Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tërmet në Greqi, ja sa ishte magnituda

✇Albeu
By: V K

Para pak minutash, një tërmet i fortë me magnitudë 5.3, është ndjerë në Kretë të Greqisë.

Sipas të dhënave, tërmeti ndodhi 54 km në perëndim të Hanias në Kretë, në orën 16:26 me orën lokale.

Tërmeti ishte në një thellësi prej 47 km dhe u raportua se u ndje nga disa njerëz pranë epiqendrës.

Disa qytete dhe fshatra më të vogla ndodhen më afër epiqendrës dhe mund të kenë përjetuar dridhje më të forta, raportojnë mediat greke, ndërsa nuk bëhet e ditur për dëme apo të lënduar.

The post Tërmet në Greqi, ja sa ishte magnituda appeared first on Albeu.com.

Shtyhen afatet e hetimit/ Erion Veliajt i komunikohen akuzat në qeli, të pandehur dhe Gent Sula e Mirton Lika

✇Albeu
By: V K

Prokuroria e Posaçme, i ka komunikuar zyrtarisht ditën e sotme akuzat Erion Veliajt. Kanë qenë një grup oficerësh të BKH-së, të cilët kanë shkuar këtë të mërkurë në paraburgimin e Durrësit dhe i kanë komunikuar akuzat kryebashkiakut të Tiranë, i cili ka firmosur në praninë e një prej avokatëve.

Veliaj është marrë i pandehur si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, si dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Të njëjtat akuza si të Erion Veliajt, iu komunikuan ditën e sotme edhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, e cila u paraqit në SPAK së bashku me avokatin e saj, Maks Haxhia.

Jashtë kamerave, avokati Maks Haxhiaj, deklaroi se SPAK e ka shtyrë afatin e hetimeve deri më 24 shtator dhe më pas dosja do të përgatitet për t’u dorëzuar në GJKKO për gjykim.

Ndërkohë, ditën e djeshme, u paraqit në SPAK biznesmeni shqiptaro-belg Elman Abule, i cili u mor i pandehur dhe iu komunikua akuza si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

I PANDEHURI GENTIAN SULA

Ditën e sotme, u paraqit në SPAK edhe biznesmeni Gentian Sula i “Kodrës së Diellit, i përfshirë në disa dosje politikanësh, ku mes tyre dhe ajo e Erion Veliajt. Ai u mor i pandehur dhe iu komunika akuza si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “korrupsionit aktiv të zyrtarëve të lartë shtetërorë”.

Sipas dosjes hetimore, Sula dhe Veliaj njihen që nga viti 2004 dhe kanë bërë të paktën 3 udhëtime me charter jashtë vendit. Po ashtu, rezulton se kur Erjon Veliaj ishte ministër i Punës, ka punësuar bashkëshorten e Gentjan Sulës si zv.ministre.

SPAK thotë se kompania “Agi Kons” e Gentjan Sulës ka përfituar leje ndërtimi dhe tendera pranë Bashkisë së Tiranës dhe në këmbim i ka dhënë çiftit Veliaj-Xoxa një vilë në “Marea Resort” në Qerret të Kavajës.

Vila nuk rezulton në emër të kryetarit të Bashkisë apo bashkëshortes së tij, por sipas SPAK ata kanë qëndruar aty gjë që vërtetohet nga qelizat telefonike, nga dëshmitë e shoferit të Ajola Xoxës dhe personave të tjerë të besuar.

Një nga provat shkresore më të forta gjithsesi janë deklarimet e kompanisë së administrimit “S&D Invest” në pronësi të Gentian Sulës që nga vitet 2020 dhe 2021 ka deklaruar në Drejtorinë e Përgjithsme të Tatimeve emrin e Erjon Veliajt si blerës i dy vilave.

I PANDEHUR EDHE BIZNESMENI MIRTON LIKA I “SKY TOWER”

Në lidhje me dosjen “Veliaj”, Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur edhe shtetasin Mirton Lika, një biznesmen dhe Konsull Nderi i Sri Lankës në Republikën e Shqipërisë.

Ai është marrë i pandehur në lidhje me ambientin e ndodhur në katin e 11-të të kullës të quajtur “Sky Tower”, e cila dyshohet se posedohet nga bashkëshortja e Erion Veliaj, si pronë e fshehur.

Ambienti ndodhet një kat më sipër zyrës së regjistruar të organizatës “Harabel“ që drejtohet nga Ajola Xoxa, teksa nuk është deklaruar në asnjë prej deklaratave të pasurisë së çiftit Veliaj-Xoxa. Me urdhër të SPAK, BKH ka ushtruar kontrolle në këto ambientet, ku janë gjetur materiale që kanë implikuar Ajola Xoxën.

Në letra, ambineti zotërohet nga kompania “Lani Shpk”, që është administruese e kullës “Sky Tower” dhe pronarë të saj janë ish-deputeti i PS-së Vladimir Kosta me 70% të aksioneve, si dhe Mirton Lika me 30% të aksioneve.

Palët pretendojnë se ambienti ishte marrë me qira nga “Partners Law“ e Ajola Xoxës dhe përdorej për evente dhe skenografi, por SPAK, nga hetimet e kryera, dyshon se kemi të bëjmë me një pasuri të fshehur të bashkëshortes së Erion Veliajt.

“Brenda kësaj hapësirë, me disa dhoma, një hapësirë shumë e vogël (1 dhomë plus një pjesë e një dhome tjetër) përdoren si magazinë në kuadër të marrëveshjes së qirasë me “Partners Law”, ku ndodhen kryesisht objekte që përdoren për evente dhe skenografi.” – ka deklaruar avokati i Xoxës.

DOSJA VELIAJ

Erion Veliaj u arrestua mesditën e 10 Shkurtit në Bashkinë e Tiranës, teksa i është lënë në fuqi masa e “arrestit me burg” nga të tre shkallët e gjyqësorit.

Pas një hetimi 1 vjeçar, SPAK i ngriti fillimisht akuzat Veliajt për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Pas vendimit të Apelit, Erion Veliajt iu shtua edhe akuza e futjes së sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit, pasi ishte në përgjim dhe zhvilloi telefonata me celularin e një prej efektivëve të Burgjeve, teksa ishte në fugon për t’u transferuar në burg. Ky procedim penal është ndarë më vete nga dosjas e korrupsionit.

Për të njëjtën çështje akuzohet edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, e cila ndodhet në masën “detyrim paraqitje”, dhe mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Nga hetimi i SPAK ka rezultuar se Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa kanë krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash dhe kompanish të kontrolluara prej tyre apo të afërmve të tyre dhe kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në nëntë raste. Veliaj akuzohet se ka përfituar tre vila në një fshat turistik në Qerret ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 800 mijë euro në blerje online, të cilat nuk i ka deklaruar në deklaratat vjetore.

Biznesmenët Elman Abule, Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu në këmbim të tenderave nga Bashkia e Tiranës dhe lejeve të ndërtimit, i ofronin Erion Veliajt, shuma monetare nëpërmjet blerjeve fiktive, biletave avioni, sponsorizimeve, OJF-ve të Ajola Xoxës, si dhe pasurive të paluajtshme, si disa vila në Qerret.

Ndërkoh, më 22 Maj, SPAK rëndoi pozitat penale të çiftit Erion Veliaj-Ajola Xoxa, pasi i shtoi një akuzë të re, si dhe i sekuestroi edhe një tjetër apartament, e cila dyshohet si pasuri e fshehur e tyre.

Bëhet fjalë për apartamentin në katin e dytë të godinës ku ndodhet dhe apartamenti i Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës në zonën e “Kodrës së Diellit” në kryeqytet, ku më parë ishte ushtruar kontrolle edhe nga oficerët e BKH-së.

Ndaj çiftit Erion Veliaj-Ajola Xoxa është shtuar akuza e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Aktualisht Erion Veliaj ndodhet në paraburgimin e burgut të Durrësit. Nga qelia, nëpërmjet rrjeteve sociale dhe mediave që e mbështesin, kryebashkiaku ka ndërmarrë një fushatë linçimi publik ndaj prokurorit të çështjes dhe gjyqtarëve që kanë vlerësuar masën e sigurisë, në një përpjekje të dështuar për t’i frikësuar.

