❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

VIDEO/ Kur tĂ« flas unĂ« ti do jesh lajm i fundit/ KĂ« po “kĂ«rcĂ«non” Erion Veliaj?

✇Albeu
By: V K

Kryetari arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej shkurtit, ka publikuar një mesazh, ku paralajmëron se mund të flasë dhe fjalët e tij do të përbëjnë lajm.

Ai ka publikuar nĂ« llogarinĂ« e tij zyrtare nĂ« “Tik Tok” njĂ« video, tĂ« cilĂ«n e shoqĂ«ron me njĂ« tekst nĂ« gjuhĂ«n angleze qĂ« pĂ«rmban kĂ«tĂ« mesazh: ”Kur unĂ« tĂ« flas do tĂ« jetĂ« breaking news”.

MĂ« pas, nĂ« tekstin qĂ« shoqĂ«ron videon, ai shton: “Mezi po pres, se ju e dini qĂ« kur flas, flas shumĂ«â€.

Kujtojmë se Erion Veliaj, është vënë në hetim nga SPAK disa muaj më parë dhe që prej 10 shkurtit, kur u arrestua, qëndron në paraburgimin e Durrësit.

NĂ« korrik, atij dhe bashkĂ«shortes Ajola Xoxa, i janĂ« komunikuar akuzat, mes tĂ« cilave pĂ«rfshirja nĂ« korrupsion dhe pastrimi i parave, ndĂ«rsa nĂ« shtator SPAK do t’u komunikojĂ« atyre edhe pĂ«rfundimin e hetimit.

Vetë Veliaj dhe Xoxa, i kanë mohuar akuzat në reagime të mëparshme për mediat dhe kryebashkiaku i ka konsideruar ato si sulm politik.

 

The post VIDEO/ Kur tĂ« flas unĂ« ti do jesh lajm i fundit/ KĂ« po “kĂ«rcĂ«non” Erion Veliaj? appeared first on Albeu.com.

Presidenti Begaj mesazh urimi për kryeparlamentarin e ri Dimal Basha: Shpresoj që bashkëpunimi të vijojë në të mirë të Kosovës

✇Albeu
By: V K

DitĂ«n e sotme, pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« llogarinĂ« e tij personale nĂ« “Facebook”, Presidenti i ShqipĂ«risĂ«, Bajram Begaj, ka pĂ«rshĂ«ndetur zgjedhjen e deputetit tĂ« LĂ«vizjes VetĂ«vendosje, Dimal Basha, nĂ« krye tĂ« Kuvendit tĂ« KosovĂ«s, duke e cilĂ«suar njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r tejkalimin e ngĂ«rçit disa mujor politik nĂ« vend.

Mesazhi i Begajt:

“Urime, z. Dimal Basha, pĂ«r zgjedhjen nĂ« krye tĂ« Kuvendit tĂ« KosovĂ«s! BashkĂ«punimi politik dhe institucional Ă«shtĂ« njĂ« domosdoshmĂ«ri qĂ« uroj dhe shpresoj tĂ« vijojĂ« nĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« KosovĂ«s e qytetarĂ«ve tĂ« saj”, u shpreh kreu i shtetit shqiptar.

Zgjedhja e Bashës, vjen pas disa muajsh bllokimi institucional, duke i hapur rrugë normalizimit të punës së Kuvendit të Kosovës.

 

The post Presidenti Begaj mesazh urimi për kryeparlamentarin e ri Dimal Basha: Shpresoj që bashkëpunimi të vijojë në të mirë të Kosovës appeared first on Albeu.com.

Vuan nga leuçemia, Fondacioni Firdeus merr përsipër kurimin e vëllait të dy motrave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Sarandë

✇Albeu
By: V K

Fondacioni Firdeus, ka marrë përsipër kurimin e vëllait të dy motrave që humbën jetën në aksident në Sarandë, i cili vuan nga leuçemia.

Kreu i Fondacionit, Elvis Naçi, ka pĂ«rcjellĂ« lajmin se do tĂ« jetĂ« “Firdeus”, ai qĂ« do tĂ« marrĂ« pĂ«rsipĂ«r kurimin e 10-vjeçarit, vĂ«llait tĂ« dy motrave tĂ« ndjera.

“Shprehim ngushellime per humbjen e dy vajzave. Per vellain e vogel Fondacioni merr persiper kurimin e tij. Kjo ngjarje me humbje kaq te madhe na preku te gjitheve pasi motrat po shkonin tek vellai i tyre per vizite.

Nga mediat u njohem se vellai i tyre vuan nga leucemia dhe i derguam lajmin familjes se do te jemi ne krah te tyre per sherimin e djalit te vogel sa me shpejte qe te jete e mundur . Zoti ua lehtesofte kete dhimbje kaq te madhe”,-shkruan Elvisi nĂ« njĂ« postim nĂ« profilin e tij nĂ« rrjetin social Facebook.

The post Vuan nga leuçemia, Fondacioni Firdeus merr përsipër kurimin e vëllait të dy motrave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Sarandë appeared first on Albeu.com.

U arrestua në Malin e Tomorit/ Gjykata e Posaçme lë në burg Dorian Beun, i akuzuar si pjesë e grupit kriminal

✇Albeu
By: V K

Gjykata e Posaçme, la tĂ« pandryshuar masĂ«n e sigurisĂ« “arrest nĂ« burg” pĂ«r Dorian Beun, i arrestuar dy ditĂ« mĂ« parĂ« nĂ« malin e Tomorrit.

Beu akuzohet pĂ«r “prodhim e shitje tĂ« narkotikĂ«ve” dhe “grup tĂ« strukturuar kriminal” dhe masa nĂ« mungesĂ« ndaj tij ishte caktuar nĂ« mars 2023.

Në sallën e gjyqit, përmes avokatit të tij Andi Hasanaj, Beu ka kërkuar masë më të butë duke pretenduar se për të njëjtin fakt penal po procedohej nga autoritetet italiane.

NĂ« vendin fqinj ai Ă«shtĂ« arrestuar nĂ« tetor 2023 dhe ndaj tij Ă«shtĂ« caktuar masa “arrest nĂ« shtĂ«pi”, ndĂ«rsa nga dhjetori 2023 drejtĂ«sia italiane ka vendosur qĂ« hetimi ndaj tij tĂ« vijojĂ« nĂ« gjendje tĂ« lirĂ«.

Hetimi ndaj Beut dhe personave të tjerë të dyshuar si anëtarë të grupit kriminal, është bërë nga një skuadër e përbashkët hetimore shqiptaro-italiane.

The post U arrestua në Malin e Tomorit/ Gjykata e Posaçme lë në burg Dorian Beun, i akuzuar si pjesë e grupit kriminal appeared first on Albeu.com.

Investigimi i Faktoje: 3069 farmaci në duart e 8 shpërndarësve, ja si funksionon oligopoli i ilaçeve

✇Albeu
By: V K

Në një proces mëse të mirëorganizuar, një prodhues vendas i madh, tetë subjekte import- shpërndarje me shumicë dhe dyshimi i arsyeshëm për përcaktim çmimesh dhe cilësie, kanë kthyer 3069 farmaci të licensuara në të gjithë vendin, si shitore të produkteve të diktuara nga grosistët e barnave.

Krahas dominimit të tregut nga subjekte të mëdha prodhuese dhe tregtuese, ekspertët e fushës ngrenë shqetësimin e rënies së cilësisë së medikamenteve, jo vetëm atyre të rimbursueshme, por edhe atyre që tregtohen në farmacitë e hapura.

