❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vera kap kulmin/ Temperatura më e lartë e regjistruar këtë sezon, ja sa shënon termometri

✇Albeu
By: M C

Kjo verë ka shënuar një tjetër rekord të nxehti në vend, me termometrin që ka kapur vlerën ekstreme prej 43.6°C, sipas të dhënave zyrtare të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Ky është deri më tani temperaturatura më e lartë e regjistruar këtë sezon.

Edhe kryeqyteti nuk ka qenë përjashtim nga vala përvëluese. Në Tiranë, termometri ka shënuar deri në 43°C, duke krijuar kushte të vështira për qytetarët, veçanërisht gjatë orëve të mesditës.

Sipas parashikimeve, pritet qĂ« ditĂ«t nĂ« vijim tĂ« sjellin njĂ« rĂ«nie graduale tĂ« temperaturave, duke sjellĂ« njĂ« lehtĂ«sim tĂ« ndjeshĂ«m nga i nxehti i tejskajshĂ«m qĂ« ka mbĂ«rthyer vendin. Autoritetet vijojnĂ« t’u bĂ«jnĂ« thirrje qytetarĂ«ve tĂ« shmangin ekspozimin nĂ« diell gjatĂ« orĂ«ve mĂ« tĂ« nxehta dhe tĂ« hidratojnĂ« vazhdimisht.

The post Vera kap kulmin/ Temperatura më e lartë e regjistruar këtë sezon, ja sa shënon termometri appeared first on Albeu.com.

Flet nusja e djalit tĂ« viktimĂ«s sĂ« parĂ« nga zjarret nĂ« ShqipĂ«ri: Tmerr, ç’tĂ« shihja! MĂ« tha merr


✇Albeu
By: M C

Nusja e djalit të 80-vjeçarit që humbi jetën mes flakëve në Gramsh ka treguar si ndodhi ngjarja. Sipas saj, nuk ishte vjehrri ai që ndezi zjarrin, por u asfiksua dhe mbeti mes flakëve në pritje për ta shuar.

Nusja e djalit të të moshuarit e cila pësoi asfiksi të lehtë ndodhet aktualisht në spital. Teksa rrëfen për ngjarjen, ajo thekson se e njoftoi e bija që ra zjarr.

“Nuk e shova dot zjarrin’, shprehet ajo me lot nĂ« sy, teksa shton se ishte ajo qĂ« njoftoi policinĂ« dhe zjarrfikĂ«sen.

“Po hiqja plehrat, vjen goca dhe mĂ« tha ra zjarr, vajta mora ujĂ« dhe nuk e shova dot. I thĂ«rrita vjehrrit, ai mĂ« tha merr njĂ« markuç me ujĂ« qĂ« ta fikim. Pastaj ai nuk mu pĂ«rgjigj, dhe kur e gjeta, ç’tĂ« shihja”, tha ajo.

The post Flet nusja e djalit tĂ« viktimĂ«s sĂ« parĂ« nga zjarret nĂ« ShqipĂ«ri: Tmerr, ç’tĂ« shihja! MĂ« tha merr
 appeared first on Albeu.com.

DETAJE/ Dogji tokën e fqinjit pas konfliktit banal, kush është 80-vjeçari që humbi jetën mes flakëve pasi i vuri zjarrin gjithë fshatit në Gramsh

✇Albeu
By: M C

Ditën e sotme fatkeqësisht u shënua viktima e parë nga zjarri në vendin tonë. Vitkima e parë është 80-vjeçari nga fshati Kullolas në Gramsh, i cili ishte dhe shkaktari i zjarrit masiv që shkumboi të gjithë fshatin.

80-vjeçari i cili vendosi zjarrin ndërroi jetë pasi u asfiksua nga tymi. Ndërsa tronditëse është dhe arsyeja se përse i moshuari kishte ndezur zjarrin.

Shkak për zjarrvënien është bërë një sherr mes 80-vjeçarit dhe fqinjit të tij. Nga inati që kishte akumuluar ndaj komshiut, 80-vjeçari i vuri zjarrin parcelës së tij, por pa marrë parasysh pasojat të cilat tashmë rezultojnë të jenë katastrofale.

Ministria e Mbrojtjes bën apel për banorët në zonat më kritike në vend, të largohen sa më parë nga banesat dhe braktisin fshatin.

Situata paraqitet e vështirë në disa zona të vendit, por më kritike është në Gramsh, ku po evakuohen banorët e gjashtë fshatrave. Madje Presidenti Bajram Begaj ka dalë me një thirrje publike për banorët që të largohen nga shtëpitë, për shkak të rrezikut të madh nga zjarret.

Ministria e Mbrojtjes ka lĂ«shuar njĂ« thirrje urgjente pĂ«r evakuimi, pĂ«r banorĂ«t e fshatrave Ërmenj, Harunas dhe Zenelas, qĂ« tĂ« largohen menjĂ«herĂ« nga banesat dhe tĂ« bashkĂ«punojnĂ« me autoritetet.

Më herët, mesditën e kësaj të marte është dhënë urdhri për evakuimin e banorëve në tre fshatra të tjerë të Gramshit: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, për shkak të dy fronteve të rrezikshme zjarri me të cilat po përballet zona që prej mëngjesit.

The post DETAJE/ Dogji tokën e fqinjit pas konfliktit banal, kush është 80-vjeçari që humbi jetën mes flakëve pasi i vuri zjarrin gjithë fshatit në Gramsh appeared first on Albeu.com.

Situata del jashtë kontrollit në Poliçan/ Flakët përfshijnë fshatin Harunas, gjashtë persona të plagosur në spital

✇Albeu
By: M C

Situata e zjarrit ka dalë jashtë kontrollit në Bashkinë Poliçan, Njësia Administrative Terpan. Siç raportohet flakët kanë marrë përmasa të jashtëzakonshme duke rrezikuar edhe djegien e fshatrave përreth.

Gjithashtu autoritetet kanĂ« urdhĂ«ruar evakuimin e menjĂ«hershĂ«m tĂ« banorĂ«ve nĂ« fshatrat VokopolĂ«, ZhapokikĂ«, Plashnik dhe Panarit, si dhe nĂ« zonat brenda Rezervatit tĂ« Mbrojtur “Balloll”.

Aktualisht, flakët kanë përfshirë edhe fshatin Harunas, ku hyrja është bërë e pamundur për shkak të bllokimit të rrugës kryesore nga zjarri. Kjo situatë ka izoluar disa zona të tjera malore, duke vështirësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Po ashtu gjashtë persona janë raportuar të plagosur dhe ndodhen në spital, ndërkohë forcat e emergjencës po luftojnë për të izoluar flakët.