Veliaj ka angazhuar në mbrojtje të tij edhe dy studio ligjore ndërkombëtare – në Nju Jork dhe Londër, si dhe një kompani ‘PR’ britanike.

The post Shtyhen afatet e hetimit/ Erion Veliajt i komunikohen akuzat në qeli, të pandehur dhe Gent Sula e Mirton Lika appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Bulqizë/ Makina del nga rruga, 2 viktima dhe një i plagosur (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

Pasditen e sotme rreth orës 14:15, një aksident i rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku si pasojë kanë vdekur 2 persona kurse një tjetër ka mbetur i plagosur.

Burhan Gjoka dhe Destan Gjeta, kanë ngelur viktimë e këtij aksidenti.

Njoftimi:

Bulqizë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:15, në vendin e quajtur “Antena”, në Qafë-Buall Bulqizë, një automjet tip “Nisan”, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e këtij aksidenti, kanë humbur jetën shtetasit B.Gj., dhe D.Gj, si dhe ka mbetur i dëmtuar dhe po transportohet në spital për ndihmë mjekësore shtetasi A.Gj.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

 

The post Aksident i rëndë në Bulqizë/ Makina del nga rruga, 2 viktima dhe një i plagosur (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

SPAK zgjat afatet e hetimit edhe me 3 muaj për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci

✇Albeu
By: V K

Prokuroria e Posaçme, ka zgjatur edhe me tre muaj të tjerë hetimet ndaj Benet Becit, kryetar i Bashkisë së Shkodrës.

Beci është i pandehur nga SPAK, për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera bashkë me 7 vartës.

Më herët, Beci është marrë në pyetje nga prokurorët ku ka dhënë shpjegimet e tij për çështjen në hetim.

Benet Beci, ka mbajtur dhe detyrën e drejtorit të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve. Për disa vite ai ka qenë edhe drejtor i KESH-it, detyrë nga e cila u largua në 2021, kur kandidoi për deputet të PS në Qarkun e Shkodrës.

Benet Beci, u zgjodh kryetar i Bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet e 14 majit 2023, ku fitoi përballë Bardh Spahisë së PD.

The post SPAK zgjat afatet e hetimit edhe me 3 muaj për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci appeared first on Albeu.com.

Termometri 43 gradë/ Meteorologu: Vala Afrikane godet Shqipërinë

✇Albeu
By: V K

Vendi ynë, po përballet me ditët më të nxehta të këtij viti, si pasojë e një vale të të nxehtit afrikan që ka përfshirë të gjithë rajonin.

Sot temperaturat kanë arritur deri në 37°C, ndërsa kulmi i valës pritet të godasë këtë të premte, me 43°C ku deri tani parashikohet te jete niveli më i lartë i regjistruar Meteorologu Hakil Osmani nga MeteoAlb, njofton se kjo situatë ekstreme vjen si pasojë e masave ajrore shumë të nxehta nga Afrika e Veriut.

Temperaturat ekstreme po vazhdojnë të përfshijnë vendin tonë, ndërsa vala e të nxehtit afrikan do të vijojë dhe në ditët në vijim

Sot, termometri ka shënuar 37 gradë Celsius, por sipas parashikimeve nga MeteoAlb, kulmi i të nxehtit pritet të arrijë këtë të premte, ku temperaturat do të ngjiten deri në 43 gradë Celsius

Hakil Osmani, meteorolog pranë MeteoAlb, bën me dije se vala e të nxehtit po vjen nga Afrika e Veriut, duke ndikuar ndjeshëm në të gjithë rajonin.

Por ka edhe një lajm të mirë, pasi e diela pritet të sjellë ulje të temperaturave, shoqëruar edhe me reshje të përkohshme shiu, kryesisht në zonat veriore dhe në gjysmën lindore të vendit.

Si pasojë e temperaturave të larta mjeket vazhdimisht bëjnë thirrje për kujdes të shtuar, sidomos gjatë orëve të mesditës ku këshillohet të konsumohet shumë ujë, shmangni qëndrimin në diell dhe mbani të mbrojtur fëmijët dhe të moshuarit.

The post Termometri 43 gradë/ Meteorologu: Vala Afrikane godet Shqipërinë appeared first on Albeu.com.

KQZ i akordoi vendin në Parlament, reagon Kleana Xhuveli: Mandati do të rikthehet tek i zoti kur të fitojmë betejën ligjore

✇Albeu
By: V K

Kleana Xhuveli, kandidate në listën e mbyllur të koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’, njoftoi se do të ushtrojë mandatin e deputetes, i cili iu akordua ditën e sotme nga kreu i KQZ Ilirjan Celibashi i cili shqyrtoi dokumentacionin.

Në një deklaratë për mediat pas marrjes së mandatit këtë, Xhuveli theksoi se ky vendim është marrë në bazë të rrethanave aktuale dhe dëshirës për të mbështetur misionin e listave të hapura, të cilat përbëjnë themelin e lëvizjes së tyre politike.

Ajo premtoi se do të përfaqësojë me dinjitet mandatin e shqiptarëve që votuan koalicionin, ndërsa theksoi se, “në ditën që beteja ligjore do ta rikthejë mandatin tek i zoti, tek njeriu më i votuar i lëvizjes, Adriatik Lapaj, unë do të jem aty për të garantuar vijimësinë e këtij procesi”.

“Duke qenë se lëvizja jonë ka në themel garën me lista të hapura, zotohem se do ta përfaqësoj me dinjitet mandatin.

Në ditën që beteja ligjore do ta rikthejë mandatin tek i zoti, tek njeriu më i votuar i lëvizjes tonë, Adriatik Lapaj, unë do të jem aty për të garantuar vijimësinë e këtij procesi”, deklaroi Kleana Xhuveli.

The post KQZ i akordoi vendin në Parlament, reagon Kleana Xhuveli: Mandati do të rikthehet tek i zoti kur të fitojmë betejën ligjore appeared first on Albeu.com.

Debati Lapaj-Shabani për mandatin e “Nisma Shqipëria Bëhet”/ KQZ merr vendimin, ja kush do të futet në Parlament

✇Albeu
By: V K

Në mbledhjen e sotme të KQZ u vendos që mandati t’i kalojë kandidates nga lista e mbyllur e këtij koalicioni, të përbërë nga “Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje”, duke i dhënë fund debatit mes dy ish aleateve ne zgjedhjet e 11 majit, Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani, ta marrë Kleana Xhuveli, kushërira e Adriatik Lapajt.

Celibashi sqaroi se nuk mund të ketë dorëheqje nga kandidimi pasi listat janë miratuar.

“Kleana Xhuveli, e renditur në listën e mbyllur të këtij koalicioni më sipër, vlerësoj që i takon asaj e drejta për të marrë mandatin e deputetit. Për sa kohë ajo e ka interesin për këtë”, u shpreh ai.

Celibashi:Kjo është e qartë në Kodin Zgjedhor. Si mundet një kandidat të tërhiqet në datën e zgjedhjeve apo një ditë pas? Nuk mund ta bëjë këtë. Për sa kohë KQZ nuk ka vendosur për të shpallur kandidatët fitues, është në të drejtën e çdo kandidati për të hequr dorë.

Në rastin konkret Kleana Xhuveli ka pohuar se do të marrë mandatin nëse do jetë rasti. E ka bërë këtë deklarim edhe Zeqir Kordhoni, por Xhuveli është renditur më sipër, vlerësoj që i takon asaj e drejta për të marrë mandatin e deputetit”.

The post Debati Lapaj-Shabani për mandatin e “Nisma Shqipëria Bëhet”/ KQZ merr vendimin, ja kush do të futet në Parlament appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Himarë/ U rrëzua teksa zbriste nga shkëmbi me litar, 23-vjeçarja ndërron jetë rrugës për në spital

✇Albeu
By: V K

Paraditen e sotme, një ngjarje tragjike ka ndodhur në zonën turistike të njohur si “Gjiri i Filikur”, ku një 23-vjeçare shtetase holandeze ka humbur jetën, pasi u rrëzua aksidentalisht nga një shkëmb gjatë një aktiviteti me litar.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është M. B., 23-vjeçe, e cila dyshohet se ka humbur ekuilibrin gjatë zbritjes dhe është rrëzuar nga një lartësi e konsiderueshme.

