❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shpërthen zjarri në fshatin Shirokë të Suharekës

Zjarri ka shpërthyer në fshatin Shirokë të Suharekës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.

“Kujdes me zjarret. NĂ« ShirokĂ« po bĂ«jmĂ« pĂ«rpjeke nĂ« shuarjen e tij. Temperaturat ende janĂ« te larta”, ka shkruar ai.

Kosova është duke u përballur me një valë të madhe zjarresh që po përfshijnë të gjithë territorin e saj, ka bërë të ditur Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (AME).

Kreu i agjencisë, Genc Metaj, në një konferencë për media, deklaroi se vetëm gjatë javës së fundit janë raportuar mbi 633 raste të zjarreve, duke e cilësuar situatën si shqetësuese dhe serioze. /Telegrafi/

The post Shpërthen zjarri në fshatin Shirokë të Suharekës appeared first on Telegrafi.

Suhareka do të ketë stadium të ri modern sipas standardeve të UEFA-s

Një lajm i madh për sportistët dhe adhuruesit e futbollit në Suharekë: shumë shpejt do të nisë ndërtimi i stadiumit të ri të qytetit, një projekt madhor me vlerë mbi 10 milionë euro, i cili synon të transformojë infrastrukturën sportive të komunës.

Ministri i KulturĂ«s, RinisĂ« dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se kontrata me operatorin ekonomik Ă«shtĂ« nĂ«nshkruar dhe se projekti do tĂ« realizohet sipas standardeve mĂ« tĂ« larta tĂ« UEFA-s. Stadiumi do tĂ« ketĂ« njĂ« kapacitet prej 6,518 ulĂ«sesh tĂ« rehatshme, tribuna moderne, fushĂ« me cilĂ«si tĂ« lartĂ«, ndriçim profesional pĂ«r ndeshjet nĂ« mbrĂ«mje dhe hapĂ«sira tĂ« dedikuara pĂ«r sportistĂ«t, ekipet dhe mediat,njofton KultPlus.

Ky investim do të ofrojë kushte ideale për zhvillimin e ndeshjeve të nivelit të lartë dhe do të shërbejë si një qendër e re e aktiviteteve sportive dhe kulturore në qytet. Përveç ndeshjeve të futbollit, pritet që stadiumi të mirëpresë edhe koncerte, evente komunitare dhe aktivitete ndërkombëtare, duke e kthyer Suharekën në një destinacion të rëndësishëm për ngjarje të mëdha.

Punimet pritet të fillojnë së shpejti, ndërsa entuziazmi në mesin e sportdashësve është i madh. Ky projekt do të jetë jo vetëm një arenë sportive, por edhe një simbol i bashkimit të qytetit rreth pasionit për lojën më të dashur në botë,futbollin./KultPlus.com

Dy të mitur përdhosin flamurin në Suharekë, Policia: Janë penduar, prokuroria mbylli rastin

Një video e publikuar së fundmi në media shihen se si dy të mitur kanë një veprim të papërshtatshëm ndaj flamurit kombëtar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Studençan të Suharekës, ndërsa rasti është trajtuar nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar se të miturit janë identifikuar dhe intervistuar nga policia në prani të prindërve të tyre.

“Me datĂ« 23.07.2025, Policia ka pranuar njĂ« informacion dhe video-regjistrim qĂ« lidhen me njĂ« veprim tĂ« papĂ«rshtatshĂ«m ndaj flamurit kombĂ«tar nga dy tĂ« mitur nĂ« Studençan, SuharekĂ«. Pas reagimit tĂ« menjĂ«hershĂ«m, tĂ« miturit janĂ« intervistuar nga policia nĂ« prani tĂ« prindĂ«rve dhe kanĂ« pranuar veprimin, duke theksuar se nuk kanĂ« pasur qĂ«llim nĂ«nçmimi dhe janĂ« penduar”, ka thĂ«nĂ« Bytyqi.

Bytyqi po ashtu theksoi se prokurori përgjegjës, pas shqyrtimit të rastit, ka vlerësuar se nuk ka bazë për hetim penal, pasi veprimi është kryer pa vetëdije dhe pa qëllim nxitjeje të urrejtjes. Rasti është mbyllur me raport njoftues. /Telegrafi/

Gjendet pa shenja jete një grua në Suharekë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua në rrethana të panjohura ka ndërruar jetë.

Rasti ka ndodhur të premten, në ora 10:03.

“Viktima femĂ«r kosovare, nĂ« rrethana tĂ« panjohura ka ndĂ«rruar jetĂ«. Ekipi mjekĂ«sor ka konstatuar vdekja e viktimĂ«s”, thuhet nĂ« raport.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ndryshe, po të enjten në Suharekë një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje brenda stacionit policor në Suharekë në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Rastin për Telegrafin e kishte konfirmuar, kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.

Sipas tij, ai ka qenë duke u mbajtur në ndalim për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.

“Rreth orĂ«s 03:40 njĂ« person dyshohet se ka bĂ«rĂ« vetĂ«vrasje nĂ« dhomat e ndalimit nĂ« stacionin policor nĂ« SuharekĂ«. I njĂ«jti ka qenĂ« i ndaluar pĂ«r shkak tĂ« dyshimit se ka ushtruar dhunĂ« nĂ« familje ndaj vajzĂ«s sĂ« tij”, tha Kryeziu. /Telegrafi/

 

 

The post Gjendet pa shenja jete një grua në Suharekë appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Mevlan Zeka firmos me klubin rumun, kontratë dy vjeçare për top shënuesin e Superligës së Kosovës

Sulmuesin Mevlan Zeka është përforcimi më i ri i klubit rumun UTA Arad, me të cilin ka firmosur kontratë deri në vitin 2027.

