Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Raporti Loredana – Jozi dhe poezia misterioze që ndezi debat në emision

Në puntatën e fundit të emisionit “She’s On Top”, e ftuar speciale ishte Loredana Brati, ish-banore e spektaklit Big Brother VIP Albania, ku u komentua shumë edhe për raportin e saj me Joz Markun.

Menjëherë pas nisjes së emisionit, Visjan Ukcenaj nuk nguroi të ngacmonte atmosferën, duke i kujtuar Loredanës se një nga konkurrentet e këtij sezoni i kishte shkruar Jozit një poezi. Konkurrentja në fjalë ndërhyri menjëherë për të sqaruar se ata nuk ndiqen në Instagram dhe se poezia ishte shkruar thjesht në mënyrë miqësore.

Loredana reagoi me qetësi dhe maturi, duke i dhënë edhe një këshillë vajzës:
“Shpirt, mua ai ma shkruajti, kaq ka rëndësi. Mos bëj për një mashkull, por më mirë të jetë mashkulli ai që bën për ty.”

The post Raporti Loredana – Jozi dhe poezia misterioze që ndezi debat në emision appeared first on iconstyle.al.

Këto janë shenjat më me fat të javës! A je edhe ti në listë?

Ndërsa Hëna lëviz nëpër shenja dhe ndikimi i Afërditës forcohet, disa prej nesh do të ndiejnë një rritje të papritur të energjisë, fatit dhe mundësive. Ja cilat shenja astrologjike do të përfitojnë më shumë gjatë kësaj jave:

Luani – Jeta po të buzëqesh! Kjo javë të sjell vëmendje, komplimente dhe ndoshta një mundësi të artë profesionale. Shkëlqe, pa frikë.

Shigjetari – Udhëtime të papritura, takime të këndshme dhe një ndjesi çlirimi do të karakterizojnë ditët e tua. Universi po të shpërblen për durimin.

Gaforrja – Emocionet e tua janë të balancuara këtë javë dhe intuita do të të udhëheqë drejt vendimeve të zgjuara, veçanërisht në çështjet familjare dhe financiare.

Ujori – Fati po troket në derën tënde përmes ideve të reja dhe kontakteve me njerëz me ndikim. Mos i neglizho shanset që duken “të vogla”, janë çelësi i diçkaje më të madhe.

The post Këto janë shenjat më me fat të javës! A je edhe ti në listë? appeared first on iconstyle.al.

Olivia Rodrigo në mbështetje të Palestinës: Asnjë fëmijë nuk meriton këtë vuajtje

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Olivia Rodrigo ka reaguar publikisht në lidhje me situatën dramatike në Gaza, duke u bërë thirrje ndjekësve të kontribuojnë përmes UNICEF për fëmijët dhe familjet e goditura nga lufta.

Në një postim emocional në Instagram, ajo shprehu tronditjen për vuajtjen e të pafajshmëve, duke theksuar mungesën e ushqimit, ujit dhe trajtimit mjekësor për banorët e Gazës. “Nuk ka fëmijë në Izrael, Palestinë apo kudo tjetër që meritojnë këtë dhimbje,” shkroi ajo.

Qëndrimi i Rodrigo vjen në vazhdën e angazhimit të saj të hershëm për çështje sociale. Ajo është shprehur hapur për të drejtat e grave, dhe në vitin 2023 themeloi organizatën ‘Fund 4 Good’, e cila mbështet kujdesin shëndetësor riprodhues dhe iniciativat për barazi gjinore.

Olivia vijon të përdorë zërin e saj jo vetëm për artin, por edhe për drejtësi dhe humanitet.

The post Olivia Rodrigo në mbështetje të Palestinës: Asnjë fëmijë nuk meriton këtë vuajtje appeared first on iconstyle.al.

E rëndë në Gjermani! Një mjek akuzohet për vrasjen e 15 pacientëve me ilaçe vdekjeprurëse

Një proces i pazakontë gjyqësor ka nisur në Berlin, ku një mjek paliativ 40-vjeçar, i identifikuar si Johannes M., përballet me akuza të rënda për vrasjen e 15 pacientëve të tij përmes një përzierje medikamentesh që çonin në asfiksi të menjëhershme.

