëse, duke përfshirë trajnim operativ dhe të mirëmbajtjes.

Mekanizmi Evropian i Paqes u krijua në mars të vitit 2021 për financimin e masave në kuadër të politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë për parandalimin e konflikteve, për ruajtjen e paqes dhe për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit ndërkombëtar.

Në veçanti, Mekanizmi Evropian i Paqes i mundëson BE-së të financojë masa të hartuara për forcimin e kapaciteteve të shteteve të treta, si dhe organizatave rajonale dhe ndërkombëtare në lidhje me çështjet ushtarake dhe të mbrojtjes.

Masa e parë e ndihmës dypalëshe në kuadër të Mekanizmit Evropian të Paqes në mbështetje të Forcave të Armatosura shqiptare, me vlerë 13 milionë euro, u miratua në korrik të vitit 2024.

/m.m/

The post Këshilli Europian, 15 milionë euro në mbështetje të FA shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

‘Modeli Tirana – Fituesit dhe humbësit e ndërtimeve masive në Shqipëri’

Arkitekti i famshëm (archistar) ka projektuar për mikun Edi Rama planin e qytetit dhe 4 zona për privatët: miliona metra katrorë beton, pak gjelbërim dhe hapësira publike, shumë fitime për tregun e pasurive të paluajtshme.

“Tirana Riverside”, “Capitol Residences”, “Downtown One”, “MET Building”… emrat tingëllojnë si një përzierje mes planifikimit urban dhe marketingut elitar. Janë ndër projektet më të mëdha të zhvillimit urban të planit Tirana 2030 (që duhet të përmbyllet në atë vit), por që kanë nisur të marrin formë veçanërisht gjatë pandemisë së Covid-it.

Në qytet, ndërkohë, mungojnë hapësirat e përbashkëta, hapësirat publike, gjelbërimi, dhe transporti publik nuk është i sigurt apo i qëndrueshëm. Por gjithsesi, këto ndërtime vazhdojnë, dhe ndonjëherë edhe mbështeten nga fonde publike.

Kush përfiton nga kjo? Sigurisht ndërtuesit. Kush humb? Banorët. Dhe pyetja që shtrohet është: për kë po ndërtohet Tirana e re? “Për banorët e ardhshëm që, sipas planit, do të jenë 1.6 milionë” – thonë autoritetet.

Por tani për tani, këtu jetojnë vetëm rreth 590 mijë banorë. Nuk është çudi që shumë ndërtesa të reja janë të zbrazura, shumë apartamente nuk janë të banuara. Ndërtohet për tregun, jo për njerëzit.

Në këtë kontekst, për t’u përmendur është roli i arkitektit italian Stefano Boeri, autor i planit “Tirana 2030”, por edhe pjesëmarrës në disa prej garave për ndërtimin e pallateve.
Boeri ka marrë pjesë në disa prej garave publike (së bashku me SON Engineering & Construction Group) për projektet e reja të ndërtimit në zona të mëdha urbane të Tiranës, si ajo e Fushës së Aviacionit.

Kjo përfshin, për shembull, ndërtimin e disa miliona metrave katrorë sipërfaqe ndërtimi në qendra të reja banimi. Një pjesë e vogël e sipërfaqes do të jetë për gjelbërim apo shërbime publike, pjesa tjetër – për shitje të lirë në treg.

Në realitet, hapësirat publike janë shpesh vetëm në letër. Në shumë raste, ajo që quhet “parqe” janë thjesht hapësira mes dy grataçelave, ndërsa mungojnë shërbime të nevojshme si shkolla, çerdhe apo transport i mirë.

Në këtë mënyrë, ndërtimi duket se ndjek një logjikë spekulative, e jo të nevojave reale të popullsisë. Tirana nuk po rritet për njerëzit që jetojnë në të, por për të prodhuar fitim për pasuritë e paluajtshme.

Marrëdhënia mes Edi Ramës dhe Stefano Boeri-t është e gjatë. Që në vitin 2005, kur Boeri botoi një artikull për Rilindjen Urbane dhe e përmendi Ramën si një lider “vizionar”, dyshja kanë punuar së bashku në disa projekte.

Në 2016-ën, kur u prezantua plani “Tirana 2030”, Boeri ishte aty si autor kryesor i projektit. Ndërkohë, studioja e tij ka fituar disa projekte edhe për ndërtime private në qytet.

Në fund, mbetet pyetja: A është ky një model i drejtë urban për qytetin? Apo një projekt për të pasurit, ndërsa shumica e popullsisë përjashtohet nga Tirana e së ardhmes? /Il Fatto Quotidiano

The post ‘Modeli Tirana – Fituesit dhe humbësit e ndërtimeve masive në Shqipëri’ appeared first on Gazeta Si.

Marrëveshja SHBA-BE, rritet euro

Euro ka nisur pozitivisht javën pas nënshkrimit të marrëveshjes tregtare midis SHBA-së dhe BE-së.

Monnedha europiane forcoi pozicionin e saj duke u rritur përballë dollarit, jenit dhe paundit britanik.

Aksionet në bursat europiane dhe në ato amerikane përjetuan një rritje.

Ekspertët kërkojnë vigjilencë dhe kujdes me të gjitha fenomenet “e mira” që po ndodhin.

SHBA ra dakord që të tarifojë BE-në vetëm me 15% nga 30% që kishte njoftuar më herët. Tregjet po e shohin ngjarjen si një rikthim në kohën e stabilitetit dhe politikave normale tregtare.

Nafta po ashtu u rrit me 5%, ndërsa ari pësoi rënien më të madhe në dy javët e fundit./Reuters

The post Marrëveshja SHBA-BE, rritet euro appeared first on Gazeta Si.