Sulmuesi kosovar, i cili spikati me 22 gola në sezonin e kaluar për FC Suharekën, vjen si një nga emrat më të mirë të kampionatit kosovar, shkruan faqja zyrtare e klubit.

Zeka ka qenë kapiten dhe golashënuesi kryesor i Suharekës, dhe me një gjatësi prej 1.82 metrash, ai pritet të shtojë forcë dhe efikasitet në repartin ofensiv të skuadrës rumune.

Në karrierën e tij, sulmuesi ka luajtur për disa nga klubet më të njohura në Kosovë si: Vëllaznimi, Liria, Feronikeli, Gjilani dhe Ballkani, me të cilin ka fituar edhe trofe dhe ka përfaqësuar vendin në garat evropiane.

Zeka ka përvojë në fazat kualifikuese të Ligës së Konferencës, Ligës së Evropës dhe Ligës së Kampionëve, ndërsa në trofetë e fituara përfshihen 3 tituj kampioni të Kosovës, kupa dhe superkupa.

Transferimi i tij shihet si një hap i madh për UTA Arad, që kërkon të rrisë cilësinë dhe ambiciet në elitën e futbollit rumun. /Telegrafi/ 

The post Zyrtare: Mevlan Zeka firmos me klubin rumun, kontratë dy vjeçare për top shënuesin e Superligës së Kosovës appeared first on Telegrafi.

Fuad Ajvazi – qendĂ«rmbrojtĂ«si 20-vjeçar qĂ« po rritet me hapa tĂ« mĂ«dhenj nĂ« futbollin kosovar

Edhe pse Suhareka nuk arriti të mbijetojë në Superligë këtë sezon, një nga pikat më të ndritura të skuadrës ka qenë padyshim Fuad Ajvazi. Qendërmbrojtësi 20-vjeçar bëri debutimin e tij në elitën e futbollit kosovar gjatë edicionit 2024/25 dhe zhvilloi 16 ndeshje, duke treguar pjekuri, vendosmëri dhe cilësi të larta në çdo paraqitje.

Ajvazi, që iu bashkua Suharekës verën e kaluar nga Llapi, është formuar në shkollën e futbollit Kurda dhe më pas kaloi dy vite te Ramiz Sadiku. Një kapitull i rëndësishëm në karrierën e tij ishte edhe përvoja ndërkombëtare në Suedi, ku veshi fanellën e Karlstad. Kjo eksperiencë, bashkë me paraqitjet e mira në Kosovë, e çuan atë deri te përfaqësimi në grupmoshat e reja të Kombëtares së Kosovës.

Në një intervistë për Telegrafin, Ajvazi foli për sezonin e tij të parë në Superligë, të cilin e konsideroi si një hap të madh për karrierën.

“Ishte njĂ« vit sfidues, por njĂ«kohĂ«sisht shumĂ« i vlefshĂ«m. U pĂ«rballa me ritme dhe pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« reja, dhe mĂ«sova shumĂ« si nĂ« aspektin teknik ashtu edhe nĂ« atĂ« taktik. Ky sezon ishte njĂ« themel i fortĂ« pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar mĂ« tej”, ka thĂ«nĂ« fillimisht Ajvazi pĂ«r Telegrafin.

Ai është përshkruar nga njohësit e futbollit si një nga mbrojtësit me më shumë potencial në Kosovë. Vetë Ajvazi thotë se këto vlerësime i sheh si motiv shtesë për të punuar më shumë.

“E di qĂ« ky Ă«shtĂ« vetĂ«m fillimi dhe nuk dua tĂ« mbĂ«shtetem vetĂ«m nĂ« fjalĂ« — kam ende shumĂ« pĂ«r tĂ« mĂ«suar dhe pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar”.

Ndërkohë, një moment krenarie për të ishte edhe ftesa nga Kosova U21 për miqësoret ndaj Maqedonisë së Veriut në nëntor të vitit të kaluar, ku luajti në të dy ndeshjet.

“TĂ« pĂ«rfaqĂ«sosh vendin tĂ«nd Ă«shtĂ« ndĂ«r nderimet mĂ« tĂ« mĂ«dha qĂ« mund tĂ« ketĂ« njĂ« futbollist”, shtoi ai, duke theksuar emocionin qĂ« ndjeu nĂ« atĂ« pĂ«rvojĂ«.

Sa i përket së ardhmes, Ajvazi është i qartë në synimet e tij për sezonin e ri.

“Dua tĂ« rris performancĂ«n time, tĂ« fitoj njĂ« rol sa mĂ« konstant nĂ« formacion dhe tĂ« kontribuoj nĂ« suksesin e skuadrĂ«s. Gjithashtu, dĂ«shiroj tĂ« jem pjesĂ« e rregullt e pĂ«rfaqĂ«sueses U21 dhe pse jo, nĂ« tĂ« ardhmen, edhe nĂ« ekipin A”, pĂ«rfundoi 20-vjeçari.

Me disiplinĂ«n, pasionin dhe pĂ«rkushtimin qĂ« e karakterizojnĂ«, Fuad Ajvazi po rritet si njĂ« emĂ«r premtues i futbollit kosovar – njĂ« qendĂ«rmbrojtĂ«s modern qĂ« kombinon forcĂ«n fizike me saktĂ«sinĂ« teknike. Ai Ă«shtĂ« njĂ« prej atyre lojtarĂ«ve qĂ« e ndriçojnĂ« tĂ« ardhmen e futbollit nĂ« vend. /Telegrafi/

The post Fuad Ajvazi – qendĂ«rmbrojtĂ«si 20-vjeçar qĂ« po rritet me hapa tĂ« mĂ«dhenj nĂ« futbollin kosovar appeared first on Telegrafi.

