❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Qeveria jep dritën jeshile, kredi pa interes për disa kategori sociale, ja kush përfiton

✇Albeu
By: M C

Vendimi që përcakton institucionet përgjegjëse dhe procedurat që duhet të ndjekin familjet për të përfituar kredi për banesë me interes zero për qind, të subvencionuar nga buxheti i shtetit, përmes Entit Kombëtar të Banesave (EKB), është miratuar sot nga Këshilli i Ministrave.

Më poshte janë te detajuara procedurat si aplikohet, kush përfiton dhe kushtet për të aplikuar për kredi me zero për qind.

Kredia me zero për qind interes ofrohet për familjet që jetojnë me qira në ish-pronë private, familjet e punonjësve të Policisë së Shtetit të rënë në detyrë dhe fëmijët në përkujdesje të shtetit (jetimët).

Si aplikohet?

Aplikimi kryhet online nga kryefamiljari ose kujdestari ligjor, përmes portalit qeveritar e-Albania, në sistemin e Entit Kombëtar të Banesave. Dokumentacioni i kërkuar përfshin:

Vërtetim negativ nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme që provon se familja nuk ka pronë në gjithë territorin e Shqipërisë

Ose vërtetim për një pronë që është nën normat minimale të banimit

Për familjet e policëve të rënë në detyrë, dokumentacioni përcillet nga Ministria e Brendshme me kërkesë të EKB-së.

Procedura e përzgjedhjes

Kërkesat shqyrtohen nga një komision ad hoc pranë EKB-së, i ngritur brenda 5 ditëve nga paraqitja e aplikimeve.

Komisioni ka 10 ditë kohë për të shqyrtuar çdo rast.

Në rast refuzimi, aplikuesi ka të drejtë ankese administrative brenda 5 ditëve nga njoftimi.

Familjet që miratohen për përfitim futen në listë pritjeje pa afat kohor, në pritje të fondeve dhe zbatimit të procedurave nga institucionet financiare të përfshira në marrëveshje me ministrinë përgjegjëse.

ÇfarĂ« pĂ«rfshin lista e pĂ«rfituesve?

Lista përfituese përmban të dhëna për:

Përbërjen e familjes sipas certifikatës familjare

Gjendjen sociale dhe të strehimit

Strukturën e apartamentit që përfiton

Kur ndërpritet subvencioni?

Subvencioni i interesit ndërpritet në rastet kur:

Qytetari nuk liron banesën e pronarit sipas afatit

Konstatohet falsifikim dokumentesh apo deklarime të rreme

Zbulohen mangësi serioze në dokumentacionin e dosjes

Në rastet kur kryefamiljari (në rastet e qiramarrjes në ish-pronë private) ka ndërruar jetë, procedura vazhdon në bazë të certifikatës familjare të datës 1 dhjetor 1992, e dorëzuar nga EKB.

The post Qeveria jep dritën jeshile, kredi pa interes për disa kategori sociale, ja kush përfiton appeared first on Albeu.com.

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

✇Albeu
By: M C

Një ndërhyrje e befasishme diplomatike nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dha fund përplasjes më të ashpër ushtarake në më shumë se një dekadë mes Tajlandës dhe Kamboxhias.

Konflikti, që nisi pas një shkëmbimi zjarri në një segment 200-kilometërsh të kufirit të tyre të përbashkët, u përshkallëzua shpejt dhe solli pasoja të rënda diplomatike e ushtarake.

Përpjekjet për ndalimin e luftës fillimisht erdhën nga Kryeministri i Malajzisë dhe më pas nga Kina, por ishte vetëm pas një telefonate të Presidentit Trump me kryeministrin e përkohshëm tajlandez, Phumtham Wechayachai, që Tajlanda pranoi të merrte pjesë në negociata me Kamboxhian. Bisedimet u mbajtën në Putrajaya të Malajzisë, nën kujdesin e kryeministrit Anwar Ibrahim, aktualisht edhe kryesues i ASEAN-it, raporton ekskluzivisht Reuters.

Burime qeveritare tajlandeze thanë për Reuters se Trump kishte kërcënuar me pezullimin e negociatave tregtare nëse nuk gjendej një zgjidhje paqësore. Kjo ndikoi drejtpërdrejt në gatishmërinë e Tajlandës për të negociuar. Tajlanda kërkoi që takimi të zhvillohej në një vend neutral dhe vetëm mes kryeministrave, gjë që çoi në përzgjedhjen e Malajzisë si vend pritës.

PavarĂ«sisht mosbesimit tĂ« ndĂ«rsjellĂ«, armĂ«pushimi qĂ« hyri nĂ« fuqi tĂ« hĂ«nĂ«n nĂ« mesnatĂ« po respektohej deri tĂ« enjten, edhe pse tĂ« dyja palĂ«t nuk kishin tĂ«rhequr trupat nga kufiri. NdĂ«rkohĂ«, marrĂ«dhĂ«niet tregtare SHBA–TajlandĂ« dhe SHBA–Kamboxhia pritet tĂ« rifillojnĂ« pas arritjes sĂ« marrĂ«veshjes sĂ« armĂ«pushimit.

Trump dhe administrata e tij janë vlerësuar nga të dy liderët si faktor vendimtar në ndaljen e konfliktit dhe ringritjen e dialogut mes fqinjëve të tensionuar.

The post Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias appeared first on Albeu.com.

Plagoset me thikë një person në Theth, niset drejt spitalit, detajet e para

✇Albeu
By: M C

Një person ka mbetur i plagosur me thikë në fshatin Nderlysaj në Theth. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri pasi ka marrë ndihmën e parë po dërgohet për në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu bëhet me dije se Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.

The post Plagoset me thikë një person në Theth, niset drejt spitalit, detajet e para appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Këshilli i Ministrave emëron drejtoreshën e re të Galerisë Kombëtare të Arteve

✇Albeu
By: M C

Gjatë një mbledhje ditën e sotme, Këshilli i Ministrave, ka emëruar drejtoreshën e re të Galerisë Kombëtare të Arteve.

Sipas vendimit, në ketë pozicion është emëruar Adela Demetja, kuratore, menaxhere kulture dhe producente arti.

Ajo ka njĂ« master nĂ« “Studime Kuratoriale dhe Kritike” tĂ« StĂ€delschule dhe Universitetit Goethe, Frankfurt/Main.

