Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

I shkroi partneres dhe më pas iku tek Qytet Studenti, çfarë filmuan kamerat e sigurisë para se të “zhdukej” Daniel Shima

✇Albeu
By: V K

Ish-zv.drejtor i AKSHI-t, Daniel Shima, qëndroi “i zhdukur” 10 orë dhe më pas u shfaq, por shumë detaje mbeten ende mister.

Të mërkurën nëna e 34-vjeçarit,  denoncoi në komisariatin nr. 1 se kishte humbur kontaktet me të birin.

Denoncimi u bë pas nëna e Shimës, ishte informuar nga partnerja dhe njëherazi avokatja e të birit, se ai i kishte shkruar një mesazh me tekstin “po me arrestojnë”.

Pasi familjarët verifikojnë se ish-zyrtari i lartë i AKSHIT, nuk ishte arrestuar për ndonjë vepër penale denoncojnë humbjen e kontakteve.

Nga verifikimet rezulton se Shima ishte ngjitur në makinën e tij në qytetin studenti, ku është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe është ndjekur deri në dalje të tunelit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Pas dhjetë orësh, kur policia sekuestroi dhjetëra kamera sigurie dhe mori në pyetje persona që mund të kishin dijeni Daniel Shima u kthye dhe tha se ishte larguar me dëshirë, pas një konflikti me partneren e tij.

Por ai nuk dha asnjë shpjegim ku qëndroi përgjatë atyre 10 orëve, cilët janë personat që takoi, përse udhëtoi në drejtim të Elbasanit si dhe më thelbësorja përse i shkroi mesazh partneres së po më arrestojnë.

Policia pritet të rimarrë në pyetje Shimën.

The post I shkroi partneres dhe më pas iku tek Qytet Studenti, çfarë filmuan kamerat e sigurisë para se të “zhdukej” Daniel Shima appeared first on Albeu.com.

Zhdukja e mistershme e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t/ Berisha tregon prapaskenat: Do kishim skema si ajo e Jan Prengës apo Ervis Martinajt

✇Albeu
By: V K

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar zhdukjen për disa orë të ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima, duke ngritur edhe dyshimet se ai është rrëmbyer, sic tha Berisha në ‘bodrumet e mafies”.

Sipas Sali Berishës, Daniel Shima shpëtoi falë mesazhit që ai i dërgoi partneres, duke I thënë “se po më arrestojnë”.

Teksa dënoi rrëmbimin, sic u shpreh Berisha, ai theksoi se “është në një vorbull ndërthurjesh, interesash ndër më mafioze”.

Berisha po ashtu theksoi se në rastin e Daniel Shimës, do kishim skena si ajo e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës apo të Ervis Martinajt.

“Në ora 1.30 minuta, sipas burimeve shumë të afërta me policinë, Shima i dërgon mesazh bashkëjetueses a partneres së tij: Po më arrestojnë.

Natyrisht një mesazh i tillë, që shpreh kërcënimin me një rrezik të madh arrestimi, nënkupton jashtë çdo dyshimi angazhimin direkt të uniformave të shtetit ose të banditëve të shtetit të veshur me uniformë. Po më arrestojnë.

Por nga ora 13:30 që Daniel i dërgoi mesazhin partneres, gjer në orën 5 pasdite, gjithçka u mbulua me kodin e heshtjes, gjersa më në fund nëna e tij denoncoi në polici zhdukjen e djalit dhe mediat u informuan.

Fakti që u mbajt kjo heshtje prej 3 orësh dëshmon se policia, e cila përpiqet të hiqet sikur dinte gjithçka për Danielin, në tërësi ishte jashtë loje, përveç atyre që kishin marrë detyrën ose ta arrestonin, ose bandës së veshur me uniformë që e rrethoi.

Është e vështirë të besosh në komunikatat e policisë, të cilat njëherë thonë se u nis drejt Qytetit Studenti dhe na u zhduk gjurma. Po të gjithë shqiptarët e dinë se mbi Qytetin Studenti është Surreli. Po vazhdove pak më sipër, del në Surrel. Kjo është e vërteta.

Dhe pastaj thonë se e pikasëm kur kaloi tunelin në Elbasan.

Pra, përfundoi Shima në bodrumet e Suel Çelës apo në tunelet e Dajtit të Surrelit, këtë të vërtetë nuk mund ta themi me siguri.

Por një gjë është absolute e sigurt, se ai u rrëmbye.

