❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ballkani eliminohet nga Liga e Konferencës me humbje të thellë nga Shamrock Rovers

Ballkani është eliminuar nga faza kualifikuese për në Ligën e Konferencës, pasi u mposht thellë nga Shamrock Rovers, 4-0.

Ndeshjen e parë, skuadra nga Suhareka e fitoi 1-0, por që në takimin e dytë në udhëtim u shpartallua.

Këtë përballje më mirë e filluan vendasit, që rrezikuan qysh në minutën e dytë, por Golubovic bëri një pritje të sigurt.

Por, në minutën e 16-të, Ismajlgeci lëshoi një goditje të fortë, duke goditur shtyllën.

Edhe Smajli provoi fatin e tij, por që McGinty i Shamrock bëri një pritje të mahnitshme.

Mbrojta e Ballkanit nuk ia doli të mbahej në minutat e fundit të pjesës së parë, pasi Rory Gaffney realizoi për 1-0 në minutën e 45+1-të.

Gaffney (48’) sĂ«rish ndĂ«shkoi Ballkanin, duke e çuar rezultatin nĂ« 2-0.

Për 3-0 ia doli të realizonte Honohan në minutën e 55-të, duke ia vështirësuar punët edhe më shumë skuadrës kosovare.

Burke shënoi golin e katërt për Shamrock Rovers, duke e konfirmuar eliminimin e Ballkanit nga Liga e Konferencës.

Ballkani tani do të fokusohet në startin e sezonin 2025/26 në Superligën e Kosovës që nis në këtë fundjavë. /Telegrafi/

The post Ballkani eliminohet nga Liga e Konferencës me humbje të thellë nga Shamrock Rovers appeared first on Telegrafi.

Alejandro Garnacho ka marrëveshje me Chelsean

Sipas gazetarit Ben Jacobs, Chelsea ka arritur marrĂ«veshje pĂ«r kushtet personale me Alejandro Garnachon, nĂ« kuadĂ«r tĂ« njĂ« transferimi tĂ« mundshĂ«m drejt “Stamford Bridge”.

Duke shkruar për GiveMeSport, Jacobs raporton se bisedimet mes dy klubeve, Chelsea dhe Manchester United, janë gjithashtu në fazë të avancuar.

Manchester United kërkon rreth 58.9 milionë euro për kartonin e anësorit argjentinas, ndërsa Chelsea e vlerëson marrëveshjen e mundshme me një shifër më të ulët, nën 47.1 milionë euro.

Garnacho nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ruben Amorim për sezonin 2025/26, pas një forme jo të mirë në pjesën e fundit të sezonit të kaluar.

NĂ«se palĂ«t arrijnĂ« marrĂ«veshje pĂ«r shifrĂ«n e transferimit, pritet qĂ« 20-vjeçari tĂ« zyrtarizohet si pĂ«rforcimi i radhĂ«s i “Blues” para mbylljes sĂ« afatit kalimtar tĂ« verĂ«s. /Telegrafi/

The post Alejandro Garnacho ka marrëveshje me Chelsean appeared first on Telegrafi.

Jo të gjithë te Bayern Munich janë të impresionuar nga Luis Diaz

Transferimi prej 70 milionë eurosh i Luis Diaz nga Liverpool te Bayern Munich ishte një nga lëvizjet më të bujshme të Bundesligës këtë verë, duke e bërë atë blerjen e tretë më të shtrenjtë në historinë e klubit.

Sulmuesi kolumbian vjen pas një sezoni me 50 paraqitje, ku ndihmoi Liverpoolin të fitonte titullin në Ligën Premier.

MegjithatĂ«, vendimi i tij pĂ«r t’u larguar nga Anfield kishte nisur tĂ« formohej qĂ« sezonin e kaluar.

