Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Napoli refuzon ofertën e Liverpool për Osimhen, kërkon 75 milionë euro

Victor Osimhen vazhdon të jetë në qendër të merkatos së verës. Sulmuesi nigerian i Napolit pritet të largohet nga klubi, por negociatat për transferimin e tij janë larg përfundimit. Sipas raportimeve nga mediat italiane, Liverpool ka bërë një lëvizje konkrete për të siguruar shërbimet e Osimhen. Kampionët e Premier League kanë ofruar një marrëveshje shkëmbimi, duke propozuar Darwin […]

The post Napoli refuzon ofertën e Liverpool për Osimhen, kërkon 75 milionë euro appeared first on BoldNews.al.

Top 11 transferime që pritet të realizohen këtë verë – Isak, Sesko, Gyokeres dhe disa top yje të tjerë

Klubet elitare të Evropës tashmë kanë nisur lëvizjet e para në merkaton e verës, ndërsa pritet që muajt e ardhshëm të sjellin edhe më shumë transferime të bujshme.

The Sun ka përzgjedhur disa prej transferimeve “ideale” që mund të ndodhin, bazuar në nevojat aktuale të skuadrave, kualitetin e lojtarëve dhe realizueshmërinë e marrëveshjeve.

Liverpool – Alexander Isak (Newcastle United)

“The Reds” kërkojnë një sulmues të vërtetë pas dështimeve të Darwin Núñez dhe lëvizjeve të mundshme të tij dhe Luis Díaz drejt Arabisë Saudite. Isak shihet si një nga “numrat 9” më të mirë në Premier League dhe një përforcim që do i sillte qetësi ofensivës së Arne Slot. Shitjet e përmendura mund të krijojnë hapësirë financiare për këtë lëvizje.

Arsenal – Ollie Watkins (Aston Villa)

Topçinjtë kanë nevojë urgjente për një sulmues që të përmbushë kërkesat e Artetës: klinik, i gjithanshëm dhe i gatshëm për të ndikuar menjëherë. Watkins, me përvojë të provuar në Premier League, përputhet me këto kritere dhe mund të jetë çelësi për ta çuar Arsenal drejt titullit.

Chelsea – Rodrygo (Real Madrid)

Me mungesë të theksuar në krahët e sulmit – veçanërisht nga lojtari që preferon këmbën e djathtë nga krahu i majtë – Chelsea sheh te Rodrygo zgjidhjen ideale. Brazilianit i është vënë një çmim prej €90 milionë nga Reali dhe dëshira e tij për të luajtur në krahun e preferuar mund ta bëjë të hapur për një transferim.

Manchester City – Pedro Porro (Tottenham)

Pavarësisht shpenzimeve të mëdha, City mbetet pa një mbrojtës të natyrshëm të djathtë pas largimit të Walker. Porro, një produkt i akademisë së Cityt, tashmë i afirmuar në Premier League, është opsioni ideal për t’u rikthyer në Etihad.

Manchester United – Leon Goretzka (Bayern Munich)

Amorim kërkon një mesfushor dinamik, ndërsa Goretzka përputhet perfekt me profilin. Me kontratën që i skadon për një vit dhe me përvojën e tij, gjermani mund të jetë një zgjidhje afatshkurtër shumë e vlefshme për rindërtimin e “Djajve të Kuq”.

Barcelona – Benjamin Sesko (RB Leipzig)

Në vend se të shpenzojë për një tjetër anësor, Barça do të bënte mirë të investonte në pasardhësin e Lewandowskit. Sesko, i ri dhe me stil të ngjashëm me polakun, është një investim që mbulon edhe të tashmen edhe të ardhmen.

Real Madrid – Fabian Ruiz (PSG)

Me Kroos që largohet, Realit i duhet një mesfushor i gatshëm për të kontribuar menjëherë. Fabian, që ka shkëlqyer me PSG-në, është opsion ideal për dy-tre sezone derisa Camavinga dhe Guler të jenë gati për rolin.

PSG – Victor Osimhen (Napoli)

Luis Enrique kërkon një “9” më të besueshëm sesa Gonçalo Ramos. Osimhen është teknikisht dhe fizikisht i përkryer për sistemin e tij, dhe PSG ka fuqinë financiare për ta transferuar përballë çdo konkurrence.

Bayern Munich – Rafael Leao (Milan)

Me Nico Williams afër Barcelonës, bavarezët kthejnë vëmendjen te Leao. Portugali ka gjithçka që duhet për të shkëlqyer në Bundesliga dhe për të plotësuar një treshe ofensive të frikshme me Kane dhe Olise.

Juventus – Viktor Gyokeres (Sporting CP)

Duket se Juventusi ka humbur durimin me Vlahovicin dhe kërkon një profil më konstant. Gyokeres, edhe pse i anashkaluar nga klubet e tjera të mëdha, mbetet një opsion i frikshëm në sulm – dhe bardhezinjtë janë të gatshëm të sakrifikojnë për ta marrë.

Inter – Rodrigo De Paul (Atletico Madrid)

Me Calhanoglun dhe Mkhitaryanin drejt fundit të ciklit, Interi kërkon një mesfushor të qëndrueshëm dhe të fortë fizikisht. De Paul është një “profil i vjetër” që i shkon për shtat stilit të zikaltërve – dhe mund të jetë përforcimi i duhur për një tjetër sezon të suksesshëm në Serie A dhe Evropë. /Telegrafi/

The post Top 11 transferime që pritet të realizohen këtë verë – Isak, Sesko, Gyokeres dhe disa top yje të tjerë appeared first on Telegrafi.