Dhe se ai shpëtoi i gjallë falë atij instinkti që e shtyu t’i bënte një mesazh, një SOS, partneres së tij.

Përndryshe do kishim skena si ajo e Jan Prengës ose zhdukje si ajo e Ervis Martinit që nuk gjindet edhe sot e kësaj dite pa nam dhe nishan”, tha Sali Berisha.

The post Zhdukja e mistershme e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t/ Berisha tregon prapaskenat: Do kishim skema si ajo e Jan Prengës apo Ervis Martinajt appeared first on Albeu.com.

Zhdukja ish-zv.drejtorit të AKSHI-t Daniel Shima, Klodiana Lala zbulon detaje…

✇Albeu
By: V K

Gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka zbuluar detaje lidhur me zhdukjen për disa orë të ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima.

Zhdukjen e tij, Lala e ka konsideruar si një “dorëzim të kontrolluar”.

Gjithashtu, ajo theksoi se Shima di shumë dhe se mund të jetë kërcënuar për të mos folur. Sipas Lalës, Shima kishte marrë edhe para me fajde kohët e fundit.

“Unë e kam konsideruar si një dorëzim të kontrolluar. Sipas meje, në ato 10 orë, grupet e interest, krimi I organizuar ka pasur kohë për të bërë shumëçka në forma të sofistikuara, për tia bërë qartë që të heshtë”, tha Lala për News24.

Klodiana Lala: Daniel Shima konsiderohej si truri kryesor i AKSHI. Kontaktin e fundit Shima e ka pasur me partneren. Ai ka qenë në Borsh, gjatë kohës së kthimit kishte blere vezë. Dje ka shkuar tek shtëpia e gjyshes. Partneres i ka dërguar vetëm një mesazh që po më arrestojnë. Nga ky moment është dhënë alerti. Por, kamerat e sigurisë e tregojnë edhe në Tiranë, deri tek Tuneli i Elbasanit. Ai ka thënë se ka pasur konflikt me partneren. Unë nuk e shikoj kështu, por besoj se çështja ka nevojë për hetim të thelluar. Policia duhet të sqarojë se Shima, pasi iku nga Tirana, kë takoi në Borsh dhe Shijak, pse e dërgoi atë mesazh se do më arrestojnë.

Daniel Shima di shumë. Nëse ai flet, shumë hetime mund të zhvillohen. Nuk besoj se ka qenë ikje me dëshirë. Duhet ditur nëse ai është kërcënuar dhe për të heshtur, a ka nevojë ai për mbrojtje dhe mos ka nevojë të flasë për atë që ka ndodhur në AKSHI. Kohët e fundit kishte kërkuar para me fajde. Kësaj çështje duhet t’i shkojë deri në fund policia. Ndoshta ka njerëz që janë të interesuar që ai të heshtë.

The post Zhdukja ish-zv.drejtorit të AKSHI-t Daniel Shima, Klodiana Lala zbulon detaje… appeared first on Albeu.com.

U zhduk pa lënë gjurmë/ Daniel Shima u kthye pranë familjes, mbetet pa përgjigje mesazhi: Po më arrestojnë!

✇Albeu
By: V K

Ish-zëvendësdrejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, është kthyer pranë familjes gjatë natës, pas denoncimit nga të afërmit e tij si i zhdukur.

Familjarët kishin bërë kallëzim në Komisariatin nr. 1 të Tiranës, duke pohuar se kishin humbur kontakt me të rreth orës 13:30 të ditës së djeshme. Alarmin e shtoi fakti se Shima u kishte dërguar një mesazh të afërmve ku shkruhej: “Po më arrestojnë”, përpara se komunikimi të ndërpritej.

Në deklaratën e dhënë pas kthimit, Shima tha se kishte qenë në jug të vendit pas një konflikti me partneren e tij, por nuk dha shpjegime lidhur me mesazhin shqetësues që kishte tronditur familjarët.

Reagimi i policisë:

Policia e Tiranës konfirmoi se kallëzimi ishte bërë nga nëna e 34-vjeçarit, ndërsa theksoi se shërbimet e saj kishin nisur verifikimet për sqarimin e rrethanave. Nuk u dhanë detaje për pistat e hetimit.

Akuzat e Ahmetajt

Ngjarja ka risjellë në qendër të vëmendjes edhe akuzat e bëra një vit më parë nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i cili nga arratia deklaroi se Daniel Shima ishte kërcënuar për të heshtur lidhur me tenderat e AKSHI-t.

