❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gjykata Kushtetuese e rrëzon kërkesën e Sekiraqës: Pretendimet për shkelje të të drejtave, të pabazuara

Gjykata Kushtetuese e ka deklaruar të papranueshme kërkesën e të dënuarit Enver Sekiraqa, i cili kishte pretenduar për shkelje të të drejtave dhe lirive të tij themelore të garantuara me Kushtetutë, në vendimin e Gjykatës Supreme të 1 korrikut 2024, me të cilin ishte konfirmuar vendimi i Gjykatës së Apelit për caktimin e masës së paraburgimit.

Kushtetuesja thekson se Sekiraqa ishte dĂ«nuar nga Themelorja me 25 vjet burgim pĂ«r “Shtytje nĂ« kryerjen e vrasjes sĂ« rĂ«ndĂ«â€. Aty thuhet se ditĂ«n e njĂ«jtĂ«, Gjykata Themelore nxori edhe aktvendim me tĂ« cilin Sekiraqa u lirua tĂ« mbrohet nĂ« liri, raporton BetimiperDrejtesi.

Ndaj aktvendimit të Themelores, Prokuroria kishte paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit e cila ndryshoi vendimin e Themelores, duke ia caktuar masën e paraburgimit deri në shqiptim të aktgjykimit të formës së prerë.

Kurse, Gjykata Supreme në procedurën ankimore e vërtetoi aktvendimin e Gjykatës së Apelit në tërësi.

Sipas Kushtetueses, Sekiraqa paraqiti kërkesë në Gjykatë duke deklaruar se aktgjykimi i kontestuar i Gjykatës Supreme i shkel të drejtat dhe liritë e tij themelore të garantuara me nenet 29 dhe 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 5 dhe nenin 6 të KEDNJ-së.

“MĂ« konkretisht, parashtruesi i kĂ«rkesĂ«s konsideron se shkelja e nenit 29 tĂ« KushtetutĂ«s nĂ« lidhje me nenin 5 tĂ« KEDNJ-sĂ« ndodhi pĂ«r shkak se Prokuroria, sipas dispozitĂ«s ligjore, nuk kishte tĂ« drejtĂ« tĂ« ankohej ndaj aktvendimit tĂ« GjykatĂ«s Themelore, me tĂ« cilin iu ndĂ«rpre masa e paraburgimit”, thuhet nĂ« njoftim.

Në lidhje me nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6 të GJEDNJ-së, thuhet se parashtruesi i kërkesës pretendoi se Gjykata Supreme nuk e ka arsyetuar vendimin e saj siç kërkohet nga nenet e lartpërmendura, si dhe se kishte shkelje të parimit të prezumimit të pafajësisë dhe se ligji ishte zbatuar në mënyrë arbitrare.

Gjykata Kushtetuese pas analizimit të pretendimeve të Sekiraqës duke zbatuar parimet dhe standardet si të praktikës së saj ashtu edhe të praktikës së GJEDNJ-së, arriti në përfundimin se pretendimet për shkelje të nenit 29 të Kushtetutës në lidhje me nenin 5 të GJEDNJ-së janë të pabazuara.

“
duke pasur parasysh faktin se gjykata, kur vendos njĂ« dĂ«nim me burgim me njĂ« vendim jo tĂ« formĂ«s sĂ« prerĂ«, mund t’ia caktojĂ« tĂ« pandehurit, gjegjĂ«sisht t’ia zgjasĂ« paraburgimin, nĂ«se kjo Ă«shtĂ« e nevojshme pĂ«r zhvillimin e papenguar tĂ« procedurave, duke marrĂ« parasysh tĂ« gjitha rrethanat qĂ« lidhen me kryerjen e veprĂ«s penale, nĂ« kuptimin e dispozitave tĂ« nenit 366 tĂ« KPP-sĂ«, dhe e ka arsyetuar nĂ« detaje nĂ« lidhje me kushtet e pĂ«rcaktuara nga neni 184 i KPP-sĂ«â€, thotĂ« Kushtetuesja.

Gjykata po ashtu thekson se gjithashtu i zbatoi parimet edhe në grupin e pretendimeve në lidhje me shkeljen e nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të GJEDNJ-së, dhe arriti në përfundimin se edhe ato pretendime të parashtruesit të kërkesës janë të pabazuara.

Andaj, Gjykata Kushtetuese konkludoi se: (I) pretendimet e SekiraqĂ«s pĂ«r shkelje tĂ« nenit 29 tĂ« KushtetutĂ«s nĂ« lidhje me nenin 5 tĂ« KEDNJ-sĂ«, cilĂ«sohen si pretendime (ii) “me mungesĂ« tĂ« dukshme ose evidente tĂ« shkeljes”, (II) pretendimet pĂ«r shkelje tĂ« nenit 31 tĂ« KushtetutĂ«s nĂ« lidhje me nenin 6 tĂ« KEDNJ-sĂ«, nĂ« tĂ«rĂ«si, konsiderohen tĂ« jenĂ« (iii) pretendime “tĂ« pambĂ«shtetura ose tĂ« paarsyetuara”.

“Prandaj, kĂ«rkesa e parashtruesit tĂ« kĂ«rkesĂ«s duhet tĂ« deklarohet nĂ« tĂ«rĂ«sinĂ« e saj e papranueshme si qartazi e pabazuar nĂ« baza kushtetuese, siç pĂ«rcaktohet nĂ« paragrafin (2) tĂ« rregullit 34 tĂ« Rregullores sĂ« punĂ«s”, thuhet nĂ« njoftim.

Ndryshe, më 3 maj 2024 Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar Enver Sekiraqën me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza. Të akuzuarit Sekiraqa me aktvendim të veçantë iu ndërpre masa e arrestit shtëpiak.

Ndërsa, Gjykata e Apelit, Departamenti Special më 17 maj 2024 pas ankesës së Prokurorisë Speciale mbi vendimin e Themelores, e cila më 3 maj 2024 ia kishte ndërprerë që masën e arrestit shtëpiak duke e lënë të mbrohej në liri, venrosi që Sekiraqa do të kthehet në paraburgim derisa aktgjykimi të marrë formë të prerë.

Por, një ditë pas këtij vendimi, Policia ka njoftuar se nuk e ka gjetur Sekiraqën në shtëpi, për ta shoqëruar në paraburgim dhe deri tani i njëjti nuk është arrestuar.

Vendimin e Apelit e konfirmoi edhe Supremja.

Ndryshe, lidhur me vendimin e Themelores që Sekiraqa të mbrohet në liri, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) e ka gjetur përgjegjës për shkelje disiplinore gjyqtarin Agim Kuçi i cili ia kishte ndërprë masën e arrestit shtëpiak Enver Sekiraqës- e që ende gjendet në arrati, duke i shqiptuar vërejtje publike me shkrim dhe ulje të pagës për 20% për periudhën gjashtëmujore.

NĂ« prill tĂ« vitit 2014, Prokuroria Speciale e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s kishte ngritur aktakuzĂ« ndaj Enver SekiraqĂ«s pĂ«r tri vepra penale, pĂ«r nxitje nĂ« vrasjen e Triumf RizĂ«s, “detyrim” dhe “dhunim”, ku pĂ«r kĂ«tĂ« tĂ« fundit, gjykata e shkallĂ«s sĂ« parĂ« e kishte shpallur tĂ« pafajshĂ«m.

Prokuroria pretendon se incidenti i ndodhur nĂ« “Swiss Casino” nĂ« mes tĂ« SekiraqĂ«s dhe RizĂ«s ishte njĂ«ri nga motivet qĂ« çuan nĂ« vrasjen e Triumf RizĂ«s.

