❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Fitimi neto i dy operatorëve kabllorë privatë më të mëdhenj në vend, GAP prezanton shifrat

Instituti GAP ka publikuar sot të dhëna lidhur me fitimin neto të dy operatorëve kabllorë privatë më të mëdhenj në vend për katër vite.

Të dhënat e GAP bazuar në Këshillin për Raportim Financiar të Kosovës janë për vitin 2021, 2022, 2023 dhe 2024.

Në vitin 2021, fitimi neto i dy operatorëve kabllorë më të mëdhenj privatë në vend ishte 13.8 milionë euro. Ky fitim u rrit ndjeshëm në vitin 2022, duke arritur në 21.6 milionë euro.

Në vitin 2023, fitimi neto u rrit edhe më tej, duke kapur vlerën prej 30.8 milionë eurosh, gjersa për vitin 2024 fitimi ishte pak më i ulët, në rreth 30.4 milionë euro.

GAP njofton se në secilin vit të analizuar, në kalkulim janë përfshirë të njëjtit dy operatorë kabllorë privatë më të mëdhenj në vend. /Telegrafi/

The post Fitimi neto i dy operatorëve kabllorë privatë më të mëdhenj në vend, GAP prezanton shifrat appeared first on Telegrafi.

Vasfije Krasniqi: Do të jem në protestë, në mbrojtje të dinjitetit kolektiv

Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuar e dhunĂ«s seksuale gjatĂ« luftĂ«s nĂ« KosovĂ« ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se do tĂ« merr sot pjesĂ« nĂ« protestĂ«n e organizuara nga Organizata e VeteranĂ«ve tĂ« LuftĂ«s sĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s nĂ« mbrojtje tĂ« luftĂ«s çlirimtare.

Krasniqi në një postim në Facebook shkruan se në protestë do të jetë për të mbrojtur dinjitetin kolektiv.

“Arsyeja pse mĂ« 7 gusht do tĂ« jem nĂ« protestĂ« Ă«shtĂ« e thjeshtĂ«: pĂ«rballĂ« njĂ« bote ku kriminelĂ«t serbĂ« ende janĂ« tĂ« lirĂ«, Ă«shtĂ« e papranueshme qĂ« ish-ushtarĂ«t tanĂ« tĂ« pĂ«rballen me padrejtĂ«si.

UnĂ« nuk dal pĂ«r tĂ« mbrojtur individĂ«, por pĂ«r tĂ« mbrojtur dinjitetin tonĂ« kolektiv, tĂ« drejtĂ«n tonĂ« pĂ«r drejtĂ«si tĂ« barabartĂ«. Dal si qytetar i kĂ«tij shteti, qĂ« s’mund tĂ« rrijĂ« duarkryq teksa historia jonĂ« pĂ«rpiqet tĂ« njolloset me standarde tĂ« dyfishta.

Nuk mund tĂ« ketĂ« paqe pa drejtĂ«si, e nuk mund tĂ« ketĂ« drejtĂ«si pa tĂ« vĂ«rtetĂ«n e luftĂ«s sonĂ« çlirimtare.   UÇK-ja nuk ishte krim – ishte mburoja e kĂ«tij populli.

Prandaj mĂ« 7 gusht jam aty. PĂ«r historinĂ«, pĂ«r dinjitetin, pĂ«r KosovĂ«n!”, shkruan ajo. /Telegrafi/

The post Vasfije Krasniqi: Do të jem në protestë, në mbrojtje të dinjitetit kolektiv appeared first on Telegrafi.

Takimi i Gjuriqit me sekretarin e shtetit amerikan, Tahiri: Ministrja e jonĂ« pĂ«r PunĂ« tĂ« Jashtme – e strukur dhe e zhdukur nga diplomacia

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri ka reaguar sot lidhur me diplomacinë e shtetit, pas takimit që ka pasur ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq me sekretarin e shtetit amerikan, Marco Rubio.

Tahiri në një postim në Facebook ka kritikuar ministren e Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, gjersa thekson se e kanë katandisur Kosovën.

“Ministri i jashtĂ«m i SerbisĂ« takoi sekretarin e shtetit amerikan. Rubio. Presidentja jonĂ« takoi zĂ«vendĂ«ssekretarin e shtetit amerikan para njĂ« kohe kur ishte ne AmerikĂ«, e mos tĂ« flasim pĂ«r ministren tonĂ« tĂ« jashtme – e strukur e zhdukur nga diplomacia. Duhet t’ia vĂ«nĂ« gishtin kokĂ«s kĂ«ta qĂ« kanĂ« pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r diplomacinĂ« e shtetit tonĂ«. E katandisen KosovĂ«n!”, shkruan ajo. /Telegrafi/

The post Takimi i Gjuriqit me sekretarin e shtetit amerikan, Tahiri: Ministrja e jonĂ« pĂ«r PunĂ« tĂ« Jashtme – e strukur dhe e zhdukur nga diplomacia appeared first on Telegrafi.

VeteranĂ«t e luftĂ«s protestojnĂ« sot nĂ« PrishtinĂ«, kundĂ«r padrejtĂ«sive nga Gjykata Speciale dhe nĂ« mbrojtje tĂ« luftĂ«s sĂ« UÇK-sĂ«  

Organizatat e dala nga lufta e UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s do tĂ« mbajnĂ« sot njĂ« protestĂ« nĂ« PrishtinĂ«, duke filluar nga ora 17:00 nĂ« kundĂ«rshtim tĂ« padrejtĂ«sive nga Gjykata Speciale dhe raportimeve se dosje e dokumente tĂ« SerbisĂ« po pĂ«rdoren nga Gjykata Speciale nĂ« procesin gjyqĂ«sor ndaj ish-krerĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ« nĂ« HagĂ«.

Organizatat e dala nga lufta e UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s nĂ« njĂ« konferencĂ« tĂ« mbajtur tĂ« mĂ«rkurĂ«n u kanĂ« bĂ«rĂ« thirrje qytetarĂ«ve qĂ« tĂ« dalin masivisht nĂ« protestĂ«, nĂ« mbrojtje tĂ« luftĂ«s çlirimtare.

“I ftoj qytetarĂ«t qĂ« bashkĂ«ndjejnĂ« me ne tĂ« marrin pjesĂ« nĂ« kĂ«tĂ« protestĂ« nĂ« ora 17:00 nĂ« sheshin ‘SkĂ«ndĂ«rbeu’ pĂ«r tĂ« dĂ«rguar njĂ« mesazh edhe te bashkĂ«sia ndĂ«rkombĂ«tare se bashkĂ«luftĂ«tarĂ«t tanĂ« nuk janĂ« vetĂ«m, dhe ne do jemi gati t’iu dalim nĂ« mbĂ«shtetje sa herĂ« tĂ« jetĂ« nevoja”, Ă«shtĂ« shprehur Gazmend Syla nga OVL e UÇK-sĂ«.

NdĂ«rkaq, kryetari i komunĂ«s sĂ« PrishtinĂ«s, PĂ«rparim Rama pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« rrjetin social nĂ« Facebook ka shkruar se Prishtina do t’i bashkohet protestĂ«s sĂ« OVL-UÇK-sĂ« pĂ«r drejtĂ«si pĂ«r mbrojtjen e vlerave tĂ« luftĂ«s.

Ai tha se në mbështetje të kësaj protestë kanë marrë vendim që më 7 gusht transporti urban të jetë falas për të gjithë qytetarët.

“Ne si kryeqytet, mĂ« 07 gusht, nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« protestĂ«s, jemi pĂ«rkujdesur qĂ«: transporti urban tĂ« jetĂ« falas pĂ«r tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t dhe parking falas prapa Pallatit tĂ« RinisĂ«, nga ora 16:00 deri nĂ« 18:00, pĂ«r autobusĂ«t qĂ« bartin protestuesit”, tha ai.

E para e shtetit, Vjosa Osmani nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r media e cilĂ«soi jashtĂ«zakonisht shqetĂ«suese pranimin e provave tĂ« prodhuara nga shteti i SerbisĂ« nga ana e kĂ«saj gjykate, duke theksuar se ato janĂ« historikisht tĂ« falsifikuara dhe pĂ«r qĂ«llim kanĂ« rishkrimin e historisĂ« sĂ« luftĂ«s sĂ« UÇK-sĂ«.

“Nuk ka asnjĂ« pĂ«rpjekje qĂ« mund ta njollosĂ« luftĂ«n e drejtĂ« çlirimtare tĂ« UÇK-sĂ« dhe popullit tĂ« KosovĂ«s. Ka qenĂ« luftĂ« pĂ«r tĂ« mbrojtur nga forcat gjenocidale tĂ« Millosheviqit,” deklaroi Osmani.

