Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

E rëndë në Cërrik/ Një person gjendet pa shenja jete, për çfarë dyshohet

✇Albeu
By: V K

Këtë të mërkurë, një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Shtërmen të Cërrikut, ku një shtetas rreth 65-vjeç, i identifikuar si G.B., dyshohet se është mbytur aksidentalisht në një kanal vaditës.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, trupi i pajetë i të moshuarit është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nuk dihen ende detaje të tjera në lidhje me dinamikën e ngjarjes, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet.

The post E rëndë në Cërrik/ Një person gjendet pa shenja jete, për çfarë dyshohet appeared first on Albeu.com.

Endri Shabani: Mandati le t’i kalojë Adriatik Lapajt, e kam toleruar si individ, por na e ka dredhur

✇Albeu
By: V K

Kreu i “Nismës Thurrje”, Endri Shabani, ka folur së fundmi lidhur me atë çfarë është duke ndodhur brenda koalicionit të tyre, ky fajtori i vetëm sipas tij është Adriatik Lapaj i cili prej fillimit nuk ka mbajtur fjalën e tij.

I ftuar në studion e “News 24”, Shabani u shpreh se “çështja e mandatit”, ka kërkuar që të zgjidhej dhe të dyja palët të binin dakord, mirëpo është përballur nga Lapaj dhe mbështetësit e tij me kërcënime.

Duke theksuar se së fundmi i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që mandati i deputetit t’i kalojë Lapajt, Shabani thekson se daja i tij, Zeqir Kordhoni mori vendimin për mos hequr dorë nga mandati pasi përgjatë gjithë fushatës zgjedhore ishte dëshmitar i sjelljes së kreut të “Nismës Shqipëria Bëhet”, i cili sipas tyre kishte në dorë “frenat” dhe merrte vetë vendimet.

“Zeqiri është familjari im ka marrë në dorë nëj veprim që unë nuk do ja kisha rekomanduar. E ka marrë individualisht. Ka bërë një letër me shkrim dore dhe e ka dorëzuar. E kam marrë në telefon kemi folur i kam thënë kush është situata dhe ai më ka thënë mund të tallet me ju po jo me mua”, tha ai.

“Në fillim tha po pastaj e dorëhoqi pastaj tha s’jam dakord. Gjatë gjithë kësaj kohe prodhoi një zhgënjim. Ne nuk vendosim kujt i takon mandati, ne mbajmë premtimet që kemi dhënë, ky është ndryshimi për klasën e vjetër politike. Çështja ishte që ne të vendosnim një standart tjetër. Unë e kam toleruar si indvidi, se ishte marrëdhënia e Lapajt me qytetarët.

Ky tha do jap dorëheqjen dhe e drodhi. Si ti them unë Zeqirit që do japësh dorëheqjen, por ky që është lider nuk e mbajti fjalën. Në këtë situatë por edhe në një klimë tensioni që ka n qenë që para fushatës pas fushatë, brenda koalicionit se anëtarët e Nismës Thurrje janë ndjerë të zhgënjyer. Adriatiku nuk pyeste për asgjë, po vendoset e kush do fliste dhe ku do flisnin”, tha Shabani duke theksuar më tej se betejën nuk duhet ta kenë me njëri-tjetrin, por me klasën e vjetër politike për të cilët tha se nuk duhet të bëhen si ata.

Ndërkohë më tej, kreu i “Nismës Thurrje” foli me emra dhe mbiemra ku drejtoi gishtin nga familjari i Lapajt, i cili e kishte marrë në telefon dhe e kishte kërcënuar.

“Arjanit Rexhepa janë disa vëllezër më kanë marrë në telefon tërhiqu më kanë thënë se ka dhe me pahir…ky sillet si pronari i mandatit kthjellohu pak se jemi shumë dhe nuk do e lëmë me kaq”, tha Shabani më tej.

The post Endri Shabani: Mandati le t’i kalojë Adriatik Lapajt, e kam toleruar si individ, por na e ka dredhur appeared first on Albeu.com.

Akuzat për shpifje ndaj biznesmenes Vilma Nushi, GJKKO shpall të pafajshme Albana Vokshin

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme, ka shpallur të pafajshme deputeten e PD-së, Albana Vokshi, për akuzat e ngritura ndaj saj për shpifje lidhur me biznesmenen Vilma Nushi, për çështjen e konsensioneve në shëndetësi dhe aferën e chek upp.

Biznesmenja Vilma Nushi, përmes avokatëve të saj paditi në GJKKO, Albana Vokshi për deklaratat e saj në Komisionin Hetimior për koncesionet në Shëndetësi.

Sipas deputetes së PD-së, biznesmenia ka përfituar përmes akteve korruptive, si divident rreth 1.5 milionë euro.

Sipas opozitës, Vilma Nushi, në cilësinë e pronares së dy kompanive, e cila është pjesë e koncesionit të Check Up, “është përfituese indirekte dhe direkte (ka përfituar rreth 1.5 mln Euro nga dividenti”),

The post Akuzat për shpifje ndaj biznesmenes Vilma Nushi, GJKKO shpall të pafajshme Albana Vokshin appeared first on Albeu.com.