Liverpooli tentoi dy herĂ« t’i rinovonte kontratĂ«n, por diferenca mes ofertave tĂ« klubit dhe kĂ«rkesave tĂ« lojtarit rezultoi e pakalueshme, duke i hapur rrugĂ«n Bayernit pĂ«r tĂ« ndĂ«rhyrĂ«.

Në Mynih, megjithatë, ekziston një bindje se Diaz nuk ishte objektivi i parë për krahun e majtë.

Raportimet sugjerojnë se emra të tjerë u ndoqën para se të arrihej marrëveshja, gjë që ka nxitur debat mes tifozëve nëse ky transferim u bë më shumë nga mundësia sesa nga një plan afatgjatë.

Diaz debutoi me fanellĂ«n e Bayernit nĂ« njĂ« fitore 2–1 kundĂ«r Lyonit nĂ« ndeshjet parasezonale, ku fitoi penalltinĂ« pĂ«r golin e parĂ« tĂ« shĂ«nuar nga Michael Olise, por nuk arriti tĂ« shĂ«nonte vetĂ«.

Pas ndeshjes, ai pranoi se ende po pĂ«rshtatet, duke theksuar se ndihet i lumtur nĂ« Mynih, por i duhet mĂ« shumĂ« kohĂ« pĂ«r t’u integruar plotĂ«sisht dhe pĂ«r tĂ« krijuar kimi me shokĂ«t e skuadrĂ«s.

Për momentin, ardhja e Diaz premton cilësi dhe thellësi në repartin ofensiv, por pyetja mbetet: a do të dëshmojë ai se është një element i pazëvendësueshëm, apo thjesht një zgjidhje e profilit të lartë për një problem që Bayern nuk kishte planifikuar ta zgjidhte fillimisht? /Telegrafi/

The post Jo të gjithë te Bayern Munich janë të impresionuar nga Luis Diaz appeared first on Telegrafi.

John Terry heq dorĂ« nga Ă«ndrra pĂ«r t’u bĂ«rĂ« trajner: Jam i befasuar kush e mori punĂ«n para meje

Legjenda e Chelseat, John Terry, ka deklaruar se ka hequr dorĂ« nga pĂ«rpjekjet pĂ«r t’u bĂ«rĂ« trajner kryesor, pas disa refuzimeve qĂ« ka marrĂ« gjatĂ« aplikimeve pĂ«r role menaxheriale.

Ish-qendërmbrojtësi ka punuar më parë si trajner ndihmës nën drejtimin e Dean Smith te Aston Villa dhe Leicester, pasi i dha fund karrierës si lojtar në vitin 2018.

ShumĂ« bashkĂ«kohĂ«s tĂ« Terryt — si Xabi Alonso, Cesc Fabregas, Steven Gerrard, Frank Lampard dhe Mikel Arteta — kanĂ« arritur tashmĂ« tĂ« sigurojnĂ« punĂ« si trajnerĂ«, gjĂ« qĂ«, sipas tij, ka qenĂ« surprizuese.

Terry u shpreh pĂ«r The Sun: “Kam mbaruar me idenĂ« pĂ«r t’u bĂ«rĂ« trajner. Po e shijoj jetĂ«n time, punoj me kohĂ« tĂ« pjesshme nĂ« akademinĂ« e Chelseat, punoj me fĂ«mijĂ«t dhe u pĂ«rcjell pĂ«rvojĂ«n time. Kam kohĂ« pĂ«r veten, luaj golf, kaloj kohĂ« me familjen — Ă«shtĂ« njĂ« ekuilibĂ«r i pĂ«rkryer”.

Ish-kapiteni i Chelseat kujtoi pĂ«rvojĂ«n pozitive si ndihmĂ«s trajner te Aston Villa, kur skuadra u ngjit nĂ« LigĂ«n Premier, duke menduar se kjo, sĂ« bashku me karrierĂ«n e tij si lojtar dhe kapiten i AnglisĂ«, do t’i mjaftonin pĂ«r tĂ« marrĂ« njĂ« post drejtues.