“Tregu shqiptar i farmacive tĂ« rrjetit tĂ« hapur, por zhytet nĂ«n kthetrĂ«n e monopolizimit”, thotĂ« pĂ«r Faktoje.al, ish-presidentja e Urdhrit tĂ« FarmacistĂ«ve, Diana Toma.

Edhe vetë institucionet shtetërore e konstatojnë monopolizimin e tregut në përcaktimin e çmimit dhe llojeve të medikamenteve, duke ua lënë në duar pak subjekteve një proces zinxhir prodhim dhe tregtim shumicë-pakicë.

“Çmimi i barnave nĂ« tregun farmaceutik nuk Ă«shtĂ« element konkurrues pasi fiksimi i tij pĂ«r tĂ« paktĂ«n njĂ« periudhe 6 mujore dhe pĂ«rcaktimi i tij nĂ« pullĂ«n e kontrollit e bĂ«n atĂ« tĂ« pandryshueshĂ«m, duke sjellĂ« kufizim tĂ« konkurrencĂ«s me çmimet e produkteve nĂ« tregun farmaceutik nga aktorĂ«t e kĂ«tij tregu”.

Me këtë përfundin arrin Autoriteti i Konkurrencës pas një hetimi të gjatë, duke dalë me një raport përfundimtar (i fundit) në tetor të vitit 2022.

Kontrolli i plotë çmim-produkt

“NĂ« ShqipĂ«ri janĂ« 3069 farmaci tĂ« licencuara; importues dhe shpĂ«rndarĂ«s nĂ« tregun farmaceutik (Tregtimi me shumicĂ« i barnave) janĂ« 233 licenca; Prodhuese nĂ« sektorin farmaceutik (Prodhimi i barnave) janĂ« 10 licenca dhe farmaci spitalore (ShĂ«rbime spitalore), janĂ« 27 licenca”, thotĂ« QKB (Qendra KombĂ«tare e Biznesit), pĂ«r Faktoje.al.

Edhe pse janë dhënë 233 licensa për subjekte të tregtim me shumicë të barnave, numri real i tyre është shumë më i vogël.

Nga një hetim i Autoritetit të Konkurrencës, rezulton se në vitin 2022 ishin 13 kompani të mëdha farmaceutike.

NdĂ«rkohĂ« nga verifikimet e Faktoje.al dhe pas pĂ«rpunimit tĂ« tĂ« dhĂ«nave qĂ« vijnĂ« edhe nga hetimi i Autoritetit tĂ« KonkurrencĂ«s, rezulton se aktualisht janĂ« vetĂ«m tetĂ« subjekte tĂ« mĂ«dha tĂ« cilĂ«t kontrollojnĂ« tregun, por pasi hapin filiale me emra tĂ« tjerĂ« tregtarĂ«, “mbulojnĂ«â€ aktivitetin e tyre, ç’ka japin ‘de jure” idenĂ« se nĂ« vend ka shumĂ« kompani tregtimi me shumicĂ«.

“NĂ« tregun farmaceutik kemi njĂ« shtresĂ«zim tĂ« tillĂ«; import-shpĂ«rndarje njĂ« kategori dhe prodhues njĂ« kategori tjetĂ«r, por produktet e tĂ« dy kategorive, shpĂ«rndarjen tek qytetari e realizojnĂ« pĂ«rmes farmacive tĂ« rrjetit tĂ« hapur. Fundi i hinkĂ«s Ă«shtĂ« farmacia e rrjetit tĂ« hapur. NjĂ« pjesĂ« nĂ«pĂ«rmjet tenderave shkon nĂ« spitale, dhe njĂ« pjesĂ« tjetĂ«r lĂ«vrohet pĂ«r qytetarĂ«t nĂ« farmaci”, thotĂ« Toma.

Subjektet e mëdha prodhuese

Faktoje.al iu referua hetimit të Autoritetit të Konkurrencës i cili në një analizë të detajuar qartësisht dallon vetëm një kompani prodhuese barnash vendase, Profarma dhe tetë kompani të tjera tregtuese.

QKB ka tĂ« regjistruar 10 subjekte prodhuese, por Diana Toma saktĂ«son se; “vetĂ«m njĂ« kompani Ă«shtĂ« prodhuese barnash, (Profarma), ndĂ«rsa kompanitĂ« e tjera prodhojnĂ« produkte teknike mjekĂ«sore ose produkte parafarmeceutike”.

Autoriteti i KonkurrencĂ«s nĂ« tĂ« njĂ«jtin raport (tetor 2022 i fundit) mori nĂ« shqyrtim tregun e ilaçeve dhe konstatoi se: “MbĂ«shtetur nĂ« analizĂ«n e tĂ« dhĂ«nave mbi vlerĂ«n e barnave tĂ« prodhuara nĂ« vend dhe tĂ« tregtuara nga ndĂ«rmarrjet e autorizuara pĂ«r prodhim dhe tregtim, rezultoi se, ndĂ«rmarrja Profarma Ă«shtĂ« prodhuesi mĂ« i madh farmaceutik nĂ« vend, i ndjekur nga Noval dhe Florfarma. Nga njĂ« kryqĂ«zim i tĂ« dhĂ«nave tĂ« depozituar nga Profarma SHA dhe FSDKSH (lista e barnave te rimbursueshme), konstatohet se nĂ« listĂ«n e barnave tĂ« rimbursueshme, produktet e Profarma janĂ« pothuajse nĂ« tĂ« gjitha rastet, alternativa mĂ« e lirĂ« brenda barit xhenerik”, thotĂ« AK, qĂ« gjithashtu nuk konstaton shkelje, pasi ndonĂ«se sheh dominim tregu, e mbulon me çmimin e ulĂ«t tĂ« ilaceve, veçanĂ«risht atyre tĂ« rimbursueshme.

Subjektet tregtuese

Autoriteti i Konkurrencës në hetimin e saj thekson se institucionet shtetërore, veçanërisht Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKBPM), nuk i kishin vënë në dispozicion dokumentet përkatëse mbi kompanitë prodhuese dhe tregtuese, sa ilaçe kanë importuar dhe mbi cilësinë e tyre.

MegjithatĂ«, Autoriteti i KonkurrencĂ«s del nĂ« pĂ«rfundimin se pĂ«r vitin 2022 “ndĂ«rmarrjet mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« importit tĂ« barnave mjekĂ«sore janĂ« (Rejsi Farma SHPK, Incomed SHPK, Evita SHPK, IMI Pharma SHPK, Trimed SHPK, Aldosch Farma SHPK, Fufarma SHA, Pegasus SHPK, CFO Pharma SHPK, Delta Pharma-AL SHPK, Megapharma SHPK dhe Intermed SHPK)”.

AK konstaton gjithashtu se; njĂ« subjekt tregtar ka dominuar pĂ«rgjatĂ« vitit 2020 me “vaksinĂ«n anti grip”, duke e konsideruar kĂ«tĂ« shkelje, pasi rreth 75 % e kĂ«saj vaksine gjendej vetĂ«m nĂ« farmacitĂ« e hapura, rrjet i kĂ«tij subjekti importues.