Pavarësisht ndihmës së parë që iu dha menjëherë dhe përpjekjeve për ta transportuar me ndihmën e Policisë Kufitare, ajo nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë.

Në të njëjtën ngjarje, është lënduar edhe një turiste tjetër, J. L., 18-vjeçe, me shtetësi franceze, e cila ndodhej pranë vendit të rrëzimit dhe u godit nga gurë që rrëshqitën gjatë incidentit.

Ajo ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia dhe grupi hetimor, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkakun e këtij aksidenti tragjik.

Autoritetet kanë bërë apel për kujdes të shtuar nga vizitorët në terrene të vështira dhe gjatë aktiviteteve të tilla sportive në natyrë.

The post E rëndë në Himarë/ U rrëzua teksa zbriste nga shkëmbi me litar, 23-vjeçarja ndërron jetë rrugës për në spital appeared first on Albeu.com.

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Aleksandër Laho, 2 vite burg për korrupsion

✇Albeu
By: V K

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për çështjen ndaj Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi i Shijakut”, duke e dënuar atë përfundimisht me 2 vite burg për korrupsion aktiv ndaj një zyrtari publik.

Sipas vendimit, Laho është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim me persona të tjerë.

Fillimisht, i dënuar me 3 vite burg, përfitimi nga gjykimi i shkurtuar i uli 1/3 e dënimit, duke çuar në një dënim përfundimtar prej 2 vitesh.

Hetimet zbuluan se Aleksandër Laho, i kishte dhënë zyrtarit të Avokaturës së Shtetit, Irgen Kërçuku, shumën prej 600 mijë lekësh, me premtimin për edhe 300 mijë të tjera, për të shmangur apelimin e një çështjeje pronësie që lidhej me përvetësimin e paligjshëm të rreth 45 mijë metrave katrorë tokë publike në Gjirin e Lalzit.

Laho nuk është emër i panjohur për autoritetet: ai u plagos në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në vitin 2019.

Po ashtu, në kuadër të hetimeve për këtë rast, u sekuestrua një video ku ai shfaqej në bisedë me zyrtarë të Avokaturës së Shtetit lidhur me rastin korruptiv.

The post Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Aleksandër Laho, 2 vite burg për korrupsion appeared first on Albeu.com.

Luajti rol kyç në titullin e 19-të të fituar nga Milani, Juventusi synon rikthimin e një kampioni në Serinë A

✇Albeu
By: V K

Juventusi dëshiron të përforcojë mesfushën me fytyra të reja dhe një rikthim në Serie A mund të realizohet.

Frenk Kesie, ish-mesfushori i Atalantës dhe Milanit, i cili luajti një rol kyç në fitoren e 19-të titullit nga kuqezinjtë, ka qenë në Arabinë Saudite për dy vitet e fundit, duke luajtur për Al Ahli, një klub me të cilin ai ka ende një vit të mbetur në kontratën e tij.

Në ditët e fundit, emri i futbollistit është lidhur me Fiorentinën, por sipas asaj që ka mësuar TMW, transferimi i lojtarit nga Bregu i Fildishtë është një lëvizje që Juventusi duhet ta monitorojë nga afër.

Pengesa e vërtetë sot është paga e madhe që Kesie merr nga klubi arab, por Juventusi po shqyrton një propozim kontrate 3-vjeçare që do t’i garantonte atij të paktën të njëjtën shumë që merrte në Ligën Profesionale Saudite.

The post Luajti rol kyç në titullin e 19-të të fituar nga Milani, Juventusi synon rikthimin e një kampioni në Serinë A appeared first on Albeu.com.

SPAK çon në gjykatë grupin kriminal të mikrokredive,16 persona dhe 4 shoqëri të akuzuara për mashtrim dhe falsifikim (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim grupin kriminal që mashtronin qytetarët përmes skemave të mikrokredive.

Për gjykim janë dërguar 16 persona dhe 4 subjekte, të akuzuar si pjesë grupit që vepronte përmes skemave të mikrokredive dhe mbledhjes së detyrimeve në mënyrë të jashtëligjshme.

Sipas SPAK, ky grup ka funksionuar për mbi 9 vite, duke mashtruar mijëra qytetarë shqiptarë, kryesisht në vështirësi ekonomike, përmes interesave abuzive, ankandeve fiktive dhe presionit të vazhdueshëm psikologjik ndaj tyre dhe familjarëve.

Njoftimi i SPAK:

SPAK përfundon hetimet për një grup të strukturuar kriminal që mashtronte qytetarët përmes skemave të mikrokredive

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim procedimin penal nr. 244 të vitit 2024, në ngarkim të 16 shtetasve dhe 4 personave juridikë, të akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, me aktivitet të paligjshëm në fushën e mikrokredisë dhe mbledhjes së detyrimeve financiare:

Të pandehurit dhe akuzat:

Arben Meskuti, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e krijuesit, organizuesit dhe drejtuesit dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/1 dhe 334, paragrafi i parë të Kodit Penal.

Elda Ibro, e akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.

Alban Kote, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, kryer nga personi që ka për detyrë lëshimin e dokumentit, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” -parashikuar nga nenet 143/3; 186/3; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.

Aldo Daka, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.

Albert Gega, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.

Andis Gjoka, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.

Vasil Bakallbashi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.

Yliana Sejfo, e akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” –  parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.

Indrit Çuberi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.

Rigels Bejko, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, kryer nga personi që ka për detyrë lëshimin e dokumentit, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186/3; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.

Altin Vako, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”- parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.

Helidon Xhindi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.

Fatos Alimadhi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.

Lefter Canaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.

Roland Deda i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.

Endri Myftari, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, kryer nga personi që ka për detyrë lëshimin e dokumentit, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186/3; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.

Personi juridik “Micro Credit Albania” sh.pk., akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.

Personi juridik “ADCA” sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.

Personi juridik “Final” sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikimi i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.

“Zyra e Përmbarimit Privat TDR Group”, akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, kryer nga personi që ka për detyrë lëshimin e dokumentit, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186/3; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve paraprake të procedimt penal nr: 244 të vitit 2024 ka rezultuar se të pandehurit dhe shoqëritë e sipërcituara kanë vepruar si shoqëri e vetme me karakteristika të qarta të një grupi  të strukturuar kriminal.

Këto shoqëri:

Ushtronin aktivitetin në të njëjtin vend

Përdornin të njëjtin sistem kompjuterik apo softe kompjuterike, të krijuara në funksion të kryerjes së veprës penale

Financonin me burime monetare reciprokisht njëri-tjetrin,

Punonjësit e tyre kalonin sa në një shoqëri në tjetrën dhe kryenin veprimtarinë e tyre, në dukje për mbledhjen e detyrimeve të cilësuara si kredi të këqija, por me qëllimin e qartë kriminal, të pasurimit të paligjshëm, në dëm të një numri shumë të lartë  qytetarësh. Qëllimi i tyre u bë i qartë prej momenteti të krijimit të këtij aktivitetit, i cili  ka zgjatur më shumë se 9 vite.

Si rezultat i veprimtarisë  kriminale të këtij grupi të strukturuar kriminal, qytetarët në vështirësi ekonomike kanë rënë në grackën e kësaj skeme përmes:

Shtrëngimit,

Përdorimit në kundërshtim me ligjin të të dhënave personale të familjarëve të debitorëve

Keqbesimit dhe fakteve të pavërteta.

Qëllimi i skemës:

Të shumëfishojë në mënyrë të paligjshme detyrimet e qytetarëve përtej detyrimit të përcaktuar në urdhrat e ekzekutimit. Detyrimi shumëfishohej për shkak të aplikimit të interesave dhe kamatave ligjore të larta, deri 2% në ditë.