Prokuroria pretendon se ai vepronte pa dijeninë e pacientëve dhe se në disa raste kishte djegur banesat për të fshehur gjurmët. Viktimat ishin nga 25 deri në 94 vjeç dhe ndonëse në gjendje të rëndë shëndetësore, nuk pritej të ndërronin jetë në atë moment.

Hetimet nisën pas dyshimeve të një kolegeje dhe janë zgjeruar në rreth 70 raste të tjera, përfshirë edhe vdekjen e vjehrrës së tij në Poloni. Prokurorët kërkojnë dënim të përjetshëm pa mundësi lirimi. Procesi pritet të zgjasë deri në janar 2026.

The post E rëndë në Gjermani! Një mjek akuzohet për vrasjen e 15 pacientëve me ilaçe vdekjeprurëse appeared first on iconstyle.al.

Detaje të reja nga tentativa për vetëvrasje në Vlorë: Dyshohet për shtytje nga babai

Një 17-vjeçare ndodhet në gjendje kritike në spitalin e Traumës, pasi tentoi t’i jepte fund jetës me një plumb në kokë. Policia ende nuk ka gjetur armën e zjarrit, pasi familjarët dyshohet se e kanë fshehur së bashku me gëzhojën dhe kanë pastruar vendin e ngjarjes.

I ati i vajzës, një person me precedentë penalë, është shoqëruar nga policia, pasi ka refuzuar të bashkëpunojë dhe ndaj tij janë marrë faktorët biologjikë për të hetuar nëse ka lidhje direkte me armën. Dyshohet se një debat i ashpër mes tij dhe vajzës, për shkak të stilit të jetesës së saj, mund ta ketë shtyrë vajzën drejt aktit ekstrem.

E mitura është rritur nga gjyshërit dhe aktualisht po mbahet nën kujdesin e tyre në spital. Hetimet janë në vijim.

The post Detaje të reja nga tentativa për vetëvrasje në Vlorë: Dyshohet për shtytje nga babai appeared first on iconstyle.al.

“Dhimbja nuk ikën kurrë”: Jonida Vokshi rrëfen humbjen e të atit

Jonida Vokshi, moderatorja që publiku është mësuar ta shohë gjithmonë të buzëqeshur dhe të qetë, ka zgjedhur të ndajë një moment jashtë kamerave, të vërtetën e një dhimbjeje që nuk shërohet lehtë: humbjen e të atit.

Në një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjete sociale, një koment i sinqertë nga një ndjekës që kishte humbur babain e tij pak muaj pas Jonidës, e preku thellë moderatoren. Pyetja e thjeshtë: “Si e përjetove humbjen e babait?”, mori një përgjigje po aq të sinqertë, të ndjerë dhe të vërtetë.

Në përgjigjen e saj të thellë dhe emocionale, Jonida tregoi se edhe vetë ende po përballet me dhimbjen dhe se procesi i pranimit është shumë i vështirë.

The post “Dhimbja nuk ikën kurrë”: Jonida Vokshi rrëfen humbjen e të atit appeared first on iconstyle.al.

Skandal në festën e Lamine Yamal: Hetim për shkelje të ligjit ndaj personave me nanizëm

Festa luksoze për 18-vjetorin e yllit të Barcelonës, Lamine Yamal, është vënë në qendër të një hetimi në Spanjë, pasi dyshohet se gjatë eventit janë përdorur persona me nanizëm në mënyrë denigruese.

Ministria e të Drejtave Sociale ka kërkuar ndërhyrjen e Prokurorisë dhe institucioneve të tjera për të verifikuar nëse është shkelur ligji që ndalon përdorimin e personave me aftësi të kufizuara për qëllime talljeje apo argëtimi.

Drejtori Jesús Martín deklaroi se “një i ri me ndikim si Yamal nuk duhet të promovojë mesazhe që dëmtojnë brezin e ri.” Ndërkohë, Shoqata ADEE ka depozituar një padi ndaj futbollistit për shkelje të dinjitetit njerëzor.

Qeveria po përgatit edhe një reformë ligjore që do ta klasifikojë këtë veprim si shkelje të rëndë, me gjoba deri në 1 milion euro.

