Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Bilisht/ 55-vjeçari humb jetën pas ndërhyrjes në klinikën dentare

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Bilishtit, ku një 55-vjeçar humbi jetën menjëherë pasi doli nga një klinikë dentare. Burri kishte shkuar për një mbushje dhëmbi, por sapo procedura përfundoi, ai rrëzohet papritur në tokë jashtë klinikës, duke humbur jetën. Aktualisht, shkaqet e vdekjes mbeten të paqarta, po priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore, […]

The post Bilisht/ 55-vjeçari humb jetën pas ndërhyrjes në klinikën dentare appeared first on BoldNews.al.

Si shkoi fati i mercenarëve që Rama i rrëmbeu LSI-së

Dy ditë më parë u dha lajmi se SPAK mori në pyetje, për mbi tre orë, ish deputetin e PS-së, Alqi Bllako, që Rama i’a rrëmbeu LSI-së, në kuadër të hetimit që po bën për Eko Parkun në Durrës. Ky është një tjetër skandal i kësaj qeverie, e cila, gjoja me pretekstin e tërmetit, anulloi […]

The post Si shkoi fati i mercenarëve që Rama i rrëmbeu LSI-së appeared first on BoldNews.al.

Mes të arrestuarve edhe një punonjës i tatimeve, detaje të reja nga sherri në Festën e Birrës në Korçë

Janë zbardhur detaje të reja nga sherri që ndodhi gjatë Festës së Birrës në Korçë, ku u arrestuan tre persona. Mes të arrestuarve është edhe punonjësi i tatimeve Aurel Mullalli, 51 vjeç, së bashku me dy shokët e tij: M., 23 vjeç dhe B., 40 vjeç, të tre nga fshati Zëmblak. Sipas raportimeve, të tre […]

The post Mes të arrestuarve edhe një punonjës i tatimeve, detaje të reja nga sherri në Festën e Birrës në Korçë appeared first on BoldNews.al.

Trump: Lufta Rusi-Ukrainë mund të mbarojë me një takim trepalësh me Zelenskyn dhe Putin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbërriti në Shtëpinë e Bardhë për takime me presidentin amerikan Donald Trump. Gjatë një konference për gazetarët, Trump tha se ekziston një “shans i arsyeshëm” që lufta Rusi-Ukrainë të përfundojë nëse zhvillohet një takim trepalësh me Presidentin ukrainas dhe Presidentin rus, Vladimir Putin. “Mendoj se nëse gjithçka shkon mirë sot, do […]

The post Trump: Lufta Rusi-Ukrainë mund të mbarojë me një takim trepalësh me Zelenskyn dhe Putin appeared first on BoldNews.al.

Belgjikë/ Vritet nga qiramarrësi pronari shqiptar i një kafeneje

Një ngjarje e rëndë tronditi lagjen Anderlecht në Bruksel, Belgjikë, të dielën në mbrëmje. Mediat vendase raportojnë se një 61-vjeçar shqiptar, N.M., pronar i kafenesë “Maison Haute”, u qëllua për vdekje nga qiramarrësi i tij rreth orës 20:30. Sipas dëshmitarëve, në kafene u dëgjuan të paktën katër të shtëna. Autoritetet konfirmuan se autori i dyshuar […]

The post Belgjikë/ Vritet nga qiramarrësi pronari shqiptar i një kafeneje appeared first on BoldNews.al.

Takimi historik në Uashington, Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbërriti në Shtëpinë e Bardhë për bisedime të rëndësishme mbi situatën në Ukrainë. Para tij, liderët e Finlandës, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane kishin mbërritur për takime me presidentin amerikan Donald Trump. Takimi pritet të fokusohet në mbështetjen e sigurisë për Ukrainën, përfshirë diskutime mbi garancitë […]

The post Takimi historik në Uashington, Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë appeared first on BoldNews.al.