“AKSHI është tmerr. Danieli është kërcënuar. Tani ata që e kuptojnë e dinë shumë mirë që të mbylli gojën. Danieli është kërcënuar nga vetë kryeministri që të mbyllë gojën…”, – deklaronte Ahmetaj në korrik 2024, duke iu referuar një përgjimi ambiental të SPAK për tendera në vlerën e 43 milionë eurove.

Karriera dhe përplasjet në AKSHI

Daniel Shima, ka mbajtur për katër vite postin e zv.drejtorit të AKSHI-t, duke qenë numri dy i institucionit pas Mirlinda Karçanajt.

Më 19 mars 2024, pikërisht ditën kur Karçanaj, u thirr për disa orë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ajo u kthye në zyrë dhe firmosi shkarkimin e tij.

Shima është pyetur më pas në SPAK për tenderat e AKSHI-t, ndërsa një vit më parë u raportua se kishte qenë nën mbrojtjen e Gardës së Republikës, për shkak të një rreziku të konstatuar nga institucionet ligjzbatuese megjithëse kjo nuk u konfirmua kurrë zyrtarisht.

Çfarë i ndodhi Daniel Shimës?

Zhdukja e papritur, mesazhi misterioz dhe më pas rikthimi i shëndoshë në banesë, lënë hapur disa skenarë:

A ishte fjala thjesht për një konflikt personal dhe një largim i nxituar, siç pretendon vetë Shima?

Apo pas mesazhit të tij fshihen prapaskena që lidhen me të kaluarën në AKSHI dhe akuzat mbi tenderat shtetërorë?

Mos ndoshta kemi të bëjmë me një “alarm të rremë” që do të mbulojë diçka tjetër?

Për momentin, policia nuk ka dhënë një version zyrtar mbi shkaqet e zhdukjes së 34-vjeçarit dhe as nuk ka komentuar mbi mesazhin “po më arrestojnë”.

The post U zhduk pa lënë gjurmë/ Daniel Shima u kthye pranë familjes, mbetet pa përgjigje mesazhi: Po më arrestojnë! appeared first on Albeu.com.

Zhdukja e Pëllumb Toçit në Elbasan/ Gjendet qeni i humbur, por ende asnjë gjurmë nga 56-vjeçari

Vijojnë ende kërkimet për gjetjen e 56-vjeçarit Pëllumb Toçi, nga fshati Pashtresh, i njësisë administrative Gjinar në Elbasan. Sipas familjarëve, ai kishte dalë për të kërkuar qenin që i ruante bagëtitë, pasi i kishte humbur në mal, por nuk u kthye më. Familjarët apeluan për ndihmë në Policinë e Elbasanit për gjetjen e 56-vjeçarit. Burime […]

The post Zhdukja e Pëllumb Toçit në Elbasan/ Gjendet qeni i humbur, por ende asnjë gjurmë nga 56-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Zhdukja e ish-zyrtarit të SHIK në 2011, policia londineze apel për kapjen e Ilir Kumbaros

Megjithëse kanë kaluar 13 vite nga zhdukja misterioze në Londër e një ish zyrtari të lartë të Shërbimit Informativ Kombëtar, i dënuar në mungesë për zhdukjen e Remzi Hoxhës, Policia Metropolitane londineze i është rikthyer kërkimeve për ta gjetur. Ky është apeli i Metropolitan Police në Londër siguruar nga gazetari Top Channel Muhamed Veliu, ku […]

The post Zhdukja e ish-zyrtarit të SHIK në 2011, policia londineze apel për kapjen e Ilir Kumbaros appeared first on BoldNews.al.

Zhdukja e Jan Prengës! Gazetarja rrëfen bisedën me fëmijët e tij: Kishin shpresë për gjetjen e trupit

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer bisedën e saj me fëmijët e Jan Prengës, të cilët shpresonin që një ditë babai i tyre të kthehej. Lala rrëfeu se gjatë vizitave në banesën e familjes Prenga, ka takuar fëmijët e viktimës – vajzën dhe djalin – të cilët, mes shpresës dhe dhimbjes, shikonin nga dera me pritjen […]

The post Zhdukja e Jan Prengës! Gazetarja rrëfen bisedën me fëmijët e tij: Kishin shpresë për gjetjen e trupit appeared first on BoldNews.al.

