TIRANĂ, 5 gusht/ATSH/ TĂ« rinjtĂ« shqiptarĂ« kanĂ« mundĂ«sinĂ« tĂ« ndjekin arsim profesional me standarde ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«rmes programit âVET by EHLâ, njĂ« iniciativĂ« qĂ« realizohet nĂ« partneritet me shkollĂ«n prestigjioze zvicerane EHL (Ecole hĂŽteliĂšre de Lausanne).
Programi ofron formim profesional në fushën e hoteleri-turizmit, me mësim të zhvilluar në gjuhën angleze dhe me fokus në përgatitjen praktike, sipas modelit zviceran të arsimit dual.
Studentët pajisen me aftësi të kërkuara nga tregu i punës, duke përfituar mundësi të shumta punësimi brenda dhe jashtë vendit.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen dhe të bëhen pjesë e këtij programi që sjell një qasje moderne dhe të integruar në arsimin profesional në Shqipëri.
âRegjistrohu nĂ« arsim profesional nĂ« programin VET by EHL, nĂ« partneritet me shkollĂ«n zvicerane â EHL. Fito njĂ« profesion nĂ« hoteleri-turizĂ«m me standarde ndĂ«rkombĂ«tare, mĂ«sim nĂ« anglisht dhe plot mundĂ«si punĂ«simiâ, theksoi ministri.
Mbi 60% e nxënësve të arsimit profesional punësohen në bankat e shkollave, qoftë gjatë vitit të tretë të studimeve apo brenda 6 muajve pas përfundimit të tyre, sipas të dhënave nga studimet dhe anketimet e realizuara nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive. Në degë të veçanta si hoteleri-turizmi, ky tregues arrin deri në 80%.
Për të mbështetur nxënësit, veçanërisht ata nga familjet me të ardhura të ulëta, ofrohen mbi 2500 bursa sociale deri në 7320 lekë në muaj.
Procesi i aplikimit pĂ«r klasĂ«n e 10-tĂ« kryhet pĂ«rmes âe-Albaniaâ-s, ku çdo prind mund tĂ« aplikojĂ« online dhe mĂ« pas merr pĂ«rgjigjen nga shkolla.
Arsimi i mesëm profesional u ofron nxënësve mundësi kualifikimi dy, tre dhe katërvjeçar, dhe i përgatit ata për profesione specifike, nëpërmjet zhvillimit të aftësive praktike dhe njohurive të aplikueshme.
Arsimi i mesëm profesional u ofron të rinjve mundësi kualifikimi në nivelet II, III dhe IV të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve, duke i përgatitur si punonjës të kualifikuar dhe teknikë të mesëm në fusha të ndryshme.
Aktualisht, sistemi publik i arsimit profesional përfshin 41 institucione (31 shkolla dhe 10 qendra formimi), që ofrojnë 26 drejtime dhe 93 profile studimi, nga të cilat 5 janë profile duale.
Ky sistem fokusohet në zhvillimin e aftësive praktike dhe profesionale, të përshtatura me kërkesat e tregut të punës, duke kontribuar në rritjen e punësimit dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Pas përfundimit të studimeve, nxënësit pajisen me diplomë ose certifikatë profesionale, që u mundëson punësim të menjëhershëm ose vijimin e studimeve në nivele më të larta.
/a.f/
The post Gonxhja: Programi zviceran âVET by EHLâ, rrugĂ« e re pĂ«r profesionistĂ«t e sektorit tĂ« turizmit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.