Greqi/ I riu shqiptar arratiset nga spitali i burgut

Një 28-vjeçar shqiptar ka arritur t’i shpëtojë rojeve dhe të arratiset nga spitali i burgut në Kostur të Greqisë, duke vënë në alarm autoritetet vendase. I riu po trajtohej në klinikën kirurgjikale të Spitalit të Përgjithshëm, nën vëzhgim dhe me shoqërim policor, por arriti të zhdukej në rrethana ende të paqarta. Sipas mediave greke, Prokuroria […]

The post Greqi/ I riu shqiptar arratiset nga spitali i burgut appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Shoku sekser i Ramës duke hedhur valle në kurriz të shqiptarëve

Miku i kryeministrit Edi Rama, Ron Yeffet, ka përfituar monopolin e furnizimit të ushtrisë dhe strukturave të sigurisë me automjete, përmes krijimit të kompanisë së re “Timak Defence”. Shoqëria u themelua më 4 gusht mes kompanisë private “Timak” (me 80% të aksioneve) dhe shoqërisë shtetërore “Kayo” (me 20%). Vendimet, duket se janë marrë nga Rama […]

The post VIDEO/ Shoku sekser i Ramës duke hedhur valle në kurriz të shqiptarëve appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ E rëndë në Itali, 47-vjeçari shqiptar vritet me armë elekrtike nga policia

Një shqiptar 41-vjeçar, Elton Bani, humbi jetën të dielën në Manesseno, pranë Genovas në Itali, pasi u godit me Taser nga karabinierët gjatë një ndërhyrjeje policore. Ngjarja filloi rreth orës 17:00, kur fqinjët njoftuan shërbimet e emergjencës për sjelljen e çrregullt të Banit. Fillimisht mbërritën ambulancat, por për të menaxhuar situatën u thirrën karabinierët, raportojnë […]

The post EMRI/ E rëndë në Itali, 47-vjeçari shqiptar vritet me armë elekrtike nga policia appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti fatal në Greqi/ Si u kthye dasma në tragjedi për 3 shqiptarët (Dinamika)

Një aksident tragjik ka ndodhur të hënën, më 18 gusht, në autostradën Egnatia, në segmentin Komotini–Ksanthi, duke marrë jetën e tre shqiptarëve dhe duke plagosur një tjetër. Ngjarja ndodhi gjatë kthimit nga një dasmë, duke shndërruar një udhëtim të gëzuar në një tragjedi që tronditi komunitetin shqiptar në Greqi. Emrat e viktimave dhe i të […]

The post Aksidenti fatal në Greqi/ Si u kthye dasma në tragjedi për 3 shqiptarët (Dinamika) appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Itali, dy foshnje humbin jetën pasi u infektuan nga detergjenti i spitalit

Dy foshnja të lindura para kohe në Spitalin San Maurizio në Bolzano humbën jetën javën e kaluar, pasi u prekën nga një infeksion serioz. Foshnjat lindën me peshë nën një kilogram dhe u infektuan me bakterin Serratia marcescens, i cili mund të jetë i rrezikshëm për personat me imunitet të dobët. Autoritetet shëndetësore thonë se […]

The post E rëndë në Itali, dy foshnje humbin jetën pasi u infektuan nga detergjenti i spitalit appeared first on BoldNews.al.

Air Albania në krizë financiare, anulon nisjen e fluturimeve me Slloveninë

Kompania shqiptare ajrore Air Albania ka anuluar nisjen e fluturimeve midis Tiranës dhe Lubjanës, të cilat pritej të fillonin më 1 shtator. Aeroporti i Lubjanës njoftoi se vendimi është shkaktuar nga vështirësitë financiare të kompanisë, raportojnë mediat sllovene.  Fluturimet e planifikuara shënonin rifillimin e lidhjes ajrore midis dy kryeqyteteve pas pesë vitesh, pas falimentimit të […]

The post Air Albania në krizë financiare, anulon nisjen e fluturimeve me Slloveninë appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti tragjik në Greqi, zbardhen emrat e tre shqiptarëve që humbën jetën

Pas aksidentit të rëndë në autostradën Egnatia, në segmentin Komotini–Ksanthi, ku tre shqiptarë humbën jetën gjatë kthimit nga një dasmë, janë bërë të ditur emrat e viktimave: Viktor Bushi, 59 vjeç, banues në Metamorfosi, Athinë. Klarenc Kacaj, 61 vjeç, banues në Dhrapecona, Athinë. Marianka Bushi Aliraj, 57 vjeçe. Gjithashtu, Mardalena Kacaj, 49 vjeçe, ndodhet e […]

The post Aksidenti tragjik në Greqi, zbardhen emrat e tre shqiptarëve që humbën jetën appeared first on BoldNews.al.