The post Situata del jashtë kontrollit në Poliçan/ Flakët përfshijnë fshatin Harunas, gjashtë persona të plagosur në spital appeared first on Albeu.com.

Gjermania paralajmëron Kosovën: Zgjidhni ngërçin politik, ndryshe do të keni pasoja

✇Albeu
By: M C

TĂ« gjitha fuqitĂ« politike duhet tĂ« “respektojnĂ« plotĂ«sisht dhe zbatojnĂ«â€ vendimin e GjykatĂ«s Kushtetuese tĂ« KosovĂ«s pĂ«r konstituimin e pĂ«rbĂ«rjes sĂ« re parlamentare tĂ« dalĂ« nga zgjedhjet e shkurtit, pĂ«rndryshe pĂ«r vendin do tĂ« ketĂ« pasoja.

Ky Ă«shtĂ« qĂ«ndrimi i ambasadĂ«s gjermane nĂ« Prishtine sipas tĂ« cilĂ«s “dĂ«shtimi pĂ«r ta respektuar vendimin paraqet kĂ«rcĂ«nim pĂ«r mirĂ«qenien e qytetarĂ«ve dhe rrugĂ«n e integrimit nĂ« BE”.

Thirrja e Ambasadës gjermane vjen në kohën kur në Kosovë drejtori gjerman për Ballkanin Perëndimor, zhvilloi takime me presidenten Osmani dhe liderët e partive politike ne vend.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 8 gusht publikoi njoftimin mbi aktgjykimin e saj lidhur me ngërçin politik, duke thënë se deputetët duhet të konstituojnë Kuvendin brenda 30-ditësh dhe se kryetari i ri I kuvendit duhet të zgjidhet përmes votimit të hapur.

Afati kohor prej 30-ditësh nis kur të publikohet aktgjykimi i plotë i Kushtetueses në Gazetën Zyrtare, gjë që ende nuk ka ndodhur.

Kushtetuesja mund të tregojë tani se cilat do të jenë pasojat, nëse deputetët e shpërfillin sërish urdhrin 30-ditor për bërjen e Kuvendit të ri.

Ngërçi politik erdhi pasi asnjëra parti në zgjedhjet e shkurtit nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme. LVV-ja i fitoi 48 vende ne parlament duke humbur gati 10 përqind të mbështetjes se votuesve nga zgjedhjet e kaluara.

The post Gjermania paralajmëron Kosovën: Zgjidhni ngërçin politik, ndryshe do të keni pasoja appeared first on Albeu.com.

Aksident i rĂ«ndĂ« nĂ« autostradĂ«n Levan–TepelenĂ«, automjeti pĂ«rplas furgonin me turistĂ«

✇Albeu
By: M C

NjĂ« aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme nĂ« autostradĂ«n Levan–TepelenĂ«, nĂ« afĂ«rsi tĂ« fshatit Kafaraj. NĂ« ngjarje janĂ« pĂ«rfshirĂ« njĂ« automjet tip “Audin”, me tĂ« cilin udhĂ«tonin 3 turistĂ« turistĂ« francezĂ« qĂ« po udhĂ«tonin drejt Ksamilit, dhe njĂ« mikrobus i linjĂ«s LibohovĂ«.

Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa ende nuk raportohet për numrin dhe gjendjen e të lënduarve. Në vendngjarje po shkojnë shërbimet e policisë dhe ekipet mjekësore për të ofruar ndihmën e nevojshme.

Shkaqet e aksidentit pritet të përcaktohen nga hetimet.

The post Aksident i rĂ«ndĂ« nĂ« autostradĂ«n Levan–TepelenĂ«, automjeti pĂ«rplas furgonin me turistĂ« appeared first on Albeu.com.

Erdogan bisedë telefonike me Zelenskyyn: Turqia vazhdon të mbështesë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës

✇Albeu
By: M C

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy. Sipas presidencës turke Erdogan mirëpriti përparimin në bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë në Stamboll, teksoi theksoi se shpreson për një përparim të konsiderueshëm drejt një armëpushimi në negociatat e ardhshme.

Në një deklaratë, presidenca tha se Erdogan përsëriti ofertën e tij për të organizuar një samit midis Rusisë dhe Ukrainës, duke shtuar se krijimi i grupeve të punës për çështje ushtarake, humanitare dhe politike mund të hapë rrugën për një takim të tillë.

“Presidenti @RTerdogan foli nĂ« telefon me Presidentin Volodymyr Zelenskyy tĂ« UkrainĂ«s. Telefonata, e zhvilluar me kĂ«rkesĂ« tĂ« palĂ«s ukrainase, trajtoi marrĂ«dhĂ«niet dypalĂ«she Turqi-UkrainĂ«, si dhe çështjet rajonale dhe globale.

Duke vlerësuar progresin e arritur në bisedimet e drejtpërdrejta në Stamboll midis Ukrainës dhe Rusisë si të vlefshëm, Presidenti Erdogan shprehu dëshirën e tij për rezultate domethënëse, në raundet e ardhshme, për një armëpushim në rrugën drejt paqes së qëndrueshme.

Duke vĂ«nĂ« nĂ« dukje se Turqia Ă«shtĂ« e gatshme tĂ« presĂ« njĂ« samit nĂ« nivel udhĂ«heqĂ«sish, Presidenti Erdogan shprehu besimin e tij se krijimi i grupeve tĂ« punĂ«s nĂ« sferat ushtarake, humanitare dhe politike do tĂ« hapĂ« rrugĂ«n pĂ«r njĂ« samit. Presidenti Erdogan deklaroi se Turqia vazhdon tĂ« mbĂ«shtesĂ« sovranitetin dhe integritetin territorial tĂ« UkrainĂ«s,” thuhet nĂ« njoftimin e presidencĂ«s.

The post Erdogan bisedë telefonike me Zelenskyyn: Turqia vazhdon të mbështesë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës appeared first on Albeu.com.

Zjarr ‘dĂ«bon’ banorĂ«t nĂ« Gramsh, familjet largohen me lot nĂ« sy

✇Albeu
By: M C

Zjarri që përfshiu mbi shtatë fshatra në Gramsh ka nxjerrë nga shtëpitë qindra banorë, të cilët iu kërkua të evakuohen sa më parë.