Albina Kelmendi shpërthen ndaj Eglit: Kënga e Adem Jasharit bastardohet duke u kënduar me…

✇Albeu
By: V K

Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ka ndezur debat të madh, duke nxitur reagimin e menjëhershëm të këngëtares së njohur Albina Kelmendi.

Pamjet tregojnë këngëtaren Egli Tako, duke interpretuar këngën patriotike “Mora fjalë” të legjendës Shkurte Fejza, gjatë një performance në një klub nate, e veshur në një mënyrë që shumë e kanë cilësuar si të papërshtatshme për natyrën e këngës.

Albina, e ripostoi videon në rrjetet e saj sociale, duke e shoqëruar me komentin:

M’falni edhe mu që po e bëj share. Uroj që kjo të jetë një montazh i keq!”.

Në një tjetër reagim që po qarkullon bashkë me videon, ndjekësit kanë përdorur tone sarkastike, duke shkruar:

“Adem Jashari dhe Shkurte Fejza, na falni. Na falni që një këngë kaq e madhe për ne, bastardohet duke u kënduar në brekë”.

 

 

Një pjesë e ndjekësve mbështesin reagimin e Albinës, duke e cilësuar të drejtë mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, ndërsa të tjerë e shohin si një debat mbi lirinë artistike dhe mënyrën se si brezat e rinj e interpretojnë artin.

Deri tani, Egli Tako, nuk ka reaguar publikisht ndaj kritikave, por diskutimi vazhdon të zgjerohet në rrjet

The post Albina Kelmendi shpërthen ndaj Eglit: Kënga e Adem Jasharit bastardohet duke u kënduar me… appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Santiago Malkos/ SPAK kërkon dënime të rënda për të pandehurit: 32 vite burg për Leonard Dukën

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka shpallur sot konkluzionet përfundimtare në gjyqin për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019 në Tiranë.

Organi i akuzës ka kërkuar dënime të rënda për gjashtë të pandehur, të cilët akuzohen për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal dhe për një sërë veprash të rënda penale.

SPAK kërkon:

32 vite burg për Leonard Dukën

25 vite për Erlis Dukën

32 vite burg për Fatmir Hyseni

22 vite burg për Aleksandër Manxhakun

23 vite burg për Oltian Loga

23 vite burg për Dritan Agaj

Ata akuzohen për “Vrasje me Paramendim”, “Armëmbajtje pa leje”, “Trafik Narkotikësh”, vepra këto të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Për Lonard Dukën, është kërkuar që dënimi të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Më herët, për vrasjen e Malkos, i njohur si krahu i djathtë i Ervis Matinajt, janë dënuar në një proces të ndarë edhe Blendi Teta dhe Ilir Selmani.

The post Vrasja e Santiago Malkos/ SPAK kërkon dënime të rënda për të pandehurit: 32 vite burg për Leonard Dukën appeared first on Albeu.com.

Hetimet për inceneratorin e Elbasanit/ Policia arreston vëllain e deputetit të PS: Iu gjet municion luftarak (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë, në kuadër të hetimeve për aferën e inceneratorit të Elbasanit, policia ka konfirmuar arrestimin e vëllait të deputetit socialist Saimir Hasalla, Denis Hasalla.

Policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa, mes tyre edhe në atë të Hasallës, ku është zbuluar një sasi municioni të paautorizuar.

Denis Hasalla, mban aktualisht funksionin e drejtorit të Kabinetit në Bashkinë e Peqinit.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar lidhjen e mundshme të tij, me hetimin për inceneratorin apo ndonjë vepër tjetër penale.

Njoftimi i policisë:

Strukturat për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për lejimin e kontrollit në disa banesa, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasve:

-B. Ç., 36-vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një armë e ftohtë;

-D. H., 35-vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Hetimet për inceneratorin e Elbasanit/ Policia arreston vëllain e deputetit të PS: Iu gjet municion luftarak (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Hidhet shorti i raundit të tretë në Champions/ Francezët përballë Benfikës, futbolistët shqiptarë i presin sfida interesante

✇Albeu
By: V K

Është hedhur shorti për raundin e tretë në Ligën e Kampioneve. Francezët e Nisë, do të presin Benfikën ndërsa Fejenordi luan kundër Fenerbahçes.

Skuadra ku luan Ardon Jashari, Klub Bryzh mund të përballet me Salcburgun ose SK Bran.

Fituesi i çiftit Rejnxhërs-Panathinaikos, mund të luajë kundër skuadrës që fiton mes Viktoria Plzen ose Servete.

SHORTI

SK Bran ose Salcburg kundër Klub Bryzh

Rejnxhërs ose Panathinaikos kundër Viktoria Plzen ose Servete

Nisë kundër Benfikës

Fejenord kundër Fenerbahçe

The post Hidhet shorti i raundit të tretë në Champions/ Francezët përballë Benfikës, futbolistët shqiptarë i presin sfida interesante appeared first on Albeu.com.

Rama në takimin me pedagogët: Jemi Atdheu i plagjiaturës s’e fshehim dot, mbyllëm doktoraturat se ishin kot, doktorantët e rinj shpresoj të mos jenë berberë

✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama, është shprehur se Shqipëria është Atdheu i plagjiaturës, duke theksuar se ky është një fakt që nuk fshihet dot.