E duan shumë klube, por Osimhen befason me deklaratën e fundit

Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen, ka reaguar ndaj spekulimeve të shumta rreth të ardhmes së tij, duke theksuar se aktualisht është i përqendruar në shijimin e pushimeve, pas një sezoni të ngarkuar si në nivel personal ashtu edhe profesional.

Pavarësisht interesimit të raportuar nga klubet e mëdha evropiane si Chelsea, Arsenal, Juventus dhe Manchester United, 25-vjeçari nigerian nuk ka konfirmuar asgjë konkrete në lidhje me një transferim të mundshëm gjatë kësaj vere.

Osimhen pritet të largohet nga Napoli, pasi kontrata e tij përfshin një klauzolë lirimi që u mundëson klubeve jashtë Italisë ta transferojnë për një shumë prej 75 milionë eurosh.

Sipas mediave, ai ka refuzuar një ofertë të majme nga Al-Hilal në Arabinë Saudite, duke treguar preferencën e tij për të qëndruar në Evropë.

Sulmuesi, i cili bëri paraqitje mbresëlënëse gjatë huazimit të tij te Galatasaray, tha se ajo periudhë ndikoi pozitivisht në zhvillimin e tij si lojtar dhe si njeri.

“E dini, kjo është ajo që ndodh kur mbaron sezoni dhe pastaj fillojnë negociatat e transferimit të verës. Ka shumë klube që më duan, por tani për tani po përqendrohem te pushimet e mia për t’u argëtuar”, deklaroi ai.

Galatasaray është ndër klubet që shpresojnë ta kenë sërish në radhët e tyre, këtë herë me transferim të përhershëm.  /Telegrafi/ 

The post E duan shumë klube, por Osimhen befason me deklaratën e fundit appeared first on Telegrafi.

Al-Hilal i ofron Osimhenit një pagë marramendëse, duket afër që ta bindë që të largohet nga Europa

Victor Osimhen vazhdon të mbetet një nga emrat më të nxehtë të afatit kalimtar të verës, dhe ofertat për të nuk kanë të ndalur. Sipas raportimeve nga Turqia, gjigantët sauditë të Al-Hilal janë të gatshëm t’i ofrojnë sulmuesit të Napolit një pagë rekord prej 50 milionë eurosh në sezon për ta bindur që të transferohet në Lindjen e Mesme.

Ofertat ndaj Osimhenit kanë ardhur edhe më herët nga Al-Hilal. Siç raportoi javën e kaluar gazetari italian Alfredo Pedullà, sulmuesi nigerian e kishte refuzuar një tjetër ofertë të majme prej 30 milionë eurosh në sezon, edhe pse klubi saudit kishte qenë gati të aktivizonte klauzolën e lirimit në kontratën e tij, me vlerë 75 milionë euro.

Al-Hilal nuk ka hequr dorë, pavarësisht refuzimit të parë dhe faktit se nuk e arritën afatin që donin për ta pasur Osimhenin para Kupës së Botës për Klube.

Sipas gazetarit turk, Yagiz Sabuncuoglu, oferta e re është shumë më e lartë dhe synon ta bindë përfundimisht sulmuesin që të braktisë Evropën.

Ndërkohë, edhe klubet evropiane vijojnë të jenë të vëmendshme. Arsenal, Manchester United dhe Chelsea janë në garë, edhe pse po shqyrtojnë alternativa të tjera.

Juventusi, nga ana tjetër, e ka ndjekur prej kohësh Osimhenin, por Napoli do të pranonte ta shiste tek “Zonja e Vjetër” vetëm si zgjidhje të fundit, pasi nuk dëshiron të përforcojë një rival të drejtpërdrejtë në Serie A.

Napoli, pavarësisht interesimit të madh për Osimhenin, nuk është i prirur ta shesë atë me çmim të ulët. Klubi italian e sheh nigerianin si një pasuri të madhe dhe është i vendosur të respektojë vlerësimin që i ka bërë, duke pritur ofertën e duhur në aspektin ekonomik dhe strategjik.

The post Al-Hilal i ofron Osimhenit një pagë marramendëse, duket afër që ta bindë që të largohet nga Europa appeared first on Albeu.com.

Osimhen mund t’i befasojë të gjithë me vendimin për të ardhmen – sa shkojnë ditët turqit fërkojnë duart

Zëvendëspresidenti i Galatasarayt, Ibrahim Hatipoglu, është i bindur se Victor Osimhen do të qëndrojë në klub edhe përtej kësaj vere. “Mundësitë rriten me çdo ditë që kalon”, deklaroi ai për AS, duke nënvizuar optimizmin e klubit turk për të mbajtur sulmuesin nigerian.

Osimhen e kaloi sezonin e fundit në huazim te Galatasaray nga Napoli dhe ka një klauzolë prej 75 milionë eurosh të përfshirë në kontratën e tij me klubin italian. Megjithatë, kjo klauzolë nuk është e vlefshme për klubet e Serie A.

Galatasaray ka bindjen se do ta mbajë Osimhenin, veçanërisht pasi lojtari refuzoi një ofertë të madhe nga Al-Hilal, i drejtuar nga Simone Inzaghi.