NjĂ« imazh i trishtĂ« vjen nga fshati SkĂ«nderbegas, ku situata Ă«shtĂ« mĂ« e rĂ«ndĂ« se nĂ« zonat e tjera. NjĂ« familje largohet nga banesa nĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r t’i shpĂ«tuar flakĂ«ve.

TĂ« dĂ«shpĂ«ruar, me lot nĂ« sy pĂ«r gjithçka lanĂ« pas, me kĂ«mbĂ«nguljen pĂ«r tĂ« marrĂ« me vete edhe bagĂ«titĂ«, ata largohen pa e ditur se ku do tĂ« strehohen


Shtatë fshatra janë evakuar në Gramsh, teksa flakët vijojnë të përhapen më tej.

The post Zjarr ‘dĂ«bon’ banorĂ«t nĂ« Gramsh, familjet largohen me lot nĂ« sy appeared first on Albeu.com.

MalĂ«soret ruajnĂ« traditĂ«n, zgjidhet mĂ« e bukura e BjeshkĂ«ve! Kush Ă«shtĂ« vajza qĂ« “rrĂ«mbeu” kurorĂ«n, prej vitesh jeton nĂ« Kanada

✇Albeu
By: M C

Ashtu sikurse dhe çdo vit fundjavĂ«n qĂ« lamĂ« pas u mbajt nĂ« QafĂ«n e Predecelit “Miss Bjeshka”, njĂ« nga traditat e hershme tĂ« MalĂ«sisĂ« sĂ« Madhe.

Vajzat konkurruan me njëra-tjetrën, por ajo që arriti të zgjidhej si më e bukura ndër malësore ishte vajza nga Vukli i Kelmendit, Aurora Lumaj. Prej vitesh ajo jeton në Kanada dhe u rikthye në vendin e saj ku dhe mori në duar kurorën e malësores më të bukur.

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit, e bukura e Malësisë, vajza e Logut të Bjeshkëve u kurorëzua nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

NĂ« zemĂ«r tĂ« BjeshkĂ«ve tĂ« Kelmendit, nĂ« fshatin LĂ«pushĂ« tĂ« MalĂ«sisĂ« sĂ« Madhe, çdo vit nĂ« gusht zhvillohet njĂ« nga ngjarjet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme kulturore tĂ« ShqipĂ«risĂ«, Festivali “Logu i BjeshkĂ«ve”.

Ky festival i pasur me tradita dhe histori ka një rëndësi të madhe në promovimin e kulturës dhe trashëgimisë etnografike të malësorëve shqiptarë.

The post MalĂ«soret ruajnĂ« traditĂ«n, zgjidhet mĂ« e bukura e BjeshkĂ«ve! Kush Ă«shtĂ« vajza qĂ« “rrĂ«mbeu” kurorĂ«n, prej vitesh jeton nĂ« Kanada appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 12 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

✇Albeu
By: M C

Dashi

Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë që mund të ndodhë edhe në raportin në çift. Mundohuni që të rrini të qetë, të analizoni mirë gjërat dhe të gjeni një zgjidhje.

Demi

Kjo e martë do të jetë e lodhshme, ku ju do të jeni shumë të stresuar për shkak të gjërave të shumta që keni për të bërë. Shumë ndryshime do të vihen në jetë, gjë që do të rregullojë mjaft gjëra. Mundohuni që të mos lodheni shumë, pasi duke nisur nga mesjava gjërat do të përmirësohen.

Binjakët

Gjatë kësaj dite duhet të mundoheni që të flisni dhe të sqaroheni, pasi në vijim tensionet do të vijnë duke u shtuar sidomos në raportin në çift. Disa raporte do të kenë nevojë për verifikim gjatë këtij muaji, për të kuptuar se çfarë ka që nuk shkon.

Gaforrja

E marta parashikon një rikuperim të ndjeshëm lidhur me një histori dashurie, pasi yjet do të jenë në anën tuaj. Ndërkohë probleme parashikohen sa i takon punës, ku mund të debatoni me një bashkëpunëtor. Fizikisht do të ndiheni më mirë në raport me ditët e kaluara.

Luani

Do të ndiheni të lodhur dhe aspak nën humor dhe për këtë arsye mund të ketë diskutime. Jeni izoluar disi, njëlloj sikur të ishit kundër të gjithëve. Bëni mirë që të zbusni sjelljen tuaj dhe mos u mbyllni brenda vetes.

Virgjëresha

Ju pret një ditë interesante, të cilën duhet ta shfrytëzoni plotësisht, pasi ditët në vijim do të sjellin lodhje me vete. Megjithatë do të arrini që të gjeni zgjidhjen e shumë problemeve. Bëni mirë që të mos merrni vendime të nxituara.

Peshorja

Mund tĂ« keni fitime tĂ« papritura, ose puna mund t’iu dhurojĂ« mĂ« shumĂ« kĂ«naqĂ«si. NĂ« kĂ«tĂ« fillim muaji çështjet ekonomike janĂ« mjaft tĂ« favorshme. Sa i takon ndjenjave, mĂ« mirĂ« flisni tani, pasi gjatĂ« fundjavĂ«s do tĂ« ketĂ« rĂ«nie.

Akrepi

Gjatë kësaj dite bëni mirë që të tregoheni të kujdesshëm, nëse duhet të bëni një zgjedhje të rëndësishme për jetën tuaj. Intuita do ju vijë shumë në ndihmë. Në punë rezultatet do të jenë mjaft pozitive, në sajë të ndikimit pozitiv të Diellit dhe Mërkurit.

Shigjetari

Kjo e martë do të bëjë që lodhja të ndihet gjithnjë e më shumë. Bëni durim edhe disa ditë, pasi fundjava do të sjellë rikuperim. Mundohuni që të gjeni më shumë hapësirë për vete dhe të vini një projekt që keni përzemër në zbatim.

Bricjapi

Yjet janë në anën tuaj, mundohuni që të përfitoni për të zgjidhur çështje të natyrës ekonomike apo praktike. Bëni mirë që të gjeni zgjidhje brenda së enjtes, pasi në fundjavë situata astrologjike do të ndryshojë dhe j do të ndiheni shumë më të lodhur.

Ujori

Yjet ju kĂ«shillojnĂ« qĂ« t’iu kushtoni mĂ« shumĂ« rĂ«ndĂ«si ndjenjave. Dashuria, nĂ«se keni personin e duhur pranĂ«, mund tĂ« çojĂ« drejt projekteve jetĂ«sore, shkruan noa.al. NĂ« kĂ«tĂ« periudhĂ« keni energji shumĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« nĂ« raport me muajin e lĂ«nĂ« pas.