Të mblidhte detyrimin e detyrimit duke e kaluar këtë detyrim me metoda të paligjshme edhe tek familjarë apo të afërm të debitorëve që nuk kishin asnjë lidhje me kredinë fillestare. Përmes ristrukturimit të kredisë detyrimi kalonte tek familjarë që kishin mundësi pagese.

Të kalonin pasuri/prona të paluajtshme në ankande fiktive, në pronësi të institucioneve financiare jo banka: Micro Credit Albania sh.a/sh.p.k (MCA) dhe Final sh.p.k.

Për realizimin e qëllimit kriminal, punonjësit e këtyre shoqërive të urdhëruar nga drejtuesit apo organizatorët e kësaj skeme, kryen qindra mijëra njoftime të paligjshme dhe telefonata kërcënuese tek debitorët dhe familjarët e tyre, Dhjetëra – mijëra llogari bankare të qytetarëve u bllokuan dhe qëndruan të bllokuara në kundërshtim me ligjin për disa vite. Pasuri të paluajtshme u sekuestruan për vlera detyrimi minimale dhe u kaluan në pronësi të shoqërive MCA dhe Final me ankande fiktive. Përveç pasojave të kundraligjshme ekonomike, veprimtaria kriminale e këtij grupi të strukturuar kriminal, ka shkaktuar edhe pasoja shumë të rënda sociale.

Sekuestrimet:

Në zbatim të vendimit të Gjykatës nr: 4488 datë 18.07.2024 për caktimin e masës së sigurimit pasuror është vendosur sekuestrimi për subjektet financiare  MCA dhe Final mbi të gjitha asetet si pasuri të luajtshme dhe te paluajtshme të këtyre shoqërive.

Në zbatim të vendimit të datës 29.05.2024 për sekuestrimin e llogarive bankare janë sekuestruar mbi 420 milionë lekë dhe rreth 1.3 milionë euro. Këto shuma monetare janë sekuestruar në llogari personale, depozita, bono thesari dhe letra me vlerë të të pandehurve.

U sekuestruan 420 milionë lekë dhe 1.3 milionë euro

The post SPAK çon në gjykatë grupin kriminal të mikrokredive,16 persona dhe 4 shoqëri të akuzuara për mashtrim dhe falsifikim (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

KQZ shpërndan mandatet e deputetëve për Qarkun e Tiranës, kush do të futet në parlament

✇Albeu
By: V K

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka bërë shpërndarjen e mandateve të deputetëve për qarkun e Tiranës, për secilin kandidat fitues në zgjedhjet e 11 majit.

Ndërkohë, KQZ pritet të marrë një vendim në lidhje me shpërndarjen e mandatave sa i takon koalicionit “Nisma Shqipëria” bëhet, pas debatit se kush do ta marrë mandatin.

Lista e mbyllur e PS

1-Edi Rama

2-Ogerta Manastirliu

3-Elisa Spiropali

4-Lindita Nikolla

5-Taulant Balla

6-Adea Pirdeni

7-Albana Koçiu

8-Igli Hasani

9-Delina Ibrahimaj

10-Ilva Gjuzi

11-Iris Luarasi

12-Erjon Malaj

Fitues nga lista e hapur e PS

13-Blendi Gonxhja

14-Erion Braçe

15-Anila Denaj

16-Ervin Hoxha

17-Fatmir Xhafaj

18-Olta Xhaçka

19-Ornaldo Rakipi

Lista e mbyllur e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

1-Sali Berisha

2-Flamur Noka

3-Albana Vokshi

4-Belind Këlliçi

5-Tedi Blushi

6-Jozefina Topalli

7-Fatmir Mediu

8-Edi Paloka

9-Erisa Xhixho

10-Mesila Doda

11-Klevis Balliu

12-Besart Xhaferri

Fituese nga lista e hapur e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

13-Jorida Tabaku

Partia Mundësia

1-Agron Shehaj

2-Erald Kapri

Partia “Lëvizja Bashke”

1-Redi Muçi

The post KQZ shpërndan mandatet e deputetëve për Qarkun e Tiranës, kush do të futet në parlament appeared first on Albeu.com.

SPAK në paraburgimin e Durrësit, do t’i komunikohen akuzat kryebashkiakut Erion Veliaj

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, Prokurorët e Posaçëm, do të paraqiten në paraburgimin e Durrësit, për t’i komunikuar akuzat kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Veliaj po hetohet bashkë me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenë për akuzat e korrupsionit, fshehje pasurie dhe pastrim parash.

Veliaj përballet edhe me akuzën e futjes së paligjshme të sendeve në ambientet e paraburgimit, pasi ka përdorur një celular të një punonjësi të burgjeve.

The post SPAK në paraburgimin e Durrësit, do t’i komunikohen akuzat kryebashkiakut Erion Veliaj appeared first on Albeu.com.

U dhunua brutalisht nga pronari i “Stockholm”-it Ferhat Kaja, dalin pamjet nga spitali të biznesmenit Laert Kasaj (FOTO)

✇Albeu
By: V K

Mbrëmjen e së hënës, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e kompleksit “Delijorgji” në Tiranë.

Mësohet se është dhunuar brutalisht pronari i restorantit “Tokyo”, Laert Kasaj.

Pamje të rënda janë publikuar nga spitali, ku pronari i restorantit “Tokyo”, Laert Kasaj, shfaqet me syrin e nxirë dhe hematoma në fytyrë, pas një sulmi të dhunshëm fizik të ndodhur mbrëmjen e së hënës në kompleksin “Delijorgji”.

Sipas informacioneve policore, autorët e dyshuar të dhunës janë Ferhat Kaja dhe një i afërm i tij, të dy të shpallur në kërkim.

Dyshohet se ata janë pronarët e lokalit “Stockholm”, që ndodhet përballë kompleksit ku ndodhi përplasja.

 

 

Ngjarja ka pasur një përshkallëzim të menjëhershëm verbal që më pas degjeneroi në dhunë fizike brutale, duke lënë Kasajn me dëmtime të dukshme në fytyrë, siç duken edhe në fotot e publikuara.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, një nga agresorët i është drejtuar Kasajt me fjalët: “Pse më ke denoncuar?”, duke lënë të kuptohet se konflikti mund të ketë lidhje me informacione të dhëna ndaj institucioneve për zaptimin e hapësirës publike nga lokali “Stockholm”.

Policia po vijon hetimet për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes dhe është në ndjekje të autorëve të dyshuar.

Kasaj është aktualisht nën kujdesin e mjekëve, ndërsa pritet që të merret në pyetje nga autoritetet sapo gjendja e tij të stabilizohet.

The post U dhunua brutalisht nga pronari i “Stockholm”-it Ferhat Kaja, dalin pamjet nga spitali të biznesmenit Laert Kasaj (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Sfida me Serbinë, FSHF dënohet nga FIFA

✇Albeu
By: V K

Federata Shqiptare e Futbollit, është njoftuar zyrtarisht nga FIFA për një vendim disiplinor pas ndeshjes Shqipëri–Serbi, e zhvilluar më 7 qershor 2025 në stadiumin “Air Albania”.

Sipas vendimit, FSHF dënohet me një gjobë prej 161,500 franga zvicerane dhe detyrimin që ndeshja e radhës në shtëpi ndaj Letonisë të luhet me të paktën 20% të kapacitetit të stadiumit të mbyllur për publikun, për shkak të sjelljeve të përsëritura të papërshtatshme dhe diskriminuese të një pjese të tifozëve shqiptarë (këngë me përmbajtje diskriminuese, hedhje objektesh, ndezje fishekzjarrësh, përdorimi i gjesteve apo mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive, si dhe ndërprerje gjatë himneve kombëtare).

Ky vendim është një penalizim serioz për gjithë komunitetin futbollistik dhe dëmton jo vetëm Federatën, por mbi të gjitha Kombëtaren.

FSHF, u bën thirrje të gjithë tifozëve të Kombëtares që të shmangin çdo veprim që mund të dëmtojë skuadrën tonë, të respektojnë rregullat ndërkombëtare dhe të kontribuojnë për një atmosferë dinjitoze në mbështetje të Shqipërisë.