Llapi pĂ«rballĂ« VushtrrisĂ« nĂ« barazh, Suhareka dhe Feronikeli ’74 bien nga liga, ngjiten Drenica e Prishtina e Re

Llapi e ka mbyllur një nga sezonet më të dobëta në histori të tyre në Superligën e Kosovës.

Klubi nga Podujeva do të luajë në barazh, për të siguruar qëndrimin në elitën e futbollit kosovar.

Skuadra e drejtuar prej Tahir Batationës kishte një formë të tmerrshme këtë edicion, ndërsa fitorja 3-1 përballë Dukagjinit ua siguroi edhe një mundësi për të vazhduar në Superligë.

Por, Llapi e di se do të ketë shumë punë për të siguruar qëndrimin në Superligën e Kosovës, pasi përballë do të ketë një Vushtrri tejet të motivuar që mposhti Lirinë.

Batatina e humbi edhe finalen e Kupës së Kosovës përballë Prishtinës, me këta të fundit që luajnë në kualifikimet për në fazën e ligës së Ligës së Evropës.

Llapi shpreson që të triumfojë përballë Vushtrrisë për të vazhduar garën në elitën e futbollit tonë, ndërsa Tahiri e di se nëse e realizon duhet shumë punë për të mos e lënë skuadrën në këtë gjendje.

Nga liga ra një skuadër si Suhareka që bëri shumë transferime, por që nuk arriti të komponojë skuadrën dhe nga edicioni i ri do të luajnë në Ligën e Parë.

Befasi nuk Ă«shtĂ« edhe Feronikeli ’74, qĂ« pas shumĂ« probleme me emrin dhe drejtĂ«sinĂ« me UEFA-n, do tĂ« luajĂ« nĂ« LigĂ«n e ParĂ«.

Skuadra nga Drenasi nuk arriti pothuajse asnjĂ« skuadrĂ«s t’i bĂ«jĂ« ballĂ«, duke kaluar nĂ«pĂ«r njĂ« formĂ« skandaloze nga fillimi deri nĂ« fund.

Në Superligën e Kosovës nga Liga e Parë inkuadrohen direkt Prishtina e Re dhe Drenica, me këta të fundit që shijuan për herë të parë rënien nga liga në sezonin e kaluar. /Telegrafi/

The post Llapi pĂ«rballĂ« VushtrrisĂ« nĂ« barazh, Suhareka dhe Feronikeli ’74 bien nga liga, ngjiten Drenica e Prishtina e Re appeared first on Telegrafi.

Përfundon sezonin 24/25 në Superligën e Kosovës: Përcaktohen vendi për Evropë dhe ai për barazh

Ka përfunduar sezonin 2024/25 në Albi Mall Superligën e Kosovës, me disa nga skuadrat e mëdha që befasuan të gjithë në këtë sezon.

Drita si kampione e mbylli sezonin me fitore, duke triumfuar 4-1 nĂ« shtĂ«pi pĂ«rballĂ« Feronikeli ’74.

Ballkani që e mbyll këtë edicion në vendin e dytë barazoi përballë rivalit lokal Suharekës, me rezultat 2-2, ndërsa ishte me një lojtar më pak në fushë, pasi Bernard Karrica u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 43-të.

Malisheva ia doli tĂ« siguronte kualifikimin nĂ« fazĂ«n kualifikuese tĂ« ligĂ«s nĂ« LigĂ«n e KonferencĂ«s, duke i mjaftuar barazimin 2-2 me PrishtinĂ«n nĂ« stadiumin “Fadil Vokrri”.

Gjilani dhe Ferizaj po ashtu i ndanë pikë, duke barazuar 2-2, përkundër se mysafirët kërkonin kualifikimin në Evropë, por që atë vend e mori Malisheva.

Llapi ia doli të siguronte zonën e barazhit me fitoren 3-1 në shtëpi përballë Dukagjinit, ndërsa pas pak ditësh do të përballet me Vushtrrinë, nëse do të qëndrojë në elitë apo do të garojë në Ligën e Parë.

Drita do të luajë në kualifikimet për në fazë të ligës së Ligën e Kampionëve, Ballkani dhe Prishtina që fitoi Kupën e Kosovës, do të luajnë në kualifikimet për në fazën e ligës në Ligën e Evropës dhe Malishva që luanë në kualifikimet për në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.

Nga liga kanĂ« rĂ«nĂ« Suhareka dhe Feronikeli ’74, derisa promovimin e kanĂ« siguruar direkt Prishtina e Re dhe Drenica. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

The post Përfundon sezonin 24/25 në Superligën e Kosovës: Përcaktohen vendi për Evropë dhe ai për barazh appeared first on Telegrafi.

Eurolind Avdimetaj, zbulimi i sezonit te Suhareka: Portieri i talentuar që ëndërron një ditë të luaj në Evropë

Një nga emrat më premtues në futbollin kosovar është padyshim portieri i talentuar i Suharekës, Eurolind Avdimetaj.

Portieri i talentuar kosovar këtë sezon ka bërë debutimin e tij në Superligën e Kosovës, duke treguar pjekuri dhe cilësi të rralla për moshën që ka.

Avdimetaj u paraqit për herë të parë në një nga ndeshjet më të vështira të mundshme, derbin lokal kundër Ballkanit.

Edhe pse Suhareka u mposht me rezultat 2-0, ai u dallua si më i miri në fushë, duke bërë plot 10 pritje vendimtare.

Gjatë sezonit 2024/25, Avdimetaj ka zhvilluar 10 ndeshje në elitën e futbollit kosovar, duke konfirmuar se është një portier me të ardhme të ndritur.