Peshqit

Kjo e martë do të jetë tejet pozitive ku situatat do të vijnë gjithnjë duke u përmirësuar. Në dy ditët në vijim ndikimi tranzit i Hënës në shenjën tuaj do të sjellë zgjidhje të mira.

The post Horoskopi 12 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

Vrasje me armë zjarri në Prishtinë, viktima dërgohet pa shenja jete në spital

✇Albeu
By: M C

Një vrasje raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Hajvali të Prishtinës. Sipas mediave të Kosovës viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pa shenja jete. Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka konfirmuar se viktima kishte plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

“NĂ« QKUK ka ardhur i vdekur me plagĂ« nga arma e zjarrit”, ka deklaruar Syla.

Ndërkohë autoritetet janë duke zhvilluar hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

The post Vrasje me armë zjarri në Prishtinë, viktima dërgohet pa shenja jete në spital appeared first on Albeu.com.

Rastet kur thonjtë janë tregues shëndeti, mos neglizhoni këto shenja

✇Albeu
By: M C

Sinjalet që na dërgon trupi, kur diçka nuk shkon mirë, nuk duhet të lidhen domosdoshmërisht me dhimbjet.

Disa shenja mund tĂ« jenĂ« “tĂ« heshtura” e sĂ«rish tĂ« lidhen me problemet tĂ« caktuara shĂ«ndetĂ«sore. NĂ«se deri tani kemi shkruar rreth sĂ«mundjeve qĂ« mund tĂ« dalloni pĂ«rmes syve, nĂ« kĂ«tĂ« artikull do tĂ« listojmĂ« problemet qĂ« lidhen drejtpĂ«rdrejtĂ« me thonjtĂ«! BĂ«ni mirĂ« mos tĂ« tregoheni indiferentĂ« ndaj kĂ«tyre shenjave,

Zverdhja e thonjve

“Kjo mund tĂ« ndodhĂ« natyrshĂ«m me moshĂ«n,” thotĂ« Dr Anthony. “Por mund tĂ« ndodhĂ« gjithashtu si pasojĂ« e llakut tĂ« thonjve,akrilikut apo cigares”.NjĂ« nga shkaqet e tjera kryesore tĂ« thonjve tĂ« verdhĂ« Ă«shtĂ« infeksioni fungal. Sa mĂ« shumĂ« tĂ« pĂ«rkeqĂ«sohet infeksioni, aq mĂ« tĂ« verdhĂ« dhe mĂ« tĂ« hollĂ« bĂ«hen thonjtĂ« tuaj. NĂ« raste mĂ« tĂ« rralla thonjtĂ« e verdhĂ« mund tĂ« jenĂ« shenjĂ« e njĂ« gjendjeje mĂ« serioze si probleme me tiroidet, mushkĂ«ritĂ« ose diabet.

Thonj të plasaritur e të brishtë

Ky problem Ă«shtĂ« mĂ« se i zakontĂ« dhe ka disa shkaqe tĂ« mundshme. “ThonjtĂ« e brishtĂ« mund tĂ« thyhen lehtĂ«sisht nĂ«se ata janĂ« tejet tĂ« hidratuar. “Kjo mund tĂ« ndodhĂ« pas ditĂ«ve tĂ« plazhit, nĂ«se duart janĂ« nĂ« kontakt tĂ« shpeshtĂ« me ujin apo thjesht nga lagĂ«shtia”

Thonj me vija paralele

Nëse thonjtë priren të lakohen dhe të formojnë vija paralele kjo gjë mund të lidhet me sëmundjet e veshkave apo mëlçisë.

Thonjtë e nxirë: Mjekët dermatologë dhe alergologë kanë identifikuar raste kur thonjtë ndryshojnë ngjyrën e zakonshmë në një ngjyrë te errët. Në këtë rast thonjte tregojnë se trupi nuk po merr mjaftueshëm oksigjen. Ju mund të keni shqetësime me mushkëritë apo me zemrën.

ThonjtĂ« “lugĂ«â€

“ThonjtĂ« LugĂ«â€ i referohen zakonisht thonjve tepĂ«r tĂ« hollĂ« tĂ« cilĂ«t kanĂ« njĂ« pamje tĂ« shtypyr. Kjo Ă«shtĂ« zakonisht shenjĂ« e anemisĂ« dhe mangĂ«sisĂ« sĂ« hekurit.

Petëzimi i thonjve

Nëse për thonjtë e petëzuar fajësoni produktet kozmetike, xhelin apo manikyrin ka ardhur momenti të mësoni shkakun e vërtetë që fshihet pas këtij problemi. Thonjtë e petëzuar janë një shenjë që trupi po ju jep në momentin kur nivelet e manganit bien ndjeshëm.

Mangani është një mineral thelbësor që luan një rol të rëndësishëm në proceset e shumta biologjike në të gjithë trupin. Ky mineral aktivizon enzimat që ndihmojnë në metabolizmin e karbohidrateve, aminoacideve, dhe kolesterolit. Dhe pse trupi juaj ka nevojë vetëm për një sasi shumë të vogël të manganit, është vlerësuar se më shumë se 37% e njerëzve nuk plotësojnë dozat e rekomanduara ditore për mangan.

Trupi i njeriut përmban rreth 15-20 mg mangan. Ai mund të gjendet në kocka, mëlçi, veshka, pankreas, dhe veshka. Ky mineral është thelbësor për formimin e indit lidhor, koagulimit të gjakut, dhe hormonet seksuale. Mungesa e manganit mund të shkaktojë një shumëllojshmëri komplikimesh shëndetësore e ndër to përmendim dhe thonjtë e petëzuar.

Thonjtë që thyhen shpejt: Thonjtë e brishtë që thyhen shpejt lidhen me shëndetin e gjendrës tiroide. Ndërsa kur janë të verdhe dhe thyhen shpejt, me shumë mundësi janë shkaktuar nga një infeksion fungal.

The post Rastet kur thonjtë janë tregues shëndeti, mos neglizhoni këto shenja appeared first on Albeu.com.

Shkaktarë të ndezjes së zjarreve, arrestohet një person! Nis hetimi për dy të tjerë

✇Albeu
By: M C

Një person është vënë në pranga, ndërsa dy të tjerë janë nën hetim, pasi akuzohen si shkaktarë të ndezjeve të zjarreve në zona të ndryshme të vendit.

AKTUALITET KRYESORE TË FUNDIT
Shkaktarë të ndezjes së zjarreve, arrestohet një person! Nis hetimi për dy të tjerë
11/08/2025 20:33

Një person është vënë në pranga, ndërsa dy të tjerë janë nën hetim, pasi akuzohen si shkaktarë të ndezjeve të zjarreve në zona të ndryshme të vendit.

