Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Mirlind Daku në sekondat e fundit i shënon Zenitit, gjen golin sërish edhe Veldin Hoxha

Rubin Kazan ka arritur një barazim të jashtëzakonshëm në sekondat e fundit ndaj Zenitit, duke e mbyllur sfidën 2-2 pas një përmbysjeje dramatike.

Zeniti kaloi shpejt në epërsi me dy gola në pjesën e parë, përfshirë një nga penalltia, por skuadra nga Kazani nuk u dorëzua.

Veldin Hoxha ngushtoi rezultatin në minutat e para të pjesës së dytë me një gol të bukur me kokë – goli i tij i dytë në po aq ndeshje këtë sezon.

 

1-2 Hodza pic.twitter.com/RgxC90upGU

— RPL Sky (@RPLNews_eng) July 27, 2025

Në minutat shtesë, ishte Mirlind Daku që vulosi barazimin me një gol vendimtar, duke realizuar për herë të parë këtë edicion.

 

2-2 Daku pic.twitter.com/qY3lX02Nye

— RPL Sky (@RPLNews_eng) July 27, 2025

Sipas SofaScore, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht Mirlind Daku me notën 7.9, pasi përveç golit dominoi edhe në fushë.

Pas tij me paraqitje u vlerësua edhe Veldin Hoxha që nga SofaScore mori notën 7.7.

Dy shqiptarët ishin vendimtarë për pikën e rëndësishme që e çon Rubin Kazanin në kuotën e katër pikëve pas dy ndeshjeve. Në këtë takim startoi edhe Dardan Shabanhaxhaj. /Telegrafi/ 

The post Mirlind Daku në sekondat e fundit i shënon Zenitit, gjen golin sërish edhe Veldin Hoxha appeared first on Telegrafi.

Mascherano kritikon vendimin për dënimin e Messit: Askush nuk ankohet kur ai i mbushë stadiumet

Si Lionel Messi ashtu edhe Jordi Alba janë pezulluar me nga një ndeshje për shkak të mungesës së tyre në ndeshjen All-Star të MLS. 

Pas barazimit 0-0 të Inter Miamit ndaj Cincinnati, trajneri Javier Mascherano kritikoi MLS-në për pezullimin e Lionel Messit dhe Jordi Albas si ndëshkim për mungesën në All-Star Game. 

Trajneri argjentinas vuri në pikëpyetje mënyrën se si liga e menaxhoi situatën, veçanërisht pasi komisioneri Don Garber kishte lavdëruar publikisht ndikimin pozitiv të Messit në MLS ditën e mërkurë dhe kishte përmendur ngarkesën e madhe të dy lojtarëve si faktor. 

Megjithatë, pezullimet u konfirmuan të premten pasdite. 

“Me siguri më keni dëgjuar ta them shpesh. Është shembulli që u jap lojtarëve të mi, përqendrohuni te gjërat që mund të kontrolloni. Duhet të shfrytëzoj në maksimum burimet që kam në dispozicion”. 

“Nuk kam ardhur këtu për të kritikuar MLS-në apo rregullat e saj. Nuk jam aspak dakord me këtë vendim, por jemi përshtatur. E meritonim të fitonim, dhe tani shohim përpara”. 

Mascherano gjithashtu beson fort se pezullimi nuk do të ishte marrë nëse Inter Miami do të luante në transfertë dhe jo në shtëpi. 

 

“Nuk më pëlqen të flas për vendimet e të tjerëve, por është e çuditshme kur thuhet një gjë një ditë dhe ndodh e kundërta të nesërmen”. 

“Messi ka luajtur një numër të jashtëzakonshëm ndeshjesh. Kur bëhet fjalë për të shitur bileta apo për të mbushur stadiume, askush nuk ankohet”. 

“Por tani që kishim një ndeshje në shtëpi, ai pezullohet? Do të vepronin njësoj nëse do të luanim jashtë? Është zhgënjyese”, përfundoi ai./Telegrafi/

The post Mascherano kritikon vendimin për dënimin e Messit: Askush nuk ankohet kur ai i mbushë stadiumet appeared first on Telegrafi.

