❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

MM: 7 vatra zjarri ende aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ GjatĂ« orĂ«ve tĂ« fundit, nĂ« vend janĂ« evidentuar gjithsej 13 vatra zjarri, prej tĂ« cilave 6 janĂ« shuar plotĂ«sisht, ndĂ«rsa 7 vijojnĂ« tĂ« jenĂ« aktive.

Si rezultat i ndërhyrjeve intensive nga toka dhe ajri, është bërë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e gjashtë vatrave, ndërkohë që për pjesën tjetër po vijon puna me intensitet për neutralizimin e tyre.

Në qarkun e Vlorës, situata paraqitet më e rënduar. Në fshatin Navaricë, zjarri është spostuar në drejtim të malit mbi fshat. Në Leshnicë të Poshtme, pas ndërhyrjeve tokësore dhe ajrore, është shmangur rreziku për banesat.

Në ndihmë të forcave në terren kanë ndërhyrë helikopteri i Forcës Ajrore dhe dy avionët Fireboss të ardhur nga Suedia, të cilët kanë realizuar gjithsej 44 hedhje uji nga ajri.

Po në këtë qark, në fshatin Tragjas, një tjetër vatër zjarri është aktive në një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët. Në këtë zonë po operojnë 17 efektivë të MZSH Vlorë dhe 3 punonjës të Shërbimit Pyjor. Deri më tani nuk raportohet rrezik për banesat.

Edhe në qarkun e Fierit, konkretisht në fshatin Lofkënd, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër, situata vijon të jetë nën vëzhgim.

Megjithë izolimin e pjesës më të madhe të vatrës, zjarri mbetet aktiv në dy pika, në pjesën jugore dhe veriperëndimore, ku për shkak të terrenit të vështirë është e pamundur ndërhyrja nga toka. Aktualisht, në këtë zonë po vijon ndërhyrja nga ajri me avionin kroat të tipit Canadair.

Në qarkun e Lezhës, një vatër tjetër zjarri është aktive në fshatin Malaj Epërm, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe pyjore me pishë, lis, shkurre dhe bimësi të dendur, në një terren të vështirë që nuk lejon përdorimin e mjeteve ujëhedhëse. Në terren janë angazhuar 33 forca operacionale të strukturave vendore, të cilat po punojnë për krijimin e brezave ndarës në mënyrë që të pengohet përhapja e mëtejshme e flakëve. Sipërfaqja e përfshirë nga zjarri vlerësohet paraprakisht në 10 hektarë, ndërkohë që aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

NĂ« qarkun e DibrĂ«s, nĂ« vendin e quajtur “Mali i Allushit” nĂ« fshatin Plan i BardhĂ«, bashkia Klos, Ă«shtĂ« riaktivizuar njĂ« vatĂ«r e shuar disa ditĂ« mĂ« parĂ«. MegjithatĂ«, falĂ« reagimit tĂ« shpejtĂ«, zjarri Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« nĂ«n kontroll dhe nuk pĂ«rbĂ«n rrezik pĂ«r pĂ«rhapje apo pĂ«r banesat.

Në qarkun e Elbasanit, në fshatin Lleshaj, njësia administrative Poroçan, bashkia Gramsh, zjarri është shfaqur në një zonë pyjore me dushqe në një terren të vështirë dhe të largët, në kufi me bashkinë Përrenjas. Pas ndërhyrjeve të vazhdueshme gjatë ditës, vatra është izoluar plotësisht dhe aktualisht mbahet nën monitorim nga punonjës të Shërbimit Pyjor për të shmangur riaktivizimet e mundshme.

Ndërkohë, edhe në qarkun e Tiranës, konkretisht në malin e Bërzhitës, në njësinë administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë, një vatër zjarri është aktive në një sipërfaqe me bimësi të dendur. Në terren janë angazhuar 15 forca të MZSH Tiranë, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve. Edhe në këtë zonë nuk raportohet rrezik për banesat.

Autoritetet po vijojnë monitorimin e situatës në gjithë territorin, ndërkohë që ndërhyrjet ajrore dhe tokësore po kryhen me kapacitet të plotë për të vënë nën kontroll të gjitha vatrat e mbetura aktive.

/a.f/

The post MM: 7 vatra zjarri ende aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tatimi mbi të ardhurat personale sjell 40.8 miliardë lekë në buxhet në 6-mujorin e parë

TIRANË, 8 gusht/ATSH/ GjatĂ« periudhĂ«s janar-qershor 2025, tĂ« ardhurat nga tatimi mbi tĂ« ardhurat personale kanĂ« tejkaluar si nivelin e planifikuar, ashtu edhe performancĂ«n e regjistruar nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit 2024, duke reflektuar njĂ« rritje tĂ« konsiderueshme.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave, ky tatim ka sjellë në buxhetin e shtetit 40,8 miliardë lekë, që përfaqëson një rritje prej 8,6 miliardë lekësh ose 26,6% më shumë se gjashtëmujori i parë i vitit 2024.

Kjo shumë është gjithashtu 5,4 miliardë lekë më e lartë sesa ishte parashikuar në planin fillestar të të ardhurave për këtë periudhë, duke reflektuar një realizim prej 15,4% mbi objektivin.

Kjo performancë pozitive është rezultat i një sërë faktorësh të ndërlidhur. Së pari, ndikim të drejtpërdrejtë ka pasur rritja e punësimit formal dhe përmirësimi i deklarimit të pagave në sektorin privat, ku ndërmarrjet janë nxitur nga kontrolli më i shtuar tatimor dhe nga përdorimi i teknologjive të reja për raportim dhe deklarim.