Hatipoglu shpjegoi se marrëveshja për transferimin e tij ishte e papritur: “Kur na ofruan Osimhenin, nuk kishim nevojë për një sulmues, por e nënshkruam brenda dy ditësh”,

Për këtë çështje po punojnë drejtori i transferimeve, Abdullah Kavukcu, dhe agjenti italian George Gardi. “Me çdo ditë që kalon, shanset që Osimhen të qëndrojë te Galatasaray rriten”, shtoi Hatipoglu.

Victor Osimhen pati një sezon të jashtëzakonshëm në Stamboll, duke shënuar 37 gola dhe duke dhuruar 8 asistime në 41 paraqitje për Galatasarayn në të gjitha garat.

The post Osimhen mund t’i befasojë të gjithë me vendimin për të ardhmen – sa shkojnë ditët turqit fërkojnë duart appeared first on Albeu.com.

Osimhen mund t’i befasojë të gjithë me vendimin për të ardhmen – sa shkojnë ditët turqit fërkojnë duart

Zëvendëspresidenti i Galatasarayt, Ibrahim Hatipoglu, është i bindur se Victor Osimhen do të qëndrojë në klub edhe përtej kësaj vere. “Mundësitë rriten me çdo ditë që kalon”, deklaroi ai për AS, duke nënvizuar optimizmin e klubit turk për të mbajtur sulmuesin nigerian.

Osimhen e kaloi sezonin e fundit në huazim te Galatasaray nga Napoli dhe ka një klauzolë prej 75 milionë eurosh të përfshirë në kontratën e tij me klubin italian. Megjithatë, kjo klauzolë nuk është e vlefshme për klubet e Serie A.

Galatasaray ka bindjen se do ta mbajë Osimhenin, veçanërisht pasi lojtari refuzoi një ofertë të madhe nga Al-Hilal, i drejtuar nga Simone Inzaghi.

Hatipoglu shpjegoi se marrëveshja për transferimin e tij ishte e papritur: “Kur na ofruan Osimhenin, nuk kishim nevojë për një sulmues, por e nënshkruam brenda dy ditësh”,

Për këtë çështje po punojnë drejtori i transferimeve, Abdullah Kavukcu, dhe agjenti italian George Gardi. “Me çdo ditë që kalon, shanset që Osimhen të qëndrojë te Galatasaray rriten”, shtoi Hatipoglu.

Victor Osimhen pati një sezon të jashtëzakonshëm në Stamboll, duke shënuar 37 gola dhe duke dhuruar 8 asistime në 41 paraqitje për Galatasarayn në të gjitha garat.  /Telegrafi/ 

The post Osimhen mund t’i befasojë të gjithë me vendimin për të ardhmen – sa shkojnë ditët turqit fërkojnë duart appeared first on Telegrafi.

Osimhen i jep përgjigjen përfundimtare ofertës marramendëse të Al-Hilal

Victor Osimhen ka refuzuar një ofertë kontrate prej 30 milionë eurosh në sezon nga klubi i Ligës Profesioniste Saudite, Al-Hilal, që ishte afër arritjes së një marrëveshjeje të plotë për sulmuesin që i përket Napolit, raporton Football Italia.

Napoli pritet të shesë Osimhen gjatë afatit kalimtar të verës, me një klauzolë lirimi prej 75 milionë eurosh e vlefshme për klube jashtë Serie A.

Al-Hilal kishte bërë një ofertë fillestare për sulmuesin nigerian, e cila ishte refuzuar, por së fundmi kishin rënë dakord të paguanin plotësisht klauzolën prej 75 milionë eurosh.

Klubi saudit ishte duke shtyrë për të sjellë Osimhen në kohë për nisjen e Kupës së Botës për Klube që fillon më 14 qershor.

Gjigantët sauditë, të drejtuar tani nga trajneri i mëparshëm i Interit, Simone Inzaghi, kishin ofruar gjithashtu një kontratë kolosale prej 30 milionë eurosh në sezon për sulmuesin 26-vjeçar, i cili më pas vendosi ta refuzojë ofertën.

Refuzimi i Osimhen për ofertën e Al-Hilal konsiderohet përfundimtar.

Lojtari ka shprehur dëshirën për të vazhduar karrierën në Europë. Mbetet për t’u parë nëse Galatasaray, ku Osimhen kaloi sezonin 2024/2025 në huazim, do të rikthehet me një përpjekje tjetër për ta bërë huazimin permanent.

Sulmuesi që i përket Napolit arriti të shënojë 37 gola në 41 ndeshje në të gjitha garat gjatë huazimit të tij në Stamboll.

The post Osimhen i jep përgjigjen përfundimtare ofertës marramendëse të Al-Hilal appeared first on Albeu.com.

Erdogan i dha dorën Osimhenit – vërshohet me komente nga tifozët e Galatasarayt

Sulmuesi nigerian, Victor Osimhen, i huazuar te Galatasaray nga Napoli, është takuar me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, një takim që ka nxitur interesim të madh në median turke dhe ndërkombëtare.

Ky takim vjen në një moment kritik për klubin turk, i cili po përpiqet të sigurojë transferimin e përhershëm të lojtarit, pasi ai bëri përshtypje të madhe gjatë huazimit, duke shënuar 25 gola dhe duke dhënë pesë asistime në 29 ndeshje.

