Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Jesus, trajneri i ri i CR7/ Portugezi ulet për një vit në stolin e ekipit saudit, Al Nassr

Kontratën e rinovoi dhe idetë i ka tepër të qarta.

Kristiano Ronaldo nuk ka ndërmend të dorëzohet as tani në moshën 40-vjeçare, dhe objektivat mund të realizohen sidomos me një trajner të zotin në krye të ekipit të tij, Al Nasr.

Klubi saudit njoftoi se ka arritur marrëveshje me teknikun portugez, Zhorge Zhezus, I cili është vërtet një veteran I profesionit, por e njehj mirë futbollin dhe Arabinë.

Mbi të gjitha, njihet mirë dhe pëlqehet nga Ronaldo, I cili duket se ka nxitur Al Nasrin për ta caktuar në detyrë.

Akordi mes tyre është njëvjeçar, pra deri në verën e vitit të ardhshëm, por padyshim me mundësi për t’u rinovuar.

Zhezus ka fituar shumë në karrierë, ndonëse nuk është se ka punuar me CR7-ën.

Me Benfikën u shpall tri herë kampion I Portugalisë si dhe fitoi kupa e Superkupa, me Bragën mori Kupën Intertoto, tek Sportingu fitoi Superkupën e Portugalisë dhe Kupën e Ligës, me Flamengon fitoi Kampionatin Brazilian dhe Kupën Libertadores, ndërsa në Arabinë Saudite u shpall kampion në 2024 me Al Hilalin, duke fituar edhe Kupën e Mbretit si dhe tri herë Superkupën e vendit.

Ronaldo ende nuk ka fituar ndonjë trofe të rëndësishëm dhe zyrtar tek Al Nasr, edhe pse ka shënuar gola pa fund.

Superylli portugez e synon titullin kampion si dhe Championsin e Azisë, si dhe që të arrijë nivelin mitik të 1000 rrjetave si futbollist profesionist./abcnews.al

Tirana emëron trajnerin e ri, kush është 39-vjeçari i “panjohur” që iu besua pankina

Tirana ka emëruar ditën e sotme trajnerin që do të drejtojë ekipin e parë për këtë sezon. Vangjel Mile ka marrë “timonin” e bardhebluve dhe do t’i drejtojë ata për sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tirana nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale teksa bëhet me dije se […]

The post Tirana emëron trajnerin e ri, kush është 39-vjeçari i “panjohur” që iu besua pankina appeared first on BoldNews.al.

Tirana zbret në fushë pa trajner, bardheblutë sfidojnë sot ekipin e njohur grek

Pasi siguroi me vështirësi mbijetesën në Superiore, Tirana po përjeton një revolucion të vertetë në merkato. Shumë prej prej titullarëve janë larguar, por sigurisht ka pasur edhe 6 afrime, siç janë Patsatsia, Serge Tabekou, Angelos Tafas, Serxho Vogli, Kleandro Lleshi, dhe Georgios Valerianos. Përgatitja për sezonin e ri ka nisur por Tirana është ende pa […]

The post Tirana zbret në fushë pa trajner, bardheblutë sfidojnë sot ekipin e njohur grek appeared first on BoldNews.al.

Nga presidenti te trajneri i ri i skuadrës, emërime të rëndësishme te Teuta

Fatos Troplini do të jetë presidenti i ri i klubit të Teutës. Pas largimit të Edmond Hasanbellit, është pikërisht Troplini ai që ka marrë në dorë klubin durrsak, tek të cilët do të investojë. Klubi i Teutës e quan këtë ndryshim si një etapë të re zhvillimi. Ndër të tjera, klubi i Superiores ka prezantuar […]

The post Nga presidenti te trajneri i ri i skuadrës, emërime të rëndësishme te Teuta appeared first on BoldNews.al.

Flamurtari kompleton stafin teknik, ish-i i Portos prezantohet te vlonjatët

Disa ditë pas prezantimit të trajnerit Carlos Garcia, te Flamurtari nuk kanë humbur kohë, për të kompletuar edhe stafin teknik, teksa sot kanë nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Krahas, Garcias, Liçajt, Ribajt dhe Ferkos, pjesë e stafit të Flamurtarit do të jetë edhe përgatitësi atletik, Anibal Gonzalez, i cili ka një CV […]

The post Flamurtari kompleton stafin teknik, ish-i i Portos prezantohet te vlonjatët appeared first on BoldNews.al.

