Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Trajneri serb u kthehet gazetarëve: Në Tiranë fantastike edhe pse nuk dëgjova himnin

By: user 6
10 June 2025 at 00:05

Trajneri i Serbisë Dragan Stojković është pyetur nga gazetarët në Beograd mbi deklaratat e tij se atmosfera në ndeshjen e 7 qershorit në Tiranë ishte “fantastike”. Ai ka sqaruar se ka folur vetëm në aspektin sportiv dhe se do të donte që e njëjta atmosferë të krijohej edhe në ndeshjen e kthimit në Beograd.

“Është mirë që më pyetët këtë, meqenëse nuk kam ndjekur median për 4 ditë dhe nuk e di kush po shkruan çfarë. Unë po përqendrohem në punën time, t’i përgatis këta djem sa më mirë që të mundem.

Thashë fantastike për atë mjedis futbolli, ekskluzivisht për futbollin dhe po flas me fjalorin e futbollit. Ajo që ndodhi në fushë është, me gjithë respektin e duhur, një rivalitet i madh, skuadrat janë të njëjta, dy stola, tonët dhe të tyret.

Sigurisht që gjithmonë do t’i dënoj gjërat jo-futbollistike pasi askush nuk i pëlqen ndërprerjet e ndeshjes, por ne nuk mund t’i ndikojmë ato gjëra. Ka institucione që merren me këto gjëra, ne nuk mund t’i ndëshkojmë, dikush tjetër do t’i ndëshkojë.

Ju nuk ishit atje, ju e patët në televizor. Disa nga kolegët tuaj, të gjithë do të donin të kishin këtë lloj atmosfere. Ndodhi për herë të parë që isha në këtë rol për herë të 51-të, që nuk e dëgjova himnin kombëtar. Imagjinoni çfarë shpërthimi fishkëllimash dhe zhurme që ishte.

Ne kënduam himnin tonë me krenari dhe kjo ishte një motiv shtesë për ne, që të mos i nënshtroheshim atij presioni dhe djemtë u sollën shkëlqyeshëm në fushë. Kjo është një fitore e madhe. A e mendonte vërtet dikush se do na prisnin me duartrokitje?

Sjellja e tyre është e tyre. Unë nuk jam politikan, nuk përdor fjalimin e një politikani, jam jashtëzakonisht i kujdesshëm se çfarë them, komentova atmosferën në stadium dhe sjelljen… dikujt i intereson kjo.

Që të mos më duhet t’ia vërtetoj askujt serbishten time, nuk mbështes askënd. Dua vetëm Serbinë. Dua t’i bëj heronj, për sa kohë që marr frymë. Sa për gjëra të tjera, gjithçka ishte fenomenale për sa i përket organizimit.

Besoj se do t’ua kthejmë në këtë mënyrë. Le ta konfirmojnë kolegët se si ishte në Tiranë. Shikoni ndeshje Boca-River dhe do ta kuptoni për çfarë po flas. Nuk kishim frikë, e treguam në fushë” – tha trajneri serb. ©LAPSI.al

The post Trajneri serb u kthehet gazetarëve: Në Tiranë fantastike edhe pse nuk dëgjova himnin appeared first on Lapsi.al.

Serbët kërkojnë ‘kokën’ e Stojkoviç/ Trajneri i kombëtares sulmohet për lavdet ndaj Shqipërisë

By: xhir jeta
9 June 2025 at 12:34

E dinin atmosferën që para se të dilnin në fushë. Kombëtarja e Serbisë u prit me brohoritje të mëdha për Shqipërinë, për Kosovën dh UÇK-në në “Arenën Air Albania”, diçka që nuk u pëlqeu aspak mediave nga Beogradi.

Gjithsesi, pakënaqësia u kthye në habi dhe zemërim kur vetë trajneri I tyre, Dragan Stojkoviç, doli në konferencën pas ndeshjes së barazuar 0-0 në eliminatoret e Kupës së Botës.