“NĂ« pĂ«rfundim tĂ« procedurave hetimore, Autoriteti i KonkurrencĂ«s konstatoi se: ’fiksimi i çmimet tĂ« shitjes sĂ« barnave nĂ« çdo nivel tregtimi, tĂ« pĂ«rcaktuara nĂ« VKM nr. 143, datĂ« 18.2.2015 “PĂ«r pĂ«rcaktimin e marzheve tĂ« tregtimit dhe fabrikimit tĂ« barnave”, pika 1,2 dhe 3 sjell kufizim tĂ« konkurrencĂ«s nĂ« tregtimin me shumicĂ« dhe pakicĂ« tĂ« barnave”. Gjithashtu po ky institucion konstaton se, “ekzistenca e integrimit vertikal tĂ« ndĂ«rmarrjeve importuese farmaceutike dhe farmacive tĂ« rrjetit tĂ« pakicĂ«s, mund tĂ« sjellĂ« krijimin e pozitĂ«s dominuese nĂ« treg”.

Pavarësisht qëndrimit të Autoritetit të Konkurrencës, tregu farmaceutik në vend jo vetëm nuk ka ndryshuar, por po thellon kontrollin nga një grup i vogël prodhuesish dhe tregtuesish me shumicë dhe pakicë të ilaçeve.

“
Tek farmacitĂ« e hapura ka kompani tĂ« mĂ«dha importuese tĂ« cilat duket se kanĂ« bĂ«rĂ« shtrirje nga tregtia me shumicĂ« deri nĂ« pjesĂ«n fundore. KanĂ« hapur rrjetet e tyre farmaceutike”, thotĂ« Toma, ndĂ«rsa shton se kjo ka sjellĂ« “monopolizim tĂ« plotĂ« nga prodhimi, depo tĂ« mĂ«dha farmaceutike, shpĂ«rndarja dhe pastaj tregtia me pakicĂ« nĂ«pĂ«rmjet rrjeteve tĂ« tyre tĂ« farmacive tĂ« hapura”.

Hap e farmaci
!

Tre ligje kontroverse të viteve 2009, 2014 dhe 2015, nën sloganin e hapjes së madhe për licensimin e shumë farmacive dhe uljes së çmimeve të ilaçeve, duket se tashmë kanë sjellë dominim të tregut farmaceutik nga një grup i vogël biznesmenësh një prodhues vendas të barnave dhe tetë subjekteve të mëdha importuese të cilët kanë edhe rrjetet farmacish të shitjes me pakicë për të mbyllur ciklin prodhim-tregtim-shitje.

Në vitin 2009, Parlamenti miratoi ligjin 10081, për licensat dhe lejet, të propozuar nga qeveria.

“NĂ«se deri nĂ« 2009 kishim dhĂ«njen e lejes pĂ«r hapjen e farmacive nga Ministria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« mbi kritere profesionale, distance etj, pas miratimit tĂ« kĂ«tij ligji kĂ«to kritere rrĂ«zoheshin dhe me dĂ«shirĂ«n e çdo individi i cili gjente njĂ« ambient edhe ngjitur me njĂ« farmaci tjetĂ«r, vetĂ«m nĂ«pĂ«rmjet vetĂ«deklarimit qĂ« bĂ«hej, QKB-sĂ«, gĂ«zonte tĂ« drejtĂ«n e hapjes sĂ« farmacisĂ«â€, thotĂ« pĂ«r Faktoje.al, Diana Toma, ish-presidentja e Urdhrit tĂ« FarmacistĂ«ve.

“NĂ« vitin 2009 kur ju dha e drejta gjithkujt pĂ«r tĂ« hapur farmaci, ndodhi qĂ« u shkĂ«put lidhja mes farmacistit dhe farmacisĂ« nĂ« pronĂ«si. Pesha e pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« iu la drejtuesit teknik dhe nĂ« kĂ«tĂ« formĂ«, i krijuam njĂ« mburojĂ« artificiale pronarit tĂ« farmacisĂ« qĂ« tĂ« bĂ«nte shkelje pa kokëçarje, pasi ‘faturat’ do i paguante drejtuesi teknik i farmacisĂ« qĂ« tashmĂ« nuk ishte pronar i subjektit”, thotĂ« Toma, ndĂ«rsa kĂ«mbĂ«ngul se kjo formĂ« largoi profesionistin farmacist nga tregu dhe i dha rĂ«ndĂ«si konceptit tregtar edhe nĂ« fushĂ«n shĂ«ndetĂ«sore.

Dy ligjet qĂ« larguan cilĂ«sinĂ« dhe ‘kapĂ«n’ tregun
!

Në vitin 2014, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, për disa muaj premtoi ndryshime rrënjësore në sistemin shëndetësor në ligjin për barnat për shërbimin farmaceutik, duke premtuar ulje çmimesh dhe kontroll nga shteti.

Gjithashtu, edhe amendimet e këtij ligji një vit më vonë çimentuan industrinë farmaceutike në vend, duke paracaktuar çmimet, cilësinë dhe në mënyrë indirekte edhe kompanitë që do kishin më shumë akses në këtë treg të rëndësishëm.

“Origjina e barnave qĂ« erdhĂ«n zĂ«vendĂ«suese, tĂ« barnave patentĂ«, patjetĂ«r do i ketĂ« çmimet mĂ« tĂ« lira, por kjo solli atmosferĂ« mbytĂ«se pĂ«r kompanitĂ« prestigjioze”, thotĂ« Toma.

“Kemi shumĂ« farmaci qĂ« falimentojnĂ« dhe qĂ« janĂ« nĂ« pronĂ«si tĂ« farmacistĂ«ve profesionistĂ« dhe shtohet numri i kĂ«tyre farmacive qĂ« janĂ« nĂ« pronĂ«si tĂ« kĂ«tyre rrjeteve. Shohim qĂ« rrjetet farmaceutike shesin produkte mĂ« lirĂ« sesa ne i blejmĂ« nĂ« depo. Para cilit fenomen jemi? Para fenomenit qĂ« po investohet pĂ«r tĂ« mbyllur farmacitĂ« e tjera qĂ« Ă«shtĂ« shkelje dhe mbyllje nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pandershme apo para fenomenit qĂ« po pastrohen para”, thekson ish-presidentja e Urdhrit tĂ« FarmacistĂ«ve.

Kush kontrollon?

Agjencia Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKBPM), në një përgjigje zyrtare për Faktoje.al, tha se në vendin tonë janë të autorizuara për tregtim:

“Barnat e prodhuara nĂ« vendin tonĂ«; barnat qĂ« kanĂ« marrĂ« autorizim pĂ«r tregtim dhe qĂ« qarkullojnĂ« nĂ« njĂ«rin nga vendet e Bashkimit Europian, Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, Kanada, Turqi, ZvicĂ«r, Izrael, Japoni, Australi, Norvegji, IslandĂ« dhe MbretĂ«ri e Bashkuar; barnat qĂ« kanĂ« marrĂ« autorizim pĂ«r tregtim lokal dhe qĂ« qarkullojnĂ« nĂ« vend; barnat e prodhuara nĂ« vendet e Ballkanit, vetĂ«m kur kanĂ« marrĂ« autorizim pĂ«r tregtim dhe qĂ« qarkullojnĂ« nĂ« vendin e tyre dhe barnat e pajisura me autorizimin e tregtimit nga (EMA) ose (FDA)”.

Ndonëse janë pesë autorizime, dominuese të tregut për përdorim spitalor dhe në farmaci private janë barna të prodhuara në vendin tonë, Turqi, apo një nga vendet e Ballkanit, kryesisht Serbi.

“KompanitĂ« e huaja prestigjioze qĂ« ishin deri nĂ« atĂ« kohĂ«, (viti 2015), u larguan tĂ« detyruara nga ana ligjore, apo konstatuan se nga pĂ«rcaktimi i qeverisĂ« do uleshin çmimet, qĂ« do tĂ« thotĂ« se nuk do tĂ« kishin treg”, thotĂ« ekspertja e farmaceutikĂ«s Diana Toma.

