SĂ« fundmi Ă«shtĂ« krijuar njĂ« âtymnajĂ«â e panevojshme nĂ« lidhje me ish-burgun e Spaçit, duke injoruar jo vetĂ«m degradimin ekstrem fizik por duke sajuar fabula mbi âprishje tĂ« kujtesĂ«s historikeâ apo âqokaâ pĂ«r hir tĂ« njĂ« filmi, çka Ă«shtĂ« keqinformuese, por edhe dashakeqe nĂ« thelb.
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka dalë me një reagim zyrtar në lidhje me ndërhyrjen në ish-burgun e Spaçit dhe projektin filmik mbi Revoltën e vitit 1973. Për të gjithë të shqetësuarit realisht mbi fatin e këtij vendi simbol të kujtesës kombëtare, dhe mbi aludimet e anatemimet e shprehura, sqarojmë disa fakte të rëndësishme:
Prej më shumë se tre vitesh, regjisori Namik Ajazi së bashku me shkrimtarin Visar Zhiti, vetë i burgosur politik dhe dëshmitar i atij realiteti, kanë ngritur përpjekjen e një projekti filmik ambicioz, që ka për synim të sjellë në ekran një nga ngjarjet më të rëndësishme të rezistencës antikomuniste në Shqipëri: Revoltën e të burgosurve të Spaçit në maj të vitit 1973.
Kjo revoltë, e ndërmarrë nga njerëz që kishin përjetuar tejkalimin e çdo caku të dhunës shtetërore, që kishin humbur lirinë, familjen dhe jetën, mbetet një nga dëshmitë më të fuqishme të shpirtit të pamposhtur të njeriut. Sjellja e kësaj historie në ekran, me vërtetësi artistike dhe etike, është detyrim moral dhe kulturor, si ndaj të kaluarës, ashtu edhe ndaj brezave që vijnë.
Vështirësitë e realizimit të këtij projekti filmik janë të mëdha, për shkak të pamundësisë për të rindërtuar kampin-burg në një set, gjendjes tejet të amortizuar të sitit në Spaç, nevojës për xhirime autentike në një ambient që ruan ende gjurmët reale të tragjedisë së atij vendi. Nga ana tjetër projekti i Qeverisë Shqiptare për ta kthyer Spaçin në një Muze të Kujtesës, të hapur e të aksesueshëm për të gjithë, ka nisur prej kohësh. Ish-burgu dhe kampi i punës së detyruar i Spaçit është vendi më simbolik i kujtesës së mizorisë së regjimit komunist në Shqipëri dhe të akteve të shumta të rezistencës së qytetarëve shqiptarë.
Vende tĂ« ndryshme qĂ« kanĂ« pĂ«rjetuar regjime autoritare po merren me trashĂ«giminĂ« materiale tĂ« sĂ« kaluarĂ«s sĂ« tyre tĂ« vĂ«shtirĂ« dhe nismat pĂ«r tĂ« shndĂ«rruar ish-burgjet nĂ« muze, memorialĂ« apo qendra kulturore po rezultojnĂ« tĂ« frytshme pĂ«r shoqĂ«rinĂ« civile dhe institucionet pĂ«r tĂ« kuptuar, pĂ«rpunuar dhe pĂ«rballur me tĂ« kaluarĂ«n qĂ« kjo lloj trashĂ«gimie pĂ«rfaqĂ«son. Duke pasur parasysh rĂ«ndĂ«sinĂ« e tij tĂ« jashtĂ«zakonshme, ka ardhur momenti qĂ« Spaçi tâu kthehet qytetarĂ«ve shqiptarĂ« dhe ndaj Ă«shtĂ« punuar, prezantuar dhe miratuar nĂ« vitin 2024 plani i menaxhimit, zbatimi i tĂ« cilit do tĂ« mundĂ«sojĂ« realizimin e vizionit pĂ«r tĂ« ardhmen e Spaçit.
