Lista me dhjetë kandidatët që do të garojnë për çmimin “Portieri i Vitit” në Topin e Artë 2025
Dhjetë portierë do të luftojnë për të fituar çmimin ‘Yashin’ 2025.
Ky çmim, i dhënë për herë të parë portierit të Liverpoolit, Alisson, në vitin 2019, nderon portierin më të mirë në botë dhe është emëruar në nder të legjendës së Bashkimit Sovjetik, Lev Yashin, i vetmi portier që ka fituar ndonjëherë Topin e Artë.
Aktualisht, mbajtësi i këtij çmimi është Emiliano Martinez nga Aston Villa, i cili e ka fituar atë dy herë radhazi në vitet 2023 dhe 2024. Mesfushori argjentinas është edhe njëherë i nominuari për të marrë çmimin këtë vit.
Martinez është një nga katër kandidatët nga Liga Premier. Alisson përsëri është në garë, pasi ka arritur në podium si i dyti në vitin 2022, ndërsa në listë janë edhe dy portierët që fituan ‘Dorezën e Artë’, David Raya dhe Matz Sels nga Arsenal dhe Nottingham Forest përkatësisht.
Një nga favoritët për të triumfuar është Gianluigi Donnarumma i Paris Saint-Germain. Edhe pse aktualisht në pritje të një transferimi, Donnarumma luajti një rol kyç në rrugëtimin e skuadrës së tij drejt triumfit në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, duke pritur disa penallti vendimtare.
Thibaut Courtois i Real Madrid kthehet në listën e kandidatëve pasi një dëmtim e ndaloi të konkurrojë vitin e kaluar, ndërsa Jan Oblak i Atletico Madrid synon të përmirësojë vendin e tretë që arriti në vitin 2021.
Në listë gjenden gjithashtu Yassine Bounou i Al Hilal, i cili shkëlqeu në Kupën e Botës për Klube, dhe portieri i Interit, Yan Sommer.
Lista prej 10 kandidatëve të nominuar për çmimin Yashin:
𝐎𝐅𝐅𝐈𝐂𝐈𝐀𝐋: The nominees for the Men’s Yashin Trophy, awarded to the best goalkeeper.
pic.twitter.com/536Ek0mWA9
— FÚTBOL HUB (@futbolhub7) August 7, 2025
/Telegrafi/
The post Lista me dhjetë kandidatët që do të garojnë për çmimin “Portieri i Vitit” në Topin e Artë 2025 appeared first on Telegrafi.