Siguria që ofron në portë, reflekset dhe vendosja e tij kanë tërhequr vëmendjen e opinionit sportiv në vendin tonë.

Forma e tij e mirë nuk ka kaluar pa u vënë re as nga Kombëtarja, ku Avdimetaj është grumbulluar për herë të parë nga Kosova U21, një hap i madh në rrugëtimin e tij drejt ëndrrës për përfaqësimin e ekipit kombëtar A.

Avdimetaj ka folur për Telegrafin rreth sezonit që po përfundon, ku është shumë i kënaqur që ka debutuar në elitën e futbollit kosovar.

“Sa i pĂ«rket paraqitjes personale jam shumĂ« i kĂ«naqur, dhe me debutimin tim nĂ« SuperligĂ« nĂ« njĂ« moshĂ« tĂ« re padyshim i jam mirĂ«njohĂ«s kryesisĂ« sĂ« klubit dhe stafit tĂ« trajnerĂ«ve qĂ« ma kanĂ« dhĂ«nĂ« njĂ« mundĂ«si tĂ« artĂ« qĂ« nĂ« njĂ« moshĂ« tĂ« re tĂ« ma besojnĂ« vendin e titullarit”, tha Avdimetaj pĂ«r Telegrafin.

19-vjeçari  shton se ftesa nga Kombëtarja U21 ka qenë një moment i paharrueshëm deri më tani.

“Ajo ndjenjĂ« nuk do koment, ashtu si çdo futbollist qĂ« e ka Ă«ndĂ«rr tĂ« pĂ«rfaqĂ«sojĂ« vendin e tij. Edhe Ă«ndrra ime ka qenĂ« tĂ« pĂ«rfaqĂ«soj ngjyrat dardane, dhe pĂ«r kĂ«tĂ« ftesĂ« i jam shumĂ« mirĂ«njohĂ«s gjithĂ« stafit tĂ« grupmoshĂ«s U21. Ëndrra ime gjithmonĂ« do tĂ« mbetet KombĂ«tarja A”, vazhdon tutje Avdimetaj.

Për të ardhmen, Avdimetaj ka objektiva të qarta që fillimisht të mbetet në elitë me Suharekën dhe të ardhmen e tij e sheh në Evropë.

“Synimi im Ă«shtĂ« mbetja nĂ« elitĂ« me SuharekĂ«n, pastaj me shumĂ« punĂ« dhe pĂ«rkushtim tĂ« arrij tek qĂ«llimi im qĂ« padyshim Ă«shtĂ« tĂ« luaj nĂ« ndonjĂ« kampionat evropian”, tha Avdimetaj. /Telegrafi/

The post Eurolind Avdimetaj, zbulimi i sezonit te Suhareka: Portieri i talentuar që ëndërron një ditë të luaj në Evropë appeared first on Telegrafi.

Suhareka vendos një pajisje inovative në zemër të qytetit

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar vendosjen e një pajisjeje teknologjike të avancuar në qendër të qytetit, duke sjellë një frymë moderne dhe funksionale në jetën urbane të qytetarëve.

Pajisja e re, e pĂ«rshkruar si njĂ« “stacion i mençur”, Ă«shtĂ« e pajisur me disa shĂ«rbime tĂ« dobishme pĂ«r qytetarĂ«t:

WiFi falas, për të qëndruar të lidhur pa shpenzime shtesë për internet

Karikim për telefona, tableta dhe biçikleta elektrike, në çdo kohë

Ndriçim modern, për siguri dhe pamje urbane atraktive

Kamera sigurie 24/7, për mbikëqyrje dhe rritje të sigurisë publike

Ekran informues, për njoftime dhe lajme të rëndësishme lokale

Dhe mbi tĂ« gjitha – funksionon me energji diellore, 100% ekologjike

Kryetari Muharremaj theksoi rëndësinë e këtij hapi për qytetin, duke shkruar në rrjetet sociale:
“QĂ«ndro i lidhur, qĂ«ndro i informuar, dhe mbi tĂ« gjitha, qĂ«ndro krenar qĂ« je pjesĂ« e njĂ« qyteti qĂ« po ecĂ«n me hapin e kohĂ«s.”

Ky stacion inteligjent jo vetëm që ndihmon qytetarët në përditshmëri, por përfaqëson edhe përkushtimin e komunës për inovacion, qëndrueshmëri mjedisore dhe përkrahje ndaj rinisë si forcë lëvizëse e zhvillimit.

Pajisja Ă«shtĂ« tashmĂ« funksionale dhe ndodhet nĂ« qendĂ«r tĂ« qytetit – njĂ« simbol i qartĂ« se Suhareka po ecĂ«n me hap tĂ« sigurt drejt sĂ« ardhmes digjitale.

The post Suhareka vendos një pajisje inovative në zemër të qytetit appeared first on Telegrafi.

Luhet pĂ«r EvropĂ«, barazh dhe mbijetesĂ« – sot zhvillohen tĂ« gjitha pĂ«rballjet e xhiros sĂ« 35-tĂ«

Sot (e shtunë) është planifikuar të zhvillohen të gjitha ndeshjet e vlefshme për xhiron e 35-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Superliga e Kosovës po shkon drejt fundit pasi sot zhvillohet xhiro e parafundit dhe garat është ende shumë e hapur dhe e zjarrtë për një vend që dërgon në Evropë, për pozitën e barazhit dhe për mbijetesë.

Në këtë kontekst, ndeshja mes Malishevës dhe Suharekës mund të jetë më interesantja, pasi vendasit synojnë të bëjnë thuajse hapin final për të siguruar pozitën e tretë dhe Evropën, teksa mysafirët me një fitore do të shpresonin shumë të kapnin pozitën e barazhit.

