❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Fillon gjyqi ndaj të dyshuarve për sulmin në Moskë që ka lënë 149 të vdekur

Një gjykatë në Moskë të hënën ka nisur procesin gjyqësor ndaj të akuzuar për përfshirje në sulmin e vitit të kaluar në sallën e koncerteve të Moskës, në të cilin kanë vdekur 149 persona.

Sulmi nĂ« sallĂ«n “Crocus” tĂ« MoskĂ«s mĂ« 22 mars 2024 ishte mĂ« i keqi nĂ« Rusi prej vitesh. Mbi 600 u plagosĂ«n, raporton AP.

Një fraksion i grupit të Shtetit Islamik ka marrë përgjegjësinë për masakrën në të cilën persona të armatosur qëlluan njerëzit që po prisnin një shfaqje nga një grup i njohur roku dhe më pas i vunë flakën ndërtesës.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe zyrtarët e tij kanë pohuar vazhdimisht, pa paraqitur prova, se Ukraina kishte një rol në sulm. Kievi ka mohuar fuqimisht çdo përfshirje.

Të hënën, një gjykatë ushtarake në Moskë ka nisur gjyqin e 19 të dyshuarve të akuzuar për përfshirje.

Ata përfshinin katër të dyshuar për të shtëna, të gjithë të identifikuar si qytetarë të Taxhikistanit, të cilët u arrestuan disa orë pas sulmit. Menjëherë pas arrestimit të tyre, ata u paraqitën në një gjykatë të Moskës me shenja të rrahjeve të rënda.

Komiteti Hetues ka njoftuar mĂ« parĂ« kĂ«tĂ« vit se gjashtĂ« tĂ« dyshuar tĂ« tjerĂ« ishin akuzuar nĂ« mungesĂ« dhe ishin vendosur nĂ« listĂ«n e tĂ« kĂ«rkuarve tĂ« RusisĂ« pĂ«r rekrutimin dhe organizimin e trajnimit tĂ« katĂ«r prej autorĂ«ve tĂ« dyshuar. Komiteti ka thĂ«nĂ« se qĂ«llimi i sulmit ishte “destabilizimi i situatĂ«s nĂ« Rusi”./REL

Miliarderi Ong Beng Seng pranon fajësinë në skandalin më të madh të korrupsionit në Singapor

Miliarderi i pasurive të paluajtshme në Singapor, Ong Beng Seng, ka pranuar fajësinë për përfshirjen e tij në një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit që ka tronditur vendin në dekadat e fundit. Skandali çoi vitin e kaluar në burgosjen e ish-ministrit të Transportit, S. Iswaran.

Ong, 79 vjeç, pranoi të hënën se kishte ofruar dhurata, përfshirë një udhëtim me avion privat, për Iswaran gjatë kohës kur ky i fundit ishte në detyrë si ministër.

Ngjarja ka goditur rëndë imazhin e Singaporit, një shtet i njohur globalisht për qeverisjen e pastër dhe një administratë pa korrupsion. Në përpjekje për të frenuar ryshfetin, ministrat në Singapor janë ndër më të paguarit në botë, me një pagë vjetore rreth 1 milion dollarë singaporianë (rreth 777 mijë dollarë amerikanë).

Ong u arrestua para dy vitesh dhe u akuzua zyrtarisht në tetor për ndihmë në marrjen e dhuratave nga Iswaran dhe për pengim të drejtësisë. Ai përballet me deri në shtatë vjet burg dhe gjobë, por mund të shmangë dënimin me burg për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Vendimi pritet të jepet që këtë të hënë.

Iswaran, ndërkohë, u dënua vitin e kaluar me një vit burg për marrje të dhuratave si zyrtar publik dhe pengim të drejtësisë, duke u bërë ministri i parë në Singapor që dënohet me burg në gati 50 vjet.

Ong është një nga njerëzit më të pasur të Singaporit, i njohur për investimet e tij në hotele dhe zhvillime të pasurive të paluajtshme. Ai ka qenë gjithashtu figura kyçe në sjelljen e garës së Formula 1 në Singapor, ngjarje që ende organizohet nga kompania e tij.

Rasti u përqendrua në rolin e Iswaran në komitetin drejtues të garës së F1 në Singapor. Ong akuzohet se ka ndihmuar në sigurimin e një udhëtimi luksoz për ministrin në Doha me vlerë 20 mijë e 850 dollarë singaporianë, si dhe se ka ndihmuar në fshehjen e transaksioneve përmes kompanisë së tij të Formula 1. Iswaran kishte pranuar më shumë se 400 mijë dollarë singaporianë në dhurata përfshirë fluturime, akomodime, bileta për ndeshje futbolli në Premier League, gara të F1 dhe shfaqje teatrore si Harry Potter and the Cursed Child, Hamilton dhe Kinky Boots.

I lindur në Malajzi në vitin 1946, Ong u zhvendos në Singapor dhe ndërtoi një biznes familjar që sot menaxhon hotele luksoze në mbarë botën, përfshirë markat Four Seasons dhe InterContinental. Ai ka bashkëpunuar gjithashtu në disa projekte me Temasek, fondi shtetëror i investimeve të Singaporit./abcnews.al

Pakistani rifillon dëbimin e 1.4 milion afganëve, pavarësisht shqetësimeve nga OKB-ja

Autoritetet në Pakistan e kanë rifilluar dëbimin me forcë të refugjatëve afganë, pasi qeveria federale nuk pranoi ta zgjasë afatin e qëndrimit të tyre në vend, thanë zyrtarët të hënën.

Kjo vendim prek rreth 1.4 milionë afganë që mbajnë kartela të Dëshmisë së Regjistrimit (PoR), të cilëve u ka skaduar statusi ligjor në fund të qershorit.

Shumë prej tyre kishin shpresuar për një zgjatje njëvjeçare për të zgjidhur çështje personale, siç janë shitja e pronës apo përfundimi i bizneseve, para se të ktheheshin në Afganistan.

Përveç mbajtësve të kartelave PoR, rreth 800 mijë afganë të tjerë posedojnë Kartela të Shtetasit Afgan (ACC).

Policia thotë se edhe ata po jetojnë në mënyrë të paligjshme në vend dhe po arrestohet para dëbimit në provincat Punjab lindor, Baloçistan jugperëndimor dhe Sindh jugor.

Vendimi i së hënës nxiti kritika nga Komisionari i Lartë për Refugjatët i Kombeve të Bashkuara, UNHCR.