Demetja Ă«shtĂ« drejtoreshĂ« e Tirana Art Lab – QendrĂ«s pĂ«r Art BashkĂ«kohor, institucion i pavarur arti, tĂ« cilin e themeloi nĂ« vitin 2010.

V E N D I M
PËR
EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË GALERISË KOMBËTARE TË ARTEVE
NĂ« mbĂ«shtetje tĂ« nenit 100 tĂ« KushtetutĂ«s dhe tĂ« nenit 9, tĂ« ligjit nr.10352, datĂ« 18.11.2010, “PĂ«r artin dhe kulturĂ«n”, tĂ« ndryshuar, me propozimin e ministrit tĂ« EkonomisĂ«, KulturĂ«s dhe Inovacionit, KĂ«shilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Adela Demetja emërohet drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

The post EMRI/ Këshilli i Ministrave emëron drejtoreshën e re të Galerisë Kombëtare të Arteve appeared first on Albeu.com.

Kushtetuesja rrëzoi këkesën për ligjin për zonat e mbrojtura, Zhupa: Në Strasburg për mbrojtjen e vendit

✇Albeu
By: M C

Deputetja demokrate Ina Zhupa, e cila ka ndjekur nga fillimi cështjen e zonave të mbrojtura ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për lënien në fuqi të ligjit për zonat e mbrojtura. Zhupa shprehet se dredhitë për të larë duart nga shkatërrimi që pret zonat e mbrojtura në Shqipëri nuk i ndalojnë.

Ajo thekson se do tĂ« vijohet nĂ« Strasburg pĂ«r tĂ« gjetur tĂ« drejtĂ«n e mohuar nga drejtĂ«sia shqiptare. Zhupa thotĂ« se zonat e mbrojtura do mbrohen, sepse i mbron kushtetuta dhe se Ă«shtĂ« detyrim ndaj brezave tĂ« ardhshĂ«m pĂ«r t’i lĂ«nĂ« njĂ« ShqipĂ«ri mĂ« tĂ« mirĂ« se sot dhe jo tĂ« betonizuar dhe tĂ« shkatĂ«rruar nga babĂ«zia e klientĂ«ve tĂ« pushtetit.

Reagimi i plotë:

Dredhitë e Gjykatës Kushtetuese për të larë duart nga shkatërrimi që pret zonat e mbrojtura në Shqipëri nuk na ndalojnë!

Në Strasburg për mbrojtjen e vendit! Nga sot nuk kemi më zona të mbrojtura!

Ndarja 4 me 4, ku 4 gjyqtarët pranojnë që ka shkelje kushtetuese dhe 4 gjyqtarë mendojnë se nuk ka, con në rrëzimin e kërkesën dhe pse nuk ndajnë dot nëse është apo jo antikushtetues. Kjo barazi është përdor dhe në raste të tjera si dredhi për të vendosur pa vendosur, për të ruajtur status quo e qeverisë duke bërë sehir.

Kjo praktikĂ« dĂ«nohet nga Gjykata Europiane e tĂ« Drejtave tĂ« Njeriut nĂ« Strasburg ku nĂ« çështjen Marini kundĂ«r ShqipĂ«rise, 2007 shprehet se “ del nĂ« pĂ«rfundimin se parashikimi pĂ«r ndarjen e votave nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« barabartĂ« nuk i shĂ«rben sigurisĂ« juridike dhe mund tĂ« privojĂ« ankuesin nga e drejta efektive pĂ«r njĂ« vendim pĂ«rfundimtar pĂ«r kĂ«rkesĂ«n e tij drejtuar GjykatĂ«s Kushtetuese”. Nuk mund tĂ« fshihen pas ligjit, ku ska asnjĂ« arsye juridike dhe morale se pĂ«rse katĂ«rshja qĂ« mendon se nuk ka shkelje duhet tĂ« prevaloj mbi katĂ«rshen qĂ« argumenton se ka shkelje?!

Për sa më lart do shkohet në Strasburg për të gjetur të drejtën e mohuar nga drejtësia shqiptare.

ËshtĂ« fatkeqĂ«si pĂ«r vendin qĂ« lĂ«nĂ« nĂ« fuqi njĂ« ligj antikushtetues dhe dĂ«shtim pĂ«r GjykatĂ«n Kushtetuese. Turpi i ngelet gjykatĂ«s, ne rrĂ«zohemi pa u rrĂ«zuar me dredhi qĂ« nuk respektojnĂ« as standartet europiane.

Pavarësisht kësaj dua të falenderoj edhe organizatat mjedisore për pjesmarrje në çdo pjesë të procesit dhe që kanë pajisur me materiale gjykatën mbi standartet europiane të mbrojtura dhe nga konventat që bën pjesë Shqipëria. Gjithashtu falenderoj për punën e tyre dy avokatët e nderuar Marash Logu dhe Franci Nuri.

Zonat e mbrojtura do mbrohen, sepse i mbron kushtetuta dhe se ja kemi detyrim brezave të ardhshëm për ti lënë një Shqipëri më të mirë se sot dhe jo të betonizuar dhe të shkatërruar nga babëzia e klientëve të pushtetit.

The post Kushtetuesja rrëzoi këkesën për ligjin për zonat e mbrojtura, Zhupa: Në Strasburg për mbrojtjen e vendit appeared first on Albeu.com.

Zjarr në fshatin Brataj të Selenicës, era e fortë përhap flakët

✇Albeu
By: M C

Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të enjte në zonën e Bratajt, në territorin e Bashkisë Selenicë.

Nga informacionet paraprake mësohet se flakët janë konstatuar rreth orës 18:00 dhe kanë përfshirë sipërfaqe me kullota.

Për shkak të erës së fortë, zjarri është përhapur me shpejtësi duke rrezikuar përhapjen në një zonë më të gjerë, ndërsa terreni i thyer vështirëson ndërhyrjen.

The post Zjarr në fshatin Brataj të Selenicës, era e fortë përhap flakët appeared first on Albeu.com.

Gomonia po fundosej nga moti i keq, shpëtohen pesë persona në Durrës

✇Albeu
By: M C

Pesë persona janë shpëtuar nga efektivë të njësisë policore detare, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të moti të keq. Autoritetet ndërhynë në kohë dhe bënë të mundur nxjerrjen në breg të qytetarëve, të cilët ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore. Njësia Policore Detare fton çdo qytetar apo turist që ndodhet në vështirësi dhe ka nevojë për ndihmë, të kontaktojë menjëherë.