Plani i menaxhimit, është konceptuar pas një analize të detajuar të pasurisë kulturore, të vlerave dhe statusit të saj të ruajtjes, si dhe pas një raundi konsultimesh me grupet e interesit që përfshinin më shumë se 58 individë në konsultimin paraprak: ish të burgosur politikë; profesionistë të institucioneve të ruajtjes së kujtesës, advokimit dhe kërkimit në Shqipëri; drejtorë të muzeve dhe zonave muzeale brenda dhe jashtë vendit, përfaqësues dhe anëtarë të komunitetit të Mirditës, artistë dhe profesionistë të kulturës, mësues e profesorë historie. Përmes përafrimit me rehabilitimin e vlerave dhe peizazhit, vizioni është që Spaçi të vazhdojë të jetë një vend i kujtesës dhe reflektimit personal dhe kolektiv. Qëllimi në lidhje me ndërtesat e ish-burgut është ruajtja e tyre në gjendjen sa më origjinale, duke ndalur përkeqësimin e shpejtë të tyre, duke i ruajtur ato në mënyrë të tillë që të dëshmohen këto tre dekada në të cilat shoqëria shqiptare është përpjekur të reflektojë mbi historinë e saj të fundit dhe të dhimbshme, në të cilën shenjat e kalimit të kohës mbi ndërtesa janë gjithashtu një metaforë për një distancim nga kujtesa e hidhur e vendit.
Por degradimi aktual përbën edhe një rrezik eminent për humbje të pakthyeshme të kësaj kujtese. Detaje të mëtejshme mbi ndërhyrjet e sugjeruara të ruajtjes, rikrijimin e mundshëm të elementëve kyç, rikuperimin e shtigjeve dhe hyrjeve në tunelin e minierave dhe strategjitë e interpretimit të trashëgimisë kulturore janë paraqitur po ashtu në këtë plan, sipas të cilit do të ndërmerren procedurat e nevojshme për ngritjen e Muzeut të Burgut dhe Kampit të Punës së Detyrueshme, një muze dedikuar rezistencës ndaj diktaturës komuniste. Fokusi i muzeut do të jetë në përpjekjet dhe historitë e vuajtjes, mundimit dhe rezistencës që kanë ndodhur në Spaç, që nga episodi themelor i Revoltës së Spaçit në 1973, deri te aktet dhe gjestet e shumta të përditshme të mbijetesës deri te humbja e humanizmit, dinjitetit dhe solidaritetit që iu imponua të burgosurve. Informacione të mëtejshme mbi koleksionin e parashikuar të Muzeut, mbi hapat e nevojshëm për krijimin e tij dhe mbi strategjinë specifike të funksionimit do të paraqiten në vijim dhe do konsultohen hap pas hapi publikisht.
Megjithatë, duhet të kuptohet se koha e nevojshme për realizimin e një muzeu të tillë, me të gjitha standardet që kërkohen, e tejkalon afatin kohor të fillimit të xhirimeve, i cili është i përcaktuar tashmë në një mundësi historike bashkëprodhimi me një studio prestigjioze italiane. Për këtë arsye, kërkuam që brenda projektit të madh të rehabilitimit, të shihej me prioritet realizimi i disa ndërhyrjeve konservuese dhe përforcuese të pjesshme, duke parë edhe riskun e lartë për aksidente në sit, që do të mundësonin sigurinë fizike dhe rikrijimin e atmosferës së vitit 1973 me ndihmën e efekteve speciale dhe skenografisë, me një buxhet dhe ndërhyrje minimale. Përse nuk u protestua vite më parë për dritaret blu, për rrënimin e dhjetra monumenteve e strukturave, për rrëshqitjet e erozionin prej lënies në mëshirë të fatit, për rrëzimin e trarëve e soletave, për zhdukjen e artefakteve e të materialeve, për rrezikun ndaj vizitorëve? Mjaft të shikohen fotot! Dhe krejt papritmas lajmi i një filmi po rrezikon Spaçin?
Ndërhyrjet nuk kanë për qëllim modifikimin e memories historike, përkundrazi, janë të menduara me kujdes për ta ruajtur dhe pasuruar atë. Në fillesë të punimeve, shenjat e rehabilitimit qenë të dukshme, por ato integrohen dhe harmonizohen përmes teknikave skenografike dhe restauruese, duke përngjasuar sa më afër gjendjes origjinale të kohës.
