Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Plas grushti në Shengjin! Disa persona konfliktohen për një vend parkimi, njëri prej tyre përfundon te Trauma në gjendje të rëndë

✇Albeu
By: M C

Një sherr i dhunshëm është regjistruar mbrëmje ne sotme në Shëngjin. Burime për mediat bëjnë me dije se konflikti ka ndodhur në zonën e Kunes, ku disa persona fillimisht kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe më pas sherri ka përshkallëzuar në dhunë fizike.

Si pasojë ka mbetur i plagosur një person, i cili është goditur me sende të forta në kokë dhe për shkak të gjendjes së rënduar është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës.

Deri më tani dyshohet se shkak i këtij konflikti mes këtyre personave të jetë bërë një vend parkimi.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje si dhe vënien para drejtësisë të personave të përfshirë në këtë konflikt.

The post Plas grushti në Shengjin! Disa persona konfliktohen për një vend parkimi, njëri prej tyre përfundon te Trauma në gjendje të rëndë appeared first on Albeu.com.

Tërmeti me magnitudë 6.1 godet Turqinë, njerëzit të panikosur dalin në rrugë

✇Albeu
By: M C

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi mbrëmjen e sotme Turqinë perëndimore, sipas një njoftimi nga autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive në vend, AFAD. AFAD tha se tërmeti ndodhi në provincën Balikesir, pranë qytetit më të madh të Turqisë, Stambollit, por nuk pati raportime të menjëhershme për viktima.

Gjithashtu tërmeti u ndje në ishujt e Egjeut Lindor, si Samos dhe Mytilene. Po ashtu raportohet për dëme të konsiderueshme materiale. Disa minuta më vonë, pati një lëkundje pasuese me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter dhe një tjetër me magnitudë 4.1.

Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, në një postim në X, tha: “Një tërmet me magnitudë 6.1 ndodhi në Sidirgi, Balikesir. Të gjitha ekipet e AFAD dhe agjencive përkatëse filluan menjëherë hetimet në vend në lidhje me tërmetin, i cili u ndje në Stamboll dhe provincat përreth. Aktualisht nuk ka incidente të pafavorshme. Ne po e monitorojmë situatën.”

The post Tërmeti me magnitudë 6.1 godet Turqinë, njerëzit të panikosur dalin në rrugë appeared first on Albeu.com.

Ish-anëtari i Babastars bëhet baba për herë të dytë, emocionon me postimin e tij

✇Albeu
By: M C

Agon Amiga, reperi i njohur dhe ish-anëtari i grupit Babastars, ka ndarë së fundmi një moment shumë të veçantë nga jeta e tij personale me ndjekësit në rrjetet sociale. Përmes një postimi në InstaStory, ai ka bërë të ditur se ka përjetuar një ndryshim të rëndësishëm në familjen e tij.

“Mirë se erdhe Emma, çika ime e vogël”, ka shkruar ai, duke njoftuar ardhjen në jetë të vajzës së tij të dytë. Agon është baba edhe i një djali pesëvjeçar dhe prej kohësh është larguar nga skena muzikore, duke nisur një jetë krejtësisht të re në Gjermani.

The post Ish-anëtari i Babastars bëhet baba për herë të dytë, emocionon me postimin e tij appeared first on Albeu.com.

Shtetet evropiane deklaratë të përbashkët: Izraeli duhet të tërheqë menjëherë vendimin e tij për të pushtuar plotësisht Gazën

✇Albeu
By: M C

Përfaqësuesit e Mbretërisë së Bashkuar , Danimarkës , Francës , Greqisë dhe Sllovenisë , në një deklaratë të përbashkët para Sesionit të Posaçëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Gazën, dënuan vendimin e Izraelit për të zgjeruar operacionet ushtarake në Gaza.

Ata theksuan se ky veprim rrezikon të shkelë të drejtën ndërkombëtare humanitare. Ata i bënë thirrje Izraelit të anulojë këtë vendim dhe përsëritën se çdo përpjekje për të aneksuar ose zgjeruar vendbanimet shkel të drejtën ndërkombëtare. Zgjerimi i operacioneve ushtarake, thanë ata, rrezikon të rrisë vuajtjet e civilëve, përfshirë pengjet dhe të intensifikojë situatën tashmë katastrofike humanitare në Gaza.

Ata theksuan situatën dramatike të fëmijëve që vdesin nga uria dhe civilëve që rrezikojnë jetën e tyre për të siguruar ushqim. Në deklaratën e tyre, shtetet anëtare evropiane përsëritën nevojën për të hequr kufizimet në shpërndarjen e ndihmës humanitare dhe për të nisur menjëherë përpjekjet diplomatike për një armëpushim të përhershëm. Ata theksuan gjithashtu se Hamasi duhet të çarmatoset dhe Autoriteti Palestinez duhet të marrë një rol qendror në qeverisjen e Gazës. Ata gjithashtu bënë thirrje për negociata për një zgjidhje me dy shtete.