Hajduku i Splitit prezanton zyrtarisht Ron Raçin me një kontratë afatgjate

Mbrojtësi i talentuar kosovar, Ron Raci, është zyrtarisht lojtari më i ri i Hajduk Split, pas marrëveshjes së arritur me Prishtinën për transferimin e tij.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi kroat përmes një njoftimi zyrtar.

“HNK Hajduk dhe FK Prishtina kanë rënë dakord për transferimin e mbrojtësit 22-vjeçar Ron Raci, i cili ka nënshkruar një kontratë me të bardhët deri në verën e vitit 2029″, thuhet fillimisht në njoftim.

“Mbrojtësi i gjatë do t’i bashkohet menjëherë seancave stërvitore të ekipit të parë dhe do të veshë fanellën me numër 14 te Hajduku”.

“Sezonin e kaluar, Raci përjetoi afirmim të plotë në radhët e Prishtinës, ku ishte lojtari më i mirë i klubit. Në karrierën e tij si senior, ai bëri mbi 40 paraqitje zyrtare dhe shënoi tre gola me një asist”.

“Konfirmimi i cilësisë së tij të lojës erdhi në qershor në formën e një thirrjeje në ekipin kombëtar të Kosovës, kur ai bëri debutimin e tij zyrtar në një ndeshje kundër Komoreve”.

“Ron, mirë se erdhe në Hajduk. Të urojmë shumë fat, suksese dhe performanca të mira me fanellën e bardhë!”, përfundon njoftimi i klubit kroat /Telegrafi/

The post Hajduku i Splitit prezanton zyrtarisht Ron Raçin me një kontratë afatgjate appeared first on Telegrafi.

Dita kur Blendi Memaj e mësoi se është pranuar në Akademinë e Besiktasit

Blendi Memaj ishte i ftuari i radhës në “Arena e Yjeve”, që është prodhim i Telegrafit, ndërsa mbështete nga Golden Eagle dhe Air Munich.

Ish-futbollisti ka rrëfyer shumë gjëra interesante rreth karrierës së tij, ndër to edhe si u pranua në akademinë e Besiktasit.

“Edhe sot kur e kujtoj është një moment emocionues, pasi isha në lojë dhe mezi kam pritur ta njoftoj familjen” rrëfen Memaj në “Arena e Yjeve”.

“E mbaj mend që ishim në një garë që me njëfarë forme ishte jetë a vdekje – një moment vendimtar”.

“Ishte një trajner në grupmoshat U-16, dha miratimin e tij që unë të mbetesha pjesë e tyre…”, rrëfen më tej Memaj.

Episodi i plotë me Blendi Memajn transmetohet të shtunën në ora 17:10 në RTV Dukagjini, si dhe publikohet në kanalin zyrtar në YouTube të Telegrafit. Mos e humbisni këtë rrëfim të sinqertë e frymëzues nga një ish-futbollist që ka përjetuar majat dhe sfidat e karrierës. /Telegrafi/

 

The post Dita kur Blendi Memaj e mësoi se është pranuar në Akademinë e Besiktasit appeared first on Telegrafi.

Po qeshnin të dy për një rast gjatë ndeshjes, gjyqtari shokon Hulkun kur e ndëshkon me karton

Futbollisti i njohur brazilian Hulk ishte sërish në qendër të vëmendjes gjatë ndeshjes dramatike mes Atletico Mineiro dhe Bucaramangas, e vlefshme për kualifikimin në 1/16 e finales së Copa Sudamericana.

Skuadra braziliane siguroi kalimin në fazën tjetër pas një serie të tensionuar penalltish, ku mposhti ekipin kolumbian. Por para se të fillonte gjuajtja e penalltive, ndodhi një episod interesant dhe disi komik në fushë.

Hulk u përfshi në një bisedë me gjyqtarin e takimit, Esteban Ostojich, që fillimisht dukej miqësore dhe e qetë. Gjyqtari dëgjoi me vëmendje, madje miratoi me kokë dhe i bëri shenjë Hulkit me gishtin e madh lart – gjest që sugjeronte mirëkuptim.

Megjithatë, sapo Hulk u largua për të shkuar drejt lojtarëve të tjerë, gjyqtari e ndaloi dhe në mënyrë të papritur i dha karton të verdhë, për kundërshtim verbal apo sjellje josportive, duke e lënë brazilianin të shtangur.