Sipas një raporti të UNHCR-së nga qershori, të paktën 1.2 milionë afganë janë detyruar të kthehen nga Irani dhe Pakistani këtë vit.

Dëbimet në një shkallë kaq të gjerë mund ta përshkallëzojnë gjendjen tashmë të brishtë në Afganistan, ku Qeveria talibane mori pushtetin në vitin 2021.

Një njoftim i Qeverisë pakistaneze i datës 31 korrik, i parë nga Associated Press, konfirmon vendimin e Pakistanit për të riatdhesuar të gjithë shtetasit afganë me kartela të skaduara PoR.

Në njoftim thuhet se afganët pa pasaporta të vlefshme dhe pa viza pakistaneze po qëndrojnë në vend në mënyrë të paligjshme dhe duhet të kthehen në atdhe sipas ligjeve të Pakistanit për emigracionin.

Policia nĂ« mbarĂ« Pakistanin po ndalon afganĂ«t pĂ«r t’i transportuar drejt pikave kufitare, sipas dy zyrtarĂ«ve tĂ« QeverisĂ« dhe tĂ« sigurisĂ« qĂ« folĂ«n nĂ« kushte anonimiteti.

Ata thanë se nuk po kryhen arrestime masive, por policisë i është dhënë urdhri të shkojë derë më derë dhe të kryejë kontrolle të rastësishme për të ndaluar të huajt që banojnë në mënyrë të paligjshme.

“Po, refugjatĂ«t afganĂ« qĂ« po jetojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paligjshme nĂ« Pakistan po kthehen nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« dinjitetshme”, tha Shakeel Khan, komisionar pĂ«r refugjatĂ«t afganĂ« nĂ« provincĂ«n veriperĂ«ndimore Khyber Pakhtunkhwa.

Ai tha se kjo është masa më e madhe deri më tani që po zbatohet me urdhër të qeverisë federale në Islamabad.

Miliona afganĂ« janĂ« larguar drejt Pakistanit gjatĂ« katĂ«r dekadave tĂ« fundit pĂ«r t’i shpĂ«tuar luftĂ«s, trazirave politike dhe vĂ«shtirĂ«sive ekonomike.

Fushata e re e dëbimeve vjen pas një operacioni të gjerë të filluar në vitin 2023 kundër të huajve që jetojnë në mënyrë të paligjshme në Pakistan.

Qaiser Khan Afridi, zëdhënës i agjencisë së OKB-së për refugjatët, shprehu shqetësim të thellë lidhur me veprimet e fundit të Qeverisë pakistaneze.

“DĂ«rgimi i njerĂ«zve nĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«rbĂ«n riatdhesim tĂ« detyruar dhe Ă«shtĂ« shkelje e detyrimeve ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« njĂ« shteti”, tha Afridi nĂ« njĂ« deklaratĂ«, duke i bĂ«rĂ« thirrje Pakistanit qĂ« tĂ« ndjekĂ« njĂ« qasje “njerĂ«zore pĂ«r tĂ« siguruar kthimin vullnetar, gradual dhe me dinjitet” tĂ« afganĂ«ve, dhe vlerĂ«soi vendin pĂ«r strehimin e miliona refugjatĂ«ve afganĂ« pĂ«r mĂ« shumĂ« se 40 vjet./REL

Bursat zvicerane bien pas vendosjes së tarifave nga Trump

Tregu i aksioneve në Zvicër pësoi rënie të hënën, pasi investitorët reaguan ndaj vendimit befasues të presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e një tarife prej 39 për qind ndaj produkteve zvicerane në fundjavën e kaluar.

Indeksi kryesor i bursës zvicerane, Swiss Market Index (SMI), ra deri në 1.9 për qind në orët e para të tregtimit, për të rikuperuar më vonë një pjesë të humbjeve dhe të tregtohej me 1.5 për qind më pak.

Tarifat e reja u shpallën nga presidenti amerikan të enjten mbrëma, ndërkohë që tregjet financiare në Zvicër ishin të mbyllura të premten për shkak të Ditës Kombëtare, duke e bërë të hënën ditën e parë të reagimit nga tregjet.

Aksionet e prodhuesit të orëve Rolex ranë me 1.2 për qind, ndërsa banka zvicerane UBS humbi 2.6 për qind të vlerës.

Zvicra Ă«shtĂ« seli e disa prej kompanive mĂ« tĂ« mĂ«dha farmaceutike nĂ« botĂ«, tĂ« cilat mbĂ«shteten ndjeshĂ«m te eksportet drejt Shteteve tĂ« Bashkuara. Po ashtu tĂ« enjten, presidenti Trump kĂ«rkoi “angazhime tĂ« detyrueshme” nga kompanitĂ« farmaceutike globale pĂ«r tĂ« ulur çmimet pĂ«r konsumatorĂ«t amerikanĂ«, duke shkaktuar rĂ«nie tĂ« aksioneve nĂ« gjithĂ« sektorin.

Aksionet e gjigandëve farmaceutikë zviceranë Novartis dhe Roche ranë përkatësisht me 1.2 për qind dhe 2.2 për qind të hënën në mëngjes.

Franga zvicerane vazhdoi rënien kundrejt euros, duke humbur edhe 0.3 për qind, pas një rënieje prej 0.5 për qind të premten.

“NĂ«se kĂ«to tarifa mbeten nĂ« fuqi, ato do t’i shtohen forcave disinflacioniste nĂ« ZvicĂ«r, tĂ« cilat po e mbajnĂ« inflacionin pranĂ« zeros nĂ« baza vjetore,” deklaroi Chris Turner, drejtues global i kĂ«rkimeve tĂ« tregut nĂ« ING.

Franga ka fituar ndjeshëm terren këtë vit, si rezultat i pasigurisë së krijuar nga politikat e paparashikueshme të Trump, teksa investitorët kanë kërkuar alternativa ndaj aktiveve amerikane. Kjo ka detyruar Bankën Qendrore Zvicerane të ulë normat e interesit në zero, për të frenuar forcimin e valutës dhe inflacionin e dobët.