Deklarata e plotë e shteteve anëtare evropiane të KS të OKB-së:

Ne, Mbretëria e Bashkuar, Danimarka, Franca, Greqia dhe Sllovenia, kemi kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit mbi situatën në Gaza. Ne dënojmë vendimin e Qeverisë së Izraelit për të zgjeruar më tej operacionet ushtarake në Gaza. Ky plan rrezikon të shkelë ligjin ndërkombëtar humanitar. Ne i bëjmë thirrje Izraelit që ta anulojë menjëherë këtë vendim dhe të mos e zbatojë atë.

Ne përsërisim se çdo përpjekje për të aneksuar ose zgjeruar vendbanimet shkel ligjin ndërkombëtar. Zgjerimi i operacioneve ushtarake do të rrezikojë jetën e të gjithë civilëve në Gaza, përfshirë pengjet e mbetura, dhe do të çojë në vuajtje të mëtejshme të panevojshme.

Këtë javë, Këshilli i Sigurimit dëgjoi një dëshmi tronditëse nga Eli David, vëllai i Eviathar David, i cili u rrëmbye brutalisht nga Hamasi më 7 tetor dhe është mbajtur në kushte çnjerëzore në Gaza për më shumë se 21 muaj.

Prezantimi i tij ishte një kujtesë e fortë se vuajtjet e pengjeve të mbetura dhe familjeve të tyre duhet të marrin fund. Këshilli i Sigurimit ka bërë thirrje të përsëritura për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të pengjeve. Dhe ne jemi të qartë se Hamasi duhet të çarmatoset dhe të mos ketë pjesëmarrje të ardhshme në qeverisjen e Gazës, ku Autoriteti Palestinez duhet të luajë një rol qendror.

Por ky vendim nga Qeveria Izraelite nuk do të sigurojë kthimin e pengjeve dhe…” rrezikon më tej jetën e tyre. Kjo gjithashtu do të përkeqësojë situatën tashmë katastrofike humanitare në Gaza dhe rrezikon vdekje të mëtejshme dhe zhvendosje masive të civilëve palestinezë.

IPC ka paralajmëruar se zia e bukës po përhapet në Gaza. Fëmijët po vdesin nga uria. Uria është aq e rëndë sa civilët e dëshpëruar po rrezikojnë jetën e tyre në pikat e shpërndarjes së ndihmës humanitare për të ushqyer familjet e tyre.

Kjo është një krizë e shkaktuar nga njeriu dhe për këtë arsye nevojiten veprime urgjente për të ndaluar zinë e bukës dhe për të rritur ndihmën për Gazën.

Ne kemi një mesazh të qartë për Izraelin: hiqni kufizimet në shpërndarjen e ndihmës në mënyrë që OKB-ja dhe partnerët e vendosur humanitarë të mund të operojnë në mënyrë të sigurt dhe në shkallë të gjerë, në përputhje me parimet e humanizmit, paanshmërisë, neutralitetit dhe pavarësisë.

Është gjithashtu jetike që OJQ-të ndërkombëtare të mund të operojnë në Gaza. Kërkesat e pajustifikuara të Izraelit për viza dhe regjistrim duhet të hiqen dhe të gjitha rrugët tokësore duhet të hapen për furnizimet thelbësore, duke përfshirë ushqimin, qumështin e foshnjave, ilaçet, karburantin dhe ujin e pastër.

Pas 22 muajsh vuajtjesh në Gaza, tani është koha për diplomaci, jo për më shumë luftë.

Armëpushimi në fillim të këtij viti tregoi se çfarë mund të arrihet kur ka vullnet politik. Ai i dha fund masakrës. Pengjet u ribashkuan me të dashurit e tyre. Ndihma efektive humanitare arriti tek ata që kishin nevojë urgjente.

Konferenca ndërkombëtare mbi zgjidhjen me dy shtete muajin e kaluar, e bashkëkryesuar nga Franca dhe Arabia Saudite, ishte një demonstrim i fuqishëm i forcës së vendosmërisë ndërkombëtare për të siguruar një të ardhme më të mirë dhe për të ofruar paqe afatgjatë për izraelitët, palestinezët dhe rajonin.

Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve të sigurojnë një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm, lirimin e të gjithë pengjeve dhe të ecin përpara urgjentisht përpjekjet për të arritur një zgjidhje me dy shtete.

The post Shtetet evropiane deklaratë të përbashkët: Izraeli duhet të tërheqë menjëherë vendimin e tij për të pushtuar plotësisht Gazën appeared first on Albeu.com.