Njoftimi i Policisë:

Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve.

Mesditën e sotme, gjatë patrullimeve në të gjithë hapësirën detare të qarkut, shërbimet e Njësisë Policore Detare konstatuan, në afërsi të Gjirit të Durrësit, 5 shtetas që kërkonin ndihmë, pasi gomonia e tyre rrezikonte të fundosej për shkak të erërave të forta.

Menjëherë pas konstatimit, efektivët e Njësisë, me mjete lundruese, ndërhynë në kohë dhe bënë të mundur nxjerrjen në breg të qytetarëve, të cilët ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore.

Njësia Policore Detare fton çdo qytetar apo turist që ndodhet në vështirësi dhe ka nevojë për ndihmë, të kontaktojë menjëherë. Reagimi ynë do të jetë i shpejtë, profesional dhe i specializuar.

The post Gomonia po fundosej nga moti i keq, shpëtohen pesë persona në Durrës appeared first on Albeu.com.

Sherri në Shkodër/ Identifikohet autori dhe i plagosuri, policia jep detaje

✇Albeu
By: M C

Policia ka dalë në një njoftim zyrtar lidhur me plagosjen në Shkodër. Bëhet me dije se Bledar Bylybashi 28 vjeç ka goditur me thikë Brigel Bizi 42 vjeç. Sipas policisë konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. Ndërkohë autori Bledar Bylybashi është vënë në pranga dhe i plagosuri Brigel Bizi ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme i shtetasit Bledar Bylybashi 28 vjeç, autori i dyshuar të ngjarjes.

Shtetasi Brigel Bizi 42 vjeç, ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post Sherri në Shkodër/ Identifikohet autori dhe i plagosuri, policia jep detaje appeared first on Albeu.com.

Sherr me thika në Shkodër, raportohet për një të plagosur! Shoqërohet autori

✇Albeu
By: M C

NjĂ« ngjarje e rĂ«ndĂ« ka ndodhur pasditen e sotme nĂ« zonĂ«n “Ish Dega” nĂ« ShkodĂ«r, ku njĂ« person ka mbetur i plagosur me thikĂ«.

Sipas informacioneve paraprake, pas një përplasjeje fizike autori ka goditur me thikë një person, i cili më pas është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Policia ndërkohë ka shoqëruar autorin në komisariat, ndërsa hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

The post Sherr me thika në Shkodër, raportohet për një të plagosur! Shoqërohet autori appeared first on Albeu.com.

Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2024-2030/ Shqipëria ndahet në 6 rajone turistike

✇Albeu
By: M C

Qeveria shqiptare ka miratuar zyrtarisht StrategjinĂ« e re tĂ« Turizmit pĂ«r periudhĂ«n 2024–2030, e cila synon tĂ« rrisĂ« ndjeshĂ«m ndikimin e kĂ«tij sektori nĂ« ekonominĂ« kombĂ«tare dhe tĂ« promovojĂ« njĂ« zhvillim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m tĂ« industrisĂ« turistike.

Dokumenti strategjik parashikon ndarjen e territorit në gjashtë rajone turistike të përcaktuara qartë, me qëllim përmirësimin e menaxhimit të destinacioneve dhe zhvillimin e produkteve të reja turistike në përputhje me veçoritë dhe potencialet e secilit rajon.

Zonat janë:

Rajoni turistik i bregdetit të Adriatikut

Rajoni turistik verior i brendshëm

Rajoni turistik i Tiranës

Rajoni turistik qendror

Rajoni turistik i bregdetit të Jonit

Rajoni turistik jugor i brendshëm

Strategjia përcakton objektiva të matshëm për rritjen e të ardhurave nga turizmi deri në vitin 2030, të shoqëruara me zgjerim të kapaciteteve akomoduese, rritje të cilësisë së shërbimeve, si dhe detyra të reja për institucionet shtetërore që mbulojnë sektorin.

Në një video-mesazh, ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro tha se Strategjia e Turizmit 2030 mbështetet në gjashtë shtylla kryesore: Investimet, Politika fiskale dhe rregullatore në turizëm, Menaxhimi i destinacioneve, Zhvillimi i produktit turistik, Marketingu i destinacioneve dhe ngritja e kapaciteteve mbështetur në tre parimet bazë që janë aspekti social, mjedisor dhe ekonomik, ndërsa dokumenti ka kaluar edhe fazën e konsultimit publik me grupet e interesit.

“Sot mirĂ«njohje pĂ«r tĂ« gjithĂ« stafin e MinistrisĂ« sĂ« Turizmit dhe Mjedisit, pĂ«r ata dhjetĂ«ra specialistĂ« qĂ« u pĂ«rfshinĂ« nĂ« hartimin e kĂ«saj strategjie dhe sigurisht pĂ«r partnerĂ«t tanĂ« tĂ« GIZ qĂ« japin njĂ« kontribut tĂ« çmuar nĂ« zhvillimin e turizmit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m”, shprehet Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

The post Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2024-2030/ Shqipëria ndahet në 6 rajone turistike appeared first on Albeu.com.

Greqia përfshihet nga stuhi të forta, përmbytje në Selanik

✇Albeu
By: M C

Stuhi të fuqishme kanë goditur Greqinë veriore, duke shkaktuar përmbytje dhe kaos në rrugët e Selanikut.

Për Athinën pasditen e sotme parashikohet shi dhe mundësi për breshër, çka shënon fundin e valës së gjatë të të nxehtit.

Ndryshimi dramatik i motit shkaktoi kaos në Selanik të enjten, kur stuhitë e fuqishme përmbytën rrugët dhe çrregulluan jetën e përditshme në qytetin e dytë më të madh të Greqisë.

Reshjet e dendura e kthyen infrastrukturën kryesore rrugore në lumenj, ndërsa raportet lokale thonë se kapakët e pusetave u shpërthyen nga presioni i ujit.

Një motoçiklist u lëndua pasi humbi kontrollin në një rrugë të rrëshqitshme në qendër të qytetit, konkretisht në bulevardin e njohur Tsimiski.

Në lagjen Vardar, drejtuesit e automjeteve patën vështirësi në lëvizje pasi niveli i ujit i bëri rrugët të pakalueshme.