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, sipas të dhënave të raportuara nga Administrata Tatimore, rezultojnë 10 523 punonjës të rinj më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Njëkohësisht, rritja e pagave në sektorin publik dhe në disa sektorë strategjikë të ekonomisë, si teknologjia, ndërtimi dhe shërbimet financiare, ka çuar në një rritje të bazës së tatueshme.

Një tjetër faktor që ka ndikuar është përmirësimi i administrimit tatimor, ku përmes sistemeve të digjitalizuara, si e-filing dhe fiskalizimi në kohë reale, është rritur ndjeshëm transparenca dhe efikasiteti i mbledhjes së të ardhurave.

Përveç pagave, një kontribut të rëndësishëm në rritjen e të ardhurave ka dhënë edhe tatimi mbi burimet e tjera personale të të ardhurave, përfshirë qiratë, dividentët, të ardhurat nga vetëpunësimi dhe fitimet kapitale.

Rritja e aktivitetit në tregun e pasurive të paluajtshme dhe rritja e interesit për investime individuale mund të ketë çuar në një zgjerim të kësaj baze tatimore.

/a.f/

 

The post Tatimi mbi të ardhurat personale sjell 40.8 miliardë lekë në buxhet në 6-mujorin e parë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Avionë nga Suedia dhe Kroacia ndihmojnë në shuarjen e zjarreve në Mallakastër dhe Finiq

TIRANË, 8 gusht/ATSH/ Si pasojĂ« e aktivizimit tĂ« Mekanizmit Europian tĂ« Mbrojtjes Civile, qĂ« nga orĂ«t e para tĂ« mĂ«ngjesit tĂ« sotĂ«m, nĂ« ShqipĂ«ri kanĂ« mbĂ«rritur pĂ«r tĂ« ndihmuar nĂ« pĂ«rballimin e situatĂ«s sĂ« zjarreve dy avionĂ« “Air Tractor Fire Boss” tĂ« ForcĂ«s Ajrore suedeze dhe njĂ« avion “Canadair” i ForcĂ«s Ajrore kroate.

Mjetet ajrore operojnë nga Baza Ajrore e Kuçovës dhe janë vënë në dispozicion për të mbështetur nga ajri operacionet e shuarjes së zjarreve në Mallakastër dhe Finiq.

Ekuipazhet ndërkombëtare asistojnë në terren strukturat vendore zjarrfikëse, emergjencat civile dhe trupat e Forcave të Armatosura, të cilat, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), vazhdojnë monitorimin dhe kontrollin e disa vatrave aktive zjarri.

Autoritetet shqiptare kanë vlerësuar ndihmën ndërkombëtare si të rëndësishme në përballimin e situatës së krijuar nga përhapja e flakëve në disa zona të vendit. /a.f/

 

The post Avionë nga Suedia dhe Kroacia ndihmojnë në shuarjen e zjarreve në Mallakastër dhe Finiq appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA ndryshon procedurat për vizat jo-emigruese

TIRANË, 8 gusht/ATSH/ Ambasada e Shteteve tĂ« Bashkuara nĂ« TiranĂ« ka njoftuar njĂ« ndryshim tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« procedurat pĂ«r aplikimet pĂ«r viza jo-emigruese.

Duke filluar nga data 2 shtator 2025, të gjithë aplikantët për viza jo-emigruese në shumicën e kategorive, përfshirë edhe ata që po bëjnë rinovimin e vizës, do të jenë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor.

/a.f/

The post SHBA ndryshon procedurat për vizat jo-emigruese appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UEFA Conference League, Egnatia barazon 0-0 me Olimpijan në transfertë

TIRANË, 7 gusht/ATSH/ Egnatia barazoi me rezultatin e bardhĂ« 0-0 sfidĂ«n e parĂ« ndaj Olimpijas, e luajtur mbrĂ«mjen e sotme nĂ« stadiumin “Stocize”, e vlefshme pĂ«r raundin e tretĂ« kualifikues tĂ« UEFA Conference League.

Trajneri Edlir Tetova e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Dajsinani (GK), Zliyev, Xhemajli, Sota, Fangaj, Medeiros, Aleksi, Lushkja, Gruda, Bakayoko, Selmani.

Pjesa e parë ishte e ekuilibruar për të dyja skuadrat, që tentuan disa herë portat përkatëse, por nuk finalizuan dot. Edhe në pjesën e dytë, portat qëndruan të paprekura si nga rrogozhinasit, ashtu edhe nga Olimpija. Sllovenët humbën edhe një penallti në minutën e 68-të, me Tam qe gaboi dhe e çoi topin jashtë.

Egnatia e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Fangaj.

Takimi Olimpija-Egnatia u mbyll me rezultatin 0-0. Ndeshja e dytĂ« mes dy ekipeve do tĂ« luhet mĂ« 14 gusht nĂ« “Arena Egnatia”.

/r.e/

The post UEFA Conference League, Egnatia barazon 0-0 me Olimpijan në transfertë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 1 milion mjete rrugore në qarkullim në Shqipëri në tremujorin e dytë

TIRANË, 7 gusht/ATSH/ NĂ« tremujorin e dytĂ« tĂ« kĂ«tij viti, numri i mjeteve rrugore nĂ« qarkullim arriti nĂ« 1.002.582.

Autoveturat përbëjnë pjesën më të madhe të kësaj shifre me 80,8%, ndërsa mjetet për transport të përzier dhe motorët zënë nga 5,9% secili.

Qarku i Tiranës mban peshën më të madhe me 34,8% të mjeteve në qarkullim, i ndjekur nga Durrësi me 13,6%.