Në fillim, ish-legjenda e futbollit serb dhe jugosllav, u përplas me gazetarët për lojën e Serbisë në këtë duel.

“Nëse nuk ju pëlqen, gjeni një trajner tjetër”

Më pas shqiptoi fjalët që shkaktuan një tërmet në vendin e tij.

“Një ndeshje shumë e vështirë. E luftuar. Nuk është e lehtë të luash në këtë fushë. Shqipëria, e përsëris sërish, është një ekip jashtëzakonisht cilësor, por ne treguam karakter, dhe me mënyrën sesi luajtëm treguam se kishim ardhur për fitore. Nuk u trembëm nga atmosfera, e cila ishte fantastike. I përgëzoj tifozët e Shqipërisë për këtë atmosferë që krijuan. Sa I përket pikës, mendoj se është më e ëmbël për ne sesa për Shqipërinë”.

Pas kësaj ndaj tij nisi sulmi.

E përditshmja “Kurir” akuzoi selektorin me shkrimin me titull “fjalë që nuk duhej të ishin thënë”, duke shtuar se atmosfera e urrejtjes që nuk mbahet mend ndaj çdo gjëje serbe në Tiranë, është gjithçka përveçse “fantastike”! Piksi shikoji lojtarët në sy nëse ke guxim!”

“Na ktheni Piksin e dikurshëm, – titullon “Sportal”, pjesa sportive e të përditshmes tjetër tabloide, “Blic”, – Dragan Stojkoviç na shtangu!

Kjo gazetë kritikon më shumë lojën e Serbisë së Stojkoviçit, ndonëse thekson se pati faktorë të shëmtuar jashtë fushe, në tribuna!

Natyrisht, siç ndodh gjithmonë dhe kudo, ekuilibri mungon.

Në të njëjtën mënyrë si himni serb në Tiranë, u vërshëllye edhe himni shqiptar në Beograd.

Thirrjet “vritini shqiptarët” nuk munguan aspak.

Po ashtu, ndeshja atje u ndërpre dy herë nga gjyqtari anglez Martin Atkinson, për shkak të hedhjes së kapsollave apo fishekzjarrëve nga ana e tifozëve, gjë që ishte më e rrezikshme sesa shishet apo gotat e kartonit në Arenën e Tiranës./abcnews.al

Stojkoviç: Atmosferë e shkëlqyer/ Trajneri i Serbisë vlerëson publikun, nuk flet për incidente

8 June 2025 at 13:50

I qëndroi besnik qëndrimit të tij deri në fund. Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, foli tepër pozitivisht për Shqipërinë dhe futbollin e saj në konferencat para duelit të Tiranës, vlerësoi lart gjithçka që pa në “Arenën Air Albania”.

Ish-ylli I madh I futbollit serb, jugosllav dhe botëror, pati superlativa për tifozët shqiptarë dhe kombëtaren kuqezi.

“Ky barazim mendoj se është më i mirë për ne sesa për ata, kjo padyshim. Luajtëm një ndeshje me shumë seriozitet.

Sipas meje, e kontrolluam ndeshjen siç deshëm. Nuk është e lehtë të luash këtu. Shqipëria është një ekip shumë, shumë i mirë.

Me cilësi të lartë. Trysnia nga tribunat gjithashtu ishte shumë e madhe, shumë e fortë. Atmosfera në stadium ishte e shkëlqyer, dhe shpresoj që kështu të jetë edhe në Serbi. Gjithsesi, ia dolëm të kontrollonim emocionet. Mendoj se rezultati ishte i drejtë, nuk meritonim të humbisnim. E merituam”.

Stojkoviç theksoi se Serbia kërkoi fitoren, por pranoi se u shpëtua nga portieri.

“Ne patëm idenë dhe dëshirën që të fitonim në Tiranë. Nuk është se ishim të shqetësuar nga rivali, nga atmosfera, nga publiku. Na ndodhi një pakujdesi. Gjithsesi, portieri Petroviç tregoi klasin e tij dhe na shpëtoi atëherë kur kishim më shumë nevojë”, tha ai.