Stuhia është pjesë e një paqëndrueshmërie më të gjerë atmosferike që ka përfshirë Greqinë veriore dhe qendrore, duke i dhënë përkohësisht fund valës së gjatë të të nxehtit.

Sipas të dhënave të shërbimit kombëtar meteorologjik, moti i paqëndrueshëm do të vazhdojë deri të premten, duke sjellë reshje të forta shiu, breshër dhe erëra të fuqishme në disa rajone.

Reshje të mëdha janë regjistruar në Maqedoninë Qendrore dhe Lindore, përfshirë Selanikun, Halkidikin dhe Kilkisin, në Maqedoninë Perëndimore dhe zonat malore të Epirit, Thesalisë (veçanërisht në Karditsa dhe Trikala), ishujt Sporade dhe disa pjesë të Thrakës.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes, veçanërisht në zonat ku priten vetëtima dhe breshër.

The post Greqia përfshihet nga stuhi të forta, përmbytje në Selanik appeared first on Albeu.com.

Shkarkimi aktorĂ«ve tĂ« “Migjenit”, Boçi ironizon Becin: Oksfordiani i PS po e trajton kulturĂ«n si sektor ndĂ«rtimi!

✇Albeu
By: M C

Drejtuesi politik i PD nĂ« ShkodĂ«r, Luçiano Boçi, ka reaguar pĂ«rmes rrjeteve sociale nĂ« lidhje me statusin qĂ« publikoi njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ« kryebashkiaku i ShkodrĂ«s, Benet Beci, pĂ«r dy aktorĂ«t e pushuar nga puna nĂ« “Teatrin Migjeni”. Benet Beci tha se aktori Simon Shkreli dhe regjisori Vladimir Doda, nuk janĂ« pushuar nga puna padrejtĂ«sisht siç pretendojnĂ« dy tĂ« fundit, por pĂ«r shkak tĂ« mospĂ«rmbushjes sĂ« pritshmĂ«rive dhe objektivave tĂ« sezoneve teatrale. Referuar kĂ«saj deklarate, Luçiano Boçi shprehet me ironi se Beneti “Oksfordian” i mat aktorĂ«t me litra rolesh dhe kilogramĂ« dramĂ«. Boçi thekson se reagimi i Becit i ngjan njĂ« raporti partie mĂ« shumĂ« se sa njĂ« analize kulturore.

Luçiano Boçi thekson se kjo mënyrë të menduari si Benet Beci nuk është gjë tjetër veçse një rikthim i metodave të realizmit socialist, ku edhe poezia kishte plan, recitimi kishte kuotë dhe spektatori duhej të qante në skenën e pestë.

NĂ« fund, Boçi e mbyll reagimin e tij duke thĂ«nĂ« se ajo qĂ« Beneti shfaq me kĂ«tĂ« gjuhĂ« tĂ« pĂ«rçudnuar Ă«shtĂ« njĂ« krizĂ« thelbĂ«sore e tĂ« kuptuarit tĂ« artit dhe kulturĂ«s, ku administratori e sheh veten si “kontroll performance” dhe jo si mbĂ«shtetĂ«s i shpirtit tĂ« lirĂ«. “Benet, kultura nuk matet me normĂ«. Aktori nuk Ă«shtĂ« sahat dhe skena nuk Ă«shtĂ« linjĂ« montimi.”-shkruan Boçi.

Statusi i plotë

Beneti “Oksfordian” qĂ« mat aktorĂ«t me litra rolesh dhe kilogramĂ« dramĂ«

Po lexoja me vĂ«mendje SQARIMIN e Benetit pĂ«r largimin nga “puna” tĂ« aktorĂ«ve Simon Shkreli dhe Vladimir Doda.

Në fiilim vura duart në kokë nga fillimi i parashtrimit por dhe duke nënqeshur hidhur.

Pastaj mendova mos Beneti kishte “ba humor” nga ai tipiku i ShkodrĂ«s, por qĂ« mbeti vetĂ«m dyshim.

Kur arrita nga fundi dhe preka seriozitetin pompoz “sqarues” tĂ« Benetit ia plasa tamam gazit.

NĂ« kĂ«tĂ« paraqitje qĂ« mĂ« shumĂ« i ngjante njĂ« raporti partie se sa njĂ« analize kulturore, Beneti njohur sĂ« fundmi si “Oksfordiani i PS-sĂ«â€, ka ndĂ«rmarrĂ« njĂ« pĂ«rpjekje “shkencore” pĂ«r tĂ« shpjeguar punĂ«n e aktorĂ«ve nĂ« bazĂ« tĂ« EFIKASITETIT, EFEKTIVITETIT, PRODUKTIVITETIT DHE CILËSISË SË PUNËS.

Këto terma i do kaq fort sa i ka shkruar dhe me gërma kapitale. Për të treguar dhe peshën e madhe që ato kanë për mendjen e Benetit.

NjĂ« katĂ«rkĂ«ndĂ«sh terminologjik qĂ« do t’i shkonte mĂ« shumĂ« njĂ« fabrike tullash nĂ« vitet ’80 se sa skenĂ«s sĂ« teatrit sot.

Po tĂ« ndiqnim logjikĂ«n e Benetit, aktori duhet me pasĂ« “output” tĂ« matshĂ«m me njĂ«si litrash ose kilogramĂ« ose me:

‱ Efikasitet = sa dialogĂ« pĂ«r minutĂ«
‱ Efektivitet = sa duartrokitje pĂ«r akt
‱ Produktivitet = sa role nĂ« muaj apo vit
‱ CilĂ«si = sa shpesh i del zani, pa e marrĂ« etja

Kjo mënyrë të menduari nuk është gjë tjetër veçse një rikthim i metodave të realizmit socialist, ku edhe poezia kishte plan, recitimi kishte kuotë dhe spektatori duhej të qante në skenën e pestë.

Arti reduktohet nĂ« njĂ« produkt me “output”, ku aktori nuk Ă«shtĂ« krijues, por zbatues. NjĂ« lloj punĂ«tori emocional qĂ« vlerĂ«sohet me tabelĂ« excel.

Kjo është arsyeja nder ne pse kultura po zhbëhet. Sepse ajo trajtohet si sektor ndërtimi.