Ajo tha se është fat i keq që edhe sot, pas kaq vitesh, Serbia udhëhiqet nga strukturat e mbetura të regjimit të Millosheviqit, të cilat sipas saj, vazhdojnë të përdorin të njëjtat metoda të manipulimit dhe dezinformimit.

Presidentja u bĂ«ri thirrje institucioneve, qytetarĂ«ve dhe mbarĂ« popullit shqiptar qĂ« tĂ« qĂ«ndrojnĂ« tĂ« bashkuar nĂ« mbrojtjen e vlerave tĂ« luftĂ«s sĂ« UÇK-sĂ«.

“Duhet tĂ« gjithĂ« ne, si institucione, si popull, si komb, t’i bashkojmĂ« forcat tona nĂ« mbrojtjen e luftĂ«s sĂ« drejtĂ« dhe çlirimtare,” pĂ«rfundoi ajo.

Ndryshe, ministrja nĂ« detyrĂ« e DrejtĂ«sisĂ«, Albulena Haxhiu ditĂ« mĂ« parĂ« ka thĂ«nĂ« se me shqetĂ«sim ka marr lajmin se Dhomat e Specializuara nĂ« HagĂ« kanĂ« pranuar si prova materiale dokumente tĂ« dorĂ«zuara nga institucionet shtetĂ«rore tĂ« SerbisĂ«, pĂ«rfshirĂ« Departamentin e SigurisĂ« ShtetĂ«rore, MinistrinĂ« e PunĂ«ve tĂ« Brendshme dhe tĂ« ashtuquajturĂ«n “KomandĂ« pĂ«r KosovĂ«n dhe MetohinĂ«â€.

Haxhiu në një postim në Facebook shkruan se ky zhvillim është thellësisht i papranueshëm, pasi institucionet në fjalë janë struktura të një regjimi që ka qenë përgjegjës për dhunë sistematike, krime lufte, zhdukje me forcë, gjenocid, spastrime etnike dhe represion brutal ndaj popullit të Kosovës.

“Pranimi i materialeve tĂ« prodhuara nga ky regjim si burime tĂ« besueshme pĂ«rbĂ«n njĂ« deformim tĂ« rĂ«ndĂ« tĂ« drejtĂ«sisĂ« dhe njĂ« fyerje tĂ« hapur ndaj viktimave tĂ« luftĂ«s dhe sakrificĂ«s pĂ«r liri”, ka thĂ«nĂ« ndĂ«r tĂ« tjera ajo. /Telegrafi/

The post VeteranĂ«t e luftĂ«s protestojnĂ« sot nĂ« PrishtinĂ«, kundĂ«r padrejtĂ«sive nga Gjykata Speciale dhe nĂ« mbrojtje tĂ« luftĂ«s sĂ« UÇK-sĂ«   appeared first on Telegrafi.

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shqipëria të enjten do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

ShĂ«rbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti parashikohet i kthjellĂ«t nĂ« pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« territorit pĂ«rjashtuar vranĂ«sirat e pakta deri mesatare kalimtare nga orĂ«t e mesditĂ«s deri ato tĂ« pasdites kryesisht nĂ« relievet kodrinore – malore.

Era do tĂ« fryjĂ« me drejtim verilindje – veriperĂ«ndim me shpejtĂ«si mesatare 8 m/s, ndĂ«rsa nĂ« zonat luginore dhe pĂ«rgjatĂ« vijĂ«s bregdetare hera-herĂ«s do tĂ« fitojĂ« shpejtĂ«si 10-18m/s.

Deti – ValĂ«zimi forcĂ«s 2-4 ballĂ«. /Telegrafi/

The post Parashikimi i motit në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Sot mot me diell

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

IHK njofton se temperaturat minimale do tĂ« lĂ«vizin ndĂ«rmjet 13 – 16 gradĂ« Celsius, ndĂ«rkaq maksimalet e ditĂ«s do tĂ« jenĂ« nga 25-29 gradĂ«.

Era do tĂ« fryjĂ« nga verilindja, 1–3 m/s. /Telegrafi/

 

 

The post Sot mot me diell appeared first on Telegrafi.

“Jam si Navalny”, ish-presidenti Meta kĂ«rkon ndryshimin e masĂ«s sĂ« sigurisĂ«, seanca shtyhet nĂ« 8 gusht

Ish-presidenti Ilir Meta ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë, pak orë pasi SPAK mbylli hetimet ndaj tij dhe katër personave të tjerë.

Siç mëson Top Channel, Meta ka thënë në kërkesë që nuk ka asnjë rrezik të ndikojë e dëmtojë provat dhe nga ana tjetër sugjeron që gjykata të vendosë ndaj tij masë më të butë, atë të ndalimit për të dalë jashtë vendit. Por, seanca u shty për në datën 8 gusht.

NĂ« padinĂ« qĂ« Tch e disponon thuhet se “nĂ« datĂ«n 04 gusht nga Prokuroria e Posaçme u njohĂ«m me pĂ«rfundimin e hetimeve lidhur me tĂ« pandehurin ish presidentin Ilir Metaj. Sipas procedurĂ«s u njohĂ«m edhe me aktet fashikujt hetimorĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« elektronike, çka nĂ«nkupton se organi procedurĂ«s tashmĂ« ka pĂ«rfunduar çdo procedurĂ« hetimi dhe çështja do kaloj pĂ«r gjykim nĂ« seancĂ«n paraprake.

Në kushtet e reja procedurale të krijuara, duke u nisur edhe nga neni 228 paragrafi 3 i kodit procedurës penale, për masat e sigurimit personal mendojmë se këto kritere nuk qëndrojnë pasi tashmë:

kur ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës, bazuar në rrethana fakti
..

nuk ka asnjë rrezik që i pandehuri të largohet dhe ti fshihet procesit gjyqësor.

personaliteti i të pandehurit nuk përbën rrezik që ai të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin procedohet, sepse nuk është duke ushtruar funksionin publik.

NĂ« kuptim tĂ« rrethanave tĂ« reja tĂ« krijuara kur kjo çështje tashmĂ« po merr rrugĂ«timin e saj gjyqĂ«sor, mendojmĂ« se Ă«shtĂ« njĂ« moment kur vetĂ« gjykata qĂ« ka vendosur masĂ« shtrĂ«nguese tĂ« “arrestit me burg” tĂ« analizoi drejt kĂ«to rrethana dhe tĂ« marri njĂ« vendim tĂ« bazuar mbi to duke zĂ«vendĂ«suar masĂ«n e sigurimit personal.

NĂ« kĂ«to momente qĂ« jemi drejtuar gjykatĂ«s ku kĂ«rkojmĂ« zĂ«vendĂ«simin e masĂ«s sigurimit tĂ« arrestit me burg, presidenti Ilir Metaj ka plot 10 muaj nĂ« kushte izolimi, theksoj izolimi pasi pĂ«rveç masĂ«s shtrĂ«nguese tĂ« arrestit me burg ai po vuan edhe masat e tjera diskriminuese tĂ« Institucionit Ekzekutimit Vendimeve penal ‘Jordan Misja’ TiranĂ«, pasi Ă«shtĂ« nĂ« kushtet e njĂ« izolimi total, tamam si lideri opozitĂ«s ruse Navaly”.

Nga ana tjetër në kërkesë Meta sjell edhe precedentin Gëllci për të cilin Strasburgu rrëzoi SPAK-un.

Ndërsa vijon më tej duke u shprehur se arresti në burg e pengon për aktivitetet politike.

“KĂ«rkojmĂ« zĂ«vendĂ«simin e masĂ«s sĂ« sigurimit personal pĂ«r ish presidentin edhe pĂ«r shkaqet e sipĂ«rcituara sepse atij nuk po i lejohet tĂ« ushtrojĂ« tĂ« drejtat e tij politike si lider i opozitĂ«s sĂ« dytĂ« nĂ« vend, Partia e LirisĂ«. Atij nuk po i lejohet tĂ« takohet me anĂ«tarĂ«t e kryesisĂ« partisĂ« tij, me deputetĂ«t, me eurodeputetĂ«t dhe Ă«shtĂ« privuar nga pĂ«rdorimi telefonit tĂ« institucionit pĂ«r tĂ« folur po me kĂ«ta persona.

ËshtĂ« nĂ« detyrimin ligjor, kushtetues por edhe tĂ« kartĂ«s evropiane tĂ« drejtave tĂ« njeriut qĂ« ndaj njĂ« politikani nĂ«n hetim, apo nĂ«n njĂ« gjykim duhet tĂ« trajtohet jo vetĂ«m me dinjitetin njerĂ«zor tĂ« parashikuar nĂ« standardet mĂ« tĂ« mira qĂ« parashikon ligji por edhe tĂ« mos i privohet ushtrimi tĂ« drejtave politike dhe tĂ« prevalojĂ« mbi tĂ« gjitha prezumimi pafajĂ«sisĂ«â€, shprehen avokatĂ«t. /tch/

The post “Jam si Navalny”, ish-presidenti Meta kĂ«rkon ndryshimin e masĂ«s sĂ« sigurisĂ«, seanca shtyhet nĂ« 8 gusht appeared first on Telegrafi.