Vetëm të bashkuar dhe të përgjegjshëm, mund ta mbështesim Kombëtaren siç ajo e meriton.

The post Sfida me Serbinë, FSHF dënohet nga FIFA appeared first on Albeu.com.

Ngjarje e rëndë/ U gjet e vdekur në një pellg, 9-vjeçarja është mbytur nga babai i saj, si i ati tentoi të fshihte krimin

✇Albeu
By: V K

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në New York, ku 9-vjeçarja Melina Galani-Fratolin, dyshohet se u vra nga babai i saj kanadez.

Pas rezultateve të autopsisë, rezultoi se vogëlushja ishte mbytur teksa baba e bijë ndodheshin me pushime në Amerikë.

Trupi i 9-vjeçares u gjet të dielën pasdite pranë një trungu, në një pellg të cekët në zonën e Ticonderogas, më pak se 24 orë pasi babai i saj, Luciano Fratolin, kontaktoi autoritetet lokale për të raportuar se e bija ishte rrëmbyer.

45-vjeçari është arrestuar dhe akuzohet për vrasje e fshehje kufome.

Në daljen para gjykatës, ai u deklarua i pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tij.

Sipas New York Post, Melina kishte folur me nënën e saj rreth një orë para vrasjes, që ka ndodhur mes orës 19:40 dhe 21:12, mbrëmjen e së shtunës.

Gruaja deklaroi se asgjë nuk i dukej e dyshimtë. Megjithatë, në orët që pasuan, ajo filloi të shqetësohej, pasi ish-burri i saj ndaloi së iu përgjigjur mesazheve të saj, kur pyeti se kur do të ktheheshin në Montreal.

E shtuna supozohej të ishte dita e fundit e pushimeve të tyre në Shtetet e Bashkuara.

Luciano Fratolin, në denoncimin për rrëmbimin e së bijës pretendoi se dy burra me një furgon të bardhë kishin marrë Melinën.

Z. Fratolin deklaroi se ishte ndaluar në një parking pranë Daljes 22 të I-87, në zonën e Liqenit George, për të urinuar. Ai fillimisht tha se ishte larguar nga automjeti i tij dhe kur u kthye, fëmija ishte zhdukur. Ai raportoi një automjet të dyshimtë të bardhë pranë vendit të ngjarjes dhe dy burra në të. Ky skenar u hetua dhe u hodh poshtë plotësisht”, u tha gazetarëve zëvendëskomisioneri, Robert McConnell, sipas Montreal Journal.

Trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare, u gjet disa orë më vonë në një trung në një pellg të cekët me ujë në skajin verior të Liqenit George, pranë qytetit të Ticonderoga, me autoritetet që deklaruan se nuk kishte prova për rrëmbim.

45-vjeçari u arrestua më pas dhe u akuzua për vrasje dhe vepra të tjera penale.

The post Ngjarje e rëndë/ U gjet e vdekur në një pellg, 9-vjeçarja është mbytur nga babai i saj, si i ati tentoi të fshihte krimin appeared first on Albeu.com.

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-deputetit të PS për zëvendësimin e masës së sigurisë

✇Albeu
By: V K

Ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja do të vazhdojë të mbetet ne qeli, pasi GJKKO rrëzoi kërkesën e tij për të zëvendësuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Ky vendim, erdhi vetëm pak ditë pasi SPAK mbylli hetimet për ish-deputetin socialist dhe e dërgoi kërkesën në GJKKO për nisjen e gjykimit.

SPAK përfundoi hetimet më 15 korrik dhe dërgoi për gjykim dosjen ndaj tre të pandehurve, Jurgis Çyrbja, Ahmet Masha dhe i shumëkërkuari Altin Hajri.

Çyrbja qëndron i paraburgosur me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO-së që prej 20 tetorit 2024, për lidhje me organizatën e Altin Hajrit në Durrës dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.

Në dosjen e SPAK, thuhet se ish-deputeti Çyrbja ka pasur miqësi me të kërkuarin ndërkombëtar të drejtësisë Altin Hajri, duke i premtuar këtij të fundit se do ta ndihmonte në këmbim të votave gjatë zgjedhjeve. Altin Hajri ka qenë në kërkim për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

The post GJKKO rrëzon kërkesën e ish-deputetit të PS për zëvendësimin e masës së sigurisë appeared first on Albeu.com.

Në hetim për korrupsion dhe pastrim parash/ SPAK i komunikon sot akuzat Ajola Xoxës

✇Albeu
By: V K

Këtë të mërkurë, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, Ajola Xoxa, është paraqitur  në SPAK. Xoxa është paraqitur në SPAK, pasi sot raportohet se asaj dhe Vejiajt do u kominikohen zyrtarisht akuzat.

Ajola Xoxa, është lënë në masën “detyrim paraqitje” lidhur me dosjen Veliaj, ku rezultonte se ishte e përfshirë në skema abuzimesh me fondet publike.

Sipas SPAK, Veliaj edhe bashkëshortja e tij, Xoxa kanë ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal dhe familjar përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

Prokuroria e Posaçme, e akuzon Xoxën për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Fillimisht ndaj saj u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa pas seancës së vlerësimit të masës, GJKKO vendosi “detyrim paraqitje”.

The post Në hetim për korrupsion dhe pastrim parash/ SPAK i komunikon sot akuzat Ajola Xoxës appeared first on Albeu.com.

Kryvi/ Zbardhen bisedat në “SKY ECC”, u arrestua në Emiratet e Bashkuara, cila ishte lidhja e Denis Bajrit me Ervis Martinaj dhe biznesmenin Pëllumb Gjoka

✇Albeu
By: V K

Denis Brajoviç (Bajri), u arrestua në Emiratet e Bashkuara, kur ndaj tij ishte lëshuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’ në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’, ku falë përgjimeve të SKY-t flet me mbretin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj.

Policia njoftoi se Informacioni i siguruar nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe i shkëmbyer në kohë reale me partnerët në Emiratet e Bashkuara, mundësoi lokalizimin dhe kapjen e të riut, me qëllim ekstradimin e tij.

“Në Shënjestër”

Ai ishte një njeri shumë i fuqishëm në veri të vendit. Një biznesmen të cilit i përuleshin të gjithë.

Deri edhe vetë politika në Tiranë, ku ai ia kishte dalë të imponohej dhe të shtrinte me sukses lidhjet e tij deri në rangjet më të larta të saj, aq sa të fitonte deri edhe statusin e ‘investitorit strategjik’.

Një status i shpërblyer për të nga qeveria Rama, që do t`i mundësonte investimin deri në 50 milionë euro në lojërat e fatit.

Pavarësisht se e shkuara dhe e tashmja e tij, ishin të lidhura me episode të shumta të dyshimta të botës së krimit.

Ku ai përflitej se ishte njëkohësisht Zot dhe dorëzanë, i disa prej këtyre ngjarjeve kriminale të pazbardhura.

Krime të paprovuara, por që do të duhej një dosje përgjimesh e mbërritur nga autoritetet franceze për llogari të SPAK, për të na rrëfyer për herë të parë të plotë disa prej mistereve të ngjarjeve të kronikës së zezë të ndodhura në veri të vendit.

Në harkun kohor të viteve të fundit. Ky është Pëllumb Gjoka.

Profili në dukje i një biznesmeni të tërhequr, që daljet publike i ka tejet të rralla.

Personazhi që në zonën e tij njihej si ‘I forti i Velipojës’, tejet aktiv në sipërmarrjet e tij, por që mesa duket krahas punës si biznesmen i suksesshëm, fshihte pas këtij profili të nderuar edhe anën e errët të një organizatori krimesh. Por si erdhi zbulimi i aspektit kriminal të dyshuar të këtij biznesmeni?

Cili ishte gabimi që e çoi drejt fundit të tij?

Dhe pse SPAK, u kërkoi partnerëve të tij francezë, përgjimet e aplikacionit Sky ECC, i konsideruar si i pathyeshëm, për të parë se cilat ishin komunikimet e Gjokës dhe grupit të strukturuar kriminal që fshihej pas tij?

