Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ofertë 50 milionë euro, Brahim Diaz drejt transferimit në Premier League

Newcastle United po përgatit një lëvizje të fuqishme në afatin kalimtar veror me synimin për të transferuar Brahim Diaz nga Real Madridi. Klubi anglez e ka intensifikuar interesin pas nisjes së bisedimeve mes Liverpool dhe Alexander Isak, shitje që mund të sjellë fondet e nevojshme për të bërë një ofertë deri në 50 milionë euro […]

The post Ofertë 50 milionë euro, Brahim Diaz drejt transferimit në Premier League appeared first on BoldNews.al.

Ofertë prej 50 milionë euro, Brahim Diaz drejt transferimit në Ligën Premier

Newcastle United po përgatit një lëvizje të fuqishme në afatin kalimtar veror me synimin për të transferuar Brahim Diaz nga Real Madrid.

Klubi anglez e ka intensifikuar interesin pas nisjes së bisedimeve mes Liverpool dhe Alexander Isak, shitje që mund të sjellë fondet e nevojshme për të bërë një ofertë deri në 50 milionë euro për mesfushorin ofensivë spanjoll.

“Magpies” kërkojnë të forcojnë repartin sulmues me një lojtar me përvojë në nivele të larta. Brahim ka treguar cilësi dhe vendosmëri sa herë që ka marrë minuta te Real Madrid, por vazhdon të përballet me mungesë hapësire në formacionin bazë.

Trajneri i ri i Real Madridit, Xabi Alonso, nuk e sheh Brahim si pjesë kyçe të projektit të tij. Në vend të tij, mund të preferojë talente si Franco Mastantuono për rolin e zëvendësuesit në repartin ofensiv.

Megjithatë, vetë Brahim dëshiron të qëndrojë në Madrid dhe është në bisedime për rinovimin e kontratës. E ardhmja e tij do të varet nga roli që i ofrohet në skuadër, pasi ai nuk është i gatshëm të kalojë edhe një sezon në stol.

Në këtë skenar, Newcastle e sheh atë si përforcim ideal për objektivat e klubit në garat evropiane. Ekipi i Eddie Howe vlerëson përvojën, kreativitetin dhe fleksibilitetin e Brahimit në disa pozicione sulmuese.

Klubi anglez është i gatshëm të bëjë një ofertë zyrtare prej 50 milionë euro, megjithatë, ky hap pritet të ndodhë vetëm nëse finalizohet largimi i Isakut drejt Liverpoolit.

Fati i marrëveshjes do të varet nga lëvizjet në ditët në vijim. Nëse Brahim mbetet pa garanci për minuta në Madrid dhe Newcastle siguron fondet, mund të kemi një nga transferimet më interesante të verës. /Telegrafi/ 

The post Ofertë prej 50 milionë euro, Brahim Diaz drejt transferimit në Ligën Premier appeared first on Telegrafi.

Pas Luis Diaz, Bayern bën gati 80 milionë euro për yllin e Atletico Madridit

Pasi transferoi Luis Diaz për 75 milionë euro, Bayern Munich ka filluar lëvizjet për të bërë një tjetër goditje të madhe në këtë merkato. Objektivi i radhës i klubit bavarez është mesfushori i Atletico Madrid, Pablo Barrios. Vincent Kompany e sheh 22-vjeçarin e Atletico Madridit si lojtarin e duhur për të përforcuar mesfushën. Edhe pse […]

The post Pas Luis Diaz, Bayern bën gati 80 milionë euro për yllin e Atletico Madridit appeared first on BoldNews.al.

Tri klube të gatshme të paguajnë 40 milionë euro për Brahim Diaz

Real Madridi ka qenë aktiv këtë verë në merkaton e transferimeve, duke sjellë tre përforcime të reja dhe me Franco Mastantuonon që pritet të bashkohet së shpejti.

Të katër lojtarët janë projektuar si pjesë e formacionit titullar nën drejtimin e pritshëm të Xabi Alonsos. Megjithatë, përveç largimeve të Luka Modric dhe Lucas Vazquez, klubi nuk ka regjistruar dalje të tjera të rëndësishme.

Spekulime kanë qarkulluar për të ardhmen e Endrick Felipe dhe Rodrygo Goes, por deri tani asnjë klub nuk ka bërë ndonjë lëvizje konkrete për t’i transferuar nga “Santiago Bernabeu”.

