❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Demonstruesit nuk i lejojnë izraelitët të zbresin nga anija turistike në Greqi

Qindra turistë izraelitë janë bllokuar në anijen e tyre në ishullin grek Syros për shkak të protestave të mëdha kundër gjenocidit në Gaza, të cilat po mbahen në port, sipas disa raporteve në mediat hebraike.

PasagjerĂ«t e anijes, “Crown Iris”, e cila operohet nga kompania detare izraelite Mano Maritime, pritej tĂ« zbrisnin nĂ« ishullin e Egjeut pĂ«r njĂ« qĂ«ndrim gjashtĂ«orĂ«sh, por pĂ«r shkak tĂ« protestave nuk u lejua tĂ« zbresin nga anija.

NjĂ« pasagjer izraelit i tha televizionit Kan se, kur njĂ« nga izraelitĂ«t nĂ« bord pa protestat, “ngritĂ«m flamuj izraelitĂ«, dhe disa prej nesh nisĂ«m tĂ« kĂ«ndonim”. “Brenda anijes ndjehemi tĂ« sigurt, por fĂ«mijĂ«t janĂ« pak tĂ« stresuar”, tha pasagjeri anonim.

Από τηΜ σηΌΔρÎčÎœÎź ÏƒÏ…ÎłÎșέΜτρωση τωΜ ÎșÎ±Ï„ÎżÎŻÎșωΜ της ÎŁÏÏÎżÏ… σΔ έΜΎΔÎčΟη Î±Î»Î»Î·Î»Î”ÎłÎłÏÎ·Ï‚ ÏƒÏ„ÎżÎœ ΠαλαÎčστÎčΜÎčαÎșό λαό Îș Î”ÎœÎŹÎœÏ„Îčα στα σÎčωΜÎčστÎčÎșÎŹ ÎłÎ”ÎœÎżÎșÏ„ÎżÎœÎčÎșα ÎșÎ±ÎžÎŹÏÎŒÎ±Ï„Î± Ï€ÎżÏ… ΔπÎčÎČÎ±ÎŻÎœÎżÏ…Îœ ÏƒÏ„Îż ÎčσραηλÎčΜώΜ συΌφΔρόΜτωΜ ÎșÏÎżÏ…Î±Î¶Î”ÏÎżÏ€Î»ÎżÎčÎż CROWN IRIS.

ΔΔΜ Î”ÎŻÎœÎ±Îč Ï„ÎżÏ…ÏÎŻÏƒÏ„Î”Ï‚ Î”ÎŻÎœÎ±Îč ΔγÎșÎ»Î·ÎŒÎ±Ï„ÎŻÎ”Ï‚ Ï€ÎżÎ»Î­ÎŒÎżÏ… pic.twitter.com/AgD3dtIkm0

— Stergios Alexiou (@stergiosale) July 22, 2025

Sipas Kanalit 12, protestat janĂ« organizuar nga njĂ« grup banorĂ«sh tĂ« ishullit, tĂ« cilĂ«t nĂ« rrjetet sociale kanĂ« shkruar se “ngremĂ« grushtin nĂ« solidaritet me palestinezĂ«t nĂ« Gaza”.

“ËshtĂ« e papranueshme qĂ« turistĂ«t izraelitĂ« tĂ« mirĂ«priten ende kĂ«tu ndĂ«rsa palestinezĂ«t vuajnĂ« nĂ« Rripin e GazĂ«s”, thanĂ« ata.

Ministri i JashtĂ«m i Izraelit, Gideon Sa’ar, tha se ka biseduar me homologun grek, Giorgos Gerapetritis, pĂ«r t’u marrĂ« me kĂ«tĂ« situatĂ«. /Telegrafi/

The post Demonstruesit nuk i lejojnë izraelitët të zbresin nga anija turistike në Greqi appeared first on Telegrafi.

Papa bisedon me Abbasin për luftën në Gazë

Papa Leoni ka biseduar përmes telefonit me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, lidhur me luftën në Gazë dhe dhunën në Bregun e pushtuar Perëndimor, tha Vatikani më 21 korrik.

Kjo ishte biseda e parë zyrtare mes dy udhëheqësve që kur Leoni u zgjodh në krye të Kishës Katolike.

“Ati i ShenjtĂ« ka pĂ«rsĂ«ritur thirrjen e tij qĂ« ligji humanitar ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« respektohet plotĂ«sisht, duke theksuar veçmas obligimin pĂ«r mbrojtjen e civilĂ«ve dhe vendeve tĂ« shenjta, ndalimin e forcĂ«s disproporcionale dhe transferimin me forcĂ« tĂ« popullatĂ«s”, tha Vatikani.

Papa po ashtu tha se “ka nevojĂ« urgjente pĂ«r ofrimin e ndihmĂ«s pĂ«r mĂ« tĂ« cenueshmit si pasojĂ« e konfliktit dhe lejimin e ndihmĂ«s humanitare”.

Kjo bisedë u zhvillua pasi fundjavën e kaluar, Papa bisedoi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, një ditë pas një sulmi ajror izraelit goditi Kishën e vetme Katolike në Gazë, duke vrarë tre persona.

TĂ« dielĂ«n, Leoni dĂ«noi “barbarinĂ«â€ e luftĂ«s nĂ« GazĂ« dhe pĂ«rsĂ«riti thirrjen pĂ«r zgjidhje paqĂ«sore.

Vatikani, që mbështet zgjidhjen me dy shtete, zyrtarisht e ka njohur shtetin e Palestinës përmes një marrëveshjeje të nënshkruar më 2015, duke u bërë një ndër shtetet e para në Evropë që e njohin këtë shtet./REL

Të paktën 67 persona u vranë ndërsa prisnin për ndihmë në Gaza

Të paktën 67 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 150 janë plagosur ndërsa prisnin për ndihmë në Gaza.

Vdekjet e fundit ndodhën në al Sudaniya në Gazën veriore, ku ndihma po hynte përmes pikës kalimtare Zikim me Izraelin, njoftoi drejtori i spitalit al Shifa.

Më shumë se 150 persona u plagosën, disa në gjendje kritike, sipas spitaleve në zonë.

Bëhet e ditur se në javët e fundit, qindra palestinezë janë vrarë ndërsa prisnin ushqim dhe ndihmë, shkruan skynews.

Të shtunën, trupat izraelite u akuzuan për vrasjen e të paktën 32 personave në dy incidente, në zonën Teina të Rripit të Gazës dhe në qytetin më jugor të Gazës, Rafah, pranë qendrave të shpërndarjes të operuara nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF) i mbështetur nga SHBA-ja dhe Izraeli.

Vrasjet e fundit nuk ndodhën pranë pikave të shpërndarjes të lidhura me GHF, i cili filloi shpërndarjen e pakove ushqimore në Gaza në fund të majit, pasi Izraeli lehtësoi bllokadën 11-javore të ndihmës në territor.

Ndërsa ushtria izraelite ende nuk ka dhënë asnjë koment mbi vdekjet e së dielës.

Disa dëshmitarë thanë se ushtria izraelite qëlloi mbi turmën, megjithëse nuk ishte menjëherë e qartë nëse ata u vranë nga ushtria izraelite, bandat e armatosura apo nga të dyja.

Ndryshe, ushtria izraelite lëshoi urdhra evakuimi në zonat e Gazës qendrore të mbushura me palestinezë të zhvendosur ku nuk ka vepruar deri më tani në luftën e saj me Hamasin.

Kërkesa për evakuim ushtarak, e cila mund të sinjalizojë një sulm të afërt në lagjet në Deir al Balah, alarmoi familjet e pengjeve izraelite, të cilët kanë frikë se të afërmit e tyre po mbahen atje. /Telegrafi/

The post Të paktën 67 persona u vranë ndërsa prisnin për ndihmë në Gaza appeared first on Telegrafi.

“Nuk kam ngrĂ«nĂ« pĂ«r pesĂ« ditĂ«, dua vetĂ«m ushqim”, apeli prekĂ«s i njĂ« gruaje palestineze

Bllokada izraelite në Gaza ka çuar në uri masive.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës njoftoi se të paktën 70 fëmijë kanë vdekur nga uria dhe kequshqyerja që nga marsi i vitit 2025.

Në raportin e saj, ministria paralajmëroi se qindra banorë janë pranë vdekjes pasi kanë kaluar periudha të gjata pa ushqim të duhur, duke vënë në dukje se spitalet po marrin një numër në rritje pacientësh që vuajnë nga kequshqyerja akute dhe lodhja e rëndë fizike.

“Ushqimi tani Ă«shtĂ« njĂ« pĂ«rparĂ«si mĂ« e lartĂ« se ilaçi”, zbuloi Suhaib al-Homs, drejtor i spitalit tĂ« specializuar fushor tĂ« Kuvajtit nĂ« Khan Younis, duke u kĂ«rkuar aktorĂ«ve ndĂ«rkombĂ«tarĂ« tĂ« veprojnĂ« shpejt pĂ«r tĂ« parandaluar vdekje tĂ« mĂ«tejshme.

