Billy Joel për diagnozën e sëmundjes së trurit: Dua që njerëzit ta dinë se nuk do të vdes
Disa muaj pasi zbuloi se vuan nga një sëmundje e rrallë, por e shërueshme e trurit, Billy Joel tha se është mirë dhe i kërkoi audiencës së tij të mos shqetësohej.
“E di që shumë njerëz janë të shqetësuar për mua dhe shëndetin tim, por unë jam mirë“, tha muzikanti 76-vjeçar për People. “Ajo që kam është diçka që pak njerëz e dinë, madje edhe unë, pavarësisht se sa përpiqeni ta hulumtoni. Po bëj më të mirën që mundem për ta menaxhuar dhe për t’u shëruar”, theksoi ai.
Joel u diagnostikua me hidrocefali me presion normal (NPH), një gjendje që prek dëgjimin, shikimin dhe ekuilibrin. Siç shpjegoi ai, problemet me ekuilibrin ishin vështirësia kryesore dhe shenja e parë se diçka nuk shkonte. “Ishte sikur isha vazhdimisht në një varkë“, tha ai.
Edhe pse pranoi se diagnoza e shqetësoi, ai i siguroi fansat e tij se nuk ishte kërcënuese për jetën. “Ishte e frikshme, por jam mirë. Doja vetëm që njerëzit të dinin se nuk do të vdisja.”
Me njoftimin e sëmundjes, Joel u detyrua gjithashtu të anulonte koncertet e tij të planifikuara, pasi, siç e kishte theksuar ai, gjendja e tij ishte përkeqësuar nga performancat e tij të fundit. “Billy po i nënshtrohet fizioterapisë së specializuar dhe është këshilluar të përmbahet nga performancat gjatë periudhës së rikuperimit“, theksohej në deklaratën zyrtare.
The post Billy Joel për diagnozën e sëmundjes së trurit: Dua që njerëzit ta dinë se nuk do të vdes appeared first on iconstyle.al.