Rama deklaroi se plagjiatura është i vetmi element që mbeti pa adresuar, ndërsa preku edhe çështjen e mbylljes së doktoraturave.

Kreu i qeverisë deklaroi se doktoraturat se ishin kot, duke dhtuar se “doktorantët e rinj janë në proces, shpresoj mos jenë berberë”.

Edi Rama: Ndërkombëtarizimi ka filluar patjetër, po jep disa rezultate, por jemi larg. Nëse nuk do të pranojmë që jemi larg, nuk do të ecim dot më shpejt përpara.

Jemi larg, ambicia jonë duhet të jetë shumë më e madhe dhe pajtimi ynë me të shkuarën, në kuptimin se çfarë kemi bërë është një çështje për ta vendosur në tryezë.

Në momentin që e lëmë këtë punë, fillojmë i themi vetes ‘ja se bëra, këtë e atë’. Po përsa kohë jemi në këtë punë, asgjë s’kemi bërë. Duhet të bëjmë më shumë, të bëjmë diçka ndryshe, të shpikim çdo ditë se përndryshe nuk e çojmë dot punën me shpejtësi përpara. Plagjiatura që ky është Atdheu i plagjiaturës këtë e dimë shumë mirë, apo jo, ta fshehim tani.

U bë zhurmë e madhe, gjithë ajo lëvizja e madhe atëherë, pakti për universitetin, i vetmi element që mbeti pa adresua është plagjiatura. Është fakt, jo opinion. Jo se duhet ta adresojë vetë subjekti, jo po se duhet të ketë reflektim nga autori i plagjiaturës. Plagjiatura nuk është e adresuar siç duhet, të jemi realistë.

Patjetër që i bëmë një mbyllje dhe jo të shkurtër doktoraturave, se më mirë djepi bosh se shejtani brenda, Doktoratura kot, tani ka rifilluar me gjasën se disa gjëra janë vendosur në vijë, por edhe sot që flasim i kemi në proces ato doktorantët e rinj që do të vijnë, që shpresoj të jenë doktorantët dhe jo berberë.

The post Rama në takimin me pedagogët: Jemi Atdheu i plagjiaturës s’e fshehim dot, mbyllëm doktoraturat se ishin kot, doktorantët e rinj shpresoj të mos jenë berberë appeared first on Albeu.com.

Hetimet për inceneratorin e Elbasanit/ Pritet arrestimi i disa zyrtarëve, kontrollohet edhe banesa e administratorit të “ECO-ELB”, Leli Kraja

✇Albeu
By: V K

Në kuadër të një hetimi penal për abuzim financiar me inceneratorin e Elbasanit dhe Eco Alb,    Prokuroria e Elbasanit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndërmarrë një operacion të gjerë kontrollesh, me urdhër të Prokurorisë dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës së Elbasanit, janë ushtruar gjatë mëngjesit të sotëm 14 kontrolle në banesa të zyrtarëve dhe përfaqësuesve të përfshirë.

Gjithashtu, policia ka bastisur edhe shtëpinë e administratorit të kompanisë koncesionare “ECO-ELB”, Leli Kraja.

Në fokus të hetimeve, janë gjithashtu disa zëvendëskryetarë bashkish të Qarkut Elbasan, si dhe drejtorë juridikë dhe të Financave, të cilët dyshohet se kanë pasur rol aktiv në marrëdhëniet institucionale dhe financiare me kompaninë që menaxhon mbetjet urbane.

Kontrollet zhvillohen në një moment kur Prokuroria ka përfunduar fazën e marrjes në pyetje të 43 personave, të cilët janë thirrur për të dhënë shpjegime lidhur me funksionimin dhe menaxhimin financiar të inceneratorit.

Hetimi është regjistruar për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Keqmenaxhimit të mbetjeve”, ndërsa burime pranë Policisë së Elbasanit bëjnë me dije se hetimi ka avancuar ndjeshëm.

Pritet që në ditët në vijim të ketë masa sigurie ndaj disa zyrtarëve lokalë, për shkak të dyshimeve për abuzim me fonde publike në bashkëpunim me kompaninë “ECO-ELB”.

Hetimi, që është konsideruar voluminoz dhe kompleks, është hapur në vitin 2024, dhe ka kaluar në fazën e analizës së marrëdhënieve institucionale dhe financiare mes kompanisë “ECO-ELB” dhe tetë bashkive të qarkut Elbasan.

Bëhet fjalë për pagesa të kryera për katër lloje shërbimesh, përfshirë dhe procesin e djegies së mbetjeve, i cili sipas hetimeve është kryer pjesërisht, për periudha të kufizuara, ose nuk është kryer fare, ndonëse pagesat janë realizuar rregullisht.

Të dhënat zyrtare të transaksioneve sipas Prokurorisë janë si vijon.

Bashkia Gramsh, 72 transaksione, në vlerën e 209 milion lekëve të vjetra. Bashkia Librazhd, 65 transaksione, me vlerë 265 milionë lekë të vjetra.

Bashkia Prrenjas, 71 transaksione, në vlerën e 223 milion lekëve të vjetra. Bashkia Cërrik, 71 transaksione, me një shumë totale mbi 308 milion lekë të vjetra.