Festa, me temë gangsteri dhe atmosferë ekstravagante, tani rrezikon të lërë një njollë të fortë në imazhin e talentit të ri të futbollit spanjoll

The post Skandal në festën e Lamine Yamal: Hetim për shkelje të ligjit ndaj personave me nanizëm appeared first on iconstyle.al.

Goditi me shuplakë futbollistin e Chelsea-t pas finales së Botërorit, Luis Enrique “thyen” heshtjen

Pas finales së Botërorit të Klubeve ku Chelsea mposhti PSG-në 3-0, situata doli jashtë kontrollit me një përleshje masive mes lojtarëve. Në qendër të incidentit u përfshi trajneri Luis Enrique, i cili dyshohet se goditi me shuplakë sulmuesin brazilian Joao Pedro, ndërsa Donnarumma e shtyu atë në tokë.

Enrique u shpreh pas ndeshjes: “Qëllimi im ishte të ndaloja përplasjen, por situata eskaloi.” FIFA pritet të hapë një hetim disiplinor dhe një pezullim me kohë mbetet skenari më i mundshëm, ashtu si rasti i Luis Suarez më 2014.

Joao Pedro reagoi: “Shkova të mbroja shokun tim. Ata humbën kontrollin, ne fituam ndeshjen.”

FIFA ende nuk ka dhënë një vendim zyrtar.

The post Goditi me shuplakë futbollistin e Chelsea-t pas finales së Botërorit, Luis Enrique “thyen” heshtjen appeared first on iconstyle.al.

Studimi i fundit tregon: Gratë kanë më shumë të drejtë gjatë debateve në çift

Po, e lexove mirë!

Një studim i ri shkencor konfirmon atë që shumica e vajzave e kanë thënë gjithmonë: në debate, ajo ka zakonisht të drejtë.

Sipas studiuesve, femrat përballen me debatet me më shumë inteligjencë emocionale, empati dhe vëmendje ndaj detajeve, prandaj dhe zakonisht përfundojnë me argumentin më të saktë.

Kjo nuk do të thotë që meshkujt janë gjithmonë gabim… por ndoshta ia vlen ta dëgjosh pak më shumë atë që po përpiqet të të thotë. Ndonjëherë të tërhiqesh s’është humbje, është zgjuarsi.

The post Studimi i fundit tregon: Gratë kanë më shumë të drejtë gjatë debateve në çift appeared first on iconstyle.al.

Hero edhe jashtë ekranit: Momoa ndërhyn në një aksident me motor

Ylli i “Aquaman”, Jason Momoa, u shfaq si hero i vërtetë gjatë fundjavës, teksa ndaloi për të ndihmuar një motoçiklist të aksidentuar në rrugë, ndërsa udhëtonte me djalin e tij, Nakoa-Wolf, drejt festivalit të Harley Davidson në Milwaukee.

Në pamjet që qarkulluan online, Momoa qëndron pranë vendngjarjes, i shqetësuar, ndërsa një kalimtar tentonte të rikthente në jetë të lënduarin. Viktima u transportua në spital pak çaste më pas.

Pak orë më vonë, aktori hipi në skenën e festivalit me grupin e tij ÖOF TATATÁ, duke performuar krah të birit këngën “For Whom the Bell Tolls” të Metallica-s.

Momoa, që së shpejti rikthehet me serialin “Chief of War” dhe filmin “Dune 3”, tregoi edhe një herë se shpirtin luftarak nuk e ka vetëm në ekran.

The post Hero edhe jashtë ekranit: Momoa ndërhyn në një aksident me motor appeared first on iconstyle.al.

Shpërthim në një ndërtesë banimi në Qom, plagosen 7 persona, dyshohet rrjedhje gazi

Një shpërthim i fuqishëm në një ndërtesë banimi në qytetin e Qomit, në Iran, ka lënë të plagosur shtatë persona dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në të paktën katër njësi banimi. Ngjarja ndodhi gjatë natës, duke tronditur lagjen dhe mobilizuar shërbimet e emergjencës.

Sipas autoriteteve lokale, hetimet e para sugjerojnë se shkak i shpërthimit ka qenë një rrjedhje e mundshme e gazit natyror. Drejtori i departamentit të zjarrfikësve të qytetit tha se ekzaminimet teknike janë ende në vijim për të përcaktuar shkakun e saktë të incidentit.

