❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Super kompjuteri parashikon fituesin e LigĂ«s Premier pĂ«r sezonin 2025/26 – kampioni ka 92 pikĂ«

Ndërsa i afrohemi fillimit të sezonit të ri, një super kompjuter ka parashikuar tashmë tabelën përfundimtare të Ligës Premier për sezonin 2025/26.

Sezoni i kaluar solli befasinë e madhe, pasi Liverpooli, nën drejtimin e trajnerit të ri Arne Slot, fitoi titullin e 20-të në elitën angleze, duke ia rrëmbyer fronin Manchester Cityt dhe rikthyer statusin si klubi më i suksesshëm i vendit.

Arsenali e mbylli për të tretin sezon radhazi në vendin e dytë, ndërsa Manchester City u rendit i treti, me formën që u përmirësua vetëm në javët e fundit.

Ndër surprizat e mëdha ishte Nottingham Forest, që siguroi një vend në Evropë, ndërsa Tottenham dhe Manchester United patën një nga sezonet e tyre më të dobëta që nga viti 1992.

Superkompjuteri, nĂ« simulimet e fundit tĂ« publikuara nga “The Mirror”, parashikon njĂ« sezon edhe mĂ« tĂ« ashpĂ«r dhe tĂ« paparashikueshĂ«m.

Ndër ekipet që sapo janë ngjitur në Ligën Premier, Leeds United, Burnley dhe Sunderland, pritet të kenë një sezon sfidues, ndonëse me performancë më të mirë se promovuesit e sezonit të kaluar.

Leeds United parashikohet të renditet i fundit, Sunderland i 19-ti dhe Burnley i 18-ti, ndonëse me më shumë pikë se skuadrat që ranë sezonin e kaluar.

Brighton dhe Wolves pritet të zbresin në renditje, ndërsa Brentford e Fulham do të kenën rënie të lehtë, transmeton Telegrafi.

Crystal Palace, pavarësisht fitores në FA Cup, parashikohet të përfundojë i 15-ti, ndërsa Bournemouth do të rrëzohen nga vendi i 9-të në të 16-tin.

Nottingham Forest, pas sezonit befasues, do të ketë një rikthim të vështirë me renditjen në vendin e 17-të.

Manchester United, me Ruben Amorim në krye, parashikohet të përfundojë jashtë top 4-shes, por me përmirësim të dukshëm krahasuar me sezonin e kaluar.

Aston Villa dhe Tottenham do të rivalizojnë për zonën europiane, me Spurs që vijnë si kampionë të Ligës së Evropës.

Chelsea i Enzo Maresca-s, pas suksesit në Kupën e Botës për Klube, parashikohet të futet në katërshen e artë të Ligës Premier, me 79 pikë.

Liverpooli, megjithëse me një skuadër të rindërtesuar dhe sulm të frikshëm, parashikohet të bjerë në vendin e tretë për shkak të problemeve në mbrojtje.

Arsenali parashikohet në vendin e dytë, me presion në rritje ndaj Mikel Artetës, ndërsa Manchester City, edhe pa ndryshime të mëdha, pritet ta rifitojë titullin.

Me Haaland që shënon 36 gola, ndihmë nga Foden, Rodri dhe të ardhurit si Frimpong dhe Wirtz, super kompjuteri beson se makina e Guardiolës do të funksionojë sërish si zakonisht.

Hendeku mes vendit të parë dhe të tretit pritet të jetë vetëm katër pikë, duke shtuar emocionin për titullin e sezonit 2025/26. /Telegrafi/

The post Super kompjuteri parashikon fituesin e LigĂ«s Premier pĂ«r sezonin 2025/26 – kampioni ka 92 pikĂ« appeared first on Telegrafi.

Mbyllen 45 minutat e parë me dy gola mes Florianas dhe Ballkanit

Ka përfunduar pjesa e parë mes Floriana dhe Ballkanit në kuadër të fazës kualifikuese për në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.

Ndeshja e parë kishte përfunduar 4-2 në të mirë të klubit kosovar, andaj i gjithë presioni është tek nikoqirët sonte.

Ballkani ia nisi shumë mirë këtij takimi, duke krijuar disa raste për gol, por u mungoi konkretizimi.

Në anën tjetër, Floriana ishte më kërkuese, ndërsa ia doli të shënonte golin e epërsisë në fund të pjesës së parë.

Në minutën e 38-të, Dunstan Vella kaloi Florianan në epërsi, duke çuar rezultatin në 1-0.

Por, Ballkani nuk u dorëzua dhe u kundërpërgjigj me anë të Adetunjit, që shënoi për 1-1 në minutën e 45+1-të.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në 45 minutat e dytë, por Ballkanit i duhet më shumë fokus për ta ruajtur epërsinë e dy golave, pasi rezultati i përgjithshëm është 5-3. /Telegrafi/

The post Mbyllen 45 minutat e parë me dy gola mes Florianas dhe Ballkanit appeared first on Telegrafi.

Ballkani kĂ«rkon sĂ«rish dominim pĂ«rballĂ« Floriana – formacionet zyrtare

Ballkani do ta zhvilloje përballjen e dytë kundër Floriana në kuadër të parakualifikimeve për në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.

Ndeshja e parë kishte përfunduar 4-2 në të mirë të klubit kosovar, ndërsa sonte pritet të konfirmohet kalimi i tyre në rrethin e tretë të garës.

Ndeshja qĂ« fillon nĂ« ora 21:00, do tĂ« zhvillohet nĂ« stadiumin “Centenary Stadium”.

Formacionet zyrtare:

Floriana:Cioletti, Spiteri, Mendonça, Lopez, Gamarra, M’Mombwa, Vella, Grech, Veselji, Varela, Jan.

Ballkani: Golubovic, Smajli, Batarelo, Jashanica, Potoku, Ard, Deliu, Albert, Giovanni, Tolaj, Kryeziu, Adetunji. /Telegrafi/

The post Ballkani kĂ«rkon sĂ«rish dominim pĂ«rballĂ« Floriana – formacionet zyrtare appeared first on Telegrafi.

Gyokeres refuzoi Real Madridin dhe Man Unitedin – agjenti shpjegoi pse sulmuesi zgjodhi Arsenalin

Jonathan Chalkias, agjenti i Viktor Gyokeres, ka akuzuar Sporting Lisbonën për mungesë respekti ndaj klientit të tij gjatë negociatave të gjata dhe të ndërlikuara që çuan në transferimin e sulmuesit te Arsenali.

Gjatë kësaj sage transferimesh, Gyokeres mungoi në disa seanca stërvitore, çka shkaktoi mjaft zhurmë. Megjithatë, agjenti i tij deklaron se këto mungesa ishin pjesë e një strategjie të ndërmarrë nga vetë klubi portugez. Situata u tensionua më tej nga një përplasje e hapur mes lojtarit dhe presidentit të klubit, Frederico Varandas.

