Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Orbani takohet me Dodikun: Hungaria s’e pranon dënimin e gjykatës ndaj tij

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, dhe ministri i Jashtëm Peter Szijjarto, u takuan të martën në Budapest me liderin serb të Bosnjës, Millorad Dodik, për të shfaqur mbështetjen e Hungarisë për të, tha Szijjarto në rrjetet sociale.

Dodiku ka lidhje të ngushta me Rusinë, e cila e ka mbështetur atë dhe ka theksuar se dënimi me një vit burgim dhe ndalimi i ushtrimit të detyrës për gjashtë vjet në Bosnjë janë të motivuara politikisht.

Orban, i cili ka marrëdhëniet më të ngrohta nga të gjithë liderët e BE-së me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe është kundër sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, publikoi dy fotografi me Dodikun në faqen e tij në Facebook.

“Millorad Dodik, presidenti i Republikës Sërpska në Bosnje, është në Budapest. Presidenti Dodik është dënuar sepse nuk ka pranuar të pajtohet me kërkesat e Brukselit. Hungaria nuk e pranon këtë vendim”, tha Orban.

“Ekonomia ruse, në gjendje të keqe”/ Trump: Nëse ulet çmimi i energjisë, Putin do ndalojë së vrari njerëz

Donald Trump thotë se rënia e çmimeve të energjisë mund ta ushtrojë presion mbi Vladimir Putinin që të ndalojë luftën në Ukrainë.

“Nëse energjia ulet mjaftueshëm, Putini do të ndalojë së vrari njerëz”, tha ai në një intervistë në CNBC.

“Putini do të ndalojë së vrari njerëz nëse e ulim çmimin e energjisë me 10 dollarë për fuçi. Ai nuk do të ketë zgjidhje tjetër sepse ekonomia e tij po shkon keq.”, shtoi ai.

Trump deklaroi se së shpejti do t’i rrisë tarifat ndaj Indisë “shumë ndjeshëm” për shkak të blerjes së vazhdueshme të naftës ruse, një vendim i kritikuar nga Nju Delhi dhe Moska.

“Ata po blejnë naftë ruse, po e furnizojnë me karburant makinën e luftës. Nëse do ta bëjnë këtë, atëherë nuk do të jem i lumtur.”, shtoi presidenti./abcnews.al

“Korrespondenti” nga Pekini/ I riu kinez zgjodhi gjuhen shqipe: M’u deshën 4 vite ta mësoja

Një i ri kinez ka zgjedhur të mësojë gjuhën shqipe, teksa aktualisht punon si gazetar në Kinë, ku raporton për vendin e tij, por edhe Shqipërinë.

Në një intervistë për “Virtual Wars” në ABC News, i riu, që ka zgjedhur emrin shqiptar Araniti, thotë se iu deshën 4 vite për ta mësuar gjuhën shqipe.

Ai deklaroi se gjuha shqipe është e rrallë.

“Unë desha të zgjidhja një gjuhë të huaj si profesion. Gjuha shqipe është një nga opsionet që m’u dha. Mendova që gjuha shqipe është e rrallë dhe thashë, pse jo? Tani, gjuha shqipe në Kinë, ka disa universitete që e ka këtë gjuhë si degë, si profesion. Kjo ka qenë puna ime, unë tani punoj si gazetar këtu në Kinë. Më ra ndërmend, pse jo, të bëj një vlog për veten. Nuk e prisja që do të kishte kaq shumë shikime. Është shumë e vështirë për mua, m’u deshën 4 vite për ta mësuar. Çdo ditë po shtoj fjalorin tim të veçantë, një nga fjalët e reja është strumbullar. Ma ka mësuar një shoqja ime. Kam lexuar disa libra nga Ismail Kadare.”, theksoi ai./abcnews.al

Zjarret në Daullas dhe Mbrostar të Fierit/ Pesë zjarrfikëse të angazhuar, situata në normalizim

Pesë mjete zjarrfikëse u angazhuan në shuarjen e zjarrit në Daullas dhe Mbrostar të Fierit. Situata është normalizuar, por ka ende prezence tymi.