Pavarësisht incidentit, Hulk mori përsipër të gjuante penalltinë e parë për ekipin e tij dhe shënoi me siguri të plotë, pa i dhënë asnjë mundësi portierit të kundërshtarëve.

Në fund, Atletico Mineiro doli fituese dhe u kualifikua në raundin e 16-të të turneut, ku do të përballet me Godoy Cruz. /Telegrafi/

The post Po qeshnin të dy për një rast gjatë ndeshjes, gjyqtari shokon Hulkun kur e ndëshkon me karton appeared first on Telegrafi.

Lojtarët e ekipit ukrainas refuzuan t’u zgjasin dorën atyre serbë – tensione pati edhe në tribuna

Një gjest i pazakontë u shënua të enjten në Poloni, gjatë ndeshjes mes Oleksandriyas dhe Partizanit të Beogradit, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Futbollistët e skuadrës ukrainase zgjodhën të mos i shtrëngonin duart me lojtarët e Partizanit para fillimit të takimit – një akt i heshtur proteste që u shoqërua me prezantimin e tyre në fushë të mbështjellë me flamurin kombëtar të Ukrainës.

Sipas mediave kroate, ky bojkot vjen si reagim ndaj marrëdhënieve të ngushta mes Serbisë dhe Rusisë, si dhe pjesëmarrjes së Partizanit në një turne të zhvilluar në territorin rus – një veprim që klubi ukrainas e ka cilësuar si provokues dhe armiqësor, në kontekstin e agresionit rus në Ukrainë.

Tensioni nuk mungoi as në tribuna.

Raportohet se një pjesë e tifozëve ukrainas kanë kënduar slogane të dhunshme, përfshirë edhe thirrjen “Vrite serbin” – një moment që ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe më gjerë.

Pavarësisht protestës dhe atmosferës së tensionuar, Partizani doli fitues nga ndeshja, duke triumfuar me rezultat 2-0 dhe duke siguruar një epërsi të rëndësishme për ndeshjen e kthimit. /Telegrafi/

The post Lojtarët e ekipit ukrainas refuzuan t’u zgjasin dorën atyre serbë – tensione pati edhe në tribuna appeared first on Telegrafi.

Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Prishtinës dhe Larnes

Kanë përfunduar pa gola 45 minutat e parë mes Larnes dhe Prishtinës në duelin e parë për fazën kualifikuese në fazën e Ligës së Konferencës.

Skuadra kosovare e nisi shumë mirë ndeshje, duke rrezikuar portën e vendasve në disa raste.

Pas 12 minutash lojë, Prishtina e ka pasur mundësinë më të mirë për të shënuar ndaj Larnes së Irlandës së Veriut.

Pas harkimit të Valmir Veliut nga e majta, Rohan Ferguson e priti tentimin me kokë të Blend Baftiut.

Gjuajtja ishte qendrore dhe portieri i skuadrës irlandeze e priti pa telashe gjuajtjen e Baftiut.

Prishtina vazhdoi të kërkonte golin e epërsisë, mirëpo mbrojta kundërshtare ishte e ngjeshur.

Mbetet të shihet nëse në 45 minutat e dytë do të ketë ndonjë gol, por edhe ky rezultat i konvenon Prishtinës, pasi ndeshjen kthyese e zhvillon në “Fadil Vokrri”. /Telegrafi/

The post Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Prishtinës dhe Larnes appeared first on Telegrafi.

Orges Shehi pas fitores: Treguam karakter, ndeshja e dytë do të jetë më e vështirë

Trajneri i Ballkanit, Orges Shehi, ka dhënë një intervistë të shkurtër pas triumfit që arritën ndaj Florianas. 

Ballkani mori fitore me rezultat 4-2 në shtëpi ndaj Florianas, në kuadër të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës. 

Shehi e vlerësoi si shumë të rëndësishme fitoren, por kërkoi vëmendje nga lojtarët për ndeshjen e kthimit. 

“Rëndësi ka fitorja. Edhe pse nisëm keq, treguam karakter. Nuk e humbëm durimin dhe arritëm te fitorja”. 