Rrjeti i OJQ-ve Palestineze e pĂ«rshkroi situatĂ«n aktuale si fazĂ«n mĂ« tĂ« keqe tĂ« krizĂ«s humanitare nĂ« Gaza deri mĂ« tani, duke ia atribuar kushtet asaj qĂ« e quajtĂ«n njĂ« “politikĂ« sistematike tĂ« urisĂ«â€.

Sa e dëshpëruar është situata në Rripin e Gazës u tregua edhe nga fjalimi tronditës i një gruaje të uritur, e cila mezi flet ndërsa shpjegon se nuk ka ngrënë për pesë ditë.

“Nuk kam ngrĂ«nĂ« pĂ«r pesĂ« ditĂ«. Dua vetĂ«m ushqim. Eca pak dhe ndjeva marramendje, stomaku im Ă«shtĂ« bosh”, tha gruaja.

A displaced, starving Palestinian woman:

“I haven’t eaten in 5 days. I just want food. I walk a little and feel dizzy — my stomach is empty.” pic.twitter.com/IRNg6DN7yq

— Clash Report (@clashreport) July 19, 2025

Ndryshe, një burim në spitalin Al-Aksa në Gaza tha se një fëmijë katërvjeçar palestinez vdiq nga ndërlikimet e shkaktuara nga kequshqyerja dhe uria.

Drejtori i Spitalit al-Shifa tha se dy palestinezë, përfshirë një foshnjë 35 ditëshe, vdiqën nga uria në spital së fundmi.

Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) bëri thirrje për heqjen e menjëhershme të kufizimeve që pengojnë ndihmën shpëtimtare të arrijë në Gaza, duke thënë se ka furnizime ushqimore për të mbështetur të gjithë popullsinë e territorit për më shumë se tre muaj.

“UNRWA ka ushqim tĂ« mjaftueshĂ«m pĂ«r tĂ« gjithĂ« popullsinĂ« e GazĂ«s pĂ«r mĂ« shumĂ« se tre muaj, tĂ« ruajtur nĂ« depo, pĂ«rfshirĂ« kĂ«tĂ« nĂ« Al Arish, Egjipt, nĂ« pritje tĂ« hyrjes”, tha agjencia.

Pavarësisht se ka sisteme furnizimi dhe logjistike, agjencia tha se qasja mbetet e bllokuar.

“Hapni dyert, hiqni rrethimin, lejoni UNRWA-nĂ« tĂ« bĂ«jĂ« punĂ«n e saj dhe tĂ« ndihmojĂ« njerĂ«zit nĂ« nevojĂ«, pĂ«rfshirĂ« njĂ« milion fĂ«mijĂ«â€, kĂ«rkoi ajo. /Telegrafi/

The post “Nuk kam ngrĂ«nĂ« pĂ«r pesĂ« ditĂ«, dua vetĂ«m ushqim”, apeli prekĂ«s i njĂ« gruaje palestineze appeared first on Telegrafi.

Trump thotë se së shpejti do të lirohen pengje të tjera nga Gaza

Edhe dhjetë pengje do të lirohen së shpejti nga Gaza, ka thënë presidenti amerikan, Donald Trump, pa dhënë detaje shtesë.

Trump e bëri këtë deklaratë gjatë një darke me ligjvënës në Shtëpinë e Bardhë, duke lavdëruar përpjekjet e të dërguarit të tij të posaçëm, Steve Witkoff.

Negociatorët izraelitë dhe ata të Hamasit po marrin pjesë në raundin më të fundit të bisedimeve për armëpushim që po zhvillohen në Doha që nga 6 korriku, ku po diskutohet një propozim për një armëpushim 60-ditor, i mbështetur nga SHBA.

“E kemi kthyer shumicĂ«n e pengjeve. SĂ« shpejti do tĂ« kemi edhe dhjetĂ« tĂ« tjerĂ« dhe shpresojmĂ« qĂ« gjithçka tĂ« pĂ«rfundojĂ« shpejt,” tha Trump.

Trump prej javësh ka parashikuar se një armëpushim dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve është e pashmangshme, por deri më tani një marrëveshje konkrete ka rezultuar e paarritshme.

Zëdhënësi i krahut të armatosur të Hamasit, grupit militant palestinez që kontrollon Gazën, deklaroi të premten se grupi mbështet arritjen e një armëpushimi të përkohshëm në luftën në Gaza, por mund të rikthehet në kërkesën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse nëse aktualisht nuk arrihet një marrëveshje.

Propozimi për armëpushim parasheh lirimin e dhjetë pengjeve që mbahen në Gaza, së bashku me kthimin e trupave të 18 të tjerëve, gjatë një periudhe prej 60 ditësh. Në këmbim, Izraeli do të lirojë disa të burgosur palestinezë.

Në fushatën izraelite në Gaza kanë humbur jetën mbi 58,600 palestinezë, sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore në Gaza.

Nga ana tjetër, sipas të dhënave izraelite, rreth 1,650 izraelitë dhe shtetas të huaj janë vrarë në konflikt, përfshirë 1,200 të vrarë në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit jugor më 7 tetor 2023. /Telegrafi/

The post Trump thotë se së shpejti do të lirohen pengje të tjera nga Gaza appeared first on Telegrafi.

E trishtë! Gjashtë fëmijë palestinezë vriten ndërsa prisnin të mbushnin ujë

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, janë vrarë në një sulm ajror izraelit, ndërsa prisnin të mbushnin ujë në Gazën qendrore. Trupat e tyre u dërguan në Spitalin al-Awda të Nuseirat, i cili trajtoi gjithashtu 16 persona të plagosur, përfshirë shtatë fëmijë.

Dëshmitarët okularë thanë se një dron qëlloi një raketë drejt një turme që priste në radhë me bidona bosh pranë një cisterne uji në kampin e refugjatëve al-Nuseirat.

Banorët nxituan në vendngjarje dhe transportuan të plagosurit me automjete private dhe karroca, shkruan BBC.

Një zëdhënës i Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Gazës tha se 19 palestinezë të tjerë ishin vrarë sot, në tre sulme të ndara, në ndërtesa banimi në Gazën qendrore dhe në Qytetin e Gazës.

Komiteti NdĂ«rkombĂ«tar i Kryqit tĂ« Kuq (KNKK) tha se spitali i tij nĂ« terren nĂ« Rafah kishte pranuar 132 pacientĂ« “qĂ« vuanin nga lĂ«ndime tĂ« lidhura me armĂ«â€ vetĂ«m tĂ« shtunĂ«n, 31 prej tĂ« cilĂ«ve vdiqĂ«n.

The post E trishtë! Gjashtë fëmijë palestinezë vriten ndërsa prisnin të mbushnin ujë appeared first on iconstyle.al.

Gjashtë fëmijë palestinezë vriten ndërsa prisnin të mbushnin ujë

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, janë vrarë në një sulm ajror izraelit, ndërsa prisnin të mbushnin ujë në Gazën qendrore.

Trupat e tyre u dërguan në Spitalin al-Awda të Nuseirat, i cili trajtoi gjithashtu 16 persona të plagosur, përfshirë shtatë fëmijë.

Dëshmitarët okularë thanë se një dron qëlloi një raketë drejt një turme që priste në radhë me bidona bosh pranë një cisterne uji në kampin e refugjatëve al-Nuseirat.

Banorët nxituan në vendngjarje dhe transportuan të plagosurit duke përdorur automjete private dhe karroca, shkruan BBC.

Bëhet e ditur se sulmi vjen ndërsa sulmet ajrore izraelite në të gjithë Rripin e Gazës janë përshkallëzuar.

Një zëdhënës i Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Gazës tha se 19 palestinezë të tjerë ishin vrarë sot, në tre sulme të ndara në ndërtesa banimi në Gazën qendrore dhe në Qytetin e Gazës.

Komiteti NdĂ«rkombĂ«tar i Kryqit tĂ« Kuq (KNKK) tha se spitali i tij nĂ« terren nĂ« Rafah kishte pranuar 132 pacientĂ« “qĂ« vuanin nga lĂ«ndime tĂ« lidhura me armĂ«â€ vetĂ«m tĂ« shtunĂ«n, 31 prej tĂ« cilĂ«ve vdiqĂ«n.

“Frekuenca dhe shkalla alarmante e kĂ«tyre incidenteve me viktima masive nĂ«nvizojnĂ« kushtet e tmerrshme qĂ« po pĂ«rjetojnĂ« civilĂ«t nĂ« Gaza”, tha KNKK.

Të premten, zyra e të drejtave të njeriut e OKB-së tha se kishte regjistruar 789 vrasje të lidhura me ndihmën.