Alarm në Poliçan, kryebashkiaku kërkon përforcime, zjarri po shkon drejt Uzinës së Armëve

✇Albeu
By: M C

Një tjetër zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj te diele zonën përreth Uzinës së Armëve në Poliçan, hera e dytë kjo brenda pak ditësh.

Burime për mediat bëjnë me dije se situata paraqitet alarmante, ndërkohë që flakët janë duke u përhapur me shpejtësi, kjo falë erës dhe temperaturave të larta.

Në vendin e ngjarjes prej orësh ndodhen zjarrfikësit e Poliçanit, ndërkohë që në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe tre mjete dhe 15 zjarrfikës nga Berati, me qëllim për të neutralizuar sa më shpejt flakët të cilat po përhapen me shpejtësi drejt Uzinës, në afërsi të zonës B.

Mësohet se autoritetet kanë evakuuar të moshuarit në azil si dhe banorët e fshatit Plirezës.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe kryebashkiaku Adriatik Zotkaj i cili i alarmuar dhe i shqetësuar ka kërkuar ndihmë dhe forca të tjera zjarrfikëse për të shuar zjarrin i cili prej orësh po tregohet i pamëshirshëm dhe po djeg çfarë po i del para.

Sakaq, shkaku i zjarrit është ende i paqartë dhe po hetohet nga autoritetet për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për shkëndija aksidentale apo zjarrvënie të qëllimshme.

The post Alarm në Poliçan, kryebashkiaku kërkon përforcime, zjarri po shkon drejt Uzinës së Armëve appeared first on Albeu.com.

Vrau sot me të bijtë tre persona, kush është Mefali Shkodra, kosovari që reklamonte jetën e luksit dhe “miku” i politikanëve

✇Albeu
By: M C

Policia e Kosovës ka reaguar sërish lidhur me ngjarje ne regjistruar mesditën e kësaj të diele në Gjilan, ku tre persona humbën jetën dhe dy të tjerë të plagosur.

Përmes një njoftimi zyrtar, Policia ka bërë me dije se lidhur me tragjedinë ku mbetën viktima shtetasit: Selami Hasani, Abedin Hoxha dhe Edmond Hasani si dhe të plagosur, Naim dhe Bujar Hoxha, janë shpallur në kërkim tre shtetasit e familjes Shkodra.

Konkretisht Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra të cilët akuzohen për veprën penale “vrasje e rëndë”.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave në fotot e bashkëngjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë 038 504 504 7299 dhe 038 504 504 7201. Të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Mefail Shkodra, ashtu sikurse raportuam dhe më herët ishte një emër i njohur për drejtësinë kosovare pasi më herët ka qenë i dënuar për fajde.

Në rrjetet e tij sociale, ku shtetas nuk ngurronte të tregonte jetën e tij luksoze si dhe takimet me politikanë të ndryshëm të Kosovës. Përpos fotove të cilat tregojnë jetën e tij luksoze dhe makinat e luksit, ai shfaqet edhe krah politikanëve të lartë në Kosovë, përfshirë Albin Kurtin, Vjosa Osmanin, ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçlën, kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama apo dhe me Ramush Haradinajn.

Madje, në albumin e fotove ai mban dhe një status i cili shkruan:” “nëse ndalesh sa herë që një qen leh, nuk ke për ta mbaruar kurrë rrugën tënde”.

Sakaq kujtojmë se Shkodra, së bashku me të birin, u arrestuan në qershor të vitit të kaluar pasi akuzoheshin se jepnin para me fajde dhe më pas i kërcënonin dhe i shantazhonin personat të cilëve u jepnin shumën momentare.

“Personat e arrestuar dyshohet se në këtë rast kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj viktimës me qellim të marrjes së interesit nga veprimtaria e fajdes dhe si rezultat i veprimeve të kundërligjshme personat e dyshuar i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës në vlerën mbi 600.000 euro“, thuhej në njoftimin e 21.06.2024 të Policisë së Kosovës.

Zija “pllakos” dy familjet, rëndohet bilanci i viktimave në Gjilan! Babë e bir humbin jetën, në luftë me vdekjen edhe i dhëndri; Autori fotografohej krah Kurtit dhe Vjosa Osmanit

Ata u liruan në tetor të 2024, por mesa duket nga informacionet e deritanishme ai nuk e ka lënë “huqin” e vjetër dhe dyshohet se shkak i tragjedisë këtë 10 gusht të jenë bërë paratë me fajde.

The post Vrau sot me të bijtë tre persona, kush është Mefali Shkodra, kosovari që reklamonte jetën e luksit dhe “miku” i politikanëve appeared first on Albeu.com.