“Pësuam dy gola shumë të lehtë. Kjo ndodh në futboll dhe nuk dua të fajësojë lojtarët. Kemi mundur të luajmë edhe më mirë”. 

“Ballkani ka kaluar tranzicion të madh. Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të fokusohemi vetëm në ndeshjen e radhës”. 

“Morëm një rezultat pozitiv, por ndeshja e dytë do të jetë edhe më e vështirë”, ka thënë ai./Telegrafi/

The post Orges Shehi pas fitores: Treguam karakter, ndeshja e dytë do të jetë më e vështirë appeared first on Telegrafi.

Formacionet zyrtare, Ballkani – Floriana: Orges Shehi e nis ndeshjen me 11-she sulmuese

FC Ballkani rikthehet mbrëmjen e sotme në skenën evropiane, ku nga ora 20:30 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të përballet me skuadrën malteze Floriana, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Pas një raundi pushimi, kampioni i trefishtë i Kosovës është gati të nisë aventurën me ambicie dhe përqendrim maksimal.

Orges tashmë e ka zyrtarizuar 11-shen startuese, ku Ivica Batarelo zë vendin e Gentrit Halilit në qendër të mbrojtjes.

Ballkani do të luajë me formacionin e zakonshëm 4-2-3-1, duke ruajtur ekuilibrin ndërmjet stabilitetit defensiv dhe shpejtësisë në fazën ofensive.

Në portë do të jetë Artan Iljazi. Mbrojtja përbëhet nga Geralb Smajli në të djathtë, Arbër Potoku në të majtë, ndërsa në qendër janë Bajram Jashanica dhe Ivica Batarelo.

Në mesfushë, mungesën e Marsel Ismajlgecit e mbulojnë Albert Diene dhe Ardit Deliu, të cilët do të kenë rol mbrojtës e ndërtues. Më përpara veprojnë Bleart Tolaj në të djathtë, Almir Kryeziu në të majtë dhe Giovanni në qendër si mesfushor ofensiv.

Në majë të sulmit është Sunday Adetunji, lojtari kyç për golat.


Ballkani: Iljazi, Jashanica, Smajli, Batarelo, Potoku, Diene, Deliu, Ribeiro, Kryeziu, Tolaj, Adetunji.

Floriana: Cioletti, Garzia, Lopez, Mendonca, Gamarra, Velia, Grech, Mombwa, Varela, Jan, Vesejli


/Telegrafi/ 

The post Formacionet zyrtare, Ballkani – Floriana: Orges Shehi e nis ndeshjen me 11-she sulmuese appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Amar Gërxhaliu bëhet pjesë e Erzurumspor

Futbollisti kosovar Amar Gërxhaliu tashmë edhe zyrtarisht është bërë më ekip të ri. 

Gërxhaliu është bërë pjesë e Erzurumsporit, që bën gara në kategorinë e dytë të futbollit turk. 

Lajmin për transferimin e 23-vjeçarit e bën me dije vet faqja zyrtare e klubit turk përmes një video të publikuar në Instagram. 

Kujtojmë se Gërxhaliu ishte futbollist i lirë në treg pas skadimit të kontratës me Antalyasporit dhe kështu i është bashkuar Erzurumsporit si lojtar i lirë. 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erzurumspor FK (@erzurumspor)

Ai kishte marrë ftesë nga Kosova në vitin 2023 nga përzgjedhësi i atëhershëm Alain Giresse për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2024 ndaj Izraelit dhe Andorrës. 

Më 15 shtator 2022, Gërxhaliu mori thirrje nga Kosova U21 për një kamp stërvitor të mbajtur në Antalia të Turqisë dhe luajti një ndeshje miqësore kundër Grenlandës./Telegrafi/

The post Zyrtare: Amar Gërxhaliu bëhet pjesë e Erzurumspor appeared first on Telegrafi.

Kapiteni i Club Brugge: E kuptoj Jasharin, edhe unë do të doja të shkoja tek Milani

Kapiteni i klubit të njohur belg Club Brugge, Hans Vanaken, është pyetur për situatën e Ardon Jasharit. 