Arabia Saudite synon Brahim Diazin

Sipas burimeve për Football España, tre klube saudite – Neom SC, Al-Nassr dhe Al-Hilal – kanë shfaqur interes të fortë për Brahim Diazin. Xabi Alonso mësohet t’i ketë komunikuar mesfushorit maroken se do të ketë një rol dytësor gjatë sezonit të ardhshëm, çka ka shtuar mundësinë për largimin e tij. Klubet nga Arabia Saudite janë të gatshme të ofrojnë deri në 40 milionë euro për kartonin e tij.

Interesim edhe nga Evropa

Përveç ofertave nga Lindja e Mesme, Brahimi është në vëzhgim edhe nga disa klube evropiane. Fenerbahçe ka treguar interes konkret, ndërsa Arsenal dhe Milani po monitorojnë situatën në rast se lojtari vihet në dispozicion të merkatos. Gjithsesi, në këtë fazë, nuk ka lëvizje konkrete nga ana e tyre.

Kontratë e re në pritje

Vetëm pak javë më parë, Brahim thuhet se kishte arritur një marrëveshje për rinovimin afatgjatë me Real Madridin. Megjithëse akordi është arritur, 25-vjeçari ende nuk e ka firmosur kontratën e re dhe ka edhe dy vite të mbetura në kontratën aktuale.

A do ta shesë Real Madridi?

Nëse asnjëri nga Rodrygo apo Endrick nuk largohet, Real Madridi mund të konsiderojë largimin e Brahimit për të balancuar skuadrën dhe për të përfituar financiarisht.

Megjithatë, çdo transferim do të varet nga vullneti i vetë lojtarit. Ndërsa një ofertë e majme nga Arabia Saudite mund të jetë tundim, lojtari mund të preferojë një klub evropian që i garanton një rol më të rëndësishëm në fushë. /Telegrafi/

The post Tri klube të gatshme të paguajnë 40 milionë euro për Brahim Diaz appeared first on Telegrafi.

Julia Roberts dhe Cameron Diaz ribashkohen në vazhdimin e “My Best Friend’s Wedding”

Një nga filmat klasikë të viteve’90, “My Best Friend’s Wedding” do të vijojë.

Filmi origjinal me protagoniste Cameron Diaz dhe Julia Roberts, u kthye në një sukses në vitin 1997 kur u shfaq për herë të parë. Tani ai konsiderohet një nga ikonikët e zhanrit të tij.

Roberts dhe Dermot Mulroney ishin në rolet e Julianne dhe Michael, miqve të ngushtë që bënë një marrëveshje se nëse do të ishin ende beqarë kur të bënin 28 vjeç, do të martoheshin

Kur personazhi i Mulroney fejohet me një grua tjetër që luhet nga Diaz, Roberts ka vetëm katër ditë afat për ta ndaluar dasmën.

Regjisorja Celine Song, e cila është nominuar për Oscar për filmin “Past Lives”, është punësuar nga Sony për të shkruar vazhdimin e filmit.

Lajmi zyrtar vjen pas intervistës së fundit të Mulroney i cili tha për New York Post se “po bëhen bisedime për vijimin.”

“Nuk di gjë. Së fundmi dëgjova, hap thonjëza, avokatët po flisnin, mbyll thonjëza”, tha ai./ora/

Luis Diaz duhet t’i ndjekë dy rregulla te Bayerni, që nuk ekzistonin te Liverpooli

Luis Diaz është zyrtarisht futbollisti më i ri i Bayern Munichut, pasi klubi gjerman arriti marrëveshje me Liverpoolin për një shumë prej 70 milionë euro. Sulmuesi kolumbian nënshkroi një kontratë katërvjeçare, me opsion zgjatjeje.

28-vjeçari ishte i lidhur me Liverpoolin deri në vitin 2027, ndaj kjo verë u pa si momenti i fundit kur “The Reds” mund të siguronin një shumë të konsiderueshme për të, duke pasur parasysh që nuk kishte ende sinjale për rinovim.

Sipas Daily Mail, Diaz do të përballet me një kulturë ndryshe disiplinore te Bayern. Në vend të gjobave për vonesë në stërvitje – siç ndodh zakonisht te Liverpooli nën drejtimin e Arne Slot – lojtarët te Bayerni detyrohen të qëndrojnë më gjatë në fushë, derisa trajneri Vincent Kompany të përfundojë seancën e tij.