Rasti i gjykatësit Laban, Kurti: Absurde që dikush që vlerësohet si i papërshtatshëm për sigurinë të gjykojë mbi një çështje kushtetuese

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, një ditë më parë ka bërë të ditur se ka tërhequr kërkesën e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Osmani ka thënë se vendimi për tërheqjen e kërkesës është marrë si reagim ndaj caktimit të gjyqtarit Radomir Laban si raportues i kësaj lënde, të cilin ajo e cilëson si figurë problematike për sigurinë e shtetit.

E lidhur me këtë ka folur sot kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

I pyetur se si e sheh tërheqjen e kërkesës nga Gjykata Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit, Kurti tha se presidentja Osmani nuk ka qenë në dijeni se ai do të jetë kryesues i çështjes që do të trajtohet nga Kushtetuesja.

“Ne qĂ« nga viti 2018 kemi qenĂ« tĂ« informuar pĂ«r gjyqtarin Laban, atĂ«herĂ« kur ai pati aplikuar qĂ« tĂ« bĂ«het anĂ«tari i GjykatĂ«s Kushtetueses”, tha Kurti.

Kryeministri në detyrë tutje tha se deputetja Albulena Haxhiu në emër të grupit parlamentar të LVV aso kohe sa ishin në opozitë i ka shkruar letër zyrtare Zyrës së Presidentit dhe kryetares të atëhershme të Gjykatës Kushtetuese.

“Deputetja Albulena Haxhiu nĂ« emĂ«r tĂ« Grupit parlamentar aso kohe sa ishim nĂ« opozitĂ« i ka shkruar letĂ«r zyrtare ZyrĂ«s sĂ« Presidentit, por fatkeqĂ«sisht as presidenti i atĂ«hershĂ«m nĂ« vitin 2018, as kryetarja e GjykatĂ«s Kushtetuese e atĂ«hershme, nĂ« vitin 2018 nuk e kanĂ« parĂ« tĂ« arsyeshme qĂ« tĂ« ndalin njĂ« proces tĂ« tillĂ« sepse Ă«shtĂ« absurde qĂ« dikush i cili sipas informacioneve qĂ« kemi nga institucionet e sigurisĂ« se Ă«shtĂ« i papĂ«rshtatshĂ«m, rrezik pĂ«r rendin tonĂ« kushtetues tash tĂ« gjykojĂ« mbi njĂ« çështje kushtetuese”, tha Kurti. /Telegrafi/

The post Rasti i gjykatësit Laban, Kurti: Absurde që dikush që vlerësohet si i papërshtatshëm për sigurinë të gjykojë mbi një çështje kushtetuese appeared first on Telegrafi.

Iu vazhdohet paraburgimi Thaçit, Smakajt, Kilajt e Fazliut

NĂ« Dhomat e Specializuara tĂ« KosovĂ«s (DhSK) nĂ« HagĂ« Ă«shtĂ« marrĂ« vendim pĂ«r vazhdimin e paraburgimit ndaj Hashim Thaçi, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut ku ata sĂ« bashku me Hajredin Kuçin akuzohen pĂ«r vepra penale kundĂ«r administrimit tĂ« drejtĂ«sisĂ«, raporton “Betimi pĂ«r DrejtĂ«si”.

Katër vendimet e ndara janë marrë nga gjyqtarja e procedurës paraprake Marjorie Masselot më 5 gusht 2025.

Për të gjithë të akuzuarit Prokuroria kishte thënë se duhet të mbesin në paraburgim me arsyetimin se janë proporcionale dhe të nevojshëm.

Sa i përket Thaçit, gjyqtarja e procedurës paraprake, Masselot ka thënë se vazhdon të ekzistojë dyshimi i bazuar se ai ka kryer veprat penale për të cilat ngarkohet.

PĂ«rveç kĂ«saj, ajo ka konstatuar se ekziston rreziku qĂ« ai tĂ« arratiset, t’i pengojĂ« procedurat si dhe tĂ« kryej krime tĂ« tjera.

Konstatimin për rrezik të arratisjes, Masselot e ka mbështetur në faktin që ende mbeten të vlefshme vlerësimet që nga vendimi i tretë për vazhdimin e paraburgimit.

KĂ«to vlerĂ«sime kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me rĂ«ndĂ«sinĂ« e veprave penale pĂ«r tĂ« cilat Thaçi akuzohet dhe dĂ«nimi i mundshĂ«m nĂ« rast qĂ« ai shpallet fajtor, qĂ«llimet jo tĂ« mira tĂ« tĂ« akuzuarit ndaj ligjeve dhe procedurave tĂ« GjykatĂ«s, mundĂ«sinĂ« e tij pĂ«r t’u arratisur pavarĂ«sisht paraburgimit tĂ« tij aktual nĂ« çështjen 06 ku ai akuzohet pĂ«r krime lufte etj.

Konstatimin pĂ«r rrezikun pĂ«r pengim tĂ« procedurave, gjyqtarja e mbĂ«shtet pĂ«r faktin se Thaçi dyshohet se ka bashkĂ«punuar me tri grupe qĂ« i udhĂ«heqte pĂ«r tĂ« ndikuar nĂ« dĂ«shmitĂ« e dĂ«shmitarĂ«ve nĂ« çështjen ku ai akuzohet pĂ«r krime lufte, “veprimet e z. Thaçit tregojnĂ« pĂ«r kĂ«mbĂ«ngulje nĂ« pĂ«rpjekjet pĂ«r tĂ« penguar procedurat e DhSK-sĂ« edhe nga brenda QendrĂ«s sĂ« Paraburgimit tĂ« DhSK-sĂ«, pĂ«rfshirĂ« pĂ«rmes ndikimit tĂ« tij mbi ish-pjesĂ«tarĂ« tĂ« UÇK-sĂ« qĂ« i qĂ«ndrojnĂ« besnikĂ« dhe persona nga rrethet e tij politike, si bashkĂ« tĂ« akuzuarit nĂ« kĂ«tĂ« çështje”, thuhet nĂ« vendim.

Përveç kësaj, rreziku i pengimit të procedurave thuhet se nuk është zhdukur plotësisht me përfundimin e çështjes së Prokurorisë në rastin ku Thaçi po akuzohet për krime lufte.

“Rreziku i pengimit nuk Ă«shtĂ« zhdukur me mbylljen e çështjes sĂ« ZPS-sĂ« nĂ« çështjen 06, pasi procedurat mbeten ende nĂ« zhvillim dhe dĂ«shmitarĂ«t qĂ« kanĂ« dĂ«shmuar tashmĂ« mund tĂ« pĂ«rballen me hakmarrje ose tĂ« nxiten pĂ«r tĂ« tĂ«rhequr dĂ«shmitĂ«; (ii) rreziku i pengimit vlerĂ«sohet jo vetĂ«m nĂ« lidhje me çështjen 06, por edhe me çështjen aktuale; dhe (iii) procesi i vazhdueshĂ«m i zbulimit e rrit mĂ« tej kĂ«tĂ« rrezik, pasi i jep z. Thaçit qasje nĂ« informacion sensitiv qĂ« lidhet me dĂ«shmitarĂ«t”, thuhet nĂ« vendim.

PĂ«rveç kĂ«saj, Masselot ka thĂ«nĂ« se asnjĂ« masĂ« alternative nuk mund t’i zbus mjaftueshĂ«m rreziqet ekzistuese dhe vazhdimi i paraburgimit pĂ«r Thaçin Ă«shtĂ« i nevojshĂ«m.

Vlen të theksohet se mbrojtja e Thaçit e përfaqësuar nga Sophie Menegon dhe Luka Mishetiq nuk ka parashtruar asnjë përgjigje ndaj kërkesës së Prokurorisë për vazhdimin e paraburgimit.

Mbrojtja e Smakajt kërkon lirimin e tij

Mbrojtja e Smakajt e përfaqësuar nga Jonathan Rees dhe Huë Bowden ka thënë se klienti i tyre duhet të lirohet menjëherë me arsyetimin se asnjë prej 53 paketave të zbulimit të publikuara nga Prokuroria nuk përmbajnë prova që i atribuohen zërave të të akuzuarve siç janë paraqitur në transkriptat e audioincivimeve të bëra në objektet e paraburgimit me date 9 shtator dhe 7 tetor 2023. Si rrjedhojë, ata pretendojnë se kushtet për caktimin e paraburgimit ndaj Smakajt nuk janë përmbushur.

