Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Merr flakë banesa pranë Pazarit të Ri në Tiranë/ VIDEO

By: Oldi
10 July 2025 at 16:23

Pasditen e së enjtes është përfshirë nga flakët një banesë private në Tiranë, pranë zonës së Pazarit të Ri. Siç shikohet nga pamjet, flakët duket se kanë përfshirë gjithë banesën e cila po shkrumbohet. Nuk dihen ende pasojat e kësaj ngjarjeje, ndërsa forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes.

The post Merr flakë banesa pranë Pazarit të Ri në Tiranë/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara

9 July 2025 at 08:34

Kosova numëron gjithsej 581,095 banesa, prej të cilave 356,959 janë të banuara, ndërsa 207,165 banesa, ose 35.7%, janë të pabanuara.

Këto të fundit përfshijnë banesat e destinuara për shitje, dhënie me qira apo përdorime të tjera. Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin me të dhëna të detajuara për banesat dhe ndërtesat sipas komunave, në kuadër të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave 2024.

Ky publikim ofron një pasqyrë gjithëpërfshirëse mbi strukturën e banesave në nivel kombëtar dhe komunal, duke përfshirë tregues të rëndësishëm që ndihmojnë në analizimin e zhvillimeve në sektorin e banimit dhe planifikimin urban.

Sipas të dhënave të publikuara, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 581,095 banesa, nga të cilat 356,959 janë të banuara nga një ose më shumë banorë.

Ndërkohë, 207,165 banesa, që përbëjnë 35.7% të totalit, rezultojnë të pabanuara — përfshirë ato të destinuara për shitje, dhënie me qira apo përdorime të tjera.

“Raporti përfshin informacione të detajuara për: Numrin e përgjithshëm të banesave sipas komunave. Shpërndarjen e banesave në vendbanime urbane dhe rurale. Klasifikimin e banesave në të banuara dhe të pabanuara.

Llojin e furnizimit me ujë. Llojin e sistemit të shkarkimit të ujërave të zeza. Mënyrat e ngrohjes në banesa. Numrin e dhomave në banesat e zakonshme”. 08ac217e-59da-47b2-a933-f9da9d73a868.pdf

ASK thotë se këto të dhëna janë një burim i rëndësishëm për politikat zhvillimore, si dhe për hartimin e strategjive për përmirësimin e kushteve të banimit dhe menaxhimin e qëndrueshëm të hapësirës.

Analiza e shpërndarjes së banesave të banuara dhe të pabanuara shërben gjithashtu për të kuptuar trendët e zhvillimit urban dhe rural, duke ndihmuar komunat në planifikimin e nevojave të ardhshme për infrastrukturë dhe shërbime publike.

Kurse, çmimi i një metri katror të banesave në Prishtinë aktualisht sillet nga 1,200 deri në 2,500 euro.

Sipas të dhënave nga agjencitë imobiliare, një metër katror në kryeqytet kushton nga 1,200 euro deri në 2,500 euro, varësisht nga lokacioni, ndërtimi dhe cilësia e objektit.

Zonat më të shtrenjta mbeten qendra e qytetit, lagjja “Arbëria” dhe “Pejton”, ku çmimet shpesh e tejkalojnë kufirin prej 2,000 euro për metër katror.

Çmimi i banesave në Prishtinë arrin deri në 2,500 euro për metër

Në Zonën e Prishtinës së Re çmimi i një metri katror të banesave aktualisht është 1,200 euro. Në rrugën C, metri katror i një banese sillet nga 1,400 deri në 1,500 euro, ndërsa në rrugën B për ta blerë aktualisht një banesë duhet paguar 1,500 deri në 1,700 euro për metër katror. Dhe, pastaj vjen pjesa e kryeqytetit me zona ndjeshëm më të shtrenjta të banesave.

Zonat më të shtrenjta në kryeqytet janë qendra e qytetit, lagjja Arbëria dhe Pejtoni, ku çmimet shpesh tejkalojnë 2,000 euro për metër katror.

Sipas të dhënave statistikore të Agjencisë së Statistikave edhe sipas ndërtimtarëve është evidente ngritja e kostos së ndërtimit në muajt e deritashëm të 2025-tës.

Sipas të dhënave të publikuara nga ASK-ja të Indeksit të Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e parë (TM1) 2025, “kostoja e ndërtimit në Kosovë pati rritje për 1,7 për qind në tremujorin e parë të 2025-tës, krahasuar me tremujorin e fundit të 2024 -tës”. Ndërsa krahasuar me tremujorin e parë të sivjetshëm me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rritje për 6,5 për qind.