Zyrtare/ E papritur nga Anglia, klubi i njohur shkarkon trajnerin

Ruud van Nistelrooy nuk do të jetë më trajner i Leicester City. Klubi ka vendosur të ndajë rrugët me timonierin e skuadrës, duke i dhënë kështu fund bashkëpunimin mes tyre. Klubi e ka zyrtuar diçka të tillë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. 48-vjeçari mori drejtimin e anglezve më 1 dhjetor të vitit 2024, dhe […]

The post Zyrtare/ E papritur nga Anglia, klubi i njohur shkarkon trajnerin appeared first on BoldNews.al.

Zyrtare/ Laçi prezanton trajnerin e ri, kurbinasit i besojnë stolin portugezit Amorim

Laçi në sezonin e ri do të luajë në Kategorinë e Parë pas 16 vitesh. Kurbinasit që nuk ia dolën të mbijetojnë në Superiore, ndërkohë që ditën e sotme kanë prezantuar edhe trajnerin e ri, teksa i kanë besuar stolin Rui Amorim. Ai do të udhëheqë ekipin bardhezi sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë me […]

The post Zyrtare/ Laçi prezanton trajnerin e ri, kurbinasit i besojnë stolin portugezit Amorim appeared first on BoldNews.al.

Korabi konfirmon në stol trajnerin Alfred Deliallisi  

TIRANË, 24 qershor /ATSH/ Alfred Deliallisi do të jetë trajner i Korabit edhe për sezonin 2025-2026, në Kategorinë e Parë.

Klubi dibran ka konfirmuar 32-vjeçarin në stol, pasi i shpëtoi nga mbijetesa në sezonin e fundit.

Sipas njoftimit të klubit, janë shpalosur objektiva ambiciozë për sezonin e ardhshëm.

“Deliallisi në drejtim të KF Korabi për 2025-2026! Pas një viti të vështirë ku arritëm objektivin kryesor dhe shpëtuam sezonin me shumë dinjitet, Klubi i Futbollit Korabi është i lumtur të njoftojë rinovimin e kontratës me trajnerin tonë, Alfred Deliallisi.

Sot, pas një vizite në qytetin tonë të Peshkopisë dhe ambientet sportive të klubit, u zhvillua prezantimi zyrtar i trajnerit dhe u shpalosën objektivat ambicioze për sezonin e ardhshëm. Me punën e përbashkët dhe përkushtimin, jemi të bindur se do të arrijmë suksese edhe më të mëdha. Bashkë me ju, ne vazhdojmë të ndërtojmë historinë e Korabit”, njofton klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Deliallisi mori drejtimin e Korabit në muajin mars dhe falë rezultateve pozitive, arriti të shmangë mbijetesën, ndërsa tani do të synohet renditja në gjashtë vendet e para.

/gj.m//a.f//r.e/

The post Korabi konfirmon në stol trajnerin Alfred Deliallisi   appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“KF Tirana” ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Bledi Shkëmbi

TIRANË, 19 qershor /ATSH/ Klubi i Futbollit Tirana njoftoi sot përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi.

Sipas njoftimit zyrtar, palët kanë rënë dakord për ndërprerjen e parakohshme të kontratës së firmosur disa muaj më parë, duke mbyllur kështu marrëdhënien profesionale.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi. Pas një marrëveshjeje të ndërsjellë, palët kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin profesional. KF Tirana shpreh mirënjohjen e saj për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar nga z. Shkëmbi gjatë periudhës në drejtimin e skuadrës, dhe i uron atij suksese të mëtejshme në karrierën e tij”, thuhet në deklaratën e klubit.

Shkëmbi mori drejtimin e skuadrës kryeqytetase në një moment të vështirë dhe arriti ta udhëhiqte drejt mbijetesës në Kategorinë Superiore.