Po kaq interesant Ă«shtĂ« situata edhe nĂ« ndeshjen mes Dukagjinit dhe Ferizajt, ku klinasit synojnĂ« fitore pĂ«r tĂ« siguruar thuajse qind pĂ«r qind mbijetesĂ«n, ndĂ«rsa ferizajasit duan tri pikĂ«t pĂ«r tĂ« pritur pastaj gabimin e MalishevĂ«s pĂ«r t’ia rrĂ«mbyer pozitĂ«n e tretĂ«.

Prishtina do tĂ« synoj vetĂ«m fitoren nĂ« udhĂ«tim te Feronikeli ’74 pasi tri pikĂ«t do t’ia siguronin pĂ«rfundimisht mbijetesĂ«n, ndĂ«rsa mysafirĂ«t tash e disa javĂ« veçse kanĂ« rĂ«nĂ« matematikisht nga kategoria.

Sot zhvillohet edhe derbi i madh i Anamoravës mes Gjilanit dhe Dritës, ku fitorja është imperativ vetëm për vendasit e kuq pasi janë ende në garë për pozitën e tretë që i dërgon në Evropë, ndërsa bardhekaltrit tashmë janë shpallur kampion të Kosovës këtë edicion.

Në ndeshjen e fundit, por jo nga rëndësia, Llapi do të kërkoj pikë jetike në udhëtim te Ballkani, i cili ka siguruar pozitën e dytë, ndërsa për llapjanët një humbje do ta rrezikonte shumë qëndrimin e tyre në elitë.

Të gjitha ndeshjet është paraparë të fillojnë nga ora 16:00. /Telegrafi/

The post Luhet pĂ«r EvropĂ«, barazh dhe mbijetesĂ« – sot zhvillohen tĂ« gjitha pĂ«rballjet e xhiros sĂ« 35-tĂ« appeared first on Telegrafi.

Kulmi i Shkollës Teknike në Suharekë përfshihet nga flakët

Kulmi i ShkollĂ«s sĂ« Mesme Teknike “SkĂ«nder Luarasi” nĂ« SuharekĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« nga flakĂ«t, ndĂ«rkohĂ« qĂ« organet pĂ«rgjegjĂ«se kanĂ« dal nĂ« vendin e ngjarjes.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“ËshtĂ« raportuar se kulmi i ShkollĂ«s Teknike nĂ« SuharekĂ« ka marrĂ« flakĂ«. Policia dhe ZjarrfikĂ«sit ianĂ« nĂ« vendngjarje”, ka thĂ«nĂ« ai. /Telegrafi/

 

The post Kulmi i Shkollës Teknike në Suharekë përfshihet nga flakët appeared first on Telegrafi.

Rezultatet dhe renditja pas javës së 33-të në Superligën e Kosovës: Katër barazime e bëjnë të paqartë luftën për kreun dhe mbijetesën

Java e 33-të e Superligës së Kosovës solli disa barazime të rëndësishme dhe një fitore në udhëtim, duke e bërë edhe më të paqartë luftën për garat evropiane dhe mbijetesë.

Ndeshja kryesore ndërmjet Ballkanit dhe Dritës përfundoi 1-1, një rezultat që nuk ndryshoi shumë, pasi gjilanasit u shpallën kampion më herët.

Po ashtu, Llapi dhe Ferizaj ndanë pikët me rezultat të njëjtë 1-1, ku kësaj radhe dy skuadrat kanë pretendime të ndryshime.

Gjilani dhe Malisheva nuk arritën të gjenin rrjetën duke përfunduar 0-0, ku në fundin e ndeshjes, Oltion Bilalli i Gjilani u lëndua dhe vazhdon të jetë në QKUK për trajtim.

Edhe takimi mes Dukagjinit dhe Prishtinës mbaroi pa gola, edhe pse rastet nuk munguan.  Fitore e vetme e javës u regjistrua në Drenas, ku FC Suhareka triumfoi 3-1 ndaj Feronikelit 74, për të shpresuar për mbijetesë.

Në renditje, Drita vazhdon të kryesojë me 70 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 58. Malisheva dhe Ferizaj ndajnë vendin e tretë me nga 49 pikë, ndërsa Gjilani (46) dhe Prishtina (44) qëndrojnë pas tyre.

Dukagjini dhe Llapi janĂ« nĂ« luftĂ« pĂ«r t’i ikur barazhit me 42 dhe 41 pikĂ« respektivisht.

Suhareka, me fitoren e fundit, ka grumbulluar 36 pikë. Në fund të tabelës mbetet Feronikeli 74 me vetëm 15 pikë.

NĂ« xhiron e 34-tĂ« takohen: Prishtina – Gjilani, Drita – Dukagjini, Suhareka – Llapi, Ferizaj – Ballkani, Malisheva – Feronikeli 74. /Telegrafi/ 

The post Rezultatet dhe renditja pas javës së 33-të në Superligën e Kosovës: Katër barazime e bëjnë të paqartë luftën për kreun dhe mbijetesën appeared first on Telegrafi.

Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Drita kampion matematikisht, luftë e nxehtë për Evropë dhe mbijetesë

Janë zhvilluar të gjitha ndeshjet e javës së 32-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, me disa rezultate që ndikuan drejtpërdrejt në renditjen përfundimtare të sezonit.

Ndeshja kryesore e javës doli të jetë ajo mes Dritës dhe Llapin, ku gjilanasit fituan me rezultat 1-0, falë golit të Iljesa Zylfiut, duke e konfirmuar titullin e kampionit matematikisht.

Prishtina shënoi fitore të rëndësishme në derbi ndaj Ballkanit me rezultat 1-0, duke bërë hap të madh drejt mbijetesës.