Parashikim i ‘SI’ për bursat gjatë javës: Bien valutat dhe aksionet. Bitcoin në korrektim

Nga Gazeta ‘SI’ – Për sa kohë EUR/USD do të tregtohet nën vlerën 1.176 trenda do të jetë rënëse me target 1.166. Tregtimi mbi vlerën 1.176 do të pasohet me avancim të mëtejshëm drejt objektivit 1.184.

Për sa kohë GBP/USD do të tregtohet nën vlerën 1.3476 trenda do të jetë negative në target 1.337. Tregtimi mbi vlerën 1.3476 do të ndiqej nga tentativë e testimit të rezistencës 1.349.

Për sa kohë CRUDE OIL do të tregtohet nën vlerën 65.7 trenda do të jetë bearish me target 63.7. Tregtimi mbi vlerën 65.7 do të pasohej me testimin e rezistencës 66.

Për sa kohë USD/JPY do të tregtohet nën vlerën 148 trenda do të jetë rënëse me objektiv 146. Tregtimi mbi vlerën 148 hap rrugën për avancim të mëtejshëm me target 147.8.

Për sa kohë DOW JONES do të tregtohet nën vlerën 45100 trenda do të jetë rënëse me target 44600. Tregtimi mbi vlerën 45100 do të ndiqej nga avancimi mëtejshëm me target 45600.

Për sa kohë BTC/USD do të tregtohet nën vlerën 119500 trenda do të jetë korrektuese me target 118400. Reagimi negativ ndaj saj e avancon rënien drejt suportit 116600. Tregtimi mbi vlerën 119599 do të pasohej me avancim të mëtejshëm drejt rezistencës 122700.

The post Parashikim i ‘SI’ për bursat gjatë javës: Bien valutat dhe aksionet. Bitcoin në korrektim appeared first on Gazeta Si.

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Jupiteri dhe planetë të tjerë do ju ndihmojnë të keni një komunikim të mirë me të gjithë sot dhe kjo do ruajë ambientin harmonik. Ju të dashuruarit do e rregulloni marrëdhënien në çift dhe do ndiheni më mirë pranë partnerit tuaj. Më në fund do i kuptoni edhe gabimet. Ju beqarët nuk do keni […]

The post Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë appeared first on BoldNews.al.

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

Edhe në përpjekjen e fundit – që erdhi rreth tetë orë pas asaj parapake – deputetët e zgjedhur të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës dështuan në tentimin për ta konstituuar Kuvendin. Tani, pasi është mbyllur afati 30-ditor i vendosur nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, deputetët nuk do […]

The post Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese appeared first on BoldNews.al.

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatin Piqeras, vatra 150 metra larg banesave dhe bizneseve

Pas Borshit, një tjetër vatër zjarri e përmasave të konsiderueshme ka dalë jashtë kontrollit në jug të vendit. Bëhet fjalë për fshatin Piqeras. Flakët që po përhapen me shpejtësi kanë shkaktuar shqetësim për banorët dhe bizneset që operojnë në këtë zonë turistike. Sipas raportimeve nga terreni, zjarri ndodhet vetëm 150 metra larg banesave dhe objekteve […]

The post Del jashtë kontrollit zjarri në fshatin Piqeras, vatra 150 metra larg banesave dhe bizneseve appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

Partia Demokratike ka reaguar për situatën e zjarreve në vend, duke bërë përgjegjëse qeverinë Rama që, sipas saj, ka dështuar në marrjen e masave. Me një deklaratë për shtyp, PD tha se qytetarët duhet të ruhen, pasi me kryeministër Edi Ramën paratë shpenzohen për lukse dhe situata e zjarreve do të jetë e njëjtë këtë […]

The post Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit appeared first on BoldNews.al.

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor, kapet Nazmi Liçi

29-vjeçari Nazmi Eduart Liçi, i shpallur në kërkim për grabitje në Elbasan, është vënë në pranga nga policia ditën e sotme. Raportohet se ai është i dyshuar edhe për 5 vjedhje në Kavajë dhe Golem. Liçi u arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor 2024. Pasi u zbrit nga automjeti nga shërbimet e Policisë me […]

The post U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor, kapet Nazmi Liçi appeared first on BoldNews.al.

Ferrari dhe Lamborghini manovra të rrezikshme në Bypassin e Vlorës, e pësojnë 2 shoferët/ VIDEO

Policia e Vlorës ka reaguar pas publikimit të një videoje ku shfaqeshin dy automjete duke kryer manovra të rrezikshme në aksin rrugor Vlorë–Orikum. Pas verifikimeve të kryera nga Policia Rrugore e qytetit, rezultoi se drejtuesit e dy automjeteve me targa të Maqedonisë së Veriut kishin shkelur disa rregulla të qarkullimit, përfshirë: zhvillimin e garave me […]

The post Ferrari dhe Lamborghini manovra të rrezikshme në Bypassin e Vlorës, e pësojnë 2 shoferët/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Në ditën më të nxehtë të vitit, Karakaçi dhe Dalipi lënë pa drita Vlorën

Teksa disa male po digjen nga zjarret dhe në ditën më të nxehtë të kësaj vere, qyteti i Vlorës po përballet edhe me mungesë të energjisë elektrike në disa zona, përfshirë edhe Lungomaren, një nga zonat më të frekuentuara turistike në qytet gjatë sezonit veror. Raportohet se ndërprerja është shkaktuar nga një avari në rrjet, […]

The post Në ditën më të nxehtë të vitit, Karakaçi dhe Dalipi lënë pa drita Vlorën appeared first on BoldNews.al.

❌