Ndërkohë, qarku i Gjirokastrës dhe ai i Kukësit regjistrojnë përqindjen më të ulët të mjeteve në qarkullim, përkatësisht me 2,1% dhe 2,4%.

Gjatë këtij tremujori janë regjistruar për herë të parë 26.976 mjete, nga të cilat 80,9% ishin autovetura.

Edhe për regjistrimet e reja, Tirana zë vendin e parë me 44,2% të totalit. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, numri total i mjeteve rrugore është rritur me 9,6%, ndërsa regjistrimet e reja kanë pësuar një rënie prej 7,3%.

Sa i pĂ«rket markave mĂ« tĂ« preferuara pĂ«r regjistrimet e para, “Volkswagen” mban vendin e parĂ« me 20,1%, e ndjekur nga “Mercedes Benz” me 15,8%.

/r.e/

The post Mbi 1 milion mjete rrugore në qarkullim në Shqipëri në tremujorin e dytë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protesta pĂ«r lirimin e ish-krerĂ«ve tĂ« UÇK, Rama: Pse Kuvendi i KosovĂ«s nuk ngre zĂ«rin me njĂ« rezolutĂ«, pa dallime partish?

TIRANË, 7 gusht/ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sot nĂ« lidhje me protestĂ«n e zhvilluar nĂ« PrishtinĂ«, ku mijĂ«ra qytetarĂ« tĂ« thirrur nga pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« kategorive tĂ« dala nga lufta, protestuan kundĂ«r padrejtĂ«sive qĂ«, sipas tyre, po ushtrohen nga Dhomat e Specializuara tĂ« KosovĂ«s nĂ« HagĂ« ndaj ish-krerĂ«ve tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s.

Rama ndau në rrjetet sociale foto nga protesta dhe u ndal me ton kritik ndaj heshtjes së institucioneve të Kosovës, duke vënë në pikëpyetje mungesën e një qëndrimi institucional të Kuvendit të Kosovës përmes një rezolute për të drejtat e të akuzuarve.

“Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i KosovĂ«s nuk e ka ngritur ende zĂ«rin pĂ«rmes njĂ« rezolute pa dallime partish, ku tĂ« rreshtohen sa e sa shkeljet faktike tĂ« normĂ«s elementare demokratike tĂ« procesit tĂ« rregullt ligjor nga ana e Tribunalit tĂ« HagĂ«s, ku tĂ« drejtat e Hashim Thaçit e shokĂ«ve tĂ« tij tĂ« izoluar nga bota prej vitesh tĂ« tĂ«ra tanimĂ«, janĂ« shqelmuar si hiçasgjĂ«?!”, u shpreh Rama.

Ai theksoi gjithashtu se, nëse një rezolutë e tillë do të miratohej nga Kuvendi i Kosovës, atëherë edhe Shqipëria do të angazhohej menjëherë në mbështetje të saj.

“Natyrisht qĂ« nĂ« rast se Kuvendi i KosovĂ«s do ta bĂ«nte kĂ«tĂ« rezolutĂ« tĂ« vonuar, ne do ta angazhonim menjĂ«herĂ« Kuvendin e ShqipĂ«risĂ«, pĂ«r ta votuar tĂ« njĂ«jtin tekst dhe pĂ«r ta pĂ«rcjellĂ« zĂ«rin e krejt shqiptarĂ«ve nĂ« çdo shtet demokratik qĂ« e sponsorizon Tribunalin, e qĂ« nuk duhet tĂ« tolerojĂ« asnjĂ« cenim e jo mĂ« asgjĂ«simin e procesit tĂ« rregullt ligjor”, shtoi Kryeministri Rama.

Protesta e zhvilluar në Prishtinë u organizua nga organizata të dala nga lufta, ndërsa mesazhet kryesore të saj kërkonin drejtësi për të akuzuarit nga Gjykata Speciale, duke e cilësuar këtë gjykatë si të njëanshme dhe selektive.

/r.e/

The post Protesta pĂ«r lirimin e ish-krerĂ«ve tĂ« UÇK, Rama: Pse Kuvendi i KosovĂ«s nuk ngre zĂ«rin me njĂ« rezolutĂ«, pa dallime partish? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarr në pyllin me pisha mes Patosit e Mallakastrës, Balluku: Zjarrvënia e qëllimshme dënohet nga Kodi Penal


TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Zjarri qĂ« ka pĂ«rfshirĂ« prej ditĂ«s sĂ« djeshme njĂ« pyll me pisha qĂ« shtrihet mes Patosit e MallakastrĂ«s, po mbahet nĂ«n kontroll nga Emergjencat Civile nĂ« bashkĂ«punim me forcat e tjera nga dy bashkitĂ« e pĂ«rfshira.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se tashmë dhe një helikopter i ka ardhur në ndihmë trupave të ndodhura atje që nga dita e djeshme.

“TĂ« gjithĂ« po bĂ«jnĂ« maksimumin qĂ« kĂ«to sipĂ«rfaqe tĂ« mĂ«dha tĂ« kĂ«tij pylli, qĂ« shtrihet mes LofkĂ«ndit e Drenies, tĂ« mos dĂ«mtohen mĂ« tej. ZjarrvĂ«nia e qĂ«llimshme dĂ«nohet nga Kodi Penal”, theksoi Balluku.

/r.e/

The post Zjarr në pyllin me pisha mes Patosit e Mallakastrës, Balluku: Zjarrvënia e qëllimshme dënohet nga Kodi Penal appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Heqja e pikëve të patentës, vetëm 13,4% e të riregjistruarve e rifituan

TIRANË, 7 gusht/ATSH/ VetĂ«m 314 persona, nga gjithsej 2329 riregjistrime nĂ« autoshkolla pĂ«r shkak tĂ« heqjes sĂ« pikĂ«ve tĂ« lejes sĂ« drejtimit, kanĂ« arritur tĂ« rifitojnĂ« patentĂ«n nĂ« periudhĂ«n qershor 2022 – qershor 2025.