“Mbrojtja e Smakajt pretendon se, nĂ« mungesĂ« tĂ« provĂ«s sĂ« artikuluar pĂ«r atribuomini e zĂ«rave tĂ« folĂ«sve, Transkriptet e vitit 2023 nuk mund tĂ« mbĂ«shtesin njĂ« dyshim tĂ« bazuar pĂ«r qĂ«llimet e nenit 41(6) tĂ« Ligjit”, thuhet nĂ« vendim.

Ndërsa, Prokuroria e ka kundërshtuar këtë gjë duke thënë se ajo se çfarë ka thënë mbrojtja përgënjeshtrohet nga dosja e provave në këtë çështje dhe për rrjedhojë, kërkesa e tyre për lirim të menjëhershëm duhet të refuzohet.

Ndërsa, gjyqtarja rikujtoi se që nga vendimi për konfirmimin e aktakuzës u konstatua se ekziston dyshim i bazuar se Smakaj është përgjegjës për vepra penale që bien në juridiksionin e DhSK-së.

Masselot ka thënë se përgjegjësia penale e Smakajt mbështetet në materiale specifike dhe të detajuara që janë paraqitur nga Prokuroria ndërsa transkriptet përbejnë vetëm një aspekt të një bazë të gjetë provash mbi të cilat është mbështetur konstatimi në konfirmimin e aktakuzës.

Si rrjedhojë, Masselot konstatoi se argumentet e mbrojtjes së Smakajt janë të pabazuara dhe se ende vazhdon të ekzistojë dyshimi i bazuar se Smakaj ka kryer vepra penale për të cilat flitet në aktakuzë.

Sa i pĂ«rket rrezikut tĂ« arratisjes, Masselot ka thĂ«nĂ« se tĂ« gjitha vlerĂ«simet e pĂ«rcaktuara nĂ« vendimin e tretĂ« pĂ«r shqyrtimin e paraburgimit mbeten tĂ« vlefshme. KĂ«to vlerĂ«sime kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me dijeninĂ« e Smakajt pĂ«r rĂ«ndĂ«sinĂ« e veprave penale pĂ«r tĂ« cilat akuzohet sĂ« bashku me dĂ«nimin potencial nĂ« rast qĂ« ai shpallĂ«t fajtor, mosrespektimin e ligjeve dhe rregullave tĂ« gjykatĂ«s, fakti qĂ« ai ka njĂ« pasaportĂ« aktive tĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe ka mundĂ«sinĂ« qĂ« ai tĂ« largohet dhe faktin qĂ« ai ka mundĂ«sinĂ« pĂ«r t’i ikur drejtĂ«sisĂ« duke marrĂ« parasysh pozitat e tij tĂ« mĂ«parshme nĂ« institucionet e KosovĂ«s.

“Gjyqtarja e ProcedurĂ«s Paraprake vazhdon gjithashtu tĂ« jetĂ« e bindur se i akuzuari mund tĂ« mbĂ«shtetet nĂ« njĂ« rrjet tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m individĂ«sh me ndikim nga tĂ« cilĂ«t mund tĂ« kĂ«rkojĂ« dhe sigurojĂ« burime dhe mbĂ«shtetje pĂ«r qĂ«llime arratisjeje”, thuhet nĂ« vendimin ndaj Smakajt ku u konstatua se ekziston rreziku qĂ« ai tĂ« arratiset.

Po ashtu, edhe rreziku për pengim të procedurave të DhSK-së thuhet se vazhdon të ekzistojë duke u nisur nga dyshimet që ai ishte pjesë e grupit të udhëhequr nga Thaçi me synimin që të ndikohet në dëshmitar.

“KĂ«mbĂ«ngulja e z. Smakaj pĂ«r tĂ« vazhduar pĂ«rpjekjet pĂ«r pengim tĂ« procedurave tĂ« DS-sĂ«, pĂ«rfshirĂ« ndjekjen e urdhrave nga persona me ndikim politik ndaj tĂ« cilĂ«ve ai Ă«shtĂ« besnik, si z. Thaçi;

(iii) rritja e ndĂ«rgjegjĂ«simit tĂ« z. Smakaj pĂ«r provat inkriminuese ndaj tij, si rezultat i zbulimit nĂ« vazhdim, e cila krijon stimuj shtesĂ« pĂ«r tĂ« ndĂ«rhyrĂ« te dĂ«shmitarĂ«t”, thuhet nĂ« vendim i cili konstatoi se Smakaj ka rrezik qĂ« tĂ« kryej edhe vepra tĂ« tjera.

Si rrjedhojë, u konstatua që asnjë prej kushteve tjera përveç masës së paraburgimit nuk mund të zbusin mjaftueshëm rreziqet në këtë rast.

Mbrojtja e Fazliut s’bĂ«n parashtrime mbi kĂ«rkesĂ«n e ProkurorisĂ« pĂ«r vazhdim paraburgimi

Ngjashëm si mbrojtja e Thaçit, edhe mbrojtja e Fazliut cila përfaqësohet nga avokati David Young nuk ka parashtruar asgjë ndaj kërkesës së Prokurorisë për vazhdimin e paraburgimit ndaj tij.

Ndryshe, ngjashëm si për Smakajn edhe për Fazliun thuhet se në vendimin për konfirmimin e aktakuzës ishte konstatuar se Fazliu mban përgjegjësi penale brenda juridiksionit të DhSK-së.

Përveç kësaj, në vendimin për vazhdimin e paraburgimit u konstatua se vazhdon të ketë rrezik të arratisjes, pengim të procedurave të DhSK-së dhe rrezik për kryerjen e krimeve të tjera për Fazliun.

NdĂ«r, vlerĂ«sime tĂ« tjera, vlerĂ«sohet qĂ« Fazliu ka rrezik t’i shmanget drejtĂ«sisĂ« duke e marrĂ« parasysh lidhjet e tij tĂ« ngushta me ish-komandantet e UÇK-sĂ« po ashtu edhe veteranĂ«t e UÇK-sĂ« me ndikim politik nga tĂ« cilĂ«t mund tĂ« kĂ«rkojĂ« dhe sigurojĂ« burime tĂ« mjaftueshme pĂ«r arratisje.

“
natyra e akuzave tĂ« konfirmuara kundĂ«r z. Fazliu, i cili ishte pjesĂ« e njĂ« grupi tĂ« udhĂ«hequr nga z. Thaçi, qĂ« synonte tĂ« ndikonte nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paligjshme mbi dĂ«shmitarĂ«t; (ii) njohuritĂ« e treguara tĂ« z. Fazliu pĂ«r synimet penguese tĂ« z. Thaçi, si dhe qĂ«llimi i tij pĂ«r t’i ndjekur ato; (iii) kĂ«mbĂ«ngulja dhe prirja e tij pĂ«r tĂ« penguar procedurat e DhSK-sĂ« duke mbĂ«shtetur interesat dhe urdhrat e udhĂ«heqjes sĂ« lartĂ« tĂ« UÇK-sĂ«; (iv) aftĂ«sia e tij pĂ«r tĂ« fituar pĂ«lqimin nga persona besnikĂ« ndaj tij, pĂ«rfshirĂ« djalin e tij, me qĂ«llim tĂ« pengimit tĂ« procedurave tĂ« DhSK-sĂ«â€, thuhet nĂ« vendimin ku u konstatua se Fazliu ka rrezik qĂ« tĂ« pengojĂ« procedurat e DSK-sĂ«.

Gjyqtarja e procedurĂ«s paraprake, Masselot thotĂ« se asnjĂ« prej kushteve tĂ« propozuara pĂ«r lirimin me kusht tĂ« Fazliut nuk mund tĂ« jenĂ« tĂ« mjaftueshme pĂ«r t’i zbutur plotĂ«sisht rreziqet qĂ« dalin pĂ«r kĂ«tĂ« rast si dhe paraburgimi i tij Ă«shtĂ« i nevojshĂ«m.

Ndonëse ankesë në Apel, Kilaj nuk heq dorë nga rishikimi periodik i paraburgimit, mbrojtja kërkon lirim me kusht

Vlen të theksohet se me 19 qershor 2025, mbrojtja e Kilajt e përfaqësuar nga Alexander Admiraal me 19 qershor 2024, paraqiti një ankesë ndaj vendimit të tretë të Speciales për vazhdimin e paraburgimit. Kjo ankesë është ende në shqyrtim por Kilaj me 27 qershor 2025 ka bërë të ditur se nuk heq dorë nga e drejta e tij për rishikim periodik të paraburgimit të tij pavarësisht se nuk ka ndonjë vendim në ankesën e tij.