Ekipet zjarrfikës vazhdojnë të jenë në terren për të parandaluar riaktivizim të vatrave të zjarrit.

Rreth orës 13:45 minuta dy varra zjarri u shfaqën njëkohësisht në dalje të Fierit.

Në të dy rastet, shkak dyshohet të jenë bërë zjarret e ndezura nga bujqit e kësaj zone për të pastruar tokat nga barërat. Por era e fortë e mesditës së të martës bëri që flaket të dilnin jashtë kontrollit.

Tymi mbuloi zonat përreth dhe pjesën veriperëndimore të qytetit./abcnews.al

Dy kontrata shitjeje për një apartament/ Tiranë, ishte shpallur në kërkim, kapet noterja

Policia e Tiranës ka kapur një notere, e cila ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Apartamentet”.

57-vjeçarja u kap nga uniformat blu të kryeqytetit, pasi ka përpiluar 2 kontrata shitjeje për të njëjtin apartament.

Për 57-vjeçaren nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ndërkaq, më herët është 48-vjeçari Nani Kolovani që shiti 2 herë, apartamentin e tij./abcnews.al

Zelensky: Mercenarë nga Kina, Pakistani dhe Afrika po luftojnë kundër trupave ukrainase

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka pretenduar se trupat ukrainase në verilindje të vendit po luftojnë kundër “mercenarëve” të huaj nga vende të ndryshme, përfshirë Kinën, Pakistanin dhe pjesë të Afrikës.

Më parë, Zelensky e ka akuzuar Moskën për rekrutimin e luftëtarëve kinezë, gjë të cilën Pekini e mohon, ndërsa Koreja e Veriut ka siguruar mijëra trupa të veta në rajonin Kursk të Rusisë.

Gjatë një vizite në rajonin e Kharkiv, presidenti Zelensky kërcënoi se Ukraina do të hakmerrej, shkruan Sky News.

“Luftëtarët tanë në këtë sektor po raportojnë pjesëmarrjen e mercenarëve nga Kina, Taxhikistani, Uzbekistani, Pakistani dhe vendet afrikane në luftë. Ne do të përgjigjemi.”, theksoi Zelensky.

Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës më 2022, Moska vazhdimisht ka mohuar se godet infrastrukturën civile, pavarësisht dëshmive të shumta që tregojnë të kundërtën.

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka vënë një afat deri më 8 gusht Rusisë, për të gjetur një marrëveshje me Ukrainën dhe për të mbyllur luftën.

Në të kundërt, Trump ka paralajmëruar sanksione të ashpra për Moskën zyrtare./abcnews.al

Rama ndan pamje nga atraksionet e Dropullit: Pasuri turistike, por edhe udhëtime kulturore që të rrëmbejnë nën rrënojat e historisë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga atraksionet turistike të Dropullit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se këto janë pasuri turistike, por edhe udhëtime kulturore që të rrëmbejnë nën rrënojat e historisë.

“Pasuritë turistike të Dropullit nuk janë thjesht atraksione për t’u vizituar, por janë udhëtime kulturore që të rrëmbejnë nën rrënojat e historisë në qytetin antik të Adrianopolit në Sofratikë, nën kupolat magjepsëse të kishave si ajo e Lindjes së Virgjëreshës, si dhe mes peizazheve unike, ku natyra ka skalitur monumente të gjalla si Ujëvara e Selckës”, shkruan Rama në Facebook./abcnews.al

VIDEO/ Ekzekutimi në Vaun e Dejës, pamje nga vendngjarja. Policia rrethon zonën

ABC News ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku u vra Frrok Lleshaj në Vaun e Dejës.

Në fshatin Paçram, ku u gjet edhe trupi i pajetë i 65-vjeçarit, kanë mbërritur forca policie, teksa është vendosur edhe një perimetër sigurie.

Frrok Lleshaj, i cili u vra mbrëmjen e së hënës në Vaun e Dejës, ka qenë efektiv i Policisë së Shtetit.

20 vite më parë, 65-vjeçari ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, Dodë Lleshaj, ndërsa ka vuajtur dënimin me burg për 18 vite.