ASK-ja ka evidencuar se në këtë periudhë, pagat e punonjësve në sektorin e ndërtimtarisë janë rritur 2,4 për qind, ndërsa materialet e ndërtimit prej 1,9 për qind ishin ndikim në rritjen e kostos së ndërtimit, dhe shpenzimet e tjera në këtë sektor në tremujorin e parë janë rritur për 1,8 për qind.

Për 13 vjet – nga 2011-ta deri më 2024 – numri i banesave dhe shtëpive në Kosovë është rritur për 43 për qind.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se vendi, me rreth 1.6 milion banorë, ka 590 mijë banesa apo shtëpi të banueshme.

Të dhënat e dala nga regjistrimi i popullsisë, vitin e kaluar, tregojnë po ashtu se mbi 96 për qind e familjeve janë pronare të shtëpive ku jetojnë.

Vëzhguesit e këtij trendi thonë se mentaliteti i qytetarëve është që investimi në objekte banimi, siguron zgjidhje afatgjate për mirëqenien e familjes.

Çmimet e banesave në Kosovë nisën të rriten në vitin 2021, për shkak të çrregullimeve në tregjet ndërkombëtare të shkaktuara nga pandemia COVID-19. Me rritjen e çmimeve të materialeve ndërtimore, banesat u shtrenjtuan mbi 20%./ Monitor

The post Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara appeared first on Sot News | Lajme.

Berat/ Zjarret rrezikojnë banesat

By: user 8
6 July 2025 at 16:24

Dy vatra zjarri janë regjistruar këtë fundjavë në qarkun e Beratit duke shkaktuar dëme në sipërfaqe pyjore.

Një nga zjarret ka rënë në fshatin Mbrakull, Njësia Administrative Mbrakull, në Bashkinë Poliçan. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me pisha dhe vazhdojnë të përhapen për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta.

Ndërhyrja e zjarrfikësve është bërë e vështirë për shkak të terrenit malor, që nuk lejon futjen e mjeteve zjarrfikëse në zonë. Si pasojë, forcat zjarrfikëse po punojnë me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine për të lokalizuar dhe shuar flakët.

Një tjetër vatër zjarri është shënuar në fshatin Virjon, Njësia Administrative Otllak në Bashkinë Berat, ku dyshohet se shkaku ka qenë një defekt në linjën elektrike.

Zjarri rrezikoi tre banesa dhe parcela me dru frutorë, por falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës me dy mjete dhe gjashtë efektivë u bë e mundur lokalizimi dhe shuarja e flakëve, duke vënë situatën nën kontroll.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar gjatë ditëve të nxehta, pasi rreziku për zjarre mbetet i lartë, veçanërisht në zonat me pyje dhe bimësi të dendur.

The post Berat/ Zjarret rrezikojnë banesat appeared first on Lapsi.al.

Zjarr në Patos/ Flakët i afrohen depozitave të naftës, rrezikohen edhe banesat

By: Oldi
29 June 2025 at 20:11

Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme në kodrat me ullishte të fshatit Rërëz në bashkinë Patos. Të favorizuara nga era flakët janë përhapur me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe shkurre. Flakët iu janë afruar edhe banesave , një kabine elektrike dhe depozitave të vjetra të naftës. Operacioni për […]

The post Zjarr në Patos/ Flakët i afrohen depozitave të naftës, rrezikohen edhe banesat appeared first on BoldNews.al.

“4 ditë kërkime”, 15-vjeçarja dhe bashkëmoshatari i saj nga Korça gjenden në Tiranë

By: Besnik
29 June 2025 at 16:02

Policia e Shtetit ka arritur të lokalizojë dhe të gjejë dy të rinjtë që ishin larguar para 4 ditësh nga banesat e tyre në fshatrat Zvirinë dhe Leminot në Korçë.

Djali dhe vajza, të dy 15-vjeçarë, janë gjetur në kryeqytet, pas informacioneve të marra në rrugë operative nga policia e Maliqit, e cila në bashkëpunim me uniformat blu të Tiranës, ka mundur të gjejë të miturit që ishin larguar së bashku nga banesat e tyre.