Për secilën nga këto bashki, po verifikohet nëse shërbimet e kontraktuara janë kryer realisht dhe në përputhje me kontratat.

Ndërsa kontrollet dhe verifikimet e dokumentacionit vijojnë, organet e drejtësisë po përqendrohen edhe në përgjegjësinë individuale të zyrtarëve që kanë firmosur kontratat dhe kanë urdhëruar pagesat.

Sipas burimeve të sigurta me hetimin, çështja pritet të zgjerohet më tej, ndërsa masa konkrete ndaj zyrtarëve të përfshirë pritet të merren në ditët në vijim.

Kjo është një tjetër çështje që shton dyshimet për abuzim me fondet publike në sektorin e menaxhimit të mbetjeve, duke vendosur sërish inceneratorët në qendër të vëmendjes së drejtësisë dhe opinionit publik.

Ndërkohë, situata mjedisore në Elbasan është rënduar ndjeshëm, pas një tjetër ngjarjeje të rëndë në fushën e mbetjeve, ku në muajin qershor të këtij viti, landfilli u përfshi nga flakët për disa ditë me radhë, duke shkaktuar ndotje masive të ajrit dhe shqetësim të madh për banorët përreth.

Djegia e mbetjeve dhe pamundësia për të kontrolluar situatën ngritën pikëpyetje serioze mbi funksionimin e inceneratorit dhe kapacitetet e tij reale.

Kjo ngjarje shërbeu si një nga nxitësit për thellimin e hetimit, për shkak të dyshimeve se shërbimet e kontraktuara për menaxhimin dhe djegien e mbetjeve nuk janë zbatuar siç parashikohet.

The post Hetimet për inceneratorin e Elbasanit/ Pritet arrestimi i disa zyrtarëve, kontrollohet edhe banesa e administratorit të “ECO-ELB”, Leli Kraja appeared first on Albeu.com.

Beteja Lapaj-Shabani për mandatin e Tiranës, “Shqipëria Bëhet”, sërish kërkesë në KQZ për miratimin e dorëheqjeve të listës së mbyllur

✇Albeu
By: V K

Teksa ende mbetet e paqartë se kush do të marrë mandatin e deputetit të qarkut Tiranë nga radhët e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, beteja verbale mes Adriatik Lapajt dhe kreut të Nismës Thurje Endrit Shabanit vijon.

Ditën e sotme, nënkryetarja e Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Dorina Prethi, është paraqitur në KQZ për të dorëzuar një kërkesë për miratimin e dorëheqjeve të listës së mbyllur të Tiranës.

Ajo u shpreh se votuesit e kanë ditur se koalicioni ka përdorur lista të mbyllura fiktive në zgjedhjet e 11 majit “për të garantuar garën e vërtetë në listat e hapura”.

Sakaq, ajo theksoi se “të gjithë kandidatët kanë hequr dorë nga kandidimi dhe nuk kanë qenë pjesë e garës, ndaj nuk mund të përfitojnë asnjë mandat”.

The post Beteja Lapaj-Shabani për mandatin e Tiranës, “Shqipëria Bëhet”, sërish kërkesë në KQZ për miratimin e dorëheqjeve të listës së mbyllur appeared first on Albeu.com.

Plagosja në Sarandë/ Policia zbardh detaje: Arma shkrepi pa dashje, kur 44-vjeçari goditi ish-efektivin me…

✇Albeu
By: V K

Policia ka dalë me një deklaratë zyrtare, në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e djehsme në Sarandë.

Uniformat Blu, bëjnë me dije se është shpallur në kërkim shtetasi E. G., 44-vjeç, i cili ka goditur me qytën e pistoletës ish- efektivin Adil Veli.

Sa u përket të shtënave me armë zjarri, policia sqaron se shkrepja e pistoletës ka qenë aksidentale.

“Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 20.07.2025, rreth orës 19:00, në lagjen nr. 4, Sarandë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. G., 44 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me qytën e pistoletës në pjesën e kokës shtetasin A. V., 56 vjeç, banues në Sarandë. Gjatë këtij momenti, dyshohet se arma ka shkrepur në mënyrë të pavullnetshme, pa shkaktuar pasoja. Vijon puna për kapjen e tij”, thuhet në njoftim.

 

The post Plagosja në Sarandë/ Policia zbardh detaje: Arma shkrepi pa dashje, kur 44-vjeçari goditi ish-efektivin me… appeared first on Albeu.com.

Astrologia Meri Gjini: Javë vendimtare për 2025-n e kësaj shenje

✇Albeu
By: V K

Një javë me aktivitete që ndihmohen nga vendosjet planetare. Nisim javën me Hënën te Binjakët, ku gjendet aty edhe Venusi.

Ky bashkim, ndihmon shumë për të zgjidhur çështje që i përkasin ekuilibrave emocionalë.

Nisim gjithashtu javën me një Uran në një hyrje shumë të bukur me Saturnin dhe në të kundërt me Neptunin.

Të lindurit në ditët e para të çdo shenje, i kanë të gjitha mundësitë për ta pasur të papriturën si faktor shumë favorizues.