“NĂ«se Hugo Viana do tĂ« kishte mbetur nĂ« klub, marrĂ«veshja do tĂ« ishte mbyllur brenda njĂ« ore. Gjithçka ishte pĂ«rgatitur mĂ« parĂ«, por nuk kishim kohĂ« tĂ« nisnim njĂ« betejĂ« ligjore. Nuk e kuptoj si njĂ« lojtar qĂ« shĂ«noi kaq shumĂ« gola dhe fitoi tre trofe nuk mori respektin qĂ« meritonte”, deklaroi Chalkias pĂ«r GOAL.

Ai theksoi se industrinĂ« e futbollit e mban nĂ« kĂ«mbĂ« besimi: “Sakrificat qĂ« bĂ«mĂ« ishin ndoshta vendimtare nĂ« finalizimin e marrĂ«veshjes. Ai iu ofrua Real Madridit dhe bĂ«ri bujĂ« edhe me Manchester Unitedin, por qĂ« nga dita e parĂ«, dĂ«shira e tij ishte e qartĂ« – vetĂ«m Arsenali”.

Chalkias gjithashtu nĂ«nvizoi vendosmĂ«rinĂ« e klientit tĂ« tij pĂ«r t’u zhvilluar nĂ« mĂ«nyrĂ« strategjike: “Viktor gjithmonĂ« i ka besuar projektit tĂ« Hasan Cetinkayas. Ai pranoi me vetĂ«dije tĂ« transferohej nĂ« njĂ« ligĂ« me mĂ« pak vĂ«mendje, si ajo portugeze, pĂ«r tĂ« fituar trofe dhe pĂ«r tĂ« siguruar rikthimin nĂ« LigĂ«n Premier”.

Në fund, marrëveshja u përmbyll me sukses: Gyokeres nënshkroi me Arsenalin për shumën e 65.7 milionë eurove plus 10 milionë euro në formë bonusesh. /Telegrafi/

The post Gyokeres refuzoi Real Madridin dhe Man Unitedin – agjenti shpjegoi pse sulmuesi zgjodhi Arsenalin appeared first on Telegrafi.

Verratti zbuloi se si ai dhe Neymar e bindën Messin të bashkohej me PSG-në gjatë një darke të papritur

Mesfushori italian Marco Verratti, aktualisht pjesë e Al-Duhail, ka treguar një histori interesante nga koha kur ishte te Paris Saint-Germain.

Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, ai ka zbuluar se një darkë e papritur me Lionel Messin, organizuar nga Neymar, mund të ketë ndikuar në transferimin e argjentinasit te PSG.

Sipas Verrattit, Neymar i kishte propozuar atij, Di Marias dhe Paredesit qĂ« tĂ« darkonin sĂ« bashku me Messin – nĂ« njĂ« kohĂ« kur ky i fundit ende luante pĂ«r BarcelonĂ«n.

“MĂ« kujtohet njĂ« mbrĂ«mje e mrekullueshme qĂ« u kthye thuajse nĂ« diçka magjike”, deklaroi Verratti. “Ishim nĂ« Ibiza, dhe Neymar erdhi tek unĂ« duke mĂ« thĂ«nĂ«: ‘Sonte do tĂ« darkojmĂ« me Leo Messin’. NĂ« fund ishim unĂ«, Leo, Paredes, Ney dhe Di Maria nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n tavolinĂ«â€.

Sipas Verrattit, atmosfera ishte shumë pozitive dhe miqësore, dhe ata e lanë të kuptohej qartë se do ta donin Messin në Paris.

“Po flisnim, gjithçka shkonte pĂ«r mrekulli. NĂ« njĂ«farĂ« mĂ«nyre i dhamĂ« njĂ« sinjal qĂ« duhet tĂ« vinte nĂ« Paris. VonĂ« atĂ« natĂ« u pĂ«rshĂ«ndetĂ«m, dhe tĂ« nesĂ«rmen pamĂ« nĂ« lajme se kishte tensione mes tij dhe BarcelonĂ«s”, shtoi italiani.

Disa ditë më vonë, ndodhi ajo që askush nuk e priste.

“Pastaj, atĂ« mbrĂ«mje, Neymar mĂ« telefonoi dhe mĂ« tha: ‘Marco, Leo po vjen tek ne’. E pabesueshme – sapo kishim ngrĂ«nĂ« darkĂ« sĂ« bashku dhe papritur u bĂ«mĂ« shokĂ« skuadre. Ishte njĂ« natĂ« magjike”, potencoi mĂ« tej Verratti. /Telegrafi/

The post Verratti zbuloi se si ai dhe Neymar e bindën Messin të bashkohej me PSG-në gjatë një darke të papritur appeared first on Telegrafi.

Si mund ta përballojë Liverpooli transferimin e Alexander Isakut pa shkelur rregullat e PSR

Shpenzimet e shumta tĂ« Liverpoolit gjatĂ« verĂ«s i kanĂ« zĂ«nĂ« tĂ« gjithĂ« nĂ« befasi – jo vetĂ«m tifozĂ«t rivalĂ«, por edhe ata qĂ« janĂ« tĂ« njohur me strategjinĂ« zakonisht tĂ« kujdesshme tĂ« transferimeve tĂ« FSG-sĂ«.

Ndjekja rekord e Alexander Isak ngre pyetje të qarta: si mund ta përballojë Liverpooli këtë sipas rregullave të PSR-së dhe çfarë do të thotë kjo për shëndetin financiar afatgjatë të klubit?

Liverpooli mund ta përballojë dhe po vepron me zgjuarsi

Pavarësisht një humbjeje para taksave prej rreth 67.4 milionë euro për sezonin 2023/24, kjo nuk ndikon drejtpërdrejt në Rregullat e Fitimit dhe Qëndrueshmërisë (PSR) të Premier League, sepse PSR funksionon në një cikël trevjeçar. Rezultatet e forta të mëparshme të Liverpoolit u kanë dhënë atyre fleksibilitet për të përballuar humbjet aktuale.

Për më tepër, disa shpenzime si akademia dhe investimet në ekipin e femrave janë të përjashtuara nga llogaritjet e PSR-së, dhe Liverpooli shpenzoi mbi 47.2 milionë euro në këto fusha sezonin e kaluar.

Më e rëndësishmja, Liverpooli raportoi një fitim të fortë për sezonin 2024/25, duke përforcuar më tej pozicionin e tyre PSR. Kjo u jep atyre hapësirë për të përballuar një humbje të konsiderueshme kontabël në 2025/26, kur ndikimi financiar i marrëveshjes së Isakut fillon të ndihet.

Nga vijnë paratë?

Pozicioni financiar i Liverpoolit Ă«shtĂ« ndĂ«r mĂ« tĂ« fortĂ«t nĂ« Premier League. Borxhi i tyre i lidhur me transferimet Ă«shtĂ« vetĂ«m rreth 82.5 milionĂ« euro, mĂ« i ulĂ«ti midis gjashtĂ« klubeve mĂ« tĂ« mĂ«dha – krahasuar me klube si Manchester United, qĂ« kanĂ« borxhe pothuajse katĂ«rfish mĂ« tĂ« mĂ«dha.