Mesfushori shqiptar tash e sa kohë po përflitet për një kalim të mundshëm tek Milani, por dy klubet nuk po arrijnë të gjejnë një akord mes vete për transferimin e tij në ‘San Siro’. 

Ndonëse Jashari tashmë është dakordësuar sa i përket kushteve personale me klubin kuqezi, Igli Tare nuk po arrin të dalë nga ngërçi sa i përket negociatave me drejtuesit e klubit belg. 

Kjo situatë nuk kaloi pa u komentuar as nga kapiteni Vanaken, i cili është deklaruar se e kupton shumë mirë situatën në të cilën gjendet Jashari. 

Hans Vanaken, capitano del Club Bruges in esclusiva: “Jashari torna in gruppo lunedi? Lo accoglieremo a braccia aperte. Lo capisco, anch’io se fossi giovane al suo posto vorrei andare al #ACMilan… ”
Leggi l’integrale stasera #USGUCL #ClubBrugge #Calciomercato pic.twitter.com/33oUUqeS7p

— Alessandro Schiavone (@journ9ale) July 20, 2025

Ai ka folur shkurtimisht për këtë çështje, duke thënë se edhe ai po të ishte në moshën e Jasharit do të dëshironte transferimin tek Milani. 

“A do të rikthehet Jashari në stërvitje të hënën? Ne do ta presim me krahë hapur. E kuptoj atë. Edhe unë nëse do të isha i ri dhe në pozitën e tij, edhe unë do të doja të shkoja tek Milani”, ka thënë Vanaken. 

Situata e Jasharit ështën një për t’u përcjellur me kujdes deri në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, teksa ka ende shpresa se një marrëveshje mes klubeve mund të arrihet shumë shpejt./Telegrafi/ 

The post Kapiteni i Club Brugge: E kuptoj Jasharin, edhe unë do të doja të shkoja tek Milani appeared first on Telegrafi.

Dopietë shqiptare në Rusi – Shabanhaxhaj dhe Hoxha i japin Rubin Kazanit startin perfekt

Rubin Kazani e ka nisur me fitore sezonin e ri në kampionatin rus, duke marrë fitore me rezultat 2-0 ndaj Akhmat Groznyt në udhëtim. 

Nga minuta e parë në këtë takim luajtën Mirlind Daku, Dardan Shabanhaxhaj dhe Veldin Hoxha. 

Daku ndonëse luajti për 90 minuta nuk ia doli që të shënojë, por Shabanhaxhaj dhe Hoxha ia dolën ta bëjnë këtë. 

Ishin pikërisht dy futbollistët shqiptarë të cilët ishin meritorët kryesorë për tri pikët e para të sezonit për Rubinin. 

Newcomer Veldin Hodza kicks off the season in style with a goal for Rubin Kazan! 🤩🇽🇰

pic.twitter.com/CHciVzA4ci

— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) July 20, 2025

Për epërsinë e Rubin Kazanit u përkujdes fillimisht Shabanaxhaj, i cili në minutën e 24-të ia doli të shënojë për rezultatin 1-0. 

Në anën tjetër prurja më e re e Kosovës, Veldin Hoxha, ia doli të realizojë golin e qetësisë në minutën e 51-të (2-0). 

Ndërkohë në javën e dytë të kampionatit, Rubin Kazani do të ketë një punë të vështirë, pasi do të jetë nikoqir i Zenitit./Telegrafi/

The post Dopietë shqiptare në Rusi – Shabanhaxhaj dhe Hoxha i japin Rubin Kazanit startin perfekt appeared first on Telegrafi.

Ilir Berisha flet për ofertën nga Monaco, pse nuk u realizua transferimi 

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mbështetur nga Golden Eagle dhe Air Munich, i ftuar është ish-futbollisti kosovar Ilir Berisha, një emër i njohur për kontributin e tij në futbollin kosovar dhe atë suedez.

Berisha ndau rrëfimin e plotë të karrierës së tij, mes tyre edhe për ofertën që pranoi nga Monaco.

“Kjo ka ndodhur gjithçka brenda 24 orëve”, rrëfen Berisha për ofertën e Monacos.

 

“Valdet Rama ishte edhe ai në atë kohë në ekipin e Orebros, e kishim agjentin e njëjtë – Oliver Cabrera”.