Në ndeshjet tjera, Gjilani triumfoi 3-2 ndaj Feronikelit 74, në një ndeshje me shumë kthesa.

Malisheva dhe Dukagjini ndanë pikët me rezultat 1-1, duke mbetur në luftë për objektiva të ndryshëm. Ferizaj fitoi si mysafir ndaj Suharekës me rezultat 2-1, një fitore jetike në garën për Evropë.

Pas 32 javësh, Drita kryeson tabelën me 69 pikë dhe është kampion i Kosovës, kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund.

Ballkani ndodhet në vendin e dytë me 57 pikë, pozitë që duket e siguruar. Malisheva dhe Ferizaj ndajnë pozitën e tretë me nga 48 pikë, duke luftuar për biletën evropiane.

Gjilani me 45 pikë dhe Prishtina me 43 pikë ende shpresojnë në garën për Evropë. Dukagjini dhe Llapi me nga 41 dhe 40 pikë do të luftojnë deri në fund për të siguruar mbijetesën dhe për ti ikur barazhit.

Suhareka me 33 pikë është shumë pranë rënies, ndërsa  Feronikeli 74 tashmë ka rënë nga liga, me vetëm 15 pikë.

NĂ« xhiron e ardhshme, atĂ« tĂ« 33-tĂ« takohen: Gjilani – Malisheva, Dukagjini – Prishtina, Feronikeli 74 – Suhareka, Llapi – Ferizaj, Ballkani – Drita. /Telegrafi/ 

 

The post Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Drita kampion matematikisht, luftë e nxehtë për Evropë dhe mbijetesë appeared first on Telegrafi.

Gara pĂ«r titullin, EvropĂ«n dhe mbijetesĂ«n – Kush me kĂ« luan nĂ« pesĂ« xhirot e fundit nĂ« SuperligĂ«

Elita e futbollit kosovar, Albi Mall Superliga është futur në fazën finale dhe vazhdon të mbetet gjithçka e paqartë.

Titulli, Evropa dhe mbijetesa vazhdon të jetë ende e hapur me nëntë skuadra që vazhdojnë të jenë brenda objektivave që kishin në fillim të sezonit.

E vetmja skuadĂ«r pa objektiva Ă«shtĂ« Feronikeli ’74, qĂ« tanimĂ« edhe matematikisht ka rĂ«nĂ« nga Superliga, por qĂ« po vazhdon tĂ« respektoj kampionatin duke luajtur fort ndaj tĂ« gjitha skuadrave.

Titulli mund tĂ« mbyllet kĂ«tĂ« javĂ«, por edhe mund tĂ« vazhdoj drama. Drita aktualisht ka nĂ«ntĂ« pikĂ« mĂ« shumĂ« se Ballkani kur kanĂ« mbetur edhe pesĂ« xhiro pĂ«r t’u zhvilluar deri nĂ« fund tĂ« kampionatit.

Gjilanasit shpresojnë ta mbyllin çështjen e titullit këtë xhiro dhe kjo arrihet vetëm nëse mposhtin Llapin dhe Ballkani humbet nga Prishtina. Nëse ndodh e kundërta që Drita të humbas dhe Ballkani të fitoj, atëherë edhe çështja e titullit do të jetë edhe më e zjarrtë, pasi pas dy javëve dy skuadrat takohen në Suharekë.

Drita deri nĂ« fund tĂ« sezonit do t’i luaj edhe pesĂ« ndeshje, ku tre nga to i luan nĂ« shtĂ«pi ndaj Llapit, Dukagjinit dhe Feronikelit ’74, ndĂ«rsa ndeshjet nĂ« udhĂ«tim i ka ndaj Ballkanit dhe Gjilanit.

Nga ana tjetër Ballkani ka tre ndeshje në udhëtim dhe dy në shtëpi. Kampioni në fuqi i Kosovës që ka 57 pikë, nëntë më pak se lideri Drita luan ndaj Prishtinës, Ferizajt dhe Suharekës në udhëtim dhe para adhuruesve të vet pret Dritën dhe Llapin.

Gara e nxehtĂ« pĂ«r pozitĂ«n e tretĂ«, por edhe pĂ«r t’i ikur barazhit dhe t’iu shmangur rĂ«nies

PĂ«rveç DritĂ«s dhe Ballkanit qĂ« po luftojnĂ« pĂ«r titullin, pjesa tjetĂ«r e skuadrave po luftojnĂ« pĂ«r pozitĂ«n e tretĂ«, t’i shmangĂ«n rĂ«nies ose barazhit.

Nga Malisheva që është e treta në tabelë me 47 pikë te Dukagjini që është e teta në tabelë (pozitë që i dërgon skuadrat në barazh) me 40 sosh janë vetëm shtatë pikë diferencë.

Suhareka Ă«shtĂ« e nĂ«nta me 33 pikĂ« dhe ndodhet nĂ« njĂ« pozitĂ« mĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ«, pasi objektivi Ă«shtĂ« vetĂ«m t’i shpĂ«toj rĂ«nies dhe gjasat pĂ«r EvropĂ« janĂ« thuajse tĂ« pamundura.

Malisheva rrezikun më të madh e ka nga Ferizaj, pasi ndodhet vetëm dy pikë mbrapa, por edhe nga Gjilani me pesë sosh.

Skuadra e Bekim Isufit në pesë ndeshjet e fundit në kampionat luajnë tri në shtëpi ndaj Dukagjinit, Feronikelit dhe Suharekës, derisa në udhëtim përballen me Gjilanin dhe Prishtinën.