Incidenti nĂ« “Swiss Casino”, kishte ndodhur nĂ« dhjetorin e vitit 2006, ndĂ«rsa nĂ« tĂ« ishin tĂ« pĂ«rfshirĂ« Enver Sekiraqa dhe disa shoqĂ«rues tĂ« tij nĂ« njĂ«rĂ«n anĂ«, dhe i ndjeri Triumf Riza e Arben Selmani nĂ« anĂ«n tjetĂ«r. NĂ« kĂ«tĂ« incident i plagosur rĂ«ndĂ« kishte mbetur Arben Selmani.

Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa ishte dënuar me 37 vjet burgim.

The post Gjykata Kushtetuese e rrëzon kërkesën e Sekiraqës: Pretendimet për shkelje të të drejtave, të pabazuara appeared first on Telegrafi.

“Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bĂ«hen sistematike”, pas Rohdes reagon edhe Guerot

Pas ambasadës gjermane, edhe ambasada franceze në Kosovë ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mënyrën se si e ka paraqitur aksionin e fundit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në veri të vendit.

Ambasadori francez, Olivier Guerot, ka dalë në mbështetje të plotë të misionit të NATO-s në Kosovë, duke theksuar se KFOR-i ka një rol të pazëvendësueshëm dhe meriton respektin e të gjithë aktorëve në rajon.

“Franca mbĂ«shtet plotĂ«sisht KFOR-in dhe Komandantin e tij. QĂ« nga krijimi i tij, KFOR-i ka luajtur dhe vazhdon tĂ« luajĂ« njĂ« rol tĂ« pazĂ«vendĂ«sueshĂ«m nĂ« sigurimin e sigurisĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ«. Meriton respektin dhe mirĂ«njohjen e tĂ« gjithĂ« aktorĂ«ve nĂ« rajon. Franca do tĂ« vazhdojĂ« t’i ofrojĂ« atij gjithĂ« mbĂ«shtetjen e nevojshme nĂ« njĂ« kontekst ku dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bĂ«hen sistematike,” ka deklaruar Guerot nĂ« rrjetin social “X”.

Ai gjithashtu ka përgëzuar mediat që kanë raportuar me saktësi për rolin e KFOR-it në operacionin për kërkimin e trupit të Rrahim Latifit, i cili u zhduk në Liqenin e Gazivodës dhe më pas u gjet nga njësitë e FSK-së.

Ndërkohë, qasja e partisë në pushtet ka nxitur reagime.

Lëvizja Vetëvendosje, përmes disa postimeve të zyrtarëve të saj, tentoi ta paraqesë operacionin si një arritje të FSK-së, duke theksuar se ishte hera e parë që ajo kishte hyrë në veri të vendit.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, publikoi fotografi nga operacioni në faqen e tij zyrtare në Facebook, por pa përfshirë imazhet që tregonin se FSK-ja ishte e shoqëruar nga automjetet e KFOR-it.

France fully supports KFOR and its Commander. Since its creation, KFOR has played, and continues to play, an irreplaceable role in ensuring security for all. It deserves the respect and gratitude of all actors in the region. France will continue to provide it with all the


— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) July 29, 2025

The post “Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bĂ«hen sistematike”, pas Rohdes reagon edhe Guerot appeared first on Telegrafi.

Kamion i peshave tĂ« rĂ«nda futet nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paligjshme nĂ« tunelin te Kurrizi – dĂ«mtohet infrastruktura komunale

Komuna e Kryeqytetit ka bërë të ditur se rreth orës 18:30, një kamion i peshave të rënda dhe me lartësi mbi kufirin e lejuar, ka hyrë në mënyrë të paligjshme në shtegun e biçikletave dhe automjeteve në tunelin te Kurrizi.

Tuneli ka kufizim të qarkullimit për mjete me lartësi deri në 3.2 metra, ndërsa hyrja e këtij kamioni ka shkaktuar disa pasoja të konsiderueshme:

Shkelje të rregullave të trafikut rrugor;

Rrezikim të sigurisë publike, sidomos për këmbësorët dhe çiklistët që frekuentojnë këtë zonë të dedikuar;

Dëmtim të pronës publike komunale, përfshirë pajisjet e ventilimit dhe ato përcjellëse të instaluara rishtazi gjatë këtij viti.

Kryeqyteti e ka dënuar ashpër këtë veprim të papërgjegjshëm dhe ka njoftuar se rasti i është përcjellë menjëherë autoriteteve përkatëse për hetim dhe trajtim të mëtejmë ligjor.

NĂ« reagimin zyrtar thuhet se: “Tuneli Ă«shtĂ« i destinuar pĂ«r qarkullim tĂ« kontrolluar tĂ« automjeteve dhe kamionĂ«ve me lartĂ«si deri nĂ« 3.2 metra. Çdo tejkalim i kĂ«tij kufiri pĂ«rbĂ«n shkelje ligjore dhe rrezik tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« pĂ«r infrastrukturĂ«n dhe sigurinĂ« publike.”

Komuna ka publikuar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes, duke paralajmëruar se do të ndjekë penalisht çdo rast të ngjashëm në të ardhmen.

The post Kamion i peshave tĂ« rĂ«nda futet nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paligjshme nĂ« tunelin te Kurrizi – dĂ«mtohet infrastruktura komunale appeared first on Telegrafi.

Një javë pasi u tërhoq nga AAK, Ilir Tasholli i bashkohet Vetëvendosjes

Ish-kandidati për kryetar të Lipjanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ilir Tasholli, ka njoftuar sot se i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), një javë pas tërheqjes së tij nga gara zgjedhore.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Tasholli tha se në këtë hap e kanë shoqëruar edhe disa nga përkrahësit e tij.

“BashkĂ« me disa prej pĂ«rkrahĂ«sve tĂ« dashur, sot iu bashkuam LĂ«vizjes VetĂ«vendosje, e cila mĂ« sĂ« miri mishĂ«ron vullnetin pĂ«r ndryshim, transparencĂ« dhe zhvillim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m pĂ«r Lipjanin dhe pĂ«r gjithĂ« vendin,” ka shkruar ai.

Tasholli gjithashtu bëri të ditur se do të mbështesë kandidatin aktual të LVV-së për kryetar të Lipjanit, Ilir Qeriqin, duke shtuar se ndan me të vizionin për një qeverisje lokale të ndershme dhe të afërt me qytetarët.

“TĂ« pĂ«rkushtuar pĂ«r tĂ« ardhmen e Lipjanit, do tĂ« jemi nĂ« pĂ«rkrahje tĂ« mikut tonĂ«, kandidatit pĂ«r kryetar nga LVV, z. Ilir Qeriqi,” ka thĂ«nĂ« Tasholli.

MĂ« 22 korrik 2025, ai kishte bĂ«rĂ« tĂ« ditur tĂ«rheqjen nga kandidatura pĂ«r arsye qĂ« i kishte cilĂ«suar si “objektive”.

Ilir Tasholli ka njĂ« karrierĂ« tĂ« gjatĂ« politike. Ai ka qenĂ« pjesĂ« e Lidhjes Demokratike tĂ« KosovĂ«s (LDK), ku ka shĂ«rbyer si deputet nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s nĂ« vitet 2019–2021.

Po ashtu, në vitin 2019 ka ushtruar funksionin e drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Lipjanit.

The post Një javë pasi u tërhoq nga AAK, Ilir Tasholli i bashkohet Vetëvendosjes appeared first on Telegrafi.