Nga këto, 615 ishin në afërsi të vendeve të Fondacionit Humanitar të Gazës (GHF) të mbështetur nga SHBAdhe Izraeli, të cilat u hapën më 27 maj dhe operohen nga kontraktorë privatë të sigurisë amerikane brenda zonave ushtarake në Gazën jugore dhe qendrore. /Telegrafi/

The post Gjashtë fëmijë palestinezë vriten ndërsa prisnin të mbushnin ujë appeared first on Telegrafi.

“Nga lumi nĂ« det, Palestina do tĂ« jetĂ« e lirĂ«â€, protesta nĂ« Suedi kundĂ«r Izraelit

Qindra njerëz dolën sot në rrugë në Stokholm, kryeqytetin e Suedisë, për të protestuar kundër sulmeve izraelite dhe heshtjes së qeverisë në lidhje me pushtimin e Gazës nga Izraeli.

Të mbledhur në sheshin Odenplan në përgjigje të një thirrjeje nga organizatat e shoqërisë civile, protestuesit i kërkuan qeverisë suedeze të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të ndaluar menjëherë krimet e luftës të kryera nga Izraeli në enklavën e rrethuar.

GjatĂ« protestĂ«s, ku u theksua heshtja e vazhdueshme e qeverisĂ« ndaj pushtimit izraelit tĂ« GazĂ«s, demonstruesit mbanin pankarta me mbishkrime si “FĂ«mijĂ«t po vriten nĂ« Gaza”, “Shkollat dhe spitalet po bombardohen” dhe “Jepini fund mungesĂ«s sĂ« ushqimit”.

Ata gjithashtu brohoritĂ«n slogane tĂ« tilla si “Liri pĂ«r PalestinĂ«n” dhe “Netanyahu vrasĂ«s”.

Protestuesit më vonë marshuan drejt Ministrisë së Punëve të Jashtme për të përcjellë mesazhin e tyre më drejtpërdrejt.

Aktivisti australian Damian Ridgwell, i cili mori pjesë në protestë, tha se Grupi i Veprimit për Palestinën ka ndihmuar në organizimin e protestave të shumta.

“Ne jemi pjesĂ« e njĂ« lĂ«vizjeje globale pĂ«r tĂ« luftuar kundĂ«r gjenocidit sionist nĂ« Gaza dhe pĂ«r njĂ« PalestinĂ« tĂ« lirĂ«. Nga lumi nĂ« det, Palestina do tĂ« jetĂ« e lirĂ«â€, tha Ridgwell.

Aydin Amir Hashimi, aktivist suedez me origjinë azerbajxhanase, tha se është vënë në shënjestër nga mediat suedeze për pjesëmarrjen në demonstratat pro Palestinës gjatë dy viteve të fundit.

Hashimi, njĂ« nĂ«punĂ«s civil, shpjegoi se pĂ«r shkak tĂ« mbĂ«shtetjes sĂ« tij tĂ« hapur pĂ«r PalestinĂ«n – e shprehur brenda kuadrit ligjor tĂ« lirisĂ« sĂ« shprehjes nĂ« Suedi – gazeta mĂ« e madhe e vendit, “Dagens Nyheter”, ka kĂ«rkuar shkarkimin e tij.

“Ata po pĂ«rpiqen tĂ« frikĂ«sojnĂ« nĂ«punĂ«sit civilĂ« dhe punĂ«dhĂ«nĂ«sit nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« mos flasin kundĂ«r gjenocidit tĂ« vazhdueshĂ«m nĂ« PalestinĂ«â€, tha Hashimi.

“Por kjo nuk do tĂ« na heshtĂ«â€, theksoi ai.

Duke nënvizuar rëndësinë e qëndrimit të vendosur, ai i inkurajoi të tjerët në Suedi të rezistojnë ndaj presionit të medias dhe të vazhdojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të protestuar. /AA/

The post “Nga lumi nĂ« det, Palestina do tĂ« jetĂ« e lirĂ«â€, protesta nĂ« Suedi kundĂ«r Izraelit appeared first on Telegrafi.

Po, plani i Izraelit pĂ«r Rafahun do tĂ« ishte krim – por, e drejta ndĂ«rkombĂ«tare kurrĂ« nuk e ka mbrojtur GazĂ«n

Nga: Raja Shehadeh / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com

Gjatë 21 muajve të fundit të luftës gjenocidale të Izraelit kundër Gazës, zëra nga gjithë bota kanë dënuar shkatërrimin e së drejtës ndërkombëtare dhe rendit të bazuar në rregulla. Dhe, në të vërtetë, është zhdukur fasada e respektimit të së drejtës ndërkombëtare nga Izraeli, ndërsa politikat që përbëjnë krime lufte tashmë po shpallen pa pikë turpi.

KĂ«tĂ« javĂ«, ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka treguar planet pĂ«r tĂ« zhvendosur me forcĂ« palestinezĂ«t, nĂ« njĂ« kamp mes rrĂ«nojave tĂ« Rafahut. Pasi tĂ« hyjnĂ« aty, nuk mund tĂ« dalin mĂ«. Me fjalĂ« tĂ« tjera, njĂ« kamp pĂ«rqendrimi, i cili sipas pĂ«rkufizimit Ă«shtĂ« njĂ« qendĂ«r internimi pĂ«r anĂ«tarĂ« tĂ« njĂ« grupi kombĂ«tar (si edhe pĂ«r tĂ« burgosur politikĂ« apo grupe minoritare), me arsyetimin e sigurisĂ« apo ndĂ«shkimit – zakonisht me urdhĂ«r ushtarak. Michael Sfard, njĂ« avokat izraelit pĂ«r tĂ« drejtat e njeriut, citohet nĂ« The Guardian duke thĂ«nĂ« se Katzi “paraqiti njĂ« plan operacional pĂ«r njĂ« krim kundĂ«r njerĂ«zimit”. Qindra vetĂ« janĂ« vrarĂ« dhe mijĂ«ra tĂ« tjerĂ« janĂ« plagosur duke u pĂ«rpjekur qĂ« tĂ« kenĂ« qasje nĂ« ushqim.

Jam pĂ«rpjekur me vĂ«shtirĂ«si tĂ« kuptoj vuajtjen e pakuptueshme qĂ« kanĂ« pĂ«rjetuar palestinezĂ«t nĂ« GazĂ« dhe se si Ă«shtĂ« e mundur qĂ« shumica e izraelitĂ«ve nuk e pranojnĂ« aspektin e tyre njerĂ«zor. Si janĂ« nĂ« gjendje tĂ« mos ndiejnĂ« pendesĂ« pĂ«r atĂ« qĂ« ushtria e tyre po bĂ«n nĂ« emĂ«r tĂ« tyre? Besoj se fara e çnjerĂ«zimit tonĂ« Ă«shtĂ« mbjellĂ« gjatĂ« luftĂ«s arabo-izraelite nĂ« vitin 1948. PalestinezĂ«t u privuan me dhunĂ« nga toka, nga pasuritĂ« dhe pronat e tyre, nĂ« atĂ« qĂ« ne e quajmĂ« Nakba (nĂ« arabisht “katastrofa”), me pretendimin se toka u ishte dhĂ«nĂ« hebrenjve nga Zoti. QĂ« nga ajo kohĂ«, izraelitĂ«t kanĂ« pĂ«rdorur shtĂ«pitĂ«, tokat dhe pemishtet arabe pa ndier asnjĂ« faj. Sulmet e 7 tetorit ishin pika e nisjes sĂ« luftĂ«s, por Izraeli ka degraduar dhe zhveshur sistematikisht popullin palestinez pĂ«r dekada me radhĂ«.

Shkelje tĂ« tilla tĂ« sĂ« drejtĂ«s ndĂ«rkombĂ«tare çojnĂ« nĂ« njĂ« ndjenjĂ« dĂ«shpĂ«rimi, pĂ«r shkak tĂ« paaftĂ«sisĂ« sĂ« institucioneve pĂ«r tĂ« parandaluar tmerret qĂ« po ndodhin nĂ« GazĂ« dhe nĂ« Bregun PerĂ«ndimor, si dhe pĂ«r tĂ« mbajtur pĂ«rgjegjĂ«s autorĂ«t. Gjykata NdĂ«rkombĂ«tare Penale, e mbĂ«shtetur nga OKB-ja, ka lĂ«shuar urdhĂ«rarreste pĂ«r Netanyahun dhe ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant, mbi akuzat pĂ«r “krimin e luftĂ«s pĂ«r urinĂ« si metodĂ« lufte; dhe krimet kundĂ«r njerĂ«zimit si vrasje, pĂ«rndjekje dhe veprime tĂ« tjera çnjerĂ«zore”. Nuk Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« asnjĂ« arrestim. PerĂ«ndimi vazhdon tĂ« furnizojĂ« Izraelin me ndihmĂ« ushtarake dhe politike. Pyes vetes: a duhet tĂ« ndjehemi tĂ« pafuqishĂ«m, ne palestinezĂ«t, pĂ«rballĂ« kĂ«saj dĂ«shtimi?