Të miturit u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore, në afërsi të një qendre tregtare në Tiranë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “4 ditë kërkime”, 15-vjeçarja dhe bashkëmoshatari i saj nga Korça gjenden në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

‘Bum’ kreditimi për banesa dhe pasuri te paluajtshme/ Zbulohen shifrat qe japin bankat

26 June 2025 at 17:30

51% e totalit të kredisë të dhënë nga sektori bankar deri në fund të vitit 2024, për individët dhe bizneset, është dhënë për blerje banesash ose pasuri të tjera të paluajtshme.

Stoku total i kredisë në fund të vitit 2024 rezulton 779.5 miliardë lekë, ose afro 7.9 mld euro, ku kredia për biznesin vijon të zërë peshën kryesore me 60.3%, ndërsa pjesa tjetër është kredia për individët.

Ne raportin e fundit te nxjerre nga Banka Qendrore, deri në fund të vitit 2024, bankat kanë dhënë 400 miliardë lekë, ose 4 miliardë euro kredi për biznesit dhe individët për blerje pronash.

Ecuria flet për rritje te ndjeshme te saj, gjate dy viteve te fundit, çka detyroi Bankën e Shqipërisë që të ndërhyjë me disa kufizime rregullatore për kredinë hipotekore.

Në bazë të këtyre ndryshimeve, nga 1 korriku 2025 kreditë bankare për shtëpi do të kenë tavan në raport me vlerën e financimit për banesën, si edhe një tavan për kredinë në raport me të ardhurat e kredimarrësit.

The post ‘Bum’ kreditimi për banesa dhe pasuri te paluajtshme/ Zbulohen shifrat qe japin bankat appeared first on Sot News | Lajme.

Përfshihet nga flakët, shkrumbohet banesa dykatëshe në Korçë (FOTO)

By: V K
22 June 2025 at 11:34

Mëngjesin e sotëm, një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët në fshatin Vithkuq të Korçës.

Sipas të dhënave, mësohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në rrjetin elektrik, ç`ka ka djegur plotësisht objektin.

Nga flakët u përfshinë të dyja katet, ku njëri prej tyre shërbente si lokal dhe tjetri për banim.

Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, dëmet ishin të mëdha. Nga ana e policisë po punohet për të zbardhur rrethanat e plota.

 

The post Përfshihet nga flakët, shkrumbohet banesa dykatëshe në Korçë (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Zjarr pranë banesave në lagjen “Çlirim” në Lushnje, flakët vihen nën kontroll

18 June 2025 at 11:21

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe bar të thatë në lagjen “Çlirim” në periferi të qytetit të Lushnjes. Zjarri ka rënë në një zonë me banesa a private është vënë nën kontroll në kohë rekord nga zjarrfikësit e Lushnjes pasi rrezikonte banesat.

Kanë mbërritur edhe efektivët e rendit dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve. Në zonë është takuar energjia elektrike dhe është eleminuar rreziku i përhapjes së zjarrit. Pasi është vënë nën kontroll situata zjarrfikësit e Lushnjes kanë konstatuar tela të këputur të energjisë elektrike dhe dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e ndonjë shkëndije që ka këputur telat përcjellës. Kanë mbërritur dhe punonjësit e grupit të avarive të osshe Lushnje për riparimin e linjës elektrike që furnizon lagjen Çlirim në Lushnje.

The post Zjarr pranë banesave në lagjen “Çlirim” në Lushnje, flakët vihen nën kontroll appeared first on Sot News | Lajme.

Ligji i ri për banesat, Mazniku: Banorët bashkëpronarë të hapësirave kolektive, rritet cilësia e jetës

TIRANË, 16 qershor /ATSH/ Qeveria ka miratuar një ligj të ri për bashkëpronësinë në banesat kolektive, i cili synon përmirësimin e menaxhimit të hapësirave të përbashkëta dhe për të rritur cilësinë e jetës në komunitetet urbane.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, sqaroi sot në një intervistë për mediet ndryshimet që sjell ky ligj dhe ndikimin e tij në jetën e përditshme të qytetarëve.

Mazniku theksoi se deri më sot ka pasur paqartësi për elementet që konsiderohen si pronë e përbashkët. Sipas tij, pas privatizimit të banesave në fillim të viteve ’90, qytetarët blenë apartamentet, por fasadat, soletat, shkallët dhe pjesët e tjera të përbashkëta mbetën pa një status të qartë ligjor.

Ligji i ri e rregullon këtë situatë, duke i njohur të gjitha këto si bashkëpronësi të banorëve dhe duke vendosur detyrime të përbashkëta për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e tyre.