Presidenti i Galatasarayt, Dursun Ozbek, theksoi entuziazmin e madh të tifozëve për Osimhen, duke thënë: “I famshmi ynë, Osimhen. Tifozët janë çmendur, bëjnë thirrje ‘President, sill Osimhenin shpejt'”.

Kjo deklaratë pasqyron presionin e madh mbi klubin për të përmbushur pritshmëritë e tifozëve, përkundër sfidave financiare dhe interesimit nga klube të mëdha evropiane si Chelsea dhe Manchester United.

Takimi me Presidentin Erdogan, i cili është një figurë kyçe në politikën turke dhe ndikues në skenën ndërkombëtare, mund të shihet si një përpjekje strategjike e Galatasarayt për të rritur profilin e Osimhenit dhe për të krijuar një ambient të favorshëm për negociatat e transferimit.

Megjithatë, situata mbetet e ndërlikuar për shkak të kufizimeve financiare dhe interesimit të klubeve të tjera, duke e bërë të ardhmen e Osimhenit te Galatasaray një çështje ende të hapur. /Telegrafi/

The post Erdogan i dha dorën Osimhenit – vërshohet me komente nga tifozët e Galatasarayt appeared first on Telegrafi.

Njihuni me Stefanie Ladewig – të dashurën mahnitëse të Victor Osimhen

Pasi ndihmoi Galatasarayn të vuloste titullin e Superligës Turke me një fitore ndaj Kayserispor të dielën, Victor Osimhen, u pa duke festuar me dy njerëz shumë të veçantë – vajzën e tij Hailey dhe të dashurën prej shumë kohësh Stefanie.

Nëse disa prej jush nuk e dinin që sulmuesi nigerian ishte në një lidhje, kjo ndodhi sepse ai u sigurua për këtë.

Osimhen qëllimisht e mban të fshehtë jetën e tij private.

Stefanie Ladewig

Megjithatë, disa gjëra rreth gjysmës së tij tjetër kanë arritur të dalin në pah.

Stefanie Ladewig, 24 vjeçare, është një modele gjermane me prejardhje kameruniane.

Stefanie Ladewig

Të dy janë bashkë që nga viti 2018, pasi u takuan për herë të parë gjatë kohës së Osimhen në Bundesligë.

Sot, ata po e rrisin së bashku vajzën e tyre Hailey – një familje e qetë dhe e lidhur ngushtë, larg vëmendjes. /Telegrafi/

Stefanie Ladewig

 

Stefanie Ladewig

The post Njihuni me Stefanie Ladewig – të dashurën mahnitëse të Victor Osimhen appeared first on Telegrafi.

Juventusi ka katër yje të sulmit si alternativa nëse dështon transferimi i Osimhen

Ndërsa Juventusi vazhdon të ëndërrojë një transferim veror për Victor Osimhen, në pronësi të Napolit, mediat në Itali besojnë se ekzistojnë katër opsione alternative që Bianconerët kanë në konsideratë përpara afatit të ardhshëm të transferimeve.

Juventusi po kërkon të ripërtërijë repartin e sulmit në afatin kalimtar të verës, me Dusan Vlahovic dhe Randal Kolo Muani që pritet të largohen në fund të sezonit 2024/25.

Osimhen, aktualisht i huazuar te Galatasaray nga Napoli, është qendërsulmuesi i zgjedhjes së parë për Zonjën e Vjetër, por duke pasur parasysh çmimin e tij prej 75 milionë eurosh dhe faktin se ka një numër klubesh në Evropë dhe Azi që shtyjnë për nënshkrimin e tij, Juventusi mund të duhet të kërkojë diku tjetër.

Raportet e fundit sugjerojnë gjithashtu se Mateo Retegui i Atalantës dhe qendërsulmuesi i Ipswich Town, Liam Delap, janë gjithashtu ndër opsionet e mundshme.

Megjithatë, gazeta Tuttosport sugjeron se ekzistojnë katër opsione të tjera alternative që Juventusi duhet të marrë në konsideratë përpara afatit kalimtar të verës.

Midis tyre është kolegu i Osimhen, lojtari i kombëtares nigeriane, Victor Boniface. Raporti i së premtes pohon se drejtori sportiv i Bianconerëve, Cristiano Giuntoli, e ka monitoruar sulmuesin e Bayer Leverkusen për disa muaj.

Një tjetër opsion i Bundesligës është sulmuesi i RB Leipzig, Lois Openda, i cili shënoi 29 gola dhe regjistroi shtatë asistimee sezonin e kaluar. Megjithatë, ai nuk pritet të jetë i lirë, duke pasur parasysh se RB Leipzig shpenzoi 40 milionë euro për ta sjellë atë nga Lens në verën e vitit 2023.

Sipas raportimeve të së premtes, lojtari i kombëtares gjeorgjiane, Goerges Mikautadze, mund të jetë gjithashtu një alternativë në krye të Juventusit.

24-vjeçari ka 16 gola dhe 11 asistime këtë sezon dhe potencialisht mund të jetë i disponueshëm për një tarifë transferimi dukshëm më të ulët, rreth 25 milionë euro.

Sulmuesi 23-vjeçar i Rennes, Arnaud Kalimuendo, mund të jetë gjithashtu një opsion për Juventusin.

Ai ka shënuar 14 gola dhe ka dhënë tri asistime nga 30 paraqitje në Ligue 1 këtë sezon. /Telegrafi/

The post Juventusi ka katër yje të sulmit si alternativa nëse dështon transferimi i Osimhen appeared first on Telegrafi.