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), vetëm 13,4% e personave që janë riregjistruar në autoshkollë pas humbjes së pikëve të patentës kanë arritur të rifitojnë lejen e drejtimit.

“Ata qĂ« kanĂ« kaluar me sukses testet, janĂ« kthyer nĂ« rrugĂ« si drejtues mjeti, kĂ«tĂ« herĂ« mĂ« tĂ« ndĂ«rgjegjshĂ«m dhe tĂ« pĂ«rgjegjshĂ«m”, thekson DPSHTRR.

Në seancën më të fundit të testimeve, nga 42 riregjistrime, u paraqitën 25 kandidatë, por vetëm 10 prej tyre rezultuan fitues në testet teorike dhe praktike.

DPSHTRR nĂ«nvizon se shkelĂ«sit e rĂ«ndĂ« dhe pĂ«rsĂ«ritĂ«s tĂ« rregullave tĂ« qarkullimit, tĂ« cilĂ«t rrezikojnĂ« sigurinĂ« nĂ« rrugĂ«, duhet tĂ« riregjistrohen nga e para nĂ« autoshkollĂ« dhe t’i nĂ«nshtrohen procesit tĂ« plotĂ« tĂ« testimit, sipas akteve tĂ« reja ligjore nĂ« fuqi.

/r.e/

The post Heqja e pikëve të patentës, vetëm 13,4% e të riregjistruarve e rifituan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Malaj: Mbi 10 mijë të punësuar të rinj në 6-mujorin e parë

TIRANË, 7 gusht/ATSH/ GjatĂ« gjashtĂ«mujorit tĂ« parĂ« tĂ« vitit, numri i tĂ« punĂ«suarve tĂ« rinj ka shĂ«nuar njĂ« ecuri pozitive, duke reflektuar pĂ«rmirĂ«simin e tregut tĂ« punĂ«s dhe zhvillimet e qĂ«ndrueshme ekonomike.

Ministri i Financave, Petrit Malaj bëri të ditur sot se, sipas të dhënave të raportuara nga Administrata Tatimore, rezultojnë 10 523 punonjës të rinj më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Rritja e punĂ«simit Ă«shtĂ« rezultat i politikave tĂ« qĂ«ndrueshme fiskale dhe mbĂ«shtetjes sĂ« bizneseve pĂ«r tĂ« krijuar vende tĂ« reja pune”, u shpreh ministri Malaj.

/r.e/

The post Malaj: Mbi 10 mijë të punësuar të rinj në 6-mujorin e parë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkodër, prezantohet Skema Kombëtare e Investimeve për fermerët

TIRANË, 7 gusht /ATSH/ NĂ« njĂ« takim me fermerĂ« tĂ« qarkut ShkodĂ«r, zĂ«vendĂ«sministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Arian Jaupllari, sĂ« bashku me ekipin teknik tĂ« AgjencisĂ« pĂ«r Zhvillim BujqĂ«sor dhe Rural, prezantuan sot mundĂ«sitĂ« konkrete tĂ« financimit qĂ« ofron Skema KombĂ«tare e Investimeve 2025.

Skema përfshin 9 masa mbështetëse posaçërisht për sektorin bujqësor, të cilat synojnë të nxisin investimet në bujqësi, blegtori dhe përpunim agroushqimor.

Në qendër të bashkëbisedimit ishte orientimi praktik i fermerëve mbi mënyrën e aplikimit, dokumentacionin e nevojshëm si dhe përfitimet që ofron kjo skemë, me qëllim që çdo investim të shoqërohet me mbështetje të garantuar.

Fermerët përfitojnë grant deri në 50% të vlerës së investimit, ndërsa pjesa tjetër mund të financohet përmes Kredisë së Butë, me interes vetëm 2% dhe garanci sovrane deri në 70% të kolateralit, duke e bërë kështu të mundur mbulimin e plotë të kostos së projektit të tyre.

Aplikimet për përfitim nga Skema Kombëtare e Investimeve 2025 janë të hapura deri më datë 30 shtator 2025.

/r.e/

The post Shkodër, prezantohet Skema Kombëtare e Investimeve për fermerët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vijon lirimi i hapësirave publike në Lushnjë, Malaj: Në fokus, sundimi i ligjit


TIRANË, 6 gusht/ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj, sĂ« bashku me kryetaren e bashkisĂ« LushnjĂ«, Eriselda Sefa, ndoqĂ«n nga afĂ«r aksionin pĂ«r lirimin e hapĂ«sirave publike dhe kthimin e tyre te qytetarĂ«t.

Ky aksion po vijon edhe nĂ« thellĂ«si tĂ« lagjeve tĂ« qytetit, me qĂ«llim qĂ« t’i japĂ« fund kaosit dhe zaptimit tĂ« paligjshĂ«m tĂ« kĂ«tyre hapĂ«sirave.

Ministri Malaj theksoi se themeli i këtij aksioni është sundimi i ligjit dhe krijimi i hapësirave të lira për qytetarët.

“Askush nuk mund tĂ« zaptojĂ« hapĂ«sirat publike pĂ«r interesa personale, as tĂ« pengojĂ« lĂ«vizjen dhe funksionimin normal tĂ« jetĂ«s urbane nĂ« LushnjĂ«â€, tha Malaj.