Ndërkohë, në një klimë tensioni të vazhdueshëm pas përplasjes së fundit ushtarake midis Iranit dhe Izraelit, burime zyrtare iraniane mohojnë çdo lidhje të këtij shpërthimi me ndonjë sulm të huaj. Sipas tyre, banorët e ndërtesës ishin civilë të zakonshëm dhe nuk ka të dhëna që e lidhin këtë ngjarje me ndonjë veprim armiqësor.

The post Shpërthim në një ndërtesë banimi në Qom, plagosen 7 persona, dyshohet rrjedhje gazi appeared first on iconstyle.al.

Romancë në horizont? Ish-banorja e BBVK shfaqet me unazën misterioze

Jeta sentimentale e Brikendës, ish-banore e “Big Brother VIP Kosova”, duket se ka hyrë në një kapitull të ri. Me një postim të shkurtër, por domethënës në Instastory, ajo la të nënkuptohet se ka thënë “po” një premtimi të rëndësishëm.

Në fotografi vërehet qartë një unazë premtimi në dorën e saj, por misteri qëndron tek partneri, të cilin Brikenda ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes mediatike.

Për momentin, asnjë emër, asnjë fytyrë, vetëm një unazë që flet shumë.

The post Romancë në horizont? Ish-banorja e BBVK shfaqet me unazën misterioze appeared first on iconstyle.al.

“Puthin bluzën e njëri-tjetrit”/ Anaid Kaloti shpërthen sërish ndaj Gjestit dhe Eglit

Anaid Kaloti ka reaguar për herë të dytë ndaj Gjestit dhe Egli Takos, me një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku nuk i kurseu akuzat dhe ironinë për dyshen e njohur. Pasi u përball me një reagim nga Gjesti, i cili e quajti “zemërprishur” dhe nga Egli e cila shkroi se “nuk merret me fshatarë”, Anaidi thotë se gjithçka që ka shkruar më parë ishte e vërtetë dhe e bazuar në një histori reale që ndodhi në hotel Sheraton, ku ishin të pranishëm pesë dëshmitarë, përfshirë edhe Gjesti dhe Egli. Ai kritikon ashpër hipokrizinë dhe interesin personal që, sipas tij, i ka shtyrë ata të mohojnë realitetin dhe të përpiqen të shesin një version të rremë përpara publikut.

Duke komentuar një video ku Gjesti dhe Egli shihen duke puthur bluzat e njëri-tjetrit, Kaloti ironizon duke e krahasuar me një skenë nga filmi “Gjëme kurbeti” dhe duke thënë se “fabula ‘Kur ra fama nga fiku’ është më aktuale se kurrë”.

Postimi i Anaidit:

Jetojmë në një botë ku njerëzit më sulmojnë me gjithçka kanë, vetëm e vetëm që të mos dëgjohet apo të deformohet e vërteta! Çdo gjë që kam shkruar ka ndodhur, prandaj ka djegur kaq shumë, dhe jo vetëm aq.

Njerëzit sot janë bërë aq hipokritë, sa për hatër të interesave shesin gjithçka para publikut (pa harruar që këtu jemi në Amerikë). Vetë nuk kanë asnjë problem, thjesht duan të jetojnë dhe puthin mbi re, për pak lëmoshë, për pak famë!

Unë shkruajta një fabul, pas së cilës qëndron një histori e vërtetë në hotel Sheraton me 5 dëshmitarë: unë, Egli, Gjesti, një shok dhe menaxheri. Një postim në lidhje me Big Brother-in ia kam çuar njërit prej tyre, ku i kam treguar rrugën që duhet të ndiqnin të dy, atëherë që ishin ‘bashkë’, dhe sot… për servilizëm, famë, lekë, dalin publikisht ta mohojnë atë që kam shkruar.

Nuk kapem pas askujt kot! Hipokrizia e shfaqur në publik, duke puthur bluzën e njëri-tjetrit, më kujtoi filmin shqiptar “Gjëme kurbeti”, ku puthen të dy në të njëjtën ditë si për të plotësuar fabulën: “Kur ra fama nga fiku” – në vend që ta bënin kur duhej, e bënë 3 muaj më vonë kur kuptuan që na dashtë për sy!