Me përfundimin e zgjerimit të Anfield Road në fillim të 2024-s, shpenzimet e mëdha infrastrukturore janë lehtësuar. Po ashtu, në shtator, Liverpooli e rriti kredinë rrotulluese nga 236 milionë euro në 413 milionë euro, nga të cilat vetëm rreth 137 milionë euro ishin tërhequr deri në maj 2025.

Sa i pĂ«rket tĂ« ardhurave, sezoni 2024/25 solli mbi 826 milionĂ« euro – njĂ« rekord pĂ«r klubin. NdĂ«rkohĂ«, shitjet e lojtarĂ«ve kĂ«tĂ« verĂ« sollĂ«n fitim tĂ« vlerĂ«suar prej rreth 117.4 milionĂ« euro. Kjo pĂ«rfshin:

rreth 56.7 milionë euro nga Luis Diaz te Bayerni,

35.4 milionë euro nga Quansah,

fitime të tjera nga Trent Alexander-Arnold, Nat Phillips dhe Caoimhín Kelleher.

Këto fitime regjistrohen menjëherë në llogaritë e sezonit 2025/26 dhe ndihmojnë në mbulimin e kostove për lojtarët e rinj.

Zgjuarsia e Liverpoolit

Ndërsa tarifat e transferimit për blerjet e reja shpërndahen gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës, shitjet llogariten si fitime të menjëhershme. Pra, pavarësisht shpenzimeve të mëdha, klubi ka mbuluar rreth 66.4 milionë euro të amortizimit të sezonit aktual vetëm nga fitimet nga shitjet.

Nëse llogariten edhe rreth 29.5 milionë euro të kursyera nga paga (nga largimet e Díaz dhe Trent), aktiviteti i transferimeve për sezonin 2025/26 është pothuajse i balancuar.

Edhe nĂ«se Isak arrin pĂ«r njĂ« tarifĂ« prej rreth 177 milionĂ« euro dhe me njĂ« pagĂ« prej rreth 354 mijĂ« euro nĂ« javĂ«, kostoja e vitit tĂ« parĂ« (rreth 51.2 milionĂ« euro) do ta rriste koston totale tĂ« skuadrĂ«s nĂ« rreth 168 milionĂ« euro – vetĂ«m rreth 9.4 milionĂ« euro mĂ« shumĂ« se sa klubi ka kompensuar tashmĂ« pĂ«rmes shitjeve dhe kursimeve.

ÇfarĂ« pritet mĂ« tej?

Testi i vĂ«rtetĂ« do tĂ« vijĂ« pas sezonit 2026/27 – por Liverpooli Ă«shtĂ« pĂ«rgatitur pĂ«r kĂ«tĂ«. Kontratat e Virgil van Dijk dhe Mohamed Salah skadojnĂ« atĂ«herĂ«, çka do tĂ« ulĂ« ndjeshĂ«m faturĂ«n e pagave.

Priten gjithashtu mĂ« shumĂ« shitje gjatĂ« kĂ«saj vere (si Darwin NĂșñez, Tyler Morton dhe Harvey Elliott), ndĂ«rsa tĂ« ardhurat pritet tĂ« mbeten tĂ« larta.

Konkluzioni

Liverpooli e ka filluar njĂ« pjesĂ« tĂ« madhe tĂ« strategjisĂ« financiare tĂ« verĂ«s nĂ« kĂ«tĂ« vit financiar, duke shfrytĂ«zuar nĂ« maksimum rregullat kontabĂ«l dhe shitjet. AftĂ«sia e klubit pĂ«r tĂ« shpenzuar nuk Ă«shtĂ« rrezik – Ă«shtĂ« rezultat i planifikimit tĂ« zgjuar dhe afatgjatĂ«. /Telegrafi/

The post Si mund ta përballojë Liverpooli transferimin e Alexander Isakut pa shkelur rregullat e PSR appeared first on Telegrafi.

Luis Diaz duhet t’i ndjekĂ« dy rregulla te Bayerni, qĂ« nuk ekzistonin te Liverpooli

Luis Diaz është zyrtarisht futbollisti më i ri i Bayern Munichut, pasi klubi gjerman arriti marrëveshje me Liverpoolin për një shumë prej 70 milionë euro. Sulmuesi kolumbian nënshkroi një kontratë katërvjeçare, me opsion zgjatjeje.

28-vjeçari ishte i lidhur me Liverpoolin deri nĂ« vitin 2027, ndaj kjo verĂ« u pa si momenti i fundit kur “The Reds” mund tĂ« siguronin njĂ« shumĂ« tĂ« konsiderueshme pĂ«r tĂ«, duke pasur parasysh qĂ« nuk kishte ende sinjale pĂ«r rinovim.

Sipas Daily Mail, Diaz do tĂ« pĂ«rballet me njĂ« kulturĂ« ndryshe disiplinore te Bayern. NĂ« vend tĂ« gjobave pĂ«r vonesĂ« nĂ« stĂ«rvitje – siç ndodh zakonisht te Liverpooli nĂ«n drejtimin e Arne Slot – lojtarĂ«t te Bayerni detyrohen tĂ« qĂ«ndrojnĂ« mĂ« gjatĂ« nĂ« fushĂ«, derisa trajneri Vincent Kompany tĂ« pĂ«rfundojĂ« seancĂ«n e tij.

Për më tepër, mënyra e komunikimit për përzgjedhjen e formacionit ndryshon ndjeshëm. Te Bayerni, emrat që nuk përfshihen në skuadër informohen paraprakisht personalisht nga Kompany, para publikimit të listës zyrtare. Komunikimet kryhen shpesh edhe përmes grupit të WhatsApp-it të ekipit, ku lojtarët zbulojnë nëse janë të grumbulluar apo jo.

Një tjetër risi për Diaz është edhe rregulli i pajisjes me makinë. Sipas politikave të brendshme të klubit gjerman, çdo lojtar duhet të përdorë një model të caktuar automjeti në përputhje me marrëveshjet sponsoriale dhe imazhin e klubit.

Ndryshe nga Kompany, Arne Slot nuk ka bërë publike metodën e tij për shpalljen e formacionit, megjithatë besohet se shumica e trajnerëve e bëjnë këtë gjatë takimeve ballë për ballë me skuadrën.

Kompany njihet edhe pĂ«r qasjen e tij diskrete nĂ« kritikĂ« – ai nuk i qorton lojtarĂ«t nĂ« mĂ«nyrĂ« publike, por preferon t’i adresojĂ« gabimet nĂ« mĂ«nyrĂ« private. Kjo qasje ka pĂ«r qĂ«llim ruajtjen e harmonisĂ« dhe frymĂ«s sĂ« grupit, qĂ« ai e konsideron kyçe pĂ«r suksesin. /Telegrafi/

The post Luis Diaz duhet t’i ndjekĂ« dy rregulla te Bayerni, qĂ« nuk ekzistonin te Liverpooli appeared first on Telegrafi.