“Mori 10 mijë euro borxh”/ Zhdukja e Eraldo Muçit, gazetarja: Ja çfarë iu tha i riu miqve të tij

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhje me zhdukjen e Eraldo Muçit, një i ri nga Memaliaj, i cili dyshohet se ishte duke udhëtuar për të kryer një “punë”, të lidhur me aktivitetin kriminal. Lala theksoi se Muçi kishte marrë një borxh prej 10 mijë lekësh dhe ishte parë me një makinë […]

The post “Mori 10 mijë euro borxh”/ Zhdukja e Eraldo Muçit, gazetarja: Ja çfarë iu tha i riu miqve të tij appeared first on BoldNews.al.

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, kërkohet 20 vite burg për Festim Bexhdilin

✇Albeu
By: V K

Po mbahet në Apelin e GJKKO seanca në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Raportohet se prokurori Behar Dibra, ka kërkuar që Festim Bexhdili, kopshtar i “Golden Resort”, të dënohet me 20 vite burg.

Mësohet se vendimi pritet të jepet më 25 korrik.

The post Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, kërkohet 20 vite burg për Festim Bexhdilin appeared first on Albeu.com.

Zhdukja e shokut të “Sanços”/ Urdhërohet kontroll në 5 banesa, kush ishte kontakti i fundit (EMRI)

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Gjirokastrës ka urdhëruar kontroll të 5 banesave pas zhdukjes misterioze të 30-vjeçarit Eraldo Muçi nga fshati Bylysh i Memaliajt që prej 15 Qershorit. Lajmi konfirmohet nga burime për mediat, teksa mësohet se kontroll do të ushtrohet dhe në banesën e Donald Nelës, i njohur si Tupja, me të cilin […]

The post Zhdukja e shokut të “Sanços”/ Urdhërohet kontroll në 5 banesa, kush ishte kontakti i fundit (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

“Zhduket” Talo Çela, s’ka avokat që ndjek çështjet e tij

8 muaj pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e dënoi me 18 vite burg në mungesë Talo Çelën, vendimi merr formë të prerë. Kjo për shkak se ka kaluar çdo afat për të bërë kundërshtim në Apelin e Posaçëm, kohë gjatë të cilës askush nuk ka paraqitur ankesë. Përfaqësuesi ligjor që e mbrojti në Shkallën e Parë ishte i caktuar kryesisht, dhe ndodhur në rrethanat kur i pandehuri nuk i dha prokurë të posaçme, rrëzoi mundësinë që t’i drejtohej apelit.

Talo Çela është shapllur fajtor për grabitjen e 4.5 milionë eurove në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, në prill të 2019, ngjarje ku mbeti i vdekur organizatori kryesor Admir Murataj. Kujtojmë se në tetor 2023 Gjykata dënoi me 122 vite burgim 7 të pandehurit e grupit kriminal. Numri dy i bandës, Klement Çala u dëënua me 20 vite, ndërsa për gjashtë të tjerët përkatësisht Oltion Veselin, Renaldo Sulajn, Saimir Çelën, Oltion Piklin, Alkon Bengasin dhe Eldi Çalën, trupa gjykuese dha nga 17 vite burg për secilin.

Dënimet ishin më të ulëta se ato të pretenduara nga Prokuroria e Posaçme, e cila për Klement Çalën kërkoi 24 vite burg, ndërsa për gjashtë të pandehurit e tjerë nga 19 vite. Për Ragip Hajdinin çështja u pushua pasi ai ndërroi jetë në burg.

Kujtojmë se zbardhja e komunikimeve në Sky Ecc, të Prokurorisë së Posaçme, Talo Çela është shprehur se nëse do i dilnin prova për grabitjen e Rinasit, ai do të shkonte për të jetuar në Brazil ku do të merrte një identitet të ri. Prej vitesh ai qëndron në krye të listës së personave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, teksa rezulton i implikuar në dhjetëra ngjarje të rënda kriminale, sipas hetuesve nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë eliminuar fizikisht.

LEXONI GJITHASHTU

The post “Zhduket” Talo Çela, s’ka avokat që ndjek çështjet e tij appeared first on Euronews Albania.