Të hënën, franga ra me 0.7 për qind kundrejt dollarit amerikan. Edhe pse kishte rënë gjatë tregtimit të premten, ajo u mbyll në nivel më të lartë ndaj dollarit pas publikimit të të dhënave të dobëta për punësimin në SHBA, që dobësuan ndjeshëm dollarin. Dobësimi i dollarit vijoi edhe të hënën, me një rënie prej 0.2 për qind kundrejt një shporte valutash kryesore./abcnews.al

 

“TĂ« alarmuar nga drafti i Kodit tĂ« ri Penal”, Rama: HĂ«pĂ«rhĂ« problem mĂ« serioz qĂ« ka liria nĂ« ShqipĂ«ri nuk Ă«shtĂ« as regjimi, as drafti

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave pĂ«r draftin e ri tĂ« Kodit Penal, duke i cilĂ«suar alarmet pĂ«r “gojĂ«mbyllje” tĂ« lirisĂ« sĂ« shprehjes si tĂ« pavend dhe tĂ« nxitura nga keqkuptime ose spekulime.

NĂ« njĂ« postim nĂ« platformĂ«n “X”, Rama u shpreh se drafti Ă«shtĂ« prezantuar publikisht pĂ«r tĂ« mbledhur sa mĂ« shumĂ« opinione nĂ« mĂ«nyrĂ« demokratike dhe transparente.

“TĂ« alarmuarit nga drafti i Kodit tĂ« ri Penal dhe gojĂ«mbyllja me ligj e forcave liridashĂ«se politike dhe mediatike, mbase duhet tĂ« kujdesen qĂ« tĂ« mos ekspozohen shumĂ« nĂ« diell, ndĂ«rkohĂ« qĂ« drafti i ekspertĂ«ve tĂ« nderuar tĂ« fushĂ«s Ă«shtĂ« prezantuar publikisht pikĂ«risht pĂ«r tĂ« mbledhur nĂ« mĂ«nyrĂ«n mĂ« demokratike dhe transparente tĂ« mundshme tĂ« gjitha opinionet rreth tij.

HĂ«pĂ«rhĂ« problem mĂ« serioz qĂ« ka liria nĂ« ShqipĂ«ri nuk Ă«shtĂ« as regjimi, as drafti i kodit tĂ« ri jo e jo, po masa domethĂ«nĂ«se e atyre qĂ« e pĂ«rdorin lirinĂ« vetĂ«m pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« sherr e shamata pĂ«r mungesĂ«n e saj”, ka shkruar kryeministri Rama.

TĂ« alarmuarit nga drafti i Kodit tĂ« ri Penal dhe gojĂ«mbyllja me ligj e forcave liridashĂ«se politike dhe mediatike, mbase duhet tĂ« kujdesen qĂ« tĂ« mos ekspozohen shumĂ« nĂ« diell, ndĂ«rkohĂ« qĂ« drafti i ekspertĂ«ve tĂ« nderuar tĂ« fushĂ«s Ă«shtĂ« prezantuar publikisht pikĂ«risht pĂ«r të 

— Edi Rama (@ediramaal) August 4, 2025

/abcnews.al 

 

Tragjedi në Greqi/ 55-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në një rezervuar të ujërave të zeza

Një 55-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në Greqi, ditën e sotme, më 4 gusht. Ai ishte raportuar i zhdukur që në orët e para të mëngjesit, ndërsa disa orë më pas u zbulua pa shenja jete në një rezervuar të ujërave të zeza në zonën Dafnes, Heraklion.

Sipas mediave greke, trupi i pajetë u nxor nga ekipet e shpëtimit që mbërritën në vendin e ngjarjes. Operacioni i pompimit të ujërave të zeza u ndërmor pas dyshimeve se një shtetas shqiptar mund të kishte rënë në rezervuar.

55-vjeçari ishte raportuar i zhdukur në mëngjes, çka mobilizoi autoritetet për kërkime intensive në zonë.

Shkaqet e sakta të vdekjes janë ende nën hetim, ndërsa pritet rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore për të zbardhur rrethanat e ngjarjes tragjike. Autoritetet kompetente po vijojnë hetimet paraprake./abcnews.al

Fluks udhëtarësh në Kakavijë/ Gushti shton hyrjet nga Greqia, emigrantë dhe turistë vijnë për pushime

Të shumtë janë ata që kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushuar këtë gusht. Muaji ka nisur me fluks të lartë udhëtarësh që kanë hyrë në vendin tonë  nga pika kufitare e Kakavijës.

Rreth 18 mijë persona kanë ardhur nga kjo doganë prej të premtes. Kryesisht kanë qenë emigrant të kthyer pranë familjeve për pushimet verore.

Numër më i lartë i tyre është regjistruar gjatë  fundjavës. Ndryshe nga vitet e kaluara në doganën e  Kakavijës nuk ka pasur radhë te gjata pavarësisht fluksit të shtuar.

Autoritetet shqiptare po punojnë me katër sportele ndërsa autoritetet greke me dy. I lartë ka qenë dhe  numri atyre   që kanë dalë jashtë vendit nga kjo pikë kufitare. Rreth 30 mijë persona  kanë hyrë e kanë dalë nga Kakavija prej 1 gushtit./abcnews.al

Dogji një sipërfaqe toke dhe disa pemë ulliri në një fshat të Peqinit, procedohet 72-vjeçari

Një 72-vjeçar është proceduar penalisht pasi dogji një sipërfaqe toke dhe disa pemë ulliri në fshatin Fatishë të Peqinit.

Nga hetimet dyshohet se 72-vjeçari  ka ndezur zjarr në fshatin ku banonte, për të djegur mbeturina dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur një sipërfaqe toke me barishte dhe disa pemë ulliri.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

 

Subvencione për Bujqësinë/ Fier, nis aplikimi për financim për serra e stalla

Fermerët në Fier kanë nisur aplikimet për të përfituar mbështetje financiare nga shteti për të investuar në bujqësi.

Të shumtë janë ata që kanë  kërkuar sqarime për përgatitjen e dosjeve pranë Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural  këtë fillim gushti.  Kërkesat me të shumta janë për makineri bujqësore, ndërtim të serave dhe  stallave.

Fermerët thonë se rimbursimi i gjysmës së  vlerës së investimit ndihmon në uljen e kostove të shërbimeve dhe zgjerimin e aktivitetit bujqësor.

Përveç financimit me 50% të vlerës së investimit, qeveria po ofron edhe kredi të butë.   Gjithsej janë 9 skema mbështetëse me financim nga shteti që bashkë me skemat kombëtare të subvencioneve mbulojnë në total 17 sektorë bujqësorë.

Aplikimet e nisura me 30 korrik përfundojnë në shtator. Skema financuese për bujqësinë po aplikohet për të dytin vit radhazi./abcnews.al

(EMRAT) Qëlluan me armë zjarri në drejtim të automjetit të një 35-vjeçari, shpallen në kërkim dy vëllezërit në Durrës

Qëlluan me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte një 35-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta me të, identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas (vëllezër).