‘Gjyshi’ Ronaldo vazhdon t’i shkatĂ«rrojĂ« kundĂ«rshtarĂ«t si nĂ« kohĂ«t e arta

NĂ« ndeshjen e dytĂ« miqĂ«sore para sezonale, Al Nassr mposhti Toulouse me rezultatin 2–1, duke ruajtur njĂ« rekord 100 pĂ«r qind fitore pĂ«rpara SuperkupĂ«s sĂ« ArabisĂ« Saudite.

Cristiano Ronaldo, qĂ« shĂ«noi golin e barazimit pĂ«r Al Nassr, mahniti tifozĂ«t me njĂ« moment magjik gjatĂ« ndeshjes — njĂ« lĂ«vizje qĂ« solli menjĂ«herĂ« nĂ« mendje ditĂ«t e tij tĂ« lavdishme nĂ« Manchester United.

Në rrjet, reagimet ishin të menjëhershme dhe plot habi për formën që tregon ylli 40-vjeçar.

NjĂ« tifoz shkroi: “Kjo Ă«shtĂ« njĂ« lĂ«vizje e jashtĂ«zakonshme, veçanĂ«risht kur mendon qĂ« ai Ă«shtĂ« 40 vjeç”.

“‘Gjyshi’ po sillet sikur Ă«shtĂ« nĂ« tĂ« 20-at. Ai Ă«shtĂ« 40, qetĂ«sohu shoku”, shkroi njĂ« tifoz tjetĂ«r.

NjĂ« fans i tretĂ« komentoi: “I çmendur – nĂ« moshĂ«n 40 vjeç kundĂ«r njĂ« skuadre evropiane”.

“Kjo Ă«shtĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« ata qĂ« harruan CR7 nga viti 2003 deri nĂ« 2009”, shtoi dikush tjetĂ«r.

Ky moment viral është edhe një dëshmi tjetër se Cristiano Ronaldo, edhe në prag të dekadës së pestë të jetës, vazhdon të jetë një forcë e gjallë në fushë dhe një burim frymëzimi për miliona fansa anembanë botës. /Telegrafi/

The post ‘Gjyshi’ Ronaldo vazhdon t’i shkatĂ«rrojĂ« kundĂ«rshtarĂ«t si nĂ« kohĂ«t e arta appeared first on Telegrafi.

Ish-lojtari i Barcelonës në gjendje të rëndë shëndetësore, kafshohet nga qeni

Një incident i pazakontë dhe serioz ka ndodhur në qytetin Terme, pranë Selanikut, ku viktimë ka qenë futbollisti i Arisit, Carles Perez.

Sipas raportimeve të mediave greke, anësori spanjoll po nxirrte qenin e tij për shëtitje kur u sulmua nga një qen tjetër. Gjatë përpjekjes për të ndarë dy kafshët, Perez u sulmua nga qeni dhe pësoi një plagë të thellë në zonën gjenitale.

Futbollisti u dërgua menjëherë në spital dhe aktualisht ndodhet nën mbikëqyrje mjekësore për të dytën ditë me radhë.

Mjekët po vlerësojnë mundësinë e një ndërhyrjeje kirurgjikale për të riparuar dëmtimin. Klubi i Arisit ka reaguar përmes një deklarate zyrtare, duke bërë të ditur se qëndron pranë lojtarit të vet dhe se rezervon të gjitha të drejtat ligjore ndaj pronarit të qenit agresiv.

Nga Barça te Arisi – karriera e njĂ« talenti spanjoll

Carles Perez është një produkt i akademisë së Barcelonës, ku u aktivizua nga viti 2012 deri në vitin 2020. Ai ka zhvilluar 13 paraqitje dhe ka shënuar dy gola me ekipin e parë të Barçës, duke qenë pjesë e skuadrës që fitoi La Ligën në vitin 2019.

MĂ« pas ai u transferua te Roma, me tĂ« cilĂ«n fitoi LigĂ«n e KonferencĂ«s nĂ« vitin 2022, ndĂ«rsa ka luajtur gjithashtu edhe pĂ«r CeltĂ«n dhe Getafen. QĂ« nga sezoni aktual, ai Ă«shtĂ« pjesĂ« e Arisit nĂ« SuperligĂ«n greke. Sipas “Transfermarkt”, vlera e tij nĂ« treg Ă«shtĂ« rreth 2 milionĂ« euro. /Telegrafi/

The post Ish-lojtari i Barcelonës në gjendje të rëndë shëndetësore, kafshohet nga qeni appeared first on Telegrafi.

Zbulohet se sa ka paguar Barcelona për transferimin e sensacionit kroat

“Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht trasnferimin e Lovro Chelfi, njĂ« futbollist i talentuar kroat i cili mbĂ«rrin nga NK Kustosija. Klube tĂ« fuqishme nga Liga Premier angleze kanĂ« treguar gjithashtu interesim pĂ«r kĂ«tĂ« mesfushor sulmues 18-vjeçar, por gjigandi katalanas ishte mĂ« i shpejti dhe mĂ« konkreti”, shkroi kĂ«tĂ« mĂ«ngjes e pĂ«rditshmja sportive spanjolle Marca.

“Chelfi shpesh pĂ«rshkruhet si xhevahiri i futbollit kroat dhe udhĂ«timi i tij nĂ« futboll filloi nĂ« shkollĂ«n e Dinamos, njĂ«soj si Luka Modric. NĂ« BarcelonĂ«, ai fillimisht do t’i bashkohet ekipit tĂ« tĂ« rinjve (Juvenil A), por pritet qĂ« herĂ« pas here tĂ« stĂ«rvitet dhe tĂ« luajĂ« pĂ«r Barça AtlĂštic, ekipin e dytĂ« tĂ« klubit, i cili do tĂ« menaxhohet nga Juliano Belletti”, shtohet nĂ« tekst.

Sa vlen transferimi?

Marca, duke cituar shkrimet e të përditshmes katalanase Sport, tregon gjithashtu shumën për të cilën talenti kroat u soll në Barcelonë.

“Barcelona pagoi rreth 300,000 euro pĂ«r 50% tĂ« tĂ« drejtave tĂ« lojtarit. Vlera totale e transferimit mund tĂ« arrijĂ« deri nĂ« 2 milionĂ« euro, varĂ«sisht nga bonuset e ardhshme dhe nĂ«se lojtari do tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« klub.”

Shtohet se Chelfi do tĂ« jetĂ« nĂ«n kontratĂ« deri nĂ« vitin 2027, dhe kontrata “do tĂ« pĂ«rfshijĂ« gjithashtu njĂ« klauzolĂ« lirimi qĂ« thuhet se vlen mĂ« shumĂ« se 20 milionĂ« euro”. Kjo do ta sigurojĂ« klubin kundĂ«r ofertave tĂ« ardhshme, pĂ«rfundon Marca.