Misteri i zhdukjes së mikut të Aleksandër Sadikajt, publikohet FOTO-ja e Eraldo Muçit

✇Albeu
By: V K

Prej disa ditësh, 30-vjeçari nga Memaliaj Eraldo Muçi, është zhdukur pa lënë gjurmë. Muçi ka qenë një prej miqve më të besuar të Aleksandër Sadikaj, i njohur si “Sanço i Memaliajt”, i ekzekutuar me bombë me telekomandë më 11 qershorit të vitit 2022, në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, pranë qendrës tregtare TEG.

Muçi rezulton i humbur që prej datës 15 qershor, kur ka pasur për herë të fundit kontakt me familjen.

Prej asaj dite, ai nuk është përgjigjur më në telefon dhe nuk ka dhënë asnjë shenjë jete.

Më 24 qershor, babai i tij, S. Muçi, 73-vjeç, ka bërë kallëzim në Stacionin e Policisë në Memaliaj, duke raportuar se prej 9 ditësh kishte humbur çdo kontakt me të birin.

 

 

Para se të zhdukej, Eraldo ka ndaluar tek ferma e kuajve të familjes Sadikaj dhe më pas ka udhëtuar drejt Durrësit.

Burimet policore, thanë se për herë të fundit, i riu është parë në autostradën Durrës-Tiranë dhe nga ai moment nuk ka asnjë të dhënë rreth tij.

Familja ngre dyshime të forta se atij mund t`i ketë ndodhur ndonjë ngjarje e rëndë kriminale, për motive hakmarrje, por policia nuk përjashton as pista të tjera.

Dyshohet për një përplasje mes dy grupeve rivale në trafikun e drogës në Greqi, që ka sjellë dhjetra atentate dhe disa viktima.

The post Misteri i zhdukjes së mikut të Aleksandër Sadikajt, publikohet FOTO-ja e Eraldo Muçit appeared first on Albeu.com.

Zhdukja e Emilias në Greqi, nëna e 16-vjeçares shqiptare tregon bisedën e fundit me të bijën

✇Albeu
By: V K

Familja e 16-vjeçares shqiptare Emilia Veliu, e cila rezulton e zhdukur prej mbrëmjes së të hënës kur humbi çdo gjurmë në zonën e Petralonës ku ajo jetonte, po kërkon informacion në lidhje fatin e vajzës së tyre.

Sipas nënës së 16-vjeçares, e cila foli për protothema.gr, Emilia doli për një shëtitje me shoqet e saj dhe nuk u kthye më në shtëpi.

Ajo ka treguar bisedën e fundit me të bijën dhe shprehet se pas SMS-ve të dërguara fshihet dikush tjetër që do ta dëmtojë.

“Nuk kam dëgjuar më nga vajza ime që nga mbrëmjes së të hënës kur ajo u zhduk. Më tha se do të dilte me shoqet e saj për një shëtitje dhe që atëherë nuk është kthyer në shtëpi.

Kur pashë se po vonohej të kthehej nga shëtitja, u shqetësova dhe komunikimet tona të fundit ishin nëpërmjet mesazheve në celularin e saj. Mesazhi i fundit ishte ‘Nuk do të kthehem më në shtëpi’. Jam shumë e shqetësuar për fatin e fëmijës tim, telefoni i saj celular është i çaktivizuar, kam frikë se mund të jetë përfshirë në shoqëri të keqe. Dhe mesazhi që dërgoi se ‘Nuk do të kthehem më në shtëpi’, besoj se fshihet një person tjetër që dëshiron ta dëmtojë. Dua të zbuloj informacione për vajzën time, po e kërkoj kudo dhe dua që ajo të kthehet përsëri në shtëpinë tonë…”, tha e ëma e adoleshentes.

The post Zhdukja e Emilias në Greqi, nëna e 16-vjeçares shqiptare tregon bisedën e fundit me të bijën appeared first on Albeu.com.

Zhduket adoleshentja shqiptare në Greqi, dyshohet se e kanë rrëmbyer

Një adoleshente me origjinë shqiptare është zhdukur në rrethana të paqarta në Greqi, ndërsa autoritetet vendase e kanë shpallur zyrtarisht të rrëmbyer. Apelin për ndihmë e ka bërë halla e saj, Enkelejda Veliu, e cila jeton në Fier dhe përmes një postimi në rrjetet sociale kërkon ndihmën e bashkëatdhetarëve në Greqi.

Sipas saj, vajza e zhdukur është Emilia Veliu, mbesa e saj dhe vajza e vëllait. Ajo thekson se prej dy ditësh familja nuk ka asnjë kontakt apo informacion mbi vendndodhjen e saj.