“Nuk po kĂ«rkoja domosdoshmĂ«risht punĂ« nĂ« LigĂ«n Premier apo Championship, por edhe nĂ« League One. MegjithatĂ«, gjatĂ« intervistave gjithmonĂ« dĂ«gjoja tĂ« njĂ«jtĂ«n gjĂ«: ‘Nuk ke pĂ«rvojë’. Kur shoh disa njerĂ«z qĂ« po menaxhojnĂ« sot, jam i habitur”.

Terry pranoi se ndihet i frustruar, por njëkohësisht është pajtuar me faktin që nuk do të marrë drejtimin e një ekipi.

“Kam shumĂ« atribute pĂ«r tĂ« qenĂ« njĂ« trajner i mirĂ«, por kjo nuk ndodhi. Tani jam i fokusuar tek akademia dhe po e shijoj jetĂ«n”, shtoi legjenda angleze. /Telegrafi/

The post John Terry heq dorĂ« nga Ă«ndrra pĂ«r t’u bĂ«rĂ« trajner: Jam i befasuar kush e mori punĂ«n para meje appeared first on Telegrafi.

Mastantuono dëshpëroi tifozët e Real Madridit kur zgjodhi lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave

Gjatë prezantimit të tij si lojtari më i ri i Real Madridit, 18-vjeçari Franco Mastantuono nuk hezitoi të përgjigjej kur u pyet për futbollistin më të mirë në botë.

Mesfushori argjentinas, i transferuar nga River Plate pĂ«r 45 milionĂ« euro, u shpreh: “Lojtari mĂ« i mirĂ« nĂ« botĂ«? PĂ«r mua, Ă«shtĂ« Lionel Messi
 UnĂ« jam argjentinas”.

Deklarata e bërë në prezantimin e tij theksoi krenarinë kombëtare dhe admirimin e tij për Lionel Messin, pavarësisht se tani është pjesë e një klubi historikisht rival me legjendën e Barcelonës.

Mastantuono, i cili do të mbajë fanellën me numrin 30 dhe ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2031, ndau gjithashtu ambiciet e tij në arenën ndërkombëtare.

“Do tĂ« ishte njĂ« Ă«ndĂ«rr tĂ« ftohesha nga Argjentina pĂ«r KupĂ«n e BotĂ«s 2026, por pĂ«r momentin jam i fokusuar vetĂ«m te Real Madridi. Dua tĂ« filloj stĂ«rvitjet me skuadrĂ«n”, shtoi ai.

PĂ«rkushtimi i tij ndaj klubit u reflektua edhe nĂ« rrĂ«fimin pĂ«r takimin e parĂ« me Jude Bellingham: “E takova vetĂ«m disa minuta mĂ« parĂ«. MĂ« priti shumĂ« mirĂ«, Ă«shtĂ« njĂ« djalĂ« i jashtĂ«zakonshĂ«m”.

Transferimi i Mastantuonos shihet si një investim afatgjatë nga Real Madridi, i cili ka synim të forcojë mesfushën me talente të reja dhe perspektivë të lartë ndërkombëtare. /Telegrafi/

The post Mastantuono dëshpëroi tifozët e Real Madridit kur zgjodhi lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve: PSG 2-2 Tottenham, shkëlqeu Dembele

PSG e ka mposhtur Tottenhamin përmes penalltive (4-3) në Superkupën e UEFA-s, pasi koha e rregullt përfundoi 2-2.

Në kohën e rregullt, golat për parisienët i shënuan Kang-In Lee dhe Goncalo Ramos, ndërsa për Spurs realizuan Micky van de Ven dhe Christiano Romero.

PSG ishte ekip më i mirë në fushë, sidomos në pjesën e dytë, duke marr notën e përgjithshme 6.95, derisa Tottenhami u vlerësua me 6.76.

Lojtari më i mirë i këtij dueli doli të ishte Ousmane Dembele, që asistoi te goli i barazimit, duke u notuar me 9.2.