Ndryshimi ligjor parashikon gjithashtu krijimin e një “libri të bashkëpronësisë” nga ana e bashkive, një dokument zyrtar që përshkruan qartë hapësirat e përbashkëta dhe detyrimet përkatëse për secilin banor.

Ligji, sipas Maznikut, e forcon rolin e administratorit të pallatit, duke i dhënë mundësinë të regjistrohet me NIPT dhe të lëshojë fatura, të cilat përbëjnë titull ekzekutiv, që do të thotë se janë të detyrueshme për pagesë nga qytetarët. Në këtë mënyrë, theksoi ai, shmanget praktika e refuzimit për të kontribuar financiarisht për shërbime të përbashkëta.

Administratorët do të kenë të drejtë të hapin llogari bankare të posaçme për menaxhimin financiar të godinës, ku do të ruhen pagesat mujore për pastrim, mirëmbajtje, si dhe një fond rezervë për emergjenca apo projekte të veçanta.

Sipas Maznikut, ky model ka treguar se rrit ndjeshëm cilësinë e jetës në ato godina ku zbatohet, pasi hap rrugën për pjesëmarrje në projektet e bashkive dhe përmirësime të vazhdueshme në infrastrukturë.

/r.e/j.p/

The post Ligji i ri për banesat, Mazniku: Banorët bashkëpronarë të hapësirave kolektive, rritet cilësia e jetës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPAK po heton Maznikun/ Iu kontrollua banesa para zgjedhjeve, në fokus restoranti dhe tenderat

By: Ardit
15 June 2025 at 13:37

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari i lartë që është vënë nën hetim nga prokuroria e posaçme SPAK. Fillimisht hetimet ndaj Maznikut, janë fokusuar vetëm tek tenderat e bashkisë dhe nisur nga dyshime për abuzime me detyrën, SPAK dhe BKH-ja, kanë kryer 3 muaj para zgjedhjeve […]

The post SPAK po heton Maznikun/ Iu kontrollua banesa para zgjedhjeve, në fokus restoranti dhe tenderat appeared first on BoldNews.al.

Ngjarje tragjike/ Banesa përfshihet nga zjarri, humb jetën 9-vjeçarja dhe babai i saj, e motra në gjendje kritike

By: V K
9 June 2025 at 13:14

Mëngjesin e ditës së djeshme rreth orës 06:00, një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin e West Yorkshire në Angli, ku një zjarr i fuqishëm në një banesë, i ka marrë jetën një vajze 9-vjeçare dhe babait të saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën në mëngjes, kur policia u njoftua për flakët që përfshinë shtëpinë.

Dy vajzat e vogla të familjes, 9 dhe 11-vjeç, u dërguan menjëherë në spital. Fatkeqësisht, më e vogla nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë më vonë gjatë ditës.

Ndërkohë, vajza tjetër 11-vjeçare ndodhet në gjendje kritike.

Edhe babai i tyre mori ndihmë mjekësore në vendngjarje, por nuk arriti të mbijetojë.

Policia e West Yorkshire, ka konfirmuar se nuk ka prova që të tregojnë për ndonjë rrethanë të dyshimtë në lidhje me zjarrin.

Inspektori detektiv Paul Greatorex deklaroi:Ne po punojmë ngushtë me kolegët tanë në shërbimin e zjarrfikësve për të hetuar këtë incident tmerrësisht të trishtueshëm që ka rezultuar në humbjen e jetës së një babai dhe të bijës”.

Autoritetet kanë nisur hetime të zgjeruara dhe janë në kontakt me familjarët e viktimave, si brenda Mbretërisë së Bashkuar ashtu edhe jashtë saj, për t’u ofruar mbështetjen e nevojshme në këtë moment të vështirë.

“Ndërsa hetimet tona vazhdojnë, nuk besojmë se ka ndonjë element të dyshimtë rreth shkakut të zjarrit. Do të përgatisim një dosje për mjekun ligjor në kohën e duhur”, shtoi inspektori Greatorex.

Policia dhe shërbimi zjarrfikës, mbeten në vendngjarje për të siguruar çdo provë të mundshme që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post Ngjarje tragjike/ Banesa përfshihet nga zjarri, humb jetën 9-vjeçarja dhe babai i saj, e motra në gjendje kritike appeared first on Albeu.com.