Dashi
Nëse duan t’i marrin maksimumin kësaj periudhe, duhet të jenë të fokusuar. Sa më të qartë të jenë në profesion, aq më shumë rezultate të kënaqshme do të ndihen. Për ata që janë vigjilentë, do të kenë shanse shumë të mira për të hapur rrugën drejt pikës maksimale në ekonominë e tyre. Qëllimi i periudhës për Dashin është të ristrukturohet nga fillimi në karrierë.

Demi
Kjo hyrje e fortë e Uranit me Saturn-Neptun nxjerr në sipërfaqe dyzimin: aq sa duan të marrin riskun për të bërë ndryshimet, aq edhe hezitojnë dhe kanë pasiguri. Kjo për shkak të paqëndrueshmërisë në projektime që i kanë pasur për një kohë të gjatë. Ka ardhur koha të mendoni shumë seriozisht se çfarë korrigjimesh duhet të bëni në profesion, ku mund të aplikoni. Mërkuri në të kundërt do t’ju ndihmojë për korrigjime në punë.

Binjakët
Me tri hyrje të forta te ju. Nisur nga Hëna në qendër, që bën të mundur që familja dhe shtëpia të marrin ngjyrat më të bukura ose të zgjidhen problemet më të vështira që i përkasin dashurisë. Edhe për beqarët duket sikur shënohet fillimi i një periudhe shumë të mirë për njohje të reja dhe prurje të reja nga fati. Bashkimi i Hënës me Venusin nëse keni ndonjë çështje pagesash, vendoseni në agjendë që sot paradite.

Gaforrja
Kjo javë, pavarësisht se planeti i fatit ju bën të mos humbni optimizmin, nxjerr në pah çështje pagesash, detyrime ekonomike, kthim borxhesh ose lekësh nga çështje që janë bërë. Detyrimet ekonomike do të jenë stresi i ditës, por e sigurt është që do të ketë ndihma në drejtim të xhepit. Kujdes, duhet të jeni shumë tolerantë në ambientet profesionale, sepse lehtësisht mund të keqkuptoheni.

Luani
Mërkurin e kanë te vetja në një hyrje trekëndore me Venusin te Binjakët. Ka një tendencë për të rikthyer njerëz të së shkuarës në rutinë. Ka një tendencë për të zgjidhur problematika në çift që janë krijuar para disa kohësh. Dashuria ka momentin e vet dhe jep mundësi shumë të mira për Luanin. Është shenja më e favorizuar në dashuri. Zgjidhje të vogla në ekonomi do të jenë gjithashtu të favorizuara.

Virgjëresha
Kanë Marsin te vetja, ky Mërkur në hyrje shumë pozitive me Venusin. Është e sigurt që java ka lajme për ekonominë e tyre. Favorizohen shumë vështirësitë e vogla që shkaktojnë ankth. Ky Jupiter i ndihmon – ka mundësi shumë të mira që ankthi dhe stresi për çështjet e profesionit të zvogëlohet. Por arsye për të ankuar nga lodhja dhe agjenda do të kenë plot, pasi ky Mars e bën të përditshmen të lodhshme.

Peshorja
Duket sikur s’kanë çfarë bëjnë dhe trazojnë ujërat. Do të ishte mirë të merren me çështje të rëndësishme: shkresa, legalizime, dokumente, hipoteka. Vendosni prioritet çfarë keni të rëndësishme dhe mos u merrni me çfarë thonë të tjerët. Merrni iniciativa vetë. Bëjeni që sot, ndryshe do të analizoni emocione dhe do të ndiheni të padrejtë nga të tjerët.

Akrepi
Marsi i favorizon shumë në profesion dhe duket se do të gjejnë zgjidhjet e duhura. Mërkuri në një hyrje jo shumë komode sjell një vonesë në zgjidhje, por nuk e pengon rezultatin. Do ta arrijnë qëllimin pavarësisht rrugës me pengesa. Venusi ka të bëjë me kujdesin ndaj vetes, por jo me ngjyrat emocionale. Mërkuri në të kundërt i bën më të fjalëpakët se zakonisht.

Shigjetari
Të privilegjuarit e kohës për dashurinë, për martesën, për bebin, për marrjen e një vendimi për çati apo shtëpi. Shfrytëzojeni këtë periudhë deri në fillim të tetorit, pasi më pas do të zbehet ndihmesa nga fati deri në pranverën e ardhshme. Çfarë keni të rëndësishme për 2025, këtë javë do të jetë momenti që mund ta realizoni dhe që mund të shënojë 2025-ën tuaj. Qëndroni larg sporteve ekstreme.

Bricjapi
Në fazën ku ndodhen, me Jupiterin përballë, do të ndiejnë shumë ndihmesën e fatit. Çështjet që kanë pasur në familje duket se në mesjavë zgjidhen dhe lihen pas. Del prioritet vetja e tyre. Kjo periudhë shoqërohet me njohje të reja, miq me të cilët mund të kenë këmbime idesh shumë të mira në favor të punës.

Ujori
Favorizohen në drejtim të dashurisë. Erosi sentimental, raportet në çift apo çifte të reja do të kenë mundësi të evoluojnë dhe të zhvillohen. Ujorët që janë në lëvizje, që janë me pushime, do ta vërtetojnë shumë shpejt shijen e kësaj. Mbani sytë pak larg emocioneve në raportet profesionale – jo në ambientet profesionale, sepse mund të trazojnë ekuilibrat.