 

“Kemi ardhur për fitore”, flasin trajneri e sulmuesi serb: Shqipëria ka ekip serioz

By: Besnik
6 June 2025 at 18:12

Në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet të shtunën në orën 20:45 në “Arenën Kombëtare” të Tiranës, trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç dhe sulmuesi, Aleksandar Mitroviç dolën në konferencën tradicionale të shtypit.

Mitroviç u pyet nga gazetaret për ndeshjen e famshme ndaj Shqipërisë në Beograd, më 14 tetor 2014, ku ai është nga nga lojtarët që ka qenë prezent.

“Kam dy kujtime nga përballjet me Shqipërinë, një të keq dhe një të mirë. Në Beograd pas asaj që ndodhi, dhe në Elbasan ku fituam. Ka kaluar shumë kohë, brezat kanë ndryshuar, si te ne, ashtu edhe te ata. Megjithatë, ekipi kuqezi ka cilësi dhe meriton respekt. Por ne në fushë zbresim për fitore dhe jo për rezultat tjetër, qoftë ndaj Shqipërisë apo Anglisë, Brazilit apo Argjentinës. Duam kualifikimin, por duhet të jemi perfekt. Fokusi im është vetëm fusha dhe jo ajo që ndodh përreth”, tha Mitrovic.

Trajneri Stojkoviç uroi besimtarët me rastin e festës së Kurban Bajramit:

“Së pari, dua të uroj të gjithë ata që festojnë Kurban Bajramin – gëzuar festa,” – tha ai.

Stojkoviç u shpreh me respekt për skuadrën shqiptare, duke theksuar cilësinë e lojtarëve dhe nivelin e mirë që kanë treguar në eliminatoret e Europianit.

“Shqipëria është një skuadër shumë e mirë, me një trajner të shkëlqyer dhe lojtarë si Broja, Manaj, Asllani, Bajrami. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, të tregojmë përqendrim maksimal dhe të mos bëjmë gabime, sepse ata janë të rrezikshëm dhe dinë si të ndëshkojnë,” tha trajneri serb.

Ai shtoi:

“Ne kemi ardhur për të fituar, jo për një barazim. Do të bëjmë më të mirën për të marrë pikët që meritojmë.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Kemi ardhur për fitore”, flasin trajneri e sulmuesi serb: Shqipëria ka ekip serioz appeared first on Euronews Albania.

Trajneri serb flet nga Tirana: Shqipëria ka ekip të mirë, por kemi ardhur vetëm për fitore!

6 June 2025 at 17:58

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç ka dalë në në konferencën për shtyp nga Tirana, një ditë pata ndeshjes me Shqipërinë, e cila do të luhet nesër në orën 20:45 në stadiumin kombëtar, e vlefshe për grupin K të kualifikueseve të kupës së botës 2026. Tekniku serb, vlerësoi kuqezinjtë duke thënë se kanë një ekip të […]

The post Trajneri serb flet nga Tirana: Shqipëria ka ekip të mirë, por kemi ardhur vetëm për fitore! appeared first on BoldNews.al.

Stojkoviç vlerëson Shqipërinë: Ka lojtarë të mirë dhe trajner të shkëlqyer

TIRANË, 6 qershor /ATSH/ Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, doli sot në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Shqipërinë.

Tekniku serb vlerësoi kuqezinjtë duke thënë se kanë një ekip të mirë, ndërsa veçoi trajnerin Silvinjo. Sipas tij, Serbia duhet të ketë kujdes, sepse Shqipëria mund të ndëshkojë.

“Kjo është ndeshja e parë për ne në kualifikuese, Shqipëria i ka bërë dy ndeshje. Shqipëria është një ekip i mirë, ka lojtarë të mirë dhe një trajner të shkëlqyer si Silvinjo. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përqendruar. Nuk duhet të bëjmë gabime sepse mund të na ndëshkojnë”, tha ai.