Sa për deklaratën e Kingit, ‘këtej nga jam unë, po i përmend ato, duhet me i pas të forta se ndryshe të japin tonat me kru dhëmballat…’ Për Eglin nuk kam asgjë për të thënë, sepse ajo është me e sakrifikuara në këtë histori prej fillimit. Egli, Kingi e bëri kurban kur u hodh nga muri, duke dhënë arsyet brenda shtëpisë së Big Brother – fiks ato që kisha shkruar unë në Instagram. 😊

Ahh, se harrova: të lutem, o artist, na le të hamë dhe pak bukë amaaaaann, mos na e hiq rrymën, se ti na solle në Top Channel, luftove me gjithçka kishe që unë të dilja fitues, ti më mbrojte sa herë në ekran dola injorant, sa herë dola hipokrit – ti ishe aty sepse mendoje që në Kosovë nuk mora atë që meritoja. Kur unë u hodha nga muri, ne të dy ja vumë fajin Eglit. Ti më more nga kazani i plehrave që më hodhën në Kosovë dhe më solle në Tiranë të fitoja Big-un se ishte ‘më e lehtë për ty’.

Të ndihmova që të jesh ky që je sot, pa asnjë interes, madje me shpenzimet e tua nuk lejova asnjë nga shokët e mi të fusë ndonjëherë dorën në xhep – sa herë u ule dhe ndave bukën me ta. Kurse unë e kam zemrën e keqe. Ti je zem*rire! Mfal zemërmire!”

Unë kisha pa çifte që putheshin nga telefoni, po çifte me bluze në 2025 vetëm ChatGPT mund të trillojë histori kaq dobët…

The post “Puthin bluzën e njëri-tjetrit”/ Anaid Kaloti shpërthen sërish ndaj Gjestit dhe Eglit appeared first on iconstyle.al.

Tragjedi në Massachusetts: Nëntë të vdekur nga zjarri në qendrën e të moshuarve

Nëntë persona kanë vdekur dhe një është në gjendje kritike pas një zjarri të madh që shpërtheu të dielën në mbrëmje në një qendër për të moshuar në Fall River, Massachusetts.

Departamenti i Zjarrfikësve të Fall River u thirr menjëherë pas orës 9:30 të mbrëmjes sipas kohës lokale për një zjarr në Gabriel House, një qendër për të moshuar, tha Shefi i Zjarrfikësve Jeffrey Bacon në një konferencë për shtyp të hënën në mëngjes.

Zjarrfikësit, sipas Bacon, u përballën me tym të dendur, flakë dhe banorë që kërkonin me dëshpërim ndihmë nga dritaret. Më shumë se 30 banorë u dërguan në spitale, ndërsa më shumë se 50 zjarrfikës, i gjithë personeli i disponueshëm i qytetit, luftuan për të nxjerrë njerëzit dhe për të vënë zjarrin nën kontroll.

“Kemi të bëjmë me një tragjedi pothuajse të paimagjinueshme”, tha shefi i zjarrfikësve, duke theksuar se operacioni i shpëtimit ishte “ i vështirë dhe kaotik”. Ai tha se të gjithë zjarrfikësit morën pjesë në operacionet e shpëtimit. Zjarri u shua herët të hënën në mëngjes, ndërsa shkaku është nën hetim.

Pesë zjarrfikës u dërguan në spital me lëndime të lehta. Disa banorë u shpallën të vdekur në vendngjarje.

The post Tragjedi në Massachusetts: Nëntë të vdekur nga zjarri në qendrën e të moshuarve appeared first on iconstyle.al.

Ndahet nga jeta në moshën 31-vjeçare aktorja e njohur koreane

Aktorja e Koresë së Jugut Kang Seo-ha nderroi jete pas një beteje të gjatë me kancerin në stomak. Ajo ishte 31 vjeç. Lajmi për vdekjen e saj u konfirmua nga media lokale.

Sipas një raporti nga Kbizoom, funerali i saj po mbahet në Dhomën 8 të sallës së funeraleve në Spitalin e Shën Marisë së Seulit në Banpo-dong. Zapzee raportoi se procesioni i funeralit do të fillojë në orën 7:40 të mëngjesit KST (Ora Standarde Koreane).

