MM: 7 vatra zjarri ende aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri
TIRANĂ, 8 gusht /ATSH/ GjatĂ« orĂ«ve tĂ« fundit, nĂ« vend janĂ« evidentuar gjithsej 13 vatra zjarri, prej tĂ« cilave 6 janĂ« shuar plotĂ«sisht, ndĂ«rsa 7 vijojnĂ« tĂ« jenĂ« aktive.
Si rezultat i ndërhyrjeve intensive nga toka dhe ajri, është bërë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e gjashtë vatrave, ndërkohë që për pjesën tjetër po vijon puna me intensitet për neutralizimin e tyre.
Në qarkun e Vlorës, situata paraqitet më e rënduar. Në fshatin Navaricë, zjarri është spostuar në drejtim të malit mbi fshat. Në Leshnicë të Poshtme, pas ndërhyrjeve tokësore dhe ajrore, është shmangur rreziku për banesat.
Në ndihmë të forcave në terren kanë ndërhyrë helikopteri i Forcës Ajrore dhe dy avionët Fireboss të ardhur nga Suedia, të cilët kanë realizuar gjithsej 44 hedhje uji nga ajri.
Po në këtë qark, në fshatin Tragjas, një tjetër vatër zjarri është aktive në një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët. Në këtë zonë po operojnë 17 efektivë të MZSH Vlorë dhe 3 punonjës të Shërbimit Pyjor. Deri më tani nuk raportohet rrezik për banesat.
Edhe në qarkun e Fierit, konkretisht në fshatin Lofkënd, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër, situata vijon të jetë nën vëzhgim.
Megjithë izolimin e pjesës më të madhe të vatrës, zjarri mbetet aktiv në dy pika, në pjesën jugore dhe veriperëndimore, ku për shkak të terrenit të vështirë është e pamundur ndërhyrja nga toka. Aktualisht, në këtë zonë po vijon ndërhyrja nga ajri me avionin kroat të tipit Canadair.
Në qarkun e Lezhës, një vatër tjetër zjarri është aktive në fshatin Malaj Epërm, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe pyjore me pishë, lis, shkurre dhe bimësi të dendur, në një terren të vështirë që nuk lejon përdorimin e mjeteve ujëhedhëse. Në terren janë angazhuar 33 forca operacionale të strukturave vendore, të cilat po punojnë për krijimin e brezave ndarës në mënyrë që të pengohet përhapja e mëtejshme e flakëve. Sipërfaqja e përfshirë nga zjarri vlerësohet paraprakisht në 10 hektarë, ndërkohë që aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.
NĂ« qarkun e DibrĂ«s, nĂ« vendin e quajtur âMali i Allushitâ nĂ« fshatin Plan i BardhĂ«, bashkia Klos, Ă«shtĂ« riaktivizuar njĂ« vatĂ«r e shuar disa ditĂ« mĂ« parĂ«. MegjithatĂ«, falĂ« reagimit tĂ« shpejtĂ«, zjarri Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« nĂ«n kontroll dhe nuk pĂ«rbĂ«n rrezik pĂ«r pĂ«rhapje apo pĂ«r banesat.
Në qarkun e Elbasanit, në fshatin Lleshaj, njësia administrative Poroçan, bashkia Gramsh, zjarri është shfaqur në një zonë pyjore me dushqe në një terren të vështirë dhe të largët, në kufi me bashkinë Përrenjas. Pas ndërhyrjeve të vazhdueshme gjatë ditës, vatra është izoluar plotësisht dhe aktualisht mbahet nën monitorim nga punonjës të Shërbimit Pyjor për të shmangur riaktivizimet e mundshme.
Ndërkohë, edhe në qarkun e Tiranës, konkretisht në malin e Bërzhitës, në njësinë administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë, një vatër zjarri është aktive në një sipërfaqe me bimësi të dendur. Në terren janë angazhuar 15 forca të MZSH Tiranë, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve. Edhe në këtë zonë nuk raportohet rrezik për banesat.
Autoritetet po vijojnë monitorimin e situatës në gjithë territorin, ndërkohë që ndërhyrjet ajrore dhe tokësore po kryhen me kapacitet të plotë për të vënë nën kontroll të gjitha vatrat e mbetura aktive.
/a.f/
The post MM: 7 vatra zjarri ende aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.