Sipas saj, largimi i detyruar i kompanive të mëdha farmaceutike nuk ishte i paqëllimtë.

“Zhvendosja e tregut nĂ« vlerĂ«simin tim Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« vetĂ«m pĂ«r interesa tĂ« pastra fitimi pĂ«r njĂ« shtresĂ« apo kategori tĂ« caktuar individĂ«sh, duke mos e patur fare parasysh rĂ«ndĂ«sinĂ« e prezencĂ«s sĂ« pĂ«rfaqĂ«sive farmaceutike nĂ« ShqipĂ«ri tĂ« cilat nĂ« vetĂ«vete janĂ« garantues tĂ« stabilitetit tĂ« tregut farmaceutik tĂ« njĂ« vendi”.

Nga Sebi Alla/ Faktoje

The post Investigimi i Faktoje: 3069 farmaci në duart e 8 shpërndarësve, ja si funksionon oligopoli i ilaçeve appeared first on Albeu.com.

Gol dhe paraqitje fantastike/ Futbollisti i Kombëtares shqiptare zgjidhet në formacionin e javës në Turqi (FOTO)

✇Albeu
By: V K

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, po kalon një formë të mirë fizike teksa së fundmi ka shënuar edhe gol në Ligën e Parë turke.

31-vjeçari tundi rrjetën e Sakaryaspor, në fitoren 3-1 të Bodrumsporit.

Falë paraqitjes së tij, ai është përfshirë edhe në formacionin e javës në Turqi.

 

The post Gol dhe paraqitje fantastike/ Futbollisti i Kombëtares shqiptare zgjidhet në formacionin e javës në Turqi (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Emrat e 430 patronazhistëve/ Si funksionoi makineria e Belinda Ballukut për vjedhjen e votave

✇Albeu
By: V K

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka bërë publike të dhëna të detajuara për skemën e patronazhimit në Rajonin Nr. 2 të Fierit, duke e cilësuar këtë një rrjet kriminal elektoral që shtrihet në çdo qelizë të narkoshtetit.

Vetëm për rajonin 2, janë evidentuar 430 punonjës të administratës publike që janë përdorur për qëllime politike, shumica e të cilëve janë anëtarë apo mbështetës të PS-së.

Patronazhistët nuk ishin militantë partie por nëpunës shtetërorë në institucione si posta, ujësjellësi, spitali rajonal, tatimet, OSHEE, Albpetrol, ISSH, shkollat, qendrat shëndetësore dhe burgjet.

Secili prej tyre kishte të dhëna të plota personale dhe politike të mbledhura dhe të lidhura me qendrat e votimit.

Gjithashtu, Berisha theksoi se ky sistem është ndërtuar nën drejtimin e Belinda Ballukut.

Në pjesën më të madhe ata mbështesin ose janë anëtarë të PS.

Ka institucione si IEVP Fier me 100% punonjës me bindje politike për PS. Apo Qendrat shëndetësore, apo spitali rajonal ku 80-90% mbështesin/votojnë PS

Secili prej patronazhistëve të punësuar nga shteti, kishte për detyrë mbledhjen dhe raportimin e të dhënave personale të detajuara për punonjësit civilë brenda institucionit të tyre, ose nën-rajonit gjeografik (p.sh., Rajoni 1 ose 2-Fier).

Të dhënat e mbledhura përfshinin për çdo punonjës të drejtorisë / sektorit që drejtonin:

Emrat e plotë, numrat e ID-së, numrat e telefonit dhe pozicionet/afiliacionet institucionale
Qendra e Votimit (QV) ku ishte i regjistruar secili punonjës
Kontaktet personale dhe lidhjet familjare

Përcaktimi politik ose përkatësia partiake (anëtar, mbështetës, etj.)
Data e fillimit të punësimit (shumë prej tyre të punësuar rishtazi, punësime elektorale)

Posta

Nga 9 punonjës të rajonit nr 2, 6 janë anëtarësuar në PS

Ujësjellës Kanalizime Fier

Nga Ujësjellës Kanalizime Fier për 33 punonjës janë dhënë nr i ID, bindja politike, numri i telefonit, qendra e votimit dhe pozicioni në punë. 6 janë të anëtarësuar në PS

IEVP Fier

Në IEVP e Fierit 39 punonjësit janë pa përjashtim 100% të PS-së.

DPSHTR – Drejtoria e PĂ«rgjithshme e ShĂ«rbimeve tĂ« Transportit Rrugor

Në drejtorinë e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, në varësi direkte të Belinda Ballukut, janë 6 punonjës në rajonin 2 dhe 3.

PĂ«r secilin puninjĂ«s janĂ« dhĂ«nĂ« numri i celularit, data e emĂ«rimit nĂ« punĂ«. ËshtĂ« shĂ«nuar qendra e votimit su dhe afilacioni politik, pra janĂ« anĂ«tarĂ« apo jo tĂ« PS-sĂ«. Nga 6 tĂ« punĂ«suar anĂ«tarĂ« tĂ« PS-sĂ« janĂ« 3.

DRSSH – Drejtoria Rajonale e ShĂ«rbimeve Sociale dhe ShĂ«ndetĂ«sore

Nga 10 punonjës në rajonin nr 2. Nga 1 që është i anëtarësuar pothuajse të gjithë të tjerët votojnë për PS.

FSDKSH – Fondi i Sigurimit tĂ« DetyrueshĂ«m tĂ« Kujdesit ShĂ«ndetĂ«sor

Janë shënuar emrat e 5 punonjësve në rajonin nr 2 . Secili ka shënuar dhe qendrën e votimit.

FSHU – Furnizuesi i ShĂ«rbimit Universal (nen OSSHE) nĂ« varĂ«si direkte tĂ« Belinda Ballukut

Janë 6 punonjës në rajonin 2. Për secilin punonjës janë të dhënat personale dhe qendra e votimit. Nga 6 të punësuar 3 janë anëtarë të PS-së.

OSSH Fier

Në OSSH Fier nga 15 punonjës në rajonin 2, 7 janë anëtarë të PS-së. Për secilin nga emrat janë dhënë të dhënat personale, pozicioni i punës dhe qendra e votimit.

Në spitalin rajonal të Fierit

50 punonjës në rajonin 2. Për secilin punonjës janë dhënë emër, atësi, mbiemër pozicion pune dhe qendra e votimit. Për secilin është dhënë nëse është anëtar i PS-së si dhe për kë voton.

Nga 50 punonjës 31 janë anëtarë të PS-së,pra afro 62 %. Votojnë PS-në 33 punonjës (66 %).

Tension i lartë OSSH në varësi të Ballukut

3 punonjës në rajonin e dytë. Nga këta 2 janë anëtarë të PS-së, por votojnë të 3 PS.

Tatime Fier

Nga tatimet fier, janë ish-vartësit e Ceno Klosit. 4 punonjës në rajonin 2, 2 janë anëtarë të PS-së, një është PD/PS.

Duke pasur parasysh drejtoritë që ata punojnë, këta persona mund të jenë përdorur gjatë fushatës së Belindës dhe Cenos në mënyrë që të intimidojnë biznese/qytetarë e të kërkojnë votat për PS-në përkundrejt lehtësive apo gjobvënieve.

ARM – Agjencia Rajonale e Mjedisit, Fier

Dy punonjës të rajonit 2. Të dy me PS-në.

Nga Shërbimi i Provës

Një punonjës me PS-në.

ISSH

1 punonjës në rajonin 2, votues i PS-së.

Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror Fier

Dy punonjëse, të dyja anëtare të PS-së.