Man Utd sjell dy sulmues – bie në sy në veçanti fëmija i Man Cityt që shkëlqeu në Ligën Premier këtë sezon

Pas një sezoni katastrofik, në të cilin mbijetesa në Ligën Premier u vu në pikëpyetje në një moment, Manchester United dëshiron të riparojë pjesën sulmit të skuadrës me dy përforcime të mëdha. 

Pavarësisht sulmuesve, Manchester United po përgatitet për një verë mjaft aktive, ndoshta vendimtare për të ardhmen e afërt të klubit. Ky do të jetë afati kalimtar veror i parë i Ruben Amorimit, me të cilin duan të ndërtojnë të ardhmen në pozicionin e trajnerit. 

Amorim dhe Manchester United do të heqin qafe të paktën një duzinë lojtarësh, të cilët kanë zhgënjyer plotësisht këtë sezon, ndërsa do të largohen edhe disa lojtarë që janë në huazim. 

Njëkohësisht po punohet edhe për përforcime sulmuese dhe linja sulmuese e skuadrës në sezonin e ardhshëm duhet të duket krejtësisht ndryshe me dyshen e re. 

Siç raportoi gazetari i i ESPN, Rob Dawson, Manchester United dëshiron të sjellë Victor Osimhen dhe Liam Delap, dy sulmues qendrorë, gjatë verës, dhe se ai i dëshiron ata së bashku. 

Osimhen ka qenë prej vitesh një objektiv i madh i Man United si një nga sulmuesit më të mirë në Evropë dhe pas një huazimi të madh në Galatasaray këtë sezon, është e sigurt që ai do të largohet nga Napoli. Manchester United ka para për ta tërhequr atë me një pagë të lartë. 

Në veçanti bie në sy një tjetër emër dhe ai është sulmuesi i ri i Ipswich, Liam Delap. Ky është një ish-lojtar i rivalit të Manchester Cityt, i cili shkëlqen te Ipswich, për të cilin shënoi 12 gola këtë sezon. 

Delap filloi karrierën e tij në Man City, por u shit te Ipswich. Sulmuesi i ri (21) shkëlqeu në sezonin e tij të parë në klubin e ri dhe ka një klauzolë interesante – pasi Ipswich të zbresë zyrtarisht nga Liga Premier, ai do të jetë në dispozicion për vetëm 30 milionë funte (35 milionë euro), që në futbollin e sotëm është një shifër jo e madhe për një sulmues kaq të ri dhe të talentuar. /Telegrafi/  

The post Man Utd sjell dy sulmues – bie në sy në veçanti fëmija i Man Cityt që shkëlqeu në Ligën Premier këtë sezon appeared first on Telegrafi.

Victor Osimhen ‘ka arritur marrëveshje’ për kushtet personale me gjigantin anglez

Disa media të ndryshme në Turqi kanë raportuar se Victor Osimhen, i cili është në pronësi të Napolit dhe në huazim tek Galatasaray, ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Manchester United.

Një stuhi raportimesh është bërë rreth reprezentuesit nigerian këtë mbrëmje, me Serdar Ali Celikler, Aygun Ozipek dhe Ahmet Konanc që kanë raportuar se Osimhen ka vendosur të transferohet në ‘Old Trafford’.

Sipas këtyre gazetarëve, ai pritet që të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare sipas së cilës do të fitojë 15 milionë euro në sezon.

Sulmuesi kishte nënshkruar një marrëveshje prej 10 milionë euro në sezon tek Napoli në dhjetor të 2023 me qëllimin për t’u shitur për klauzolën e tij të lirimit prej 120 milionë eurosh verën e ardhshme.

Teksa askush nuk e pagoi këtë çmim, ai u detyrua të shkojë në huazim tek Galatasaray në shtator të 2024, atje ku ai po shkëlqen me 29 gola në 34 ndeshje të luajtura.

Tani idea është që Napoli ta shesë atë në fund të sezonit me klauzolën e tij të lirimit që do të zbresë në 80 milionë euro.

Disa klube kanë shprehur interesim, duke përfshirë Juventus, Arsenal, Chelsea dhe Paris Saint-Germian, por Unitedi duket se është favorite kryesor.

Trol hesaplar Taraftarı kandırmayın…
Osimhen, Manchester United ile 5 yıllık anlaşmaya imza attı…
60 milyon euro bonservis ödenecek..Futbolcu yıllık 15 milyon euro net ücret alacak..
Türkiye defteri 7 maç sonra sona eriyor…

— Aygün Özipek (@aygunozipek) April 19, 2025

Raporti shton se ‘Djajtë e Kuq’ duan të paguajnë 60 milionë euro për Osimhen, por ajo do të refuzohet nga Napoli.

Kontrata e tij ka një klauzolë sipas së cilës nëse nuk kompletohet shitja e tij deri në fund të qershorit të këtij viti, atëherë ajo do të rinovohet automatikisht për një vit tjetër./Telegrafi/

The post Victor Osimhen ‘ka arritur marrëveshje’ për kushtet personale me gjigantin anglez appeared first on Telegrafi.

Arrihet marrëveshja personale, Osimhen do t’i bashkohet gjigantit anglez

Victor Osimhen do të largohet në fund të sezonit nga Galatasaray dhe karrierën do ta vazhdoj në Ligën Premier.