Për më tepër, mënyra e komunikimit për përzgjedhjen e formacionit ndryshon ndjeshëm. Te Bayerni, emrat që nuk përfshihen në skuadër informohen paraprakisht personalisht nga Kompany, para publikimit të listës zyrtare. Komunikimet kryhen shpesh edhe përmes grupit të WhatsApp-it të ekipit, ku lojtarët zbulojnë nëse janë të grumbulluar apo jo.

Një tjetër risi për Diaz është edhe rregulli i pajisjes me makinë. Sipas politikave të brendshme të klubit gjerman, çdo lojtar duhet të përdorë një model të caktuar automjeti në përputhje me marrëveshjet sponsoriale dhe imazhin e klubit.

Ndryshe nga Kompany, Arne Slot nuk ka bërë publike metodën e tij për shpalljen e formacionit, megjithatë besohet se shumica e trajnerëve e bëjnë këtë gjatë takimeve ballë për ballë me skuadrën.

Kompany njihet edhe për qasjen e tij diskrete në kritikë – ai nuk i qorton lojtarët në mënyrë publike, por preferon t’i adresojë gabimet në mënyrë private. Kjo qasje ka për qëllim ruajtjen e harmonisë dhe frymës së grupit, që ai e konsideron kyçe për suksesin. /Telegrafi/

The post Luis Diaz duhet t’i ndjekë dy rregulla te Bayerni, që nuk ekzistonin te Liverpooli appeared first on Telegrafi.

Mbyllet marrëveshja me Liverpool, Luis Díaz kalon te Bayern për 75 milionë euro

Luis Díaz është zyrtarisht lojtari më i ri i Bayern Munich. Klubi gjerman ka arritur një marrëveshje të plotë me Liverpoolin për transferimin e sulmuesit kolumbian kundrejt 75 milionë eurove, duke mbyllur një nga sagat më të përfolura të merkatos së verës. Díaz ka firmosur një kontratë deri më 30 qershor 2029 dhe do të […]

The post Mbyllet marrëveshja me Liverpool, Luis Díaz kalon te Bayern për 75 milionë euro appeared first on BoldNews.al.

E kryer, Luis Diaz kalon te Bayern Munich – detajet e marrëveshjes mes klubeve

Bayern Munich ka arritur marrëveshje me Liverpoolin për transferimin e Luis Diaz në vlerë prej 75 milionë euro, raporton David Ornstein nga The Athletic.

Sulmuesi kolumbian, i cili aktualisht ndodhet me Liverpoolin në turneun parasezonal, është lejuar të udhëtojë pasi transferimi pritet të përfundojë brenda 24 orëve të ardhshme.

Bisedimet kanë arritur një pikë kthese gjatë fundjavës, pasi Liverpool kishte refuzuar më parë një ofertë prej 67.5 milionë eurosh. Vetë lojtari ka treguar qartë se dëshiron të largohet nga “Anfield”, duke arritur marrëveshje për një kontratë 4+1 vjet me klubin gjerman.

 

🚨 Bayern Munich reach total agreement with Liverpool to sign Luis Diaz. Deal for 28yo winger €75m + permission granted to travel for medical. Proposed 4+1yr contract at #FCBayern. Now ~£190m sales since Hughes became #LFC sporting director @TheAthleticFC https://t.co/k0fPH2IF7y

— David Ornstein (@David_Ornstein) July 27, 2025

Luis Diaz shënoi 13 gola në kampionat sezonin e kaluar, në një edicion ku Liverpool e fitoi titullin kampion të Ligën Premier.

Bayern Munich e sheh 27-vjeçarin si një sulmues të gjithanshëm, pas disa përpjekjeve të dështuara për objektiva të tjerë gjatë kësaj vere.

Në anën tjetër, Liverpool tashmë ka siguruar shërbimet e Hugo Ekitike nga Eintracht Frankfurt, dhe mbetet i interesuar për sulmuesin e Newcastle, Alexander Isak.

E ardhmja e Darwin Nunez dhe Harvey Elliott gjithashtu është në dyshim, me mundësi largimi nga skuadra. /Telegrafi/ 

The post E kryer, Luis Diaz kalon te Bayern Munich – detajet e marrëveshjes mes klubeve appeared first on Telegrafi.

Bayerni nuk pret gjatë, ofron 120 milionë euro për alternativën e Luis Diaz

Pas eliminimit në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube nga PSG, Bayern Munich ka nisur të veprojë fuqishëm në tregun e transferimeve.

Trajneri Vincent Kompany është i vendosur ta rikthejë skuadrën në majat e futbollit evropian, me synim kryesor rikthimin e Ligës së Kampionëve në Mynih. Për këtë, ai kërkon përforcime cilësore në krahët e sulmit.