Sipas vendimit të fundit për vazhdimin e paraburgimit për Isni Kilajn, Prokuroria thotë se asnjë garanci e dhënë prej tij dhe asnjë kusht për lirim nuk mund të zbus mjaftueshëm rreziqet që dalin nga ky proces konkretisht atë të arratisjes, pengimin e procedurave dhe kryerjen e krimeve të tjera.

Sipas Prokurorisë, këto rreziqe mund të menaxhohen në mënyrë efektive vetëm në qendrën e paraburgimit.

Në përgjigje të Prokurorisë, mbrojtja e Kilajt kishte parashtruar se vazhdimi i paraburgimit për klientin e saj nuk është i arsyeshëm dhe proporcional dhe ai duhet të lirohet me kusht.

Mbrojtja kishte parashtruar se koha e kaluar në paraburgim para gjykimit rreth 14 muaj e gjysmë si dhe koha kur ka qenë për pothuajse shtatë muaj në lirim të përkohshëm tejkalon çdo dënim përfundimtar me burgim.

“Mbrojtja e z. Kilaj parashtroi se, nĂ« rast dĂ«nimi: (i) si periudha e paraburgimit para gjykimit, ashtu edhe tĂ« paktĂ«n njĂ« pjesĂ« e kohĂ«s nĂ« lirimin e pĂ«rkohshĂ«m do tĂ« zbriten nga çdo dĂ«nim me burgim; (ii) duke marrĂ« parasysh se, nĂ« pĂ«rputhje me RregullĂ«n 196(2) tĂ« Rregullores, z. Kilaj do tĂ« ketĂ« tĂ« drejtĂ« tĂ« kĂ«rkojĂ« ulje tĂ« dĂ«nimit pasi tĂ« ketĂ« vuajtur dy tĂ« tretat e tij, 14 muajt e gjysmĂ« tĂ« kaluar nĂ« paraburgim pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« dy tĂ« tretat e njĂ« dĂ«nimi prej 21 muajsh e Ÿ burgim (qĂ« tejkalon dĂ«nimin maksimal prej gjashtĂ« (6) muajsh tĂ« paraparĂ« pĂ«r veprĂ«n penale tĂ« fyerjes sĂ« gjykatĂ«s, siç Ă«shtĂ« e pĂ«rfshirĂ« nĂ« aktakuzĂ«); dhe (iii) edhe nĂ«se z. Kilaj dĂ«nohet pĂ«r veprĂ«n mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ« tĂ« pĂ«rpjekjes pĂ«r tĂ« penguar personat zyrtarĂ«, siç Ă«shtĂ« e pĂ«rfshirĂ« nĂ« aktakuzĂ«, ka tĂ« ngjarĂ« qĂ« çdo dĂ«nim tĂ« jetĂ« nĂ« kufijtĂ« mĂ« tĂ« ulĂ«t tĂ« shkallĂ«s sĂ« dĂ«nimeve prej njĂ« (1) deri nĂ« pesĂ« (5) vjet burgim”, thuhet nĂ« vendim.

Veç kĂ«saj, mbrojtja thotĂ« se çdo rrezik i konstatuar mund tĂ« menaxhohet pĂ«rmes kushteve pĂ«r lirim tĂ« cilat Kilaj Ă«shtĂ« i gatshĂ«m qĂ« t’i respektojĂ«.

Mbrojtja thotë se garancia pre 40 mijë eurove dëshmon se ai nuk ka qëllim që të arratiset ose të pengojë procedurat apo të kryej krime të tjera.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, Masselot ka konstatuar se ekziston rreziku që Kilaj të arratiset, pengojë procedurat ose të kryej krime të tjera.

Konstatimet për rrezikun e arratisjes, gjyqtarja e ka mbështetur ndër të tjerash në vlerësimin se ai ka mjete dhe mundësi që të shmanget drejtësisë si dhe mund të ketë aftësinë për të mobilizuar mbështetje për ta bërë një gjë të tillë duke marrë parasysh edhe profilin e tij që ka në Kosovë.

NdĂ«rsa konstatimet pĂ«r pengim tĂ« procedurave, gjyqtarja e mbĂ«shtetĂ« nĂ« qasjen e Kilajt nĂ« informacione tĂ« ndjeshme qĂ« lidhen me dĂ«shmitarĂ«t, gatishmĂ«ria e ij pĂ«r t’i shkelur urdherat e gjykatĂ«s etj.

Kurse, për dorëzaninë e propozuar prej 40 mijë euro, gjyqtarja thotë se mbrojtja nuk e ka sqaruar si duhet se si një pagesë e tillë e eliminon rrezikun për pengim të procedurave. Si rrjedhojë, gjyqtarja ka thënë se ky propozim nuk do të merret në konsideratë.

Hashim Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ai është duke u gjykuar për krime lufte, si dhe vitin e kaluar i është ngritur aktakuza kundër administrimit të drejtësisë.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Ndërsa, lidhur me rastin kundër administrimit të drejtësisë, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor 2024 në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në DhSK, më 6 dhjetor 2024 në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga.

Ndërsa, Thaçit i është dorëzuar fletarrestimi në objektin e paraburgimit në Hagë më 5 dhjetor 2024, gjithnjë sipas njoftimit të DhSK-së.

Kurse, Hajredin Kuçit i Ă«shtĂ« dorĂ«zuar aktakuza e konfirmuar dhe fletĂ«thirrja pĂ«r t’u paraqitur para gjykatĂ«ses sĂ« procedurĂ«s paraprake pĂ«r paraqitjen e parĂ«, e cila u mbajt 9 dhjetor.

Sipas aktakuzës, Thaçi individualisht dhe përmes veprimeve të përbashkëta me grupet; Grupi Fazliu (Fadil Fazliu dhe FahriFazliu), Grupin Smakaj (Bashkim Smakaj, Blerim Shala dhe Artan Behrami) si dhe Grupin Kilaj (Isni Kilaj dhe VllaznimKryeziu), kanë ndjekur një model të sjelljes për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Në aktakuzë thuhet se Thaçi ka udhëhequr dhe marrë pjesë në këto përpjekje përmes vizitave të tij në objektet e paraburgimit gjatë kohës sa ishte i paraburgosur në kuadër të gjykimit të tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aty thuhet se anëtarët e Grupit Fazliu, Grupit Smakaj dhe Grupit Kilaj u koordinuan për të ndikuar në dëshmitarët e ZPS-së gjatë vizitave jo të priveligjuara të datave 2 korrik, 9 shtator dhe 6 tetor 2023.

Si rrjedhojë, ndaj Thaçit rëndojnë tri akuza për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, tri për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Ndërsa, Kilaj, Smakaj dhe Fazliu akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës. Kurse, Kuçi i ka dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës. /BetimipërDrejtësi/

The post Iu vazhdohet paraburgimi Thaçit, Smakajt, Kilajt e Fazliut appeared first on Telegrafi.

Rasti i gjyqtarit Llabani, Haxhiu: PatĂ«m dĂ«rguar kĂ«rkesĂ« nĂ« Kushtetuese pĂ«r shkarkimin e tij, por thoshin se ‘po ndĂ«rhyjmĂ« nĂ« pavarĂ«sinĂ« e tyre’

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar sot pasi një ditë më parë presidentja Vjosa Osmani ka tërhequr kërkesën në Kushtetuese për seancën konstituive për shkak të gjyqtarit serb, Radomir Llaban pasi sipas saj paraqet rrezik për sigurinë kombëtare.

Haxhiu në një postim në Facebook shkruan se i kishin drejtuar një kërkesë zyrtare ish-kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, duke kërkuar fillimin e procedurave për shkarkimin e tij.

Sipas Haxhiu nĂ« vend qĂ« tĂ« merrej parasysh kĂ«rkesa e tyre, kishin pranuar njĂ« pĂ«rgjigje zyrtare nĂ« tĂ« cilĂ«n thuhej se kĂ«rkesa e tyre pĂ«rbĂ«nte “ndĂ«rhyrje nĂ« pavarĂ«sinĂ« e tyre”.

Lexoni të plotë postimin e ministres në detyrë:

Kur në vitin 2018,  ish-Presidenti Thaçi kishte injoruar thirrjet tona për të mos e dekretuar Radomir Llabanin si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, për shkak të së kaluarës së tij kriminale dhe duke pasur parasysh që gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese shkarkohen nga Presidenti por paraprakisht me propozimin e 2/3 të gjyqtarëve të kësaj gjykate dhe jo nga ndonjë organ tjetër, ne i kishim drejtuar një kërkesë zyrtare ish-kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, duke kërkuar fillimin e procedurave për shkarkimin e tij.