Peshqit
Është një periudhë ku e vetmja gjë që ju mban është siguria që kanë te njerëzit që duan dhe mbështetja e tyre. Pjesa tjetër shkakton luhatje, paqartësi dhe vazhdon të tregojë pasiguri në mënyrën se si ndihen në raport me fizikun, vlerat dhe aftësitë e tyre. Ky Venus, ndryshe nga shenjat e tjera, te Peshqit nxit anën e vështirë të dashurisë këtë javë, nxit hallet që vijnë nga dashuria. Peshqit e lindur në ditët e para favorizohen shumë në karrierë.

The post Astrologia Meri Gjini: Javë vendimtare për 2025-n e kësaj shenje appeared first on Albeu.com.

Sali Berisha: Altin Troplini po mbron Irena Dumanin, i mori 60 milionë lekë borxh gruas që i kishte marrë më parë burrin (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, kreu i PD, Sali Berisha, është paraqitur në SPAK këtë të hënë për të zbatuar masën ‘detyrim paraqitje’.

Ai është pritur nga qytetarë që e mbështesin jashtë godinës.

Pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, ai sërish hodhi akuza ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

DEKLARATA E BERISHËS NGA SPAK

Altin Troplini hapi dosjen për Irenën me 5 mbiemra pa emër. E kuptoni, ka hapur çështje penale pa emër. Ky është një krim, ky është një abuzim i madh me drejtësinë.

Irena me 3 apo 5 mbiemra është një delinkuente, e cila e ka vendin jo në drejtësi, por atje ku e meriton.

Por Altin Troplini me urdhër të Edi Ramës, bën çdo gjë t’i zgjasë kësaj qenie delinkuente qëndrimin në sistem duke u bërë bashkë me Altinin fytyra e vërtetë e reformës dhe sistemit.

Irena me 3 mbiemra është një mashtruese ordinere pasi ajo është shkarkuar në vitin 1996 për korrupsion nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe këtë ua ka mohuar avoketërve të mi.

Irena me 3 mbiemra që mbrohet me të gjitha mënyrat nga Altin Troplini është një delinkuente, e cila ka mashtruar në formularët e dekriminalizimit për të cilin ajo meriton largimin nga drejtësia dhe ndjekjen penale.

Por, prisni se është interesante, Irena Dumani, t’ia shtojmë një mbiemër të mbeti bosh mbiemri Dumani nga Troplini, Irena Dumani, fytyra e vërtetë e sistemit të drejtësisë, ka mashtruar në institucionin e deklarimit të pasurive dhe në veting origjinën e pasurisë.

Ajo për 60 milionë lekë paraqet si dokument borxhin ndaj gruas që i ka marrë edhe burrin.

Njëherë i merr burrin, pastaj i merr edhe borxhin, a keni dëgjuar ju ndonjëherë një eveniment të tillë të ndodhë?

Le të supozojmë se ka ndodhur, pra i merr borxhin gruas që i ka marrë burrin dhe i referohet në vitin 1996 kontrata e këtij viti i referohet Kodit Civil të vitit 2015.

Kodi thotë se kjo kontratë nënshkruhet në përputhje me nenin 801 të Kodit Civil, në një kohë kur Kodi Civil i vitit 1996 kishte 200 e pak nene.

Pra kjo është kryetarja e gjykatës speciale.

Irena Dumani, ta quajmë kështu më mirë se e kuptojnë më mirë njerëzit, është e dënuar me burg nga Gjykata e Janinës dhe këtë Irena Dumani e ka fshehur dhe ka thirrur Altin Troplinin tani në mbështetje që të thotë a jam unë apo nuk jam unë.

Pra tani Altin Troplini, do thotë se kjo e dënuara, për të cilën dëshmon vula apostile e Gjykatës së Janinës, do të thotë është Irena apo nuk është Irena.

Nuk është Maneku, por është Dumani.

E kuptoni ju se çfarë horrash janë këta? Sa të pafytyrë, sa të pamoral, se si e si të mbrojnë llumin në sistemin e drejtësisë.

Si të bëhen fytyra e shëmtuar e një sistemi.

Irena, të cilën Altin Troplini nuk guxon, ndonëse është paditur me emrin e Irena Dumanit, Altin Troplini nuk guxon të hapë padinë me emër, por që ta mbajë nja dy-tre vjet se do vërtetoj këtë apo atë, paçka se vula apostile tregon se Irena është dënuar me burg 3 muaj dhe këtë nuk e ka deklaruar në dokumentet e vetingut dhe deklarimit të pasurisë.

Irena ka marrë avokat dhe ka firmosur prokurë për ta përfaqësuar para drejtësisë greke në një kohë kur deklaron pafytyrësisht se nuk është dënuar kurrë. U deklaron gazetarëve se nuk është dënuar kurrë.

Dhe pikërisht mbi këtë bazë, Altin Troplini hap çështje penale, por jo me emër për Irena Gjokën, se po të hapej me emër, Irena Gjoka nuk mund të rrinte asnjë ditë të vetme në sistemin e drejtësisë.
Ajo ka kryer një seri veprash, ka mashtruar, është përzënë dhe është e dënuar me burg.