NĂ« pozitĂ«n e katĂ«rt Ă«shtĂ« Ferizaj me 45 pikĂ«, por kjo skuadĂ«r do t’i luaj tre ndeshje nĂ« udhĂ«tim ndaj SuharekĂ«s, Llapit dhe Dukagjinit, derisa pret nĂ« shtĂ«pi Ballkanin dhe nĂ« fund Gjilanin.

Gjilani Ă«shtĂ« njĂ« tjetĂ«r skuadĂ«r qĂ« kĂ«rkon EvropĂ«n, por edhe t’i shmanget barazhit. ‘Skifterat’ do tĂ« pĂ«rballen me Feronikelin, PrishtinĂ«n dhe Ferizajn nĂ« udhĂ«tim, por para adhuruesve tĂ« vet presin MalishevĂ«n dhe DritĂ«n.

Llapi, Prishtina dhe Dukagjini ndajnë pozitat, gjashtë, shtatë dhe tetë me nga 40 pikë.

Llapjanët në pesë duelet e ardhshme luajnë ndaj Dritës në udhëtim, presin Ferizajn, përballen me Suharekën dhe Ballkanin jashtë shtëpisë dhe në fund kanë duelin direkt me Dukagjinin.

Prishtina do tĂ« luaj tre sfida nĂ« shtĂ«pi dhe dy tĂ« tjera nĂ« udhĂ«tim. Kryeqytetasit presin Ballkanin, Gjilanin dhe MalishevĂ«n, derisa luajnĂ« jashtĂ« shtĂ«pisĂ« me Dukagjinin nĂ« KlinĂ« dhe Feronikelin ’74 nĂ« Drenas.

Ndeshje të vështira e presin edhe Dukagjinin, ku skuadra e udhëhequr nga Ismet Munishi përballet në udhëtim me Malishevën, Dritën dhe Llapin, derisa në shtëpi luajnë me Prishtinën dhe Ferizajn.

Suhareka Ă«shtĂ« skuadra qĂ« u fut nĂ« SuperligĂ« me ambicie tĂ« mĂ«dha, por tani i duhen pesĂ« fitore nĂ« pesĂ« xhirot e fundit pĂ«r t’iu shmangur rĂ«nies. TĂ« besuarit e Mirel JosĂ«s do tĂ« luajnĂ« nĂ« shtĂ«pi me Ferizajn, Llapin dhe Ballkanin, derisa sfidat jashtĂ« shtĂ«pisĂ« i kanĂ« me Feronikelin ’74 dheMalishevĂ«n. /Telegrafi/ 

The post Gara pĂ«r titullin, EvropĂ«n dhe mbijetesĂ«n – Kush me kĂ« luan nĂ« pesĂ« xhirot e fundit nĂ« SuperligĂ« appeared first on Telegrafi.

Gjilani dhe Suhareka synon pikët jetike, formacionet zyrtare

Gjilani dhe Suhareka kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Gjilanasit janë nikoqir të therandasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial, me fillim nga ora 15:00.

Ekipi i Ardian Nuhiut vjen nga njĂ« seri negative prej dy humbjeve dhe njĂ« barazimi, kĂ«shtu qĂ« synon t’i kthehet fitores pĂ«r t’i ikur zonĂ«s sĂ« rrezikshme.

Në anën tjetër, ekipi i Mirel Josës ka tri humbje dhe një barazim në katër ndeshjet e fundit, por do të shpresojë për pikë pasi me një humbje do humbte thuajse gjasat për shpëtim nga kategoria.

Trajnerët e të dyja ekipeve kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.


Gjilani: Bllaca, Thaqi, Arago, Roganovic, Besa, Prapashtica, Rrahmani, Shabani, Taipi, Ibrahimi, Jarovic. 

Suhareka: Avdimetaj, Zeka, Hasanaj, Memolla, Boshnjaku, Susuri, Berisha, Rexhaj, Kodra, Fetahaj, Stijepovic 


/Telegrafi/

The post Gjilani dhe Suhareka synon pikët jetike, formacionet zyrtare appeared first on Telegrafi.

Përfundon xhiro e 30-të në Albi Mall Superligë: Drita edhe më afër titullit, luftë e madhe për ikje nga barazhi

Ka përfunduar xhiro e 30-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku edhe këtë javë nuk munguan rezultatet befasuese. 

Lideri Drita mori një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Suharekës me rezultat 2-1, duke i dhënë këtyre të fundit një goditje të fortë në luftën për mbijetesë. 

Kampioni nĂ« fuqi i KosovĂ«s, Ballkani, u ndal me barazim 3-3 nĂ« Drenas nga Feronikeli ‘74 qĂ« tashmĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rshĂ«ndetur me elitĂ«n e futbollit kosovar. 

Malisheva u mposht në shtëpi nga Llapi me rezultat 3-1 me djelmoshat e Tahir Batatinës që ishin tejet të disponuar për lojë. 

Prishtina e Arsim Thaçit luajti baras pa gola nĂ« stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ndaj Ferizajt qĂ« po tregohet arrĂ« e fortĂ« kĂ«tĂ« edicion. 

Me barazim përfundoi edhe dueli mes Gjilanit dhe Dukagjinit, me këta të parët që barazuan krejt në fund të takimit me Armend Thaçin. 

Drita po vazhdon me hapa të sigurt drejt tiullit me 66 pikë të grumbulluara, ndërsa pas tyre renditet Ballkani me 54 sosh. 

LuftĂ« e madhe po zhvillohet nĂ« pjesĂ«n e poshtme tĂ« tabelĂ«s, ku shumĂ« ekipe po tentojnĂ« t’i shmangen barazhit. 