“NĂ« vijim tĂ« veprimeve hetimore nĂ« lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orĂ«s 01:00 tĂ« datĂ«s 03.08.2025, nĂ« autostradĂ«n “DurrĂ«s-TiranĂ«â€, ku u qĂ«llua me armĂ« zjarri, nĂ« drejtim tĂ« automjetit me tĂ« cilin lĂ«vizte shtetasi L. Sh., 35 vjeç, specialistĂ«t pĂ«r Hetimin e Krimeve tĂ« RĂ«nda tĂ« DrejtorisĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« DurrĂ«s identifikuan dhe shpallĂ«n nĂ« kĂ«rkim shtetasit Emiljano dhe Elton Domi, vĂ«llezĂ«s, tĂ« dy banues nĂ« fshatin Xhafzotaj”, njofton policia.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se pasi janë konfliktuar verbalisht, me 35-vjeçarin, për parakalimin me automjet, vëllezërit kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte ai.

Nga të shtënat u dëmtua 35-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Punohet intensivisht për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Ndërprerja e ndihmës nga USAID rrezikon miliona jetë deri në vitin 2030

Mbyllja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) po shkakton tronditje serioze në sistemet shëndetësore të vendeve në zhvillim, teksa ekspertët paralajmërojnë se ndikimet e kësaj lëvizjeje mund të jenë fatale për miliona njerëz deri në fund të kësaj dekade.

Sipas njĂ« raporti tĂ« publikuar nga revista mjekĂ«sore The Lancet, ndihma ndĂ«rkombĂ«tare e USAID ka kontribuar nĂ« shpĂ«timin e mbi 92 milionĂ« jetĂ«ve gjatĂ« 20 viteve tĂ« fundit, pĂ«rmes programeve qĂ« luftojnĂ« HIV/AIDS-in, malarien dhe sĂ«mundjet infektive tek fĂ«mijĂ«t. Por, ky progres Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« nĂ« rrezik serioz pas vendimit tĂ« administratĂ«s sĂ« ish-presidentit Donald Trump pĂ«r tĂ« ndĂ«rprerĂ« deri nĂ« 80% tĂ« ndihmĂ«s humanitare ndĂ«rkombĂ«tare, pĂ«rmes njĂ« strukture tĂ« re tĂ« quajtur “Department of Government Efficiency” (DOGE).

Pasojat e kĂ«tij vendimi tashmĂ« janĂ« tĂ« dukshme nĂ« terren. NĂ« Eswatini, njĂ« prej vendeve mĂ« tĂ« goditura, spitalet po mbyllen, furnizimet mjekĂ«sore janĂ« drejt shterimit, dhe programet e parandalimit tĂ« HIV-it janĂ« reduktuar nĂ« mĂ«nyrĂ« drastike. Spitali “Miracle Campus”, dikur qendĂ«r shĂ«ndetĂ«sore model qĂ« trajtonte mbi 300 mijĂ« pacientĂ« nĂ« vit, sot ndodhet pranĂ« mbylljes pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« fondeve.

Zyrtarë të USAID dhe ekspertë të shëndetit publik në nivel ndërkombëtar shprehen se mungesa e financimit mund të rikthejë sëmundje të rrezikshme në forma më agresive dhe të pamenaxhueshme. Ata paralajmërojnë se vendet me burime të kufizuara nuk kanë kapacitetet e nevojshme për të përballuar një krizë të tillë shëndetësore.

“NdĂ«rprerja e ndihmĂ«s nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« akt politik Ă«shtĂ« njĂ« çështje qĂ« ndan jetĂ«n nga vdekja pĂ«r miliona njerĂ«z,” thuhet nĂ« raportin e The Lancet.

Aktualisht, Kongresi amerikan po shqyrton mundësinë e rivendosjes së një pjese të financimeve për programin PEPFAR një nga iniciativat më të suksesshme të USAID në luftën kundër HIV/AIDS, por mbështetja për programet e tjera shëndetësore mbetet e paqartë.

Ndërkohë, mijëra punonjës humanitarë janë detyruar të braktisin terrenin, dhe tonelata me pajisje e medikamente qëndrojnë të bllokuara në magazina, pa mundësi shpërndarjeje tek ata që kanë më shumë nevojë./abcnews.al

Donald Trump do të emërojë guvernatorin e Rezervës Federale dhe shefin e statistikave të punës këtë javë

 

Presidenti Donald Trump ka njoftuar se brenda pak ditësh do të emërojë një drejtues të ri të Byrosë së Statistikave të Punës (BLS) dhe do të plotësojë një vend bosh në bordin e Rezervës Federale (Fed), në kuadër të përpjekjeve të tij për të ushtruar më shumë ndikim mbi politikat ekonomike dhe burimet zyrtare të të dhënave në Shtetet e Bashkuara.

Trump konfirmoi se do tĂ« shpallĂ« emrin e ri pĂ«r drejtimin e BLS brenda tre ose katĂ«r ditĂ«sh, pasi shkarkoi nga detyra Erika McEntarfer, pas publikimit tĂ« njĂ« raporti zhgĂ«njyes pĂ«r punĂ«simin. Ai gjithashtu tha se pritet tĂ« emĂ«rojĂ« njĂ« guvernator tĂ« ri tĂ« Fed “brenda pak ditĂ«sh”.

Këto dy pozicione të larta në institucionet më të rëndësishme ekonomike të vendit do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në axhendën ekonomike të Trump për pjesën e mbetur të mandatit të tij. Të dy emërimet kërkojnë miratim nga Senati amerikan.

Shkarkimi i McEntarfer u konsiderua si një hap i paprecedentë, dhe u dënua nga shumë si një përpjekje për të politizuar të dhënat ekonomike që ndikojnë në tregjet globale dhe në vendimmarrjen mbi normat e interesit.

“Ne do tĂ« shpallim njĂ« statistikane tĂ« re brenda tri ose katĂ«r ditĂ«sh,” u tha Trump gazetarĂ«ve tĂ« dielĂ«n mbrĂ«ma, teksa largohej nga New Jersy pĂ«r nĂ« Uashington. Ai e akuzoi McEntarfer pĂ«r manipulim tĂ« tĂ« dhĂ«nave, pa ofruar asnjĂ« provĂ«. “Nuk kishim mĂ« besim. Shifrat ishin tĂ« çuditshme,” deklaroi ai.