Skuadra bavareze ka humbur tashmë Leroy Sane, i cili është transferuar te Galatasaray, ndërsa Thomas Muller pritet t’i bashkohet klubit amerikan LAFC. Pas një fillimi të qetë të merkatos verore, Bayern duket se po përgatitet për një fazë shumë më aktive.

Prej javësh, klubi ka ndjekur me interes Luis Díaz të Liverpoolit. Edhe pse kolumbiani ka rënë dakord për kushtet personale me Bayernin, “The Reds” kanë refuzuar ofertat dhe po punojnë për rinovimin e kontratës së tij me kushte të përmirësuara. Megjithatë, Díaz raportohet se dëshiron të largohet nga Anfield këtë verë.

Me refuzimin e fundit nga Liverpooli, Bayern pritet të ndryshojë drejtim dhe të përqendrohet te një tjetër emër i madh: Rafael Leao.

Sipas “Fichajes”, gjiganti gjerman po përgatit një ofertë prej 120 milionë eurosh për yllin portugez të Milanit. Leao regjistroi 12 gola dhe 13 asistime në 50 ndeshje sezonin e kaluar – statistika të forta, megjithëse nën pritshmëritë e klubit italian.

Roli i tij në “San Siro” nuk konsiderohet më i paprekshëm dhe me një ofertë të majme në tavolinë, Milani mund të shqyrtojë seriozisht mundësinë e largimit të tij.

Javët në vijim pritet të jenë vendimtare. Nëse Liverpool mbetet i palëkundur për Díaz, Bayern mund të përqendrojë të gjithë energjinë dhe fondet për të realizuar transferimin e Leaos – një lëvizje që do të trondiste tregun evropian të verës.

Një nënshkrim i këtij niveli do të ishte një deklaratë force nga Bayern Munich, që synon të rikthehet në elitën e futbollit kontinental dhe të garojë për trofetë më të mëdhenj. /Telegrafi/

The post Bayerni nuk pret gjatë, ofron 120 milionë euro për alternativën e Luis Diaz appeared first on Telegrafi.

Xabi Alonso vendos presion mbi gjashtë lojtarë të Real Madridit

Trajneri i ri i Real Madridit, Xabi Alonso, ka nisur pastrimin e skuadrës dhe ka vendosur nën presion gjashtë lojtarë të cilëve u ka kërkuar paraqitje më të mira në fushë ose largim nga klubi.

Pas një sezoni të gjatë dhe të lodhshëm 2024-2025, futbollistët e Real Madridit janë në pushim deri në fillim të gushtit.

Megjithatë, ata janë të vetëdijshëm se kthimi do të shënojë një fazë të re nën drejtimin e Alonsos.

Xabi Alonso mori drejtimin e skuadrës pas një humbjeje të thellë ndaj PSG në Kupën e Botës për Klube, çka ka nxitur nevojën për ndryshime dhe përmirësim të menjëhershëm.

Gjatë turneut veror në Amerikën e Veriut, Alonso nisi të testojë idetë e tij dhe të përcjellë mesazhe të qarta për disa lojtarë që nuk kanë bindur në performancë.

Sipas Marca, tre lojtarë janë veçanërisht në qendër të kritikave: Rodrygo, Brahim Diaz dhe Raul Asencio. Ata janë paralajmëruar se duhet të rrisin nivelin e lojës për të qëndruar pjesë e skuadrës.

Nga ana tjetër, Andriy Lunin, Fran Garcia dhe Ferland Mendy janë informuar se mund të kenë shumë pak minuta në dispozicion sezonin e ardhshëm, veçanërisht pas afrimit të mbrojtësit Alvaro Carreras.

Për të gjithë këta lojtarë, mesazhi i Alonsos është i qartë: përmirësim i menjëhershëm ose gjetja e një klubi të ri gjatë kësaj vere. /Telegrafi/

The post Xabi Alonso vendos presion mbi gjashtë lojtarë të Real Madridit appeared first on Telegrafi.

Bayern Munich po përgatitet të shpenzojë 150 milionë euro për të nënshkruar me dy yje

Bayern Munich po përgatit një lëvizje të madhe në tregun e transferimeve: duke investuar 150 milionë euro për të forcuar sulmin e tij me dy emra të mëdhenj, Nick Woltemade dhe Luis Diaz.

