Kërkimi i punës në epokën e AI: Si po ndihmon ChatGPT kandidatët të dallohen në një treg konkurrues
Në një treg pune gjithnjë e më konkurrues, ku një njoftim pune mund të tërheqë qindra aplikantë, kërkuesit e punës po i drejtohen inteligjencës artificiale, si ChatGPT, për të përmirësuar aplikimet e tyre dhe për të rritur shanset për sukses. ChatGPT po përdoret për të personalizuar CV-të dhe letrat motivuese, për të hulumtuar kompani, për të përgatitur intervista dhe për të ndërtuar profile efektive në LinkedIn.
Ky mjet gjenerues ndihmon gjithashtu në zbulimin e mundësive të reja të karrierës, si dhe në krijimin e planeve të zhvillimit profesional, duke sugjeruar aftësi dhe përvoja që duhet të zhvillohen për një tranzicion të suksesshëm.
Megjithatë, përdorimi i pakujdesshëm i AI-së mund të jetë kundërproduktiv. 62% e menaxherëve të punësimit refuzojnë CV-të që duken si të gjeneruara nga AI dhe që nuk janë personalizuar. Shumë rekrutues tashmë i dallojnë frazat klishe që shpesh përdoren nga ChatGPT. Prandaj, këshillohet që aplikantët të përdorin AI si ndihmës, jo si zëvëndësim të zërit të tyre personal.
Ekspertët theksojnë se ndërsa ChatGPT mund të ndihmojë në strukturim dhe ide, përmbajtja përfundimtare duhet të jetë autentike dhe të pasqyrojë realisht përvojën dhe qëllimet e aplikantit.
The post Kërkimi i punës në epokën e AI: Si po ndihmon ChatGPT kandidatët të dallohen në një treg konkurrues appeared first on iconstyle.al.