Në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Neil Holland, u bëri thirrje autoriteteve në Kosovë që të formojnë sa më parë qeverinë e re, duke e cilësuar këtë si urgjente.
Ai gjithashtu shprehu shqetësim për tensionet në katër komunat veriore dhe për mbylljet e pakoordinuara të institucioneve që ofrojnë shërbime për komunitetet joshumicë.
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në OSBE, Neil Holland, mirëpriti Gerard McGurk si Shef i ri i Misionit të OSBE-së në Kosovë, gjatë paraqitjes së raportit të tij të parë në Këshillin e Përhershëm.
Në deklaratën e tij, Ambasadori Holland falënderoi për prezantimin dhe raportin gjithëpërfshirës të Misionit dhe theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për punën e tij në një kontekst të vështirë politik dhe të sigurisë.
Ai mirëpriti mbajtjen paqësore dhe konkurruese të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë në shkurt, si dhe rolin mbështetës të OSBE-së ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Gjithashtu, nënvizoi nevojën urgjente për formimin e qeverisë së re.
âMbretĂ«ria e Bashkuar mirĂ«pret zgjedhjet parlamentare paqĂ«sore dhe konkurruese tĂ« mbajtura nĂ« KosovĂ« nĂ« shkurt, dhe mbĂ«shtetjen e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« Misioni i ofroi Komisionit Qendror tĂ« Zgjedhjeve. Ne vazhdojmĂ« tâu nĂ«nvizojmĂ« bashkĂ«biseduesve nĂ« KosovĂ« urgjencĂ«n e formimit tĂ« qeverisĂ«â, tha Holland, theksohet në njĂ« njoftim në web-faqen e QeverisĂ« sĂ« MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar.
Ambasadori britanik shprehu shqetësimin për nivelin e tensioneve në katër komunat veriore dhe për mbylljet e pakoordinuara të institucioneve që ofrojnë shërbime për komunitetet joshumicë. Ai theksoi rëndësinë që Qeveria e Kosovës të sigurojë pjesëmarrje të plotë dhe të barabartë të këtyre komuniteteve dhe të përmbushë angazhimet si shtet multietnik dhe gjithëpërfshirës.
Mbretëria e Bashkuar kërkoi drejtësi për aktet e dhunës dhe bëri thirrje që Serbia të bashkëpunojë në hetimin e sulmeve ndaj KFOR-it dhe incidentit në Ibër-Lepenc.
âNe vazhdojmĂ« tĂ« bĂ«jmĂ« thirrje qĂ« Serbia tĂ« bashkĂ«punojĂ« plotĂ«sisht me pĂ«rpjekjet pĂ«r tĂ« nxjerrĂ« para drejtĂ«sisĂ« ata qĂ« janĂ« pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r sulmet e vitit 2023 ndaj trupave tĂ« KFOR-it dhe nĂ« Banjska, dhe tĂ« pĂ«rmbushĂ« premtimin e saj pĂ«r tĂ« bashkĂ«punuar nĂ« hetimin e sulmit nĂ« Kanalin IbĂ«r-Lepencâ, tha Holland, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, u nënvizua rëndësia e përmbushjes së angazhimeve në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Sipas Ambasadorit Holland, moszbatimi i marrëveshjeve ndikon negativisht në jetën e qytetarëve dhe stabilitetin rajonal.
Në fjalën e tij, Ambasadori britanik vlerësoi përparimin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit, por shprehu shqetësim për ndikimin politik në media dhe sigurinë e gazetarëve, duke mbështetur aktivitetet e OSBE-së në këtë fushë.
Holland riafirmoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran dhe theksoi përkushtimin për stabilitetin dhe bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor, përfshirë angazhimin e të Dërguarës së Posaçme Dame Karen Pierce dhe organizimin e Samitit të Procesit të Berlinit në Londër këtë vjeshtë.
The post Britania, Serbisë: Nxirri para drejtësisë autorët e sulmeve ndaj KFOR-it dhe në Banjskë appeared first on Telegrafi.