Trump gjithashtu tha se ka në mendje disa emra për të zëvendësuar guvernatoren e dorëhequr të Fed, Adriana Kugler, e cila dha dorëheqjen të premten, pesë muaj para përfundimit të mandatit të saj. Dorëheqja i jep Trumpit mundësinë për të ndikuar më herët se sa pritej në përbërjen e brendshme të bankës qendrore.

Emrat më të përfolur për të pasuar kreun aktual të Fed, Jay Powell, janë: Kevin Hassett, drejtor i Këshillit Ekonomik Kombëtar në Shtëpinë e Bardhë; Kevin Warsh nga Instituti Hoover në Universitetin Stanford; dhe sekretari i Thesarit, Scott Bessent.

Powell përfundon mandatin si kryetar i Fed në maj 2026, por mund të zgjedhë të qëndrojë si anëtar i bordit deri në vitin 2028. Deri tani nuk ka bërë të ditur nëse do të japë dorëheqjen apo do të qëndrojë për të frenuar ndonjë emërim të ri nga Trump.

Pas dorëheqjes së Kugler, Trump publikoi një mesazh në rrjete sociale duke nxitur edhe Powell që të largohet nga detyra.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« zyrtare, ShtĂ«pia e BardhĂ« e mbĂ«shteti vendimin pĂ«r shkarkimin e McEntarfer, duke argumentuar se BLS ka nevojĂ« pĂ«r njĂ« “vĂ«shtrim tĂ« freskĂ«t” dhe se tĂ« dhĂ«nat e publikuara ishin bĂ«rĂ« tĂ« pasigurta pĂ«r shkak tĂ« korrigjimeve tĂ« shpeshta qĂ« ndodhin si nĂ« administratat republikane ashtu edhe nĂ« ato demokrate.

Kevin Hassett u shpreh pĂ«r Fox News: “TĂ« dhĂ«nat nuk mund tĂ« jenĂ« propagandĂ«. Ato duhet tĂ« jenĂ« tĂ« besueshme. NĂ«se nuk janĂ« tĂ« tilla, Ă«shtĂ« njĂ« problem serioz pĂ«r SHBA-nĂ«.”

NĂ« njĂ« intervistĂ« tĂ« veçantĂ« pĂ«r NBC, Hassett shtoi: “Presidenti Trump dĂ«shiron njerĂ«zit e tij nĂ« kĂ«to pozita, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« kur publikohen shifrat, tĂ« jenĂ« mĂ« transparente dhe mĂ« tĂ« besueshme.”

Shkarkimi i McEntarfer u kritikua gjerësisht, pasi ajo ishte konfirmuar në janar 2024 me 86 vota pro dhe 8 kundër në Senat me mbështetje dypartiake, përfshirë edhe nga zëvendëspresidenti aktual JD Vance dhe sekretari i Shtetit Marco Rubio, të cilët ishin senatorë në atë kohë.

Ish-komisioneri i BLS gjatĂ« mandatit tĂ« parĂ« tĂ« Trump, William Beach, e cilĂ«soi shkarkimin si “tĂ« dĂ«mshĂ«m”.

“Nuk mendoj se ka ndonjĂ« arsye reale pĂ«r kĂ«tĂ« shkarkim. Dhe kjo dĂ«mton seriozisht sistemin statistikor, duke minuar besueshmĂ«rinĂ« e BLS,” tha ai pĂ«r CNN tĂ« dielĂ«n.

Skandal në Zelandën e Re, mamaja fut vajzën 2-vjeçare brenda një valixheje në autobusin e linjës

Një vajzë dyvjeçare është gjetur gjallë brenda një valixheje të vendosur në ndarjen e bagazheve të një autobusi në Zelandën e Re.

Ngjarja ka ndodhur të dielën gjatë një ndalese të planifikuar në qytetin Kaiëaka, rreth 100 kilometra në veri të Auckland-it. Shoferi i autobusit vuri re lëvizje brenda një valixheje pasi një pasagjer kërkoi të aksesonte ndarjen e bagazheve. Kur valixhja u hap, brenda saj u zbulua vogëlushja.

Sipas shefit tĂ« hetuesisĂ«, detektivit Simon Harrison, vajza ishte “shumĂ« e nxehtĂ«, por fizikisht dukej e padĂ«mtuar”.

Fëmija u transportua menjëherë në spital, ku vijoi të qëndrojë të dielën për të iu nënshtruar ekzaminimeve të plota mjekësore. Autoritetet nuk bënë të ditur se për sa kohë ishte mbajtur vajza brenda valixhes dhe se cilat ishin qytetet ku po udhëtonte autobusi.

Një grua 27-vjeçare është arrestuar dhe akuzuar për keqtrajtim ose neglizhencë ndaj një fëmije. Hetuesi Harrison tha se nuk përjashtohet ngritja e akuzave të tjera.

Gruaja pritet të dalë përpara gjykatës të hënën. Për ngjarjen janë njoftuar gjithashtu edhe shërbimet për mbrojtjen e fëmijëve.

Kompania Entrada Travel Group, e cila operon linjën kombëtare të autobusëve në Zelandën e Re, InterCity, konfirmoi për rrjetin NBC se incidenti ka ndodhur në një nga autobusët e saj.

“Policia u thirr nĂ« vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Askush nuk Ă«shtĂ« lĂ«nduar gjatĂ« incidentit dhe shĂ«rbimi ka vijuar normalisht,” thuhet nĂ« deklaratĂ«n e kompanisĂ«.

Sipas faqes zyrtare të InterCity, fëmijët deri në moshën 2-vjeçare udhëtojnë falas në prehërin e një të rrituri, ndërsa fëmijët mbi tre vjeç duhet të kenë biletë dhe të udhëtojnë me një kujdestar.

Detektivi Harrison vlerësoi shoferin e autobusit për vigjilencën dhe reagimin e shpejtë.
“FalĂ« vĂ«mendjes sĂ« tij, u parandalua njĂ« tragjedi e mundshme,” tha ai./abcnews.al

 

Anglia nis programin e parë në botë për vaksinimin kundër gonorresë

Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Angli (NHS) ka nisur sot zbatimin e një programi të ri vaksinimi kundër gonorresë, i pari në botë në llojin e tij, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e infeksionit seksualisht të transmetueshëm që po shfaq rezistencë në rritje ndaj antibiotikëve.