Megjithatë, e vërteta është se e drejta ndërkombëtare, megjithëse përdoret si një standard matës nga organizatat për të drejtat e njeriut, kurrë nuk ka qenë shpëtimi i Palestinës. Që nga dështimi për të zbatuar Rezolutën 194 të OKB-së të vitit 1948, e cila u jepte të drejtën refugjatëve palestinezë të ktheheshin në shtëpitë e veta në atë që u bë Izrael, kemi përjetuar zhgënjim pas zhgënjimi.

Kjo nuk ka ndodhur pĂ«r mungesĂ« pĂ«rpjekjesh nga ana e palestinezĂ«ve, ndĂ«r vite, pĂ«r tĂ« thirrur ligjin nĂ« ndihmĂ« – qoftĂ« nĂ«pĂ«rmjet gjykatave izraelite, tribunaleve ndĂ«rkombĂ«tare apo mekanizmave tĂ« zbatimit nga pala tĂ« treta. NjĂ« arsye e thjeshtĂ« pĂ«r dĂ«shtimin e tyre Ă«shtĂ« se ligji ndĂ«rkombĂ«tar nuk ka mjete efektive zbatimi. Arsyet mĂ« komplekse kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me interesat e fuqive tĂ« mĂ«dha. Shpresa ime qĂ«ndron te qĂ«ndresa palestineze.

Shpresa dhe pritshmëria e zakonshme ka qenë që palestinezët do ta harronin tokën e tyre brenda një apo dy brezave. Kjo u dëshmua të jetë plotësisht e pabazë. Shtatëdhjetë e shtatë vjet më vonë, palestinezët janë po aq të lidhur me tokën nga e cila u dëbuan, sa edhe në ato ditët e para të përgjakshme.

Po ashtu, pavarĂ«sisht ndryshimeve tĂ« paligjshme dhe vendbanimeve tĂ« shumta hebreje dhe gjeografisĂ« sĂ« ndryshuar nĂ« vendin tim, Bregun PerĂ«ndimor, ne palestinezĂ«t vazhdojmĂ« tĂ« mbajmĂ« gjallĂ« praktikĂ«n qĂ« ne e quajmĂ« sumud: refuzimin pĂ«r t’u dorĂ«zuar apo pĂ«r tĂ« ikur. Nuk mund tĂ« flas nĂ« emĂ«r tĂ« palestinezĂ«ve nĂ« GazĂ«, por e shoh se ndajmĂ« tĂ« njĂ«jtin shpirt, pavarĂ«sisht pĂ«rmasĂ«s sĂ« vuajtjeve.

Kur lufta do tĂ« pĂ«rfundojĂ« dhe gazetarĂ«ve e organizatave tĂ« huaja do t’u lejohet hyrja nĂ« GazĂ«, e vĂ«rteta do tĂ« dalĂ« nĂ« dritĂ«. DĂ«shmitĂ« rrĂ«qethĂ«se nga ata qĂ« jetuan atje – pĂ«rjetimet e grave, burrave dhe fĂ«mijĂ«ve, tĂ« artistĂ«ve, shkrimtarĂ«ve dhe poetĂ«ve; jeta e ndĂ«rprerĂ« apo e ndryshuar pĂ«rjetĂ«sisht – mund tĂ« fillojnĂ« ta pĂ«rndjekin Izraelin.

Do të jetë humanizmi ynë, dhe jo ndonjë ligj ndërkombëtar, që do ta gjykojë dhe do ta mbajë përgjegjës Izraelin dhe aleatët e tij. Në një tjetër shkallë, por jo më pak flagrante, ndryshimet e njëanshme dhe të paligjshme që Izraeli po kryen në Bregun Perëndimor, shpesh me ndihmën e milicive të kolonëve, japin një pasqyrë të lakmisë së Izraelit për tokë dhe të politikave të tij të drejtuara nga ideologjia.

Ndoshta nuk ka shembull mĂ« tĂ« qartĂ« tĂ« absurditetit tĂ« veprimeve tĂ« Izraelit sesa rasti i Qytetit tĂ« VjetĂ«r tĂ« Hebronit. Qyteti mbahet peng nga njĂ« grup i vogĂ«l ekstremistĂ«sh hebrenj, qĂ« nuk janĂ« mĂ« shumĂ« se 900 veta, tĂ« cilĂ«t jetojnĂ« nĂ« qendĂ«r tĂ« Hebronit – qyteti i dytĂ« mĂ« i madh palestinez nĂ« Bregun PerĂ«ndimor, me njĂ« popullsi prej 232 500 banorĂ«sh. Popullsia hebraike mbrohet ditĂ« e natĂ« nga mĂ« shumĂ« se 1 000 ushtarĂ« izraelitĂ«. PĂ«r tĂ« lejuar lĂ«vizjen e lirĂ« tĂ« kolonĂ«ve dhe ushtarĂ«ve, kufizimet mbi lĂ«vizjen palestineze pĂ«rfshijnĂ« dhjetĂ«ra pika tĂ« fortifikuara kontrolli, barriera rrugore dhe poste tĂ« pĂ«rhershme e tĂ« pĂ«rkohshme ushtarake. Qyteti i vjetĂ«r Ă«shtĂ« zbrazur pothuajse krejtĂ«sisht nga popullsia palestineze. A Ă«shtĂ« kjo e qĂ«ndrueshme?

Sa i pĂ«rket tĂ« ardhmes sĂ« GazĂ«s, pyetja vendimtare do tĂ« jetĂ« nĂ«se me shkatĂ«rrimin e mjeteve pĂ«r tĂ« mbijetuar – tokave bujqĂ«sore, burimeve tĂ« ujit, spitaleve dhe shkollave – ajo tokĂ« mund tĂ« vazhdojĂ« tĂ« mbĂ«shtesĂ« jetĂ«n.

Komuniteti ndërkombëtar, që ka dështuar turpshëm të zbatojë të drejtën ndërkombëtare, mund të bëjë një ndryshim në këtë çështje nëse ngul këmbë që, pas përfundimit të luftimeve, Izraeli të lejojë hapjen e Rripit të Gazës dhe të sigurojë që ndihmat të dërgohen për të mundësuar vazhdimin e jetës së palestinezëve atje ndërsa zona rindërtohet.

Gaza ka një histori prej 4 000 vjetësh të banimit të vazhdueshëm njerëzor. Përpjekja e Izraelit për ta zhdukur jetën atje është e dënuar të dështojë. Palestinezët, me ndihmën e të tjerëve ose pa të, do ta gjejnë një mënyrë për të mbijetuar. /Telegrafi/

The post Po, plani i Izraelit pĂ«r Rafahun do tĂ« ishte krim – por, e drejta ndĂ«rkombĂ«tare kurrĂ« nuk e ka mbrojtur GazĂ«n appeared first on Telegrafi.

Izraeli kërcënon të sulmojë zonën ku ndodhet ndërtesa qendrore e OKB-së në Gaza

Ushtria izraelite ka lëshuar një kërcënim për të sulmuar zonën në Qytetin e Gazës ku ndodhen zyrat qendrore të Kombeve të Bashkuara (OKB), një spital dhe dy universitete.

ZĂ«dhĂ«nĂ«si i ushtrisĂ« izraelite, Avichay Adraee, njoftoi se do tĂ« nisin njĂ« sulm kundĂ«r zonĂ«s nĂ« fjalĂ« nĂ« Gaza, ku ndodhet ndĂ«rtesa qendrore e OKB-sĂ«, universiteti “Al-Aksa” dhe ai Islamik, si dhe Spitali i GjysmĂ«hĂ«nĂ«s sĂ« Kuqe.

Ndërtesat që Adraee tha se do të synonin ndodhen në perëndim të qytetit të Gazës, zonë me banim të dendur.

Adraee u bĂ«ri thirrje “palestinezĂ«ve tĂ« evakuojnĂ« zonĂ«n dhe tĂ« zhvendosen nĂ« jug tĂ« Rripit tĂ« GazĂ«s”.

Sipas shifrave të publikuara nga OKB-ja, 90% e afërsisht 2,3 milionë palestinezëve në Gaza janë zhvendosur të paktën një herë për shkak të sulmeve të ushtrisë izraelite.

Pas armëpushimit të 19 janarit, ushtria izraelite rifilloi sulmet e dhunshme në Rripin e Gazës në mëngjesin e 18 marsit. /AA/

The post Izraeli kërcënon të sulmojë zonën ku ndodhet ndërtesa qendrore e OKB-së në Gaza appeared first on Telegrafi.