Ai bĂ«ri thirrje qĂ« sipĂ«rmarrĂ«sit dhe individĂ«t qĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« padrejtĂ« kanĂ« zaptuar hapĂ«sira publike t’i lirojnĂ« ato vullnetarisht, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« evitohen penalitetet.

“ËshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« ndĂ«rtohet njĂ« klimĂ« ku tĂ« sundojĂ« fryma e ligjit dhe ku respektohen hapĂ«sirat e pĂ«rbashkĂ«ta”, theksoi ai.

Kryetarja e bashkisë, Sefa informoi se tashmë është hartuar një plan masash, është bërë evidentimi i të gjitha ndërtimeve në të gjithë territorin.

“JanĂ« dĂ«rguar njoftime sipas procedurave ligjore, duke i ftuar qytetarĂ«t qĂ« tĂ« heqin vetĂ« montimet pa leje, ndĂ«rsa ato me leje janĂ« shfuqizuar me vendime zyrtare. Disa qytetarĂ« kanĂ« menduar se kjo do tĂ« ishte vetĂ«m njĂ« periudhĂ« kalimtare, por tashmĂ« Ă«shtĂ« marrĂ« njĂ« aksion i plotĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin, ku nuk do tĂ« lejohet asnjĂ« tentativĂ« pĂ«r zaptim”, theksoi Sefa.

Sipas saj, hapĂ«sirat publike do t’i kthehen qytetarĂ«ve.

“PĂ«rveç zonĂ«s qendrore, edhe hapĂ«sirat brenda territorit tĂ« qytetit do tĂ« rikthehen si zona çlodhĂ«se me tĂ« gjithĂ« elementĂ«t urban”, deklaroi Sefa.

/a.f/

The post Vijon lirimi i hapësirave publike në Lushnjë, Malaj: Në fokus, sundimi i ligjit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dhoma Amerikane e Tregtisë mbështet strategjinë afatgjatë për zhvillimin e turizmit në Shqipëri

TIRANË, 6 gusht/ATSH/ Dhoma Amerikane e TregtisĂ« nĂ« vendin tonĂ« (AmCham), nĂ«pĂ«rmjet Komitetit tĂ« Turizmit dhe Mikpritjes ka ndjekur me interes zhvillimet nĂ« sektorin e turizmit dhe hartimin e strategjisĂ« afatgjatĂ«, si njĂ« dokument strategjik i domosdoshĂ«m pĂ«r zhvillimin e sektorit.

PĂ«rmes njĂ« deklarate pĂ«r mediet, ‘AmCham’ shprehet se ka qenĂ« njĂ« kĂ«rkesĂ« e hershme e saj zhvillimi dhe zbatimi i njĂ« vizioni strategjik, qĂ« i jep pĂ«rparĂ«si qĂ«ndrueshmĂ«risĂ« afatgjatĂ« duke ndĂ«rmarrĂ« masat e nevojshme me zhvillimin e njĂ« kuadri tĂ« ri rregullator dhe pĂ«rcaktimin e qartĂ« tĂ« metodave tĂ« menaxhimit tĂ« destinacioneve.

“AmCham kĂ«mbĂ«ngul nĂ« mendimin e vet se vetĂ«m pĂ«rmes kĂ«saj qasje qĂ« kĂ«rkon ndryshime themelore, mund tĂ« zhvillojmĂ« njĂ« sektor tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m qĂ« respekton trashĂ«giminĂ« natyrore e kulturore, duke promovuar praktika qĂ« mbĂ«shtesin mjedisin dhe komunitetet. Kjo do tĂ« mundĂ«sojĂ« qĂ« ShqipĂ«ria tĂ« bĂ«het njĂ« destinacion i rĂ«ndĂ«sishĂ«m turistik nĂ« EvropĂ« ku çmimet dhe cilĂ«sia ofrojnĂ« pushime pĂ«r tĂ« gjithĂ«â€, thuhet nĂ« deklaratĂ«.

Sipas AmCham, vizioni për turizmin 2030, i hartuar edhe me pjesëmarrjen e grupeve të interesit të industrisë, përbën themelin mbi bazën e të cilit do të ndërtohen dhe harmonizohen të gjitha nismat strategjike.

“Dhoma Amerikane do tĂ« ndjekĂ« me mjaft interes zbatimin e kĂ«saj strategjie nĂ« vijim edhe tĂ« rekomandimeve tĂ« hartuara nga Komiteti i Turizmit dhe Mikpritjes qĂ« prekin fushat e akomodimit, udhĂ«timit dhe transportit, agroturizmit, si dhe konsulencĂ«n dhe trajnimet”, thuhet mĂ« tej.

/a.f/

The post Dhoma Amerikane e Tregtisë mbështet strategjinë afatgjatë për zhvillimin e turizmit në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Riparohet rruga Kukës-Bushtricë, Halilaj: Lehtësohet lëvizja për banorët


TIRANË, 6 gusht/ATSH/ Aksi rrugor KukĂ«s–BushtricĂ«, pjesĂ« e rrugĂ«s nacionale KukĂ«s–Peshkopi, Ă«shtĂ« transformuar ndjeshĂ«m pas ndĂ«rhyrjeve infrastrukturore tĂ« kryera nĂ« kĂ«tĂ« segment me gjatĂ«si 34 kilometra.

Kryetari i bashkisë së Kukësit, Albert Halilaj, bëri të ditur se ky segment rrugor ka qenë për një kohë të gjatë një shqetësim serioz për banorët e zonës, të cilët përballeshin me vështirësi të theksuara në qarkullim dhe mungesë të kushteve të përshtatshme për lëvizje.