“Heshtja qĂ« vret”: E mbijetuara rrĂ«fen dhunimin seksual nga forcat serbe nĂ« njĂ« xhami gjatĂ« luftĂ«s nĂ« KosovĂ«

Një e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë ka ndarë një rrëfim rrëqethës për përjetimin e saj nën terrorin e forcave serbe, duke treguar për dhunimin që e përjetoi brenda një xhamie në fshatin ku ishte strehuar bashkë me të afërmen e saj.

RrĂ«fimi u bĂ« publik nĂ« ciklin e emisioneve dokumentare tĂ« Debat Plus, “Heshtja qĂ« vret – Klithma e vĂ«rtetĂ« e luftĂ«s”, ku viktima, tashmĂ« grua e mbijetuar, ndau emocionet dhe plagĂ«t qĂ« ende i mbart pas mĂ« shumĂ« se dy dekadash.

“Kemi qenĂ« me njĂ« grumbull njerĂ«zish, na grumbulluan nĂ« njĂ« xhami, kishte shumĂ« popullatĂ«, ne nuk e kemi parĂ« njĂ«ri-tjetrin. Qanin burra, gra, fĂ«mijĂ«. Ua merrnin burrat pĂ«rpara, i ndanin gratĂ«, fĂ«mijĂ«t bĂ«rtisnin
 ishin tĂ« rraskapitur, pa ngrĂ«nĂ«, pa pirĂ«, duke na çuar nga njĂ« vend nĂ« tjetrin. NĂ« xhami ndodhi mĂ« e keqja, aty kam pĂ«rjetuar dhunimin. NĂ« mĂ«nyrĂ« çnjerĂ«zore. VetĂ«m njĂ« njeri pa ndjenja mund ta bĂ«jĂ« njĂ« gjĂ« tĂ« tillĂ«â€, tha ajo, e tronditur.

Ajo tregoi se në atë kohë ishte vetëm 19 vjeç, kur një paramilitar serb e dhunoi seksualisht, ndërsa një tjetër ruante derën. Sipas saj, fytyrat e tyre ishin të ngjyrosura, gjë që e bënte të pamundur njohjen apo identifikimin e tyre.

“Ai Ă«shtĂ« njĂ« pĂ«rjetim qĂ« nuk mund tĂ« pĂ«rshkruhet me fjalĂ«. Çdo herĂ« e gjykon veten, pse ndodhi, si ndodhi, çka do tĂ« ndodhte po tĂ« mos isha aty. Por kur ndodh, duhet tĂ« pĂ«rballesh. TĂ« zhveshin me thikĂ«, nuk ke fuqi tĂ« mbrohesh. Je e pambrojtur. Po tĂ« isha e veshur si ushtare, ndoshta do tĂ« mĂ« vrisnin dhe familja do tĂ« mĂ« kujtonte si dĂ«shmore, jo si
”, vazhdoi ajo mes emocioneve tĂ« rĂ«nda.

Rrëfimi i saj vjen në një kohë kur plagët e dhunës seksuale gjatë luftës vazhdojnë të mbesin të hapura për shumë gra dhe burra në Kosovë. Ajo kërkon drejtësi, kujtesë dhe njohje të dhimbjes që i është shkaktuar, duke thënë se heshtja vazhdon të jetë një formë e dytë e dhunës.

The post “Heshtja qĂ« vret”: E mbijetuara rrĂ«fen dhunimin seksual nga forcat serbe nĂ« njĂ« xhami gjatĂ« luftĂ«s nĂ« KosovĂ« appeared first on Telegrafi.

Eksperti i sigurisë reagon pas publikimit të përgjimeve të Igor Popoviqit në Bruksel

Eksperti i sigurisĂ«, Agim Musliu, ka reaguar pas publikimit tĂ« njĂ« audio-incizimi tĂ« rrjedhur nga takimet e dialogut Kosovë–Serbi nĂ« Bruksel, tĂ« regjistruara fshehurazi nga bashkĂ«punĂ«tori i shĂ«rbimit sekret serb (BIA), Igor Popoviq.

Sipas Musliut, shĂ«rbimi sekret i SerbisĂ« ka regjistruar takime me zyrtarĂ« tĂ« Bashkimit Evropian gjatĂ« bisedimeve pĂ«r dialogun Kosovë–Serbi.

Ai ka theksuar se “BashkĂ«punĂ«tori i BIA, Igor Popoviq regjistroi fshehurazi zyrtarĂ« tĂ« BE gjatĂ« dialogut Kosovë–Serbi. ËshtĂ« bĂ«rĂ« e ditur se shĂ«rbimi sekret i SerbisĂ« (BIA) ka regjistruar fshehurazi takime me zyrtarĂ« tĂ« Bashkimit Evropian gjatĂ« bisedimeve tĂ« dialogut Kosovë–Serbi.

“Mediat kosovare kanĂ« publikuar njĂ« audio tĂ« rrjedhur nga data 17 shtator 2020, nĂ« Bruksel — e regjistruar fshehurazi nga bashkĂ«punĂ«tori i BIA-s, Igor Popoviq, qĂ« pĂ«rfshinte takime si formale ashtu edhe joformale. Serbia ka mbajtur gjithmonĂ« prani tĂ« inteligjencĂ«s nĂ« Bruksel. NĂ« vitin 1990, shĂ«rbimi sekret serb (atĂ«herĂ« jugosllav) e vrau nĂ« Bruksel patriotin dhe aktivistin pĂ«r tĂ« drejtat e njeriut nga Kosova, Enver Hadri”, tha Musliu.

KujtojmĂ« se Popoviq Ă«shtĂ« arrestuar nga autoritetet e KosovĂ«s dhe po hetohet pĂ«r veprĂ«n penale “nxitje e pĂ«rçarjes dhe mosdurimit”.

Ndërkaq, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Popoviqit.

The post Eksperti i sigurisë reagon pas publikimit të përgjimeve të Igor Popoviqit në Bruksel appeared first on Telegrafi.

Ambasada gjermane e shqetësuar nga përpjekjet për politizim të angazhimit të FSK-së në veri

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka thënë të martën se është thellësisht e shqetësuar nga përpjekjet për të politizuar angazhimin e ekipeve të kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Liqenin e Ujmanit, për gjetjen e trupit të një 33-vjeçari që dyshohet se ka kërcyer nga ura e liqenit dy ditë më parë.

Ujmani gjendet në Zubin Potok, një nga katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Disa orë pas angazhimit të FSK-së është gjetur trupi i pajetë. Paraprakisht, operacioni i FSK-së e ka marrë dritën e gjelbër nga misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, me arsyetimin se ka të bëjë me qëllime humanitare.

“Humbja tragjike e jetĂ«s sĂ« njĂ« tĂ« riu duhet tĂ« jetĂ« moment i pikĂ«llimit kolektiv dhe jo rast pĂ«r tĂ« fituar pikĂ« politike”, ka thĂ«nĂ« Ambasada gjermane.

Sipas saj, deklaratat e aktorĂ«ve politikĂ« se ky mision i FSK-sĂ« Ă«shtĂ« “i pari nĂ« veri tĂ« KosovĂ«s”, vetĂ«m se e keqinterpretojnĂ« qĂ«llimin e angazhimit.