E lindur në vitin 1994, Kang Seo Ha e nisi rrugëtimin artistik me videoklipin muzikor të Brave Guys, “Getting Farther Away”, duke tërhequr shpejt vëmendjen e publikut. Ajo u bë e njohur për rolet e saj në disa drama të njohura koreane si “Schoolgirl Detectives”, “Assembly”, “First Love Again”, “The Flower in Prison” dhe “Heart Surgeons”.

The post Ndahet nga jeta në moshën 31-vjeçare aktorja e njohur koreane appeared first on iconstyle.al.

“Po e përdor famën si armë”/ Baldoni kundër Lively në çështjen gjyqësore

Justin Baldoni pretendon se Blake Lively po përpiqet të shfrytëzojë famën e saj për të fituar një avantazh në dëshminë e saj. Avokatët e aktorit thonë se Lively po përpiqet të imponojë kushtet e dëshmisë së saj të ardhshme “thjesht sepse është e famshme”.

Ekipi ligjor i Baldonit paraqiti një përgjigje të premten, më 11 korrik, ndaj kërkesës së aktores që dëshmia e saj, e planifikuar për të enjten në New York, të mbahet në zyrën e avokatit të saj, sepse ajo ka frikë nga paparacët jashtë zyrave të avokatëve të Justin Baldonit.

Megjithatë, përfaqësuesit e tij ligjorë kundërshtojnë duke thënë se nuk ka prova për këtë pretendim dhe theksojnë se zyrat e dy avokatëve janë mjaft afër në distancë, sipas peticionit të cituar nga “TMZ”.

Ekipi i Baldonit argumenton gjithashtu se mbajtja e dëshmisë së Lively në zyrën e saj ligjore i vë ata në disavantazh, pasi ata mund të kenë nevojë për një hapësirë private për diskutime gjatë saj. Siç thuhet në peticion: “Ndërsa Lively , duke shkelur këmbën dhe duke përdorur famën e saj, mund të ketë arritur të fitojë kontrollin e filmit – i cili është fokusi i kësaj mosmarrëveshjeje -, shpërthimi i avokatit të saj nuk ka vend në këtë gjykatë” , thanë avokatët e aktorit.

Aktorja ka ngritur padi kundër kolegut të saj në film për ngacmim të dyshuar seksual gjatë xhirimeve të filmit “It Ends With Us” . Ajo ka ndërmarrë gjithashtu veprime ligjore kundër menaxherëve të marrëdhënieve me publikun të aktorit, duke i akuzuar ata për organizimin e një fushate shpifjeje kundër saj.

The post “Po e përdor famën si armë”/ Baldoni kundër Lively në çështjen gjyqësore appeared first on iconstyle.al.

Ishte te shtëpia e gjyshërve, 17-vjeçarja qëllon veten me plumb në kokë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, ku një 17-vjeçare ka tentuar të vrasë veten me armë zjarri. Ajo është transportuar nga familjarë me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ka një plumb në kokë, afër syrit dhe sipas mjekëve të spitalin ajo është e intubuar por në gjendje shumë të rëndë.

Ndërkohë janë duke u marrë në pyetje familjarët, e paraprakisht dyshohet për vetëvrasje. Mësohet se e reja është nga një fshat i Vlorës dhe ka qenë tek gjyshërit në lagjen ‘Kushtrimi’, ku dhe është vetëplagosur me armë tip pistoletë.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 11:40, është paraqitur në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën e saj, në lagjen “Kushtrimi”. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave

The post Ishte te shtëpia e gjyshërve, 17-vjeçarja qëllon veten me plumb në kokë appeared first on iconstyle.al.

Jo, nuk janë ndarë! Fifi dhe Adis Patushi surprizojnë me një dalje të përbashkët

Prej disa ditësh, mediat sociale janë përfshirë nga aludime mbi një ndarje të mundshme mes Fifit dhe partnerit të saj, Adis Patushi. Por së fundmi, çifti duket se ka vendosur të shuajë çdo dyshim, jo përmes fjalëve, por përmes veprimeve.

Gjatë një koncerti ku këngëtarja ishte e ftuar speciale, sytë e publikut ranë në prapaskenë, aty ku Adisi qëndronte pranë saj, duke e ndjekur hap pas hapi dhe duke u kujdesur për çdo detaj. Mbështetja e tij e heshtur, por e dukshme, ishte një dëshmi e qartë se lidhja e tyre vazhdon të jetë e fortë, pavarësisht thashethemeve.