NĂ« vend qĂ« tĂ« investohet nĂ« liri krijuese, nĂ« pĂ«rmbajtje, nĂ« pĂ«rballje me shoqĂ«rinĂ«, artistĂ«ve u kĂ«rkohet tĂ« “justifikojnĂ« rrogĂ«n” me KPI (Key Performance Indicators). ËshtĂ« si tĂ« kĂ«rkosh qĂ« njĂ« poet tĂ« dorĂ«zojĂ« 3 poezi nĂ« ditĂ« me rimĂ« ABAB dhe frymĂ« revolucionare.

NĂ« thelb, ajo qĂ« Beneti shfaq me kĂ«tĂ« gjuhĂ« tĂ« pĂ«rçudnuar Ă«shtĂ« njĂ« krizĂ« thelbĂ«sore e tĂ« kuptuarit tĂ« artit dhe kulturĂ«s, ku administratori e sheh veten si “kontrollor performance” dhe jo si mbĂ«shtetĂ«s i shpirtit tĂ« lirĂ«.

Benet kultura nuk matet me normë. Aktori nuk është sahat. Dhe skena nuk është linjë montimi!

The post Shkarkimi aktorĂ«ve tĂ« “Migjenit”, Boçi ironizon Becin: Oksfordiani i PS po e trajton kulturĂ«n si sektor ndĂ«rtimi! appeared first on Albeu.com.

Aksident tragjik në autostradën Tetovë-Shkup, të paktën tre viktima

✇Albeu
By: M C

Në rrugën Tetovë-Shkup, në dalje të Tetovës ka ndodhur një aksident tragjik ku sipas informacioneve të para mësohet të kenë ndërruar jetë 3 persona dhe një 17 vjeçar ka mbetur me lëndime.

Sipas informacioneve të para mësohet se vetura e tipit Opel Astra në të cilin udhëtonin viktimat dhe i plagosuri ka goditur autobusin e Hisar Turizam.

Për momentin në vendngjarje është prokurori dhe pjesëtarët e SPB Tetovë, ndërkohë kufomat janë dërguar në morgun e Tetovës.

The post Aksident tragjik në autostradën Tetovë-Shkup, të paktën tre viktima appeared first on Albeu.com.

Kriza humanitare në Gaza/ Pas Francës dhe Britanisë së Madhe, Portugalia planifikon të njohë shtetin palestinez

✇Albeu
By: M C

Edhe Portugalia po planifikon të njohë Shtetin e Palestinës.

Kjo deklaratë vjen pas vendimit të Francës, Kanadasë dhe Britanisë së Madhe për njohjen e shtetit palestinez në shtator nëse Izraeli nuk i jep fund luftës në Gaza.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« zyrtare, qeveria tha se po “studion njohjen e Shtetit tĂ« PalestinĂ«s si pjesĂ« e njĂ« procesi qĂ« mund tĂ« zhvillohet gjatĂ« sesionit tĂ« 80-tĂ« tĂ« AsamblesĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme tĂ« Kombeve tĂ« Bashkuara nĂ« Nju Jork kĂ«tĂ« shtator”.

The post Kriza humanitare në Gaza/ Pas Francës dhe Britanisë së Madhe, Portugalia planifikon të njohë shtetin palestinez appeared first on Albeu.com.

Ajola Xoxa shpërdoroi 18 mijë USD të Ambasadës së SHBA

✇Albeu
By: M C

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar se një fond prej 18 mijë dollarësh, i dhënë nga Ambasada Amerikane për një projekt social-kulturor organizatave jo qeveritare te Ajola Xoxës, është përdorur për një darkë luksoze në një hotel ne Tirane, ndërsa pjesa tjetër e parave mbetet e pajustifikuar. Në dosjen zyrtare të SPAK, përmenden fatura fiktive dhe komunikime të brendshme të stafit të Ajola Xoxës, që ngjallin dyshime serioze për keqpërdorim dhe mashtrim.

Prokuroria e Posaçme ka siguruar prova që dëshmojnë se grupi i organizatave jo-qeveritare të drejtuara faktikisht nga Ajola Xoxa, ka përdorur një fond 18 mijë dollarë të siguruar nga Ambasada Amerikane në Tiranë për një darkë mes tyre, megjithëse shuma e parave ishte përfituar për një projekt social-kulturor.

“Nga i gjithĂ« projekti i AmbasadĂ«s Amerikane, finanuar me 18 mijĂ« dollarĂ«, konstatohet se tĂ« vetmet shpenzime reale mund tĂ« kenĂ« qenĂ« pagesat pĂ«r njĂ« darkĂ« me 70 persona nĂ« hotel ‘Dajti’, ku Ă«shtĂ« paguar 6600 lekĂ« tĂ« reja pĂ«r njĂ« person”, thotĂ« SPAK-u nĂ« dosjen qĂ« ka dĂ«rguar nĂ« gjyq kundĂ«r kryebashkiakut tĂ« arrestuar tĂ« TiranĂ«s, Erion Veliaj, bashkĂ«shortes sĂ« tij, Ajola Xoxa, dhe disa personave tĂ« tjerĂ«.

Sipas llogarive, kjo darkĂ« me paratĂ« e AmbasadĂ«s Amerikane ka kushtuar rreth 460 mijĂ« lekĂ« tĂ« reja, ndĂ«rsa diferenca, rreth 14 mijĂ« USD, nuk provohet se ku ka pĂ«rfunduar. “Duke pasur parasysh numrin 70 tĂ« personave qĂ« kanĂ« qenĂ« nĂ« atĂ« darkĂ«, mund tĂ« arrihet lehtĂ« nĂ« konkluzionin se diferenca e mbetur nga shuma prej 18 mijĂ« dollarĂ« Ă«shtĂ« mjaft e madhe”, shkruan mĂ« tej Prokuroria e Posaçme nĂ« dosjen qĂ« i ka paraqitur sĂ« fundmi gjykatĂ«s.

The post Ajola Xoxa shpërdoroi 18 mijë USD të Ambasadës së SHBA appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 31 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

✇Albeu
By: M C

Dashi
TĂ« lindur mĂ«: 21 Mars – 19 Prill
Sot në marrëdhënie do të ndjeni ngrohtësi dhe mbështetje nga partneri, ndërsa beqarët mund të takojnë dikë që i bën të ndihen të veçantë. Në punë, përkushtimi juaj do të shpërblehet dhe mund të merrni një lajm të mirë nga një projekt i rëndësishëm. Shëndeti është i qëndrueshëm, por kushtojini vëmendje pushimit. Financat po përmirësohen ndjeshëm, por shmangni shpenzimet impulsive.