Kaja Kallas: Çdo marrëveshje midis SHBA-së dhe Rusisë duhet të përfshijë Ukrainën dhe BE-në

✇Albeu
By: M C

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas tha sot se çdo marrëveshje midis Uashingtonit dhe Moskës për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë duhet të përfshijë Ukrainën dhe Bashkimin Evropian.

Kallas gjithashtu theksoi se ajo do të thërrasë një takim të ministrave të jashtëm evropianë të hënën për të diskutuar hapat e mëtejshëm.

“SHBA-të kanë fuqinë ta detyrojnë Rusinë të negociojë seriozisht. Çdo marrëveshje midis SHBA-së dhe Rusisë duhet të përfshijë Ukrainën dhe BE-në, pasi është një çështje për sigurinë e Ukrainës, por edhe për sigurinë e të gjithë Evropës”, tha Kalas në komentet e dërguara me email.

The post Kaja Kallas: Çdo marrëveshje midis SHBA-së dhe Rusisë duhet të përfshijë Ukrainën dhe BE-në appeared first on Albeu.com.

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 21 vatra zjarri, 14 janë ende aktive

✇Albeu
By: M C

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e zjarreve që kanë “pushtuar” vendin kohët e fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri në gjithë vendin nga të cilat 7 janë shuar, ndërsa 14 të tjera vazhdojnë të jenë aktive.

Vatrat ende aktive ndodhen në Vlorë, Lezhë, Dibër, Berat, Shkodër, Tiranë, Durrës dhe Gjirokastër.

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

Qarku Vlorë.

Në bashkinë Finiq vazhdon të jetë aktive vatra e zjarrit. Flakët kanë kaluar në fshatin Krane, njësia administrative Mesopotam. Në terren po operojnë: 37 efektivë me 6 automjete zjarrfikëse të bashkive Finiq, Sarandë, Konispol dhe Delvinë, 20 forca policore, 30 forca bashkiake dhe vullnetare, të ndihmuar nga Forcat e Armatosura me 28 efektivë, 4 automjete zjarrfikëse, 1 autoambulancë, 1 autobot, 60 forca ushtarake dhe mbështetje nga ajri. Gjithashtu ka operuar edhe avioni Kroat Canadair.

Në vendin e quajtur “Rëzom”, në afërsi të Tunelit të Skërficës, te maja e “Lucës”, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pyjore. Për shkak të terrenit të thyer është e vështirë të operohet me mjete nga toka, por në vendngjarje kanë shkuar punonjësit e AdZM.

Në fshatin Bolenë, njësia administrative Horë-Vranisht, bashkia Himarë. Në terren janë duke operuar forcat e MZSH të bashkisë Himarë dhe Vlorë me 3 automjete zjarrfikëse, 10 efektivë dhe forca vullnetare, të ndihmuar dhe nga 20 forca të FA-së, të cilët kanë vënë zjarrin nën kontroll.

Në fshatin Lukovë, njësia administrative Lukovë, bashkia Himarë. Në terren po punojnë efektivët e MZSH Himarë me 1 automjet zjarrfikës dhe 3 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.

Qarku Lezhë.

Në fshatin Malaj i Epërm, në lagjen “Vjollcë”, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë, ku zjarri është izoluar në sipërfaqe pyjore me pisha, lis dhe shkurre. Vatra e zjarrit është nën kontroll të plotë dhe po punohet me 2 mjete zjarrfikëse, 6 efektivë nga MZSH, 6 forca të pyjores, 5 forca bashkiake dhe 2 forca vullnetare.

Qarku Dibër.

Malin e Allushit, në afërsi të fshatit Plani Bardhë, bashkia Klos, vatra e zjarrit është nën kontroll dhe po monitorohet nga 6 efektivë të MZSH dhe 1 automjet zjarrfikës.

Qarku Berat

Në bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike, vazhdon vatra e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Në terren janë duke operuar forcat e MZSH të bashkisë Poliçan, Berat dhe Skrapar me 7 automjete zjarrfikëse dhe 25 efektivë, por e kanë të vështirë vënien e zjarrit nën kontroll.

Në fshatin Kozare, pranë pusit 4, njësia administrative Kozare, bashkinë Kuçovë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Në terren janë angazhuar efektivë të MZSH Kuçovë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.

Në fshatin Goriçan, njësia administrative Kutalli, bashkinë Dimal, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ullinj. Në terren janë angazhuar efektivë të MZSH Dimal me 3 automjete zjarrfikëse dhe 9 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.

Qarku Shkodër

Në fshatin Zagore, njësia administrative Shkrel, bashkia Malësi e Madhe, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe barishte. Në vendngjarje kanë shkuar 1 automjet zjarrfikëse me 6 efektivë nga Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Malësi e Madhe, të cilët po ndërhyjnë me pompa shpine, por si pasojë e terrenit të vështirë dhe të paaksesueshëm nga mjetet është e vështirë vënia nën kontroll e vatrës.