Gaza nĂ« buzĂ« tĂ« katastrofĂ«s – foshnje tĂ« shumta nĂ« njĂ« inkubator

Në Rripin e Gazës, situata humanitare po përkeqësohet në mënyrë dramatike, ndërsa mjekët në spitale janë të detyruar të vendosin disa foshnje në një inkubator për shkak të mungesës së energjisë dhe karburantit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se mbi 130 foshnje të parakohshme janë në rrezik serioz për jetën, pasi spitalet kanë rezerva karburanti vetëm për disa orë të mbetura.

Sipas raportimeve nga terreni, mungesa e karburantit po ndikon direkt në funksionimin e pajisjeve jetike, përfshirë inkubatorët, aparaturat për oksigjen dhe sistemet e ventilimit. Në një rast të dokumentuar, ndalimi i furnizimit me energji çoi në vdekjen e një foshnje dhe vendosi 45 të tjera në rrezik të menjëhershëm.

Spitali Al-Shifa, njĂ« nga mĂ« tĂ« mĂ«dhenjtĂ« nĂ« Gaza, ndodhet nĂ« kufijtĂ« e kolapsit. MjekĂ«t, tĂ« pafuqishĂ«m, tregojnĂ« se pĂ«r tĂ« shpĂ«tuar jetĂ« janĂ« tĂ« detyruar tĂ« vendosin mĂ« shumĂ« foshnje nĂ« njĂ« inkubator – njĂ« praktikĂ« jashtĂ« çdo standardi mjekĂ«sor dhe tejet e rrezikshme.

OBSH, UNICEF dhe agjenci të tjera të Kombeve të Bashkuara kanë bërë thirrje të menjëhershme për krijimin e korridoreve humanitare që do të lejojnë hyrjen e karburantit, ujit të pijshëm dhe pajisjeve mjekësore në Gaza. Ata paralajmërojnë se pa ndihmë të menjëhershme, numri i viktimave në mesin e fëmijëve dhe foshnjave do të rritet ndjeshëm.

Bllokada e vazhdueshme e furnizimeve, qĂ« synon tĂ« parandalojĂ« pĂ«rdorimin e karburantit pĂ«r qĂ«llime ushtarake nga Hamas, ka çuar nĂ« njĂ« krizĂ« tĂ« rĂ«ndĂ« humanitare qĂ« godet civilĂ«t mĂ« tĂ« pambrojtur – foshnjat. /Telegrafi/

The post Gaza nĂ« buzĂ« tĂ« katastrofĂ«s – foshnje tĂ« shumta nĂ« njĂ« inkubator appeared first on Telegrafi.

NjĂ« armĂ«pushim nĂ« Gaza mĂ« afĂ«r se kurrĂ« – ja çfarĂ« dihet deri mĂ« tani

Presidenti i SHBA-sĂ«, Donald Trump, thotĂ« se Ă«shtĂ« “optimist” se njĂ« marrĂ«veshje armĂ«pushimi nĂ« Gaza mund tĂ« arrihet javĂ«n e ardhshme, pasi Hamasi njoftoi se kishte “paraqitur njĂ« pĂ«rgjigje pozitive” ndaj njĂ« propozimi pĂ«r njĂ« armĂ«pushim 60-ditor me Izraelin.

“Duhet ta pĂ«rfundojmĂ« kĂ«tĂ«â€, tha Trump.

“Duhet tĂ« bĂ«jmĂ« diçka pĂ«r GazĂ«n.”

Izraeli dhe Hamasi kanĂ« pasur prej kohĂ«sh kĂ«rkesa kontradiktore qĂ« negociatorĂ«t nuk kanĂ« mundur t’i kapĂ«rcejnĂ«, por me tĂ« dy palĂ«t qĂ« tani bien dakord pĂ«r propozimin e rishikuar, pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« muaj njĂ« marrĂ«veshje duket e arritshme.

Përpjekjet e ripërtërira u shtuan pas një armëpushimi midis Iranit dhe Izraelit, por gjithashtu pasqyrojnë presionin e SHBA-së dhe një ndryshim në qëllimet e luftës së Izraelit.

Ja çfarë duhet të dini.

Pse tani?

QĂ« nga armĂ«pushimi Izrael-Iran mĂ« 24 qershor, ndĂ«rmjetĂ«sit Katari dhe Egjipti – si dhe Shtetet e Bashkuara – kanĂ« dyfishuar thirrjet e tyre pĂ«r njĂ« armĂ«pushim tĂ« ri nĂ« Gaza.

NjĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i ministrisĂ« sĂ« jashtme tĂ« Katarit tha se marrĂ«veshja Izrael-Iran kishte krijuar “momentum” pĂ«r bisedimet e fundit midis Izraelit dhe Hamasit.

Qeveria e Netanyahut është përballur me kritika ndërkombëtare në rritje për vuajtjet që lufta e tij po u shkakton palestinezëve në Gaza.

Izraeli vendosi një bllokadë totale mbi dërgesat humanitare në enklavë në mars, shkruan CNN.

Ai e lehtësoi disi bllokadën në maj, pasi një kor ekspertësh globalë paralajmëruan se qindra mijëra njerëz mund të vdisnin urie së shpejti.

Qindra palestinezë në Gaza janë vrarë nga sulmet izraelite në ditët e fundit.

Presioni mbi Netanyahun po rritet gjithashtu nga brenda Izraelit.

Qeveria e tij mbështetet nga figura të ekstremit të djathtë që duan të përshkallëzojnë luftimet në Gaza, por udhëheqësi i opozitës Yair Lapid tha se do të bashkohej me qeverinë e koalicionit për të bërë të mundur një marrëveshje për pengjet.

Sondazhet kanë treguar vazhdimisht se shumica e vendit dëshiron një marrëveshje për të sjellë pengjet në shtëpi, edhe nëse kjo do të thotë fundi i luftës.

Cilat janë kërkesat e Izraelit?

Përveç qëllimit për të sjellë pengjet në shtëpi, Netanyahu nuk është lëkundur nga qëllimet e tij më maksimaliste: çarmatimi i Gazës dhe shkatërrimi i aftësive ushtarake dhe të aftësive qeverisëse të Hamasit.

Por fundjavĂ«n e kaluar, kryeministri bĂ«ri njĂ« ndryshim retorik nĂ« pĂ«rcaktimin e qĂ«llimeve tĂ« Izraelit – pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« duke i dhĂ«nĂ« pĂ«rparĂ«si kthimit tĂ« pengjeve pĂ«rpara asaj qĂ« ai dikur e quante “objektivi suprem” i mposhtjes sĂ« Hamasit.

Netanyahu tha se “janĂ« hapur shumĂ« mundĂ«si” pas operacioneve ushtarake tĂ« Izraelit nĂ« Iran, duke pĂ«rfshirĂ« mundĂ«sinĂ« e kthimit nĂ« shtĂ«pi tĂ« tĂ« gjithĂ« atyre qĂ« mbahen ende robĂ«r nga Hamasi.

“SĂ« pari, tĂ« shpĂ«tojmĂ« pengjet”, tha ai.

“Sigurisht, do tĂ« na duhet tĂ« zgjidhim edhe çështjen e GazĂ«s, tĂ« mposhtim Hamasin, por besoj se do t’i pĂ«rmbushim tĂ« dyja misionet.”

Komentet u mirëpritën nga familjet e pengjeve të mbajtura në Gaza, të cilat e kanë kritikuar atë për mosvendosjen e qartë të lirimit të të dashurve të tyre si qëllimin kryesor të Izraelit.

Vetëm një numër i vogël pengjesh janë shpëtuar në operacione ushtarake në vend që të lirohen sipas armëpushimeve.

Ushtria izraelite këtë javë rekomandoi ndjekjen e një rruge diplomatike në Gaza pas gati dy vitesh luftimesh dhe eliminimit të shumicës së udhëheqjes së lartë të Hamasit.

Të martën, një zyrtar ushtarak tha se Izraeli nuk i ka arritur plotësisht të gjitha qëllimet e tij të luftës, por ndërsa forcat e Hamasit janë tkurrur dhe janë fshehur, është bërë më e vështirë të synohet në mënyrë efektive ajo që ka mbetur nga grupi militant.

“ËshtĂ« mĂ« e vĂ«shtirĂ« tani tĂ« arrish qĂ«llime taktike”, tha zyrtari.

Po Hamasi?

Hamasi njoftoi tĂ« premten se “u paraqiti njĂ« pĂ«rgjigje pozitive ndĂ«rmjetĂ«sve dhe lĂ«vizja Ă«shtĂ« plotĂ«sisht e pĂ«rgatitur tĂ« hyjĂ« menjĂ«herĂ« nĂ« njĂ« raund negociatash nĂ« lidhje me mekanizmin pĂ«r zbatimin e kĂ«tij kuadri”.