Sipas dosjes së siguruar nga emisioni ‘Në shënjestër’, gjithçka duket se nis pas kallëzimit të familjarëve të shtetases Drande Hoti Gjoka.

Një 99-vjeçare, e cila kishte lënë në testamentin e saj, një sipërfaqe toke prej 39 hektarësh në pyllin e Velipojës.

Por që në vitin 2022, familjarë të saj të afërt pjesë e testamentit, shikojnë se si ishin përjashtuar nga trashëgimia pronësore.

Kallëzim i kryer SPAK më 16 Janar 2023, nga shtetasit Lule Zefi dhe djali i saj Donald Zefi.

Të cilët pretendonin se janë trashëgimtarë të shtetases Drande Hoti dhe se pasuritë e paluajtshme të kësaj shtetaseje, me sipërfaqe prej 39 hektarësh në fshatin Pulaj, komuna Velipojë, janë tjetërsuar dhe marrë në mënyrë të paligjshme nga shtetasit Pëllumb Gjoka në bashkëpunim me persona të tjerë, përfshirë dhe zyrtarë.

Do të ishte pikërisht ky episod i tjetërsimit të një sipërfaqe të tillë prone, që sipas Prokurorisë së Posaçme, do të sillte edhe zbulimin e aktivitetit kriminal të Pëllumb Gjokës, por edhe të personave të tjerë që bashkëpunonin me të.

Por përpara se të shkojmë te ky episod i fundit i tjetërsimit të një prone, që çoi në nisjen e një hetimi ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe grupit të strukturuar kriminal që fshihej pas tij,

Zbulimi i parë tronditës që SPAK, bëri me marrjen në dorë të bisedave të zhvilluara nga ky grup në aplikacionin SKY ECC, ishte zbardhja e mekanizmit të vrasjes së shtetasit Gjin Boriçi që mbante edhe emrin Ndoji.

Ngjarje e ndodhur më datë 9 gusht 2020 në kryqëzimin e rrugës së fshatit Shkjezë me rrugën nacionale Shkodër-Lezhë.

Ku ai u gjet i vrarë disa metra larg makinës BMW që kishte marrë me qira.

Por çfarë lidhje ka vrasja e Gjin Boriçit me Pëllumb Gjokën dhe kush janë ekzekutuesit, që sipas gjurmëve të bisedave që ata kishin lënë në komunikimet e SKY ECC, ishin pikërisht shokë të ngushtë me viktimën?

Përse kjo mizori ndaj shokut të tyre dhe si shkuan ata për ngushëllim në familjen e mikut të ngushtë, që ata kishin vrarë pikërisht po vetë.

Mesa duket për t’i dhënë një drejtim tjetër ngjarjes.

Sipas përgjimeve të zbardhura nga SPAK, falë bisedave të kryera në aplikacionin SKY ECC, pjesëmarrës në këtë krim janë Pëllumb Gjoka, i cili në këto biseda, mban pseudonimin ‘Kolombo’.

Behar Brajoviq (Bajri), që mban disa pseudonime të njohura si ‘Daci’, ‘Lopata’ apo ‘Kapedani’

‘Deno’ apo ‘Denis’ për Denis Brajoviq (Bajri).

‘Mondi’, Edmond Preka, që rezulton të jetë shoferi i biznesmenit Pëllumb Gjoka.

‘Dori’, Klaodor Haka.

Si edhe Ervis Martinaj, i njohur me kodin ‘V’.

Martinaj, që nuk dihet për çfarë arsye, del të jetë i interesuar si personi në vetë të parë për ekzekutimin Boriçin. I cili në vazhdim të përgjimeve thotë se është gati të paguajë edhe një shumë të madhe parash për eliminimin e tij.

Por që garant për të, për vrasjen e Boriçit, del të jetë Pëllumb Gjoka.

Veprime të cilat SPAK pretendon se janë provuar para dhe pas vrasjes.

Përgjimet

Më datë 7 Gusht 2020, ora 12.23 shtetasi Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.

Pëllumbi i shkruan: Kur mendon?

Në orën 18. 11, Behari i shkruan:Nesër mbrëma kryhet një punë dhe atëherë për një javë kryhet puna jote.

Pëllumbi i shkruan:Ok vëlla’.

Siç shikohet, ky komunikim i përket datës 7 gusht 2020.

Pra dy ditë përpara se të konsumohet krimi ndaj Gjin Boriçit.

I cili nuk është në dijeni se ekzekutuesit e tij, ata që do ta nxjerrin në pritë, janë pikërisht shokët e tij të ngushtë.

Behar Brajoviq, që është krahu i armatosur i Bajrave në Shkodër, pasi e siguron Pëllumb Gjokën se kjo punë, pra vrasja e Gjin Boriçit, do të kryhet shpejt, i premton po ashtu atij se shpejt do të kryhet edhe puna e tij.

Ndërkohë që përgjatë dy ditëve grupi i ngritur për të vrarë Gjin Boriçin për llogari të Ervis Martinaj, kapet në çdo bisedë duke u kujdesur që të mos u shpëtojë asnjë detaj në lidhje me skenarin e ekzekutimit.

Më datë 9 gusht në orët e para të mëngjesit, Behar Brajoviq, këtë herë del në komunikim me Edmond Prekën.

Përgjimet

Edmondi e pyet, nëse do të marrë njeri me makinë?

Behari i shkruan që, do të marri dy veta.

Behari i tregon që makinën do ta djegin sa të kryejnë punë dhe do të ecin në këmbë, do të marri vetëm këto të dy, ti mbaj brenda diku.

Behari i tregon që, sa të kryhet ky, ikën ai kurva i Tiranës sepse kështu e kam lënë me të, me ndërrim.

Siç shikohet edhe nga komunikimi i mëposhtëm ekzekutimi i Gjin Boriçit, kryhet diku midis orës 1.00 dhe 2.00 të mëngjesit të datës 9 gusht.

Dhe besohet që në makinë me të, të ketë qenë edhe Denis Brajoviq.

Kjo me qëllim për të hequr çdo dyshim te shoku i tyre, mbi atë çfarë do t’i ndodhë pas pak.

Ndërkohë që në orën 00.27 të mëngjesit, në përgjime del edhe Ervis Martinaj, i cili komunikon me Denis Brajoviq.

Dosja Hetimore

Në orën 00.27, Ervis Martinaj, komunikon me Denis Brajoviq.

(Në këtë komunikim figurojnë të regjistruara vetëm bisedat e shkruara nga Denis Brajoviq).

Denisi i shkruan: Hë vëlla, më shkruaj këtu se jam duke lënë celularin në shpi.

Tu dal jam, prit televizorin.

Në orën 01.54, Behar Brajoviq komunikon me Denis Brajoviq.

Denisi i shkruan Beharit:Para e kemi”.

Në orën 01.58, Behar Brajoviq komunikon me Edmond Prekën.

Në orën 02.02, Behar Brajoviq komunikon me me Denis Brajoviq.

Denisi i shkruan Beharit:Kruvi’, jemi në Bushat dhe të na presi aty ai, se jemi afër.

Pra mesa kuptohet nga biseda. ‘Kryvi’, do të thotë se Gjin Boriçi, tashmë është ekzekutuar.

Fill më pas Behar Brajoviq, kujdeset që të vendosë në dijeni menjëherë edhe Pëllumb Gjokën.

I cili pasi mëson që puna u krye me sukses, nuk harron që ti çojë viktimës, sipas mënyrës së tij të fala.

Dosja Hetimore

Në orën 02.24, Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.

Ky i fundit i tregon që ishte në gjumë ndërsa Behari i tregon që u kry, tani presim atë tëndin. Atë që desh ti ai u kry, Ginin deshti ai…

Pëllumbi shprehet:Ok vëlla, kjoft me Zotin, futja gjumit…

Por duket se grupi vrasës nuk ka gjumë.

Vetëm një orë pasi është kryer ekzekutimi, Denis Brajoviq, kapet në përgjim, duke biseduar me Behar Brajoviq.

Ku i tregon këtij të fundit, se si e qëlloi pa mëshirë Gjin Boriçin.

Po kështu Denis Brajoviq, bisedon edhe me Ervis Martinaj.