Gjiganti bavarez po kërkon të bëjë një hap cilësor përpara në formacionin e tij sulmues pas disa përpjekjeve të dështuara gjatë verës dhe tashmë ka hartuar një strategji financiare për të bindur Stuttgartin dhe Liverpoolin të ndahen me dy nga lojtarët e tyre kryesorë.

Nick Woltemade, një sulmues i Stuttgartit dhe një nga zbulimet e fundit të Bundesligës, është i pari në listë. Bordi i Bayernit kishte bërë tashmë një propozim fillestar prej 50 milionë eurosh plus bonuse, por skuadra rivale e hodhi poshtë ofertën, duke e konsideruar çmimin e përshtatshëm rreth 65 milionë euro.

Larg nga tërheqja, klubi i Mynihut do ta rrisë çmimin në 60 milionë euro në kërkim të një negociate përfundimtare. Uli Hoenes, një figurë kryesore brenda klubit, ka shprehur dëshirën e tij për ta pasur sulmuesin në Allianz Arena sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndërkohë, obsesioni me Luis Diaz vazhdon. Bayern Munich i ka ofruar tashmë Liverpoolit 67.5 milionë euro, por Reds mbeten të vendosur në kërkesën e tyre për jo më pak se 100 milionë euro. Për më tepër, klubi nga Anfield nuk e ka përjashtuar rinovimin e kontratës së kolumbianit, e cila skadon në vitin 2027.

Pavarësisht këtyre pengesave, klubi gjerman po përgatit një ofertë të dytë, më të konsiderueshme, për të përfunduar nënshkrimin, duke përfituar nga gatishmëria e lojtarit për të pranuar kontratën që i është propozuar në Mynih. Oferta vlerësohet në 90 milionë euro.

Në total, Bayern është i gatshëm të shpenzojë deri në 150 milionë euro për këto dy marrëveshje.

Nëse ndonjëra prej tyre dështon, Xavi Simons mbetet në radar si një alternativë, me një kosto të vlerësuar midis 50 dhe 60 milionë eurove. /Telegrafi/

The post Bayern Munich po përgatitet të shpenzojë 150 milionë euro për të nënshkruar me dy yje appeared first on Telegrafi.

Luis Diaz refuzon Barcelonën, i ka treguar Liverpoolit se ku dëshiron të transferohet

Luis Diaz ka refuzuar një mundësi për t’u bashkuar me Barcelonën dhe tashmë po favorizon një transferim te Bayern Munich, raporton Sky Germany.

Sipas gazetarit Florian Plettenberg, sulmuesi kolumbian jo vetëm që e ka informuar Liverpoolin për dëshirën e tij për t’u larguar nga “Anfield”, por u ka bërë të qartë drejtuesve të klubit anglez se Bayern është destinacioni i tij i preferuar.

Transferimi i Diaz është miratuar edhe nga trajneri i ri i Bayernit, Vincent Kompany, por aktualisht nuk ka ende një marrëveshje të plotë mes dy klubeve.

Kushtet personale nuk përbëjnë pengesë, pasi Diaz është i gatshëm të nënshkruajë një kontratë të vlefshme deri në vitin 2029.

Tashmë gjithçka varet nga arritja e një marrëveshjeje mes Liverpoolit dhe Bayernit për tarifën e transferimit.

Në rast se negociatat me Bayernin dështojnë, Diaz mund të marrë në konsideratë edhe opsione të tjera. Barcelona mbetet e interesuar për shërbimet e tij, por aktualisht katalanasit nuk janë në gjendje ta regjistrojnë lojtarin për shkak të kufizimeve financiare.

Si pasojë, Barça mund të zhvendosë fokusin te Marcus Rashford, ndërsa Luis Diaz po i afrohet gjithnjë e më shumë një kalimi të bujshëm në Bundesligë. /Telegrafi/

The post Luis Diaz refuzon Barcelonën, i ka treguar Liverpoolit se ku dëshiron të transferohet appeared first on Telegrafi.

Liverpool refuzon ofertën e parë të Bayern Munich për yllin e ekipit

Luis Diaz nuk lëshohet lehtë nga Liverpool. Klubi anglez nuk e ka në plan të heqë dorë lehtë nga sherbimet e sulmuesit kolumbian, për të cilin pagoi te Porto plot 54 milionë euro në vitin 2022. Së fundmi, “The Reds” kanë refuzuar ofertën e parë zyrtare, e cila erdhi nga Bayern Munich. Këta të fundit […]

The post Liverpool refuzon ofertën e parë të Bayern Munich për yllin e ekipit appeared first on BoldNews.al.