đŸ€ Acord per a la incorporaciĂł del jugador Lovro Chelfi al Juvenil A del Barça procedent del Kustosija croat

🆕 Acuerdo con el NK Kustosija para el traspaso del jugador Lovro Chelfi al Barça. Se incorpora al Juvenil A

đŸ’™â€ pic.twitter.com/FkGFDCG5vU

— FC Barcelona – Masia (@FCBmasia) July 29, 2025

Kush është Lovro Chelfi?

Chelfi ka lindur në Zagreb dhe ishte në shkollën e futbollit të Dinamos deri në vitin 2024, përpara se të transferohej në Kustoƥija. Ai luajti atje për ekipet e kadetëve, të rinjve dhe të seniorëve sezonin e kaluar, duke bërë gjithsej 44 paraqitje në të gjitha kategoritë dhe duke shënuar 13 gola, tre prej të cilëve erdhën në SuperSport Prva NL. Ai është lidhur me Liverpoolin dhe Arsenalin. /Telegrafi/

The post Zbulohet se sa ka paguar Barcelona për transferimin e sensacionit kroat appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Qatip Osmani emërohet trajner i ri i Malishevës

Malisheva ka zyrtarizuar emërimin e Qatip Osmanit si kryetrajnerin e ri të skuadrës për sezonin e ri.

Klubi nga Malisheva ka arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur tetovar, i cili do të udhëheqë skuadrën në aventurat e ardhshme në futbollin vendor.

Osmani, një nga emrat më të spikatur në futbollin e rajonit, ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, duke fituar trofe dhe duke udhëhequr ekipe me histori.

Me pĂ«rvojĂ«n e tij tĂ« pasur dhe qasjen strategjike, ai pritet t’i japĂ« skuadrĂ«s sĂ« MalishevĂ«s stabilitet dhe ambicie pĂ«r rezultate tĂ« larta.

“MirĂ« se vjen kampion, Prof. Qatip!” – shkruan FC Malisheva nĂ« njoftimin zyrtar, duke theksuar entuziazmin pĂ«r fillimin e kĂ«tij kapitulli tĂ« ri.

Osmani pritet të nisë punën menjëherë me ekipin, ndërsa drejtuesit e klubit shprehen optimistë për ndikimin e tij në zhvillimin dhe konkurrueshmërinë e skuadrës në sezonin e ardhshëm të Superligës së Kosovës. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Qatip Osmani emërohet trajner i ri i Malishevës appeared first on Telegrafi.

Ai i fitoi muskujt në një fermë dhe ha vetëm dy vakte: Lojtari më muskuloz i Italisë surprizon me një klub të ri

NjĂ«ri prej figurave mĂ« tĂ« veçanta nĂ« Serie A, Federico Baschirotto – i njohur si “fermeri” muskuloz – tashmĂ« ka njĂ« klub tĂ« ri.

Pas paraqitjeve mbresëlënëse me Lecce, ku u shqua si një ndër mbrojtësit më të fortë fizikisht dhe teknikisht, 28-vjeçari italian ka firmosur me skuadrën e sapo-ngjitur në elitën e futbollit italian, Cremonese.

Pavarësisht interesimit nga klube më të mëdha, Baschirotto zgjodhi një sfidë ndryshe dhe shpreson të ndihmojë Cremonese në konsolidimin e saj në Serie A.

Cremonese have officially signed two new players today, bringing back Federico Baschirotto from Lecce and securing Alessio Zerbin from Napoli.#Cremonese #Lecce #Napoli #SerieA #Calciomercato pic.twitter.com/BrYO9RJdB8

— Football Italia (@footballitalia) July 29, 2025

Performancat e tij me Lecce i siguruan edhe një ftesë në kombëtaren italiane, por transferimi i fundit tregon se ai ndjek më shumë projektin sportiv se sa emrin e klubit.

PĂ«rveç lojĂ«s sĂ« tij solide nĂ« mbrojtje, Baschirotto Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« i famshĂ«m nĂ« tĂ« gjithĂ« botĂ«n pĂ«r fizikun e jashtĂ«zakonshĂ«m. Mediat ndĂ«rkombĂ«tare e kanĂ« cilĂ«suar si futbollistin mĂ« muskuloz tĂ« Serie A – njĂ« “bodybuilder” nĂ« futboll profesionist.

Ai vetë ka treguar se muskujt i ka fituar jo vetëm nga palestra, por edhe nga puna fizike në fermën e vëllezërve të tij. Që nga viti 2021, ai ka filluar të kalojë pushimet verore duke punuar në fermë, gjë që tashmë është kthyer në një traditë personale.

Cremonese are set to close a deal with Lecce to sign Federico Baschirotto for €3M.

Baschirotto is taking his farm muscles up north. đŸ’Ș https://t.co/YoFnXXrfUJ pic.twitter.com/rVss2HJRCi

— Raffaele (@ItalianoCalcio) July 28, 2025

Përveç stërvitjes së rregullt dhe disiplinës së hekurt, Baschirotto është gjithashtu shumë strikt në ushqim. Sipas një prej vëllezërve të tij, Federico ka konsumuar vetëm pulë dhe oriz për tetë vite me radhë.

Me këtë vendosmëri dhe disiplinë, ai pritet të jetë një nga liderët e rinj të Cremoneses në sezonin 2025/26 të Serie A. /Telegrafi/

The post Ai i fitoi muskujt në një fermë dhe ha vetëm dy vakte: Lojtari më muskuloz i Italisë surprizon me një klub të ri appeared first on Telegrafi.

Nuk do ta besoni llojin e kontratës që nënshkruajnë lojtarët e Manchester United, ka të bëjë me sjelljen e tyre jashtë fushës

Me ardhjen e biznesmenit më të pasur britanik, Sir Jim Ratcliffe, në strukturat drejtuese të Manchester United, klubi ka prezantuar një kontratë të re të veçantë për të gjithë futbollistët.

Pas sezonit më të dobët në historinë e klubit, ku skuadra përfundoi pranë zonës së rënies, drejtuesit janë të vendosur për një transformim të thellë në të gjitha aspektet.

Qëllimi kryesor për sezonin e ardhshëm është rikthimi i dinjitetit dhe përmirësimi i performancës, brenda dhe jashtë fushës.

Si pjesë e këtij plani, lojtarët e United janë detyruar të nënshkruajnë një kontratë të veçantë që lidhet me sjelljen e tyre jashtë fushës.

Kjo marrëveshje përfshin rregulla të qarta për mënyrën e veshjes, respektimin e protokolleve të klubit dhe ndërveprimin me tifozët në evente publike.