Qarku Tiranë

Në vendin e quajtur “Mali i Bërzhitës”, fshati Ibë, njësia administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë. Në terren janë angazhuar forcat operacionale, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Në fshatin Ballaj dhe Zhabjak, njësia administrative Kryevidh, bashkia Rrogozhinë, ku era e fortë vështirëson punën e forcave për të vënë nën kontroll flakët. Në terren po punojnë efektivët e MZSH Rrogozhinë, Peqin dhe Kavajë. Në ndihmë ka shkuar dhe një helikopter nga FA dhe 50 forca ushtarake, për të siguruar mospërhapjen e zjarrit drejt banesave.

Qarku Durrës

Në malin e Krujës, sipër fabrikës së çimentos, bashkia Krujë. Në terren janë angazhuar forcat operacionale, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.

Qarku Gjirokastër

Në fshatin Turan, njësia administrative Qendër Tepelenë, bashkia Tepelenë. Në terren janë angazhuar forcat operacionale, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.

The post Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 21 vatra zjarri, 14 janë ende aktive appeared first on Albeu.com.

Një romancë e re në horizont? Ish-banorja e BBV 4 e zbulon për herë të parë

✇Albeu
By: M C

Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Rizarta Hoxha, ka zbuluar gjatë një interviste për “Pushime On Top” një sekret nga jeta e saj personale.

Blogerja e njohur u shpreh se ka një pëlqim për një djalë, por nuk ia ka thënë. Rizarta shtoi se edhe djali në fjalë e pëlqen atë, por ndryshe nga ajo, ai i ka treguar.

“Kemi një raport reciprok dhe kjo më pëlqen. Për momentin jemi crush, prandaj është i vogël dhe i ëmbël si sekret. Ua thashë juve por mos ia thoni njeriu, as atij se nuk i kam thënë akoma se e pëlqej. Rëndësi ka që ai më pëlqen mua dhe më ka thënë”, tha Rizarta.

Ish-banorja u shpreh se zakonisht është një partnere intense, pavarësisht se të jep përshtypjen e ëmbël dhe e qetë.

“Jam pikante në një marr ëdh ënie”, tha ajo.

The post Një romancë e re në horizont? Ish-banorja e BBV 4 e zbulon për herë të parë appeared first on Albeu.com.

Shpërthen vullkani në malin Etna, lava po zbret drejt jugut! Çfarë do të ndodhë me fluturimet?

✇Albeu
By: M C

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një shpërthim vullkanik në shpatin jugor të Bocca Nuova, në malin Etna, Sicili, në një lartësi prej rreth 3,000 metrash.

Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë raportoi për hapjen e një vrime efuzive në krahun jugor të Bocca Nuova.

Ndërkohë, vëzhgimet në terren janë duke u zhvilluar nga INGV , ndërsa aktualisht rrjedha e lavës po lëviz drejt jugut.

Nuk janë raportuar ndryshime të rëndësishme sizmike. Burimi i dridhjeve vullkanike ndodhet në një lartësi prej 2,800 metrash. Aeroporti i Katanias është aktualisht funksional, por mbetet në fuqi një alarm fluturimi i nivelit portokalli.

The post Shpërthen vullkani në malin Etna, lava po zbret drejt jugut! Çfarë do të ndodhë me fluturimet? appeared first on Albeu.com.

Ngjarje e rëndë në Tetovë/ Shkëmbim zjarri mes dy automjeteve, një viktimë dhe disa të plagosur

✇Albeu
By: M C

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e së dielës në Tetovë. Nga të shtënat, ka mbetur i plagosur një person dhe janë tre të tjerë janë plagosur, sipas mediave në Maqedoninë e Veriut. Sipas policisë së Tetovës, ka pasur një shkëmbim zjarri mes dy automjeteve.

“Me date 10.08, ne SPB Tetovë, në ora 12:30, është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Ilinden” me rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, ka ndodhur një shkëmbim zjarri mes personave nga dy automjete, për pasojë ka ndodhur edhe një aksident trafiku, pas së cilës të dyja automjetet e kanë lëshuar vendin e ngjarjes, njëri prej tyre është drejtuar drejt rrugës “113”, ndërsa tjetri në drejtim të panjohur”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

The post Ngjarje e rëndë në Tetovë/ Shkëmbim zjarri mes dy automjeteve, një viktimë dhe disa të plagosur appeared first on Albeu.com.

Gjesti dhe enigmat e dashurisë/ A është ky fillimi i një romance të re?