Programi është shpallur më herët këtë vit nga NHS England dhe parashikon që grupet me rrezik të lartë të nisin të vaksinohen nga fillimi i gushtit. Tani, Departamenti i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social (DHSC) ka konfirmuar se klinikat e shëndetit seksual do të ofrojnë vaksinën falas duke nisur nga sot.

Ministrja pĂ«r shĂ«ndetin publik dhe parandalimin, Ashley Dalton, e cilĂ«soi fillimin e programit si “njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«rpara nĂ« parandalimin e njĂ« infeksioni qĂ« ka arritur nivele rekord”.

“Kjo vaksinĂ«, pjesĂ« e njĂ« programi tĂ« parĂ« nĂ« botĂ«, do tĂ« ndihmojĂ« nĂ« uljen e rasteve tĂ« reja tĂ« infeksionit dhe nĂ« pĂ«rballimin e drejtpĂ«rdrejtĂ« tĂ« kĂ«rcĂ«nimit nĂ« rritje nga rezistenca ndaj antibiotikĂ«ve,” tha ajo.
“Inkurajoj tĂ« gjithĂ« ata qĂ« janĂ« tĂ« kualifikuar tĂ« vaksinohen jo vetĂ«m pĂ«r tĂ« mbrojtur veten, por edhe partnerĂ«t e tyre seksualĂ«.”

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2023 u regjistruan rreth 85 mijë raste të gonorresë në Angli shifra më e lartë që nga viti 1918 dhe tre herë më shumë se në vitin 2012.

Vaksina do të ofrohet falas për personat që konsiderohen me rrezik më të lartë, përfshirë meshkujt homoseksualë dhe biseksualë me histori të marrëdhënieve seksuale të shumta dhe/ose infeksione bakteriale seksualisht të transmetueshme në 12 muajt e fundit.

Vaksina është bazuar në një vaksinë ekzistuese, 4CMenB, e përdorur për të mbrojtur kundër sëmundjes meningokokale B. Studimet kanë treguar se vaksina është efektive në masën 32.7% deri në 42% ndaj gonorresë pra nuk ofron mbrojtje të plotë, por ndihmon ndjeshëm në reduktimin e rrezikut të infektimit.

Sipas njĂ« analize tĂ« udhĂ«hequr nga Imperial College London, programi mund tĂ« parandalojĂ« deri nĂ« 100 mijĂ« raste tĂ« gonorresĂ« nĂ« 10 vitet e ardhshme dhe t’i kursejĂ« sistemit shĂ«ndetĂ«sor mbi 7.9 milionĂ« paund.

Dr. Sema Mandal, epidemiologe pranë Agjencisë për Sigurinë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, deklaroi se vaksinimi do të ofrojë mbrojtje të domosdoshme për ata që kanë më shumë nevojë.
“ËshtĂ« inkurajuese qĂ«, krahas kĂ«saj vaksine, shĂ«rbimet e shĂ«ndetit seksual do tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« ofrojnĂ« edhe vaksina tĂ« tjera tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r ata qĂ« janĂ« tĂ« pranueshĂ«m pĂ«r to,” tha ajo.

“SĂ«mundjet seksualisht tĂ« transmetueshme nuk janĂ« thjesht tĂ« bezdisshme ato mund tĂ« kenĂ« pasoja serioze pĂ«r shĂ«ndetin tuaj dhe tĂ« partnerĂ«ve tuaj seksualĂ«. Prandaj, nĂ«se ju ofrohet vaksina, ju nxis me gjithĂ« zemĂ«r ta pranoni.”

GjatĂ« vizitĂ«s pĂ«r vaksinĂ«n kundĂ«r gonorresĂ«, pacientĂ«ve do t’u ofrohet gjithashtu mundĂ«sia tĂ« vaksinohen edhe kundĂ«r mpox (ish-virusi i lisĂ« sĂ« majmunĂ«ve), HPV (virusi i papillomĂ«s humane) dhe hepatitit A dhe B./abcnews.al

OKB paralajmëron për urie masive në një qytet të Sudanit

Agjencia kryesore e OKB-së për ushqimin, Programi Botëror për Ushqimin (WFP), ka paralajmëruar se familjet e bllokuara në qytetin e rrethuar El-Fasher, në perëndim të Sudanit, po përballen me urie ekstreme.

Sipas WFP-së, prej më shumë se një viti nuk është arritur të dërgohet ndihmë ushqimore në këtë qytet të rajonit të Darfurit përmes rrugëve tokësore, ndërsa forcat paraushtarake të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) e kanë rrethuar El-Fasherin për afro 16 muaj, me synimin për ta marrë nën kontroll nga ushtria sudaneze.

Paralajmërimi i WFP-së vjen ndërkohë që aktivistë lokalë raportojnë për vdekje të shkaktuara nga uria në qytetin ku jetojnë rreth 250 mijë banorë.

Lufta civile që shpërtheu në Sudan në prill të vitit 2023 është përshkruar nga OKB-ja si kriza më e rëndë humanitare në botë. WFP njoftoi se mungesat e theksuara të ushqimit në El-Fasher kanë bërë që çmimet e pakove të mbijetesës të rriten në mënyrë të jashtëzakonshme, ndërsa janë raportuar raste kur banorët janë detyruar të ushqehen me foragjere për kafshë apo mbetje ushqimore për të mbijetuar.

Edhe pse WFP nuk fajësoi drejtpërdrejt ndonjë palë, RSF-ja ka ndërprerë rrugët tregtare dhe ka bllokuar furnizimet drejt qytetit të vetëm në Darfur që ndodhet ende nën kontrollin e ushtrisë.

“Çdo banor nĂ« El-Fasher po pĂ«rballet me njĂ« luftĂ« tĂ« pĂ«rditshme pĂ«r tĂ« mbijetuar,” deklaroi Eric Perdison, drejtor rajonal i WFP-sĂ« pĂ«r AfrikĂ«n Lindore dhe Jugore.
“Mekanizmat e pĂ«rballimit janĂ« shteruar plotĂ«sisht pas mĂ« shumĂ« se dy vitesh lufte. Pa qasje tĂ« menjĂ«hershme dhe tĂ« vazhdueshme, do tĂ« humben jetĂ«,” shtoi ai.

Agjencia publikoi edhe dëshminë e një vajze tetëvjeçare, Sondos, e cila kishte ikur nga El-Fasher së bashku me pesë anëtarë të familjes.
“Atje kishte vetĂ«m granatime dhe uri. VetĂ«m uri dhe bomba,” tha ajo, duke shtuar se familja mbijetonte vetĂ«m me meli.