Në anën tjetër, dështimi i këtij dueli doli të ishte Mathys Tel, që u vlerësua me 4.9.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Lineups provided by Sofascore

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve: PSG 2-2 Tottenham, shkëlqeu Dembele appeared first on Telegrafi.

Nga majat e Evropës në skandal: Goditjet që i kushtuan me përjashtim kampionit të ri

Kampioni evropian i boksit, rumuni 16-vjeçar Renato Nica, është përjashtuar nga sporti pas një incidenti të rëndë të ndodhur të hënën mbrëma, ku ai sulmoi brutalisht kikboksierin Nasim Sava.

Sipas dëshmive, sherri ka nisur për shkak të një vajze. Babai i viktimës, Bodan Sava, ka publikuar pamjet e ngjarjes dhe e ka paraqitur rastin në polici. Nga sulmi, Nasim Sava ka pësuar thyerje të kockave në fytyrë, ndërsa Nica tashmë përballet me akuza penale.

Trajneri i ekipit olimpik tĂ« RumanisĂ«, Relu Auras, ka shpjeguar se Nica kishte dalĂ« jashtĂ« orarit pa dijeninĂ« e stafit dhe ishte pĂ«rfshirĂ« nĂ« njĂ« pĂ«rleshje. “Edhe nĂ«se Ă«shtĂ« kĂ«rcĂ«nuar, nuk duhej tĂ« reagonte nĂ« atĂ« mĂ«nyrĂ«. SportistĂ«t duhet tĂ« dinĂ« tĂ« kontrollojnĂ« veten dhe tĂ« mos pĂ«rdorin forcĂ«n jashtĂ« ringut,” ka theksuar Auras.

Ai ka shtuar se Nica pretendon se Ă«shtĂ« provokuar dhe kĂ«rcĂ«nuar me thikĂ«, por kjo nuk justifikon sulmin. “NĂ« karrierĂ«n time shumĂ«vjeçare nuk kam parĂ« njĂ« rast tĂ« tillĂ«â€, ka shtuar trajneri.

Nga ana tjetĂ«r, babai i Nasim Savas ka treguar se vajza e pĂ«rfshirĂ« nĂ« konflikt ishte e dashura e Nicas dhe kishte pasur kontakte tĂ« mĂ«parshme me djalin e tij. “Djali im nuk reagoi edhe pse Ă«shtĂ« kikboksier. Nica e kapi tĂ« papĂ«rgatitur dhe mund tĂ« kishte ndodhur edhe mĂ« keq”, ka thĂ«nĂ« ai.

Presidenti i FederatĂ«s sĂ« Boksit tĂ« RumanisĂ«, Vasile Catea, ka qenĂ« i prerĂ« nĂ« qĂ«ndrimin e tij. “Nga pikĂ«pamja ime, karriera e tij ka pĂ«rfunduar. Ne nuk rrisim huliganĂ«â€, ka deklaruar ai, duke shtuar se vendimi final do tĂ« merret nga Komiteti Disiplinor.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin sportiv rumun, duke ngritur pyetje mbi disiplinën dhe përgjegjësinë e sportistëve të rinj jashtë arenave sportive. /Telegrafi/

The post Nga majat e Evropës në skandal: Goditjet që i kushtuan me përjashtim kampionit të ri appeared first on Telegrafi.

Marcus Rashford zbulon se cili lojtar i Barcelonës e ka befasuar më shumë që kur u transferua nga Man Utd

Marcus Rashford ka zbuluar ndryshimin më të madh që ka vënë re te talentet e rinj të Barcelonës, duke veçuar si shembull mesfushorin Pedri.

Sulmuesi anglez iu bashkua kampionĂ«ve tĂ« La LigĂ«s nĂ« formĂ« huazimi nga Manchester United, pasi trajneri Ruben Amorim i bĂ«ri tĂ« qartĂ« se nuk ishte pjesĂ« e planeve tĂ« tij nĂ« “Old Trafford”. Barcelona ka mundĂ«sinĂ« ta transferojĂ« pĂ«rfundimisht pĂ«r rreth 35 milionĂ« euro.