/a.f/r.e/

The post “KF Tirana” ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Bledi Shkëmbi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sarri: Nuk do pranoja Arabinë Saudite as për 18 milionë euro

Shumë trajnerë zgjedhin të kalojnë në Arabinë Saudite për shuma të mëdha financiar, por italiani Maurizio Sarri mendon ndryshe. Në një deklaratë të dhënë së fundmi, tekniku 66-vjeçar ka deklaruar se nuk do të pranonte të kalonte në Lindjen e Mesme, pavarësisht çdo shume. Sarri thotë se gjithmonë do të ndjekë zemrën e tij dhe […]

The post Sarri: Nuk do pranoja Arabinë Saudite as për 18 milionë euro appeared first on BoldNews.al.

Arrihet marrëveshja, Gennaro Gattuso trajneri i ri i Italisë

Legjenda italiane e futbollit, Gennaro Gattuso, pritet të emërohet trajneri i ri i ekipit kombëtar italian, sipas raportimeve të Fabrizio Romano. Marrëveshja me Federatën Italiane është arritur dhe njoftimi zyrtar pritet së shpejti.Gattuso do të zëvendësojë Luciano Spallettin, i cili u shkarkua pas humbjes 3-0 ndaj Norvegjisë në Oslo, një disfatë që tronditi tifozët italianë […]

The post Arrihet marrëveshja, Gennaro Gattuso trajneri i ri i Italisë appeared first on BoldNews.al.

Gennaro Gattuso, favoriti kryesor për ta marrë drejtimin e Italisë

Në ditët në vijim kombëtarja italiane e futbollit do të ketë një trajner të ri, ku emri më i përfolur është ai i ish-futbollistit Gennaro Gattusso. 47-vjeçari është takuar me presidentin e federatës dhe drejtues të tjerë, ku ka shpalosur planin e tij për ngritjen e kombëtares në majat e futbollit botëror, e duket se […]

The post Gennaro Gattuso, favoriti kryesor për ta marrë drejtimin e Italisë appeared first on BoldNews.al.

“Sylvinho duhet të ikë”, Ledio Pano për teknikun e Kombëtares: Ai nuk është trajner

Legjenda e futbollit shqiptar Ledio Pano ka kritikuar trajnerin e Kombëtares shqiptare, Sylvinho, pas barazimit 1-1 që Shqipëria mori me ekipin modest të Letonisë, duke zbehur drejt zeros shpresat edhe për një vend të dytë në grup në eliminatoret e botërorit. Pano nuk e cilëson Sylvinhon si një trajner dhe e bën përgjegjës kryesor për […]

The post “Sylvinho duhet të ikë”, Ledio Pano për teknikun e Kombëtares: Ai nuk është trajner appeared first on BoldNews.al.

Italia pa trajner! Një tjetër “jo” e bujshme për pankinën pas asaj të Ranierit

Italia është aktualisht është pa trajner, ndërsa rrezikon të mos marrë pjesë në Botërorin e tretë radhazi dhe për më tepër, nuk duket se ka dritë në fund të tunelit për të. Pas shkarkimit të Spaletit, Italia ktheu sytë nga Claudio Ranieri, duke shpresuar që ai të bënte mrekullinë e radhës. Por në fund ai […]

The post Italia pa trajner! Një tjetër “jo” e bujshme për pankinën pas asaj të Ranierit appeared first on BoldNews.al.

Zyrtare/ Pasuesi i Inzaghit te Interi, Cristian Chivu firmos kontratë 2-vjeçare

Cristian Chivu është zyrtarisht trajneri i ri i Interit, teksa klubi italian ka konfirmuar marrëveshjen me anë të një postimi në rrjetet sociale. Chivu zëvendëson Inzaghin si trajner i zikaltëve ndërsa ka firmosur një kontratë dy-vjeçare e cila do të zgjasë deri në fund të sezonit 2026-27. “FC Internazionale Milano ka kënaqësinë të mirëpresë Cristian […]

The post Zyrtare/ Pasuesi i Inzaghit te Interi, Cristian Chivu firmos kontratë 2-vjeçare appeared first on BoldNews.al.

Stojkoviç vlerëson Shqipërinë: Ka lojtarë të mirë dhe trajner të shkëlqyer

TIRANË, 6 qershor /ATSH/ Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, doli sot në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Shqipërinë.