Lukovë-Ndalohet një 43-vjeçar që shkaktoi zjarr nga pakujdesia, duke hedhur cigaren në tokë.
“SpecialistĂ«t pĂ«r Hetimin e Krimeve tĂ« Komisariatit tĂ« PolicisĂ« HimarĂ« bĂ«nĂ« ndalimin pĂ«r veprat penale “ShkatĂ«rrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor” dhe “ShkatĂ«rrimi i pronĂ«s nga pakujdesia”, pĂ«r shtetasin B. A., 43 vjeç, banues nĂ« fshatin LukovĂ«. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, mĂ« datĂ« 10.08.2025, nĂ« vendin e quajtur “Lapardha”, pasi ka konsumuar cigare, e ka hedhur nĂ« tokĂ« dhe nga pakujdesia ka shkaktuar zjarr, ku si pasojĂ« e pĂ«rhapjes sĂ« flakĂ«ve janĂ« djegur 30 rrĂ«njĂ« ullinj, si edhe njĂ« sipĂ«rfaqe toke me shkurre dhe ferra”, njofton policia.

Bolenë-Procedohet penalisht një 34-vjeçar, i dyshuar për djegien e një sipërfaqeje toke me shkurre, bimësi dhe pisha:
“Po nga specialistĂ«t pĂ«r Hetimin e Krimeve tĂ« Komisariatit tĂ« PolicisĂ« HimarĂ«, pas veprimeve hetimore, u referuan materialet nĂ« Prokurori dhe nisi procedimin penal pĂ«r veprĂ«n penale “ShkatĂ«rrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, pĂ«r shtetasin E. T., 34 vjeç, banues nĂ« fshatin BolenĂ«. Ky shtetas dyshohet se mĂ« datĂ« 09.08.2025, nĂ« afĂ«rsi tĂ« varrezave tĂ« fshatit, ka ndezur zjarr pĂ«r pastrimin e kullotĂ«s qĂ« kishte nĂ« pĂ«rdorim dhe si pasojĂ« e pĂ«rhapjes sĂ« flakĂ«ve Ă«shtĂ« djegur njĂ« sipĂ«rfaqe me shkurre, ferra dhe disa pisha”, raportojnĂ« blutĂ«.
Tragjas-Procedohet penalisht një 58-vjeçar, i dyshuar për djegien e një sipërfaqeje toke me bimësi:
“SpecialistĂ«t pĂ«r Hetimin e Krimeve tĂ« Stacionit tĂ« PolicisĂ« Orikum referuan materialet nĂ« Prokurori dhe nisĂ«n procedimin penal pĂ«r veprĂ«n penale “ShkatĂ«rrimi i pronĂ«s me zjarr”, pĂ«r shtetasin G. Gj., 58 vjeç, banues nĂ« fshatin Tragjas. Ky shtetas dyshohet se Ă«shtĂ« autori i zjarrvĂ«nies sĂ« datĂ«s 08.08.2025, nĂ« fshatin Tragjas, ku u dogj njĂ« sipĂ«rfaqe me bimĂ«si”, thuhet nĂ« njoftimin e policisĂ«.
Materialet procedurale për këto raste i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

The post Shkaktarë të ndezjes së zjarreve, arrestohet një person! Nis hetimi për dy të tjerë appeared first on Albeu.com.

Presidenti iranian: Rindërtimi bërthamor pa bisedime me SHBA-në, i kotë

✇Albeu
By: M C

Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, ka paralajmëruar se shteti i tij përballet me përshkallëzim konflikti me Shtetet e Bashkuara, nëse nuk ndiqet rruga e diplomacisë.

Duke folur me udhĂ«heqĂ«s mediash mĂ« 10 gusht, Pezeshkian i ka kritikuar kundĂ«rshtarĂ«t e bisedimeve me Uashingtonin pĂ«r programin bĂ«rthamor tĂ« Teheranit, duke thĂ«nĂ« se Shtetet e Bashkuara do t’i sulmojnĂ« sĂ«rish objektet bĂ«rthamore iraniane, nĂ«se ato rindĂ«rtohen.

SHBA-ja i është bashkuar fushatës ajrore të Izraelit kundër Iranit më 22 qershor, duke bombarduar qendrat bërthamore, Fordov, Natanz dhe Isfahan me bombarduesit B-2 dhe raketa Tomahavk.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thĂ«nĂ« se qendrat bĂ«rthamore iraniane janĂ« “shkatĂ«rruar plotĂ«sisht”.

Pezeshkian ka thĂ«nĂ« se dorĂ«zimi “nuk Ă«shtĂ« nĂ« natyrĂ«n tonĂ«â€, por as grindjet nuk do ta çojnĂ« Teheranin askund.

“TĂ« supozojmĂ« se nuk dĂ«shironi tĂ« negociohet, atĂ«herĂ« çfarĂ« dĂ«shironi tĂ« bĂ«ni? TĂ« shkoni nĂ« luftĂ«?”, ka pyetur Pezeshkian.

Deklaratat e tij i ka kritikuar menjëherë agjencia e lajmeve Tasnim, e cila shërben si krah i Gardës Revolucionare Islamike.

“Kur armiqtĂ« t’i dĂ«gjojnĂ« kĂ«to fjalĂ«, çfarĂ« vendimi do tĂ« marrin ata dhe çfarĂ« bindjesh do tĂ« krijojnĂ« pĂ«r Iranin? Qartazi, pĂ«rshtypja e vetme Ă«shtĂ« pĂ«r ‘dobĂ«sinë’ iraniane”, ka shkruar Tasnim nĂ« njĂ« editorial.

Sipas agjencisĂ«, qĂ«ndrimi i presidentit iranian e tregon njĂ« shtet “tĂ« dobĂ«t dhe tĂ« dĂ«shpĂ«ruar”.

Hossein Shariatmadari, kryeredaktor i agjencisë Kayhan, dhe i emëruar nga lideri suprem Iranian, Ayatollah Ali Khamenei në atë pozitë, e ka kritikuar Pezeshkianin për synimet e tij që të diskutojë me Uashingtonin.

Ai ka pretenduar, pa ndonjĂ« dĂ«shmi, qĂ« Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli “e kanĂ« pranuar hapur humbjen” nĂ« luftĂ«n 12-ditore nĂ« qershor dhe qĂ« Uashingtoni “e ka lutur” Iranin pĂ«r tĂ« biseduar.