✇Albeu
By: M C

Ish-fituesi i Big Brother VIP Albania, Gjesti, ka goditur përsëri me një postim intriguese në rrjetet sociale që ka ngjallur debat të gjallë ndër ndjekësit e tij. Me një kombinim të muzikës romantike turke dhe një imazhi misterioz, Gjesti ka lënë të gjithë në dyshim për statusin e tij të dashurisë.

A është ai duke sinjalizuar një lidhje të re? Ky postim ka ngritur pyetje të mëdha në mesin e ndjekësve të tij. Por imazhi që tërhoqi vëmendjen është një fotografi që fokusohet në këmbët e një vajze, ndoshta nga një pushim në plazh apo një udhëtim të veçantë.

Edhe pse ky nuk është hera e parë që ai provokon komente dhe spekulime, ndjekësit e tij duket se janë më të etur se kurrë për të zbuluar të vërtetën pas këtij postimi.

Disa të rinj e shohin si një tregim romancë të sapolindur, ndërsa të tjerë besojnë se është një provokim i qëllimshëm për të përforcuar imazhin e tij publik dhe për të mbajtur vëmendjen në nivelin e lartë.

Me reagime që bien në spektrin e dyshimit dhe entuziazmit, Gjesti nuk ka dhënë ende një përgjigje për të sqaruar situatën, duke lënë të gjithë në pritje për një koment të mundshëm nga ai vetë.

The post Gjesti dhe enigmat e dashurisë/ A është ky fillimi i një romance të re? appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin Sarandë–Ksamil/ Përplasen dy automjete, raportohet vetëm për dëme materiale

✇Albeu
By: M C

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën nacionale Sarandë–Ksamil, në vendin e quajtur “Gjiri i Hartës”. Bëhet me dije se në ngjarje janë përfshirë një automjet tip Volvo, i drejtuar nga Aldrin Llodos, dhe një Range Rover, me drejtues Artan Rexhepin.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë policia, e është e pranishme në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

The post Aksident në aksin Sarandë–Ksamil/ Përplasen dy automjete, raportohet vetëm për dëme materiale appeared first on Albeu.com.

Rasti i rëndë në Gjilan, thellohet bilanci tragjik, arrin në tre numri i viktimave

✇Albeu
By: M C

Ka ndërruar jetë edhe njëri nga personat e plagosur, duke shkuar kështu në gjithsej tre të vdekur si pasojë e një incidenti sot në Gjilan, ku u përdorën armë zjarri.

Burime të KosovaPress brenda policisë në Gjilan kanë njoftuar edhe për vdekjen e një personi tjetër ndërkohë.

Më herët u njoftua për dy të vrarë dhe dy të plagosur në incidentin e rëndë sot në Gjilan.

Sulmuesi aktualisht ndodhet në arrati dhe është në kërkim nga Policia.

The post Rasti i rëndë në Gjilan, thellohet bilanci tragjik, arrin në tre numri i viktimave appeared first on Albeu.com.

Radhe të gjata në Kakavijë, fluks i lartë hyrjesh në Shqipëri

✇Albeu
By: M C

Radhe të gjata automjetesh janë krijuar në Pikën Kufitare të Kakavijës, si pasojë e fluksit të lartë të qytetarëve që udhëtojnë drejt Shqipërisë për të kaluar pushimet e verës. Kolona nga pala greke është shtrirë deri në 3 kilometra.

Për të përballuar këtë fluks, pala shqiptare po punon me tre sportele, ndërsa pala greke me dy, por vonesat vijojnë për shkak të numrit të madh të udhëtarëve.

Sipas të dhënave zyrtare nga PKK Kakavijë, gjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar gjithsej 15,112 shtetas në hyrje dhe dalje, prej të cilëve 10,551 kanë hyrë në territorin shqiptar dhe 4,561 kanë dalë. Po ashtu, janë përpunuar 4,942 mjete, nga të cilat 3,578 në hyrje dhe 1,364 në dalje.

Ky fluks i lartë pritet të vijojë deri më 15 gusht, datë që përkon me festën e Shën Mërisë, një nga ngjarjet më të rëndësishme fetare për komunitetin ortodoks. Pas kësaj date, pritet që fluksi të rritet në dalje nga territori shqiptar, ndërsa muaji gusht konsiderohet si periudha më e ngarkuar për këtë pikë kufitare gjatë gjithë sezonit veror.

The post Radhe të gjata në Kakavijë, fluks i lartë hyrjesh në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

“Po çlodh kockat e mija para se të shkoj 30”, vera e gjen Dua Lipën sërish në jug të Shqipërisë

✇Albeu
By: M C

Vera e ka gjetur sërish në Shqipëri këngëtaren me famë ndërkombëtare Dua Lipa.