Demi
TĂ« lindur mĂ«: 20 Prill – 20 Maj
MarrĂ«dhĂ«niet sot kĂ«rkojnĂ« mĂ« shumĂ« durim dhe mirĂ«kuptim, ndaj mos nxitoni tĂ« merrni vendime tĂ« rĂ«ndĂ«sishme. NĂ« ambientin e punĂ«s, njĂ« koleg mund t’ju ndihmojĂ« tĂ« zgjidhni njĂ« problem tĂ« vjetĂ«r. ShĂ«ndeti mund tĂ« kĂ«rkojĂ« mĂ« shumĂ« kujdes, ndaj mos neglizhoni aktivitetin fizik. Financiarisht, Ă«shtĂ« njĂ« ditĂ« e mirĂ« pĂ«r tĂ« planifikuar investime afatgjata.

Binjakët
TĂ« lindur mĂ«: 21 Maj – 20 Qershor
Sot do tĂ« ndiheni mĂ« tĂ« hapur ndaj ndjenjave dhe kjo do tĂ« pĂ«rmirĂ«sojĂ« marrĂ«dhĂ«niet tuaja romantike. NĂ« punĂ« mund tĂ« pĂ«rballeni me sfida, por aftĂ«sia juaj pĂ«r tĂ« menduar nĂ« mĂ«nyrĂ« kreative do t’ju ndihmojĂ« tĂ« dalni fitimtar. ShĂ«ndeti Ă«shtĂ« i mirĂ«, por mos harroni tĂ« relaksoheni pasdite. Financat janĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme, por shmangni shpenzimet e panevojshme.

Gaforrja
TĂ« lindur mĂ«: 21 Qershor – 22 Korrik
Në dashuri, sot mund të ndjeni një afrim më të madh me partnerin ose të afroheni me dikë që ju pëlqen prej kohësh. Në punë, bashkëpunimi me të tjerët do të jetë çelësi i suksesit dhe mund të merrni një propozim interesant. Kujdesuni për shëndetin me një dietë të balancuar. Financiarisht, do të shfaqen mundësi për të rritur të ardhurat.

Luani
TĂ« lindur mĂ«: 23 Korrik – 22 Gusht
Sot marrëdhëniet tuaja janë të qeta dhe harmonike, por mos u tregoni shumë kërkues ndaj partnerit. Në vendin e punës do të ndiheni të motivuar dhe do të arrini rezultate të mira, veçanërisht nëse punoni në grup. Shëndeti është i mirë, por do të ishte mirë të nisni një aktivitet të ri sportiv. Në aspektin financiar, është ditë e mirë për të bërë plane të reja.

Virgjëresha
TĂ« lindur mĂ«: 23 Gusht – 22 Shtator
Në dashuri do të ndiheni të mbështetur dhe të kuptuar, ndërsa beqarët mund të përjetojnë emocione të papritura. Në punë, kreativiteti juaj do të vlerësohet dhe mund të merrni përgjegjësi të reja. Shëndeti është i qëndrueshëm, por mos e teproni me lodhjen mendore. Ekonomikisht, është ditë e qëndrueshme, por mos harroni të kurseni për të ardhmen.

Peshorja
TĂ« lindur mĂ«: 23 Shtator – 22 Tetor
Sot Ă«shtĂ« njĂ« ditĂ« e mirĂ« pĂ«r tĂ« forcuar lidhjet emocionale dhe pĂ«r tĂ« diskutuar hapur me partnerin dĂ«shirat tuaja. NĂ« punĂ« mund tĂ« merrni njohje pĂ«r njĂ« arritje tĂ« fundit, gjĂ« qĂ« do t’ju motivojĂ« mĂ« tej. ShĂ«ndeti kĂ«rkon mĂ« shumĂ« vĂ«mendje ndaj ushqyerjes dhe pushimit. Financat janĂ« tĂ« mira, por shmangni huazimet e panevojshme.

Akrepi
TĂ« lindur mĂ«: 23 Tetor – 21 NĂ«ntor
Në marrëdhënie, sot do të ndieni një harmoni të veçantë dhe mund të planifikoni diçka të bukur me partnerin. Në punë, një ide e re do të marrë vëmendjen e eprorëve dhe mund të hapen dyer të reja për ju. Shëndeti është i mirë, por do të ishte mirë të bëni më shumë aktivitet fizik. Financat janë të qëndrueshme, por mos bëni blerje të nxituara.

Shigjetari
TĂ« lindur mĂ«: 22 NĂ«ntor – 21 Dhjetor
Sot mund të ndjeni nevojën për më shumë hapësirë në marrëdhënie, ndaj flisni hapur me partnerin për ndjenjat tuaja. Në punë, do të keni mundësi të tregoni aftësitë tuaja dhe të fitoni respektin e kolegëve. Shëndeti është i mirë, por mos neglizhoni relaksin dhe kohën për veten. Financat janë të balancuara, por ruani kujdes me shpenzimet.

Bricjapi
TĂ« lindur mĂ«: 22 Dhjetor – 19 Janar
Dashuria sot ju sjell surpriza të këndshme dhe mund të forconi ndjenjat me partnerin tuaj. Në vendin e punës do të vlerësoheni për përkushtimin dhe mund të merrni një propozim të ri. Shëndeti është i qëndrueshëm, por mos harroni të kujdeseni për ushqimin. Financiarisht, është një ditë e mirë për të bërë një analizë të shpenzimeve.

Ujori
TĂ« lindur mĂ«: 20 Janar – 18 Shkurt
Në marrëdhënie do të ndjeni dëshirë për të provuar diçka të re, ndaj mos ngurroni të ndani idetë tuaja me partnerin. Në punë, bashkëpunimi me kolegët do të jetë i frytshëm dhe mund të zgjidhni një çështje të vjetër. Shëndeti është i mirë, por mund të ndiheni të lodhur pasdite. Financat janë të qëndrueshme, por mos bëni investime të rrezikshme.