Grupi militant ka tre kërkesa kryesore: një fund të përhershëm të luftimeve, që ndihma humanitare të kryhet nga Kombet e Bashkuara dhe që Izraeli të tërhiqet në pozicionet që mbajti më 2 mars të këtij viti, përpara se të rinovonte ofensivën e tij dhe të pushtonte pjesën veriore të Rripit.

NjĂ« zyrtar i lartĂ« i Hamasit tha nĂ« fund tĂ« majit se grupi Ă«shtĂ« “gati tĂ« kthejĂ« pengjet brenda njĂ« dite – vetĂ«m duan njĂ« garanci se lufta nuk do tĂ« vijĂ« pĂ«rsĂ«ri pas kĂ«saj.

Pengjet janĂ« leva kryesore e Hamasit nĂ« negociata dhe grupi militant ka refuzuar tĂ« bjerĂ« dakord pĂ«r njĂ« lirim pa njĂ« rrugĂ« pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund konfliktit.

Në përgjigje të propozimit të mëparshëm të armëpushimit të mbështetur nga administrata Trump në maj, Hamasi kërkoi garanci nga SHBA-ja se negociatat e përhershme të armëpushimit do të vazhdojnë dhe se luftimet nuk do të rifillojnë pas pauzës 60-ditore.

Nëse armëpushimi do të jetë i përkohshëm apo një rrugë drejt një armëpushimi të përhershëm është pika më e madhe e mosmarrëveshjes midis palëve ndërluftuese.

Ndërsa Izraeli dëshiron të zhdukë Hamasin pas sulmeve të 7 tetorit, grupi ka treguar pak gatishmëri për të hequr dorë nga pushteti i tij politik dhe ushtarak në Gaza.

Zyrtarët e grupit kanë dhënë deklarata kontradiktore në lidhje me rolin e Hamasit në një Gazë të pasluftës.

ZĂ«dhĂ«nĂ«si i grupit, Hazem Qassem, ka thĂ«nĂ« se grupi nuk po “kapet pas pushtetit” dhe nuk ka pse tĂ« jetĂ« pjesĂ« e marrĂ«veshjeve “nĂ« fazĂ«n tjetĂ«r”.

ÇfarĂ« pĂ«rmban marrĂ«veshja e propozuar?

Ndërsa detajet e imëta të propozimit ende nuk janë publikuar, është e qartë se plani i rishikuar është një përpjekje për të kapërcyer disa nga dallimet midis Izraelit dhe Hamasit.

Një burim i njohur me negociatat tha se afati kohor i propozimit të fundit kërkon lirimin e 10 pengjeve izraelite të gjallë dhe 18 pengjeve të vdekur.

Nga 50 pengjet ende në Gaza, të paktën 20 prej tyre besohet se janë gjallë, sipas qeverisë izraelite.

Ngjashëm me armëpushimet e mëparshme, në ditën e parë të armëpushimit, Hamasi do të lironte tetë pengje të gjallë.

Në këmbim, Izraeli do të lironte një numër të papërcaktuar të të burgosurve dhe të paraburgosurve palestinezë dhe do të tërhiqte forcat e tij nga vendet e paracaktuara në veri të Gazës.

Izraeli dhe Hamasi do të hyjnë menjëherë në negociata për një armëpushim të përhershëm sapo të hyjë në fuqi armëpushimi fillestar.

Sipas marrĂ«veshjes, pengjet do tĂ« lirohen pa ceremoni apo bujĂ« me kĂ«rkesĂ«n e Izraelit – ndryshe nga armĂ«pushimi i fundit, kur Hamasi organizoi ngjarje publike propagandistike rreth transferimit tĂ« pengjeve qĂ« shkaktuan zemĂ«rim nĂ« Izrael.

Ndihma humanitare do të fillojë menjëherë të rrjedhë në Gaza në fillim të armëpushimit, duke përfshirë nga Kombet e Bashkuara dhe nga organizata të tjera ndihme, ngjashëm me armëpushimin e mëparshëm që filloi më 19 janar.

Ndryshe, edhe pse të dyja palët e kanë pranuar propozimin, duhet të zhvillohen më shumë bisedime para se të fillojë një armëpushim.

Në këto bisedime të afërta, që ka të ngjarë të zhvillohen në Doha ose Kajro, negociatorët lëvizin para dhe mbrapa midis dy palëve për të arritur në detajet përfundimtare të marrëveshjes.

Një nga çështjet kryesore që duhet zgjidhur gjatë bisedimeve të afërta do të jetë afati kohor dhe vendi i tërheqjes së forcave izraelite në Gaza gjatë armëpushimit 60-ditor.

Kur ishin armëpushimet e mëparshme?

Në 21 muajt e luftës midis Izraelit dhe Hamasit, armëpushimet kanë qenë në fuqi për një total prej vetëm nëntë javësh.

Më shumë se 57,000 njerëz, nga të cilët më shumë se 17,000 janë fëmijë, janë vrarë në Gaza gjatë luftimeve, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë.

Armëpushimi i parë hyri në fuqi në nëntor 2023, por zgjati vetëm një javë.

Gjatë kësaj kohe, 105 pengje u liruan nga Gaza, në këmbim të dhjetëra të burgosurve palestinezë.

Një armëpushim i dytë nuk u arrit deri në janar 2025, pak para kthimit të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.

NĂ« pak mĂ« shumĂ« se 8 javĂ« – “faza” e parĂ« e armĂ«pushimit – Hamasi liroi 33 pengje, me Izraelin qĂ« lironte rreth 50 tĂ« burgosur palestinezĂ« pĂ«r çdo izraelit tĂ« liruar.

Sipas fazës së dytë të planifikuar, Izraeli duhej të binte dakord për një armëpushim të përhershëm.

Por rifilloi ofensivën e tij më 18 mars, duke prishur armëpushimin dhe duke prishur bisedimet, duke thënë se e bëri këtë për të ushtruar presion mbi Hamasin për të liruar pengjet e mbetura. /Telegrafi/

The post NjĂ« armĂ«pushim nĂ« Gaza mĂ« afĂ«r se kurrĂ« – ja çfarĂ« dihet deri mĂ« tani appeared first on Telegrafi.

Hamasi i përgjigjet pozitivisht propozimit për armëpushim të Trumpit

LĂ«vizja palestineze Hamas ka njoftuar se ka dĂ«rguar njĂ« “pĂ«rgjigje pozitive” te ndĂ«rmjetĂ«sit rajonalĂ« dhe ndĂ«rkombĂ«tarĂ« lidhur me propozimin mĂ« tĂ« ri pĂ«r armĂ«pushim nĂ« Gaza, duke hapur kĂ«shtu mundĂ«sinĂ« pĂ«r vazhdimin e negociatave me Izraelin me qĂ«llim pĂ«rfundimin e luftĂ«s sĂ« gjatĂ«.

“LĂ«vizja ka dorĂ«zuar njĂ« pĂ«rgjigje pozitive te ndĂ«rmjetĂ«sit dhe Ă«shtĂ« plotĂ«sisht e gatshme tĂ« hyjĂ« menjĂ«herĂ« nĂ« raundin e ri tĂ« bisedimeve pĂ«r mekanizmat e zbatimit tĂ« kuadrit tĂ« propozuar,” thuhet nĂ« njoftimin e Hamasit tĂ« publikuar nĂ« Telegram. Shtohet se vendimi u mor pas konsultimeve me fraksionet dhe forcat politike palestineze.

Ky deklarim vjen pasi burime pranë Hamasit gjatë ditëve të fundit kanë theksuar se lëvizja kërkon garanci të qarta që propozimi i ri, i formulua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ndërmjetësimin e Katarit dhe Egjiptit, do të çojë në përfundimin e plotë të luftës.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte deklaruar më parë se Izraeli kishte pranuar kushtet e nevojshme për finalizimin e një armëpushimi 60-ditor, gjatë të cilit të dyja palët do të punojnë për një zgjidhje afatgjatë të konfliktit. Trump në mëngjesin e së premtes paralajmëroi se pret përgjigjen e Hamasit brenda 24 orësh, duke shprehur shpresën që një rezultat pozitiv do të mundësojë vazhdimin e negociatave formale, indirekte.

Në propozim thuhet se parashihet lirimi i një numri prej 10 pengjeve izraelitë të gjallë gradualisht dhe kthimi i trupave të 18 personave të tjerë në këmbim të burgosurve palestinezë. Gjithashtu, përfshihen dispozita për dërgimin urgjent të ndihmave humanitare në Gaza, tërheqjen e trupave izraelite nga disa zona dhe fillimin e bisedimeve për përfundimin përfundimtar të konfliktit dhe lirimin e pengjeve të mbetura që nga dita e parë e armëpushimit.