Sipas informacioneve, 65 vjecari ka dy vite që ka dalë nga burgu. Nga grupi hetimor mësohet se pista kryesore e ngjarjes është gjakmarrja.

Ai ka qenë duke ecur në rrugët e fshatit Paçram mbrëmjen e së hënës, kur është qëlluar me armë zjarri.

Trupi i tij u gjet nga një kalimtar i rastësishëm, që informoi policinë./abcnews.al

Holanda ndan 500 milionë euro për të blerë armë amerikane për Ukrainën

Holanda njoftoi të hënën se do të kontribuojë me 500 milionë euro për të blerë pajisje ushtarake amerikane për Ukrainën, duke u bërë vendi i parë i NATO-s që kontribuon në një mekanizëm të ri për ta furnizuar Kievin me armë amerikane.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha muajin e kaluar se SHBA-ja do ta furnizojë armë Ukrainën, të paguara nga aleatët evropianë, por nuk dha hollësi se si do të funksiononte kjo.

“Si aleati i parë i NATO-s, Holanda do ta dorëzojë një paketë prej 500 milionë eurosh me sisteme armësh amerikane (duke përfshirë pjesë dhe raketa Patriot)”, tha ministri i Mbrojtjes i Holandës, Ruben Brekelmans, në një postim në X.

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ish-kryeministër holandez, mirëpriti njoftimin dhe tha se ka inkurajuar edhe anëtarët e tjerë të aleancës të marrin pjesë në mekanizmin e ri, të quajtur Nisma e NATO-s për Listën e Kërkesave të Prioritizuara të Ukrainës (PURL).

“Kjo është për t’i dhënë Ukrainës pajisjet që i nevojiten urgjentisht tani për t’u mbrojtur nga agresioni rus”, tha Rutte në një deklaratë.

“U kam shkruar të gjithë aleatëve të NATO-s, duke i nxitur të kontribuojnë në këtë nismë për ndarjen e barrës, dhe pres njoftime të tjera të rëndësishme nga aleatë të tjerë së shpejti”, shtoi ai.

“Ish efektiv i policisë, 20 vite më parë vrau kushëririn”/ Detaje mbi të shkuarën e 65-vjeçarit që u vra në Vaun e Dejës

Frrok Lleshaj, i cili u vra mbrëmjen e së hënës në Vaun e Dejës, ka qenë efektiv i Policisë së Shtetit.

20 vite më parë, 65-vjeçari ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, Dodë Lleshaj, ndërsa ka vuajtur dënimin me burg për 18 vite.

Sipas informacioneve, 65 vjecari ka dy vite që ka dalë nga burgu. Nga grupi hetimor mësohet se pista kryesore e ngjarjes është gjakmarrja.

65-vjeçari ka qenë duke ecur në rrugët e fshatit Paçram mbrëmjen e së hënës, kur është qëlluar me armë zjarri.

Trupi i tij u gjet nga një kalimtar i rastësishëm, që informoi policinë./abcnews.al

“Pista kryesore, gjakmarrja”/ Vrasja në Vaun e Dejës, 65-vjeçarit iu bë pritë duke ecur në rrugë

Pista kryesore e hetimit lidhur me vrasjen e Frrok Lleshaj në Vaun e Dejës, është gjakmarrja.

65-vjeçari ka qenë duke ecur në rrugët e fshatit Paçram mbrëmjen e së hënës, kur është qëlluar me armë zjarri.

Trupi i tij u gjet nga një kalimtar i rastësishëm, që informoi policinë.

Frrok Lleshaj ka qenë efektiv i Policisë së Shtetit.

20 vite më parë, 65-vjeçari ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, Dodë Lleshaj, ndërsa ka vuajtur dënimin me burg për 18 vite.

Sipas informacioneve, 65 vjecari ka dy vite që ka dalë nga burgu./abcnews.al

Aksident në Vlorë/ Makina përplas motorin, një person i plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur në rrugën e unazës së madhe të qytetit të Vlorës, në zonën e Centrales.

Një motor është përplasur nga një makinë me targa italiane drejtuar nga një shtetas i huaj. Mjeti i llojit foristradë që është përplasur me motorin.

Si rrjedhojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit. Ai është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa ndodhet jashtë rrezikun për jetën.