Peshqit
TĂ« lindur mĂ«: 19 Shkurt – 20 Mars
Sot dashuria kĂ«rkon mĂ« shumĂ« komunikim dhe mirĂ«kuptim, ndaj pĂ«rpiquni tĂ« dĂ«gjoni partnerin. NĂ« punĂ«, mund tĂ« hasni disa pengesa, por kĂ«mbĂ«ngulja juaj do t’ju ndihmojĂ« tĂ« arrini objektivat. ShĂ«ndeti Ă«shtĂ« i mirĂ«, por mos e teproni me punĂ«n. Financiarisht, Ă«shtĂ« ditĂ« e mirĂ« pĂ«r tĂ« rishikuar buxhetin dhe pĂ«r tĂ« planifikuar shpenzimet.

The post Horoskopi 31 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

Investimet e Kushner në Shqipëri, Rama: Ende po negociojmë për ishullin e Sazanit

✇Albeu
By: M C

Kryeministri Edi Rama ka dhĂ«nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r Stephan Lebert dhe Stefan Willeke publikuar nĂ« median gjermane “Die Zeit” ku nuk munguan pyetjet pĂ«r marrĂ«dhĂ«niet me ndĂ«rkombĂ«tarĂ«t dhe ndikimet nĂ« ShqipĂ«ri.

Konkretisht për presidentin amerikan Donald Trump, Rama tha se tashmë ka luajtur një rol të rëndësishëm duke vënë në tryezë idenë e një armëpushimi dhe paqeje.

Ramës nga intervistuesit iu theksua fakti se gjatë manditit të parë të Trump, ai e kritikoi atë. Kreu i qeverisë tha se e bëri këtë edhe më parë, kur Trump ishte ende kandidat presidencial.

Kryeministri tha se mandati i parë i Trumo nuk ishte aq i keq për botën. Sipas tij, Trump sot përfaqëson një mundësi të madhe për Evropën.

Rama u pyet gjithashtu edhe për investimin e dhëndrit të Trump, Jared Kushner që pritet të realizohet në jug të vendit. Për këtë kreu i qeverisë u shpreh se projekti po ecën dhe përbëhet nga dy pjesë, nga njëra anë, brezi bregdetar, ose gadishulli, që tha se është në pronësi private dhe nga ana tjetër, ishulli i Sazanit, i cili i përket shtetit.

“Gadishulli ka pĂ«rfunduar fazĂ«n e planifikimit. Ne ende po negociojmĂ« kushtet e partneritetit pĂ«r ishullin e Sazanit”, tha Rama.

Ai u shpreh se konceptet paraprake duken shumë premtuese. Sipas tij, lista e kompanive që duan të bëhen pjesë e këtyre kufijve të rinj të turizmit mesdhetar është mbresëlënëse, veçanërisht Hotelet Aman.

PjesĂ« nga intervista nga Stephan Lebert dhe Stefan Willeke publikuar nĂ« “Die Zeit”:

Donald Trump do të luajë një rol kyç?

Trump tashmë ka luajtur një rol të rëndësishëm duke vënë në tryezë idenë e një armëpushimi dhe paqeje. Por pse na duhej që Trump të rizbulonte fjalën armëpushim pas tre vitesh? Kur Viktor Orbån e përmendi atë fjalë, ai u trajtua si lebroz. Askush nuk donte të dëgjonte për një armëpushim, e lëre më për paqe.

Askush nuk donte tĂ« dinte pĂ«r bisedime – e lĂ«re mĂ« pĂ«r negociata – me RusinĂ«, pĂ«rveç Erdoganit.

Ai u pĂ«rpoq disa herĂ«, por pa sukses, sepse askush nuk i mbĂ«shteti pĂ«rpjekjet e tij. GjithmonĂ« bĂ«hej fjalĂ« pĂ«r fitoren absolute, ose mĂ« saktĂ«, pĂ«r humbjen strategjike tĂ« RusisĂ« nĂ«n autopilotin e Shteteve tĂ« Bashkuara. ÇfarĂ« keqardhjeje.

Gjatë mandatit të tij të parë, ju e kritikuat Donald Trump.

E bëra këtë edhe më parë, kur Trump ishte ende kandidat presidencial. Mandati i tij i parë nuk ishte aq i keq për botën. Sot, ai përfaqëson një mundësi të madhe për Evropën.

Kur Trump pretendoi pas atentatit se Zoti e kishte shpëtuar për të mirën e Amerikës, kjo ishte vetëm gjysma e së vërtetës. Zoti i shpëtoi edhe jetën në mënyrë që Evropa të zgjohej. Evropa duhet të zgjohet, shpresojmë në anën e duhur.

Ju e njihni mirë dhëndrin e Trump, Jared Kushner, i cili synon të bëhet një investitor i madh në Shqipëri: kompania e Kushner dëshiron të ndërtojë akomodime luksoze për turistë të pasur në një pjesë bregdetare të paprekur më parë dhe në një ishull të pabanuar. Kjo po kundërshtohet nga ambientalistët. Si po ecën ky projekt?

Po ecĂ«n. Projekti pĂ«rbĂ«het nga dy pjesĂ«: nga njĂ«ra anĂ«, brezi bregdetar – ose gadishulli, siç e quajmĂ« ne. ËshtĂ« nĂ« pronĂ«si private.

Nga ana tjetër, ishulli i Sazanit, i cili i përket shtetit. Gadishulli ka përfunduar fazën e planifikimit. Ne ende po negociojmë kushtet e partneritetit për ishullin e Sazanit. Konceptet paraprake duken shumë premtuese. Lista e kompanive që duan të bëhen pjesë e këtyre kufijve të rinj të turizmit mesdhetar është mbresëlënëse, veçanërisht Hotelet Aman.

The post Investimet e Kushner në Shqipëri, Rama: Ende po negociojmë për ishullin e Sazanit appeared first on Albeu.com.

BE i përgjigjet ish-kryeministrit të Serbisë: Marrëveshjen me Kosovën e ke nënshkruar me vullnet të plotë

✇Albeu
By: M C

BE i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç, i cili u shpreh më herët se Brukseli ka mashtruar Beogradin në nënshkrimin e marrëveshjes së vitit 2013 me Prishtinën zyrtare. BE hedh poshtë akuzat duke thënë se marrëveshja në fjalë u arrit me vullnet të plotë.