“Ishte 31 janari 2013. Valdeti lëndohet në thoin e këmbës dhe hyn në zhveshtore…”, vazhdon rrëfimin ish-futbollisti kosovar.

Emisioni transmetohet të shtunën në orën 17:10 në RTV Dukagjini dhe në kanalin zyrtar në YouTube të Telegrafit. /Telegrafi/

The post Ilir Berisha flet për ofertën nga Monaco, pse nuk u realizua transferimi  appeared first on Telegrafi.

Mourinho dëshiron yllin e Interit te Fenerbahce, kjo do të ishte një ‘goditje’ e madhe ndaj Galatasarayt

Në një kthesë të re në sagën e transferimit të Hakan Calhanoglu, raportet nga Italia pretendojnë se Jose Mourinho dëshiron të nënshkruajë me mesfushorin turk për Fenerbahce, pasi rivalët e ashpër Galatasaray janë lidhur fort me mesfushorin.

Calhanoglu konsiderohet në shitje nga Nerazzurrët, por vetëm nëse një klub është i gatshëm të përmbushë vlerësimin e tyre prej 30 milionë eurosh për lojtarin.

Tani, sipas Caught Offside dhe Gazzetta dello Sport, Fenerbahce i Mourinhos është futur mirë në garë dhe është gati të ofrojë 20 milionë euro për mesfushorin e Interit.

 

🚨🇹🇷 Fenerbahçe owner Ali Koç wants to sign Hakan Çalhanoğlu (31) from Inter! 🟡🔵

Çalhanoğlu told Fenerbahçe he would like to play for them if they can pay his transfer fee, reports @yagosabuncuoglu. pic.twitter.com/3mqidyL6Qs

— EuroFoot (@eurofootcom) July 19, 2025

Fenerbahce i ofron shiritin e kapitenit Calhanoglut

Fenerbahce nuk është vetëm e interesuar për Calhanoglun, por duket se është e vendosur ta joshë 31-vjeçarin, me ekipin turk që thuhet se i ofron lojtarit rolin e kapitenit, nëse ai i bashkohet klubit këtë verë.

Ky lajm vjen vetëm një ditë pasi drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, përsëriti se Calhanoglu nuk e shprehu kurrë dëshirën për t’u larguar nga klubi, pavarësisht bisedimeve me Galatasarayn. /Telegrafi/

The post Mourinho dëshiron yllin e Interit te Fenerbahce, kjo do të ishte një ‘goditje’ e madhe ndaj Galatasarayt appeared first on Telegrafi.

Mourinho i dëshiron tre lojtarë të PSG-së te Fenerbahce

Jose Mourinho është i vendosur të luftojë për titullin në Superligën turke dhe drejtuesit e Fenerbahçes janë të gatshëm t’i ofrojnë të gjitha mjetet e nevojshme për të arritur këtë objektiv.

Sipas raportimeve të FootMercato, Paris Saint-Germain mund të luajë një rol të rëndësishëm në këtë projekt ambicioz të klubit nga Stambolli.

“Kanarinët” synojnë të mbajnë në ekip mbrojtësin Milan Skriniar, të cilin kërkojnë ta transferojnë përfundimisht për një shumë prej 10 milionë eurosh.

Përveç tij, Fenerbahçe ka shfaqur interes edhe për mesfushorin Marco Asensio, i cili sezonin e kaluar e kaloi gjysmën e dytë si i huazuar te Aston Villa, si dhe për sulmuesin e krahut Kang-in Lee.

Drejtuesit e klubit turk besojnë se mund ta bindin këtë treshe yjesh të bashkohen me projektin e Mourinhos, pasi asnjëri prej tyre nuk pritet të jetë titullar te PSG në sezonin e ri.

Ky operacion pritet të jetë një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos në Turqi, duke e kthyer Fenerbahçen në një nga skuadrat më konkurruese të sezonit 2025/26. /Telegrafi/

The post Mourinho i dëshiron tre lojtarë të PSG-së te Fenerbahce appeared first on Telegrafi.

Konate për ndeshjen kundër Ronaldos: Nuk doja t’i pastroja duart pas ndeshjes

Sulmuesi i Akhmat Grozny, Mohamed Konate, ka ndarë emocionet e tij pasi u përball për herë të parë me Cristiano Ronaldon.