“Kemi ndjekur pesë ndeshjet e fundit të Shqipërisë. Është ekip i motivuar dhe i përgatitur mirë. Si ekip janë të sigurt dhe me vetëbesim. Mendoj që për atë që treguan në Europian, e merituan të ishin aty. I pasqyron agresiviteti në fushë. Janë lojtarë kualitativë. Strakosha është i shkëlqyer, Gjimshiti po ashtu. Janë një ekip solid. Lojtarëve ua kemi thënë atë që duhet. Kemi thënë informata të sakta për lojtarët. Mendoj se edhe kundërshtari ka bërë të njëjtën gjë”, u shpreh Stojkoviç.

Trajneri Stojkoviç gjithashtu deklaroi se ekipi i tij do të kërkojë me çdo kusht fitoren në Tiranë.

Ai tha se është i kënaqur me atë që lojtarët kanë treguar në përgatitje dhe shtoi se në rast se nuk ka ndonjë problem, atëherë do të hedhë në fushë formacionin që ka menduar.

“Në Tiranë kemi ardhur për fitore dhe jo për barazim. Do bëjmë të pamundurën për ta arritur këtë. Çdo gjë që është bërë për këtë ndeshje, jam i kënaqur. Jam i lumtur për mënyrën si janë sjellë lojtarët për këtë ndeshje. Të shohim edhe stërvitjen e radhës dhe nëse është çdo gjë në rregull, formacioni do të jetë ai që kam në kokë”, tha ai.

“Çdo ndeshje ka diferencë nga njëra te tjetra. Duhet të jemi të fokusuar për të mposhtur Shqipërinë. Nuk mundemi të fitojmë ndaj Shqipërisë, nëse nuk luajmë shumë mirë”, deklaroi Stojkoviç.

Ndeshja Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet të shtunën, më 7 qershor, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”. /j.p/

The post Stojkoviç vlerëson Shqipërinë: Ka lojtarë të mirë dhe trajner të shkëlqyer appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Serbia, tension i lartë/ Trajneri Stojkoviç përplaset me gazetarët përpara Shqipërisë

By: Rovena
2 June 2025 at 19:31

Mesazhi që dha ishte për miqësi. Të tilla fjalët e trajnerit të Serbisë, Dragan Stojkoviç, përpara ndeshjes ndaj Shqipërisë në eliminatoret e Kupës së Botës.

Tekniku serb pati një betejë të ashpër me gazetarët në Beograd për zgjedhjet që bëri, ndërsa përsa i përket ndeshjes, bëri vlerësimin e tij për Shqipërinë, dhe për shanset për kualifikim.

“Ne ndodhemi në një moment shumë të rëndësishëm për futbollin e kombëtares serbe. Është fillimi i eliminatoreve, dhe çdo ndeshje është e rëndësishme, jo vetëm kjo ndaj Shqipërisë, por edhe ndaj Andorrës, Anglisë dhe Letonisë. Çdo ndeshje është e rëndësishme. Do të përpiqemi të grumbullojmë sa më shumë pikë, të meritojmë sa më shumë pikë, për të arritur qëllimet tona, dhe objektivi është që Serbia të jetë në Kampionatin Botëror vitin që vjen.

Të gjithë thonë, dhe unë jam dakord, që kjo ndeshje e parë është me të vërtetë shumë e rëndësishme dhe jemi shumë të përqendruar që ta nisim siç duam. Do të përgatitemi që të luajmë sa më mirë që të mundemi. Kjo, duke e respektuar përfaqësuesen e Shqipërisë që është një grup shumë I mirë, ka lojtarë shumë të mirë dhe shumë të motivuar. Gjithsesi, në fund të fundit kjo është ndeshje prej 90 minutash dhe besoj se Serbia do të jetë gati për këtë sfidë që quhet Kupa e Botës, dhe se do ta përfaqësojmë siç duhet vendin tonë në këto ndeshje”, tha Stojkoviç.