Olmo dhe Gavi pritet të jenë zëvendësues te Barcelona sezonin e ardhshëm, nëse ndodh një transferim

Dy yjet spanjollë të Barcelonës, Dani Olmo dhe Gavi pritet të kenë më shumë minuta në sezonin e ardhshëm dhe në shumicën e ndeshjeve të jenë si zëvendësues.

Sipas gazetës Marca, Olmo dhe Gavi janë dy lojtarë që mund të bëhen zëvendësues të Barcelonës sezonin e ardhshëm nëse klubi nënshkruan me dikë si Luis Diaz.

Ardhja e Diaz për të luajtur në krahun e majtë ka të ngjarë të bëjë që Hansi Flick ta zhvendosë Raphinhan në pozicionin e numrit 10. Kjo e lë Olmon jashtë vendit në skuadër.

Sa i përket Gavit, ai do të ketë vështirësi në zëvendësimin e Pedrit dhe Frenkie De Jongut në dy pozicionet e tjera të mesfushës, me Raphinhan që do të zërë vendin e numrit 10-të.

E vetmja mënyrë që disa lojtarë mund të marrin më shumë kohë është nëse kanë lëndime, të cilat janë të mundshme, por tani të pamundura te Barça.

Sezonin e kaluar, Pedri mbeti në formë gjatë gjithë sezonit dhe Raphinha nuk vuajti aq shumë nga ndonjë problem. /Telegrafi/

The post Olmo dhe Gavi pritet të jenë zëvendësues te Barcelona sezonin e ardhshëm, nëse ndodh një transferim appeared first on Telegrafi.

Bayern Munich bën ofertën e parë për Luis Diaz

Bayern Munich ka paraqitur një ofertë prej 52 milionë eurosh për anësorin e Liverpoolit, Luis Diaz, sipas raportimeve të gazetës gjermane Bild.

Megjithatë, kjo shumë është dukshëm më e ulët se kërkesa e klubit anglez, i cili e vlerëson kolumbianin me rreth 80 milionë euro.

Sipas burimeve nga Spanja, thuhet se ekziston një “marrëveshje zotërinjsh” mes lojtarit dhe Liverpoolit, e cila do t’i lejonte Diazit të largohet nëse vjen një ofertë e përshtatshme.

Megjithatë, Bayern nuk është i gatshëm të shkojë përtej 60 milionë eurove plus bonuse.

Diaz, i cili është 28 vjeç, raportohet se i ka bërë të qartë Liverpoolit dëshirën e tij për t’u transferuar në Mynih.

Pavarësisht se vlera e tij në aspektin e rishitjes është e kufizuar për shkak të moshës, Bayern është i fokusuar në përmirësimin afatshkurtër të skuadrës dhe konkurrencën në garat madhore si Liga e Kampionëve.

Bisedimet mes klubeve ishin ndërprerë përkohësisht për shkak të vdekjes tragjike të sulmuesit të Liverpoolit, Diogo Jota.

Megjithatë, Bayern ka rifilluar interesimin e tij nëpërmjet përfaqësuesve të Diaz. /Telegrafi/

The post Bayern Munich bën ofertën e parë për Luis Diaz appeared first on Telegrafi.

Luis Diaz ishte në një festë gjatë funeralit të Diogo Jota: plasin polemika

Mungesa e Luis Diaz në funeralin e Diogo Jota dhe André Silva ka shkaktuar një polemikë pa fund. Nëse mungesa e Cristiano Ronaldo është justifikuar disi, shoku i tij i skuadrës ka ngritur një skandal sepse në ditën e lamtumirës së fundit ndodhej në Kolumbi duke regjistruar disa video festive me disa sponsorë.

Në pamjet shihet lojtari që kërcen me disa persona, çmendet dhe argëtohet ndërkohë që në anën tjetër të botës i gjithë Liverpool-i është mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit shokut të skuadrës që humbi jetën bashkë me vëllain e tij si pasojë e një aksidenti rrugor të tmerrshëm. Ishin angazhime tregtare të parevokueshme, por kolumbiani gjithsesi do të duhet të japë shpjegime, pasi videot janë bërë virale dhe kanë ngritur një stuhi të madhe në rrjetet sociale.