Tekniku serb vlerësoi kuqezinjtë duke thënë se kanë një ekip të mirë, ndërsa veçoi trajnerin Silvinjo. Sipas tij, Serbia duhet të ketë kujdes, sepse Shqipëria mund të ndëshkojë.

“Kjo është ndeshja e parë për ne në kualifikuese, Shqipëria i ka bërë dy ndeshje. Shqipëria është një ekip i mirë, ka lojtarë të mirë dhe një trajner të shkëlqyer si Silvinjo. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përqendruar. Nuk duhet të bëjmë gabime sepse mund të na ndëshkojnë”, tha ai.

“Kemi ndjekur pesë ndeshjet e fundit të Shqipërisë. Është ekip i motivuar dhe i përgatitur mirë. Si ekip janë të sigurt dhe me vetëbesim. Mendoj që për atë që treguan në Europian, e merituan të ishin aty. I pasqyron agresiviteti në fushë. Janë lojtarë kualitativë. Strakosha është i shkëlqyer, Gjimshiti po ashtu. Janë një ekip solid. Lojtarëve ua kemi thënë atë që duhet. Kemi thënë informata të sakta për lojtarët. Mendoj se edhe kundërshtari ka bërë të njëjtën gjë”, u shpreh Stojkoviç.

Trajneri Stojkoviç gjithashtu deklaroi se ekipi i tij do të kërkojë me çdo kusht fitoren në Tiranë.

Ai tha se është i kënaqur me atë që lojtarët kanë treguar në përgatitje dhe shtoi se në rast se nuk ka ndonjë problem, atëherë do të hedhë në fushë formacionin që ka menduar.

“Në Tiranë kemi ardhur për fitore dhe jo për barazim. Do bëjmë të pamundurën për ta arritur këtë. Çdo gjë që është bërë për këtë ndeshje, jam i kënaqur. Jam i lumtur për mënyrën si janë sjellë lojtarët për këtë ndeshje. Të shohim edhe stërvitjen e radhës dhe nëse është çdo gjë në rregull, formacioni do të jetë ai që kam në kokë”, tha ai.

“Çdo ndeshje ka diferencë nga njëra te tjetra. Duhet të jemi të fokusuar për të mposhtur Shqipërinë. Nuk mundemi të fitojmë ndaj Shqipërisë, nëse nuk luajmë shumë mirë”, deklaroi Stojkoviç.

Ndeshja Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet të shtunën, më 7 qershor, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”. /j.p/

The post Stojkoviç vlerëson Shqipërinë: Ka lojtarë të mirë dhe trajner të shkëlqyer appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Inzaghi dhe Interi ndahen zyrtarisht, deklarata e Marotta-s: Është si Trapattoni e Mourinho!

Interi ka zyrtarizuar vendimin për të përfunduar bashkëpunimin me Simone Inzagin. Trajneri u komunikoi drejtuesve sot dëshirën për t’u larguar dhe ata e mirëpritën vendimin, duke sjellë në ndërprerjen e bashkëpunimit. Më pas klubi doli me një komunikatë ku falënderonte trajnerin për 6 trofetë e fituar në 4 vite në drejtimin e zikaltërve. Deklarata e […]

The post Inzaghi dhe Interi ndahen zyrtarisht, deklarata e Marotta-s: Është si Trapattoni e Mourinho! appeared first on BoldNews.al.

Trajneri i Serbisë shpërthen në konferencë, sulmon lojtarët para ndeshjes me Shqipërinë: Jap dorëheqjen menjëherë nëse…

Situata te Serbia nuk shfaqet aspak e qetë, para ndeshjes me Kombëtaren shqiptare. Në qendër të kritikave është vendosur trajneri Dragan Stojkoviç, për listën e përzgjedhur.

Stojkoviç nuk është kursyer aspak në konferencë për shtyp. Këtë herë ka folur me emra të përveçëm, pas kritikave që ka dëgjuar. Gjithçka nisi me portierin e Romës dhe ftesën e munguar ndaj tij.

“Është në dorën e Svilarit, jo në timen. Mos prisni që të shkoj në Romë, mund të dal për ndonjë drekë, për një kafe, të shikoj një ndeshje, por të shkoj të lus dikë, kjo nuk do të ndodhë. Jo vetëm për Svilarin, por askënd.