“Si Kosova ashtu edhe Serbia i kanĂ« hyrĂ« marrĂ«veshjeve plotĂ«sisht me vetĂ«dije dhe me vullnetin e tyre tĂ« lirĂ«â€, thuhet nĂ« reagimin e BE-sĂ«, duke mohuar kĂ«shtu pretendimet e Daçiçit.

BE thekson se palët duhet të angazhohen në mënyrë aktive për zbatimin e marrëvershjeve pasi auto të nënshkruarat vijojnë të jenë në fuqi.

“BE-ja pret qĂ« tĂ« dyja palĂ«t tĂ« kontribuojnĂ«, pĂ«rmes deklaratave dhe veprimeve tĂ« tyre, nĂ« njĂ« atmosferĂ« tĂ« favorshme pĂ«r pajtimin dhe normalizimin e marrĂ«dhĂ«nieve.

Pavarësisht mungesës së takimeve në nivel të lartë politik, Komisioni Evropian ka bërë të ditur se dialogu nuk është ndërprerë. Ata kujtojnë se në muajin qershor janë zhvilluar takime të negociatorëve teknikë.

Dialogu vazhdon pĂ«rmes takimeve tĂ« rregullta dypalĂ«she dhe trepalĂ«she nĂ« nivelin e kryenegociatorĂ«ve dhe nĂ« nivelin teknik,” thuhet nĂ« deklaratĂ«.

The post BE i përgjigjet ish-kryeministrit të Serbisë: Marrëveshjen me Kosovën e ke nënshkruar me vullnet të plotë appeared first on Albeu.com.

“OpozitĂ«n mĂ« tĂ« ashpĂ«r e kam nĂ« shtĂ«pi”, rrĂ«fimi i RamĂ«s pĂ«r bashkĂ«shorten: Kur nis me pyetjet, i lutem pĂ«r mĂ«shirĂ«

✇Albeu
By: M C

Kryeministri Edi Rama gjatĂ« intervistĂ«s me revistĂ«n gjermane “Zeit” ka folur edhe pĂ«r bashkĂ«shorten e tij, Linda Rama.

Ai ka shprehur se ajo është opozita më e fortë që ka, teksa shton se interesohet për punën e tij, teksa nuk kursehet as me pyetjet intensive.

Rama tha se pas startimit të pyetjeve të shumta, të cilat zgjasin për një kohë të gjatë, shpesh i lutet Linda Ramës të tregojë mëshirë.

Pyetja e gazetarit: A ka ndonjë që dëgjon për çështje të tilla?

Edi Rama: Disa njerëz mendojnë se kam fituar shumë zgjedhje sepse opozita ime është shumë e dobët. Ata njerëz nuk kanë ide. Sepse në shtëpi, kam opozitën më të ashpër që kam përjetuar ndonjëherë

Ajo mĂ« pret kur kthehem nga puna nĂ« mbrĂ«mje – gruaja ime. Ha diçka, shtrihem nĂ« divan, zgjedh njĂ« film pĂ«r t’u çlodhur. Dhe pas dhjetĂ« minutave tĂ« para tĂ« filmit, fillon koha e pyetjeve – nga divani nĂ« divan.

Gruaja ime është ekonomiste, punon për organizata ndërkombëtare, ajo i di punët e saj. Ajo di numra, të dhëna, fakte. Pyetjet vazhdojnë, kështu që më duhet të shtyp butonin e ndalimit të filmit disa herë.

ËshtĂ« vĂ«rtet intensive. NĂ«se gruaja ime vazhdon deri nĂ« nokaut, do tĂ« jetĂ« shumĂ« mĂ« vonĂ« se mesnata dhe do tĂ« duhet t’i lutem tĂ« tregojĂ« mĂ«shirĂ«. Mund t’ju siguroj: NĂ«se keni njĂ« kundĂ«rshtim tĂ« tillĂ« nĂ« shtĂ«pi dhe i dĂ«gjoni ata, do tĂ« bĂ«heni tĂ« pamposhtur jashtĂ« katĂ«r mureve tuaja. AtĂ«herĂ« mund tĂ« bĂ«heni edhe Mbret i ShqipĂ«risĂ«!

The post “OpozitĂ«n mĂ« tĂ« ashpĂ«r e kam nĂ« shtĂ«pi”, rrĂ«fimi i RamĂ«s pĂ«r bashkĂ«shorten: Kur nis me pyetjet, i lutem pĂ«r mĂ«shirĂ« appeared first on Albeu.com.

Vijon pastrimi i territorit në Delvinë pas zjarreve, groposen bagëtitë e djegura në fshatin Kopaçez

✇Albeu
By: M C

Aksioni për pastrimin e territorit nga bagëtitë e djegura si pasojë e zjarrit të rënë disa ditë më parë vijon në Bashkinë e Delvinës.

Në ditën e dytë të ndërhyrjes, grupi i përbërë nga punonjës të Drejtorisë së Shëndetit Publik (DSHP) dhe Drejtorisë së Veterinarisë ka qenë i angazhuar në fshatin Kopaçez, Njësia Administrative Vergo.

Ky fshat rezulton të jetë një nga zonat më të prekura nga zjarret, me dëme të konsiderueshme në gjënë e gjallë. Deri më tani janë evidentuar 16 krerë bagëti të djegura, nga të cilat 9 dhi dhe 7 dele. Trupat e bagëtive janë gjetur gjatë kontrolleve nëpër baçet e fshatit, aty ku ka kaluar flaka.

Autoritetet dyshojnë se mund të ketë edhe raste të tjera të ngjashme jashtë fshatit, veçanërisht në zonat malore ku zjarri është përhapur me intensitet.

Të gjitha kafshët e djegura janë grumbulluar dhe janë groposur sipas procedurave përkatëse. Pas groposjes, janë dezinfektuar edhe vendet ku u gjetën trupat, në përputhje me protokollet veterinare me qëllim parandalimin e përhapjes së ndonjë sëmundjeje të mundshme.

Autoritetet lokale kanë bërë thirrje për bashkëpunim nga banorët për të raportuar raste të tjera të ngjashme, si dhe për të shmangur qasjen në zonat e djegura deri në përfundim të pastrimit dhe dezinfektimit.

The post Vijon pastrimi i territorit në Delvinë pas zjarreve, groposen bagëtitë e djegura në fshatin Kopaçez appeared first on Albeu.com.

❌