‘Shkrihet’ familja në Angli/ Zjarri në banesë i merr jetën vajzës 9-vjeçare, dhe babait të saj

9 June 2025 at 12:50

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin e West Yorkshire në Angli, ku një zjarr i fuqishëm në një banesë i ka marrë jetën një vajze 9-vjeçare dhe babait të saj.

Dy vajzat e vogla të familjes, 9 dhe 11 vjeç, u dërguan menjëherë në spital. Fatkeqësisht, më e vogla nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë më vonë gjatë ditës. Ndërkohë, vajza tjetër 11-vjeçare ndodhet në gjendje kritike.

Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën në mëngjes, rreth orës 06:00, kur policia u njoftua për flakët që përfshinë shtëpinë. Edhe babai i tyre mori ndihmë mjekësore në vendngjarje, por nuk arriti të mbijetojë.

Policia e West Yorkshire ka konfirmuar se nuk ka prova që të tregojnë për ndonjë rrethanë të dyshimtë në lidhje me zjarrin. Inspektori detektiv Paul Greatorex deklaroi: “Ne po punojmë ngushtë me kolegët tanë në shërbimin e zjarrfikësve për të hetuar këtë incident tmerrësisht të trishtueshëm që ka rezultuar në humbjen e jetës së një babai dhe të bijës.”

Autoritetet kanë nisur hetime të zgjeruara dhe janë në kontakt me familjarët e viktimave, si brenda Mbretërisë së Bashkuar ashtu edhe jashtë saj, për t’u ofruar mbështetjen e nevojshme në këtë moment të vështirë.

“Ndërsa hetimet tona vazhdojnë, nuk besojmë se ka ndonjë element të dyshimtë rreth shkakut të zjarrit. Do të përgatisim një dosje për mjekun ligjor në kohën e duhur,” shtoi inspektori Greatorex.

Policia dhe shërbimi zjarrfikës mbeten në vendngjarje për të siguruar çdo provë të mundshme që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post ‘Shkrihet’ familja në Angli/ Zjarri në banesë i merr jetën vajzës 9-vjeçare, dhe babait të saj appeared first on Sot News | Lajme.

EMRAT/ Zbardhet vjedhja e 6 mln lekëve në Korçë, autorët detyruan djalin e pronarit t’i merrte nga kasaforta

8 June 2025 at 17:21

Policia e Korçës ka zbardhur një grabitje të regjistruar rreth dy vite më parë në fshatin Goskovë, ku dyshohet se janë grabitur rreth 6 milionë lekë të vjetra nga kasaforta e banesës së shteasit Artur Sejdarasi. Si autorë të kësaj ngjarje rezultojnë tre persona, ku një prej tyre rezulton nipi i mitur i Artur Sejdarasit. […]

The post EMRAT/ Zbardhet vjedhja e 6 mln lekëve në Korçë, autorët detyruan djalin e pronarit t’i merrte nga kasaforta appeared first on BoldNews.al.

Zjarri përfshin një banesë pranë zonës historike në Vlorë, dyshimet e para

6 June 2025 at 17:12

Një banesë pranë zonës historike në Vlorë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri ka shpërthyer si pasojë e një shkëndije elektrike në banesë. Menjëherë pas përhapjes së flakëve, banorët e zonës kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës, i cili ka ndërhyrë brenda pak minutash.

Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse dhe policia lokale, të cilat arritën të vendosnin situatën nën kontroll, duke shmangur përhapjen e flakëve në banesat përreth.

Ndërkohë, hetimet janë në vijim për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje.

The post Zjarri përfshin një banesë pranë zonës historike në Vlorë, dyshimet e para appeared first on Sot News | Lajme.

Identifikohen 3 autorë vjedhjesh në banesa dhe në lokale, arrestohen 2 prej tyre

By: V K
5 June 2025 at 08:23

Si rezultat i hetimeve të kryera mbi disa denoncime për vjedhje në banesa dhe biznese, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 2 në Tiranë, kanë mundësuar zbardhjen e autorësisë së katër rasteve.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë:

E. D., 20-vjeç, i dyshuar për përfshirje në vjedhjen e një banese dhe dy lokaleve gjatë periudhës maj-qershor;

A. K., 33-vjeç, i cili dyshohet se ka vjedhur një shumë parash ditën e djeshme në një banesë në fshatin Arbanë.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim shtetasi E. G., 21-vjeç, bashkëpunëtor i dyshuar në rastet e vjedhjeve me E. D.

Policia vijon punën për kapjen e 21-vjeçarit të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e rasteve të tjera të mundshme ku këta shtetas mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme ligjore.