Luis Diaz nën akuzë, kërcente në ditën e funeralit të portugezit

Mes të dyve ka pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mirë, aq sa në ditët e trishta të rrëmbimit të babait të Luis Diaz-it kishte qenë pikërisht Diogo Jota që i kishte dedikuar një gol duke ngritur në qiell fanellën e tij. Mungesa e kolumbianit ka bërë shumë zhurmë, sidomos sepse në funeral ishin të pranishëm edhe Ruben Neves dhe Cancelo që vetëm pak orë më parë ishin të angazhuar në Botërorin për Klube në Shtetet e Bashkuara. Ishin të gjithë përveç sulmuesit të Liverpool i cili, pasi i kishte dedikuar disa fjalë në rrjetet sociale, nuk u kthye në Portugali ku u zhvillua lamtumira e fundit për dy lojtarët.

Total falta de empatía de Luis Díaz.

Mientras todo el equipo de Liverpool FC llora la partida de Diogo Jota, su compañero de equipo Lucho Díaz se divierte y anda de party como si nada hubiera pasado. pic.twitter.com/42jzAN1aAI

— TENDENCIAS (@tendeciasx) July 6, 2025

Polemika ka lindur sepse pikërisht në ato orë Luis Diaz është kapur duke kërcyer dhe festuar me disa persona, duke u argëtuar ndërkohë që përreth tij kishte një atmosferë krejtësisht ndryshe. Po respektonte disa marrëveshje tregtare me disa sponsorë që me gjasë ishin të parevokueshme, por kjo për shumëkënd nuk është një justifikim bindës, pasi ai duhej të respektonte zisë për humbjen tragjike të shokut të tij të skuadrës.

The post Luis Diaz ishte në një festë gjatë funeralit të Diogo Jota: plasin polemika appeared first on Lapsi.al.

Dështoi me Nico Willimas, Deco hidhet ‘në sulm’ për opsionin e dytë

Barcelona është vendosur në pozitë të vështirë pas refuzimit të radhës nga Nico Williams, i cili zgjodhi të rinovojë me Athletic Bilbao, pavarësisht një marrëveshjeje paraprake me katalanasit.

Klubi kishte ofruar një kontratë deri në vitin 2031 me pagë vjetore prej 7 milionë eurosh, por kërkesat e agjentit të lojtarit për garanci mbi regjistrimin nuk u përmbushën.

Në ndërkohë, Athletic i ofroi një kontratë të përmirësuar dhe një klauzolë më të lartë lirimi, duke bërë që 22-vjeçari të qëndrojë në “San Mames”.

Ky refuzim e ka detyruar Barcelonën të kërkojë alternativa të menjëhershme. Emri i parë që del në skenë është ai i Luis Diaz nga Liverpool.

Sipas burimeve të afërta me klubin, përfshirë Fabrizio Romanon, drejtori sportiv Deco po insiston fuqishëm në këtë transferim, duke e konsideruar kolumbianin si një profil ideal për krahun e majtë.

Vetë Diaz më herët ka shfaqur interes për një kalim te Barcelona dhe raportohet se i ka dërguar sinjale klubit për të mbajtur të gjallë mundësinë e marrëveshjes. Megjithatë, vdekja tragjike e Diogo Jotës ka bërë që lojtari dhe agjenti i tij të ndalojnë çdo negociatë për momentin, me gjithë spekulimet në rritje.

Nga ana tjetër, Liverpooli nuk e ka pranuar ofertën e mëparshme të Barcelonës dhe qëndron në qëndrimin e tij: 80 deri në 85 milionë euro për të lejuar largimin e Diaz.

Për më tepër, marrëdhëniet e ftohta pas transferimit të Philippe Coutinho kanë lënë një mungesë besimi te klubi anglez në lidhje me aftësinë e Barçës për të paguar.

Nëse nuk arrihet marrëveshje për Diaz, plani rezervë i Barcelonës është Marcus Rashford. Sulmuesi i Manchester United është i hapur për një transferim në “Camp Nou” dhe thuhet se do të presë vendimin e klubit.

Megjithatë, ndërsa Barça do të preferonte një huazim me të drejtë blerjeje, “Djajtë e Kuq” kërkojnë një shitje të drejtpërdrejtë për rreth 45 milionë euro.

Barcelona mbetet nën presion për të përforcuar repartin ofensiv, por kufizimet financiare dhe struktura e pagave vazhdojnë të jenë pengesë për afrimin e yjeve të mëdhenj.

Gjithçka do të varet nga zgjidhjet kreative që mund të gjejë drejtuesi sportiv Deco në javët në vijim. /Telegrafi/

The post Dështoi me Nico Willimas, Deco hidhet ‘në sulm’ për opsionin e dytë appeared first on Telegrafi.