Megjithatë, situata në terren mbetet e tensionuar. Forcat izraelite kanë vazhduar sulmet ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës. Raportet lokale thonë se helikopterët dhe artileria izraelite kryen sulme në mëngjesin e së premtes në pjesën jugore të Khan Younis. Gjatë natës, së paku 15 palestinezë u vranë në sulme ndaj tendave ku ishin strehuar persona të zhvendosur, njoftoi spitali Nasser.

Zyrtarët izraelitë thonë se marrëveshja për armëpushim është e arritshme, por detajet kyçe janë ende në proces përpunimi. Një zyrtar i lartë pranë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu tha se po vazhdojnë përgatitjet për miratimin e marrëveshjes, ndërsa lideri izraelit po përgatitet për vizitën në Uashington javën e ardhshme.

Ministri i EnergjisĂ« i Izraelit, Eli Cohen, tha pĂ«r portalin Ynet se ekziston “ka pĂ«rparim nĂ« marrĂ«veshje,” duke theksuar seriozitetin e pĂ«rpjekjeve diplomatike aktuale.

Fati i rreth 50 pengjeve izraelitë që janë ende në Gaza mbetet çështje kyçe, dhe besohet se rreth 20 prej tyre janë ende gjallë.

Pavarësisht vazhdimit të dhunës, përgjigjja pozitive e Hamasit ndaj ndërmjetësve jep shpresë se një armëpushim i pritur prej kohësh mund të jetë pranë. Parashikohet që hapat e ardhshëm të përcaktohen gjatë fundjavës, me përfshirjen e delegacioneve në negociata indirekte, të cilat mund të zhvillohen në Egjipt ose Katar. /Telegrafi/

The post Hamasi i përgjigjet pozitivisht propozimit për armëpushim të Trumpit appeared first on Telegrafi.

Të paktën 49 të vdekur në Gaza pas sulmeve izraelite

Numri i të vdekurve në Gaza është rritur pas sulmeve izraelite të premten vonë dhe deri në mëngjesin e sotëm.

Tani, të paktën 49 persona janë vrarë në të gjithë enklavën, njoftoi stafi shëndetësor, shkruan skynews.

Ndryshe, ministri izraelit Ron Dermer, do të shkojë në Uashington këtë javë për bisedime mbi një armëpushim të mundshëm në Gaza, Iranin dhe tema të tjera.

Luftimet e vazhdueshme në Gaza kanë qenë një vijë qendrore që përshkon pothuajse të gjitha zhvillimet në Lindjen e Mesme në muajt dhe vitet e fundit.

Shumë nga përfaqësuesit e Iranit kanë intensifikuar luftën kundër Izraelit në solidaritet me palestinezët, dhe çështjet afatgjata mbeten të pazgjidhura pa asnjë armëpushim ende në fuqi pavarësisht pretendimeve të Trumpit.

Raportohet se republikanët e Senatit Amerikan kanë bllokuar një rezolutë demokrate që synonte të kufizonte aftësinë e presidentit Donald Trump për të nisur veprime të mëtejshme ushtarake kundër Iranit, pasi sulmet amerikane shënjestruan lokacionet bërthamore iraniane.

Rezoluta, e cila riafirmoi se autorizimi i Kongresit kërkohet para çdo angazhimi të ri ushtarak me Iranin, u rrëzua me një votim 53-47 në Senatin e kontrolluar nga republikanët. /Telegrafi/

The post Të paktën 49 të vdekur në Gaza pas sulmeve izraelite appeared first on Telegrafi.

Izraeli vrau edhe 120 palestinezĂ« – shumica tĂ« moshuar dhe fĂ«mijĂ« qĂ« kĂ«rkonin ushqim

Në sulmet izraelite në Rripin e Gazës sot janë vrarë të paktën 120 persona, prej të cilëve 31 kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të marrë ndihmë humanitare.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

Spitali al-Shifa në qytetin Gaza konfirmoi se ka pranuar 27 trupa, ndërsa shtatë janë dërguar në spitalin al-Awda në Nuseirat, dy në al-Aksa në Deir al-Balah dhe 25 në spitalin Nasser në Khan Younis, raporton aljazeera.

NĂ« njĂ« deklaratĂ«, Zyra e Medias e QeverisĂ« sĂ« GazĂ«s deklaroi se ushtria izraelite “qĂ«llimisht po krijon kaos nĂ« Rripin e GazĂ«s duke zbatuar njĂ« politikĂ« urie dhe shĂ«njestruar e vrarĂ« qĂ«llimisht njerĂ«zit e uritur qĂ« kĂ«rkojnĂ« ushqim.”

“Kjo Ă«shtĂ« realizuar pĂ«rmes vrasjeve tĂ« drejtpĂ«rdrejta, shpesh tĂ« qĂ«llimshme, e ndonjĂ«herĂ« edhe tĂ« rastĂ«sishme, me dronĂ«, helikopterĂ« apo tanke, duke shĂ«njestruar tĂ« rinj, tĂ« moshuar dhe fĂ«mijĂ« qĂ« nxitojnĂ« pĂ«r tĂ« marrĂ« çdo ndihmĂ« tĂ« disponueshme pĂ«r tĂ« ushqyer fĂ«mijĂ«t dhe familjet e tyre,” thuhet nĂ« deklaratĂ«.

Në luftën Izrael-Hamas që ka nisur më 7 tetor 2023, numri i të vrarëve në Rripin e Gazës ka kaluar 55 mijë persona, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës. Shumica e viktimave janë gra, fëmijë dhe të moshuar. /Telegrafi/

The post Izraeli vrau edhe 120 palestinezĂ« – shumica tĂ« moshuar dhe fĂ«mijĂ« qĂ« kĂ«rkonin ushqim appeared first on Telegrafi.

Retorika raciste sjell pasoja – Britania sanksionon dy ministra izraelitĂ«

Britania e Madhe vendos sanksione ndaj ministrave izraelitë të ekstremit të djathtë për komentet mbi Gazën.

MbretĂ«ria e Bashkuar, sĂ« bashku me aleatĂ«t e saj ndĂ«rkombĂ«tarĂ« – KanadanĂ«, AustralinĂ«, ZelandĂ«n e Re dhe NorvegjinĂ« – ka vendosur tĂ« ndĂ«rmarrĂ« masa ndĂ«shkuese ndaj dy figurave tĂ« larta tĂ« qeverisĂ« izraelite: ministrit tĂ« SigurisĂ« KombĂ«tare, Itamar Ben-Gvir, dhe ministrit tĂ« Financave, Bezalel Smotrich.

KĂ«tyre zyrtarĂ«ve do t’u bllokohen tĂ« gjitha asetet qĂ« mund tĂ« kenĂ« nĂ« kĂ«to vende dhe do t’u ndalohet hyrja nĂ« territoret e tyre.

Ky vendim i përbashkët vjen si reagim ndaj deklaratave publike të bëra nga dy ministrat, të cilat janë konsideruar të papranueshme, nxitëse të dhunës dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare humanitare, raporton reuters.

Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich

Ministri i Financave, Bezalel Smotrich, u kritikua ashpĂ«r pasi deklaroi publikisht se “Gaza do tĂ« shkatĂ«rrohet plotĂ«sisht dhe palestinezĂ«t do tĂ« largohen drejt vendeve tĂ« treta”, duke sugjeruar njĂ« zhvendosje tĂ« detyruar tĂ« popullsisĂ« palestineze – njĂ« qĂ«ndrim qĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rballur me dĂ«nim tĂ« gjerĂ« ndĂ«rkombĂ«tar. Ai gjithashtu ka qenĂ« mbĂ«shtetĂ«s i vazhdueshĂ«m i zgjerimit tĂ« vendbanimeve izraelite nĂ« territoret e pushtuara, çka Ă«shtĂ« kundĂ«rshtuar nga pjesa mĂ« e madhe e bashkĂ«sisĂ« ndĂ«rkombĂ«tare.

Ministri i SigurisĂ« KombĂ«tare, Itamar Ben-Gvir, nga ana tjetĂ«r, ka shprehur nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pĂ«rsĂ«ritur qĂ«ndrime ekstreme kundĂ«r popullsisĂ« palestineze. NĂ« fillim tĂ« vitit 2024, ai deklaroi se ndihma humanitare pĂ«r GazĂ«n ishte e panevojshme, duke thĂ«nĂ« se “ata kanĂ« mjaft nga gjithçka”, dhe e cilĂ«soi rifillimin e dĂ«rgesave tĂ« ndihmĂ«s si “njĂ« gabim tĂ« rĂ«ndĂ«â€. QĂ«ndrime tĂ« tilla janĂ« parĂ« si pĂ«rçmim ndaj vuajtjeve tĂ« civilĂ«ve palestinezĂ« dhe si mbĂ«shtetje pĂ«r masa kolektive ndĂ«shkuese.