“Ai ishte shumë afër meje dhe i thashë: ‘Është e pabesueshme të luaj kundër teje!’ Ai ma preku dorën dhe më tha: ‘Paç fat në ndeshje’”, deklaroi lojtari.

Konate rrëfen se kjo përvojë ishte një moment i veçantë për të: “E kam ndjekur Ronaldon që kur isha fëmijë. Të luaja kundër tij ishte një ndjesi e mrekullueshme. As nuk doja t’i laja duart më pas. Është Ronaldo! Ishte vërtet fantastike.”

Por, ai thekson se përtej famës dhe suksesit, ajo që e impresionoi më shumë ishte karakteri dhe dëshira për të fituar.

“Është një djalë kaq i thjeshtë. Ajo që më bëri më shumë përshtypje është se, edhe pse ka para dhe gjithçka tjetër, në fushë ai gjithmonë përpiqet për më shumë. Mund ta shohësh këtë në sytë e tij”, potencoi Konate.

Konate shton se sjellja e Ronaldos është një shembull për të gjithë: “Ai qorton shokët e skuadrës nëse nuk ia pasojnë saktë topin. Ky është tipi i liderit që duhet ndjekur,” përfundoi sulmuesi, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Al-Riyadh. /Telegrafi/

The post Konate për ndeshjen kundër Ronaldos: Nuk doja t’i pastroja duart pas ndeshjes appeared first on Telegrafi.

Neymar u përballë me tifozët e vet për të mbrojtur Danilo në ndeshjen e tensionuar mes Santos dhe Flamengos

Gjatë një përplasjeje intensive të së enjtes mes Santos dhe Flamengos, tifozët në tribuna nisën të ofendonin lojtarin rival Danilo, duke e quajtur “mercenar”.

I pranishëm në stadium, Neymar Junior dëgjoi ofendimet dhe nuk hezitoi të reagojë për t’i dalë në mbrojtje Danilos.

“Respekt, dreqi ta marrë!”, iu kundërpërgjigj Neymar tifozëve të Santos që po shanin lojtarin rival.

Ky moment ka ngjallur shumë reagime në rrjetet sociale, duke hapur debat mbi kufijtë e tifozerisë dhe etikën sportive. /Telegrafi/

The post Neymar u përballë me tifozët e vet për të mbrojtur Danilo në ndeshjen e tensionuar mes Santos dhe Flamengos appeared first on Telegrafi.

Partizani eliminohet nga Liga e Konferencës pas humbjes në kohën shtesë ndaj Kalju

Partizani eliminohet nga Liga e Konferencës në turin e parë pas humbjes 0-1 ndaj Kalju në “Arenën Kombëtare”

Partizani u eliminua që në raundin e parë të kualifikimeve të Ligës së Konferencës, pas humbjes 0-1 në “Arenën Kombëtare” ndaj Kaljut, vetëm në kohën shtesë. Ndeshja e parë në Estoni përfundoi në barazim 1-1.

Gjatë 90 minutave të rregullta, skuadra e Partizanit ishte më e kërkueshme dhe krijoi disa raste për të kaluar në avantazh.

Në minutën e 80’, ata patën një mundësi të artë për të shënuar nga pika e bardhë e penalltisë, por Xhulio Skuka dështoi, pasi portieri kundërshtar arriti të ndalojë gjuajtjen e tij.

Në kohën shtesë, pavarësisht disa përpjekjeve të “Demave” për të ndryshuar rezultatin, në minutën e 104’, Ivanov shfrytëzoi një kundërsulm dhe shënoi golin vendimtar që i dha kalimin më tej skuadrës estoneze.

Me këtë humbje, Partizani e mbyll aventurën e tij evropiane. /Telegrafi/

The post Partizani eliminohet nga Liga e Konferencës pas humbjes në kohën shtesë ndaj Kalju appeared first on Telegrafi.

Malisheva turpërohet në Islandë – humbja më e thellë që nga pranimi në UEFA

Malisheva është eliminuar nga parakualifikimet në Ligën e Konferencës, pasi pësoi humbje 8-0 në ndeshjen e dytë ndaj Vikingur Reykjavik, ndërsa rezultati i përgjithshëm është 9-0.