Muajin e kaluar Irani ka zhvilluar bisedime me fuqitë evropiane lidhur me programin e vet bërthamor.

Zyrtarët iranianë kanë thënë se bisedimet do të vazhdojnë, por pa treguar datën e re.

QeveritĂ« evropiane kanĂ« paralajmĂ«ruar qĂ« nĂ«se nuk arrihet pĂ«rparim i rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« bisedimet mes Teheranit dhe Uashingtonit deri nĂ« fund tĂ« gushtit, ata do t’i rivendosin sanksionet e Kombeve tĂ« Bashkuara kundĂ«r Iranit – veprim qĂ« Irani e ka pĂ«rshkruar si “dhĂ«nie fund” tĂ« rolit tĂ« EvropĂ«s nĂ« kapitullin bĂ«rthamor.

Irani dhe SHBA-ja ishte planifikuar të zhvillonin rundin e ri të bisedimeve më 15 qershor, mirëpo takimi është anuluar për shkak të luftës.

Dy palĂ«t ende nuk janĂ« pajtuar pĂ«r t’u takuar. Teherani deklaron se nuk mund t’i besojĂ« Uashingtonit, ndĂ«rsa ShtĂ«pia e BardhĂ« vĂ« nĂ« pikĂ«pyetje nĂ«se ka logjikĂ« tĂ« zhvillohen bisedime, duke marrĂ« parasysh dĂ«min qĂ« u Ă«shtĂ« shkaktuar qendrave bĂ«rthamore iraniane./REL

The post Presidenti iranian: Rindërtimi bërthamor pa bisedime me SHBA-në, i kotë appeared first on Albeu.com.

Mësoni kur dhe si të shihni shiun e meteorëve Perseid, fenomeni i vitit që nuk duhet humbur

✇Albeu
By: M C

Shiu i meteorëve Perseid pritet të arrijë kulmin në mesin e gushtit dhe konsiderohet më i miri i vitit.

NASA thotë se njerëzit mund ta shohin shiun e meteorëve në netët e 12 dhe 13 gushtit.

NASA tha se këtë vit, një Hënë e plotë 84% në natën e pikut do të pengojë shikueshmërinë. Ndërsa disa meteorë të ndritshëm mund të jenë ende të dukshëm në orët para agimit.

MundĂ«sia mĂ« e mirĂ« pĂ«r t’i parĂ« ato do tĂ« jetĂ« midis mesnatĂ«s dhe agimit, me kohĂ«n optimale qĂ« bie midis orĂ«s 2 dhe 3 tĂ« mĂ«ngjesit sipas orĂ«s lokale.

Burimi i Perseideve janë mbeturinat nga kometa 109P/Swift-Tuttle.

Kur këta shkëmbinj hapësinorë që lëvizin me shpejtësi hyjnë në atmosferën e Tokës, mbeturinat hasin rezistencë të re nga ajri dhe nxehen shumë, duke u djegur përfundimisht.

Nuk keni nevojë për pajisje speciale për të parë shirat e ndryshëm të meteorëve që shkëlqejnë çdo vit, vetëm një pikë larg dritave të qytetit.

The post Mësoni kur dhe si të shihni shiun e meteorëve Perseid, fenomeni i vitit që nuk duhet humbur appeared first on Albeu.com.

“Lufta e UÇK nĂ« Maqedoni nuk ishte e pastĂ«r”/ Deklarata e Mickoskit ndez debate nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut

✇Albeu
By: M C

Zv.Kryeministri i MaqedonisĂ« sĂ« Veriut Izet Mexhiti pak ditĂ« mĂ« parĂ« nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« protestĂ«s qĂ« u mbajt nĂ« PrishtinĂ« kundĂ«r GjykatĂ«s Speciale tĂ« HagĂ«s deklaroi se Lufta e UÇK-sĂ« nĂ« KosovĂ«, ajo nĂ« PreshevĂ« si dhe nĂ« Maqedoni ka qenĂ« e drejtĂ«, e arsyeshme dhe e pastĂ«r.

“QĂ«ndrimi im ka qenĂ« dhe ngelet parimor dhe i palĂ«kundur: Lufta e UÇK-sĂ« nĂ« KosovĂ«, ajo nĂ« PreshevĂ« si dhe nĂ« Maqedoni ka qenĂ« e drejtĂ«, e arsyeshme dhe e pastĂ«r!” tha Mexhiti.

Por deklarata e Mexhiti u kundërshtua nga kryeministri i RMV-së, Hristian Mickoski. Ky i fundit deklaroi për gazetarët se lufta nuk mund të jetë e arsyeshme dhe e drejtë teksa anëtarët e MPB-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes u vranë në mënyrë tinëzare në një pritë. Madje Mickoski u bëri thirrje të gjithë politikanëve të arsyeshëm të mos luajnë kartën e (partisë opozitare shqiptare) BDI-së dhe atyre që duan të na kthejnë 25 vjet prapa.

Reagime ka pas edhe nga BDI, ku thuhet se deklarata e Kryeministrit pĂ«r LuftĂ«n e UÇK-sĂ« Ă«shtĂ« fyerje e drejtpĂ«rdrejtĂ« pĂ«r shqiptarĂ«t dhe pĂ«r historinĂ« e drejtĂ« tĂ« demokracisĂ« nĂ« vend. Sipas BDI Lufta e UshtrisĂ« Çlirimtare KombĂ«tare ka qenĂ« e drejtĂ«, e shenjtĂ« dhe vendimtare pĂ«r demokratizimin e shtetit.

“Deklarata e Kryeministrit pĂ«r LuftĂ«n e UÇK-sĂ« Ă«shtĂ« fyerje e drejtpĂ«rdrejtĂ« pĂ«r shqiptarĂ«t dhe pĂ«r historinĂ« e drejtĂ« tĂ« demokracisĂ« nĂ« vend. Lufta e UshtrisĂ« Çlirimtare KombĂ«tare ka qenĂ« e drejtĂ«, e shenjtĂ« dhe vendimtare pĂ«r demokratizimin e shtetit, pĂ«r kthimin e paqes, pĂ«r trajtimin e barabartĂ« tĂ« tĂ« gjitha komuniteteve dhe pĂ«r arritjen e MarrĂ«veshjes PaqĂ«sore tĂ« Ohrit, marrĂ«veshje qĂ« vetĂ« Kryeministri sot e sulmon, si me platformĂ«n e tij politike, ashtu edhe me praktikat e pĂ«rditshme tĂ« qeverisjes” – thuhet nĂ« deklaratĂ«n e BDI.