The post Identifikohen 3 autorë vjedhjesh në banesa dhe në lokale, arrestohen 2 prej tyre appeared first on Albeu.com.

Gjirokastrës/ Gruaja i ikën nga banesa, bashkëshorti ngre alarmin në polici

By: Oldi
4 June 2025 at 12:59

Një 44-vjeçar nga fshati Nokov e Gjirokastrës i është drejtuar Policisë pas largimit të bashkëshortes së tij nga banesa. Sipas kallëzimit të bërë bashkëshorti, gruaja e tij me iniciale S. L., 39 vjeçe, është larguar nga shtëpia pa lënë gjurmë dhe ai nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen e saj. “Dje, ka kallëzuar shtetasi M. […]

The post Gjirokastrës/ Gruaja i ikën nga banesa, bashkëshorti ngre alarmin në polici appeared first on BoldNews.al.

Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë: 1 në 5 banesa të shitura u ble nga të huajt

By: fra nc
2 June 2025 at 15:28

Afro 1 në 5 apartamente në Shqipëri po blihen nga të huajt. Një vrojtim i Bankës Qendrore, në gjashtëmujorin e dytë të 2024, në 230 subjekte ndërtuese, tregoi se janë shitur 863 prona. Gjysma e këtyre shitjeve janë mbështetur nga kredi bankare, ndërsa 18% e banesave janë blerë nga jorezidentë, ku 77% i përkasin vendeve të Bashkimit Evropian.

Ndërtuesit dhe agjentët kanë përqendruar veprimtarinë e tyre kryesisht në zonat periferike të Tiranës, ku janë shënuar rritje të larta të çmimeve, por edhe të numrit të shitjeve. Në të njëjtën kohë, zonat bregdetare si Durrësi, Vlora dhe Saranda po tërheqin gjithnjë e më shumë interes, si nga blerësit vendas, ashtu edhe nga të huajt.

Kohëzgjatja e shitjes ka rënë ndjeshëm në kryeqytet në 7.1 muaj nga 9.7 që ishte më parë, duke reflektuar kërkesë të lartë dhe efikasitet në përmbylljen e transaksioneve.

Në zonat e tjera, koha mesatare për shitje është ulur në 11.6 muaj.

Përfaqësuesit e shoqërive ndërtuese dhe agjentët imobiliarë janë optimistë për të ardhmen. Ata presin rritje të mëtejshme të çmimeve dhe zgjerim të numrit të pronave për shitje, veçanërisht në Tiranë dhe në zonat bregdetare, më konkretisht 56 % presin qëndrueshmëri, 39% presin rritje të çmimit të banesave dhe vetëm 4% presin që këto çmime të ulen.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë: 1 në 5 banesa të shitura u ble nga të huajt appeared first on Euronews Albania.

Humbet në Durrës ish-ushtaraku me sklerozë, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

31 May 2025 at 13:47

Një i moshuar në Durrës ka humbur kontaktet me familjarët e tij dhe këta të fundit kërkojnë ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. Bëhet fjalë për Mark Gjon Caka, 79 vjeç, banor i lagjes 16 Durrës. Ai është larguar nga banesa që prej ditës së djeshme, rreth orës 15:00, dhe nuk është kthyer më […]

The post Humbet në Durrës ish-ushtaraku me sklerozë, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Tiranë, 48-vjeçari hidhet nga kati i dytë i banesës

31 May 2025 at 10:34

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një person dyshohet se është hedhur nga kati i dytë i banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Dafinave. Policia raporton se bëhet fjalë për shtetasin A. M., 48 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur dhe aktualisht ai ndodhet në spital, nën kujdesin […]

The post E rëndë në Tiranë, 48-vjeçari hidhet nga kati i dytë i banesës appeared first on BoldNews.al.

Për 7 milion lekë pension ushqimor, përmbaruesi i sekuestron shtëpinë

By: Mirgen
30 May 2025 at 21:18

Alfred Trimi është një qytetar që është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop”, pasi në 2018-ën ka zgjidhur martesën në gjykatë dhe gjykata ka caktuar, që duhet të paguante një pension ushqimor për fëmijët 200 mijë lekë të vjetra në muaj. Alfredi tregon se pagoi disa kohë dhe më pas nuk pati mundësi, pasi ra […]

The post Për 7 milion lekë pension ushqimor, përmbaruesi i sekuestron shtëpinë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