Ndërhyrja në këtë aks ka përfshirë asfaltimin e rrugës, mbushjen e gropave dhe riparimin e zonave me rrëshqitje anësore, duke përmirësuar ndjeshëm gjendjen teknike të infrastrukturës rrugore.

Sipas autoriteteve vendore, përmirësimi i kësaj rruge ka ndikuar drejtpërdrejt në lehtësimin e lëvizjes për banorët.

Rruga e riparuar krijon një lidhje më funksionale me zonat përreth, duke ndikuar pozitivisht në zhvillimin e mëtejshëm social dhe ekonomik të fshatit dhe gjithë njësive përreth.

/a.f/

The post Riparohet rruga Kukës-Bushtricë, Halilaj: Lehtësohet lëvizja për banorët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Turqia e gatshme të investojë në bujqësi, marrëveshje mes DHTIT dhe Dhomës së Antalias

TIRANË, 6 gusht/ATSH/ Dhoma e TregtisĂ« dhe IndustrisĂ«, TiranĂ« dhe Dhoma Ekonomike e Antalias nĂ«nshkruan sot nĂ« TiranĂ«, njĂ« marrĂ«veshje bashkĂ«punimi qĂ« synon forcimin e tregtisĂ« dypalĂ«she, me fokus tĂ« veçantĂ« nĂ« sektorĂ«t e bujqĂ«sisĂ« dhe industrisĂ« ushqimore.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është lehtësimi i shkëmbimit të njohurive dhe përvojës mes dy palëve, si dhe forcimi i ndërveprimit institucional ndërmjet dy dhomave.

NĂ« kĂ«tĂ« takim ishin tĂ« pranishĂ«m kryetari i DhomĂ«s Ekonomike tĂ« Antalias, Ali Çandir, ambasadori i TurqisĂ« nĂ« ShqipĂ«ria, Tayyar Kagan Atay, si edhe njĂ« delegacion biznesi me rreth 50 sipĂ«rmarrĂ«s nga Turqia dhe pĂ«rfaqĂ«sues shtetĂ«ror.

“Forcimi i marrĂ«dhĂ«nieve ekonomike midis dy vendeve, rritja e shkĂ«mbimeve tregtare dhe investimet, promovimi i zhvillimit nĂ« aktivitetet e pĂ«rbashkĂ«ta, misionet tregtare, forumet, konferencat, janĂ« misioni i punĂ«s tonĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t me sipĂ«rmarrjen turke. ShkĂ«mbimet tregtare midis vendeve tona janĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme, ndĂ«rkohĂ« qĂ« ekzistojnĂ« mundĂ«si mjaft tĂ« mĂ«dha pĂ«r zgjerimin e tyre”, u shpreh, kĂ«shilltari ekonomik i DHTIT, Bashkim Sykja.

Çandir theksoi se Turqia Ă«shtĂ« e gatshme tĂ« investojĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, veçanĂ«risht nĂ« sektorin e bujqĂ«sisĂ«, ndĂ«rsa ftoi sipĂ«rmarrĂ«sit shqiptarĂ« tĂ« shqyrtojnĂ« mundĂ«sitĂ« pĂ«r eksport drejt TurqisĂ«, pasi ky vend ofron njĂ« treg shumĂ« premtues.

“BashkĂ«punimi ekonomik me Antalian nuk Ă«shtĂ« nĂ« nivelin e duhur, prandaj kjo mbledhje Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r ne, investitorĂ«t tanĂ« janĂ« shumĂ« tĂ« interesuar dhe janĂ« tĂ« gatshĂ«m qĂ« tĂ« nisin nga puna dhe Ă«shtĂ« shumĂ« e mundur qĂ« tĂ« importojmĂ« produktet e qumĂ«shtit e mishit, nĂ« bujqĂ«si, ne jemi tĂ« gatshĂ«m qĂ« tĂ« investojmĂ« nĂ« gjithçka qĂ« tĂ« bĂ«jĂ« mĂ« bujqĂ«sinĂ«. Nga ana tjetĂ«r, prodhimtaria e ShqipĂ«risĂ« mund tĂ« eksportohet nĂ« Turqi sepse atje ka treg tĂ« mirĂ«â€, deklaroi kryetari i DhomĂ«s sĂ« TregtisĂ« sĂ« Antalias, Ali Çandir.

Takimi u përmbyll me sesione B2B ndërmjet bizneseve shqiptare dhe atyre turke të pranishme në aktivitet.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë thotë se mbetet e përkushtuar në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërkombëtar që sjellin vlera konkrete për ekonominë shqiptare dhe rritje të qëndrueshme për sipërmarrjen vendase.

/a.f/

The post Turqia e gatshme të investojë në bujqësi, marrëveshje mes DHTIT dhe Dhomës së Antalias appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rritje e aktivitetit të biznesit, Malaj: 90,5 miliardë lekë në gjysmën e parë të vitit

TIRANË, 6 gusht/ATSH/ Aktiviteti ekonomik nĂ« ShqipĂ«ri ka shĂ«nuar ecuri pozitive gjatĂ« gjysmĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« vitit 2025, duke reflektuar njĂ« dinamizĂ«m tĂ« shtuar nĂ« sektorin e biznesit dhe njĂ« pĂ«rmirĂ«sim tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« klimĂ«s ekonomike.

Të dhënat zyrtare të publikuara nga autoritetet tatimore konfirmojnë një rritje të ndjeshme të xhiros së përgjithshme të bizneseve në periudhën janar-qershor të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Ministri i Financave, Petrit Malaj bëri të ditur se, xhiroja totale e raportuar nga subjektet ekonomike është rritur me rreth 90,5 miliardë lekë më shumë, çka përfaqëson një rritje domethënëse dhe një sinjal pozitiv për ecurinë e ekonomisë shqiptare.