Keni bërë gabime. Shumë mirë, gjithë të mirat, secili ka të drejtë të marrë vendimet e veta. Është në dorën e tij të pranojë nëse ka dëshirë. Atëherë tha se donte t’i përkushtohej klubit të vet sepse kishte mundësi të futej si portier titullar, deshi të përqendrohej aty. E shfrytëzoi mundësinë dhe më vjen shumë mirë për këtë.

A jam unë problemi? Menjëherë pas kësaj konference jap dorëheqjen. Ndoshta jo menjëherë, por nesër, nëse kjo është e vërtetë. Por mendoj që nuk është e vërtetë. Këta janë lojtarë që panë që nuk ka vend për ta dhe pastaj thonë “Unë po tërhiqem”.

Ekipi ndryshon, lojtarët thirren sipas meritës. Mendoni që Lazoviçi nga Verona, që çdo vit lufton për të mos rënë nga liga, është ajo që i duhet Serbisë? Dmitroviç? Portier i shkëlqyer, por vendosa për Petroviçin. Kam gabuar? Jo, nuk kam. Dhe cili është problemi? Dmitroviçi është i zemëruar? Edhe unë jam i zemëruar që nuk e fituam ndeshjen kundër Sllovenisë.

Përmendët Radonjiçin. Cili është problemi? Nuk e dua? Nuk më është simpatik? Nuk më pëlqen modeli i flokëve të tij? Ai po e shkatërron veten, po e shkatërron Zvezdën, po e shkatërron përfaqësuesen, ose po vetëshkatërrohet. Ky është problemi i tij. Dhe doni të më thoni që e meriton të jetë në kombëtare? Si të ishim të gjithë të çmendur.

Po flas hapur… për disa lojtarë nuk dua të përmend emra, ajo që luajnë nuk ka lidhje me realitetin. Çfarë ofron që të jesh këtu? Në bazë të çfarë? Unë tani thërras Radonjiçin dhe më pyesni pse e thirra, çfarë të them? T’ju gënjej: ‘E dini, ai sprinti kundër Shtutgartit…?’ Nuk luhet për një sprint.

Gjithçka është sipas meritës, le të zemërohen me mua sa të duan, kjo është puna e tyre, gjithmonë do të zemërohen ata që nuk luajnë. Për aq kohë sa jam unë këtu, unë do të vendos kush do të luajë. Është detyra e lojtarëve të tregojnë dhe të vërtetojnë se kam pasur të drejtë që i kam thirrur. Përgjegjësia është e madhe dhe duhet ta kuptojnë këtë”, u shpreh Stojkoviç ndër të tjera.

The post Trajneri i Serbisë shpërthen në konferencë, sulmon lojtarët para ndeshjes me Shqipërinë: Jap dorëheqjen menjëherë nëse… appeared first on Sot News | Lajme.

Rikthim në shtëpi, Maurizio Sarri merr drejtimin e Lacios

Mauricio Sarri është gati ta marrë përsëri në dorë Lacion. Pak më shumë se një vit pas lamtumirës së tij, trajneri toskan është gati të kthehet në stolin e bardhekaltërve. Sipas “Tuttomercatoweb.com”, negociatat tani janë përcaktuar dhe marrëveshja u arrit në bazë të një kontrate 2-vjeçare me një opsion rinovimi për një vit të tretë pas […]

The post Rikthim në shtëpi, Maurizio Sarri merr drejtimin e Lacios appeared first on BoldNews.al.

E papritur në klubin e Serie A, trajneri paraqet dorëheqjen

Të reja të rëndësishme vijnë nga Italia. Sipas asaj që shkruan gazetari Di Marzio, trajneri i Fiorentinës, Raffaele Palladino ka paraqitur dorëheqjen. Klubi violë, i gjendur i papërgatitur për një kërkesë të tillë, po bën maksimumin që të bindë Palladinon që të qëndrojë. Kujtojmë se Fiorentina aktivizoi një klauzolë për të zgjatur kontratën e Palladinos […]

The post E papritur në klubin e Serie A, trajneri paraqet dorëheqjen appeared first on BoldNews.al.

❌