Nuk mund të mungonte pyetja për tensionet dhe për incidentet e mundshme që mund të ndodhin në Tiranë, këtë të shtunë.

“Një ndeshje shumë e rëndësishme, si për ata, edhe për ne, por kjo mbetet një ndeshje. Ata janë miqtë tanë në futboll. Me ata do të organizojmë Kampionatin Europian për të rinjtë dhe këtë ndeshje ne e shohim ekskluzivisht në aspektin sportiv. Që të konkurrojmë dhe të tregojmë veten në terren, dhe në terren do të shihet kush është më i miri. Nuk mendoj për tensionet politike, as për deklaratat e tifozëve, apo për deklaratat e disa budallenjve që duan të krijojnë, si të them, gjendje lufte. Kjo nuk na intereson, dhe nuk do të ketë gjëra të tilla.

Unë jam i bindur dhe besoj që do të kemi mikpritje të shkëlqyer, që organizimi I ndeshjes do të jetë plotësisht nën kontroll. Asgjë nuk mund të ndodhë, asgjë që do të na trondiste. Nëse dëgjon apo lexon mediat mendon se kushedi çdo të ndodhë, por nga përvoja e di se mikpritja do të jetë shumë e mirë, ashtu siç do të jetë ata të vijnë këtu”, shtoi Stojkoviç./abcnews.al

Stojkovic shpërthen para ndeshjes me Shqipërinë: Jap dorëheqjen menjëherë

By: S SH
2 June 2025 at 15:05

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojković, ka mbajtur sot një konferencë të tensionuar për shtyp para përballjes ndaj Shqipërisë, që do të luhet të shtunën më 7 qershor në “Arenën Kombëtare”, ora 20:45, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës.

Stojković fillimisht u përpoq të ulte tonet për ndeshjen duke theksuar se:

“Kjo është thjesht një ndeshje futbolli. Nuk ka vend për deklarata të çmendura nga njerëz të lajthitur që duan të krijojnë tension. Ne shkojmë për sport, jo për përplasje”

Por më pas, konferenca mori një kthesë të ashpër kur trajneri serb u pyet për zgjedhjet e diskutueshme në listën e lojtarëve të grumbulluar, çështje që ka shkaktuar shumë polemika në mediat serbe.

“Kam thirrur lojtarët që mendoj se e meritojnë. Nëse dikush ka vendosur të mos vijë, është zgjedhje e tyre. Nuk do t’i lutem askujt. Nëse gaboj, jam gati të jap dorëheqjen nesër”, – tha me tone të larta Stojković.

Ai veçoi rastin e portierit Svilar, duke sqaruar se ishte vetë lojtari që zgjodhi të fokusohej te Roma, dhe gjithashtu kritikoi lojtarët që, sipas tij, vetëshkatërrohen apo nuk tregojnë profesionalizëm të mjaftueshëm për të përfaqësuar kombëtaren.

“Radonjiç? Ai po e shkatërron veten. Po e shkatërron Zvezdën dhe përfaqësuesen. Dhe më kërkoni të them që e meriton të jetë këtu? Me çfarë?” – u shpreh me indinjatë.

“Ekipi nuk ndërtohet me emra apo nga presioni i jashtëm. Lojtarët thirren në bazë të meritës dhe formës aktuale. Nuk më intereson nëse zemërohen – kjo është puna ime, dhe përgjegjësia është e imja.”

Ai i dërgoi një mesazh të qartë opinionit publik dhe lojtarëve jashtë listës:

“Për aq kohë sa jam unë këtu, do të vendos unë kush luan. Është detyra e lojtarëve të më bindin se kam pasur të drejtë që i kam thirrur.”

The post Stojkovic shpërthen para ndeshjes me Shqipërinë: Jap dorëheqjen menjëherë appeared first on Albeu.com.