WFP bĂ«ri tĂ« ditur se kamionĂ«t e ngarkuar me ushqime dhe ndihma ushqyese janĂ« gati pĂ«r t’u nisur, por nevojiten garanci sigurie pĂ«r kalim tĂ« sigurt.
Një konvoj i tillë u dërgua në fillim të qershorit, por u sulmua në rrugë, me ushtrinë dhe RSF-në që fajësuan njëra-tjetrën për incidentin.

Që prej asaj kohe, Kombet e Bashkuara po kërkojnë një armëpushim humanitar njëjavor për El-Fasherin. Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse ndonjëra nga palët do të pranojë lehtësimin e një tjetër përpjekjeje për të çarë rrethimin.

Lufta civile në Sudan ka sjellë edhe akuza për gjenocid në Darfur. Që nga fillimi i konfliktit në vitin 2023, më shumë se 150 mijë persona janë vrarë dhe rreth 12 milionë të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./abcnews.al

Të paktën 68 emigrantë humbin jetën pas mbytjes së një barke në brigjet e Jemenit

Të paktën 68 migrantë kanë humbur jetën pasi një barkë me rreth 157 persona në bord u mbyt në brigjet jugore të Jemenit, për shkak të motit të keq.

Ngjarja ndodhi të dielën, në provincën jugore Abyan, konfirmoi për BBC-në kreu i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Jemen, Abdusattor Esoev. Deri tani janë shpëtuar vetëm 12 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë konsiderohen ende të zhdukur. Sipas IOM-it, shumica e viktimave dyshohet të jenë shtetas etiopianë.

Jemeni është një nga rrugët kryesore për migrantët nga Briri i Afrikës që përpiqen të arrijnë në vendet e Gjirit për të kërkuar punë. IOM vlerëson se qindra persona kanë humbur jetën apo janë zhdukur në përpjekje të ngjashme gjatë muajve të fundit.

Zyrtarë të sigurisë në Abyan thanë se është nisur një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi dhe se trupat e pajetë janë gjetur në një zonë të gjërë përgjatë bregdetit.

Kreu i IOM-it në Jemen, Abdusattor Esoev, deklaroi se barka ishte duke ndjekur një nga rrugët më të rrezikshme që përdoren shpesh nga trafikantët e qenieve njerëzore.

Ai theksoi nevojën për forcimin e mekanizmave ligjorë për të mbrojtur migrantët dhe për të parandaluar që ata të bien pre e trafikantëve.

“Ajo qĂ« ne i bĂ«jmĂ« thirrje tĂ« gjitha shteteve anĂ«tare, Ă«shtĂ« tĂ« pĂ«rmirĂ«sojnĂ« rrugĂ«t e rregullta tĂ« migrimit, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« njerĂ«zit tĂ« udhĂ«tojnĂ« ligjĂ«risht, e jo tĂ« mashtrohen apo tĂ« detyrohen tĂ« ndjekin rrugĂ« tĂ« rrezikshme,” tha Esoev.

IOM e ka përshkruar më herët rrugën nga Briri i Afrikës që përfshin Somalinë, Xhibutin, Etiopinë dhe Eritrenë drejt Jemenit, si një nga korridoret më të ngarkuara dhe më të rrezikshme të migrimit të përzier.

Në mars të këtij viti, dy barka me mbi 180 migrantë u mbytën në brigjet e rrethit Dhubab në Jemen, për shkak të detit të trazuar. Vetëm dy anëtarë të ekuipazhit arritën të mbijetojnë.

Sipas një raporti të IOM-it, migrantët që mbërrijnë në pikat e ndihmës në Jemen kanë raportuar se trafikantët janë bërë gjithnjë e më të pamëshirshëm, duke nisur qëllimisht barka në kushte të rrezikshme për të shmangur patrullat.

Megjithë rreziqet, fluksi i migrantëve vijon. Vetëm gjatë vitit 2024, mbi 60 mijë emigrantë kanë mbërritur në Jemen.

Sipas Projektit të Migrantëve të Zhdukur të IOM-it, gjatë dhjetë viteve të fundit janë regjistruar mbi 3 mijë e 400 viktima dhe persona të zhdukur përgjatë kësaj rruge, nga të cilët rreth 1,400 kanë humbur jetën nga mbytja në det.

Jemeni vijon tĂ« jetĂ« i pĂ«rfshirĂ« nĂ« njĂ« luftĂ« civile shkatĂ«rrimtare qĂ« zgjat prej mĂ« shumĂ« se njĂ« dekade. QĂ« prej vitit 2014, grupi i Houthive tĂ« mbĂ«shtetur nga Irani ka marrĂ« kontrollin e pjesĂ«s mĂ« tĂ« madhe tĂ« veri-perĂ«ndimit tĂ« vendit, pĂ«rfshirĂ« kryeqytetin Sana’a, duke rrĂ«zuar qeverinĂ« e njohur ndĂ«rkombĂ«tarisht.

Në hapësirë për 15 orë/ Misioni i NASA dhe SpaceX dërgon 4 astronautë në stacionin hapësinor

Një mision i përbashkët ndërkombëtar Hapësinor nga NASA dhe Kompania Space X e Elon Musk dërgoi këtë të shtunë të 2 gushtit 4 astonautë në Stacionin ndërkombëtar të Hapësirës për vetëm 15 orë pas nisjes nga Florida, duke shënuar kështu një nga fluturimet më të shpejta amerikane në Historinë e udhëtimeve hapësinore.

Raketa Falcon 9 u nis nga Qendra HapĂ«sinore Kennedy mĂ« 1 gusht, duke transportuar katĂ«r astronautĂ« nĂ« kapsulĂ«n “Crew Dragon Endeavour”, pjesĂ« e misionit tĂ« quajtur Crew-11.

Ekuipazhi i këtij misioni përbëhej nga dy astronautë të NASA-s, Zena Cardman dhe Mike Fincke, astronauti japonez Kimiya Yui nga agjencia JAXA dhe kozmonauti rus Oleg Platonov nga Roscosmos. Ata u ankoruan në stacionin hapësinor në orët e para të mëngjesit të së shtunës , duke u bashkuar me shtatë anëtarët e tjerë të ekuipazhit që ndodhen aktualisht në bord, dhe duke rritur përkohësisht numrin e astronautëve në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës  në 11 astronautë.