Pas vetëm 11 minutash lojë, Nikolaj Hansen realizoi për 1-0 me asistimin e Daniel Hafsteinsson.

Dhjetë minuta më vonë, sërish kjo dyshe kombinuan, për rezultatin 2-0.

Kur kaluan 29 minuta lojë, Oliver Ekroth realizoi golin e tretë për Vikingurin, duke demoralizuar lojtarët e Malishevës.

Në minutën e 36-të, Hansen kompletoi het-trikun e tij, për rezultatin 4-0, ndërsa rezultati i përgjithshëm është 5-0.

 

Kæru Víkingar. Það gleður okkur að tilkynna að staðan er 5-0 í hálfleik. Mörkin okkar skoruðu Danni, Oliver og Niko með þrennu. Sjáumst eftir smá í seinni! Veislan er rétt að byrja pic.twitter.com/V2xcgPAvrn

— Víkingur (@vikingurfc) July 17, 2025

Edhe 45 minutat e dytë ishin skandaloz nga Malisheva, pasi pësoi edhe tri gola të tjera.

Në minutën e 68-të, Ingimundarson realizoi për 6-0, për të pasuar dy gola të tjerë.

Agon Xhaka bëri ndërhyrje të palejueshme në minutën e 72-të, duke u ndëshkuar me karton të kuq, ndërsa nga penalltia realizoi Jonasson për 7-0.

Ndërsa goli i tetë u realizua prej Thoreklsson, për të mbyllur këtë paraqitje të turpshme nga Malisheva dhe eliminim nga gara e tretë e UEFA-së. /Telegrafi/

 

The post Malisheva turpërohet në Islandë – humbja më e thellë që nga pranimi në UEFA appeared first on Telegrafi.

Pas elimimit nga Liga e Evropës, Prishtina mëson emrin e kundërshtarit për rrethin e dytë në Ligën e Konferencës

Zyrtarizohet përballja e FC Prishtinës në raundin e dytë të Ligës së Konferencës – skuadra kryeqytetase do të ndeshet me Larne FC nga Irlanda e Veriut.

Lajmi u konfirmua pas përfundimit të ndeshjes së kthimit ndaj Sheriff Tiraspol, ku Prishtina fitoi 2-1 në “Fadil Vokrri”, duke u eliminuar nga raundi i parë të Ligës së Evropës me rezultat të përgjithshëm 5-2.

Ndërkohë, Larne e kishte siguruar kalimin në raundin e dytë të Ligës së Konferencës të mërkurën, pasi eliminoi skuadrën letoneze Audas pas penalltive.

Dy takimet përfunduan fillimisht pa fitues (0-0 dhe 2-2), por Larne triumfoi me qetësi nga pika e bardhë.

Tani, me të dyja ekipet që vijnë nga eliminimi në raundet e para të garave respektive, përballja mes Prishtinës dhe Larne është zyrtarizuar: ndeshja e parë do të luhet më 25 korrik në Irlandën e Veriut, ndërsa ajo e kthimit më 1 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Larne nuk është emër i panjohur për futbollin kosovar. Në vitin 2023 u eliminua nga Ballkani me rezultat të thellë 7-1 në total, ndërsa në vitin pasues, në një surprizë të madhe, e eliminoi kampionin e Kosovës, duke marrë revanshin.

Këtë herë është Prishtina ajo që do të tentojë të vazhdojë më tej, në një duel ku cilësia në letër është në anën e saj – vlera e skuadrës arrin në 5.6 milionë euro krahasuar me 2.85 milionë euro të kundërshtarit.

Por historia ka treguar se Larne është një kundërshtar i fortë, që nuk duhet nënvlerësuar. Prishtina tashmë ka përpara një sfidë vendimtare për të përmbushur ambiciet evropiane dhe për të shkruar një faqe të re në aventurën ndërkombëtare. /Telegrafi/ 

The post Pas elimimit nga Liga e Evropës, Prishtina mëson emrin e kundërshtarit për rrethin e dytë në Ligën e Konferencës appeared first on Telegrafi.

❌