Ndërkohë që aksidenti ka bërë që të ketë pengesa në qarkullimin rrugor përgjatë gjithë aksit./abcnews.al

U vra me armë zjarri/ Vau i Dejës, identifikohet viktima. 65-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje (EMRI)

Frrok Lleshaj është 65-vjeçari i cili u vra me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në Vaun e Dejës.

ABC News mëson se Lleshaj, më parë ishte dënuar për vrasje.

Trupi i pajetë i tij është gjetur rreth orës 21:00, në fshatin Paçram.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./abcnews.al

 

Vritet me armë zjarri 65-vjeçari në Vaun e Dejës

Një 65-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Vaun e Dejës.

Trupi i pajetë i tij është gjetur rreth orës 21:00, në fshatin Paçram.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./abcnews.al

Një person dënohet me afro 5 vjet burgim për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar të hënën me katër vjet e 11 muaj burgim një të dyshuar, pasi ai e pranoi fajësinë për dhunën e ushtruar ndaj ushtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë më 2023.

Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili e identifikoi të pandehurin vetëm me inicialet M.A., tha se Gjykata Themelore e dënoi atë me dënim unik prej 4 vjetësh e 11 muaj burgim efektiv dhe 20 mijë euro gjobë.

M.A. e kishte pranuar fajësinë në një marrëveshje me Prokurorinë Speciale, e cila akuzoi atë për dhunë ndaj ushtarëve te KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në protestën e 29 majit 2023 në Komunën e Zveçanit.

Gjykata Themelore në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë ndaj tij më 30 korrik.

M.A akuzohej për katër vepra penale: sulm ndaj personit zyrtar, pjesëmarrje në turmë që kryen veprën penale huliganizëm, për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge dhe për posedim të paautorizuar të armëve.

SHBA, autoritetet mund të kërkojnë garanci deri në 15 mijë dollarë për viza të caktuara turistike

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka propozuar që aplikantët për viza biznesi dhe turistike të dorëzojnë garanci deri në 15.000 dollarë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Në një njoftim që do të publikohet në Regjistrin Federal të martën, DASH-it thekson se do të nisë një program testues 12-mujor, sipas të cilit, njerëzve nga vende që konsiderohen me shkallë të larta të qëndrimeve të paligjshme pas skadimit të vizës dhe me mangësi në kontrollin e dokumenteve të brendshme, mund t’u kërkohet ta dorëzojnë një garanci prej 5.000, 10.000 ose 15.000 dollarësh kur aplikojnë për vizë.

Propozimi vjen ndërkohë që administrata Trump po ashpërson kërkesat për aplikantët për viza.

Javën e kaluar, Departamenti i Shtetit njoftoi se shumë aplikantë për rinovim vizash do të duhet t’i nënshtrohen një interviste shtesë personale, gjë që më parë nuk kërkohej.

Përveç kësaj, DASH po propozon që aplikantët për programin e Lotarisë së Vizave të kenë pasaporta të vlefshme nga vendi i tyre i shtetësisë.

Netanyahu merr vendimin: Pushtim i plotë i Gazës

Kryeministri Benjamin Netanyahu konfirmoi se është marrë një vendim për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës, duke përfshirë operacionet në zonat ku mbahen pengje.

Zyra e Kryeministrit i përcolli mesazhin Shefit të Shtabit: “Nëse kjo nuk ju përshtatet, atëherë duhet të jepni dorëheqjen.”

Njoftimi vjen pas muajsh bisedimesh në Doha midis Hamasit, Izraelit dhe ndërmjetësve për të arritur një marrëveshje armëpushimi dhe pengmarrjeje.

Hamasi kërkoi që qindra kamionë me ndihma do të duhej të hynin në Rripin e Gazës që grupi terrorist të rikthehej në negociata, pavarësisht përpjekjeve të shtuara ndërkombëtare për të ofruar burime në enklavën palestineze.

Hamasi publikoi gjithashtu video gjatë fundjavës, duke treguar pengje të dobësuar dhe duke pretenduar se ata po vdisnin urie si pasojë e urisë së përhapur në Rripin e Gazës.

 

❌