Pas festivalit Sunny Hill në Kosovë, Dua Lipa sëbashku me partnerin e saj Calum Turner dhe familjen e Këngëtares, u nisën drejt jugut të Shqiëprisë.

Për të disatin vit radhazi Dua zgjedhe jugun e Shqipërisë, në një nga vilat dhe zonat më luksoze në vend, të kalojë disa ditë pushime.

The post “Po çlodh kockat e mija para se të shkoj 30”, vera e gjen Dua Lipën sërish në jug të Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 9 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

✇Albeu
By: M C

Dashi

Ka mundësi qe një pjese e atyre qe janë ne një lidhje te kalojnë një dite goxha te vështirë sot. Ne këtë grup do futen kryesisht ata qe kane pasur debate prej kohesh. Beni kujdes! Beqaret mund te bëjnë ndonjë çmenduri vetëm e vetëm për te bere për vete atë qe ju pëlqen. Ne planin financiar do favorizohen transaksionet dhe investimet.

Demi

Edhe pse kohet e fundit atmosfera ne çift ka qene problematike, sot gjerat do ndryshojnë. Do e shihni gjithçka me një sy tjetër dhe do toleroni me tepër ne çift. Beqaret nuk ndihen keq vetëm kështu qe nuk do kërkojnë me ngulm dike për ta pasur pranë. Me financat do tregoheni shume te kujdesshëm dhe situata nuk do ketë as problemin me te vogël.

Binjaket

Ne përgjithësi klima ne jetën tuaj ne çift do jete goxha e mire. Do kuptoheni edhe me një shikim me atë qe keni ne krah dhe atmosfera sa vjen e do përmirësohet. Beqaret nuk do i realizojnë as sot takimet qe kane ëndërruar dhe do mërziten. Situata financiare nuk do jete e qëndrueshme. Do iu duhet te hiqni dore nga disa investime te tejskajshme.

Gaforrja

Dite shume dinamike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Çdo gjë do shkoje për mrekulli kështu qe shfrytëzojeni ditën deri ne maksimum. Beqaret do e gjejnë me ne fund princin e tyre te kaltër dhe do fillojnë një tjetër jete pranë tyre. Sektori i financave do ketë ndryshime pozitive. Do jeni disa me te qete kur te kryeni shpenzimet e dëshiruara.

Luani

Komunikimi ne çift do shtohet gjate kësaj dite dhe do i zgjidhni te gjitha paqartësitë qe keni pasur prej kohesh. Ne mbrëmje priten edhe momente romantike. Beqaret duhet ta lënë veten te lire dhe te përfitojnë nga ftesat qe do iu bëhen. Jo gjithmonë do ketë dite kaq me fat. Ne planin financiar do keni me shume fat se kurrë me pare vetëm kujdes mos e teproni me lotaritë.

Virgjeresha

Priten vështirësi dhe probleme gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Nuk do kuptoheni aspak me atë qe keni ne krah dhe mund te thoni edhe gjera te nxituara për te cilat te pendoheni. Beqaret nuk do jene aspak te fiksuar pa krijimit te një lidhjeje sepse ndihen mire edhe ashtu si janë. Financat do jene te mira për aq kohe sa ju i menaxhoni me maturi.

Peshorja
Dita nuk do jete shume euforike për ju te dashuruarit sot, megjithatë duhet thënë se as probleme serioze nuk do ketë. Për pjesën me te madhe çdo gjë do jete rutine. Beqaret do realizojnë takime te shumta dhe nuk do e kuptojnë se njeri prej personave ka kohe qe i ka studiuar. Me financat do merreni shume sot dhe do mundoheni ta përmirësoni situatën.

Akrepi

Pasioni ne jetën tuaj ne çift do shtohet gjate kësaj dite. Do kaloni momente te mrekullueshme me atë qe keni ne krah dhe do dëshironi qe dita te mos mbaroje. Beqaret do jene pa fat edhe sot. Asgjë nuk do ndryshoje ne jetën e tyre sentimentale. ne planin financiar do iu dalin përpara goxha vështirësi kështu qe duhet te tregoheni me te matur se kurrë.

Shigjetari

Priten shume ndryshime sot ne jetën tuaj ne çift. Partneri do iu gjendet gjithë kohës pranë dhe do mundohet t’ua plotësojë te gjitha dëshirat. Beqaret do vazhdojnë te kërkojnë princin e kaltër, por me kot. Mundësitë do jene shume te pakta. Ne planin financiar do jete Jupiteri ai qe do iu beje me te kthjellet. Nuk do kryeni asnjë shpenzim pa qene te sigurte për situatën qe ekziston.