Stephen Howson, njĂ« burim i afĂ«rt me klubin dhe dhomĂ«n e zhveshjes, ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur: “MĂ« Ă«shtĂ« thĂ«nĂ« se tĂ« gjithĂ« lojtarĂ«t kĂ«tĂ« vit kanĂ« nĂ«nshkruar njĂ« kontratĂ« qĂ« pĂ«rfshin standardet e sjelljes, si nĂ« fushĂ«, ashtu edhe jashtĂ« saj. Kjo ka tĂ« bĂ«jĂ« kryesisht me sjelljen jashtĂ« fushĂ«s”.

Ai shtoi se: “NĂ«se marrin pjesĂ« nĂ« ndonjĂ« aktivitet, duhet tĂ« bashkĂ«veprojnĂ« me tifozĂ«t. Nuk lejohen mĂ« tĂ« kalojnĂ« thjesht pranĂ« tyre pa u ndalur. Po ashtu, ekzistojnĂ« kode tĂ« caktuara veshjeje pĂ«r paraqitjet publike dhe masa tĂ« rrepta nĂ« rast vonesash”.

Ky ndryshim sinjalizon njĂ« epokĂ« tĂ« re disipline te Manchester United, me qĂ«llimin pĂ«r tĂ« rikthyer standardet e larta qĂ« i kanĂ« karakterizuar dikur “DjajtĂ« e Kuq”. /Telegrafi/

The post Nuk do ta besoni llojin e kontratës që nënshkruajnë lojtarët e Manchester United, ka të bëjë me sjelljen e tyre jashtë fushës appeared first on Telegrafi.

Vajza e Hulk Hogan zbulon detaje shokuese për legjendën e WWE-së

Vajza e legjendës së mundjes, Hulk Hogan, Brooke Hogan, ka folur hapur për marrëdhënien e saj të ndërlikuar me të atin, në një deklaratë të ndjerë pas ndarjes së tij nga jeta.

Ikona e WWE-së ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare të enjten, si pasojë e një ataku kardiak në shtëpinë e tij në Clearwater, Florida.

Shërbimet e emergjencës e transportuan me urgjencë në një spital lokal, por ai u shpall i vdekur në qendrën mjekësore.

Vdekja e tij ndodhi vetëm disa muaj pas një përplasjeje të ashpër familjare me vajzën dhe ish-bashkëshorten, Linda Hogan, e cila pati lënë pasoja emocionale të thella.

Linda e kishte akuzuar ish-mundësin se kishte shkatërruar familjen e tyre, duke pretenduar se Brooke kishte shkëputur marrëdhëniet me të dy prindërit për shkak të sjelljes së tij.

Megjithatë, në një deklaratë të ndjerë, Brooke theksoi se lidhja e saj me të atin nuk ishte ndërprerë asnjëherë, pavarësisht sfidave.

“Gjaku i babait tim rrjedh nĂ« venat e mia. SytĂ« e tij shkĂ«lqejnĂ« tek fĂ«mijĂ«t e mi. Dhe lidhja jonĂ« nuk Ă«shtĂ« thyer kurrĂ«, as nĂ« momentet e tij tĂ« fundit”, shkroi Brooke nĂ« njĂ« mesazh tĂ« gjatĂ« nĂ« rrjetet sociale tĂ« martĂ«n.

“Kishim njĂ« lidhje mĂ« tĂ« thellĂ« se fjalĂ«t, njĂ« lidhje qĂ« zgjati jetĂ« tĂ« tĂ«ra. Jam shumĂ« mirĂ«njohĂ«se qĂ« e njihja versionin e vĂ«rtetĂ« tĂ« tij, jo atĂ« qĂ« bota e shihte pĂ«rmes njĂ« lente tĂ« kuruar. Ne ndanim njĂ« lidhje tĂ« qetĂ« dhe tĂ« shenjtĂ«, qĂ« mund tĂ« shihej e ndihej nga kushdo qĂ« na shihte bashkĂ«. Kur ai u largua nga kjo botĂ«, ndjeva sikur njĂ« pjesĂ« e shpirtit tim iku me tĂ«. E ndjeva atĂ« para se lajmi tĂ« mĂ« arrinte”.

PĂ«rplasjet publike mes anĂ«tarĂ«ve tĂ« familjes nisĂ«n muaj mĂ« parĂ«, kur nĂ« njĂ« video tĂ« publikuar nĂ« rrjetet sociale nĂ« mars, Linda akuzoi Hoganin se ishte njĂ« “gĂ«njeshtar i pĂ«rbetuar” dhe i “varur nga seksi”.

Ajo shtoi se familja ishte “nĂ« rrĂ«mujĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« mundshme”, pasi Brooke kishte larguar tĂ« dy prindĂ«rit nga jeta e saj.

Brooke reagoi ndaj deklaratave tĂ« nĂ«nĂ«s, duke thĂ«nĂ« se babai i saj nuk ishte shkaktari i vetĂ«m i pĂ«rçarjes familjare. Ajo deklaroi se ishte “abuzuar verbalisht dhe mendĂ«risht” gjatĂ« fĂ«mijĂ«risĂ«.

“Mjerisht, shpeshherĂ« ajo kthehej edhe nĂ« dhunĂ« fizike. Dhe ndonjĂ«herĂ«, abuzimi nuk vjen nga personi qĂ« supozohet. Ai merr forma dhe pĂ«rmasa tĂ« ndryshme,” shtoi Brooke.

Pas kĂ«saj deklarate, Linda u tĂ«rhoq nga qĂ«ndrimet e mĂ«parshme dhe, nĂ« njĂ« kthesĂ« tĂ« papritur, mbrojti Hoganin, duke e quajtur vajzĂ«n e saj njĂ« “narcisiste”. /Telegrafi/

The post Vajza e Hulk Hogan zbulon detaje shokuese për legjendën e WWE-së appeared first on Telegrafi.

Drita eliminohet nga faza kualifikuese për në Ligën e Kampionëve, vazhdon rrugëtimin në atë të Evropës

Drita është eliminuar nga faza kualifikuese për në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve, pasi u mposht me rezultat të përgjithshëm 3-0 nga Copenhagen.

Ndeshjen më mirë e nisi kampioni i Kosovës, duke rrezikuar qysh në minutën e katërt me anë të Besnik Krasniqit që harkoi në zonë, por që mbrojtja daneze e largoi topin.

Në minutën e 14-të, Copnhagen kishte menduar se kishte shënuar gol nëpërmjet Andreas Cronelius, por që ai ishte në pozicion jashtë loje.

Drita mbeti në një situatë katastrofale, pasi Liridon Balaj u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër.

Copenhagen vazhdoi më pas me dominimin, duke mos lejuar më Dritën të kishte lirinë në fushë shkaku i epërsisë numerike.

42â€Č | Goal for Copenhagen.

Drita âšȘ 0-[1] 🟱 Copenhagen
âšœ Cornelius | Agg: 0-3#UCL | #Drita | đŸ‡œđŸ‡°đŸ‡©đŸ‡° pic.twitter.com/yqIsiWodQG

— Kosovo Football đŸ‡œđŸ‡° (@FootballKosovo) July 29, 2025

Drita nuk ia doli të mbahej në këta 45 minutat e parë, duke pësuar gol fare në fund.