Ku është i interesuar të di, nëse doli apo jo në lajme vrasja.

Dhe çfarë thuhet për këtë vrasje.

Dosja Hetimore

Në orën 02.43, Behar Brajoviq komunikon me Denis Brajoviq.

Denisi i shkruan: ‘Gjoks e kry kapedan, mu blloku se dosha me ja gri kryt, se më tha diçka’.

Në orën 02.45, Ervis Martinaj komunikon me Denis Brajoviq.

Denisi i shkruan: A dha gjë tv?

Nata duket e gjatë dhe e pagjumë për ekzekutuesit dhe porositësit e vrasjes.

Siç del me vonë nga komunikimet që zhvillohen ne orën 3.00 të mëngjesit, Ervis Martinaj, kujdeset edhe njëherë nëse çunat e kanë djegur si duhet makinën, me qëllim që të mos lënë asnjë gjurmë.

Pas disa komunikimeve të ndërsjella, grupi më në fund vendos të marrë një sy gjumë. Tashmë të qetë se punën e kishin kryer dhe se çdo gjë kishte shkuar sipas parashikimeve.

Komunikimet e tyre fillojnë sërish në mëngjesin e herët të datës 9 gusht. Ku tashmë ata organizohen të takohen së bashku, larg syve të njerëzve.

Ku i pranishëm midis tyre është edhe ‘V’, i identifikuar si Ervis Martinaj.

Dosja Hetimore

Në orën 11.47, Klodor Haka komunikon me Behar Brajoviq.

Klodori i shkruan: ‘Jam duke ardh me ‘V’ andej se don me ardh te ti. Direkt tani po nisem.

Në orën 12.28, Edmond Preka komunikon me Pëllumb Gjokën, të cilit i tregon që është duke ardh ‘Lopata’ (Behar Brajoviq).

Pëllumbi i thotë: ‘Po rrim te ara, thuj se këtu ka shumë njerëz.

Ky është edhe momenti kur Pëllumb Gjoka, hyn në komunikim me Ardrit Hasanbegaj.

Që në këtë kohë mbulon detyrën e shefit të krimeve në Drejtorinë e Policisë Shkodër.

Gjoka në këtë rast, është i interesuar të dijë çfarë ka zbuluar policia në lidhje me vrasjen e Gjin Boriçit.

Bisedë që zhvillohet midis tyre më datë 9 gusht, vetëm disa orë pas kryerjes së vrasjes.

Dosja Hetimore

Në orën 14.49, Pëllumb Gjoka, komunikon me Ardrit Hasanbegaj.

Pëllumbi e pyet:Çfarë ishte ajo e mbrëmshmja (vrasja e Gjin Ndoj)’.

Ardriti i përgjigjet: Nuk e di, paska qenë me hasmëri, për punën e një vëllai.

Plus paska qenë kollarexhi.

Pëllumbi e pyet: Si duket si dorë?

Ardriti i përgjigjet: Ka punuar mirë kopili dhe si duket kanë qenë dy ose më shumë.

Të vështirë do e kemi, por besoj do të nxjerrim diçka.

Por nga biseda në vazhdim, Pëllumb Gjoka, kujdeset te shefi i Krimeve në Shkodër, që të mos i hyjnë më thellë këtij hetimi.

Madje ai mëson gjatë kësaj bisede se si vëllai i viktimës paska takuar Dorian Dulin.

Shok i ngushtë me Gjin Boriçin, njëkohësisht një nga eksponentët më të frikshëm të krimit në Shkodër dhe lidhje e afërt e Ibrahim Licit, kundërshtar i përbetuar i Bajrave.

Për të cilin Gjoka kërkon informacione të vazhdueshme nga Ardrit Hasanbegaj se cila është përditshmëria e tij.

Dosja Hetimore

Pëllumbi i thotë: Lëreni në kollaren e vet.

Në orën 17.09, Pëllumb Gjoka, komunikon sërish me Ardrit Hasanbegaj dhe ky i fundit e pyet nëse e njihte Dorian Dulin, sepse vëllai i këtij e ka takuar.

Pëllumbi shprehet: Këta të vrasin dhe të vijnë dhe me u pjek.

Pëllumbi shkruan: Ardrit nëse ke info për Dorin më thuaj.

Por duket se Dorian Duli, është një armik i betuar për Pëllumb Gjokën dhe Behar Brajoviq.

Të cilët ndërkohë mësojnë se Duli është mik i ngushtë me viktimën Gjin Ndoji.

Dhe se për gjatë gjithë kohës, ai qëndron në shtëpinë e mikut të tij të vrarë në pritë.

Urrejtja për Dulin, duket se është aq e fortë nga grupi kundërshtar dhe konkretisht Behar Bajroviq, sa ky i fundit mendon se mund ta vrasë edhe në varrimin e Boriçit.

Më datë 10 gusht, vetëm një ditë pasi bashkërisht kanë kryer vrasjen e shokut të tyre Gjin Boriçi, vrasje që del e porositur nga Ervis Martinaj, Behar Bajroviq, mësohet se ka shkuar për ngushëllime më shtëpinë e shokut të tij të ngushtë.

Bisedë të cilën e konsumon edhe me Pëllumb Gjokën.

Dosja Hetimore

Në orën 12.47, Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.

Ky i fundit i tregon që, isha në varrim, por nejtëm larg, vetëm sa i dhamë dorën në fund.

Dori (Dorian Duli) nuk ishte.

Por duket se Pëllumb Gjoka në rolin e regjisorit të ekzekutimit të Gjin Boriçit, sipas SPAK e ka kryer këtë vrasje për llogari të Ervis Martinaj,

Në këmbim të një tjetër vrasje që këtë herë i interesonte vetë biznesmenit.

Sipas dosjes ‘Metamorfoza’, Mbreti i Kumarit Ervis Martinaj, ishte gati të ofronte edhe 100 mijë euro për vrasjen e Gjin Boriçit, të cilin e donte të ekzekutuar me çdo kusht.

Qoftë edhe kundrejt një shume të tillë të majme parash.

Kërkesë që duket se e i ka rënë në vesh edhe biznesmenit Pëllumb Gjoka.

I cili ndërkohë po merrej edhe vetë me një larje të vjetër hesapesh. Duke i ofruar Ervis Martinaj këtë herë falas vrasjen e Gjin Boriçit, në këmbim që mbreti i bixhozit t`i hiqte qafe Pëllumb Gjokës njeriun që kishte kohë që e kishte vënë në shënjestër.

Pra, një formë krimi me clering.

Ky person të cilin Pëllumb Gjoka e donte me patjetër të vdekur dhe mundësisht brenda pak kohësh, ishte Kleanti Musabelli.

I cili gjatë një sherri të ndodhur midis tij dhe Gjokës, më datë 11 Shtator 2017, në një kafe në qendër të Tiranës, në ikje e sipër kishte plagosur me armë zjarri në këmbë, biznesmenin.

Por ndërsa Pëllumb Gjoka duket se e ka falur Musabellin duke hequr dorë nga e drejta e ankimit në lidhje me akuzat e ngritura nga Prokuroria e Tiranës ndaj këtij të fundit, duket se biznesmeni kishte në kokë një skenar tjetër.

Atë të lënies lirë të Musabellit, me qëllim për ta ekzekutuar, në momentin kur ky i fundit të mendonte se çdo gjë tashmë i përkiste të kaluarës.

Pasi Pëllumb Gjoka dhe grupi i tij kanë kryer punë me Gjin Boriçin për llogari të Ervis Martinaj, sipas dakordësisë me njëri-tjetrin, tashmë është ky i fundit që duhet të ngrejë këmbëzën e armës dhe të vrasë Kleanti Musabelli.

Është akoma e paqartë se kur Gjoka dhe Martinaj, kanë rënë në dakordësi për këtë këmbim viktimash, por nga bisedat në SKY ECC, ndjekja e Kleanti Musabelli, duket se ka filluar që në muajin qershor 2020.

Pra dy muaj para se të vritet Gjin Boriçi.

Ku edhe këtë herë, në shërbim për të kryer ekzekutimin e Kleanti Musabelli është i njëjti grup ekzekutorësh, që më pas kryen edhe vrasjen e Boriçit.

