Policia e Kosovës ka njoftuar dy raste të sulmit ndaj personit zyrtar në Ferizaj, nga një grup i personave që ishin me motoçikleta.
Rastet kanë ndodhur të martën në mbrëmje në rrugën “Gjon Sereqi” në Ferizaj.
Lexoni të plotë raportin e Policisë:
Rr. Gjon Sereqi-Ferizaj, 19.08.2025-21:15. Deri sa njësia policore e biçikletave ka tentuar të ndalojë një motoçiklistë, i njëjti nuk kishte përfillur shenjat e ndalimit të zyrtarëve policorë, por përkundrazi kishte rritur shpejtësinë dhe me këtë rast kishte goditur dy zyrtarët policorë duke u shkaktuar lëndime trupore dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Dy zyrtarët policorë të lënduar janë dërguar në Emergjencën e Spitalit në Ferizaj për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është identifikuar i dyshuari pasi në vendin e ngjarjes i kishte rënë telefoni celular dhe i dyshuari së bashku me prindin e tij janë paraqitur në stacion të policisë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Rr. Gjon Sereqi-Ferizaj,19.08.2025-21:20. Deri sa njësia e trafiku të qytetit ka tentuar që të ndalojë një grup të rinjsh me motoçikleta drejtuesi i një motoçiklete ka goditur zyrtarin policor, i cili ka pësuar lëndime trupore.
Dy personat të cilët kanë qenë në këtë motoçikletë janë arrestuar. Në lidhje me rastet është njoftuar prokurori kujdestar. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
The post Të rinj me motoçikleta nuk përfillën urdhrat e policisë, goditën policët në Ferizaj – tre të lënduar appeared first on Telegrafi.