Fluturimi i suksesshëm prej vetëm 15 orësh shënon një moment të rëndësishëm për bashkëpunimin ndërkombëtar në hapësirë, veçanërisht në një periudhë të tensionuar globale. Megjithatë, ky nuk është rekordi më i shpejtë ndonjëherë Rusia e mban ende rekordin botëror për një fluturim prej vetëm 3 orësh drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës me kapsulën Soyuz.

Kjo ishte hera e pestë që kapsula Crew Dragon Endeavour u përdor në një mision të tillë. Astronautët do të qëndrojnë rreth gjashtë muaj në stacion, ku do të zëvendësojnë një pjesë të ekuipazhit të mëparshëm dhe do të punojnë në eksperimente shkencore dhe mirëmbajtje të stacionit.

Misioni Crew-11 jo vetëm që tregon efikasitetin dhe përparimin teknologjik të SpaceX, por gjithashtu thekson rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në eksplorimin hapësinor. Ndërsa astronautët e rinj nisin punën në bord të ISS, komuniteti shkencor ndërkombëtar pret me interes zbulimet dhe rezultatet që ky ekip do të sjellë në muajt në vijim./abcnews.al

 

Të paktën 18 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

Spitalet në Gaza raportuan vdekjen e të paktën 18 palestinezëve nga zjarri izraelit të shtunën dhe sipas zyrtarëve tetë prej tyre që ishin në kërkim të ushqimit.

Palestinezët po përballen me rreziqe të mëdha në përpjekjet e tyre për të siguruar ushqim, në një situatë ku ndihmat po shpërndahen nga ajri dhe hyrja tokësore është shumë e kufizuar, raporton AP.

Pranë një pike shpërndarjeje të Fondacionit Humanitar të Gazës (GHF), Yahia Youssef, i cili kishte ardhur të kërkonte ndihmë në mëngjesin e së shtunës, përshkroi një skenë të mbushur me panik, që sipas tij, tashmë është bërë diçka e zakonshme.

Pasi ndihmoi në transportimin e tre të plagosurve nga plumbat, ai tha se përreth në tokë pati edhe shumë të tjerë të plagosur.

NĂ« pĂ«rgjigje tĂ« pyetjeve rreth disa dĂ«shmive tĂ« dhunĂ«s pranĂ« pikĂ«s mĂ« veriore tĂ« katĂ«r pikave tĂ« shpĂ«rndarjes tĂ« menaxhuara nga njĂ« kontraktor amerikan i mbĂ«shtetur nga Izraeli, zyra e medias e GHF-sĂ« tha se “asgjĂ« nuk ndodhi nĂ« apo pranĂ« pikave tona tĂ« shpĂ«rndarjes sĂ« ndihmĂ«s”.

Ngjarja ndodhi njĂ« ditĂ« pasi zyrtarĂ« amerikanĂ« vizituan njĂ« nga kĂ«to pika, dhe ambasadori amerikan nĂ« Izrael, Mike Huckabee, e quajti shpĂ«rndarjen nga GHF “njĂ« arritje tĂ« jashtĂ«zakonshme”.

Rreziku me tĂ« cilin pĂ«rballen ata qĂ« kĂ«rkojnĂ« ndihma nĂ« Gaza e ka pĂ«rkeqĂ«suar edhe mĂ« shumĂ« situatĂ«n, tĂ« cilĂ«n ekspertĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ« pĂ«r urinĂ« e pĂ«rshkruan kĂ«tĂ« javĂ« si “skenarin mĂ« tĂ« keq tĂ« mundshĂ«m tĂ« urisĂ« masive” nĂ« enklavĂ«n e rrethuar. Fushata ushtarake gati 22-mujore e Izraelit kundĂ«r Hamasit ka shkatĂ«rruar sigurinĂ« nĂ« territorin me rreth 2 milionĂ« palestinezĂ« dhe e ka bĂ«rĂ« pothuajse tĂ« pamundur shpĂ«rndarjen e sigurt tĂ« ushqimit pĂ«r njerĂ«zit qĂ« po vdesin nga uria.

A është në rrezik e ardhmja e internetit? Si po ndikon Inteligjenca Artificiale

NjĂ« ndryshim i madh nĂ« mĂ«nyrĂ«n se si pĂ«rdoruesit kĂ«rkojnĂ« informacion nĂ« internet po sjell pasoja tĂ« dukshme pĂ«r trafikun e faqeve online. GjatĂ« vitit tĂ« fundit, Google ka nisur tĂ« vendosĂ« nĂ« krye tĂ« rezultateve tĂ« kĂ«rkimit pĂ«rgjigje tĂ« krijuara nga Inteligjenca Artificiale, tĂ« njohura si “PĂ«rmbledhje AI”. KĂ«to pĂ«rmbledhje ofrojnĂ« informacion tĂ« shpejtĂ« dhe tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ«, shpesh duke i hequr pĂ«rdoruesit nevojĂ«n pĂ«r tĂ« klikuar nĂ« faqe tĂ« tjera.

Një studim i fundit nga Pew Research Center tregon se këto përmbledhje po ndikojnë dukshëm në sjelljen e përdoruesve. Përdoruesit janë gati dyfish më pak të gatshëm të ndjekin lidhje drejt faqeve të jashtme pas shfaqjes së këtyre përgjigjeve të automatizuara, ndërsa 26% prej tyre mbyllin kërkimin pa ndjekur asnjë burim tjetër.

Kjo prirje po shkakton një rënie të konsiderueshme të trafikut për shumë faqe që mbështeten në klikimet e përdoruesve për të funksionuar ekonomikisht. Disa prej tyre raportojnë rënie deri në 40%, çka po ndikon negativisht në motivimin për të prodhuar përmbajtje të re dhe cilësore.

Nga ana tjetër, Google mohon që Përmbledhjet AI po dëmtojnë trafikun, duke argumentuar se ato sjellin vizita më të targetuara dhe krijojnë hapësira të reja për publikimin e përmbajtjes.

Megjithatë, ekspertët mbeten skeptikë. Sipas tyre, këto përmbledhje shpesh përmbajnë pasaktësi dhe i privojnë përdoruesit nga mundësia për të hulumtuar vetë, për të krahasuar burime dhe për të formuar mendimin e tyre të informuar.

Ky zhvillim ngre pikëpyetje të thella mbi të ardhmen e internetit si një hapësirë e hapur dhe e aksesueshme për informacion. Nëse trafiku dhe angazhimi vazhdojnë të bien, interneti siç e njohim mund të detyrohet të pësojë ndryshime rrënjësore.

❌