Dukagjini gjendet në pozitën e barazhit apo në të shtatën me 37 sosh, por ata i ndajnë vetëm dy pikë me ekipet e tjera si Gjilani, Llapi dhe Prishtina që kanë nga 39 pikë secila./Telegrafi/

The post Përfundon xhiro e 30-të në Albi Mall Superligë: Drita edhe më afër titullit, luftë e madhe për ikje nga barazhi appeared first on Telegrafi.

Orari i xhiros së 30-të në Superligë: Luhet të shtunën, dielën dhe të hënën

Nuk ka pushim në elitën e futbollit kosovar, pasi xhiro e 30-të do të fillojë të shtunën.

Tanimë është publikuar orari, por edhe është hedhur shorti për gjyqtarët.

Ndeshja e parë zhvillohet të shtunën mes Malishevës dhe Llapit me fillim nga ora 15:00.

Ndërkohë të dielën lideri aktual Drita luan në udhëtim te Suhareka nga ora 15:00.

E nga ora 20:00 nĂ« stadiumin ‘Fadil Vokrri’, Prishtina pret Ferizajn.

TĂ« hĂ«nĂ«n nĂ« program janĂ« dy ndeshje pĂ«r t’u zhvilluar, ku Gjilani pret Dukagjinin dhe Ballkani luan nĂ« udhĂ«tim te Feronikeli ’74. /Telegrafi/

The post Orari i xhiros së 30-të në Superligë: Luhet të shtunën, dielën dhe të hënën appeared first on Telegrafi.

KKSB-ja në Suharekë adreson rekomandime për siguri dhe gjithëpërfshirje

KĂ«shilli Komunal pĂ«r Siguri nĂ« BashkĂ«si i KomunĂ«s sĂ« SuharekĂ«s ka mbajtur mbledhjen e radhĂ«s, me ç’rast janĂ« diskutuar çështjet si siguria e pĂ«rgjithshme nĂ« kĂ«tĂ« komunĂ«, ndĂ«rgjegjĂ«simi i nxĂ«nĂ«sve pĂ«r mjetet e pashpĂ«rthyera, hapĂ«sirat pĂ«r qasjen e PAK-ve dhe masat pĂ«r parandalimin e lĂ«mshĂ«kĂ«rkuesve.

Në takimin e kryesuar nga nënkryetarja Mihrije Suka, sipas njoftimit të Komunës pas diskutimeve rreth këtyre temave janë adresuar disa rekomandime, raporton Telegrafi.

“TĂ« rritet bashkĂ«punimi qytetarĂ«-polici dhe tĂ« lajmĂ«rohen rastet e dyshimta nĂ« polici”, ka qenĂ« rekomandimi i parĂ« thuhet nĂ« njoftim.

Pastaj Ă«shtĂ« rekomanduar qĂ« “Komuna ta bĂ«jĂ« shenjĂ«zimin dhe sinjalizimin e rrugĂ«ve nĂ« qytet dhe nĂ« fshatra, sidomos afĂ«r shkollave (ku nĂ« shumĂ« raste mungojnĂ« shenjat paralajmĂ«ruese)”.

“Drejtoria e Arsimit, pĂ«rmes MinistrisĂ« ta kĂ«rkojĂ« nga FSK-ja tĂ« mbahen ligjĂ«rata nĂ«pĂ«r shkolla”, Ă«shtĂ« rekomandimi i tretĂ«, raporton Telegrafi.

Rekomandimi i radhës ka qenë që PAK-ve tu krijohen kushte për lëvizje të lirshme nëpër objektet institucionale dhe të shtohet kujdesi edhe më shumë për fëmijët nxënës nga ky komunitet.

“TĂ« lajmĂ«rohen nĂ« polici personat qĂ« hasĂ«n duke kĂ«rkuar lĂ«moshĂ«, tĂ« bĂ«het identifikimi i tyre (pasi dyshohet qĂ« i sjell dikush nga jashtĂ«)”, ka qenĂ« rekomandimi i pestĂ« i anĂ«tarĂ«ve tĂ« KKSB-sĂ«. /Telegrafi/

The post KKSB-ja në Suharekë adreson rekomandime për siguri dhe gjithëpërfshirje appeared first on Telegrafi.

Policia në Suharekë ka shtuar masat e kontrollit gjatë natës

Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, Afrim Sylaj në kuadër të takimit për koordinimin lokal të sigurisë ka njoftuar se zyrtarët policorë kanë shtuar masat e kontrollit, veçanërisht gjatë orëve të natës.

Në këtë takim ai ka raportuar për gjendjen e sigurisë në Komunën e Suharekës, duke e vlerësuar si të qetë dhe stabile.

“PĂ«r gjendjen e sigurisĂ« nĂ« KomunĂ«, ka raportuar komandanti i  Stacionit Policor nĂ« SuharekĂ«, kapiten Afrim Sylaj, i cili fillimisht ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur qĂ« Policia e KosovĂ«s ka shtuar masat e kontrollit sidomos gjatĂ« orĂ«ve tĂ« natĂ«s”, thuhet nĂ« njoftimin e KomunĂ«s, raporton Telegrafi.

Aty thuhet se Sylaj ka paraqitur edhe numrin e rasteve që kanë ndodhur gjatë dy javëve të shkuara, duke theksuar se gjithsejtë janë shqiptuar 540 tiketa për kundërvajtje, teksa janë realizuar edhe 29 urdhëresa të Gjykatës.

Nënkryetarja e Komunës, Mihrije Suka gjatë kryesimit të takimit ka njoftuar edhe për aktivitetet që janë zhvilluar gjatë kësaj periudhe kohore në këtë komunë. /Telegrafi/

 

The post Policia në Suharekë ka shtuar masat e kontrollit gjatë natës appeared first on Telegrafi.

❌