Pas shumë spekulimeve duket se e ardhmja e tij më në fund është vendosur dhe ai do të luaj në elitën e futbollit anglez nga sezoni i ardhshëm.

Sulmuesi i Galatasaray, Victor Osimhen ka rënë dakord për kushtet e kontratës së tij personale me Manchester United , sipas disa burimeve në Turqi, duke përfshirë gazetarin Aygun Oziopek.

Sipas gazetarit turk, marrëveshja do të jetë për pesë vite, me një pagë prej 15 milionë euro në vit për sulmuesin nigerian.

Gjithashtu pretendohet se tarifa e transferimit do të jetë 60 milionë euro.

Nigeriani 26-vjeçar aktualisht po luan për Galatasaray në formë huazimi deri në fund të sezonit nga Napoli.

26-vjeçari këtë edicion në 34 ndeshje zyrtare ka shënuar 29 gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë. /Telegrafi/

The post Arrihet marrëveshja personale, Osimhen do t’i bashkohet gjigantit anglez appeared first on Telegrafi.

Real Madridi mendon transferimin e super sulmuesit gjatë verës

Klubi spanjoll, Real Madridi thuhet se është i interesuar për nënshkrimin e Victor Osimhen këtë verë.

Sulmuesi nigerian ka qenë mbresëlënës gjatë periudhës së tij të huazimit te Galatasaray dhe do të kthehet te Napoli në fund të sezonit.

Marrëdhëniet mes Osimhen dhe Napolit nuk janë në të mirën e tyre dhe klubi italian është i gatshëm të dëgjojë ofertat.

Megjithatë, sipas Fichajes, klubi italian kërkon të paktën 75 milionë euro, një tarifë që nuk e shtyn Real Madridin.

Klubi mbretëror po kërkon një golashënues të besueshëm dhe Osimhen i përshtatet faturave.

Shpejtësia, lëvizja dhe aftësia e tij për të gjetur rrjetën e bëjnë atë një shtesë të fortë për skuadrën nga Santiago Bernabeu.

Real Madridi është në konkurrencë me klubet të tjera më të mira, por reputacioni dhe fuqia financiare i japin atyre një avantazh në sigurimin e Osimhen. /Telegrafi/

The post Real Madridi mendon transferimin e super sulmuesit gjatë verës appeared first on Telegrafi.

Juventusi planifikon tri transferime të mëdha gjatë verës

Juventusi thuhet se po planifikon të transferojë tre lojtarë të mëdhenj gjatë afatit kalimtar të verës, por nuk po kërkon një rinovim tjetër në ekip pas një serie ardhjesh të profilit të lartë në 2024.

Sipas gazetës Tuttosport, Juventusi po kërkon të sjellë tre lojtarë kyç, të nivelit të lartë në ekipin e parë gjatë afatit kalimtar të verës, të cilët potencialisht mund të bëhen katër në varësi të largimeve të mundshme gjatë muajve të ardhshëm.

Juventusi tashmë ka shpenzuar më shumë se 200 milionë euro gjatë verës së kaluar të verës nën drejtimin e Thiago Mottas, për lojtarë si Teun Koopmeiners, Douglas Luiz, Nico Gonzalez, plus një seri huazimesh me opsione dhe detyrim blerje.

Për këtë arsye, Bianconerët mendojnë se tashmë kanë një skuadër solide të skuadrës së parë për të ndërtuar, që do të thotë se nuk pritet të ketë një rekrutim masiv në afatin e ardhshëm të transferimeve.

Me Michele Di Gregorio që ka ardhur nga Monza verën e kaluar, dhe me Mattia Perin dhe Carlo Pinsoglio ende nën kontratë, nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim në departamentin e portierëve.

Nuk pritet të ndryshojë shumë edhe në mbrojtje. Gazeta Tuttosport bën me dije se Gleison Bremer i dëmtuar do të jetë si një nënshkrim i ri për Juventusin sezonin e ardhshëm.

Klubi gjithashtu ka një angazhim për të nënshkruar me Lloyd Kelly përgjithmonë nga Neëcastle dhe mund të kërkojë të nënshkruajë Renato Veiga me kushte të reja, por kjo nuk pritet të jetë një negociatë e drejtpërdrejtë.

Në mesfushë, Sandro Tonali i Newcastle mbetet opsioni i ëndrrave.

Italiani nuk pritet të jetë i lirë, dhe për këtë arsye është vetëm një opsion realist nëse Bianconerët ose janë në gjendje të përfshijnë Douglas Luiz në marrëveshje, ose nëse janë në gjendje ta shesin brazilianin për një tarifë të mirë fillimisht.

Më pas, Juventusi thuhet se do të kërkojë të nënshkruajë me dy sulmues të profilit të lartë për të përmirësuar rezultatin e tyre në fazën e tretë të fushës. Dusan Vlahovic ka gjithnjë e më shumë gjasa të largohet nga Allianz Stadium këtë verë, ndërsa nuk ka asnjë garanci për të ardhmen e Randal Kolo Muanit.

Juventusi thuhet se i admiron dy reprezentuesit e Nigerisë si Victor Osimhen dhe Ademola Lookman. I pari pritet të shitet nga Napoli gjatë verës dhe ka një klauzolë lirimi të vendosur në 75 milionë euro për klubet jashtë Italisë, e cila përcakton pikën referuese për një ofertë të mundshme të Bianconerëve.