Në një deklaratë të përbashkët, vendet që vendosën sanksionet theksuan se komentet e ministrave nxisin urrejtje, përkeqësojnë tensionet dhe minojnë përpjekjet ndërkombëtare për një zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit izraelito-palestinez. Ata theksuan gjithashtu rëndësinë e respektimit të ligjit ndërkombëtar dhe të drejtave të njeriut në çdo rrethanë.

Ky është një hap i pazakontë nga aleatë tradicionalë të Izraelit, dhe reflekton shqetësimin në rritje për retorikën dhe politikat e qeverisë së krahut të djathtë në Tel Aviv, sidomos në kontekstin e luftës në Gaza dhe krizës humanitare që po zhvillohet atje. /Telegrafi/

The post Retorika raciste sjell pasoja – Britania sanksionon dy ministra izraelitĂ« appeared first on Telegrafi.

Izraeli i dërgoi një mesazh brutal Greta Thunberg: Nuk do të arrin në Gaza, IDF ka marrë urdhër të prerë

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka deklaruar se i ka urdhëruar forcat e armatosura që të ndalojnë një anije në të cilën ndodhet Greta Thunberg të arrijë në Rripin e Gazës.

Anija Madleen, që ka tërhequr vëmendjen e mbarë botës, është organizuar nga koalicioni pro-palestinez dhe anti-izraelit Freedom Flotilla Coalition (FFC).

Ndër 12 aktivistët në bord janë aktivistja suedeze për klimën Greta Thunberg, aktivisti brazilian Thiago Avila dhe Rima Hassan, anëtare franko-palestineze e Parlamentit Evropian.

⚡BREAKING: Israel’s defense minister has issued a military order to prevent Greta Thunberg from reaching Gaza.

He instructed the IDF to block the flotilla:

đŸ’„ “To Greta Thunberg and her antisemitic friends I say: turn back. You will not reach Gaza,” France24 quotes Israel Katz
 pic.twitter.com/N1mWK70XIb

— NEXTA (@nexta_tv) June 8, 2025

“NĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« qartĂ« i kam urdhĂ«ruar Forcat e Mbrojtjes sĂ« Izraelit (IDF) qĂ« tĂ« veprojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« Madleen tĂ« mos arrijĂ« nĂ« Gaza. Gretas antisemite dhe miqve tĂ« saj u them qartĂ« ‘Duhet tĂ« ktheheni mbrapa, sepse nuk do tĂ« arrini nĂ« Gaza’”, thuhet nĂ« deklaratĂ«n e Katzit, e transmetuar nga Times of Israel.

Ai thekson se Izraeli nuk do t’i lejojĂ« askujt tĂ« shkelĂ« bllokadĂ«n detare tĂ« GazĂ«s, “qĂ« ka pĂ«r qĂ«llim kryesor tĂ« ndalojĂ« transferimin e armĂ«ve pĂ«r Hamasin”.

Anija në të cilën ndodhen aktivistët transporton ndihma humanitare, të cilat janë shumë të nevojshme për popullin palestinez. /Telegrafi/

The post Izraeli i dërgoi një mesazh brutal Greta Thunberg: Nuk do të arrin në Gaza, IDF ka marrë urdhër të prerë appeared first on Telegrafi.

Izraeli vazhdoi me sulmet në Gaza, vriten 66 palestinezë në ditën e dytë të Bajramit

Në sulmet ajrore izraelite mbi Rripin e Gazës në ditën e dytë të Bajramit janë vrarë 66 palestinezë.

Ministria palestineze e Shëndetësisë ka njoftuar se 15 persona u vranë dhe 50 u plagosën në sulmin në fshatin Sabra.

Ushtarakët izraelitë gjithashtu kanë dhënë urdhër për zhvendosjen me forcë të dhjetëra mijëra palestinezëve në veri të Gazës, duke përfshirë fshatra në qytetin e Gazës dhe kampin e refugjatëve Jabalia.

Gjithashtu, ushtria po shemb ndërtesa banimi në kampin e refugjatëve Tulkarem në Bregun Perëndimor të okupuar për ditën e dytë me radhë, raporton Al Jazeera.

Kjo është pjesë e planit izraelit për të rrënuar 106 ndërtesa në Tulkarem dhe Nur Shams, sipas informacioneve që ushtria izraelite ua ka dhënë banorëve më shumë se një javë më parë, thuhet në raport. Palestinezëve u janë dhënë tre orë që të hyjnë në shtëpitë e tyre dhe të marrin sendet e tyre, shtohet në raport.

Dy kampe refugjatësh, së bashku me kampin në Jenin, kanë qenë objekt i operacionit më të gjatë dhe më shkatërrues ushtarak të Izraelit në territoret palestineze gjatë disa dekadave të fundit.

Të paktën 54772 palestinezë janë vrarë në luftën sulmet izraelite që nga tetori i vitit 2023, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.

Nga ministria shtojnë se 95 trupa janë sjellë në spitalet gjatë 48 orëve të fundit, ndërsa 304 persona janë plagosur, duke bërë që numri i përgjithshëm i të plagosurve në sulmet izraelite të arrijë në 125,834. /Telegrafi/

The post Izraeli vazhdoi me sulmet në Gaza, vriten 66 palestinezë në ditën e dytë të Bajramit appeared first on Telegrafi.

PelegrinĂ«t palestinezĂ« nisen pĂ«r nĂ« Haxh, furgoni i tyre goditet nga ushtarĂ«t izraelitĂ« – publikohen pamjet

Në një incident të ri, ushtarët izraelitë përplasën një automjet të blinduar në një furgon që transportonte pelegrinët palestinezë rrugës për në Mekë.

Ngjarja ka ndodhur në Jenin, në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe e gjithë ngjarja është kapur në kamera dhe është postuar në rrjetet sociale, përcjell Telegrafi.

Videoja tregon qartĂ« se si njĂ« automjet ushtarak izraelit, pa ndonjĂ« arsye apo provokim paraprak, godet drejtpĂ«rdrejt njĂ« furgon qĂ« po transportonte civilĂ« – burra dhe gra qĂ« ishin rrugĂ«s pĂ«r nĂ« Haxh.

Israeli forces crash into a van carrying Palestinians headed to Mecca for Hajj, in Jenin, West Bank for no reason at all.

The group was en route to begin their pilgrimage. pic.twitter.com/pGT8HnQOi1

— Clash Report (@clashreport) May 31, 2025

Ndryshe, Jenin, një qytet që ka qenë prej kohësh objektiv i operacioneve ushtarake izraelite, ishte sërish skena e një sulmi ndaj civilëve.

Vetëm vitin e kaluar, forcat izraelite kanë kryer disa inkursione të mëdha në Jenin, duke përdorur drone, makineri të rënda dhe fuqi punëtore.

Dhe shpesh me rezultate fatale për civilët palestinezë. /Telegrafi/

The post PelegrinĂ«t palestinezĂ« nisen pĂ«r nĂ« Haxh, furgoni i tyre goditet nga ushtarĂ«t izraelitĂ« – publikohen pamjet appeared first on Telegrafi.

Autoriteti Palestinez dënon bllokimin e delegacionit arab: Arrogancë e paprecedentë nga qeveria izraelite

Delegacioni i ministrave arabë që duhej të takoheshin me udhëheqësit e Autoritetit Palestinez në Bregun Perëndimor, përpara se të bllokohej nga Izraeli, e ka dënuar vendimin.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t tĂ« postuar nga ministria e jashtme e JordanisĂ«, grupi tha se vendimi “pĂ«rfaqĂ«son njĂ« shkelje tĂ« hapur tĂ« detyrimeve tĂ« Izraelit si fuqi pushtuese”.

“Ky pasqyron shkallĂ«n e arrogancĂ«s sĂ« qeverisĂ« izraelite, shpĂ«rfilljen e saj pĂ«r tĂ« drejtĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare dhe vazhdimin e masave dhe politikave tĂ« paligjshme qĂ« rrethojnĂ« popullin vĂ«llazĂ«ror palestinez dhe udhĂ«heqjen e tyre legjitime”, shkruhej nĂ« deklaratĂ«.

Që takimi të mbahej përpara, ministrat nga Jordania, Egjipti, Arabia Saudite dhe Bahreini kërkuan pëlqimin e Izraelit për të udhëtuar në Bregun Perëndimor nga Jordania.

Atyre iu mohua mĂ« vonĂ« kjo, pasi njĂ« zyrtar izraelit e quajti takimin e propozuar “provokues”.

Ministria e jashtme e Jordanisë konfirmoi se udhëtimi në Ramallah tani është shtyrë, por pretendoi se delegacioni do të takohet nesër në Aman, kryeqytetin e Jordanisë.

The post Autoriteti Palestinez dënon bllokimin e delegacionit arab: Arrogancë e paprecedentë nga qeveria izraelite appeared first on Sot News | Lajme.

❌