“Po aq shqetĂ«suese janĂ« edhe akuzat pĂ«r manipulim me fotografi – konkretisht, heqja e elementĂ«ve tĂ« dukshĂ«m tĂ« shoqĂ«rimit tĂ« KFOR-it – pĂ«r tĂ« promovuar narrativĂ« mashtruese. Veprime tĂ« tilla rrezikojnĂ« tĂ« minojnĂ« besimin e publikut dhe tĂ« heqin vĂ«mendjen nga fokusi humanitar i misionit”, Ă«shtĂ« thĂ«nĂ« mes tjerash nĂ« reagim.

Ky reagim është referencë për një debat që ka shpëryer në rrjete sociale lidhur me dy fotografi afër Ujmanit. Në njërën shihen makina të FSK-së dhe të KFOR-it, ndërsa në tjetrën vetëm të FSK-së. Disa pretendojnë se imazhet janë manipuluar qëllimshëm nga zyrtarë të pushtetit që të mos shihet prezenca e KFOR-it aty.

Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur ta konfirmojë nëse është bërë manipulim me fotografi.

Ambasada ka thënë se mbështet plotësisht misionin e KFOR-it dhe vlerëson përpjekjet e këtij misioni, si dhe të FSK-së, për kërkim-shpëtim.

“Profesionalizimi i tyre dhe bashkĂ«punimi janĂ« nĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« publikut dhe shĂ«rbejnĂ« si pĂ«rkujtim se çfarĂ« mund tĂ« arrihet kur institucionet punojnĂ« sĂ« bashku nĂ« shĂ«rbim tĂ« dinjitetit njerĂ«zor”.

Përmes një postimi në Facebook, FSK-ja ka thënë se operacioni është zhvilluar në koordinim me Policinë e Kosovës, misionin e NATO-s në Kosovë (KFOR) dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave.

“Trupi u Ă«shtĂ« dorĂ«zuar autoriteteve pĂ«r procedurat e mĂ«tejme hetimore”, Ă«shtĂ« thĂ«nĂ« mes tjerash nĂ« Facebook.

Operacioni është realizuar me urdhër të komandantit të FSK-së, Gjenerallejtnant Bashkim Jashari.

Dislokimi i FSK-së në veri të vendit është i mundur vetëm me pëlqimin paraprak të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, bazuar në zotimin e vitit 2013 nga Qeveria e Kosovës ndaj NATO-s. Ky angazhim, i dhënë përmes një letre nga ish-kryeministri Hashim Thaçi drejtuar sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, mbetet në fuqi edhe sot, pavarësisht ndryshimeve në mandatin e FSK-së.

Pas këtij rasti Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos kërcejnë nga ura në Ujman.

Ndryshe, FSK-ja është në proces të transformimit të saj në ushtri, pas ndryshimeve ligjore të miratuara. Ky proces pritet të përmbyllet më 2028.

The post Ambasada gjermane e shqetësuar nga përpjekjet për politizim të angazhimit të FSK-së në veri appeared first on Telegrafi.

Kurti falënderon ekipet për gjetjen e trupit të Rrahim Latifit, i shpreh ngushëllime familjes

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur në pasditen e së martës se është gjetur trupi i pajetë i një 33-vjeçari në Liqenin e Ujmanit, i cili kishte kërcyer në të dy ditë më parë.

Ujmani gjendet në Zubin Potok, një nga katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka falënderuar institucionet dhe ekipet që morën pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« publike, Kurti shprehu mirĂ«njohje pĂ«r AgjencinĂ« e Menaxhimit tĂ« Emergjencave, ForcĂ«n e SigurisĂ« sĂ« KosovĂ«s, PolicinĂ« e KosovĂ«s, ShoqatĂ«n e KosovĂ«s pĂ«r KĂ«rkim dhe ShpĂ«tim, Klubin e Zhytjes “Trepça” dhe KFOR-in pĂ«r punĂ«n profesionale, pĂ«rkushtimin e jashtĂ«zakonshĂ«m dhe angazhimin e pareshtur deri nĂ« pĂ«rfundimin me sukses tĂ« operacionit.

“Familjes Latifi i shprehim ngushĂ«llimet mĂ« tĂ« pĂ«rzemĂ«rta dhe ju qĂ«ndrojmĂ« pranĂ« nĂ« kĂ«to momente tĂ« vĂ«shtira pĂ«r tĂ« ofruar gjithĂ« mbĂ«shtetjen tonĂ« e pĂ«r tĂ« ndarĂ« me ta dhimbjen e madhe,” tha Kurti.

The post Kurti falënderon ekipet për gjetjen e trupit të Rrahim Latifit, i shpreh ngushëllime familjes appeared first on Telegrafi.

“E aktivizuam pajisjen, 10 minuta nĂ« dispozicion” – si e pĂ«rgjonte Igor Popoviqi takimin nĂ« Bruksel

Një audio-incizim i siguruar nga televizioni Dukagjini, ka zbuluar se ndihmësi i drejtorit i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq, ka incizuar fshehurazi/përgjuar për llogari të BIA-s serbe, një takim zyrtar në Bruksel mes përfaqësuesve serbë dhe zyrtarëve të Bashkimit Evropian.

Takimi është mbajtur më 17 shtator 2020.

KujtojmĂ« se Popoviq Ă«shtĂ« arrestuar nga autoritetet e KosovĂ«s dhe po hetohet pĂ«r veprĂ«n penale “nxitje e pĂ«rçarjes dhe mosdurimit”.

Ndërkaq, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Popoviqit.

NĂ« incizim dĂ«gjohet fillimisht njĂ« komunikim nĂ« serbisht me frazĂ«n “a je gati? Po
 incizo”, qĂ« nĂ«nkupton nisjen e njĂ« incizimi tĂ« fshehtĂ«.

Më tej në takim, dëgjohet një burrë që fton Igor Popoviqin për të prezantuar, ndërsa prezantimi zhvillohet më pas nga një përfaqësuese me emrin Nevena.

NĂ« kĂ«tĂ« prezantim flitet pĂ«r “pronat e RepublikĂ«s sĂ« SerbisĂ«â€ nĂ« territorin e KosovĂ«s, duke pĂ«rfshirĂ« ato tĂ« KishĂ«s Ortodokse Serbe dhe komuniteteve joshqiptare. Nevena thekson se zgjidhja e kĂ«saj çështjeje kĂ«rkon “dialog politik nĂ« nivel tĂ« lartĂ« dhe marrĂ«veshje pĂ«rfundimtare dhe ligjĂ«risht tĂ« obligueshme”.

“Do tĂ« fillojĂ« me temĂ«n e parĂ«, fushveprimi dhe struktura e çështjes sĂ« pronave.

Në terme të gjera, çështja e pronave mbulon pronat e Republikës së Serbisë, të operatorëve ekonomikë të Republikës së Serbisë, në territorin e provincës autonome të Kosovës dhe Metohisë, ndërmarrjet që janë pronë e shtetit, kompani dhe korporata private që i takojnë serbëve dhe popullatës jo-shqiptare në provincën autonome të Kosovës dhe Metohisë dhe pronat e Kishës Ortodokse Serbe.

Niveli politik i zgjidhjes sĂ« çështjes sĂ« pronave do tĂ« nĂ«nkuptonte dialog tĂ« nivelit tĂ« lartĂ« qĂ« do tĂ« arrijĂ« vendime pĂ«rfundimtare dhe ligjĂ«risht obliguese nĂ« tĂ« gjitha rastet, tĂ« cilat nuk mund tĂ« zgjidhen nĂ« nivele mĂ« tĂ« ulĂ«ta”, dĂ«gjohet tĂ« thotĂ« nĂ« anglisht pĂ«rfaqĂ«suesja serbe para zyrtarĂ«ve tĂ« BE-sĂ«.