Lookman mund të largohet nga Atalanta gjatë verës, por La Dea thuhet se do të kërkojë një tarifë prej 60 milionë eurosh për ta lënë të largohet diku tjetër.

Sulmuesi i Manchester Unitedit dhe ish-sulmuesi i Atalantas, Rasmus Hojlund, gjithashtu mbetet një opsion joshës për Juventusin, por ata ka të ngjarë të nënshkruajnë vetëm dy sulmues këtë afat kalimtar. /Telegrafi/

The post Juventusi planifikon tri transferime të mëdha gjatë verës appeared first on Telegrafi.

Rio Ferdinand emëron katër yjet që duhet Man Utd të nënshkruajë në verë – Djajtë e Kuq do të bëheshin të frikshëm

Rio Ferdinand ka përshkruar katër lojtarët që beson se trajneri Ruben Amorim duhet të synojë te Manchester United, për të përsëritur futbollin e suksesshëm që ai zbatoi në Sporting Lisbonë.

Trajneri 40-vjeçar portugez është këshilluar nga shumë njerëz, përfshirë legjendën Gary Neville, se duhet të forcojë skuadrën e tij në verën e ardhshme për të ngritur performancën e klubit.

Neville përmendi në mënyrë specifike se pesë zëvendësime të reja ishin të nevojshme.

Ferdinand u bëri jehonë mendimeve të ish-shokut të tij të skuadrës dhe shkoi më tej duke identifikuar fushat kryesore që kanë nevojë për përmirësim.

Ish-qendërmbrojtës madje sugjeroi nënshkrime të mundshme që do të ndihmonin stilin e lojës së Amorimit nëse ai do të ishte në krye të ekipit në Old Trafford.

 

Rio’s Man United Shopping List 🛒

Who do #MUFC need to target this summer to help Ruben Amorim?

CC: @rioferdy5, @joelbeya pic.twitter.com/qRXrzGqWQF

— Rio Ferdinand Presents (@FIVEUK) April 7, 2025

Duke folur në podcast-in e tij në Rio Presents, 46-vjeçari fillimisht vuri në dukje mesfushën qendrore si një zonë problematike, duke deklaruar se United kishte nevojë për dikë si partner të Manuel Ugarte dhe zgjidhja e tij ishte ylli i ri i Crystal Palace, Adam Wharton.

Më tej, Ferdinand identifikoi dy sulmues që ai mendon se do ta ndihmonin Unitedin të ishte më klinik në fazën e tretë të fushës, duke ndihmuar gjithashtu zhvillimin e yjeve si Rasmus Hojlund.

 

🚨 Rio Ferdinand’s Manchester United shopping list in the summer:

• Victor Osimhen 🇳🇬
• Adam Wharton 🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿
• Matheus Cunha 🇧🇷
• Jeremie Frimpong 🇳🇱

(Source: @FIVEUK)

🔮 𝗣𝗥𝗘𝗗𝗜𝗖𝗧𝗜𝗢𝗡: How many of those four players will they sign? pic.twitter.com/WZiRVBoQ0E

— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) April 8, 2025

Ndërsa Djajtë e Kuq kanë qenë më parë të lidhur me Viktor Gyokeres dhe Liam Delap, ishte Victor Osimhen ai që ishte zgjedhja e parë në listën e Ferdinandit, ndërsa i dyti është Matheus Cunha nga Wolves.

Pozicioni i fundit që Ferdinand pretendoi se do të përmirësonte është pozicioni i mbrojtësit të krahut të djathtë, me Jeremie Frimpong objektivin e tij kryesor. /Telegrafi/

The post Rio Ferdinand emëron katër yjet që duhet Man Utd të nënshkruajë në verë – Djajtë e Kuq do të bëheshin të frikshëm appeared first on Telegrafi.

Real Madrid po mendon shitjen e Vinicius në verë – Perez ka tre yje në mendje për ta zëvendësuar

Real Madridi ka përpiluar një listë prej tre emrash të cilët i shohin si zëvendësues të mundshëm për Vinicius Junior. 

Të shtunën, Madridi bëri një hap fals në garën për titull në La Liga pas një paraqitje të dobët ndaj Valencias. 

‘Laraskat’ ia dolën të triumfojnë në ‘Santiago Bernabeu’ me rezultat 2-1 ku golin e vetëm për ‘Los Blancos’ e kishte realizuar pikërisht Vinicius. 

Tani, është raportuar se gjiganti spanjoll mund ta planifikojë të ardhmen pa super yllin brazilian. 

Siç ka raportuar mediumi spanjoll Fichajes, Madridi po e ‘konsideron seriozisht’ shitjen e Viniciusit në verë. 

Është sugjeruar se pavarësisht faktit se është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm, Vinicius po humb mbështetjen për shkak të ‘mungesës së konsistencës, mungesës së disiplinës brenda dhe jashtë fushës dhe ka një ndjenjë në rritje se ai ka stagnuar’. 

Si rezultat, një listë prej tre emrash është përpiluar nga kryesia e klubit. 

Në këtë listë bëjnë pjesë emra të njohur si Viktor Gyokeres, Rafael Leao dhe Victor Osimhen. 

Reprezentuesi suedez Gyokeres është njëri ndër lojtarët më të kërkuar në Evropë aktualisht, pasi është lidhur edhe me klube tjera si Arsenali, Manchester United dhe Paris Saint-Germaini. 