Ka fshehur, ka falsifikuar duke iu referuar Kodit të vitit 2015, për Kodin e vitit 1996 dhe ajo që është pastaj, që nuk them se në rrafshin ligjor, por në rrafshin moral, pasi i mori burrin, shkoi dhe i mori edhe 60 milionë lekë hua.

Ju e shihni pra se cilët janë individët që përfaqësojnë sistemin e ri të drejtësisë.

Janë njerëz të cilët nuk kanë asnjë moral ligjor, nuk zbatojnë asnjë kriter, asnjë standard.

Jam këtu për t’i denoncuar dhe do i denoncoj vazhdimisht.

 

The post Sali Berisha: Altin Troplini po mbron Irena Dumanin, i mori 60 milionë lekë borxh gruas që i kishte marrë më parë burrin (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Në zbatim të masës së sigurisë, Sali Berisha paraqitet në SPAK

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, kreu i PD Sali Berisha, ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme.

Berisha u paraqit në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij.

Ish-kryeministri Sali Berisha përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi – i cili ndodhet aktualisht në arrest shtëpie – dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave.

Ndërkohë, për dy të pandehurit e tjerë, Xhimi Begeja, ortak i Malltezit, dhe Andia Pustina, financiere në kompaninë “Homeplan”, prokuroria ka ngritur akuza për përfshirje në skema të pastrimit të parave.

The post Në zbatim të masës së sigurisë, Sali Berisha paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

Humb jetën pushuesi në Velipojë (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë, një ngjarje e rëndë është shënuar në plazhin e Velipojës, ku një pushues ka humbur jetën.

U bë me dije se Gjon Rroku, 81-vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi:

“Informacion paraprak/Rreth orës 09:30, në plazhin e Velipojës, shtetasi Gjon Rroku 81 vjeç, banues në fshatin Gur i Zi, sapo ka hyrë në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njoftoi policia.

The post Humb jetën pushuesi në Velipojë (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Zjarri në Shkopet/ Flakët përfshijnë sipërfaqe të mëdha, pritet ndërhyrja me helikopter

✇Albeu
By: V K

Vatra e zjarrit që ka përfshirë Shkopetin, është përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme.

Sipas raportimeve, zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe po vijon të përhapet edhe më shumë në pyje.

Ndërkohë, Forcat zjarrfikëse dhe ato të Ushtrisë ndodhen në terren, por izolimi i vatrave të zjarrit është i pamundur për shkak të terrenit.

Gjithashtu, pritet edhe mbërritje e helikopterit të Ushtrisë për të shuar flakët.

The post Zjarri në Shkopet/ Flakët përfshijnë sipërfaqe të mëdha, pritet ndërhyrja me helikopter appeared first on Albeu.com.

Zeqir Kordhoni: Lapaj na gënjeu, u soll si gangster, nuk e mbajti fjalën

✇Albeu
By: V K

Prej ditësh, mandati i vetëm i koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’, është kthyer në mollë sherri mes përfaqësuesve të këtij formacioni politik.

Fillimisht, ishte kandidati i renditur i 9 në listën e mbyllur Zeqir Kordhoni me një shkresë drejtuar KQZ-së, ku pretendoi mandatin e deputetit! Kjo ishte zanafilla e një debati të ashpër mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit (nipi i Kordhonit), të cilët nuk i kursyen as akuzat ndaj njëri-tjetrit.

Mbrëmjen e djeshme, Zeqir Kordhoni, ka hedhurn akuza ndaj Adriatik Lapajt.

Sipas tij, Lapaj i ka gënjyer, pasi pati premtuar se nëse koalicioni do të merrte vetëm një mandat, do të jepte dorëheqjen.

“Adriatiku na gënjeu! Unë jam njeri i thjeshtë me 1000 halle, por u angazhova në këtë fushatë se besova që po ndryshojmë Shqipërinë. Kur Adriatiku na dha llafin që po morëm vetëm një mandat, do jap dorëheqjen, e besova. Kam daë në diell e shi, mblodha firma, shpërndava fletëpalosje, organizova takime, kam ndejt pa gjumë në numërim për të ruajtur votat, vetëm që të fitonim. Siç kisha dhënë llafin, në 11 Maj firmosa dorëheqjen. Por, kur pashë që Adriatiku u fsheh dhe nuk po e mbante fjalën, u ndjeva i përdorur. Unë s’jam kalama që të tallet njeri me mua. Unë nuk ha bar”, komentoi Kordhoni në A2 CNN.

Më tej, Kordhoni ka deklaruar se Lapaj në vend që të reflektonte, u soll si gangster. Më tej ai tha se nuk do që të bëhet deputet por nuk do të lejojë që të shkelet më këmbë.

“Kur shkova në KQZ, Adriatiku në vend që të reflektonte, u soll si gangster. Unë nuk dua të bëhem deputet, por nuk mund të më shkelë njeri me këmbë. Adriatiku dhe të gjithë ta kuptojnë se nuk mund të tallen me njerëzit kështu. O thuaje fjalën dhe mbaje… ose (e dini vetë)”, tha Kordhoni.