DREJTORIA RAJONALE E AGJENCISE KOMBETARE TE PUNESIMIT DHE AFTESIVE (DRAKPA FIER)

Nga DRAKPA FIER 2 punonjës në Rajonin 2. Të dyja votues të PS-së.

NJVKSH – NjĂ«sia e Kujdesit Vendor tĂ« Kujdesit ShĂ«ndetĂ«sor, Fier

Nga 21 punonjës në rajonin 2. Për të gjithë jepen pozicionet e punës. Në kolonën e fundit kontrollohet sjellja. Nga 21 punonjës, 18 kanë sjellje të mirë, pa janë mbështetës të PS-së.

Nga qendrat shëndetësore janë evidentuar 126 punonjës në rajonin 2

Për secilin janë dhënë informacion i detajuar, emër, mbiemër, pozicion pune. Numri i kartës së identitetit, qendra e votimit
Sjellja – 80 % kanĂ« sjellje tĂ« mirĂ« (mbĂ«shtesin PS-sĂ«).

Duke pasur parasysh sa të rëndësishme janë qendrat shëndetësore për cdo familje mjekët e familjes apo infermierët, është kriminale politizimi dhe kontrolli dhe intimidimi i personelit të këtyre QSH për tu angazhuar në fushatë për PS-në.

ASHK – Agjencia shtetĂ«rore e KadastĂ«s

Nga ASHK janë evidentuar 7 punonjës në rajonin 2. Për secilin punonjës janë dhënë informacion i detajuar, emër, atësi, mbiemër pozicion pune, QV dhe numri i celularit.

Bindja politike – 5 nga 7 janĂ« tĂ« PS-sĂ«.

Drejtoria e Ujit të Kullimit

Nga UKF janë evidentuar 16 punonjës në rajonin 2.

Për secilin punonjës janë dhënë informacion të detajuar, emër, atësi, mbiemër, pozicion pune, qendra e votimit. Bindja politike nuk është plotësuar.

Institucioni i Albpetrol

Nga ASHK janë evidentuar 23 punonjës në rajonin 2. Për secilin punonjës janë dhënë informacion i detajuar, emër, atësi, mbiemër, numri i celularit, e QV.

Ketu dokumenti i shpërndarë nga PD!

The post Emrat e 430 patronazhistëve/ Si funksionoi makineria e Belinda Ballukut për vjedhjen e votave appeared first on Albeu.com.

U vra nga bashkëshorti në prani të fëmijëve në Greqi/ Përcillet sot për në banesën e fundit Marjola Nakoleci, ja çfarë do ndodhë me kujdestarinë e 4 fëmijëve

✇Albeu
By: V K

Katër ditë më parë, një ngjarje e rëndë ndodhi në Volos të Greqisë, shqiptari Pandeli Nakoleci, vrau me thikë bashkëshorten e tij Marjola Nakolecin, e cila la pas katër fëmijë.

Mëngjesin e kësaj të marte, është duke u kryer ceremonia e pritjes për viktimën Marjola Nakoleci, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, rreth 4 ditë më parë në Volos të Greqisë.

Trupi i pajetë i saj u soll gjatë pasdites të së hënës dhe do të prehet në varrezat e qytetit të Korçës.

Miq, familjarë dhe të afërm të viktimës, janë duke i dhënë lamtumirën e fundit 36-vjeçares dhe ndodhen në gjendje të rënduar psikologjike, teksa kanë ndaluar kategorikisht praninë e mediave.

Ceremonia mortore pritet të kryhet rreth orës 11:00.

 

NGJARJA

Pandeli Nakoleci, 40-vjeçari shqiptar që vrau në mënyrë barbare bashkëshorten e tij në Volos të Greqisë, pritet të dalë përpara gjykatës.

Ai qëlloi për vdekje bashkëshorten Marjola Nakoleci pas një sherri. Gazetat greke, shkruajnë se e ndjera la pas 4 fëmijë.

Sipas gazetĂ«s ‘Kathimerini’: “NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« me procesin gjyqĂ«sor, mbetet serioze çështja e kujdestarisĂ« sĂ« katĂ«r fĂ«mijĂ«ve tĂ« familjes. Tre prej tyre janĂ« tĂ« mitur, me moshĂ« 6, 13 dhe 16-vjeç, ndĂ«rsa ka edhe njĂ« vajzĂ« 18-vjeçe qĂ« sapo u bĂ« e rritur”.

“Me urdhĂ«r tĂ« ProkurorisĂ« sĂ« Volosit, qĂ« nga dje ka nisur njĂ« hetim urgjent social nga shĂ«rbimi social i bashkisĂ«. PunonjĂ«sit socialĂ« dhe psikologĂ«t kanĂ« nisur kontakte me tĂ« afĂ«rm nga tĂ« dyja anĂ«t pĂ«r tĂ« vlerĂ«suar se cili do tĂ« ishte ambienti mĂ« i mirĂ« pĂ«r fĂ«mijĂ«t.

Sipas informacioneve, dy motrat e 36-vjeçares, njëra në Skiathos dhe tjetra në Itali, kanë shprehur interes, ashtu si edhe gjyshi nga ana e babait, i cili jeton në Shqipëri.

Fëmijët duan të qëndrojnë në Greqi, dhe skenari më i mundshëm që po shqyrtohet është dhënia e kujdestarisë te tezja nga Skiathos, me mbështetje financiare nga tezja që ndodhet në Itali.

TĂ« gjitha procedurat do tĂ« pĂ«rfundojnĂ« pas kthimit tĂ« fĂ«mijĂ«ve nga ShqipĂ«ria, ndĂ«rsa vendimi pĂ«rfundimtar do tĂ« merret nga prokuroria”, shkruan gazeta.

The post U vra nga bashkëshorti në prani të fëmijëve në Greqi/ Përcillet sot për në banesën e fundit Marjola Nakoleci, ja çfarë do ndodhë me kujdestarinë e 4 fëmijëve appeared first on Albeu.com.

Aksidentet fatale nĂ« rrugĂ«t e ShqipĂ«risĂ«/ Avokati Alban Duraj: ShoferĂ«ve duhet t’u bĂ«het “testi i idjotit” çdo 5 vjet

✇Albeu
By: V K

MĂ«ngjesin e sotĂ«m nĂ« emisionin “Koha pĂ«r t’u zgjuar” nĂ« News24, ishte i ftuar avokati Alban Duraj, i cili foli nĂ« lidhje me aksidentet, tĂ« cilat janĂ« kthyer nĂ« njĂ« “epidemi” nĂ« vendin tonĂ« gjatĂ«, sidomos gjatĂ« muajit tĂ« fundit.

Avokati u shpreh se është e pritshme që aksidetnet të shtohen gjatë periudhës së verës, ndërkohë që renditi edhe ndryshimet që duhet të pësojë Kodi Rrugor, si një mënyrë për të parandaluar shtimin e rasteve.

“Çdo muaj ka raste plagosjesh tĂ« rĂ«nda apo aksidente fatale. ËshtĂ« pĂ«r t’u habitur qĂ« dhe pse ka ndryshuar Kodi Rrugor, vijohet tĂ« shkaktohen kĂ«to aksidente.

Në verë sipas të gjitha studimet ka shtim të fluksit të aksidenteve, ndikon shumë edhe përdorimi i alkolit dhe lëndëve narkotike.

Duhet një kujdes më i madh në lëshimin e patentave. Masat ndëshkuese janë një instrument parandalues por nuk mjafton kaq. Nëse kemi qytetarët që trajnohen sic duhet, do të ketë më pas aksidente.