Ndërkohë, Leao ka shkëlqyer tek Milani dhe është raportuar se Madridi për një kohë të gjatë e kanë përcjellë portugezin. 

Në fund, Madridi po ashtu po e ndjekë me vëmendje edhe Osimhen, i cili aktualisht luan në Turqi tek Galatasaray si huazim nga Napoli./Telegrafi/

The post Real Madrid po mendon shitjen e Vinicius në verë – Perez ka tre yje në mendje për ta zëvendësuar appeared first on Telegrafi.

Man United bën ofertë zyrtare për transferimin e top sulmuesit në verë

Manchester United ka bërë një ofertë zyrtare për transferimin e një sulmuesi para hapjes së afatit kalimtar veror.

Para derbit ndaj Manchester Cityt të dielën, Unitedi e gjen veten në pozitën e 13-të në Ligën Premier dhe Ruben Amorim është i etur për përforcime.

Klubi tashmë është lidhur me një lëvizje ambicioze për transferimin e Federico Valverdes, por fokusi i tyre kryesor është nënshkrimi me një sulmues.

Rasmus Hojlund i cili u transferua për 72 milionë euro nga Atalanta, ka pasur vështirësi që të gjejë formën dhe deri më tani ka realizuar vetëm tre gola në kampionat.

Sidoqoftë, sipas raportimeve nga Turqia, Unitedi tashmë ka bërë një ofertë për njërin nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë.

Sipas gazetarit Arda Ozkurt, që të dy klubet United dhe Arsenal kanë bërë ofertat e tyre për Victor Osimhen, i cili aktualisht po luan në huazim tek Galatasaray nga Napoli.

Reprezentuesi Nigerian ishte pranë transferimit tek Chelsea ose në Superligën e Arabisë në verë, por një marrëveshje e tillë nuk u arrit, duke bërë që ai të përfundonte tek Galatasaray përkohësisht.

Osimhen ka realizuar 28 gola në 32 ndeshje për gjigantin turk, të cilët janë të etur të nënshkruajnë në mënyrë të përhershme me të dhe janë të gatshëm të bëjnë sakrifica për ta bërë këtë realitet./Telegrafi/

The post Man United bën ofertë zyrtare për transferimin e top sulmuesit në verë appeared first on Telegrafi.

Osimhen refuzon Juventusin, kërkon kalimin në Ligën Premier

Victor Osimhen thuhet se u ka thënë drejtorëve të Juventusit se ai nuk do t’i bashkohet klubit të Serie A pasi ai shpreson të nënshkruajë për një klub në Ligën Premier.

Sipas JuveFC, vendimi i Osimhen erdhi si një goditje për drejtuesit e Zonjës së Vjetër pasi ata shpresonin ta kishin sulmuesin nigerian në qendër të rindërtimit të tyre sezonin e ardhshëm.

Osimhen do të jetë në dispozicion për rreth 75 milionë euro verën e ardhshme, sipas klauzolës së tij të lirimit.

26-vjeçari aktualisht është i huazuar te Galatasaray nga Napoli, ku ka shënuar 26 gola në 31 ndeshje.

Chelsea, Arsenal, Nottingham Forest dhe Manchester United janë klubet e Ligës Premier të lidhur me Osimhen. /Telegrafi/

The post Osimhen refuzon Juventusin, kërkon kalimin në Ligën Premier appeared first on Telegrafi.

Juventusi ofron titullarin e ekipit dhe para për të transferuar Osimhen nga Napoli

Strategjia e Juventusit për të nënshkruar Victor Osimhen nga Napoli verën e ardhshme mund të përfshijë sakrifikimin e Federico Gattit, i cili mund të bëhet pjesë e marrëveshjes për të tërhequr klubin napolitan në negociata.

Bardhezinjtë thuhet se e kanë parë sulmuesin nigerian si një pjesë kyçe të rinovimit të tyre sulmues, por janë të vetëdijshëm për kompleksitetin e marrëveshjes, duke pasur parasysh hezitimin e rivalëve të Serie A për t’u shitur atyre një profil kaq të spikatur, i cili gjithashtu luajti një rol kyç në edicionin e tyre fituese të Scudettos në vitin 2023.

Megjithatë, sipas gazetës Tuttosport, Zonja e Vjetër po shqyrton përfshirjen e Gattit në marrëveshje për të lehtësuar procesin e negociatave midis dy klubeve, pasi ata e dinë se trajneri Antonio Conte është një admirues i madh i qendërmbrojtësit të tyre dhe do të ishte i etur për ta pasur atë në Napoli së bashku me Alessandro Buongiorno.

Kjo lëvizje strategjike mund të adresojë nevojat mbrojtëse të Napolit, ndërsa lehtëson ndjekjen e Juventusit për një sulmues si Osimhen – një objektiv thelbësor ndërsa ata përgatiten të largojnë Dusan Vlahovic dhe të rinegociojnë huazimin e Randal Kolo Muanit me PSG për të zgjatur qëndrimin e tij në Allianz Stadium përtej verës.

Nigeriani ka shënuar 20 gola nga 22 paraqitje në ligë gjatë periudhës së tij të huazimit te Galatasaray deri më tani. /Telegrafi/

The post Juventusi ofron titullarin e ekipit dhe para për të transferuar Osimhen nga Napoli appeared first on Telegrafi.

❌