Bricjapi

Do i shtoni dozat e fantazisë ne çift gjate kësaj dite dhe emocionet do jene me te forta. Partneri do kujdestë ne çdo moment qe ju te ndiheni sa me mire. Beqaret ka rrezik te bien ne dashuri me njeriun e papërshtatshëm. Ky do jete një gabim fatal. Ne planin financiar nuk duhet te bëni çmenduri. Ulni shpenzimet dhe mos bëni gabim te merrni hua.

Ujori

Do ketë momente sot gjate te cilave zemra do iu rrahe shume fort. Do ia kaloni me se miri me partnerin dhe do jeni plotësisht te sigurte se është pikërisht ai me te cilin doni te jetoni përgjithmonë. Beqaret do kenë vetëm disa flirte ose maksimumi ndonjë aventure kalimtare. Ne planin financiar ka ardhur momenti te bëni një riorganizim tërësor.

Peshqit

Planetët ka rrezik t’ua ndërlikojnë paksa gjerat gjate kësaj dite. Asgjë nuk do ece si e kishit menduar ne jetën tuaj ne çift, prandaj do ketë edhe momente kur do mërziteni mjaft. Beqaret duhet te maten mire para se te pranojnë ftesat sepse jo te gjithë personat janë ashtu si duken. te ardhurat fatmirësisht nuk do kenë asnjë problem. Do jeni te qete ne këtë sektor.

The post Horoskopi 9 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

Kishin dalë për gjah në fshatin Bogdan, 53-vjeçari qëllon për vdekje shokun, e ngatërron me një kafshë të egër

✇Albeu
By: M C

Një ngjarje tragjike është shënuar pak më parë në fshatin Bogdan të Beratit ku një shtetas ka mbetur viktimë nga pakujdesia.

Policia njofton se dy shtëtas kishin dalë për gjah, por fatkeqësisht shtetasi Th. K., 53 vjeç ka qëlluar me armë gjahu padashje shtetasin A. T., 57 vjeç, të cilin e ka ngatërruar më një kafshë të egër.

Pas goditjes me armë gjahu, 57-vjeçari është dërguar në spital, ku dhe ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:00, në fshatin Bogdan, Berat, shtetasi Th. K., 53 vjeç, banues në fshatin Bogdan, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë një kafshë të egër dhe nga pakujdesia ka plagosur shtetasin A. T., 57 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.

Shtetasi Th. K, është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme.

The post Kishin dalë për gjah në fshatin Bogdan, 53-vjeçari qëllon për vdekje shokun, e ngatërron me një kafshë të egër appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ “Fat dhe lavdi”, prezantimi i çuditshëm i Armando Brojës me stilin e Indiana Xhons bën xhiron e rrjetit: 89 vite më vonë…

✇Albeu
By: M C

Armando Broja është prezantuar sot si futbollisti më i ri i klubit të Bërnlit. Dhe video e prezantimit të tij po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Klubi i Bërnlit gjithmonë zgjedh video të pazakonta prezantimi të cilat bëhen virale dhe atë të Brojës e ka bërë duke përshtatur skena të një nga filmave të famshëm të Indiana Xhons. Aty fillimisht Broja shihet si pjesë e thesarit që gjen eksploratori i famshëm, ndërsa 89 vite më vonë, është sulmuesi që mban në duar thesarin në fjalë.

VIDEO

Broja ka firmosur për 5 vite me Bërnlin pasi finalizoi transferimin përfundimtar nga radhët e Çelsit, klub i cili e kishte nxjerrë jashtë planeve të tij dhe së fundmi nuk e lejonte as të stërvitej me ekipin e parë.

The post VIDEO/ “Fat dhe lavdi”, prezantimi i çuditshëm i Armando Brojës me stilin e Indiana Xhons bën xhiron e rrjetit: 89 vite më vonë… appeared first on Albeu.com.

Von der Leyen thirrje Izraelit: Rishqyrtoni vendimin për Gazën

✇Albeu
By: M C

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i ka kërkuar Izraelit të rishqyrtojë zgjerimin e operacioneve ushtarake në Gaza, duke theksuar nevojën urgjente për armëpushim dhe ndihmë humanitare të pakufizuar.

“Të gjitha pengjet duhet të lirohen menjëherë,” deklaroi ajo, duke shtuar se ndihmat duhet të kenë qasje të lirë në territorin palestinez.

Në të njëjtën kohë, Gjermania njoftoi pezullimin e eksporteve të pajisjeve ushtarake drejt Izraelit që mund të përdoren në Gaza. Kancelari Friedrich Merz tha se vendimi synon të nxisë përpjekjet për paqe dhe lirimin e pengjeve, ndërsa shprehu shqetësim për vuajtjet e civilëve.

The post Von der Leyen thirrje Izraelit: Rishqyrtoni vendimin për Gazën appeared first on Albeu.com.

❌