Cornelius shënoi në minutën e 43-të për rezultatin 1-0, ndërsa epërsia e përgjithshme skuadrës daneze tani ka shkuar në 3-0.

45 minutat ishin më të zbehtë, por që Drita me 10 lojtarë në fushë ia doli të mbahej mirë.

Klubi gjilanas nuk pranoi gol, duke qëndruar stoik në mbrojtje, derisa Copenhagen natyrisht se e kishte dominimin.

Nga ky eliminim, Drita do të garojë tashmë në raundin e tretë të Ligës së Evropës, për të tentuar kalimin në fazën e ligës.

Nëse eliminohet edhe nga këtu, atëherë do të jetë në Ligën e Konferencës, nga raundi i katërt kualifikues për në fazën e ligës në Ligën e Konferencës. /Telegrafi/

The post Drita eliminohet nga faza kualifikuese për në Ligën e Kampionëve, vazhdon rrugëtimin në atë të Evropës appeared first on Telegrafi.

Athletic Bilbao dënohet rëndë nga UEFA

UEFA ka gjobitur Athletic Bilbaon me 80,000 euro për sjellje të pahijshme të tifozëve gjatë gjysmëfinales së Ligës së Evropës kundër Manchester United.

Sanksionet janë ndarë si më poshtë:

30,000 euro pĂ«r ndeshjen e parĂ« nĂ« “San MamĂ©s” mĂ« 1 maj:

20,000 euro për hedhjen e sendeve në fushë;

10,000 euro për thirrje të paligjshme nga tribuna;

20,000 euro pĂ«r ndeshjen e kthimit nĂ« “Old Trafford” mĂ« 8 maj:

10,000 euro për përdorim të fishekzjarrëve;

10,000 euro për brohoritje të mëtejshme të papranueshme.

Përveç kësaj, mbrojtësi Yeray Alvarez është pezulluar përkohësisht pasi ka rezultuar pozitiv për një substancë të ndaluar në testin antidoping pas ndeshjes së parë. Sipas raportimeve, rezultati pozitiv lidhet me një trajtim për rënien e flokëve, të cilin lojtari pretendon se e ka përdorur pa dijeni gjatë procesit të rikuperimit nga kanceri në testikuj.

UEFA ka hapur një proces disiplinor ndaj futbollistit dhe çështja mbetet në shqyrtim.

Athletic Bilbao ka lëshuar një komunikatë zyrtare duke shprehur keqardhje për incidentet dhe duke theksuar angazhimin për të nxjerrë mësime nga kjo situatë. Klubi gjithashtu u ka bërë thirrje tifozëve për më shumë përgjegjësi dhe respekt në stadiume.

Pavarësisht se gjatë shumicës së sezonit tifozët kanë treguar sjellje shembullore, incidentet e shënuara në këtë përballje kanë ndikuar negativisht në imazhin e klubit dhe kanë sjellë pasoja disiplinore.

Manchester United fitoi gjysmĂ«finalen me rezultat tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m 7–1 ndaj Athletic Bilbaos, para se tĂ« mposhtej nĂ« finale 1–0 nga Tottenham Hotspur. /Telegrafi/

The post Athletic Bilbao dënohet rëndë nga UEFA appeared first on Telegrafi.

Me 50 gola dhe 60 asistime nĂ« 42 ndeshje – sensacioni i Chelseat po i çmend tĂ« gjithĂ«

Le tĂ« flasim pĂ«r Ibrahim Rabbaj – talentin 16-vjeçar tĂ« akademisĂ« sĂ« Chelseat, i cili po tĂ«rheq vĂ«mendje tĂ« madhe pĂ«r performancat e tij mbresĂ«lĂ«nĂ«se dhe po krahasohet me legjendĂ«n Lionel Messi.

Raportime tĂ« shumta kanĂ« qarkulluar nĂ« rrjet rreth statistikave tĂ« tij, duke pĂ«rmendur 50 gola dhe 60 asistime nĂ« 42 ndeshje nĂ« nivele tĂ« ndryshme tĂ« akademisĂ«. MegjithatĂ«, kĂ«to tĂ« dhĂ«na janĂ« tĂ« vĂ«shtira pĂ«r t’u verifikuar, pasi nuk Ă«shtĂ« e qartĂ« nĂ«se pĂ«rfshijnĂ« ndeshje jozyrtare, tĂ« zakonshme pĂ«r moshat e reja, dhe statistikat zyrtare nĂ«n moshĂ«n 18-vjeçare nuk janĂ« tĂ« publikuara.

Ajo qĂ« Ă«shtĂ« e sigurt, Ă«shtĂ« se Rabbaj i kalon tĂ« gjitha testet “me sy”. Ai tashmĂ« luan pĂ«rtej grupmoshĂ«s sĂ« tij dhe Ă«shtĂ« pjesĂ« e kombĂ«tares sĂ« tĂ« rinjve. NĂ« debutimin e tij si titullar nĂ« LigĂ«n Premier muajin e kaluar, ai shĂ«noi dy gola brenda 23 minutave kundĂ«r Leicesterit.

Ndërkohë, Anglia dhe Maroku kanë qenë në garë për përfaqësimin e tij ndërkombëtar. Së fundmi, ai ka vendosur të përfaqësojë Marokun, pas disa vizitave në qendrën moderne stërvitore të vendit në Casablanca, ndërsa përflitet si një potencial për Kupën e Botës 2030.

Chelsea do të duhet të presë deri në janar të vitit 2026 për të nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale, kur Rabbaj të mbushë 17 vjeç.

Prejardhja dhe rrugëtimi

I lindur në Spanjë, Rabbaj është djali i Mohammed Rabbaj, i cili ishte pjesë e akademisë së klubit të njohur maroken Raja Casablanca. Familja ka jetuar për një kohë të shkurtër në Leicester, para se të kthehej në Marok me gjashtë fëmijët.

MegjithatĂ«, talenti i hershĂ«m i Ibrahim Rabbajt, i cili luante me top nĂ« moshĂ«n dyvjeçare, e bindi familjen tĂ« zhvendosej pĂ«rfundimisht nĂ« Angli – nĂ« Ashford tĂ« Kentit – pĂ«r t’i ofruar atij mundĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« hyrĂ« nĂ« sistemin e akademive elitare.

Ai nisi me prova te Arsenali, pĂ«r tĂ« kaluar mĂ« pas te paraakademia e Charlton Athletic dhe mĂ« vonĂ« te Crystal Palace, ku qĂ«ndroi deri nĂ« moshĂ«n 11-vjeçare. MĂ« pas, Chelsea e nĂ«nshkroi dhe i ofroi platformĂ«n pĂ«r t’u zhvilluar mĂ« tej.