Pas përfundimit të prezantimit, incizimi vazhdon me biseda të lira në ambientet e ndërtesës ku po mbahej takimi, përfshirë diskutime mbi kufizimet e pandemisë dhe oraret e punës.

“ShpresojmĂ« qĂ« tĂ« dielĂ«n qĂ« kĂ«to rregulla tĂ« COVID-it do tĂ« zhduken mrekullisht”, dĂ«gjohet tĂ« thotĂ« njĂ« grua pas takimit.

NĂ« njĂ« pjesĂ« tjetĂ«r tĂ« audio-incizimit, dĂ«gjohet vetĂ« Igor Popoviq duke komentuar: “Mendoj se deshĂ«n tĂ« eksplodojnĂ« kur e dĂ«gjuan atĂ« (prezantimin)”.

NdĂ«rsa njĂ«ra nga bashkĂ«bisedueset e pyet: “A ia dolĂ«t krejt ta merrni?”, me tjetrĂ«n qĂ« shton “e aktivizuam”.

Sipas Popoviqit, rreth “dhjetĂ« minuta” sa ka zgjatur takimi, e kanĂ« incizuar tĂ« tĂ«rin.

The post “E aktivizuam pajisjen, 10 minuta nĂ« dispozicion” – si e pĂ«rgjonte Igor Popoviqi takimin nĂ« Bruksel appeared first on Telegrafi.

Në rigjykim, dënohet me 19 vjet e gjysmë burgim i akuzuari për vrasjen e xhaxhait

Departamenti pĂ«r Krime tĂ« RĂ«nda nĂ« GjykatĂ«n e GjakovĂ«s ka shpallur aktgjykim dĂ«nues kundĂ«r tĂ« pandehurit B.B., pĂ«r veprĂ«n penale “Vrasje” dhe “Mbajtja nĂ« pronĂ«si, kontroll ose posedim tĂ« paautorizuar tĂ« armĂ«ve”.

Pas shqyrtimit gjyqĂ«sor, kryetari i trupit gjykues, Drilon Haraçia, tĂ« akuzuarin B.B., e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dĂ«nim unik me burg pĂ«r dy veprat penale nĂ« kohĂ«zgjatje prej 19 vjet e 6 muaj, nĂ« tĂ« cilin dĂ«nim do t’i llogaritet koha e kaluar nĂ« paraburgim nga data 28 prill 2023, raporton betimiperdrejtesi.

I pandehuri akuzohet se me datĂ« 28.04.2023, rreth orĂ«s 09:45 minuta nĂ« fshatin KijevĂ« tĂ« MalishevĂ«s, me dashje ka privuar nga jeta axhĂ«n e tij S.B., ashtu qĂ« ditĂ«n kritike me tĂ« vĂ«rejtur viktimĂ«n se me punĂ«torin B. po e rrokullisĂ« arkĂ«n e betonit tĂ« marr nga pjesa e lartĂ« e oborrit nĂ« rrugicĂ«n e pĂ«rbashkĂ«t tĂ« shtĂ«pive, ka dal nga shtĂ«pia dhe me ton tĂ« lartĂ« i thotĂ« “Ku po e qon gypin, nuk guxon ta marrĂ«sh”, viktima i thotĂ« “e marr se Ă«shtĂ« e imja, se po mĂ« vyen me e dĂ«rguar te bunari”.

AtĂ«herĂ« i pandehuri i mllefosur shkon nĂ« shtĂ«pinĂ« e tij merr pistoletĂ«n gjysmĂ« automatike e tipit “Crvena Zastava”, tĂ« kalibrit 9×19 m dhe me tĂ« ofruar tek viktima nĂ« distancĂ« prej 3-4 metra gjuan drejt nĂ« trup tĂ« ndjerit S., ku viktima mundohet tĂ« ik me tej por i pandehuri gjuan prapĂ« nĂ« drejtim tĂ« tij gjatĂ« lĂ«vizjes nĂ« distancĂ« 3-4 metra, ku janĂ« sharĂ« mes vete, me atĂ« rast viktima nga plagĂ«t e marra thotĂ« “o me vrajti, o me vrajti”, mbĂ«shtetet pĂ«r rrethojat e rrugicĂ«s pastaj tĂ« pandehurit i bllokohet pistoleta dhe viktima ik edhe pĂ«r nja 3-4 metra mĂ« tej.

I pandehuri e ndjekë prapë dhe nga prapa duke gjuajtur sërish në fund e gjuan edhe tri herë në kokë dhe viktima rrëzohet tek oborri i shtëpisë së tij duke mos lëvizur më nga vendi, ku vdekja e të ndjerit është konstatuar nga raporti i autopsisë i datës 18.07.2023 nga ekspertit mjeko ligjor.

Policia kishte konfiskuar një pistoletë gjysmë automatike të tipit Crvena Zastava e kalibrit 9x19mm, një karikator i zbrazët me kapacitet për tetë fishekë të kalibrit 9x19mm i dizajnuar për pistoletë Crvena Zastava,  gjashtë fishekë të kalibrit 9x19mm si dhe një pushkë e gjuetisë me dy tyta e tipit Huglu, kalibrit 12 bore, një fishekë i kalibrit 7.65x17mm, një rrethatore prej lëkure e dizajnuar për mbajtje të fishekëve 12 bore, si objekte të kryerjes së veprës penale.

The post Në rigjykim, dënohet me 19 vjet e gjysmë burgim i akuzuari për vrasjen e xhaxhait appeared first on Telegrafi.

FSK në veri, flet ish-komandanti Rrahman Rama: Më herët ka ndodhur në tri raste të ndryshme

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Rama, ka komentuar pretendimet të Lëvizjes Vetëvendosje se ndërhyrja e fundit e FSK-së në liqenin e Ujmanit ishte hera e parë që kjo forcë operon në pjesën veriore të vendit që nga viti 2018.

“FSK pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« si ushtri nĂ« veri tĂ« vendit”, thuhet nĂ« njĂ« komunikatĂ« VetĂ«vendosjes.

Në RTVDukagjini, Rama tha se FSK ka zhvilluar misione edhe më herët në veri, përfshirë operacione specifike në vitet 2014, 2016 dhe 2019.

“E kam thĂ«nĂ« qĂ« nuk Ă«shtĂ« hera e parĂ« qĂ« FSK-ja ka operuar nĂ« pjesĂ« veriore. NĂ« 2014, 2016 dhe 2019 kemi pas intervenime. PikĂ«risht nĂ« korrik tĂ« 2014 kemi pas intervenim nĂ« liqenin e Ujmanit. PĂ«r tri ditĂ« radhazi kemi operuar bashkĂ«risht me KFOR-in”
, ka thĂ«nĂ« Rama.

Ai theksoi se ndërhyrja e FSK-së në raste të tilla ndodh vetëm kur kërkohet ndihmë nga institucionet përkatëse si Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (AME), e cila është reaguesja e parë, e më pas përfshihet FSK-ja.

“Fillimisht reaguesi i parĂ« Ă«shtĂ« Policia, nĂ« kĂ«tĂ« rast Ă«shtĂ« AME-ja dhe nĂ« qoftĂ« se ata kĂ«rkojnĂ« ndihmĂ«n e FSK-sĂ«. QĂ« FSK-ja e ka ekipin e kĂ«rkim-shpĂ«timit mĂ« tĂ« avancuarin nĂ« regjion. Dhe me anĂ« tĂ« kĂ«rkesĂ«s sĂ« tyre atĂ«herĂ« shqyrtohet kĂ«rkesa
”, ka thĂ«nĂ« Rama.