“Protestat në vjeshtë do ta rrëzojnë Vuçiç-in”, Avokati Stojkoviç zbulon skenarin

24 May 2025 at 18:41

Avokati Cedomir Stoikoiviç foli nga Beogradi në “Balkan Talks” lidhur me situatën komplekse në Serbi ku protesat po vazhdojnë nga studentët dhe qytetarët përpara ndërtesës qeveritare për lëvizjen e tyre.

Stoikoiviç shpjegoi rëndësinë që kanë këto protesta ndryshe nga herët e tjera pasi pesha e tyre mund të sjellë në një rrëzim të mundshëm të Presidentit Vuçiç. Kjo gjë, sipas avokatit mund të ndodhë në vjeshtë pasi tani bie intensiteti i protestave.

“Që nga fillimi i sistemit multipartiak në Serbi kemi një situatë që kur vera afron, fuqia e protestave bie. Tani protestat në Beograd kanë rënë dhe njerëzit nuk janë shumë të përfshirë në politikë. Kur bëhet fjalë për protestën e studentëve, ajo ka pasur një moment shumë të mirë dhe mendoj se në fund të verës dhe në fillim të vjeshtës ajo do të arrijë pikun. Mendoj se atëherë do të kemi protestat më të mëdha.

Presidenti nuk ka plotësuar asnjë nga kërkesat e studentëve sepse dihet se një nga kërkesat kryesore është të pasurit një sistem normal pa korrupsion. Baza e protestës është korrupsioni qeveritar dhe qeveria këtë nuk e ka plotësuar.

Vuçiç po përpiqet për të ulur peshën e protestave sepse ai e di se këto manifestime kanë kapacitetin për ta rrëzuar atë. Në gjykimin tim kjo gjë do të ndodhë në vjeshtë”, tha Stoikoiviç.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Protestat në vjeshtë do ta rrëzojnë Vuçiç-in”, Avokati Stojkoviç zbulon skenarin appeared first on Euronews Albania.

Publikohet lista e Serbisë për ndeshjen me Shqipërinë, rikthehen disa emra të njohur

By: Besnik
20 May 2025 at 14:56

Më 7 qershor, stadiumi “Air Albania” në Tiranë do të presë një përballje shumë të ngarkuar emocionale për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria do të luajë ndaj Serbisë në sfidën e tretë të Grupit K.

Për Serbinë kjo do të jetë ndeshja e parë për kualifikueset ndërsa tre ditë më pas do të përballet me Andorrën në Leskovc.

Kjo ndeshje ka një ngarkesë të madhe emocionale për shkak të historikut të tensionuar mes dy ekipeve, veçanërisht për shkak të ndeshjes famoze në Beograd për kualifikueset e Euro 2016.

Në prag të këtij dueli, trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, ka publikuar listën paraprake të futbollistëve që do të ketë në dispozicion për ndeshjen kundër Shqipërisë.

Emra të njohur si Vanja dhe Sergej Milinković-Saviç mungojnë, ndërkohë që konfirmohen liderët e skuadrës, si Aleksandar Mitroviç, Dusan Vlahoviç dhe Luka Joviç.

Lista paraprake e Serbisë për sfidën me Shqipërinë:

Portierët: Predrag Rajkoviç, Gjorgje Petroviç, Aleksandar Jovanoviç, Dragan Rosiç

Mbrojtësit: Nikola Milenkoviç, Strahinja Pavloviç, Strahinja Erakoviç, Srđan Babić, Nemanja Stojić, Jan Karlo Simić, Aleksa Terzić, Kosta Nedeljkoviç

Mesfushorët: Sasha Lukić, Nemanja Gudelj, Nemanja Maksimoviç, Andrija Zhivkoviç, Ivan Iliç, Lazar Samarxhiç, Aleksandar Katai, Uroš Račiç, Stefan Mitroviç, Mirko Topiç, Andrija Maksimoviç, Petar Staniç, Milutin Vidosavljeviç

Sulmuesit: Aleksandar Mitroviç, Dushan Vlahoviç, Luka Joviç, Nikolla Shtuliç

Stojkoviç gjithashtu ka surprizuar me rikthimin e Aleksandar Katai në ekipin kombëtar, si dhe ka ftuar disa futbollistë të Superligës serbe, si Dragan Rosiç (Vojvodina), Petar Staniç (TSC) dhe Milutin Vidosavljeviç (Radnički 1923).

