TEHERAN â Irani emĂ«ron kreun e ri tĂ« KĂ«shillit tĂ« SigurisĂ«
TEHERAN, 5 gusht  /ATSH-DPA/ â Ali Larijani, kĂ«shilltari konservator i udhĂ«heqĂ«sit Suprem tĂ« Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, Ă«shtĂ« emĂ«ruar sekretar i pĂ«rgjithshĂ«m i KĂ«shillit tĂ« fuqishĂ«m tĂ« SigurisĂ« sĂ« vendit, njoftoi sot Teherani.
Larijani, 67-vjeç, pason ish-komandantin e Korpusit me ndikim tĂ« GardĂ«s Revolucionare Islamike, Ali Akbar Ahmadian, i cili do tĂ« marrĂ« njĂ« pozicion tĂ« sapokrijuar nĂ« qeveri, sipas agjencisĂ« shtetĂ«rore tĂ« lajmeve âTasnimâ.
Këshilli i Sigurisë merret me çështje që lidhen me sigurinë kombëtare dhe vendimet që ndërmerren për  mbrojtjen e vendit islamik dhe ka diskutuar shpesh programin bërthamor të vendit në të kaluarën.
Vendimet e tij për çështje të tilla duhet të miratohen nga udhëheqësi suprem i vendit.
Këshilli kryesohet nga presidenti Masoud Pezeshkian dhe përfshin dhjetra anëtarë të tjerë, përfshirë disa ministra dhe gjeneralë.
Mbetet e paqartë nëse emërimi i nivelit të lartë do të sjellë një ndryshim kursi brenda aparatit të pushtetit të Iranit.
Larijani planifikoi të kandidonte për president vitin e kaluar, por u skualifikua nga Këshilli i Rojësve, një organ qendror mbikqyrës.
Ish-gjeneral brigade dhe matematikan në profesion, Larijani konsiderohet pjesë e elitës tradicionale të Iranit, por vitet e fundit ka marrë vazhdimisht pozicione më të moderuara. Ai më parë shërbeu si sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Sigurisë nga viti 2005 deri në vitin 2007. /Ad.Ab./
The post TEHERAN â Irani emĂ«ron kreun e ri tĂ« KĂ«shillit tĂ« SigurisĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.