Rashford ka shkëlqyer gjatë fazës përgatitore, duke luajtur si në krahun e majtë ashtu edhe në qendër të sulmit, dhe është përshtatur shpejt në skuadrën e drejtuar nga Hansi Flick. Ai do të bëjë debutimin zyrtar këtë fundjavë, kur katalanasit të përballen me Mallorcën.

NĂ« intervistĂ« pĂ«r podkastin The Rest is Football me Gary Lineker dhe Micah Richards, Rashford u shpreh: “Sinqerisht, Ă«shtĂ« shumĂ« lehtĂ«suese tĂ« luash me ta. Çdo ditĂ« ata janĂ« plot energji dhe kjo tĂ« mban edhe ty me energji. TĂ« gjithĂ« janĂ« shumĂ« tĂ« talentuar, por ajo qĂ« mĂ« habiti mĂ« shumĂ« Ă«shtĂ« pjekuria e tyre nĂ« fushĂ«. Ata luajnĂ« me ritmin e tyre, Ă«shtĂ« thjesht mĂ«nyra se si janĂ« zhvilluar. ËshtĂ« ndryshe nga Anglia, ku theksi vihet tek shfaqja e aftĂ«sive individuale nĂ« çdo moment”.

Rashford veçoi Pedrin si shembull tĂ« kĂ«tij formimi: “Shikoni Pedrin. Ka vetĂ«m 22 ose 23 vjeç, por ka mbi 200 paraqitje me BarcelonĂ«n dhe pĂ«rvojĂ« tĂ« madhe nĂ« ndeshjet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ« botĂ«.”

Sulmuesi zbuloi gjithashtu se mbrojtësi francez Jules Kounde, me të cilin udhëtoi pranë gjatë turneut parasezonal në Azi, e ka ndihmuar të ndihet rehat në ambientin e ri.

“Kounde flet anglisht, ashtu si edhe Frenkie de Jong. Kjo mĂ« ka ndihmuar shumĂ« ndĂ«rsa po mĂ«soj bazat e spanjishtes. NĂ« dhomĂ«n e zhveshjes flitet kryesisht spanjisht dhe shumĂ« lojtarĂ« pĂ«rdorin katalanisht, por shumica e kuptojnĂ« anglishten”, ka shtuar ai.

Barcelona e nis mbrojtjen e titullit të La Ligës këtë të shtunë ndaj Mallorcës, me Rashfordin që shpreson të lërë gjurmë që në debutim, duke ndjekur shembullin e Gary Lineker, i cili shënoi në ndeshjen e tij të parë me katalanasit. /Telegrafi/

The post Marcus Rashford zbulon se cili lojtar i Barcelonës e ka befasuar më shumë që kur u transferua nga Man Utd appeared first on Telegrafi.

Tottenhami hesht PSG-në në 45 minutat e parë, ka epërsinë

Tottenhami e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi përballë Paris Saint-Germain me rezultat 1-0 në kuadër të Superkupës së UEFA-s.

Skuadra londinez e nisi takimin fuqishëm , duke bërë presion mbi fituesin e Ligës së Kampionëve.

PSG u kundërpërgjigj në disa raste, por u mungoi efikasiteti, duke u dukur i barabartë me Spurs në fushë.

Por, me kalimin e minutave, skuadra franceze shtoi presionin, duke lënë më shumë hapësira në defanzivë.

Andaj, aty Tottenhami i ndëshkoi, duke shënuar për 1-0 me anë të Micky van de Ven në minutën e 39-të.

PSG u mundua që deri në përfundim të pjesës së parë të shënonte golin e barazimit, mirëpo nuk ia doli, duke shkuar në pushimin mes pjesëve në disavantazh. /Telegrafi/

The post Tottenhami hesht PSG-në në 45 minutat e parë, ka epërsinë appeared first on Telegrafi.