Duhet të bëhet testi i idjotit, që funskionon në të gjitha vendet e BE, pra të kuptohet nëse drejtuesi imjetit a është apo jo i aftë që të marrë leje drejtimi.

Testi duhet tĂ« bĂ«het edhe pĂ«r ata tĂ« cilĂ«t janĂ« tĂ« varur nga telefoni. Ky test do tĂ« duhet tĂ« bĂ«het nĂ« mĂ«nyrĂ« periodike, mbase jo çdo vit, por çdo 5 vite po”, tha ai.

The post Aksidentet fatale nĂ« rrugĂ«t e ShqipĂ«risĂ«/ Avokati Alban Duraj: ShoferĂ«ve duhet t’u bĂ«het “testi i idjotit” çdo 5 vjet appeared first on Albeu.com.

Vijon zjarri në pyllin me pisha të Pish Poros

✇Albeu
By: V K

Zjarri i nisur një ditë më parë në pyllin me pisha të Pish Poros në njësinë administrative Novoselë, vazhdon edhe sot.

Në krahasim me mbrëmjen e së hënës ku situata dukej serioze, këtë mëngjes edhe për shkak të rënies së intensitetit të erës situata duket më e qetë.

Rreth orës 5:30 të mëngjesit, ka nisur sërish puna e forcave zjarrfikëse për të shuar flakët.

Ndryshe nga një ditë më parë kanë ardhur për ndihmë edhe forcat e ushtrisë. Momentalisht, nuk ka ndërhyrje nga ajri, por ajo pritet të ndodhë në vijim.

Sipërfaqja e pyllit të djegur gjatë natës aktualisht po zgjerohet. Dëmi në brendësi të pyllit, i konsideruar pasuri ekologjike, është vërtetë i madh.

The post Vijon zjarri në pyllin me pisha të Pish Poros appeared first on Albeu.com.

Kosova që nga 8 shkurti pa institucione, sot tentativa e 58-të për konstituimin e Kuvendit

✇Albeu
By: V K

Sot në ora 11:00 do të mblidhen sërish deputetët e Kuvendit të Kosovës, në tentativën e 58-të për konstituim të legjislativit.

Në tentativën e fundit për konstituim të Kuvendit të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit ishin Hekuran Murati, Arbërie Nagavci dhe Dimal Basha.

Asnjëri nga ta nuk mori votat e nevojshme për kryetar të Kuvendit.

Ditë më parë, Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktgjykimin e plotë ku përcaktohet që legjislativi i ri duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve, afat ky që përfundon më 18 shtator.

Gjashtë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare vendi është pa institucione të reja, të dala nga zgjedhjet e 8 shkurtit.

Procesi i konstitutimit të Kuvendit të Kosovës ka mbetur në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

E lidhur me ngërçin politik që po zgjat tash e disa muaj ka shkruar Albert Krasniqi nga Demokracia Plus.

DitĂ« mĂ« parĂ«, Krasniqi nĂ« njĂ« postim nĂ« Facebook shkruante se pasi askush nuk ka arritur tĂ« krijojĂ« njĂ« shumicĂ« parlamentare edhe gjashtĂ« muaj pas zgjedhjeve, mandatet duhet t’i kthehen popullit.

Por, sipas tij, para se vendi të shkojë në zgjedhje të reja, partitë politike duhet të bien dakord mbi disa çështje themelore që do të shmangin bllokadat e së ardhmes dhe do të garantojnë funksionalitetin institucional. /Telegrafi/

The post Kosova që nga 8 shkurti pa institucione, sot tentativa e 58-të për konstituimin e Kuvendit appeared first on Albeu.com.

Adriatik Lapaj: Refuzova dy herĂ« tĂ« isha pjesĂ« e qeverisĂ« sĂ« re nĂ« shtator, njĂ« person i njohur nĂ« TiranĂ« m’u afrua dhe


✇Albeu
By: V K

Në një intervistë për News24, Adriatik Lapaj, ka rrëfyer se në muajin qereshor, pak pas zgjedhjeve të 11 majit, ka pasur 2 tentativa nga mazhoranca aktuale që të jetë pjesë e qeverisë së re.

Lapaj tregoi se ka refuzuar të jetë pjesë e një pushteti i cili sipas tij, po përpiqert që të krijojë një tablo të një demokracie ku pushteti bashkëpunon me forcën më të re politike në opozitë.

Ky vendim, ka ardhur me kosto tĂ« cilat Ă«shtĂ« i lumtur t’i mbajĂ«.

“UnĂ« tashmĂ« duhet t’i them gjĂ«rat siç janĂ«, nĂ« fund tĂ« muajit qershor ka ardhur njĂ« person qĂ« mĂ« ka kĂ«rkuar tĂ« jem pjesĂ« e pushtetit nĂ« njĂ« qeverisje me shkallĂ« tĂ« gjerĂ«. MĂ« ka ardhur njĂ« person qĂ« Ă«shtĂ« njeri i mirĂ« nĂ« kĂ«tĂ« qytete.

Dy javë më vonë ka ndodhur sërish e njejta gjë dhe sërish e kam refuzuar.
Kam refuzuar tĂ« jem palĂ« me pushtetin i cili ka kĂ«rkuar qĂ« tĂ« krijojĂ« njĂ« tablo tĂ« njĂ« demokracie ku pushteti bashkĂ«punon me forcĂ«n mĂ« tĂ« re politike nĂ« opozitĂ«, pĂ«r kĂ«tĂ« po marr kostot pĂ«r tĂ« cilat jam krenar qĂ« po i marr. Kam vendosur qĂ« tĂ« qendroj deri nĂ« fund nĂ« anĂ«n e sĂ« drejtĂ«s”, tha ai.

The post Adriatik Lapaj: Refuzova dy herĂ« tĂ« isha pjesĂ« e qeverisĂ« sĂ« re nĂ« shtator, njĂ« person i njohur nĂ« TiranĂ« m’u afrua dhe
 appeared first on Albeu.com.

Humbja në debutim pas golit të sulmuesit shqiptar, Ten Hag përballet me realitetin te Leverkuseni

✇Albeu
By: V K

Bajer Leverkusen, pësoi një humbje befasuese 2-1 ndaj Hofenhajmit, në ndeshjen e parë të Erik ten Hag në Bundesligë si trajner i skuadrës.

NĂ« njĂ« paraqitje tĂ« zbehtĂ« dhe tĂ« ngadaltĂ«, holandezi analizoi humbjen e skuadrĂ«s sĂ« tij, ku rastet pĂ«r gol ishin tĂ« pakta: “QartĂ« qĂ« jam i zhgĂ«njyer”, tha Ten Hag.

“Ishte njĂ« ndeshje me shumĂ« pak raste dhe Hofenhajm ishte mĂ« efektiv.

Nuk arritëm shpesh të futemi në zonën e kundërshtarit. Dy herë nuk u përqendruam dhe pësuam gol.

Kemi shumĂ« punĂ« pĂ«rpara, gjĂ« qĂ« nuk Ă«shtĂ« e papritur. Duhet tĂ« qĂ«ndrojmĂ« tĂ« qetĂ« dhe tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« punojmĂ«â€.

Xherell Kuansah shënoi golin e parë për Leverkusen në minutën e gjashtë, por golat e Fisnik Asllanit dhe Tim Lemperle siguruan një fitore 2-1 për vizitorët. Leverkuseni do të udhëtojë për te Verder Bremeni javën e ardhshme.

The post Humbja në debutim pas golit të sulmuesit shqiptar, Ten Hag përballet me realitetin te Leverkuseni appeared first on Albeu.com.

KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Sot, më 26 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.5 lekë dhe shitet me 84 lekë.

Euro, blihet me 96.6 lekë dhe shitet 97.5 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 102.3 lekë, ndërsa në shitje me 103.7 lekë.

Paundi britanik, blihet me 111.2 lekë dhe shitet me 112.6 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59.6 lekë, ndërsa në shitje me 61 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme vendi ynë, sipas Shërbimii Meteorologjik Ushtarak, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, si dhe alternime vranësirash kalimtare të pakta deri mesatare në pjesën e parë të ditës.

Në relievet malore në lindje, këto vranësira hera-herës do të jenë deri të dendura kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje -Veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë shpejtësi 10 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

The post Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme appeared first on Albeu.com.

Mbështetja sociale/ Raporti: Shqipëria ofron përfitimin më të ulët në rajon, vetëm 70 euro

✇Albeu
By: V K

Shqipëria është vendi me mbështetjen më të ulët sa i takon përfitimeve sociale të familjeve në nevojë. Një raport i Bankës Botërore dhe Institutit të Vjenës, analizon llojet e përfitimit për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku rezulton se vendi ynë është i fundit me vetëm 70 euro ndërkohë që në krye qëndron Republike Srpska me 335 euro.

“Shumat e pĂ«rfitimeve ndryshojnĂ« ndjeshĂ«m nĂ« rajon. Republika Srpska ofron shumĂ«n mĂ« tĂ« lartĂ« mujore totale (335 euro), duke kombinuar asistencĂ«n sociale dhe ndihmat pĂ«r fĂ«mijĂ«. NĂ« tĂ« kundĂ«rt, ShqipĂ«ria ofron pĂ«rfitimet mujore totale mĂ« tĂ« ulĂ«ta (70 euro), tĂ« pĂ«rbĂ«ra nga Ndihma Ekonomike dhe njĂ« ndihmĂ« pĂ«r energjinĂ«.

PĂ«r vendet e tjera, pĂ«rfitimet mujore totale janĂ« si mĂ« poshtĂ«: Federata e BiH (304 euro), Serbia (282 euro), Mali i Zi (267 euro), Maqedonia e Veriut (207 euro) dhe Kosova (191 euro)”, thuhet nĂ« raport.

Në një tabelë specifike raporti, përmbledh se cilat janë skemat që aplikon kryesisht rajoni sa i takon mbështetjes sociale.

Kështu llojet kryesore të përfitimeve sociale që aplikohen janë: skemat e përgjithshme të lehtësimit të varfërisë (që synojnë të ofrojnë mjete minimale jetese), ndihmat për fëmijë (për të mbështetur financiarisht familjet me fëmijë) dhe ndihmat për energjinë (të krijuara për të lehtësuar shpenzimet e larta të energjisë për familjet me të ardhura të ulëta, veçanërisht gjatë muajve të ftohtë).

Një tjetër pikë që raporti merr në analizë, është procesi i ndërprerjes së ndihmës ku pavarësisht vlerës së ulët, duket se Shqipëria ka disi fleksibilitet me të lartë kur një prej anëtarëve punësohet.

“Pragu nĂ« tĂ« cilin kĂ«to pĂ«rfitime ndĂ«rpriten ndryshon dukshĂ«m, por njĂ« model i pĂ«rbashkĂ«t Ă«shtĂ« se shumica e pĂ«rfitimeve tĂ« lidhura me varfĂ«rinĂ« humben sapo nis punĂ«simi formal, edhe nĂ« nivele minimale tĂ« tĂ« ardhurave.

Serbia dhe Shqipëria janë përjashtimet e vetme. Në Serbi, ndihma financiare sociale (FSA) ulet gradualisht me rritjen e të ardhurave dhe humbet plotësisht vetëm kur të ardhurat neto nga puna arrijnë 210 euro.

Në Shqipëri, Ndihma Ekonomike nuk ndërpritet automatikisht kur një anëtar i familjes fillon punë, por programi përdor një formulë të testit të mjeteve indirekte (PMT) për të përcaktuar të drejtën e përfitimit.

Kjo formulĂ«, e cila rillogaritet çdo 12 muaj, i jep njĂ« peshĂ« tĂ« caktuar punĂ«simit formal dhe, nĂ«se vlera e llogaritur nga formula tejkalon pragun pĂ«r marrjen e NdihmĂ«s Ekonomike, familja nuk pĂ«rfiton mĂ«â€, thuhet nĂ« raport./ Monitor

The post Mbështetja sociale/ Raporti: Shqipëria ofron përfitimin më të ulët në rajon, vetëm 70 euro appeared first on Albeu.com.

Hiqej si shofer i kancelares së SPAK dhe kërcënoi inspektorët e IMT, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Uniformat blu në Tiranë, kanë vënë në pranga një 23-vjeçar, pasi shtirej si shofer i kancelares së SPAK dhe duke kërcënuar inspektorët e IMT.

I arrestuari mësohet se kishte ndërtuar pa leje dhe për t`i shpëtuar përgjegjësisë, prezantohej sikur ishte shofer i kancelares së SPAK.

I arrestuari është identifikuar si Romario Ibraliu. Ai kishte kërcënuar inspektorët e IMT-së që të mos ndërmerrnin veprime për objektin e ndërtuar pa leje dhe të mos e procedonin.

Romario Ibraliu, rezulton se nuk ka punuar dhe nuk punon në SPAK, ku më pas u bë edhe arrestimi i tij.

The post Hiqej si shofer i kancelares së SPAK dhe kërcënoi inspektorët e IMT, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Realizohet për herë të parë në Shqipëri, Kirurgjia Zgjuar në Trurin e një Fëmije (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Realizohet për herë të parë në Shqipëri, Kirurgjia Zgjuar në Trurin e një Fëmije, një ndërhyrje e rrallë dhe delikate që kërkon koordinim të jashtëzakonshëm multidisiplinar.

Ndërhyrja komplekse, u realizua nga Prof. Mentor Petrela dhe Neurokirurgu Dr. Mirel Grada, me mbështetjen e një ekipi të përbërë nga neurofiziologë, neuropsikologë, neurologë dhe neuroanestezistë.

Alvensi, që erdhi në moshën 14-vjeçare, ishte pacienti i parë që u paraqit me një sëmundje të anës së majtë të trurit ku komandohet dora, këmba dhe kryesisht qendra e të folurit dhe të komunikimit.

Pra, u bĂ« imperative qĂ« pĂ«r ta ndihmuar atĂ« sa mĂ« tepĂ«r, njĂ« kirurgji zgjuar do t’i jepte shanset mĂ« tĂ« mĂ«dha, sesa njĂ« kirurgji qĂ« do tĂ« bĂ«hej me narkozĂ«â€.

U arrit të realizohej me sukses një ndërhyrje e rrallë dhe jashtëzakonisht komplekse, që kërkon jo vetëm pjesëmarrjen aktive të pacientit, por edhe një ekip mjekësor me ekspertizë të veçantë dhe kualifikim të lartë ndërkombëtar.

Me këtë ndërhyrje unike në rajon, që sipas raportit të fundit botuar në 2023, të numrit të rasteve trajtuar deri tani, në Journal of Neurosurgery, revista amerikane me impaktin më të lartë në specialitet, Spitali Amerikan rradhitet me standardet e qendrave më të avancuara ndërkombëtare në neurokirurgji.