The post FSK në veri, flet ish-komandanti Rrahman Rama: Më herët ka ndodhur në tri raste të ndryshme appeared first on Telegrafi.

Rama paralajmĂ«ron ‘autolarjet’: Largohuni vetĂ« nga lagjet, pĂ«rndryshe do gjobiteni

Në kuadër të planit për lirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar kësaj radhe autolarjet që operojnë brenda lagjeve në qytete.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u bëri thirrje të gjithë pronarëve të lavazheve të paligjshme që të largohen vetë nga trotuaret dhe hapësirat publike në mes të lagjeve, përpara se të ndërhyjnë institucionet përkatëse dhe të vendosen masa administrative.

“AsnjĂ« lavazh nuk do tĂ« qĂ«ndrojĂ« mes lagjeve pĂ«r tĂ« larĂ« makinat nĂ«pĂ«r trotuare, prandaj kush i ka, t’i heqĂ« vetĂ« qĂ« tĂ« mos paguajĂ« edhe gjobĂ«n e krimit mjedisor”, shkroi kryeministri.

Ky paralajmërim vjen në vazhdën e një fushate më të gjerë të qeverisë për të liruar trotuaret dhe për të rikthyer hapësirat publike në funksion të qytetarëve, duke ndëshkuar shkelësit që i përdorin ato për qëllime biznesi.

Institucionet përgjegjëse pritet të intensifikojnë kontrollet në ditët në vijim për lavazhet që operojnë brenda lagjeve të qyteteve.

The post Rama paralajmĂ«ron ‘autolarjet’: Largohuni vetĂ« nga lagjet, pĂ«rndryshe do gjobiteni appeared first on Telegrafi.

Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim mohon se ka lokalizuar trupin e mërgimtarit në Liqenin e Ujmanit

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka reaguar ndaj raportimeve të shumta në rrjete sociale që pretendojnë se është lokalizuar trupi i mërgimtarit të zhdukur në Liqenin e Ujmanit.

Në një njoftim zyrtar, Shoqata ka theksuar se këto informacione janë të pabaza dhe të pavërteta.

Ata konfirmuan se kërkimet ende janë duke vazhduar dhe se çdo informacion zyrtar do të jepet vetëm nga institucionet përkatëse dhe ekipet e angazhuara në operacionin e kërkim-shpëtimit.

“Lusim qytetarĂ«t dhe mediat qĂ« tĂ« mos shpĂ«rndajnĂ« lajme tĂ« pavĂ«rteta qĂ« vetĂ«m sa krijojnĂ« konfuzion dhe pengojnĂ« operacionet e kĂ«rkim-shpĂ«timit”, thuhet nĂ« njoftim.

Shoqata ka kërkuar mirëkuptim dhe durim nga publiku deri në përfundimin e operacionit dhe konfirmimin e saktë të çdo zhvillimi nga burimet zyrtare.

The post Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim mohon se ka lokalizuar trupin e mërgimtarit në Liqenin e Ujmanit appeared first on Telegrafi.

Plagosje me armë në Stanovc të Vushtrrisë, policia jep detaje

Një 27-vjeçar është plagosur me armë zjarri në fshatin Stanovc të Vushtrrisë.

Policia e ka cilĂ«suar si “Vrasje e rĂ«ndĂ« e mbetur nĂ« tentativĂ«â€.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 18:00 është pranuar informata për një plagosje me armë zjarri në këtë fshat.

Viktima, mashkull rreth moshës 27 vjeç, është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor dhe, sipas autoriteteve shëndetësore, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

“NĂ« vendin e ngjarjes janĂ« gjetur katĂ«r gĂ«zhoja. Hetuesit policor, nĂ«n udhĂ«heqjen e prokurorit kompetent, kanĂ« nisur hetimet nĂ« drejtim tĂ« veprĂ«s penale ‘Vrasje e rĂ«ndĂ« e mbetur nĂ« tentativë’,” thuhet nĂ« njoftimin e PolicisĂ«.

Ndërkohë, autoritetet janë në kërkim të personit të dyshuar për këtë sulm me armë, i cili është në arrati.

Hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

The post Plagosje me armë në Stanovc të Vushtrrisë, policia jep detaje appeared first on Telegrafi.

Haxhiu mohon komunikimin me Listën Serbe: Kam pasur vota në PDK e LDK

Albulena Haxhiu, ministre nĂ« detyrĂ« e DrejtĂ«sisĂ« dhe kandidatja e LĂ«vizjes VetĂ«vendosje pĂ«r kryetare tĂ« Kuvendit, e cila nuk mori votat pĂ«r t’u zgjedhur nĂ« kĂ«tĂ« post, nĂ« njĂ« intervistĂ« në Debat Plus ështĂ« pyetur nĂ«se kishin shpresuar nĂ« votat e ListĂ«s Serbe nĂ« votimin e fshehtĂ«.

Ajo ka thënë se nuk kanë pasur komunikim me ta, por ka pretenduar se kishte vota në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

“Nuk kemi pasur komunikim me ta, kam pasur vota nĂ« PDK-LDK”, ka thĂ«nĂ« ajo.

”Ne kemi dĂ«shmuar me veprime se jemi kundĂ«r ListĂ«s Serbe, pra kundĂ«r ListĂ«s Serbe qĂ« pĂ«r mua nuk Ă«shtĂ« subjekt politik”, Ă«shtĂ« shprehur ajo.

Haxhiu kur është pyetur se pse nuk e kanë shpallur Listën Serbe organizatë terroriste ka thënë se fajtore për këtë është opozita.

”Ne kemi kundĂ«rshtuar brenda Komisionit Qendror tĂ« Zgjedhjeve qĂ« Lista Serbe tĂ« mos certifikohej, por se patĂ«m mbĂ«shtetjen nga partitĂ« tjera”, ka thĂ«nĂ« ajo.

”VetĂ«m po tĂ« ishim tĂ« unifikuar qĂ« tĂ« mos lejonim certifikimin e ListĂ«s Serbe, unĂ« mendoj se nuk do tĂ« pĂ«rballeshim me kĂ«tĂ« situatĂ«â€, ka thĂ«nĂ« ajo.

Ajo tutje ka thënë se askush nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pasur komunikim me Listën Serbe.

”Askush nga LĂ«vizja VetĂ«vendosje nuk ka pasur komunikim me ListĂ«n Serbe. Askush nga LĂ«vizja VetĂ«vendosje nuk i ka kĂ«rkuar ListĂ«s Serbe votĂ« as nĂ« kĂ«tĂ« rast as
”, ka thĂ«nĂ« ajo.

Tutje, Haxhiut i është përkujtuar edhe komunikimi me Listën Serbe, përkatësisht biseda mes Milan Radojçiqit dhe Mimoza Kusari-Lilës.

”Kemi diskutuar shumĂ« pĂ«r atĂ« çështje, kemi thĂ«nĂ« qĂ«ndrimet tona”, ka thĂ«nĂ« Haxhiu.

The post Haxhiu mohon komunikimin me Listën Serbe: Kam pasur vota në PDK e LDK appeared first on Telegrafi.

Jetmir Tofaj zyrtarizohet kandidat i LVV-së për kryetar të Junikut

Lëvizja Vetëvendoasje ka zyrtarizuar Jetmir Tofajn si kandidat për kryetar të Komunës së Junikut, në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Kandidatura e tij u konfirmua gjatë një tubimi me strukturat e Lëvizjes në këtë komunë, ku morën pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, sekretari organizativ Alim Rama, deputetët Nezir Kraki e Salih Zyba, zëvendësministri i Arsimit Taulant Kelmendi dhe kryetari i Qendrës së Gjakovës, Agon Batusha.