The post “Lufta e UÇK nĂ« Maqedoni nuk ishte e pastĂ«r”/ Deklarata e Mickoskit ndez debate nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut appeared first on Albeu.com.

Zelensky ‘i pĂ«rgatitur tĂ« lĂ«shojĂ« territor’ sipas marrĂ«veshjes sĂ« paqes

✇Albeu
By: M C

Volodymyr Zelensky është i përgatitur të lëshojë territorin e mbajtur nga Rusia si pjesë e një marrëveshjeje paqeje, sipas raportimeve.

Presidenti ukrainas u tha udhëheqësve evropianë se territori ukrainas i sekuestruar nga Rusia që nga pushtimi i paligjshëm i Vladimir Putinit në shkurt 2022 mund të jetë në tryezë, raportoi The Daily Telegraph.

Por Zelensky u bëri thirrje vendeve evropiane të kundërshtojnë çdo zgjidhje të propozuar nga presidenti i SHBA-ve Donald Trump që do të shihte Kyiv-in të dorëzonte tokën që Ukraina ende mban.

Kjo do tĂ« thoshte t’i jepte RusisĂ« kontrollin e territorit qĂ« ka okupuar nĂ« Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia, Kherson dhe Krime.

The post Zelensky ‘i pĂ«rgatitur tĂ« lĂ«shojĂ« territor’ sipas marrĂ«veshjes sĂ« paqes appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Momenti i shumëpritur erdhi, Cristiano Ronaldo i propozon për martesë Georgina Rodriguez

✇Albeu
By: M C

Romanca mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez ka hyrë në një kapitull të ri. Një ndër çiftet më të dashur dhe famshëm, që prej vitesh është në qendër të vëmendjes, duket se e ka zyrtarizuar dashurinë me një propozim martese.

Georgina mĂ« nĂ« fund ka publikuar nĂ« Instagram njĂ« foto ku shihet dora e saj me njĂ« unazĂ« gjigante diamanti, teksa mban dorĂ«n e futbollistit. Krahas imazhit, ajo shkroi “SĂ­, quiero. En esta y en todas”, “Po, dua. NĂ« kĂ«tĂ« jetĂ« dhe nĂ« tĂ« gjitha).

Cristiano dhe Georgina janë së bashku që nga viti 2016, kur Georgina punonte në një dyqan Gucci në Madrid dhe Cristiano hyri për të bërë pazar dhe kanë krijuar një familje të madhe së bashku.

The post FOTO/ Momenti i shumëpritur erdhi, Cristiano Ronaldo i propozon për martesë Georgina Rodriguez appeared first on Albeu.com.

“30 vatra aktive nĂ« 24 orĂ«t e fundit”/ NdĂ«rhyhet nga toka e ajri pĂ«r tĂ« shuar flakĂ«t, priten dhe 2 helikopterĂ« nga Emiratet Arabe

✇Albeu
By: M C

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar sĂ«rish lidhur me situatĂ«n e zjarreve nĂ« vendin tonĂ«. GjatĂ« orĂ« tĂ« fundit janĂ« regjistruar 30 vatra zjarri, ku mĂ« problematike paraqitet situata nĂ« zonat e Poliçanit, Finiqit, FushĂ« ArrĂ«zit, te “Syri i KaltĂ«r” nĂ« SarandĂ«, HimarĂ«, por edhe nĂ« KrujĂ«, MirditĂ«, Gramsh, TepelenĂ«.

NĂ« operacion janĂ« aktivizuar 1 avion ‘Canadair’ nga Kroacia, 2 avionĂ« PZL nga Greqia, 1 Black Hawk (Republika Çeke), 1 Black Hawk nga Sllovakia, 2 Black HaĂ«k nga Forcat e Armatosura tĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe Pritet tĂ« operojnĂ« 2 Black HaĂ«k nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Informacion mbi situatën e zjarreve në vend

Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 30 vatra zjarri aktive në zonat:

Qarku Vlorë

Bashkia Finiq – Zjarri ka kaluar nĂ« fshatin Krane, njĂ«sia administrative Mesopotam. Kjo vatĂ«r Ă«shtĂ« pĂ«rballĂ« Syrit tĂ« KaltĂ«r. NĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« janĂ« problematikĂ« fshatrat Krane, Krongj dhe LeshnicĂ« e poshtme. NĂ« terren po operojnĂ« 3 mjete zjarrfikĂ«se me 12 efektivĂ« tĂ« MZSH Finiq, tĂ« ndihmuar nga FA me 4 mjete zjarrfikĂ«se dhe 30 fefektivĂ« tĂ« FA, 1 grup FNSH. NĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« ka operuar edhe Helikopteri i ForcĂ«s Ajrore tĂ« FA si dhe 2 avionĂ« grekĂ« PZL, 1 helikopter çek dhe 1 sllovak.

Parku “RĂ«zom” – maja e “LucĂ«s”, njĂ«sia Vergo – Terren i thyer, e pamundur ndĂ«rhyrja me mjete tokĂ«sore. NĂ« vendngjarje punonjĂ«s tĂ« AdZM.

Bashkia HimarĂ« – fshatrat BolenĂ« dhe TĂ«rbaç – Zjarri nĂ« pyll me pisha. NĂ« terren: 3 mjete zjarrfikĂ«se, 10 efektivĂ« MZSH HimarĂ« e VlorĂ«, forca vullnetare dhe 20 efektivĂ« tĂ« FA.

Fshati LukovĂ« – TĂ« angazhuar nĂ« operacion 3 mjete zjarrfikĂ«se me 11 efektivĂ« MZSH HimarĂ« e SarandĂ«, avioni Canadair kroat, 1 mjet zjarrfikĂ«s me 3 efektivĂ« MZSH Fier.

Fshati Ninat, Bashkia Konispol – Zjarri me drejtim nga fshati BistricĂ«. NĂ« terren 2 mjete dhe 19 punonjĂ«s.

Qarku Lezhë

Fshati Malaj i EpĂ«rm, Bashkia MirditĂ« – Zjarri izoluar, nĂ« monitorim nga 6 efektivĂ« MZSH, 6 forca pyjore, 17 forca bashkiake, 2 vullnetarĂ«.

Fshati Kolsh, Bashkia LezhĂ« – Zjarr nĂ« sipĂ«rfaqe pyjore, 2 mjete zjarrfikĂ«se LezhĂ« dhe 1 nga Mirdita.