Kjo rritje vjen si rezultat i shtimit të konsumit, rritjes së investimeve private dhe forcimit të sektorëve të caktuar ekonomikë, përfshirë tregtinë, ndërtimin, industrinë dhe shërbimet.

Të ardhurat totale, për periudhën janar-qershor, arritën në rreth 366 miliardë lekë, një realizim në masën 100,6 % të planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 22,8 miliardë lekë më shumë ose 6,7 % më shumë.

Në terma vjetorë, të ardhurat totale për 6 mujorin e vitit 2025 u realizuan në masën 48,3% të planit vjetor.

/a.f/

The post Rritje e aktivitetit të biznesit, Malaj: 90,5 miliardë lekë në gjysmën e parë të vitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rregullore e re për ndërtimet, masa të shtuara sigurie dhe monitorim në kantierë

TIRANË, 5 gusht/ATSH/ NĂ« Fletoren Zyrtare Ă«shtĂ« publikuar rregullorja e re qĂ« pĂ«rcakton rregullat pĂ«r organizimin dhe funksionimin e kantiereve tĂ« ndĂ«rtimit, pajisjen e tyre me mjete te monitorimit elektronik si dhe pĂ«rcakton detyrimet e zhvilluesit, zbatuesit tĂ« punimeve, drejtuesit teknik dhe mbikĂ«qyrĂ«sit, nĂ« kuadĂ«r tĂ« zbatimit tĂ« punimeve nĂ« pĂ«rputhje me lejet e ndĂ«rtimit, si pas projektit tĂ« miratuar nga autoriteti pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r zhvillimin e territorit.

Sipas kësaj rregulloreje, një kantier konsiderohet i ngritur vetëm në momentin që është vendosur rrethimi përreth tij, janë instaluar sinjalistika përkatëse, kamerat e sigurisë dhe tabelat informuese për objektin dhe subjektin ndërtues.

Ndërtuesit janë të detyruar të vendosin të paktën katër kamera sigurie, nga një në secilin kënd të kantierit, si dhe një foto të projektit në pjesën ballore të tij.

Po ashtu, duhet të vendosen tabela që përmbajnë të dhëna të plota për objektin që do të ndërtohet, përfshirë lejen e ndërtimit, sipërfaqen, intensitetin, afatin e punimeve dhe një numër telefoni kontakti për komunikim të drejtpërdrejtë.

Rregullorja e re parashikon që Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit të kenë akses të drejtpërdrejtë në kamerat e sigurisë të vendosura në kantier, në mënyrë që të mund të kontrollojnë nëse punimet po kryhen në përputhje me lejen e dhënë.

Gjithashtu, të gjitha mjetet që përdoren në kantier duhet të jenë të pajisura me pajisje GPS funksionale, në të cilat këto institucione do të kenë po ashtu akses të plotë për të ndjekur lëvizjen dhe përdorimin e tyre.

Zbatuesi i punimeve ka përgjegjësi të plotë për të siguruar që në kantier të jenë të pranishëm punëmarrës të pajisur me mjete mbrojtëse personale.

Duhet të sigurohet mbrojtje e detyrueshme përmes vendosjes së skelave të sigurta dhe daljeve të jashtme, si dhe mbrojtje ndaj goditjeve të mundshme nga rrymat elektrike për të gjitha pajisjet dhe mekanizmat që përdoren në ndërtim.

Përveç kësaj, kërkohet mirëmbajtje dhe kontroll i rregullt i makinerive gjatë gjithë kohës së zbatimit të projektit.

Në rastet kur këto masa mbrojtëse nuk garantojnë sigurinë e punëtorëve, drejtuesi teknik i kantierit është i detyruar të pezullojë punën deri në përmbushjen e kushteve të përcaktuara.

Çdo defekt i konstatuar nĂ« procesin e ndĂ«rtimit duhet tĂ« raportohet menjĂ«herĂ« nga mbikĂ«qyrĂ«si i punimeve te zbatuesi, sĂ« bashku me njĂ« afat tĂ« pĂ«rcaktuar pĂ«r korrigjimin e tij.

/a.f/

The post Rregullore e re për ndërtimet, masa të shtuara sigurie dhe monitorim në kantierë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

QKB: Subjektet e licencuara për formim profesional afat deri më 30 gusht për të përshtatur kriteret

TIRANË, 5 gusht/ATSH/ Qendra KombĂ«tare e Biznesit (QKB) njofton tĂ« gjitha subjektet me licenca aktive nĂ« fushĂ«n e formimit profesional (Kodi X.2.B) se, nĂ« zbatim tĂ« vendimit tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave nr. 853, datĂ« 17.07.2024, janĂ« tĂ« detyruara tĂ« pĂ«rshtatin kriteret e licencimit brenda datĂ«s 30 gusht 2025.

Sipas QKB-së, subjektet duhet të aplikojnë për ndryshimet përkatëse në mënyrë që të mbajnë të vlefshme licencën.

Në rast të mosaplikimit brenda afatit të përcaktuar, licenca do të revokohet automatikisht, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

“TĂ« gjitha subjektet, qĂ« disponojnĂ« licencĂ« pĂ«r formim profesional, kanĂ« detyrimin tĂ« aplikojnĂ« pĂ«r ndryshimet e nevojshme, nĂ« pĂ«rputhje me kriteret e reja, me qĂ«llim mbajtjen e licencĂ«s, brenda datĂ«s 30 gusht 2025, nĂ« tĂ« kundĂ«rt ajo do tĂ« revokohet”, thuhet nĂ« vendimin e qeverisĂ« sĂ« dhjetorit 2024.