GjatĂ« kĂ«tij takimi u theksua rĂ«ndĂ«sia e njĂ« qeverisjeje qĂ« u ngjan qytetarĂ«ve tĂ« Junikut – e fjalĂ«s dhe e punĂ«s – ndĂ«rsa Tofaj u prezantua si kandidati qĂ« do tĂ« udhĂ«heq me ndershmĂ«ri dhe pĂ«rkushtim.

“Junikasit e dinĂ« mirĂ« çfarĂ« do tĂ« thotĂ« t’i qĂ«ndrosh tokĂ«s, fjalĂ«s dhe punĂ«s. Tani Ă«shtĂ« koha qĂ« edhe qeverisja nĂ« Junik t’u ngjajĂ« qytetarĂ«ve tĂ« vet”, u tha nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« kandidaturĂ«s sĂ« tij.

Me vlerësimin për Junikun si një komunë me histori krenare dhe potencial të madh në turizëm, bujqësi dhe kulturë, përfaqësuesit e LVV-së u zotuan për një qeverisje të hapur dhe të përkushtuar ndaj nevojave të qytetarëve.

“Me Jetmir Tofajn dhe LĂ«vizjen VETËVENDOSJE!, Juniku do tĂ« ecĂ« pĂ«rpara me hap tĂ« sigurt dhe me duar tĂ« pastra”, u theksua nĂ« pĂ«rmbyllje tĂ« tubimit.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor, dhe LVV ka bërë thirrje për bashkim rreth vizionit të një Juniku më të drejtë dhe më të zhvilluar.

The post Jetmir Tofaj zyrtarizohet kandidat i LVV-së për kryetar të Junikut appeared first on Telegrafi.

Ashensori bie nga kati i 6-tĂ« nĂ« pĂ«rdhesĂ« – pesĂ« tĂ« rinj tĂ« bllokuar, dy tĂ« lĂ«nduar nĂ« FushĂ« KosovĂ«

MbrĂ«mjen e sĂ« shtunĂ«s, pesĂ« persona mbetĂ«n tĂ« bllokuar nĂ« njĂ« ashensor nĂ« njĂ« ndĂ«rtesĂ« nĂ« rrugĂ«n “Pajazit Islami” nĂ« FushĂ« KosovĂ«.

Ashensori kishte rënë nga kati i gjashtë në përdhese dhe dy persona mbeten të lënduar. Gjendja e tyre momentale është e mirë.

Funksionin po e kryen mirë.

Por ky lift nĂ« njĂ« ndĂ«rtesĂ« nĂ« rrugĂ«n “Pajazit Islami” nĂ« FushĂ« KosovĂ« nuk punoi si duhet mesnatĂ«n e sĂ« shtunĂ«s.

Kjo pasi që pesë të rinj mbetën të bllokuar pikërisht në këtë ashensor.

Pasi hypën në të dhe dhanë komandën për në katin e gjashtë, lifti ra papritur në përdhesë.

Brenda ndodheshin katër djem dhe një vajzë, të moshës 17 deri në 22 vjeç.

Dy prej tyre u lënduan.

Për Tëvë1, mbrapa kamerave, se si ndodhi ngjarja e tregoi një familjar.

“Kur kanĂ« arritur te kati 6, u Ă«shtĂ« hapur dera veç nĂ« gjysmĂ« dhe Ă«shtĂ« mbyllur menjĂ«herĂ«, kĂ«shtu qĂ« fĂ«mijĂ«t s’kanĂ« pasur mundĂ«si me dalĂ« nga lifti dhe lifti ka filluar me hecĂ« poshtĂ«, po falĂ« Zotit deri nĂ« katin e 4-t Ă«shtĂ« zvogĂ«luar shpejtĂ«sia, edhe fĂ«mijĂ«t, si e kanĂ« pa qĂ« lifti s’po ndalet, janĂ« ulur tĂ« gjithĂ« kĂ«mbĂ«kryq dhe janĂ« pĂ«rqafuar mes veti me britma e trauma. TĂ« gjithĂ« i kanĂ« mbyllur sytĂ« dhe s’e kanĂ« besuar qĂ« po kanĂ« shpĂ«tim. Dy djem janĂ« lĂ«nduar mĂ« shumĂ«: njĂ«ri nĂ« qafĂ«, tjetri nĂ« kĂ«mbĂ«. Kurse dy djemtĂ« tjerĂ« dhe vajza kanĂ« filluar dhimbjet e trupit qĂ« dje”, kanĂ« thĂ«nĂ« familjarĂ«t.

Tutje, shtoi se gjendja e tyre momentale është e mirë, por sipas saj, ata kanë përjetuar trauma dhe që nga ajo ditë as gjumin nuk po e bejnë siç duhet.

Krejt ngjarjen e pa nga afër edhe banori i ndërtesës, Habib Mekolli.

Mekolli tregon edhe shkakun që sipas tij, kanë dhënë autoritetet për krejt këtë ndodhi.

“ErdhĂ«n shĂ«rbimet e NdihmĂ«s sĂ« ShpejtĂ« nga FushĂ« Kosova, erdhi policia, mĂ« vonĂ« erdhen edhe hetues policorĂ« me njĂ« ekspert gjyqĂ«sor pĂ«r ta parĂ« vendin e ngjarjes. NdĂ«rkohĂ«, erdhi edhe mirĂ«mbajtĂ«si i ashensorit dhe i kĂ«tyre shĂ«rbimeve tĂ« banesĂ«s. FatkeqĂ«sisht Ă«shtĂ« vĂ«rtetuar qĂ« kontrolli vjetor i ashensoit mungon”, ka thĂ«nĂ« qytetari Mekolli.

Se gjendja e liftit nuk është e mirë, e thotë edhe banori tjetër, Bajram Orlloti.

“QĂ« njĂ« vit jom, me fĂ«mijĂ«, me krejt. Gjendja e liftit Ă«shtĂ« katastrof edhe pastertia Ă«shtĂ« katastrof

I merr nĂ« qaf 8 katĂ« janĂ« afĂ«r 500 banor. E me i mbyt me sy nĂ« ballĂ«, katastrof. 10euro i merr nĂ« muaj”, Ă«shtĂ« shprehur njĂ« banorĂ«.

Televizioni për këtë çështje ka tentuar të flasë edhe me kompaninë që e mirëmbajnë ashensorin. Ata thanë që krejt çfarë kanë pasur të deklarohen e kanë bërë para autoriteteve.

Po ashtu Ă«shtĂ« kontaktuar edhe kompania qĂ« ka ndĂ«rtuar banesĂ«n me ç’rast kanĂ« thĂ«nĂ« qĂ« pĂ«rgjegjĂ«sia i takon kompanisĂ« mirĂ«mbajtĂ«se tĂ« ashensorĂ«ve.

Ndërkohë që ekipi i Tëvë1 tentoi të marrë një qëndrim edhe nga Policia e Kosovës, por deri në momentin e publikimit të kronikës të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

The post Ashensori bie nga kati i 6-tĂ« nĂ« pĂ«rdhesĂ« – pesĂ« tĂ« rinj tĂ« bllokuar, dy tĂ« lĂ«nduar nĂ« FushĂ« KosovĂ« appeared first on Telegrafi.