The post Jo, nuk janë ndarë! Fifi dhe Adis Patushi surprizojnë me një dalje të përbashkët appeared first on iconstyle.al.

Fytyrat qesharake të Princeshës Charlotte në finalen e meshkujve të Wimbledonit

Shprehjet e Princeshës Charlotte morën vëmendje në shfaqjen në finalen e Wimbledon të dielën, ndërsa 10-vjeçarja ishte në tribunën e Qendrës për të parë përballjen e madhe midis Carlos Alcaraz dhe Yannick Sinner. Ajo u shoqërua nga prindërit e saj, Kate Middleton dhe Princi William, si dhe vëllai i saj më i madh, Princi George.

E reja me gjak blu, e cila thuhet se është një tifoze e Alcaraz, tërhoqi vëmendjen me reagimet e saj spontane gjatë gjithë ndeshjes. Nga shprehjet e ankthit dhe tensionit deri te shpërthimet, Charlotte jetoi çdo pikë intensivisht.

Shikoni fotot

The post Fytyrat qesharake të Princeshës Charlotte në finalen e meshkujve të Wimbledonit appeared first on iconstyle.al.

Bitcoin në ‘fluturim’! Rritje historike në pritje të ligjeve të reja në SHBA

Bitcoin ka arritur një tjetër rekord historik, duke kaluar vlerën e 122 mijë dollarëve të hënën në mëngjes, ndërsa tregu i kriptomonedhave hyn në një javë vendimtare për të ardhmen e sektorit.

Sipas të dhënave të platformës CoinDesk, çmimi i kriptomonedhës më të madhe në botë u rrit me 3.57%, duke arritur në 122,310 dollarë. Rritja vjen në fillim të asaj që është cilësuar si “Java e Kriptomonedhave”, periudhë gjatë së cilës Kongresi amerikan pritet të miratojë tre projektligje kyçe që do të ndikojnë ndjeshëm në rregullimin e këtij tregu.

Analistët theksojnë se shtysa kryesore pas kësaj rritjeje janë pritshmëritë për një ulje të normës së interesit nga Rezerva Federale, faktor që ka frenuar forcimin e dollarit dhe ka rritur atraktivitetin e aseteve të denominuara në dollarë, përfshirë Bitcoin-in.

“Ky zhvillim ka përmirësuar ndjeshëm besueshmërinë e kriptomonedhave si formë investimi,” tha të premten Dilin Wu nga kompania Pepperstone. Ai shtoi se legjislacioni i ri në Shtetet e Bashkuara do të forcojë më tej ndjenjën institucionale ndaj sektorit.

Tre projektligjet që pritet të miratohen përfshijnë:

-Aktin për Monedhat e Qëndrueshme GENIUS,

-Aktin CLARITY për krijimin e një kornize rregullatore për kriptovalutat,

– Aktin Anti-CBDC, që do të ndalojë bankat qendrore të lëshojnë monedha dixhitale për përdorim individual.

“Historikisht, kur rregullatorët avancojnë legjislacione të mbështetura nga industria, investitorët institucionalë i përgjigjen pozitivisht,” shtoi Wu, duke theksuar se kapitali i pezulluar për shkak të pasigurisë ligjore ka gjasa të rikthehet, sidomos në projektet e stakingut dhe token-ëve.

Megjithatë, analistët paralajmërojnë se kriptovalutat mbeten asete shumë të paqëndrueshme dhe nuk përjashtohen rënie të theksuara pas fitimeve të mëdha.

Ndërkohë, Indeksi i Frikës dhe Lakmisë për kriptovalutat është rritur në 70 (nga 50 javën e kaluar), çka tregon për një mbinxehje të mundshme të tregut. “Një shifër e tillë tregon se mund të ndodhë një korrigjim i afërt,” tha Shivam Thakral, CEO i BuyUcoin.

Rritje kanë shënuar edhe kriptovalutat e tjera: Ether u rrit me 2.7%, XRP me 5.3%, dhe Solana me 2.5%.

The post Bitcoin në ‘fluturim’! Rritje historike në pritje të ligjeve të reja në SHBA appeared first on iconstyle.al.

❌