Ky projekt filmik, që do të sjellë në ekran një histori të jashtëzakonshme guximi, dhimbjeje dhe idealizmi, nuk është një nismë politike, dhe as një manovër jotransparente, por një përpjekje e mundimtë dhe e sinqertë për të kujtuar dhe nderuar një kapitull të errët e heroik të historisë sonë.
Ădo zĂ« qĂ« mundohet tĂ« pĂ«rdorĂ« kĂ«tĂ« situatĂ« pĂ«r instrumentalizim politik apo pĂ«r tĂ« nxitur dyshime dhe ndasi, nĂ« fakt po bie ndesh me pĂ«rpjekjen pĂ«r tĂ« dokumentuar njĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« qĂ« pĂ«r dekada u hesht dhe u mohua. Projekti i kĂ«tij filmi, bĂ«n tĂ« padukshmen tĂ« dukshme, i jep zĂ« atyre qĂ« nuk patĂ«n zĂ«, dhe tregon pĂ«r tĂ«rĂ« botĂ«n atĂ« qĂ« ndodhi nĂ« burgjet politike tĂ« diktaturĂ«s komuniste shqiptare. Ky Ă«shtĂ« njĂ« borxh qĂ« historia na e ka lĂ«nĂ«, dhe qĂ« arti ka fuqinĂ« dhe pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« ta shlyejĂ«. PĂ«rsa i pĂ«rket sitit tĂ« ish-burgut tĂ« Spaçit, ne jemi tĂ« ndĂ«rgjegjshĂ«m pĂ«r ndjeshmĂ«rinĂ« qĂ« ky sit ka dhe ku pĂ«rmes planit tĂ« menaxhimit, janĂ« parashikuar tĂ« gjitha konservimet dhe hapat e mĂ«tejshĂ«m qĂ« do tĂ« garantojnĂ« mbrojtjen e kujtesĂ«s historike, integritetin e sitit dhe pĂ«rdorimin e tij nĂ« funksion tĂ« edukimit publik, reflektimit qytetar dhe dokumentimit tĂ« sĂ« vĂ«rtetĂ«s historike.
E kaluara jonë nuk mund të fshihet, nuk mund të ridizenjohet sipas interesave të çastit dhe as të lihet në harresë nga neglizhenca.
Ădo hap qĂ« ndĂ«rmerret nĂ« Spaç bĂ«het me ndjeshmĂ«rinĂ« qĂ« kĂ«rkon njĂ« vend i ngarkuar me dhimbje dhe dinjitet, me vetĂ«dijen se kujtesa nuk mbahet gjallĂ« vetĂ«m nga muret qĂ« qĂ«ndrojnĂ«, por nga zĂ«rat qĂ« ngrihen pĂ«r tĂ« treguar tĂ« vĂ«rtetĂ«n qĂ« ato mure kanĂ« parĂ«. Prandaj, ndĂ«rhyrjet konservuese dhe projekti filmik nuk janĂ« dy rrugĂ« tĂ« ndara, por dy shtylla tĂ« sĂ« njĂ«jtĂ«s pĂ«rpjekje fisnike pĂ«r tĂ« mos lejuar harresĂ«n tĂ« bjerĂ« mbi atĂ« qĂ« ndodhi, pĂ«r tĂ« mĂ«suar nga plagĂ«t e historisĂ« dhe pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar mure mbajtĂ«se e ura ndĂ«rgjegjĂ«simi mes brezave, qĂ« tĂ« mos pĂ«rsĂ«ritet mĂ« kurrĂ« ai ferr!
E fundit, por jo nga rĂ«ndĂ«sia! Nuk duhet tĂ« harrojmĂ« eksperiencat e âprotestaveâ me kobure nĂ« brez pĂ«r kĂ«ndin e lojrave nĂ« Parkun e Madh tĂ« Liqenit dhe molotovĂ«t ndaj Bunkartit nga Sanço Pançot e politikĂ«s sĂ« vjetĂ«r! Le tĂ« distancohemi prej tyre!
The post âTymnajĂ«â e panevojshme/ MEKI reagim zyrtar: Borxh qĂ« na e la historia dhe po e shlyen arti appeared first on Sot News | Lajme.