MegjithatĂ«, nĂ« vend qĂ« tĂ« merrej parasysh kjo kĂ«rkesĂ«, ne kishim pranuar njĂ« pĂ«rgjigje zyrtare nĂ« tĂ« cilĂ«n thuhej se kĂ«rkesa jonĂ« pĂ«rbĂ«nte “ndĂ«rhyrje nĂ« pavarĂ«sinĂ« e tyre”. /Telegrafi/

The post Rasti i gjyqtarit Llabani, Haxhiu: PatĂ«m dĂ«rguar kĂ«rkesĂ« nĂ« Kushtetuese pĂ«r shkarkimin e tij, por thoshin se ‘po ndĂ«rhyjmĂ« nĂ« pavarĂ«sinĂ« e tyre’ appeared first on Telegrafi.

Aksident i rëndë në Veternik, Policia e ambulanca shkojnë në vendngjarje

NjĂ« aksident i rĂ«ndĂ« ka ndodhur sot rreth orĂ«s 10:00 nĂ« lagjen ‘Veternik’ tĂ« PrishtinĂ«s, ndĂ«rsa nĂ« vendngjarje janĂ« parĂ« duke shkuar Policia dhe Ambulanca.

Aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturave dhe një kamioni.

Flora Ahmeti, zĂ«dhĂ«nĂ«se e PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s pĂ«r rajonin e PrishtinĂ«s i tha Telegrafit se sot rreth orĂ«s 10:00 kanĂ« pranuar informatĂ«n se nĂ« rrugĂ«n PrishtinĂ« – Ferizaj, ka ndodhur njĂ« aksident trafiku me lĂ«ndime.

“NĂ« kĂ«tĂ« aksident kanĂ« qenĂ« tĂ« pĂ«rfshira tri automjete (njĂ« kamion dhe dy vetura). Si pasojĂ« e aksidentit Ă«shtĂ« lĂ«nduar njĂ« person”, tha ajo.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal. /Telegrafi/

The post Aksident i rëndë në Veternik, Policia e ambulanca shkojnë në vendngjarje appeared first on Telegrafi.

Kushtetuesja pezullon vendimin e Qeverisë për dhënien e parcelave të Graçanicës në shfrytëzim për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për Autizëm

Gjykata Kushtetuese ka miratuar kĂ«rkesĂ«n e KomunĂ«s sĂ« GraçanicĂ«s pĂ«r vendosjen e masĂ«s sĂ« pĂ«rkohshme, pezullimin e vendimit tĂ« QeverisĂ« pĂ«r dhĂ«nien e parcelave tĂ« kĂ«saj Komune nĂ« shfrytĂ«zim tĂ« shoqatĂ«s bamirĂ«se “Jetimat e Ballkanit” pĂ«r ndĂ«rtimin e QendrĂ«s rezidenciale pĂ«r autizĂ«m, sindromĂ« down dhe aftĂ«si tĂ« kufizuar pĂ«r fĂ«mijĂ«, persona tĂ« rritur dhe tĂ« moshĂ«s sĂ« shtyrĂ«.

Kjo u bë e ditur në vendimin për masë të përkohshme nga Gjykata Kushtetuese, të publikuar më 5 gusht.

NĂ« vendimin e GjykatĂ«s thuhet se kĂ«rkesa e parashtruesit tĂ« kĂ«rkesĂ«s pĂ«r masĂ« tĂ« pĂ«rkohshme ndaj Vendimit tĂ« kontestuar duhet tĂ« miratohet, sepse i shĂ«rben “evitimit tĂ« rreziqeve ose dĂ«meve tĂ« pariparueshme” dhe Ă«shtĂ« nĂ« “interes publik”.

“Gjykata, nĂ« fund rithekson se, miratimi i masĂ«s sĂ« pĂ«rkohshme deri mĂ« 31 tetor 2025, nuk paragjykon nĂ« asnjĂ« mĂ«nyrĂ« pranueshmĂ«rinĂ« dhe meritat e kĂ«rkesĂ«s”, thuhet nĂ« vendim.

Ndryshe, mĂ« 28 gusht 2024, Qeveria e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s miratoi vendimin me tĂ« cilin disa parcela nĂ« KomunĂ«n e GraçanicĂ«s i jepen nĂ« nĂ« shfrytĂ«zim ShoqatĂ«s BamirĂ«se “Jetimat e Ballkanit” pĂ«r ndĂ«rtimin e Kompleksit “Qendra Rezidenciale e KosovĂ«s pĂ«r autizĂ«m, sindromĂ« down, dhe aftĂ«si tĂ« kufizuar pĂ«r fĂ«mijĂ«, persona tĂ« rritur dhe tĂ« moshĂ«s sĂ« shtyrĂ«â€ nĂ« periudhĂ« prej 99 vitesh. /Telegrafi/

 

The post Kushtetuesja pezullon vendimin e Qeverisë për dhënien e parcelave të Graçanicës në shfrytëzim për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për Autizëm appeared first on Telegrafi.

Ambasadori i SuedisĂ«: S’mund t’i drejtoni çdo pyetje Kushtetueses, udhĂ«heqĂ«sit politikĂ« tĂ« marrin vendime

Ambasadori i SuedisĂ« nĂ« KosovĂ«, Jonas Westerlund, nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r Ekonomia Online, lidhur me vendimin qĂ« pritet tĂ« dalĂ« nga Gjykata Kushtetuese deri tĂ« premten e 8 gushtit, tha se ndonĂ«se ekziston si prirje qĂ« kĂ«to çështje t’u drejtohen gjykatĂ«s, udhĂ«heqĂ«sit politikĂ« do duhej tĂ« ishin mĂ« tĂ« guximshĂ«m dhe tĂ« merrnin vendime pa i referuar tĂ« gjitha pyetjet gjykatĂ«s.

Ai shtoi se ani pse të gjithë duhet të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ata që janë në pozita për të mbrojtur Kushtetutën do të duhej të mbanin përgjegjësitë dhe të luanin rolin e tyre në drejtimin e mbrojtjes së saj dhe funksionimit demokratik të shtetit të Kosovës.

“Dua tĂ« them, ka njĂ« sĂ«rĂ« pyetjesh qĂ« Gjykata Kushtetuese do tĂ« duhej t’i trajtonte. NjĂ«ra prej tyre do tĂ« ishte: çfarĂ« ndodh nĂ«se Parlamenti nuk arrin tĂ« konstituohet dhe a do tĂ« duhej kjo tĂ« trajtohej si çështje pĂ«r tĂ« ardhmen? QĂ« tĂ« mos ndodhĂ« mĂ«? A ka nevojĂ« pĂ«r njĂ« sqarim nĂ« KushtetutĂ«? Kjo Ă«shtĂ« njĂ« pyetje tjetĂ«r. Po mendoj pĂ«r tĂ« ardhmen. Pra, pyetje tĂ« tilla do tĂ« duhej t’i trajtonte Gjykata Kushtetuese.

Por, ekziston edhe njĂ« fenomen tjetĂ«r nĂ« botĂ«n perĂ«ndimore, ku pyetje i dĂ«rgohen vazhdimisht gjykatĂ«s. Besoj se kjo Ă«shtĂ« njĂ« prirje qĂ« vjen nga ana tjetĂ«r e Oqeanit Atlantik. UdhĂ«heqĂ«sit politikĂ« nĂ« mbarĂ« botĂ«n do tĂ« duhej tĂ« jenĂ« mĂ« tĂ« guximshĂ«m dhe tĂ« marrin vendime. Nuk mund t’i referoni tĂ« gjitha pyetjet gjykatave. PĂ«r tĂ« qenĂ« i sinqertĂ«, ky afat pĂ«rfundon tĂ« premten, mĂ« 8 gusht, dhe tĂ« gjithĂ« duhet tĂ« presim vendimin e GjykatĂ«s Kushtetuese.

Ata qĂ« janĂ« aty pĂ«r tĂ« mbrojtur KushtetutĂ«n do tĂ« duhet tĂ« merrnin rolin dhe pĂ«rgjegjĂ«sitĂ« e tyre. Aktualisht, kjo Ă«shtĂ« jashtĂ«zakonisht e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r tĂ« mbrojtur KushtetutĂ«n dhe funksionimin demokratik tĂ« shtetit”, tha ambasadori Westerlund.

The post Ambasadori i SuedisĂ«: S’mund t’i drejtoni çdo pyetje Kushtetueses, udhĂ«heqĂ«sit politikĂ« tĂ« marrin vendime appeared first on Telegrafi.

Ngërçi politik, tërheqja e kërkesës nga Kushtetuesja për seancën konstituive dhe deklaratat e presidentes Osmani

Që nga 9 shkurti kur janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, vendi është ende pa institucione të reja të dala nga këto zgjedhje, rrjedhimisht ende nuk kemi kuvend të konstituuar dhe qeveri të re.

Këto ditë pritej që Kushtetuesja të dalë me një sqarim lidhur me situatën pas kërkesës së presidentes Vjosa Osmani për masë të përkohshme, pasi Kuvendi nuk u konstituua edhe pas 30 ditëve afat sa kishte dhënë fillimisht Kushtetuesja.