Kombëtarja shqiptare pritet të shpallë listën e saj të futbollistëve në ditët në vijim, ndërkohë që atmosfera në Tiranë po bëhet gjithnjë e më e ngarkuar për këtë përballje të madhe.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Publikohet lista e Serbisë për ndeshjen me Shqipërinë, rikthehen disa emra të njohur appeared first on Euronews Albania.

“Me Shqipërinë, test i vështirë”/ Drejtori teknik i Serbisë, Stojanoviç, komenton duelin

By: xhir jeta
26 March 2025 at 12:39

Nuk do të jetë një finale, por padyshim një derbi. Në 7 qershor, Serbia do të dalë në fushën e “Arenës Kombëtare” në Tiranë për t’u ndeshur me Shqipërinë në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Europian.

Edhe pse mungojnë më shumë se dy muaj, sërish vëmendja po kthehet në këtë përballje, pasi të dyja skuadrat nuk kanë më asnjë impenjim tjetër deri në atë datë.

Drejtori I kombëtares serbe, Stevan Stojanoviç, ish-portier dhe kapiten I Crvena Zvezdës që fitoi Championsin në 1991, e pati një pyetje për këtë duel, që u kthye në ferr në 2014 në Beograd, ndërsa dha intervistë për kamerën e Federatës.

“Sërish që në start na prej ndoshta provimi më I madh dhe më I vështirë. Nëse fitojmë në Tiranë, hapim dyert së pari për në plej of. Mbetemi optimistë, në futboll asnjëherë nuk mund të thuhet se ka ndonjë gjë të sigurt, por kemi dëshirën dhe motivin. Jam I sigurt që kemi edhe cilësinë. Do të shkojmë atje dhe do të përpiqemi të fitojmë, të arrijmë rezultat pozitiv dhe të nisim eliminatoret në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Kombëtarja serbe ka marrë kritika të shumta gjatë periudhës që atë e drejton ish-shoku I tij tek Zvezda, Dragan Stojkoviç, por Stojanoviç ka vlerësim pozitiv për stilin e lojës.

“Kur shohim se çfarë ka kaluar dhe çfarë ka arritur kombëtarja në këta katër vite, mendoj se kemi arsye që të jemi të kënaqur. Edhe personalisht jam shumë I kënaqur. Që ditën e parë trajneri Stojkovic tha se Serbia do të luajë për një gol më shumë se kundërshtari, dhe kështu ndodhi, pavarësisht se është rritur rreziku në prapavijë. Përfundimisht, gjykoj se Stojkovici e ka udhëhequr shumë mirë kombëtaren në këta katër vjet”.

Shqipëria ka tri pikë në dy ndeshje në grupin eliminator të Kupës së Botës, pas fitores me Andorrën dhe humbjes në Angli, ndërsa Serbia ende nuk i ka nisur kualifikueset./abcnews.al

Në grup me Shqipërinë, Stojkovic i shqetësuar: “Juve nuk po sillet mirë me Vlahovic”

By: user 2
18 March 2025 at 10:45

Trajneri i Serbisë ka dalë në mbrojtje të Dusan Vlahovic. Sulmuesi serb po kalon padyshim momentin më të vështirë të karrierës së tij: marrëdhënia me teknikun Thiago Motta është në pikën më të ulët dhe ardhja e Kolo Muani e ka lënë atë jashtë formacionit titullar. Megjithatë, Vlahovic nuk e ka humbur vendin e tij në kombëtare, përkundrazi. Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, e mbrojti hapur numrin e tij 9 në konferencën për shtyp: “Kam një mendim shumë të mirë dhe të lartë për Vlahovic dhe cilësitë e tij. Në futboll ndodh që të përballesh me një periudhë negative në klub. Nuk dua të hyj në detaje dhe nuk do të komentoj arsyet pse nuk luan dhe nëse duhet të aktivizohet më shumë. Këto janë çështje të tyre”.

