Liga Premier krenohet me disa nga sulmuesit mĂ« tĂ« talentuar nĂ« futbollin botĂ«ror â dhe pĂ«r tĂ« siguruar shĂ«rbimet e tyre, klubet shpesh paguajnĂ« shuma marramendĂ«se javore.
5. Viktor Gyokeres â 236,000 euro nĂ« javĂ«
Arsenali më në fund arriti objektivin e tij afatgjatë kur nënshkroi me Viktor Gyokeres pak para fillimit të sezonit 2025/26. Mikel Arteta e kishte ndjekur prej kohësh sulmuesin suedez, duke e konsideruar si golashënuesin natyral që i mungonte ekipit.
Gyokeres mbĂ«rriti nga Sporting CP me njĂ« rekord mbresĂ«lĂ«nĂ«s â 97 gola nĂ« 102 ndeshje â dhe kushtoi rreth 64.9 milionĂ« euro, ndĂ«rsa paga e tij javore arrin nĂ« 236,000 âŹ. NĂ«se arrin ta çojĂ« Arsenalit drejt titullit tĂ« parĂ« nĂ« ligĂ« pas mĂ« shumĂ« se dy dekadash dhe tre vendeve tĂ« dyta radhazi, investimi do tĂ« justifikohet plotĂ«sisht, raporton GivemeSport.
4. Gabriel Jesus â 312,700 euro nĂ« javĂ«
Fitues i katërfishtë i Ligës Premier gjatë kohës te Manchester City, Gabriel Jesus gjithmonë do të merrte një pagë të lartë te Arsenali. Megjithëse nuk ka qenë aq produktiv sa pritej, mbërritja e tij ndihmoi në ngushtimin e diferencës me kampionët.
Pas një forme të mirë në dhjetor 2024, një dëmtim i ligamentit të kryqëzuar e ndali vrullin e tij. Me Gyokeres tani në krye të sulmit, Jesus duhet të luftojë fort për të rikthyer vendin e titullarit.
3. Kai Havertz â 330,400 euro nĂ« javĂ«
Pavarësisht kritikave për mungesën e qëndrueshmërisë para portës, Havertz mbetet pjesë e rëndësishme e Arsenalit. Gjermani, autor i golit vendimtar në finalen e Ligës së Kampionëve 2021 me Chelsean, ende nuk ka bindur plotësisht si sulmues kryesor.
Sezoni i kaluar tregoi shenja përmirësimi, por ardhja e Gyokeres mund të kërcënojë rolin e tij si titullar. Paga prej 330,400 ⏠në javë tregon rëndësinë që klubi i jep.
2. Omar Marmoush â 348,100 ⏠nĂ« javĂ«
Manchester City e afroi Marmoush në janar, pas një fillimi jo të mirë të sezonit. Egjiptiani kishte shënuar 20 gola në 26 ndeshje për Eintracht Frankfurt, duke bindur Cityn të paguante 69.6 milionë ⏠për nënshkrimin e tij.
Shkathtësia e tij për të luajtur si në qendër ashtu edhe në krah e bën një aset të vlefshëm. Paga e tij e lartë pasqyron cilësinë dhe ambicien e Cityt për të rifreskuar sulmin.
1. Erling Haaland â 619,500 euro nĂ« javĂ«
Sulmuesi më i paguar në Ligën Premier është, siç pritej, Erling Haaland. Që nga transferimi nga Borussia Dortmund në vitin 2022, norvegjezi ka qenë i pamëshirshëm para portës.
Ai theu rekordin e ligës për gola në një sezon me 36 realizime në debutim dhe vazhdon të shënojë në ritme historike. Kontrata e tij, me vlerë mbi gjysmë milioni euro në javë, e vendos si sulmuesin më të vlefshëm në futbollin anglez. /Telegrafi/

The post Emërohen pesë sulmuesit më të paguar në Ligën Premier appeared first on Telegrafi.