Por, një ditë më parë, e para e shtetit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka tërhequr kërkesën e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Osmani tha se vendimi për tërheqjen e kërkesës është marrë si reagim ndaj caktimit të gjyqtarit Radomir Laban si raportues i kësaj lënde, të cilin ajo e cilëson si figurë problematike për sigurinë e shtetit.

“Sot, nĂ« pĂ«rputhje me Ligjin pĂ«r GjykatĂ«n Kushtetuese dhe Rregulloren pĂ«rkatĂ«se, kam tĂ«rhequr kĂ«rkesĂ«n e paraqitur mĂ« 22 korrik 2025. KĂ«tĂ« e kam bĂ«rĂ« si reagim tĂ« menjĂ«hershĂ«m ndaj informatĂ«s, tashmĂ« tĂ« konfirmuar, se si gjyqtar raportues nĂ« kĂ«tĂ« rast Ă«shtĂ« caktuar Radomir Laban, pĂ«r veprimtarinĂ« e rrezikshme tĂ« tĂ« cilit nĂ« vitet 2018, 2021 dhe 2024 institucionet tona tĂ« sigurisĂ« kanĂ« dorĂ«zuar informacione tĂ« qarta dhe zyrtare”, deklaroi Osmani.

Ajo shtoi se, sipas të dhënave të sigurisë, gjyqtari Laban përbën rrezik për sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës dhe ka qenë i përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues të vendit.

“Caktimi i tij nĂ« njĂ« çështje tĂ« njĂ« rĂ«ndĂ«sie tĂ« tillĂ« kushtetuese Ă«shtĂ« thellĂ«sisht shqetĂ«sues dhe mund tĂ« krijojĂ« pasoja serioze pĂ«r institucionet tona,” theksoi presidentja.

Presidentja ka kërkuar vëmendje të shtuar ndaj integritetit të institucioneve kushtetuese dhe sigurisë së shtetit, duke nënvizuar se nuk mund të lejohet që çështje të ndjeshme të trajtohen nga individë për të cilët ekzistojnë dyshime të thella për rrezikshmëri ndaj rendit kushtetues të Kosovës.

Tutje theksoi se gjyqtari Llaban nuk është emëruar nga ajo. Procedura për shkarkimin e një gjyqtari të Kushtetueses kërkon një vendim të marrë nga dy të tretat e anëtarëve të kësaj gjykate, çka e bën të pamundur çdo veprim të Presidencës pa një propozim zyrtar nga vetë gjykata.

Osmani u rekomandon deputetĂ«ve t’i drejtohen Kushtetueses, pas tĂ«rheqjes sĂ« kĂ«rkesĂ«s pĂ«r seancĂ«n konstituive

Presidentja Osmani, tutje, nĂ« kĂ«tĂ« konferencĂ« pĂ«r media ka rekomanduar deputetĂ«t e Kuvendit tĂ« KosovĂ«s qĂ« t’i drejtohen GjykatĂ«s Kushtetuese, pas tĂ«rheqjes sĂ« kĂ«rkesĂ«s sĂ« saj lidhur me seancĂ«n konstituive tĂ« Kuvendit.

Osmani theksoi se deputetët kanë mandat të plotë për të kërkuar sqarime për çështjet që mbeten të paqarta, posa të publikohen vendimet në rastet e iniciuara nga PDK dhe LDK.

Ajo u shpreh se kjo duhet bërë me shpresën se në rastin e ri nuk do të caktohet i njëjti gjyqtar raportues.

“UnĂ« dua t’i inkurajojĂ« deputetĂ«t e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, tĂ« cilĂ«t kanĂ« mandat tĂ« plotĂ« qĂ« t’i adresohen GjykatĂ«s Kushtetuese, qĂ« pasi tĂ« publikohen vendimet nĂ« dy rastet e iniciuara nga partitĂ« PDK dhe LDK, pĂ«r çështjet qĂ« mbesin tĂ« pasqaruara dhe pas atij aktgjykimi qĂ« t’i adresohen drejtpĂ«rdrejt GjykatĂ«s Kushtetuese, nĂ«n shpresĂ«n qĂ« nuk do tĂ« caktohet i njĂ«jti gjyqtar raportues”, deklaroi Osmani.

Ajo shtoi se për një çështje kaq sensitive, nuk do të inkurajonte askënd ta linte lëndën në Kushtetuese nëse gjyqtar raportues mbetet i njëjti.

“UnĂ« nuk do ta inkurajoja asnjĂ« institucion qĂ« ta linte lĂ«ndĂ«n nĂ« GjykatĂ«n Kushtetuese, nĂ« qoftĂ« se gjyqtar raportues, pĂ«r temĂ« kaq sensitive Ă«shtĂ« fjala, vendoset ky gjyqtar, sĂ« paku derisa tĂ« sqarohet pĂ«rfundimisht nga institucionet tona tĂ« drejtĂ«sisĂ«â€, tha ajo.

Por, kush është Radomir Laban?

Radomir Laban është aktualisht gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Ai ishte emëruar gjyqtar nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në gusht të vitit 2018.

Fillimisht, në maj 2018, Thaçi refuzoi ta dekretojë Labanin deri në kryerjen e një verifikimi të plotë nga organet e drejtësisë, por e dekretoi atë disa muaj më vonë.

Në vitin 2011, Laban ishte shpallur fajtor nga një gjykatë në Serbi për veprën penale të marrjes së ryshfetit. Ai ishte dënuar me gjashtë vjet burgim.

Në vitin 2017, Serbia i ka dërguar EULEX-it një kërkesë për arrestimin e Labanit, mirëpo misioni kishte thënë se nuk ka mandat ta bëjë një arrestim të tillë.

Radomir Laban u propozua nga Lista Serbe për të qenë gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, derisa deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan zgjedhjen e tij në këtë pozitë.

Mandati i gjyqtarit Laban në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës është nëntë vjet.

Si shihet veprimi i Osmanit nga juristët?

Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare dhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e ka cilësuar si shkelje flagrante të Kushtetutës tërheqjen e kërkesës nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r KosovaPress, Hasani ka thĂ«nĂ« se ky veprim Ă«shtĂ« “djallĂ«zor fund e krye” dhe ka pĂ«r synim bllokimin e punĂ«s sĂ« GjykatĂ«s Kushtetuese nĂ« prag tĂ« vendimit qĂ« pritet tĂ« merret deri mĂ« 8 gusht, kur edhe skadon masa e pĂ«rkohshme e kĂ«saj gjykate pĂ«r çështjen e moskonstituimit tĂ« Kuvendit.

“Kjo tĂ«rheqje Ă«shtĂ« djallĂ«zore dhe ka pĂ«r synim bllokadĂ«n dhe paralizimin e vendimmarrjes nĂ« GjykatĂ«n Kushtetuese. Si veprim, Ă«shtĂ« krejtĂ«sisht nĂ« kundĂ«rshtim me KushtetutĂ«n e KosovĂ«s dhe pĂ«rbĂ«n shkelje flagrante tĂ« saj,” deklaroi Hasani.

Ndërkaq, ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka ngritur katër pyetje publike ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pas vendimit të saj për të tërhequr kërkesën në Gjykatën Kushtetuese më 22 korrik 2025.

Në këtë kontekst, Kryeziu kërkon përgjigje për sa vijon:

A keni komunikuar me Kryetaren e kaluar dhe Kryetarin aktual të Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me këto gjetje të organeve të sigurisë?

A janë këto gjetje të organeve të sigurisë të faktuara mirë, përtej çdo dyshimi të bazuar?

A keni biseduar me anëtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje?

A keni sugjeruar që, në dritën e këtyre gjetjeve, Gjykata Kushtetuese të nisë procedurën për të rekomanduar shkarkimin e gjyqtarit?

 

The post Ngërçi politik, tërheqja e kërkesës nga Kushtetuesja për seancën konstituive dhe deklaratat e presidentes Osmani appeared first on Telegrafi.

Moti në Shqipëri

Shqipëria të mërkurën do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet i kthjellët e me vranësira mesatare e hera-herës deri të dendura në orët e mesditës në relievet malore në verilindje e juglindje.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në zonën lindore të vendit, kryesisht në relievet malore, ndërsa pjesa tjetër e territorit parashikohet pa reshje.

Era do tĂ« fryjĂ« me drejtim verilindje – veriperĂ«ndim me shpejtĂ«si mesatare 7m/s, ndĂ«rsa nĂ« zonat luginore dhe pĂ«rgjatĂ« vijĂ«s bregdetare hera-herĂ«s do tĂ« fitojĂ« shpejtĂ«si 7-14m/s.