Më pas, trajneri serb u ndal më konkretisht te mënyra se si po menaxhohet Vlahovic, duke mos kursyer as kritika për Juventusin dhe Thiago Motta: “Çdo lojtar kalon momente pozitive dhe negative në karrierë, por ne e shohim Dusanin si një nga elementët më të rëndësishëm të lojës sonë. Tek unë do të luajë gjithmonë, sepse këtu ka mundësinë të tregojë që ajo që po i bëjnë nuk është e drejtë. Vlahovic përfaqëson brezin e ri të futbollistëve që do të luajnë për Serbinë në dhjetë vitet e ardhshme. Ai ka nevojë për mbështetjen e shokëve të skuadrës që cilësitë e tij të dalin në pah”.

Lexo më tej: Juventus, thyerje totale me Vlahovic: serbi nuk do të rinovojë me bardhezinjtë

Serbia është në një grup me Shqipërinë në kualifikueset e Botërorit 2026. Natyrisht, duke qenë se në mars do të ndjekë kundërshtarët nga ekrani, shqetësimi i Stojkovic lidhet me ndeshjet e qershorit, ku Serbia do të debutojë në datën 7 kundër Shqipërisë dhe më pas do të presë Andorran në datën 10 në Beograd.

The post Në grup me Shqipërinë, Stojkovic i shqetësuar: “Juve nuk po sillet mirë me Vlahovic” appeared first on Lapsi.al.

Të lumtur që luajmë në Tiranë/ Nga Beogradi vijnë reagime pozitive për shortin, trajneri Stojkovic: Stadiumi në Shqipëri, shumë i bukur

14 December 2024 at 17:56

Është e vështirë të ndash futbollin nga politika apo çështjet etnike, por ata që i përkasin sportit përpiqen ta bëjnë.

Në këtë frymë ishte edhe reagimi i drejtuesve të kombëtares serbe pas shortit të Kupës së Botës.

Serbia do të ketë dy përballje me Shqipërinë, dhe trajneri i saj, Dragan Stojkoviç, thekson forcën e rivalit dhe shpreh një shpresë.

“Një grup shumë sfidues. Shqiptarët kanë treguar kohët e fundit përparim në lojë dhe do të jenë një kundërshtar i vështirë. Gëzohem që do të luajmë në Tiranë, në një stadium shumë të bukur ku u luajt finalja e Ligës së Konferencës. Jam i ndërgjegjshëm që kjo ndeshje për publikun është interesante edhe për arsye të tjera. Sa na takon, ne nuk duhet të mendojmë asgjë që nuk ka lidhje me futbollin. Për ne kjo duhet të jetë thjesht një histori sportive, sfidë e madhe dhe mundësi për dy paraqitje cilësore futbolli”.

Drejtori i Kombëtares serbe, ish-portieri i njohur Stojan Stevanoviç, gjithashtu ka vlerësim për kuqezinjtë dhe mbetet me shpresë.

“Unë shpresoj që gjithçka do të mbetet në kornizën sportive. Shqipëria ka skuadër të mirë. Ka shumë lojtarë që luajnë jashtë vendit, siç edhe e pamë në Kampionatin e kaluar Europian në Gjermani. Është gjithashtu një kundërshtar i fortë, dhe dihet se duhet luajtur fort ndaj të gjithëve. Duhet dhënë 100 për qind në çdo ndeshje që të marrim rezultat”. /abcnews.al

❌
❌