“Kjo është mbesa ime. Vajza e vëllait. Emilia Veliu. Prej dy ditësh nuk kemi asnjë njoftim. Policia e ka shpallur të rrëmbyer,” shkruan Enkelejda Veliu në apelin e saj publik në Facebook.

Ajo i drejtohet të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Greqi, veçanërisht në Athinë, që nëse kanë ndonjë informacion apo e kanë parë vajzën, të kontaktojnë menjëherë familjen apo autoritetet.

“Do t’ju lutesha gjithë miqve që kam në Facebook, që jetojnë në Greqi, në Athinë, nëse keni një informacion ose e keni parë diku. Ju lutem na kontaktoni,” apelon Veliu.

Ende nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi rrethanat e zhdukjes apo vendin e saktë ku dyshohet se është rrëmbyer vajza, ndërsa familjarët presin zhvillime nga hetimet e policisë greke.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zhduket adoleshentja shqiptare në Greqi, dyshohet se e kanë rrëmbyer appeared first on Euronews Albania.

Zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi shoqërohet forcërisht në gjyqin për kopshtarin: Nuk kam se çfarë them…

✇Albeu
By: V K

Dritan Rexhepi, është shoqëruar forcërisht në Gjykatën e Posaçme të apelit më kërkesë të togave të zeza.

Prezenca e tij ka të bëjë me dëshminë mbi procesin ndaj Festim Bezhdilit kopshtarit që nga gjykata e posacme u dënua me burg për jete për rrëmbimin dhe vrasje të Jan Prengës, por një vendim i gjykatës së larte vendosi ta ktheje dosjen për gjykim ne apel.

Dritan Rexhepi para gjykatës u shpreh se nuk dëshiron te pyetet në lidhje me ngjarjen pasi sipas ai nuk për të thënë asgjë.

Ndërkohë gjykata rrëzoi një kërkesë të Ilir Muratit që ka të bëjë më këqyrjen e pamjeve filmike me ekspert.

Gjithashtu, gjykata e shty seancën me 26 qershor, ora 10:00.

The post Zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi shoqërohet forcërisht në gjyqin për kopshtarin: Nuk kam se çfarë them… appeared first on Albeu.com.

Zhdukja e Jan Prengës/ Avokati i Bexhdilit përplaset me prokurorin: SPAK ka keqinterpretuar pamjet

Po mbahet këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme seanca për rigjykimin e Festim Bexhidilit, kopshtari i kompleksit “Golden” të Altin Hajrit në Shijak, i cili akuzohet për rrëmbimin e Jan Prengës më 17 Janar të vitit 2020 në Kamëz. Kopshtari Festim Bexhdili ishte i vetmi nga të pandehurit në dosjen e parë, i cili […]

The post Zhdukja e Jan Prengës/ Avokati i Bexhdilit përplaset me prokurorin: SPAK ka keqinterpretuar pamjet appeared first on BoldNews.al.

Zhdukja e Jan Prengës/ Mbërrin në Shqipëri letërporosia, do të merren në pyetje Astrit Prenga dhe Gëzim Shullani

Në Gjykatën e Posaçme vijon seanca gjyqësore për çështjen e vrasjes, rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës, ku të pandehur janë Dritan Rexhepi dhe Aldo Majnishta. Gjatë seancës, Gjykata ka bërë të ditur se ka mbërritur në Shqipëri një letërporosi që lidhet me marrjen në pyetje të dy dëshmitarëve, Astrit Prenga, vëllai i viktimës, dhe […]

The post Zhdukja e Jan Prengës/ Mbërrin në Shqipëri letërporosia, do të merren në pyetje Astrit Prenga dhe Gëzim Shullani appeared first on BoldNews.al.

Gjyqi për zhdukjen e Jan Prengës/ Prokurorja përplaset me avokatin: Bexhdili ka përdorur EncroChat

Këtë të mërkurë, në Gjykatën e Apelit të Posaçëm u mbajt seanca ndaj kopshatrit të resortit Gloden, Festim Bexhdilit i dyshuar si një nga personat për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në janar të 2020 në Kamëz. Bexhdili fillimisht u dënua me burg përjetë, por vendimi u rrëzua nga Gjykata e Lartë dhe çështja […]

The post Gjyqi për zhdukjen e Jan Prengës/ Prokurorja përplaset me avokatin: Bexhdili ka përdorur EncroChat appeared first on BoldNews.al.