/a.f/

The post QKB: Subjektet e licencuara për formim profesional afat deri më 30 gusht për të përshtatur kriteret appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fier – Balluku me administratorĂ«t e rinj: Prioritet lirimi i hapĂ«sirave publike dhe shĂ«rbimi ndaj qytetarit


TIRANË, 5 gusht /ATSH/ ZĂ«vendĂ«skryeministrja dhe njĂ«herazi ministrja e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, Belinda Balluku, zhvilloi sot njĂ« takim me administratorĂ«t e rinj tĂ« njĂ«sive administrative nĂ« Fier, ku u diskutua pĂ«r sfidat dhe prioritetet nĂ« shĂ«rbim tĂ« qytetarĂ«ve.

I pranishëm ishte edhe kreu i bashkisë së Fierit, Armando Subashi.

Në fjalën e saj, Balluku theksoi rëndësinë e reformimit të administratës lokale, duke nisur nga ata që janë në kontakt të përditshëm me qytetarët, administratorët e njësive.

“Fieri ka 13 njĂ«si administrative dhe kreu i bashkisĂ« ka zhvilluar njĂ« proces gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s, duke i dhĂ«nĂ« mundĂ«si prurjeve tĂ« reja, por edhe duke mbĂ«shtetur ata qĂ« kanĂ« kryer me pĂ«rkushtim detyrĂ«n, pĂ«rmes rikonfirmimit tĂ« tyre”, u shpreh Balluku.

Ajo vuri në dukje se një nga prioritetet kryesore është lirimi i hapësirave publike, një problem që në Fier, theksoi Balluku, paraqitet më i menaxhueshëm krahasuar me qytete të tjera si Vlora apo Tirana.

“Kemi marrĂ« ankesa nga qytetarĂ«t qĂ« lidhen me zaptimin e shesheve apo ndĂ«rtime qĂ« pengojnĂ« aksesin e mjeteve tĂ« zjarrfikĂ«sve dhe emergjencave. Kjo duhet tĂ« jetĂ« njĂ« nga prioritetet kryesore pĂ«r çdo administrator. Edhe vet qytetarĂ«t po mbĂ«shtesin gjithĂ« kĂ«tĂ« reformĂ« tĂ« madhe pĂ«r lirimin e hapĂ«sirave publike”, theksoi ajo.

Balluku theksoi gjithashtu nevojĂ«n pĂ«r forcimin e administratĂ«s lokale, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« t’u pĂ«rgjigjet mĂ« mirĂ« kĂ«rkesave tĂ« kohĂ«s dhe qytetarĂ«ve, veçanĂ«risht atyre mĂ« tĂ« pambrojturve.

“Ka pasur abuzime me tĂ« moshuarit, tĂ« cilĂ«t pĂ«r shkak tĂ« pamundĂ«sisĂ« pĂ«r tĂ« kryer vetĂ« aplikimet, janĂ« detyruar t’i drejtohen noterĂ«ve apo avokatĂ«ve, duke paguar pĂ«r njĂ« shĂ«rbim qĂ« duhet ta merrnin falas nĂ« njĂ«sitĂ« administrative. Kjo Ă«shtĂ« e papranueshme”, vuri nĂ« dukje Balluku.

Balluku nënvizoi se mbështetja e fortë që qeveria shqiptare ka marrë në qarkun e Fierit, e bën këtë përgjegjësi edhe më të madhe.

“QytetarĂ«t kanĂ« treguar besim, dhe ne kemi detyrimin qĂ« t’u pĂ«rgjigjemi me punĂ« dhe pĂ«rkushtim nĂ« çdo njĂ«si e çdo zyrĂ«â€, shtoi Balluku.

/a.f/

The post Fier – Balluku me administratorĂ«t e rinj: Prioritet lirimi i hapĂ«sirave publike dhe shĂ«rbimi ndaj qytetarit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Administrata Tatimore: 15,77 miliardë lekë të mbledhura nga kontributet në korrik

Tiranë, 5 gusht /ATSH/ Administrata Tatimore ka vijuar me intensitet aksionin për mbledhjen e kontributeve shoqërore, në funksion të garantimit të pensioneve dinjitoze për qytetarët shqiptarë.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë muajit korrik 2025 janë mbledhur 15,77 miliardë lekë nga kontributet, duke shënuar një rritje prej 1,82 miliardë lekësh ose 13,09% më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024.

Po ashtu, rezultati i arritur ka tejkaluar edhe pritshmëritë e planifikuara për këtë periudhë, me 1,34 miliardë lekë më shumë ose një rritje prej 9,32% ndaj planit të miratuar.

“Administrata Tatimore vlerĂ«son angazhimin e sipĂ«rmarrĂ«sve qĂ« reaguan pozitivisht ndaj pagues indikative, si njĂ« masĂ« qĂ« synon formalizimin dhe pĂ«rmirĂ«simin e skemĂ«s sĂ« sigurimeve shoqĂ«rore nĂ« vend. Kjo reflektim pozitiv Ă«shtĂ« njĂ« hap i rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt sigurimit tĂ« pensioneve tĂ« qĂ«ndrueshme dhe dinjitoze pĂ«r tĂ« gjithĂ« kontribuuesit”, bĂ«n tĂ« ditur DPT.

Autoritetet tatimore bëjnë me dije se aksioni për monitorimin e zbatimit të pagës indikative dhe mbledhjen e kontributeve do të vijojë në mënyrë të pandërprerë në bashkëpunim me institucionet përkatëse.

/a.f/

The post Administrata Tatimore: 15,77 miliardë lekë të mbledhura nga kontributet në korrik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