Valëzimi në det do të i forcës 1-3 ballë. /Telegrafi/

The post Moti në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Mot me diell dhe vranët

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se temperaturat minimale do tĂ« lĂ«vizin ndĂ«rmjet 13 – 16°C, ndĂ«rkaq temperaturat maksimale do tĂ« jenĂ« ndĂ«rmjet 24-27°C.

Era do tĂ« fryjĂ« kryesisht nga verilindja, 1–4 m/s. /Telegrafi/

 

The post Mot me diell dhe vranët appeared first on Telegrafi.

Prattipati: Administrata Trump kĂ«rkon aleatĂ« tĂ« fortĂ«, s’mund tĂ« mbĂ«shtetemi te njĂ« vend pa institucione – ngĂ«rçin ta zgjidhin liderĂ«t

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati thotë se Kosova po humb mundësi si pasojë e ngërçit politik në vend.

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r GazetĂ«n Express ajo tha se Administrata Trump “kĂ«rkon aleatĂ« tĂ« fortĂ«â€ me tĂ« cilĂ«t mund tĂ« avancohen prioritetet e pĂ«rbashkĂ«ta dhe se mundĂ«sitĂ« pĂ«r ta forcuar marrĂ«dhĂ«nien ekonomike ndĂ«rmjet dy vendeve “mund tĂ« kalojnĂ« pa u shfrytĂ«zuar nĂ«se ky ngĂ«rç vazhdon”.

Diplomatja amerikane tha se njĂ« vend pa institucione kyçe dhe me “njĂ« rrugĂ« tĂ« pasigurt drejt krijimit tĂ« tyre” Ă«shtĂ« njĂ« partner tek i cili SHBA-ja nuk mund tĂ« mbĂ«shtetet “gjithmonĂ« plotĂ«sisht”.

Prattipati tha se “udhĂ«heqĂ«sit e KosovĂ«s janĂ« zgjedhur pĂ«r t’i zgjidhur sfidat me tĂ« cilat pĂ«rballet vendi i tyre” dhe se ngĂ«rçin politik duhet ta zgjidhin po ata.

“Shtetet e Bashkuara mund tĂ« ofrojnĂ« mbĂ«shtetje, por nuk mund t’i bĂ«jnĂ« zgjedhjet pĂ«r udhĂ«heqĂ«sit apo popullin e KosovĂ«s”.

QĂ« partneriteti me SHBA-nĂ« “tĂ« lulĂ«zojĂ«â€, diplomatja amerikane thotĂ« se “Kosova duhet t’i sigurojĂ« kushtet”, ndĂ«rsa tregoi edhe se çfarĂ« mund tĂ« pritet nga Administrata Trump.

The post Prattipati: Administrata Trump kĂ«rkon aleatĂ« tĂ« fortĂ«, s’mund tĂ« mbĂ«shtetemi te njĂ« vend pa institucione – ngĂ«rçin ta zgjidhin liderĂ«t appeared first on Telegrafi.

​Aliu: NdĂ«rtimi i urave nĂ« MitrovicĂ« po bĂ«het me kĂ«rkesĂ« tĂ« komunave

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se ndërtimi i urave mbi lumin Ibër po bëhet me kërkesë të komunave.

Gurthemeli i dy urave mbi lumin Ibër është vendosur në fillim të muajit korrik, në prezencën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“NdĂ«rtimi i urave nĂ« MitrovicĂ« po bĂ«het me kĂ«rkesĂ« tĂ« komunave”, tha Aliu shkurt pĂ«r KosovaPress, tĂ« martĂ«n ndĂ«rsa po merrte pjesĂ« nĂ« pĂ«rurimin e njĂ« rruge nĂ« Shtime.

Sipas Qeverisë në detyrë, qëllimi është lidhja e Mitrovicës së Veriut me Mitrovicën e Jugut.

Përfundimi i ndërtimit të urave pritet në shtator. Njëra është për këmbësorë dhe tjera për automjete. Për ndërtimin e tyre, Qeveria në detyrë ka ndarë rreth tre milionë euro.

Ndërtimi i urave bëhet pranë kryesores që është mbi Ibër. Kjo e fundit është pjesë e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes që ishte arritur në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve.

Bashkimi Evropian pati thënë që ndërtimet përgjatë Ibrit duhet të bëhen me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse.

Ndërkaq, Prokuroria Speciale e Kosovës ka nisur hetim për ligjshmërinë e kontratës për ndërtimin e dy urave.

The post ​Aliu: NdĂ«rtimi i urave nĂ« MitrovicĂ« po bĂ«het me kĂ«rkesĂ« tĂ« komunave appeared first on Telegrafi.

Gucati thotĂ« se personi i arrestuar nĂ« Serbi nuk ishte pjesĂ« e UÇK-sĂ«

Nga Organizata e VeteranĂ«ve tĂ« LuftĂ«s kanĂ« konfirmuar se Behar Preniqi i arrestuar mbrĂ«mĂ« nga autoritetet serbe nuk ka qenĂ« pjesĂ« e UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s.

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati tha pĂ«r KosovaPress se Preniqi nuk figuron nĂ« emrat e listave tĂ« arkivave tĂ« kĂ«saj organizate.

“NĂ« dokumentacionet tona nĂ« organizatĂ« tĂ« veteranĂ«ve ai nuk Ă«shtĂ« as anĂ«tar as nuk ka dosje, te ne nuk ka. Te ne ai nuk ka dokumentacion se Ă«shtĂ« veteran i UÇK-sĂ«, mua mĂ« vjen keq sepse ai Ă«shtĂ« qytetar i KosovĂ«s, por tek ne nuk Ă«shtĂ« nĂ« evidenca”, tha Gucati.

Behar Preniqi Ă«shtĂ« ndaluar nga autoritetet serbe nĂ«n arsyetimin e krimeve tĂ« luftĂ«s duke pretenduar se ai ishte pjesĂ« e UÇK-sĂ«, transmeton KosovaPress.

Raportohet se Preniqi është arrestuar në Bajakovo në pikën kufitare mes Serbisë dhe Kroacisë.

Pretendimet e autoriteteve serbe se Preniqi ka qenĂ« pjesĂ« e UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s i ka hedhur poshtĂ« edhe familja e tij, duke potencuar se Preniqi nĂ« kohĂ«n e luftĂ«s nĂ« KosovĂ« ishte i mitur rreth moshĂ«s 16 vjeçare.

The post Gucati thotĂ« se personi i arrestuar nĂ« Serbi nuk ishte pjesĂ« e UÇK-sĂ« appeared first on Telegrafi.

“UshtarĂ«t serbĂ« stĂ«rviten bashkĂ« me ata kinezĂ«â€, Ramadani: KĂ«rcĂ«nim pĂ«r Ballkanin, Serbia tĂ« pĂ«rjashtohet nga Partneriteti PĂ«r Paqe me NATO-n

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka deklaruar sot se stërvitja ushtarake e Serbisë dhe Kinës është kërcënim për Ballkanin.

Njohësi i sigurisë në një postim në Facebook shkruan se Serbia duhet të përjashtohet nga Partneriteti për Paqe me NATO-n.

Lexoni të plotë reagimin e Ramadanit:

Serbia dhe Kina – stĂ«rvitja ushtarake si hap kĂ«rcĂ«nimi nĂ« Ballkan

Në Kinën Veriore, në provincën Hebei, ushtarët e Serbisë stërvitën bashkë me ushtarët kinezë për 10 ditë me radhë.

UshtarĂ«t e BrigadĂ«s sĂ« 72-tĂ« pĂ«r Operacione Speciale tĂ« SerbisĂ« morĂ«n mĂ«sime nga kinezĂ«t pĂ«r “integrimin e taktikave me dronĂ« nĂ« operacione speciale”.

Serbia – masha e RusisĂ« nĂ« Ballkan – qĂ« vazhdon tĂ« jetĂ« kĂ«rcĂ«nuesi i vetĂ«m i paqes nĂ« rajon tashmĂ« i ka hapur derĂ«n e plotĂ« KinĂ«s pĂ«r qĂ«llime armiqĂ«sore ndaj demokracive nĂ« rajon e nĂ« EvropĂ«.

Reagimi i Perëndimit duhet të jetë më i vendosur dhe më i zëshëm. Kjo politikë kërcënuese e Serbisë tejkalon Ballkanin, është kërcënim më i gjerë.

Serbia duhet të përjashtohet nga Partneriteti Për Paqe me NATO-n. /Telegrafi/

 

The post “UshtarĂ«t serbĂ« stĂ«rviten bashkĂ« me ata kinezĂ«â€, Ramadani: KĂ«rcĂ«nim pĂ«r Ballkanin, Serbia tĂ« pĂ«rjashtohet nga Partneriteti PĂ«r Paqe me NATO-n appeared first on Telegrafi.

❌