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Vijon gjyqi në Apelin e GJKKO për Festim Bexhdilin, gjykata rrëzon kërkesat e avokatit

✇Albeu
By: V K

Këtë të mërkurë, në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, po vijon procesi gjyqësor ndaj Festim Bexhdilit, i akuzuar për përfshirje në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Bexhdili ishte dënuar më herët me burgim të përjetshëm, por vendimi u prish nga Gjykata e Lartë, e cila e riktheu çështjen për rigjykim.

Gjatë seancës, avokati i tij, Ilir Murati, kërkoi pyetjen e bashkë të pandehurve Aldo Majnishta dhe Dritan Rexhepi, si dhe thirrjen e një eksperti IT për të interpretuar pamjet filmike të sekuestruara.

Ai këmbënguli gjithashtu për pyetjen e një dëshmitareje të identifikuar si Enxhi, e cila ka lidhje shoqërore me të pandehurin.

Sipas SPAK, Bexhdili ka qenë përdorues i një telefoni të enkriptuar të llojit EncroChat, për të cilin pretendohet se ka qenë aktiv gjatë kohës së rrëmbimit.

Megjithatë, avokati Murati tha se komunikimet e zbërthyera në SKY ECC nuk përfshijnë lidhje mes Bexhdilit dhe të dyshuarve kryesorë, përfshirë Altin Hajrin dhe Gentian Docin.

Ai theksoi se komunikimet janë me Dritan Funiqin, i cili thuhet se ka urdhëruar Bexhdilin të “mbyllë gojën”.

Prokurorja Elida Kaçkini, deklaroi se dy celularë janë sekuestruar në momentin e arrestimit të Bexhdilit, njëri prej të cilëve ende i pa zbërthyer.

Ajo theksoi se dëshmia e Enxhit konfirmon përdorimin e telefonit të enkriptuar, duke shtuar se Bexhdili është pjesë aktive e grupit kriminal dhe jo një rastësor në vendngjarje.

Gjykata rrëzoi kërkesat e mbrojtjes për marrjen në pyetje të dëshmitares Enxhi, si dhe për caktimin e një eksperti IT.

Pavarësisht kësaj, avokati i të pandehurit kërkoi sërish vënien në dispozicion të pamjeve filmike për analizë të mëtejshme.

Procesi vijon, ndërsa SPAK thekson se provat e mbledhura e përfshijnë Bexhdilin në skemën kriminale që çoi në zhdukjen e Jan Prengës.

The post Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Vijon gjyqi në Apelin e GJKKO për Festim Bexhdilin, gjykata rrëzon kërkesat e avokatit appeared first on Albeu.com.

Zhdukja e Jan Prengës, Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë, shtyhet gjyqi 

Dritan Rexhepi dhe Aldo Majnishta, të pandehur për rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukjen e trupit të Jan Prengës, refuzuan thirrjen e Gjykatës së Posaçme për t’u paraqitur që të dëshmonin në procesin gjyqësor, të ndarë për Altin Hajrin i cili po gjykohet në mungesë.

Ata nuk kanë pranuar të vijnë nga paraburgimi ku ndodhen në Fier për të dëshmuar, teksa ishin në listën e personave të kërkuar nga SPAK që të pyeteshin. Seanca u shty për një datë tjetër.

Në dëshminë e dhënë në GJKKO 2 muaj më parë Rexhepi ka mohuar çdo lidhje me Gentian Funiqin, një nga të akuzuarit në këtë çështje.

“Në burgun e Pratos kam qenë në siguri të lartë pasi kisha apelin në Firence dhe më mbajtën 10 ditë. Nuk e njoh dhe nuk e kam parë ndonjëherë në jetën time Gentian Funiqin. Do ta faktoj këtë me prova në vijim”, ka deklaruar ai.

Jan Prenga u rrëmbye në vitin 2020, në Kamëz për shkak se i vëllai i tij dyshohet se kishte vjedhur një sasi droge ne portin e Portsmuth në Angli.

Për shkak të dhunës se ushtruar në automjetin tip Range Rover ai humbi jetën rrugës për në një resort ne Shijak, aty ku nga pamjet filmike duket i pajetë. Trupi i Prengës nuk është gjetur as sot e kësaj dite.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zhdukja e Jan Prengës, Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë, shtyhet gjyqi  appeared first on Euronews Albania.

❌