Për shkak se vrasja e Musabelliut nuk po realizohej ne kohë, në lojë futet Behar Brajoviq.

I cili duket se i ka një borxh të madh moral Pëllumb Gjokës.

Pasi ky i fundit del se e ka shpëtuar nga burgimi afatgjatë duke korruptuar prokurorin Xhevahir Lita.

Dhe për këtë arsye i ofrohet Pëllumb Gjokës, t’ia bëjë për qejf vrasjen e Kleanti Musabelli.

Dosja Hetimore

Më datë 7 Korrik 2020, në orën 11.57, Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.

Pëllumbi i shkruan: Vëlla, nëse edhe një javë nuk më vjen dikush që jam duke prit, a ma gjen një për me mbaru një punë në Tiranë.

Behari e pyet: A po thua për atë, për punën tënde?

Pëllumbi i përgjigjet: Po.

Behari i shkruan: Atë punë ta kryej unë vetë, nuk ke nevojë me i thënë kërkujt, vetëm leji një njeri në shpinë, se ku rrin.

Du me ta kry, për qef.

Pëllumbi i pèrgjigjet: Jo vëlla, nuk bëhet falas, duhet ndonjë që është larg.

Pëllumbi i shkruan: Është i falur, është në rrugë të madhe.

Ja tregon ku është dhe rrugën komplet.

Behari i shkruan: Me ta kry unë për qef, dhe nuk ke detyrim hiç.

Pëllumbi i shkruan: Jo vëlla nuk është punë për ty, vetëm lekët atyne dhe mos ti kesh afër hiç.

Ajo që mbetet e paqartë në këtë ngjarje, është fakti përse grupi dështoi në vrasjen e Kleanti Musabelli.

Edhe pse Pëllumb Gjoka, është i gatshëm të japë shuma të mëdha parash për ta eliminuar me çdo kusht.

Dosja Hetimore

Më datë 9 Korrik 2020 ora 09.30, Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën. Behari i shkruan: Unë fola për atë punën tënde dhe më thanë sa paguan.

Pëllumbi i shkruan: 80-90-100.

Del në rrugë të madhe, është i falur.

Behari i shkruan: 100 kërkojnë këto kurva, ose të ta kryej unë.

Pëllumbi i shkruan: 100 me ju dhënë vlla.

Pasi Behar Bajroviq, i premton Pëllumb Gjokës se do ta organizojë ai vrasjen, në një tjetër bisedë ai lë të kuptohet se në Tiranë për këtë qëllim kanë ardhur disa kosovarë.

Dosja Hetimore

Më datë 10 Korrik 2020, Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.

Behari i shkruan:Më kanë ardhur disa shokë nga Kosova dhe atë punën tënde e kryejmë. Ose vjen një serb, ose një kosovar. Kena dhe një arab.

Pëllumbi i shkruan:Vëlla mund ti sjell dhe unë serb dhe kosovarë, por duan shofer.

Behari i shkruan:E kam unë shoferin vëlla, e kam shqiptar, mos e vra mendjen.

Arabi e kryen edhe me ftyrë. për këtë punë i kam thirr.

Në një tjetër bisedë, Pëllumb Gjoka, del se i lutet Behar Brajoviq, që mundësish Kleanti Musabelli, ta vrasë bashkë me të vëllain.

Por jo me djalin, apo me familjarë të tjerë.

Por siç konstatohet nga bisedat, muaji gusht duket intensiv për grupin.

Të cilët ndërkohë që janë vënë në gjueti për të vrarë Kleanti Musabelli, po përgatiten ti japin goditjen fatale Gjin Boriçit.

Ku në këtë bisedë të mëposhtme, Behar Brajoviq, i shkruan Pëllumb Gjokës se puna e tij me Kleanti Musabelli do të kryhet së shpejti, sa të mbarojmë një punë këto ditë.

Duke nënkuptuar ekzekutimin e Gjin Boriçit.

Dosja Hetimore

Më datë 7 Gusht 2020 ora 12.23, Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.

Pëllumbi i shkruan: Kur mendon?

Në orën 18.11, Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.

Behari i shkruan: Nesër mbrëma kryhet një punë dhe atë herë për një javë kryhet puna jote.

Nga bisedat e mëtejshme del se personi i kontaktit me Ervis Martinaj, që duket se ka hyrë në lojë për të vrarë Kleanti Musabelli për llogari të Pëllumb Gjokës, është Klodor Haka.

I cili merret personalisht me ndjekjen dhe grupin e kontraktuar për të kryer ekzekutimin.

Nga bisedat e dokumentuara në aplikacionin Sky ECC, Behar Brajoviq, i premton Pëllumb Gjokës se puna e Kleantit do të kryhet para datës 1 shtator.

Dosja Hetimore

Në orën 21.27 Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.

Behari i shkruan: Deri ditën e diel mos hajde ne Tiranë sepse do kryhet. Të hënën mundesh me ardh.

Behari e pyet: E don sakat apo të vdekur se unë ju kam thënë të vdekur, por thashë të të pyes një herë.

Pëllumbi i përgjigjet: Të vdekur vëlla.

Bisedat mbi vrasjen e mundshme të Kleanti Musabelli, mbyllen këtu dhe është e paqartë përse grupi ekzekutues i ngritur nga Pëllumb Gjoka nuk e kreu këtë punë deri në fund.

Madje po kaq e paqartë është edhe arsyeja përse Ervis Martinaj, i cili del se kishte marrë përsipër këtë vrasje për llogari të Pëllumb Gjokës, në këmbim të vrasjes së Gjin Boriçit, nuk e përfundoi këtë punë.

Dhe çfarë ndodhi midis tij dhe Pëllumb Gjokës.

Por ndërkohë që Pëllumb Gjoka i ishte vënë nga pas për të vrarë Kleanti Musabelli dhe sakaq ishte kryer ekzekutimi i Gjin Boriçit, interesante në dosjen ‘Metaformoza’, janë edhe një seri përgjimesh.

Ku këtë herë Pëllumb Gjoka dhe të tijët, janë të interesuar të eliminojnë disa prej të fortëve të Shkodrës.

Në këtë rast Dorian Dulin që del të jetë edhe miku i Gjin Boriçit të vrarë, Ibrahim Licin një tjetër personazh problematik i botës së krimit në veri të Shqipërisë, por edhe Genc Tafilin, ky i fundit i dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit, por që atëkohë ishte liruar më kusht.

Ku këtë herë ai që del i interesuar për ti vrarë këta persona është Behar Brajoviq.

I cili sipas hetimeve del se ka dyshime se këta tre personazhe, janë të përfshirë në disa prej ngjarjeve kriminale ndaj njerëzve të tij. Edhe kjo ndjekje bëhet gjatë kohës kur Pëllumb Gjoka dhe të tijtë me në krye Behar Brajoviq, i ishin vënë pas për të vrarë Kleanti Musabelli dhe po përgatiteshin për të vrarë, Gjin Boriçin.

The post Kryvi/ Zbardhen bisedat në “SKY ECC”, u arrestua në Emiratet e Bashkuara, cila ishte lidhja e Denis Bajrit me Ervis Martinaj dhe biznesmenin Pëllumb Gjoka appeared first on Albeu.com.

I akuzuar për vepra të rënda kriminale/ Nga Dubai drejt Shqipërisë, pritet ekstradimi i pjesëtarit të “Bajrave” (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Këtë të mërkurë, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë të Interpol Tiranës me Interpol Abu Dhabi dhe me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, në Shqipëri, të shtetasit shqiptar Denis Bajri., 37-vjeç, shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, i akuzuar për një sërë veprash penale në fushën e krimeve kundër personit, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe për armëmbajtje pa leje.

Ky shtetas, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”; “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”; dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.

Në lidhje me orën e mbërritjes, do të ketë një njoftim tjetër.

The post I akuzuar për vepra të rënda kriminale/ Nga Dubai drejt Shqipërisë, pritet ekstradimi i pjesëtarit të “Bajrave” (EMRI) appeared first on Albeu.com.

❌