Qarku Dibër

Mali i Allushit, Bashkia Klos – Zjarri Ă«shtĂ« sĂ«n kontroll, digjen trungje brenda vatrĂ«s. Po punohet nga 6 efektivĂ« MZSH dhe 1 mjet zjarrfikĂ«s.

Mali i KovashicĂ«s, Bashkia BulqizĂ« – Vatra nĂ« monitorim nga 2 mjete zjarrfikĂ«se me 7 efektivĂ« MZSH.

Fshati Kabe, Bashkia Dibër.Vatra e zjarrit po zhvillohet në sipërfaqe me shkurre, ferra, barishte dhe bimësi të ulët, në kah të fshatit. Në terren janë angazhuar 1 mjet zjarrfikës dhe 6 efektivë zjarrfikës.

Qarku Berat

Vijon zjarri në bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike.
Zjarri ka kaluar mbi ujësjellësin, pranë një grupi banesash dhe pranë qytetit tek Azili i të Moshuarve. Situata është përkeqësuar në fshatin Plirëz, Poliçan dhe po evakuohen banorët. Në vendngjarje po punojnë MZSH Poliçan 3 mjete, 15 efektivë dhe 2 mjete, 10 efektivë Berat, 60 forca të ushtrisë si dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë të policisë. Në mbështetje të situatës është edhe Helikopteri i Forcës Ajrore.

Fshati RehovĂ«, Bashkia Poliçan – Zjarr pranĂ« banesave, njĂ« banesĂ« 2-katĂ«she ka marrĂ« flakĂ«. Po kryhet evakuim.

Fshati BackĂ«, Bashkia Skrapar –Po punohet pĂ«r shmangiene rrezikut pĂ«r banesat.

Qarku Tiranë

Mali i Bërzhitës, Bashkia Tiranë, po punohet për shuarjen e zjarrit.

Fshati StĂ«rbeg, Bashkia RrogozhinĂ« –Forcave zjarrfikĂ«se vendore u janĂ« bashkuar edhe pĂ«rforcime nga Peqini.

Fshati Okshtun, Bashkia RrogozhinĂ« –Zjarri nĂ« sipĂ«rfaqe me shkurre e ferra Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« nĂ«n kontroll. Po punohet pĂ«r shuarjen e plotĂ« tĂ« vatrĂ«s.

Fshati Peqinaj, Bashkia KavajĂ« – Avioni Canadair kroat nĂ« operim.

Fshati Hajdaraj, Bashkia KavajĂ« – Drejt shuarjes, angazhuar 1 mjet dhe 7 forca.

Zona Arbanë, Bashkia Tiranë. Zjarri ka marrë përmasa, por aktualisht, në terren po veprojnë 20 forca zjarrfikëse me 6 mjete, të mbështetura nga 8 forca të APR-së, 8 forca të Policisë Bashkiake si dhe 5 forca të Policisë së Shtetit. Në këtë vatër zjarri ka shkuar edhe një helikopter Canadair kroat.

Qarku Durrës

Mali i Krujës, Bashkia Krujë, ku pati riaktivizim të zjarrit në pyll pishe, 15 forca operacionale dhe mbështetje nga policia gjatë aksionit për shuarjen e vatrës.

Fshati Barkanesh, Bashkia Krujë. Terreni vështirëson punën.

Qarku Gjirokastër

Rreziku nga zjarri ka kaluar në fshatin Lekël të Tepelenës, pa shkaktuar pasoja për banorët apo banesat e tyre.

Zjarri vijon të jetë aktiv në dy drejtime: poshtë fshatit, në drejtim të fshatit Hormovë, si dhe lart, në faqen e malit të Golikut.

Forcat zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosura janë të angazhuara në terren dhe po punojnë me intensitet për izolimin e vatrës së zjarrit.

Qarku Elbasan

Në fshatrat Mukaj dhe Sojnik, Bashkia Gramsh. Në terren MZSH Gramsh dhe 25 efektivë të FA.

Qyteti CĂ«rrik – ËshtĂ« arritur tĂ« izolohet zjarri nĂ« shkurre. Po mbahet nĂ« monitorim nga 20 efektivĂ« e 2 mjete zjarrfikĂ«se.

Fshati Hotolisht, Bashkia Librazhd. Forcat po punojnë me intensitet për të shmagur rrezikun për banesat.

Qarku Shkodër

Zona Koderboks, Bashkia Shkodër. Monitorim nga forcat e pyjores dhe zjarrfikësit.

Fshati Stajkë, Bashkia Vau Dejës. Era favorizon flakët, 1 mjet zjarrfikës në terren.

Qyteti PukĂ« – Situata nĂ« kontroll. NĂ« terren janĂ« 2 mjete zjarrfikĂ«se dhe forca policore.

Fshati Xath, Bashkia Fushë Arrëz. sore. Situata është e vështirë dhe zjarri ka marrë përmasa. Po evakuohen banorët.

Qarku Kukës

Fshati Gegaj, Bashkia TropojĂ« – Pa rrezik pĂ«r banesat. TĂ« angazhuara janĂ« 7 forca MZSH, 15 pyjore, 1 emergjenca civile, 18 forca bashkiake, policĂ« dhe 20 vullnetarĂ«.

Mjete ajrore që kanë operuar sot:

1 Canadair (Kroacia)

2 avionë PZL (Greqi)

1 Black Hawk (Republika Çeke)

1 Black Hawk (Sllovakia)

2 Black Hawk (Forcat e Armatosura të Shqipërisë)

Pritet të operojnë:

2 Black Hawk (Emiratet e Bashkuara Arabe)

The post “30 vatra aktive nĂ« 24 orĂ«t e fundit”/ NdĂ«rhyhet nga toka e ajri pĂ«r tĂ« shuar flakĂ«t, priten dhe 2 helikopterĂ« nga Emiratet Arabe appeared first on Albeu.com.

Aksident i rĂ«ndĂ« nĂ« tunelin e “RrugĂ«s sĂ« Arbrit”, raportohet pĂ«r disa tĂ« pl*gosur

✇Albeu
By: M C

NjĂ« aksident i rĂ«ndĂ« ka ndodhur pasditen e sotme nĂ« RrugĂ«n e Arbrit, brenda tunelit tek “Ura e VashĂ«s”.

Bëhet me dije se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur disa persona, të cilët më pas janë dërguar me urgjencë në spitalin e Burrelit.

The post Aksident i rĂ«ndĂ« nĂ« tunelin e “RrugĂ«s sĂ« Arbrit”, raportohet pĂ«r disa tĂ« pl*gosur appeared first on Albeu.com.

❌