The post Zeqir Kordhoni: Lapaj na gënjeu, u soll si gangster, nuk e mbajti fjalën appeared first on Albeu.com.

Keni bërë ushtri socialiste të shtetit/ Rama replika me ndjekësit, thumbon dhe Bashën: O Lul ku je mo artist, u bë shumë kohë që s’të shoh, nuk më ndoqe mbete te 7X7

✇Albeu
By: V K

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën Sy m’Sy, ka replikuar me një ndjekës, i cili iu drejtuar duke thënë që “keni bërë ushtri socialiste të shtetit”.

“Nëse ka një gjë që kemi bërë, jemi krenar për këtë është që kemi shmangur bërjen e një ushtrie socialiste të shtetit”, iu drejtua Rama, duke shtuar se në të kundërt s’do ishin në kushtet e negociatave me BE.

Rama thumboi edhe ish-kreun e PD-së, Lulzim Basha, duke u shprehur se, “O Lul ku je më artist u bë kohë që nuk të shoh, nuk më ndoqe që nuk më ndoqe”.

“Nëse ka një gjë që kemi bërë, jemi krenar për këtë është që kemi shmangur bërjen e një ushtrie socialiste të shtetit. Po të mos kishim bërë ndryshme, padiskutim me të gjitha të metat e veta, nuk do ishim në kushtet e negociatave me BE.

Askush nuk ka arsye të mendojnë për shumë të paktit që kuturisen të ndërtojnë pa leje, nuk janë ata pa të ardhura që kuturisen të ndërtojnë pa leje. Unë dhe ne jemi këtu për të menduar për shumicën dërrmuese, që nuk ndërtojnë pa leje dhe kërkojnë fundin e këtij fenomeni.

O lul ku je më artist u bë kohë që nuk të shoh, nuk më ndoqe që nuk më ndoqe, mbete tek 7 * 7, eh mër Lul”, shprehet Rama.

The post Keni bërë ushtri socialiste të shtetit/ Rama replika me ndjekësit, thumbon dhe Bashën: O Lul ku je mo artist, u bë shumë kohë që s’të shoh, nuk më ndoqe mbete te 7X7 appeared first on Albeu.com.

Po hiqni xhamat dhe po lini karriget, pse nuk e latë për pas verës/ Rama i përgjigjet qytetarëve: Është e shëmtuar të zaptosh hapësirat publike

✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama, doli në nj video live në “Facebook”, në rubrikë ‘Sy më Sy’ ku iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve, lidhur me aksionin për lirimin e hapësirave publike.

Rama u pyet nga komentuesit se pse po e bën pikërisht tani në sezonin e turistëve këtë aksion, që mund të dëmtojnë sipas tyre imazhin e Shqipërisë.

Rama tha se diçka e tillë është “teori kot pa asnjë lloj vlere”.

Pyetjet: Po hiqni xhamat dhe po lini karriget, ku janë hapësirat? Pse nuk e bëtë pas verës?

Rama: Nuk do shkojmë në ekstreme të kësaj natyre dhe do të arrijmë hap pas hapi të krijojmë një vijë të padukshme por të pranuar nga të gjithë ku 70% parimisht e trotuarit ku njerëzit do të ecin të jetë e lirë për njerëzit dhe 30% për shërbimet, bizneset, është komplet e natyrshme që të shërbehet edhe jashtë. Por nga ana tjetër është e shëmtuar që këto shërbime të kthehen në zaptime në presion dhe pamundësi për komunitetin… Teoria e turistëve është teori kot që nuk ka asnjë lloj vlere. Kush ishte qeveria që e lejoi këtë zaptim? Jemi në kushtet e një mobilizimi.

The post Po hiqni xhamat dhe po lini karriget, pse nuk e latë për pas verës/ Rama i përgjigjet qytetarëve: Është e shëmtuar të zaptosh hapësirat publike appeared first on Albeu.com.

Aksident tragjik/ Nëntë persona humbin jetën, mes tyre edhe dy fëmijë (FOTO)

✇Albeu
By: V K

Ditën djeshme, nëntë persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën në Ekuadorin perëndimor, pasi një kamion dhe një makinë u përplasën ballë për ballë.

Sipas mediave lokale, bëhet me dije se mes viktimave janë edhe dy fëmijë të moshës gjashtë dhe 11-vjeç.

“Dyshojmë për shkelje të korsisë“, u tha gazetarëve Juan Carlos Martillo, një hetues në Komisionin e Trafikut Ekuadorian.

Martillo tha se, duke pasur parasysh numrin e viktimave, supozohet se të paktën një nga automjetet mbante një numër të tepërt pasagjerësh.

Aksidentet rrugore janë ndër shkaqet kryesore të vdekjes në Ekuador.

Shifrat zyrtare tregojnë se vetëm midis janarit dhe majit 2025, pati 4,756 aksidente trafiku me 565 viktima në kombin e Amerikës së Jugut.

Vitin e kaluar pati rreth 2,300 vdekje në aksidente rrugore, ku mbi një e treta i atribuohen mungesës së përvojës ose pakujdesisë së shoferëve.

 

 

The post Aksident tragjik/ Nëntë persona humbin jetën, mes tyre edhe dy fëmijë (FOTO) appeared first on Albeu.com.

❌