 

The post Realizohet për herë të parë në Shqipëri, Kirurgjia Zgjuar në Trurin e një Fëmije (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Zbulohen EMRAT e 58 koordinatorëve patronazhistë të rajonit nr 2 në Fier/ Drejtorë, mësues dhe mjekë, kush punoi nën urdhrat e Ballukut

✇Albeu
By: V K

Në zgjedhjet parlamentare të 11 Maj 2025, Partia Socialiste e transformoi systemin e patronazhimit në një rrjet të strukturuar dhe të institucionalizuar kontrolli politik që u përdor jo vetëm Brenda vendit por edhe jashtë në diasporë.

Lideri i PD-së Sali Berisha bëri transparente për gazetarët skemën e funksionimit dhe terrorin kriminal të ushtruar ndaj, dhe nga administrata publike, për dhunimin e votes; strukturën, mjetet dixhitale dhe pasojat ligjore të këtij sistemi.

Në zgjedhjet e 11 majit, Fieri u shfaq si një nga rastet tipike të kontrollit elektoral nga Partia shtet, përmes abuzimit me administratën publike dhe mbledhjes së paligjshme të të dhënave personale

Bëhet fjalë për një rrjet patronazhimi të strukturuar, ku punonjës civilë të administratës publike me role partiake

Për çdo Qendër Votimi (QV) në Fier: PS caktoi përgjegjës Drejtues ne administraten publike, shumica e të cilëve mbanin pozicione të larta në institucione, nga bashkia tek qeveria.

NĂ« dokumentin e publikuar nga PD janĂ« emrat e 58 koordinatorĂ«ve tĂ« patronazhistĂ«ve tĂ« rajonit 2 tĂ« Fierit. PĂ«r çdo QV janĂ« caktuar nga dy koordinatorĂ« kryesorĂ« – nĂ« Rajonin NR. 2.

Ata janë drejtorë në Bashki apo degët e institucioneve qendrore në Fier, mjekë, infermerë, mësues, punonjës të OSHEE-së etj.

 

Si funksionon sistemi i patronazhimit– Qarku Fier

Të dhënat e zbuluara nga laptopi i zv/kryeministres Belinda Balluku zbulon se në krye të procesit të patronazhimit: Belinda Balluku, Zv. Kryeministre, Koordinatore Politike e PS në Qarkun Fier.

Më pas vinin Kryetarët e Bashkive në Qarkun Fier, Ministra, Zëvendësministra, funksionarë të lartë në administratën publike.

Një pjesë e tyre bënë dorëheqje fiktive nga postet e tyre, për të bërë fushatë active në Qarkun Fier apo në Diasporë nën urdhërat e Ballukut. Ndërkohë që vijonin e drejtonin punën në drejtoritë e tyre.

Drejtuesit e drejtorive të pushtetit vendor dhe qendror si dhe të agjensive publike

Kush ishte roli i patronazhistëve?

Secili prej patronazhistĂ«ve tĂ« punĂ«suar nga shteti kishte pĂ«r detyrĂ« mbledhjen dhe raportimin e tĂ« dhĂ«nave personale tĂ« detajuara pĂ«r punonjĂ«sit civilĂ« brenda institucionit tĂ« tyre ose nĂ«n-rajonit gjeografik (p.sh., Rajoni 1 ose 2 – Fier).

Të dhënat e mbledhura përfshinin për cdo punonjës të drejtorisë / sektorit që drejtonin, qendren e votimit, kontaktet familjare dhe personale, deri tek data e fillimit të punësimit.

Ku mblidheshin të dhënat?

Të dhënat mblidheshin dhe centralizoheshin në mënyrë sistematike (çdo ditë) në databaza të koduara.
MĂ« psa njĂ« patronazhist kthehej nĂ« njĂ« ‘agjent monitories’ pĂ«r gjithĂ« kohĂ«zgjatjen e fushatĂ«s. Ose ata kontrollonin familjarĂ«t, kushurinjtĂ«, fqinjĂ«t e tĂ« njohurit e tjerĂ«

Në të tërë Fierin janë evidentuar 430 punonjës. Në pjesën më të madhe ata mbështesin ose janë anëtarë të PS.

Ka institucione si IEVP Fier me 100% punonjës me bindje politike për PS, apo Qendrat shëndetësore apo spitali rajonal ku 80-90% mbështesin/votojnë PS

The post Zbulohen EMRAT e 58 koordinatorëve patronazhistë të rajonit nr 2 në Fier/ Drejtorë, mësues dhe mjekë, kush punoi nën urdhrat e Ballukut appeared first on Albeu.com.

Jorida Tabaku: Paga mesatare 900 euro? ShqiptarĂ«t pĂ«rballen me fatura qĂ« s’dalin as me dy paga minimale

✇Albeu
By: V K

KĂ«tĂ« tĂ« hĂ«nĂ«, deputetja e PartisĂ« Demokratike, Jorida Tabaku, nĂ« njĂ« postim nĂ« “Facebook”, u shpreh se prej njĂ« viti dĂ«gjojmĂ« refrenin “paga mesatare 900 euro”, por realiteti i pĂ«rditshĂ«m tregon tĂ« kundĂ«rtĂ«n.

Ajo thekson se shpenzimet e familjeve shqiptare janë shumë më të larta se të ardhurat e tyre, duke krijuar një hendek të thellë mes pagave dhe nevojave themelore.

Sipas Tabakut; “Monopolet vendosin çmimin, qeveria mbron sistemin e pandershĂ«m tĂ« taksimit; buxheti punon vetĂ«m pĂ«r tĂ« mbrojtur oborrin e socialistĂ«ve nga rritja e çmimeve, ndĂ«rsa familjet shqiptare paguajnĂ« propagandĂ«n, rritjen e çmimeve dhe korrupsionin. Dhe shtresa e mesme ikĂ«n jo pĂ«r luks, por pĂ«r jetesĂ«â€.

Postimi:

Prej 1 viti kemi dĂ«gjuar refrenin: “paga mesatare 900 euro”. Studio, grafika, spote. Pastaj del nga shtĂ«pia. Shporta, energjia, karburanti. Realiteti tĂ« flet ndryshe.

INSTAT thotĂ« se njĂ« familje me tĂ« ardhura mesatare shpenzon rreth 96 mijĂ« lekĂ« nĂ« muaj (pa qira). Paga minimale Ă«shtĂ« 40 mijĂ«. Dy paga minimale = 80 mijĂ«. Hendeku? 16 mijĂ« lekĂ« çdo muaj. Çdo muaj.

40% e të ardhurave ikin te buka dhe ushqimet. Qiratë? Edhe larg qendrës nisin rreth 45 mijë lekë. Shtoji transportin, faturat, shkollën, shëndetin
 llogaria nuk del në fund të muajit.

Monopolet vendosin çmimin, qeveria mbron sistemin e pandershëm të taksimit; buxheti punon vetëm për të mbrojtur oborrin e socialistëve nga rritja e çmimeve, ndërsa familjet shqiptare paguajnë propagandën, rritjen e çmimeve dhe korrupsionin. Dhe shtresa e mesme ikën jo për luks, por për jetesë.

U premtua pĂ«r njĂ« vit rresht nĂ«pĂ«r ekrane se “rroga mesatare do tĂ« ishte 900 €”. Sot, familjet pĂ«rballen me shpenzime qĂ« shkojnĂ« nĂ« 96 mijĂ« lekĂ« nĂ« jetĂ«n reale. Kjo Ă«shtĂ« fatura e kripur e qeverisjes socialiste!

 

The post Jorida Tabaku: Paga mesatare 900 euro? ShqiptarĂ«t pĂ«rballen me fatura qĂ« s’dalin as me dy paga minimale appeared first on Albeu.com.

❌