Gati kontrata e re, Real Madrid pranë rinovimit me yllin e ekipit

Brahim Diaz do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madrid. Sulmuesi maroken nuk e ka në plan të dëgjojë ofertat e klubeve të tjera, teksa ka vendosur që të qëndrojë në Madrid.

Edhe klubi spanjoll është gati t’i plotësojë dëshirën 25-vjeçarit. Kontrata aktuale përfundon në verën e vitit 2027, ndërkohë e reja do të jetë e vlefshme deri në vitin 2030. Gjithçka është e kryer, teksa mbetet vetëm zyrtarizimi i rinovimit.

Kujtojmë se Brahim Diaz u transferua nga Manchester City te Real Madrid në janar të vitit 2019.

Asokohe, klubi madrilen shpenzoi 17 milionë euro. Vlen të përmendet edhe huazimi që Diaz pati nga Reali te Milan, nga shtatori i vitit 2020, deri në qershor të vitit 2023.

The post Gati kontrata e re, Real Madrid pranë rinovimit me yllin e ekipit appeared first on Albeu.com.

Luis Diaz befason Barcelonën, përcaktohet se ku dëshiron të luajë

Zgjedhja e parë e Luis Diaz është të qëndrojë te Liverpooli sezonin e ardhshëm, në vend të një transferimi te Barcelona apo ndonjë klub tjetër, raporton Diario Sport.

Diaz bëri një deklaratë të enjten, duke deklaruar qartë se shpreson për një ofertë të re kontrate nga klubi anglez.

“Nëse Liverpooli më bën një ofertë të mirë, ose nëse duhet të qëndroj për dy vjet, do të jem i lumtur gjithsesi. Tani varet nga ata”, potencoi Diaz.

Anësori kolumbian do të donte të luante për Barcelonën nëse Liverpooli nuk i ofron një kontratë të re siç i është kërkuar.

Diaz ka gjithashtu mundësi në Arabinë Saudite, por familja e tij thuhet se preferon të qëndrojë në Angli, ose të paktën në Evropë.

Andaj, në ditët e ardhshme pritet të mësohet e ardhmja e Diaz, ndërsa Barcelona shpreson që ai të kalojë në radhët e tyre.

The post Luis Diaz befason Barcelonën, përcaktohet se ku dëshiron të luajë appeared first on Albeu.com.

Luis Diaz pritet ta refuzojë kontratën e re tek Liverpooli – ëndërron kalimin tek Barcelona

Luis Diaz është i gatshëm që të bëjë gjithçka për të kaluar tek Barcelona dhe për këtë arsye ai pritet ta refuzojë ofertën e rinovimit të kontratës me Liverpoolin. 

Sulmuesi i Liverpoolit e ka vendosur si synim transferimin tek Barcelona, sipas mediumit spanjoll Mundo Deportivo dhe është pajtuar me kushtet me kampionin spanjoll për një lëvizje tek blaugranasit. 

Klubet megjithatë ende nuk kanë arritur një marrëveshje sa i përket çmimit të kolumbianit. 

Një nga prioritetet për drejtorin sportiv Deco dhe Hansi Flick këtë verë do të jetë përforcimi i krahut të majtë të sulmit. 

Emra si Nico Williams dhe Marcus Rashford janë përmendur, por Diaz mbetet prioriteti kryesor i klubit. 

Me Liverpoolin që pritet të bëjë një ofertë mbi 130 milionë euro për Florian Wirtz, ata shpresojnë se 85 milionë eurot e ofruara për Diaz do të kompensojnë një pjesë të transferimit të gjermanit. 

Teksa ‘Të Kuqtë’ kanë tentuar të iniciojnë bisedimet e rinovimit të kontratës me përfaqësuesit e lojtarit, kolumbiani ka bllokuar çdo përpjekje të klubit si dhe ka refuzuar ofertat luksoze nga Arabia Saudite. 

Që prej se u transferua në ‘Anfield’ nga Porto në janar të 2022, ai ka fituar Ligën Premier, FA Cup si dhe dy herë Carabao Cup. 

Gjatë kësaj periudhe ai ka realizuar gjithashtu 41 gola në 148 ndeshje./Telegrafi/

The post Luis Diaz pritet ta refuzojë kontratën e re tek Liverpooli – ëndërron kalimin tek Barcelona appeared first on Telegrafi.

❌