E mbijetuara e dhunĂ«s seksuale nĂ« KosovĂ«: MĂ« dhunuan nĂ« prani tĂ« babĂ«s, s’mundi tĂ« bĂ«jĂ« asgjĂ«

Atë kohë si 18 vjeçare, duke qenë se ishte krah i babait, mes lotësh ajo rrëfen se si kur shkoi në shtëpinë e saj për ta kërkuar të atin, të cilin ia kishin zënë paramilitarët serbë dhe e kishin lidhur me konop për karrigeje, u kap nga forcat serbe edhe ajo, ku përjetoi dhunimin në sy të babait.

E gjithë kjo, ajo tha se ndodhi në shtëpinë e familjarit të saj, të cilin, thotë se e ka sikurse axhën e saj.

“Jo, shtĂ«pia
prej asaj shtĂ«pie kemi kaluar nĂ« shtĂ«pinĂ« tjetĂ«r e axhĂ«s, mund ta quaj axhĂ« se lidhjet familjare i kemi ashtu. E kishin lidhur babĂ«n pĂ«r karrige, me konop. Baba i gjakosur ka qenĂ« komplet. Pastaj me kanĂ« marrĂ« mua, me kanĂ« zhvesh, me kanĂ« lidhur. AfĂ«r babĂ«s, nĂ« prezencĂ« tĂ« babĂ«s, veç me kujtohet njĂ« fjalĂ« qĂ« i kanĂ« thĂ«nĂ« babĂ«s shikoje tĂ« dy do tĂ« jeni tĂ« vdekur. Se, baba bĂ«rtiste nĂ« pjesĂ«n tjetĂ«r dhe u mundojke sĂ« bashku me karrige. Ajo Ă«shtĂ« pjesa mĂ« e ndjeshme qĂ« mund ta flas tash. KanĂ« qenĂ« dy vetĂ«, i treti i dehur me shishe nĂ« dorĂ« dhe mua me ka humbur komplet vetĂ«dija, nuk kam qenĂ« mĂ« e vetĂ«dijshme”, rrĂ«fen ajo mes lotĂ«sh.

Teksa rrëfen tmerrin që përjetoi në prani të babait, ajo thotë se të gjitha rrobat i ishin shqyer me thika.

“Po, edhe kĂ«tu ma kanĂ« futur thikĂ«n, por baba e kishte tĂ« pamundur tĂ« bĂ«jĂ« diçka pĂ«r mua. Pastaj mua me ka rĂ«nĂ« tĂ« fikĂ«t, nuk kam ditur asgjĂ«, kam qenĂ« e zhveshur, si u zgjidh baba nuk e kanĂ« mbytur babĂ«n, si u zgjidh, si ka arritur tĂ« mĂ« mbĂ«shtjell me batanije, nuk e di unĂ«, veç e kam parĂ« vetĂ«n nĂ« ****, nĂ« traktor, qĂ« mĂ« kishte dĂ«rguar baba dhe e kam parĂ« vetĂ«n nĂ« *****. Deri nĂ« atĂ« kohĂ« e dĂ«gjoja zĂ«rin e babĂ«s, por kam menduar se jam nĂ« Ă«ndĂ«rr, duke mĂ« folur”, thotĂ« ajo nĂ« njĂ« rrĂ«fim nĂ« RTVDukagjini.

E mbijetuara e dhunës seksuale thekson se ishte babai i saj me butësinë e tij, afërsinë e tij, ajo, sot nuk do të ishte.

Madje, babai i kishte lënë një amanet, që ajo të mos dorëzohet, pavarësisht dhunës që përjetoi.

The post E mbijetuara e dhunĂ«s seksuale nĂ« KosovĂ«: MĂ« dhunuan nĂ« prani tĂ« babĂ«s, s’mundi tĂ« bĂ«jĂ« asgjĂ« appeared first on Telegrafi.

Supremja rrëzoi masën e Ministrisë së Bujqësisë, reagon Haradinaj: Padrejtësia nuk kalon

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme që rrëzoi masën e Ministrisë së Bujqësisë për përgjysmimin e subvencioneve për operatorët me mbi 100 hektarë tokë bujqësore.

Haradinaj e ka quajtur kĂ«tĂ« vendim njĂ« fitore ndaj diskriminimit institucional, duke theksuar se “e drejta mbrohet me ligj dhe gjykatĂ«â€, pavarĂ«sisht siç tha ai, tendencave tĂ« MinistrisĂ« pĂ«r t’i dĂ«mtuar investitorĂ«t e mĂ«dhenj nĂ« sektorin bujqĂ«sor.

Ai pĂ«rmendi nĂ« veçanti kompaninĂ« “Stone Castle”, duke thĂ«nĂ« se kjo kompani ka triumfuar kundĂ«r njĂ« padrejtĂ«sie qĂ« iu shkaktua me dashje nga institucionet.

“MĂ« bĂ«n krenar puna e palodhshme dhe fuqia prodhuese e kĂ«tyre investitorĂ«ve qĂ« po e lartĂ«sojnĂ« KosovĂ«n nĂ« aspekt global me verĂ«rat mĂ« cilĂ«sore nĂ« Ballkan e mĂ« gjerĂ«,” shkroi Haradinaj nĂ« njĂ« reagim publik.

“PadrejtĂ«sia nuk kalon”, shkroi Haradinaj.

The post Supremja rrëzoi masën e Ministrisë së Bujqësisë, reagon Haradinaj: Padrejtësia nuk kalon appeared first on Telegrafi.

Mbi 30 vatra zjarri ende aktive nĂ« KosovĂ« – gjendja mĂ« e rĂ«nduar nĂ« KlinĂ«

Agjencia e Menaxhimit Emergjent, ka njoftuar se vetëm nga ora 14:00 deri në 20:00 të së dielës janë raportuar gjithsej 80 vatra zjarri në territorin e Kosovës.

Sipas njoftimit, 35 prej tyre janë ende aktive, ndërsa 45 janë lokalizuar nga ekipet emergjente.

Situata më e rënduar paraqitet në Komunën e Klinës, konkretisht në fshatrat Siqevë dhe Resnik, ku zjarret janë më të fuqishme dhe përhapja më e shpejtë.

“FatmirĂ«sisht, deri mĂ« tani nuk Ă«shtĂ« raportuar pĂ«r viktima apo persona tĂ« lĂ«nduar. Situata po menaxhohet me tĂ« gjitha kapacitetet nĂ« dispozicion nga AME dhe NjĂ«sitĂ« e ZjarrfikĂ«sve”, thuhet nĂ« njoftimin e agjencisĂ«.

AME u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar, duke kërkuar që të shmangen çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, si ndezja e zjarreve në ambient të hapur apo djegia e mbeturinave.

Çdo vatĂ«r e dyshimtĂ« duhet tĂ« raportohet menjĂ«herĂ« nĂ« numrat emergjentĂ«: 112, 193 ose 192.

“Agjencia, nĂ« bashkĂ«punim me ZjarrfikĂ«sit dhe PolicinĂ« e KosovĂ«s, mbetet nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ«. FalĂ«nderojmĂ« zjarrfikĂ«sit pĂ«r pĂ«rkushtimin e palodhshĂ«m, PolicinĂ« e KosovĂ«s dhe KFOR-in pĂ«r mbĂ«shtetjen, si dhe qytetarĂ«t pĂ«r bashkĂ«punimin”, thuhet nĂ« reagimin nga AME.

The post Mbi 30 vatra zjarri ende aktive nĂ« KosovĂ« – gjendja mĂ« e rĂ«nduar nĂ« KlinĂ« appeared first on Telegrafi.

❌