NjĂ« vit pauzĂ« pĂ«r shkak tĂ« çështjeve tĂ« regjistrimit dhe shtati i tij i shkurtĂ«r ishin sfida pĂ«r Rabbajn, por cilĂ«sitĂ« e tij teknike tĂ« jashtĂ«zakonshme shquheshin gjithsesi. Ai Ă«shtĂ« pĂ«rfaqĂ«suar nĂ« nivele tĂ« ndryshme nga tĂ« dyja kombĂ«taret – Anglia dhe Maroku – por tashmĂ« ka zgjedhur zyrtarisht kĂ«tĂ« tĂ« fundit.

Rabbaj flet arabisht me dialekt maroken dhe shpesh pĂ«rmendet fjala “maktub” – qĂ« do tĂ« thotĂ« â€œĂ«shtĂ« shkruar” – pĂ«r tĂ« pĂ«rshkruar rrugĂ«timin e tij tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m qĂ« mund ta çojĂ« nĂ« majat e futbollit botĂ«ror. /Telegrafi/

The post Me 50 gola dhe 60 asistime nĂ« 42 ndeshje – sensacioni i Chelseat po i çmend tĂ« gjithĂ« appeared first on Telegrafi.

Përleshje midis tifozëve të Dritës dhe Kopenhagës në qendër të Prishtinës para ndeshjes së Ligës së Kampionëve

NjĂ« pĂ«rleshje ka ndodhur sot nĂ« qendĂ«r tĂ« PrishtinĂ«s midis tifozĂ«ve tĂ« klubit kosovars DritĂ«s, tĂ« njohur si “IntelektualĂ«t”, dhe atyre tĂ« ekipit danez, Copenhagen.

Sipas raportimeve tĂ« para, incidenti ka ndodhur nĂ« disa kafene pĂ«rreth sheshit tĂ« kryeqytetit, pak minuta para fillimit tĂ« ndeshjes sĂ« kthimit nĂ« kuadĂ«r tĂ« kualifikimeve pĂ«r LigĂ«n e KampionĂ«ve, qĂ« do tĂ« zhvillohet nĂ« stadiumin “Fadil Vokrri”.

Policia ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, por ende nuk ka të dhëna zyrtare për të lënduar apo të arrestuar.

Drita, kampione në fuqi e Kosovës, do të përballet sonte me Copenhagen në një sfidë ku duhet të përmbysë disavantazhin 2-0 të pësuar në ndeshjen e parë në Danimarkë. /Telegrafi/

The post Përleshje midis tifozëve të Dritës dhe Kopenhagës në qendër të Prishtinës para ndeshjes së Ligës së Kampionëve appeared first on Telegrafi.

Xhaka përpiloi formacionin me ikonat e futbollit, befasi se kush përfshihet në 11-she

Granit Xhaka ka përzgjedhur formacionin e tij më të mirë me lojtarët më ikonik në histori të futbollit.

Ylli shqiptar është në prag të prezantimit si lojtar i Sunderlandit, duke u rikthyer në Angli, ku më parë kishte luajtur për Arsenalin.

Xhaka po largohet nga Bayer Leverkuseni për të vazhduar karrierën në Ligën Premier, ndërsa ka ndarë kohë për të përpiluar një formacion me 11 lojtarët më ikonik në histori të futbollit.

Në portë ai vuri legjendën e Bayern Munichut dhe Gjermanisë, Oliver Kahn.

Para tij janë katërshja mbrojtëse, Maicon, Nesta, Maldini dhe Carlos, ndërsa si mesfushor defanziv e vendosi Gennaro Gattuson.

Si organizues e sheh Toni Krossin, ndërsa para sulmuesve si Ronaldo Nazario dhe Kaka, është i vendosur Zinedine Zidane. /Telegrafi/

The post Xhaka përpiloi formacionin me ikonat e futbollit, befasi se kush përfshihet në 11-she appeared first on Telegrafi.

Bota e tenisit nuk ka parë kurrë një fatkeqësi më të madhe: Ai u detyrua të dorëzohej në pesë Grand Slam radhazi, dhe nuk do të shkojë as në të gjashtin

Tenisti bullgar, Grigor Dimitrov, i cili për vite me radhë është konsideruar si një nga talentet më premtues të gjeneratës së tij, duket se po përjeton një nga periudhat më të vështira të karrierës. Pas një sërë dëmtimesh të përsëritura, Dimitrov ka marrë edhe një tjetër lajm të keq: do të humbasë edhe turneun e ardhshëm të US Open.

Në Wimbledon, Dimitrov ishte pranë eliminimit të kampionit të ardhshëm, Jannik Sinner, duke udhëhequr 2:0 në sete. Megjithatë, një dëmtim e detyroi të tërhiqej nga ndeshja, duke i mohuar një nga fitoret më të mëdha të karrierës së tij.

Ky ishte rasti i pestĂ« radhazi kur Dimitrov Ă«shtĂ« detyruar tĂ« tĂ«rhiqet nga njĂ« turne Grand Slam pĂ«r shkak tĂ« dĂ«mtimit – njĂ« rekord negativ i padĂ«gjuar mĂ« parĂ« nĂ« historinĂ« e kĂ«tij sporti. Para Wimbledonit, ai ishte dorĂ«zuar nĂ«:

Roland Garros (2024), në raundin e parë kundër Ethan Quinn,

Australian Open, kundër Francesco Passaro,

US Open, në çerekfinale kundër Frances Tiafoe,

Wimbledon (2023), ndaj Daniil Medvedev.

❌ Dimitrov retires for the FIFTH consecutive Major, this time leading Sinner 2-0 at Wimbledon

Sport can be so cruel sometimes
 pic.twitter.com/xLdUTaSVTJ

— Olly Tennis đŸŽŸđŸ‡ŹđŸ‡§ (@Olly_Tennis_) July 7, 2025

Fatkeqësitë nuk përfunduan me kaq. Menaxheri i Dimitrov ka konfirmuar se dëmtimi muskulor i pësuar në Wimbledon është aq serioz, saqë bullgari do të mungojë edhe në edicionin e ardhshëm të US Open që zhvillohet në shtator.

Pas turneut në Londër, Dimitrov iu nënshtrua një operacioni rutinë, i cili u pasua nga një fazë rikuperimi më e gjatë sesa ishte parashikuar. Ai tani shpreson të rikthehet në fushë gjatë turneve në Kinë.

Aktualisht i renditur në vendin e 20-të në klasifikimin botëror, Dimitrov, tashmë 34 vjeç, po përballet me sfida serioze shëndetësore. Duke marrë parasysh moshën dhe historikun e lëndimeve, rikthimi i tij në formën më të mirë në turnetë Grand Slam duket gjithnjë e më i vështirë. /Telegrafi/

The post Bota e tenisit nuk ka parë kurrë një fatkeqësi më të madhe: Ai u detyrua të dorëzohej në pesë Grand Slam radhazi, dhe nuk do të shkojë as në të gjashtin appeared first on Telegrafi.

❌