Çfarë do të nënkuptonte për Ukrainën një pakt “si Neni 5”?

Garancitë e sigurisë për Kievin janë një çështje kyç në përpjekjet për t’i dhënë fund luftimeve gjatë pushtimit rus të Ukrainës, dhe tani i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, e ka vendosur në qendër të vëmendjes termin “sikurse Neni 5″. Më 17 gusht, Witkoff i tha rrjetit televiziv amerikan, CNN, se […]

The post Çfarë do të nënkuptonte për Ukrainën një pakt “si Neni 5”? appeared first on BoldNews.al.

Dasma u kthye në funeral, detaje rrënqethëse nga aksidenti ku humbën jetën 3 shqiptarë në Greqi

Tre shqiptarë, dy burra dhe një grua, humbën jetën në një aksident tragjik në aksin Komotini-Ksanthi, në Greqi, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur. Ngjarja ndodhi mesditën e së hënës, në kilometrin 537.5 të autostradës Egnatia, kur një kamion u përplas me dy automjete të ndalura, të cilat ishin në një radhë prej rreth […]

The post Dasma u kthye në funeral, detaje rrënqethëse nga aksidenti ku humbën jetën 3 shqiptarë në Greqi appeared first on BoldNews.al.

Ligji antiduhan, nga zbatimi me bujë tek dështimi i heshtur

Nga Esmeralda Topi Në gusht të vitit 2019, një foto e shpërndarë nga faqja satirike “Brryli Broadway” ndezi debat në rrjetet sociale. Në të shfaqej kryeministri Edi Rama, i ulur në një restorant buzë Lungomares së Vlorës, me një cigare të ndezur në dorë. Kryeministri po shkelte ligjin antiduhan, që nisi të zbatohej me bujë […]

The post Ligji antiduhan, nga zbatimi me bujë tek dështimi i heshtur appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën 3 shqiptarë

Një aksident i rëndë ka ndodhur të hënën, rreth orës 13:00, në autostradën Egnatia, pranë Komotinisë, afër pikës së pagesës së Iasmos në Greqi, ku tre shtetas shqiptarë kanë humbur jetën. Ngjarja ndodhi pasi një kamion u përplas me dy automjete, të cilat kishin ulur shpejtësinë për shkak të radhës së krijuar pranë stacionit të […]

The post VIDEO/ Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën 3 shqiptarë appeared first on BoldNews.al.

Nënë e bir u dhunuan për parkimin, arrestohen dy vëllezër me të shkuar kriminale në Sarandë

Dy vëllezër, Romeo Laze, 45 vjeç, dhe Fabion Laze, 39 vjeç, janë arrestuar në Sarandë, të dyshuar për plagosjen e një nëne dhe birit pasditen e së dielës në lagjen nr. 4 të qytetit. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:45, pas një konflikti për parkimin. Në këtë përleshje u përfshinë të paktën 6 persona, ndërsa viktimat, […]

The post Nënë e bir u dhunuan për parkimin, arrestohen dy vëllezër me të shkuar kriminale në Sarandë appeared first on BoldNews.al.

Kushtetuesja urdhëron Kuvendin e Kosovës të zgjedhë kryetarin brenda 30 ditësh

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit. Më 8 gusht, Kushtetuesja ka urdhëruar Kuvendin që brenda 30-ditësh të zgjedhë kryeparlamentarin e ri përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë. Me publikimin e aktgjykimit të plotë, […]

The post Kushtetuesja urdhëron Kuvendin e Kosovës të zgjedhë kryetarin brenda 30 ditësh appeared first on BoldNews.al.

Përplasen tre makina në aksin Berat-Dimal, plagosen drejtuesit

Një aksident ka ndodhur sot në aksin nacional Berat-Dimal, në fshatin Moravë, ku tre persona kanë pësuar lëndime të lehta. Në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa shkaku i përplasjes po hetohet nga autoritetet përkatëse. Të lënduarit janë dërguar menjëherë në spitalin e Beratit për ekzaminime dhe trajtim mjekësor, dhe fatmirësisht gjendja e tyre raportohet […]

The post Përplasen tre makina në aksin Berat-Dimal, plagosen drejtuesit appeared first on BoldNews.al.

❌