Pak minuta na ndajnë nga Superkupa e UEFA-s, parashikohet fituesi mes Tottenhamit dhe PSG-së

Paris Saint-Germain (PSG) konsiderohet favoriti i madh për të ngritur Superkupën e UEFA-s, sipas parashikimeve të fundit të publikuara nga Opta Analyst.

Ndeshja, e cila do të zhvillohet sonte në Udine, do të shohë PSG-në, të drejtuar nga trajneri spanjoll Luis Enrique, të përballet me Tottenham Hotspur, të udhëhequr nga Tomas Frank.

Opta Analyst raporton se super kompjuteri i tyre parashikon një fitore të PSG-së në 62.4 për qind brenda 90 minutave, duke u mbështetur në mungesën e problemeve të reja me lëndimet dhe përvojën e Enriques kundër klubeve angleze, ku ka regjistruar 10 fitore në 14 ndeshje.

Kjo fitore e konsolidon PSG-në si një forcë dominuese në futbollin evropian, ndërsa Tottenham (37.6 për qind) vjen në këtë ndeshje me një bilanc të luhatshëm, duke pësuar 16 humbje në Ligën Premier gjatë këtij viti.

Ndërkohë, Frank përballet me presionin e debutimit të tij konkurrues me Tottenhamin në këtë kompeticion prestigjioz.

Tifozët dhe analistët presin një ndeshje interesante, me disa që spekulojnë për mundësinë e penalltive, por statistikat tregojnë se PSG mbetet pretendentja kryesore për të festuar trofeun sonte.

Ndjekja e zhvillimeve do të jetë vendimtare për të parë nëse parashikimet do të konfirmohen. /Telegrafi/

The post Pak minuta na ndajnë nga Superkupa e UEFA-s, parashikohet fituesi mes Tottenhamit dhe PSG-së appeared first on Telegrafi.

UEFA ka rregulla tĂ« rrepta qĂ« PSG dhe Tottenhami duhet t’i ndjekin pavarĂ«sisht se kush fiton SuperkupĂ«n

Paris Saint-Germain ose Tottenham Hotspur do tĂ« duhet tĂ« ndjekin njĂ« rregullore tĂ« rreptĂ« nĂ«se fitojnĂ« SuperkupĂ«n e UEFA-s, qĂ« zhvillohet tĂ« mĂ«rkurĂ«n mbrĂ«ma nĂ« stadiumin “Bluenergy”, shtĂ«pia e Udinese-s nĂ« Serie A, nĂ« edicionin e 50-tĂ« tĂ« kĂ«saj ndeshjeje vjetore.

PSG, qĂ« ka lĂ«nĂ« jashtĂ« portierin Gianluigi Donnarumma, Ă«shtĂ« shfaqur njĂ« herĂ« mĂ« parĂ« nĂ« kĂ«tĂ« kompeticion – nĂ« vitin 1996, kur si fituese e KupĂ«s sĂ« Fituesve tĂ« Kupave u pĂ«rball me Juventusin dhe humbi me rezultatin e pĂ«rgjithshĂ«m 9-2.

Për Tottenham, kjo është paraqitja e parë historike në Superkupë, pasi i dhanë fund një mungese 17-vjeçare trofesh duke mposhtur Manchester United në finalen e Ligës së Evropës në Bilbao.

Rregullat për trofeun

Fituesi do të marrë në dorë trofeun zyrtar, me përmasa 58 cm dhe peshë 12.2 kg, si dhe 50 medalje ari. Megjithatë, trofeu origjinal mbahet nga UEFA, ndërsa klubi fitues merr një replikë në madhësi të plotë për ta mbajtur. Nëse klubi dëshiron të nxjerrë trofeun jashtë vendit të vet, duhet të marrë leje me shkrim nga UEFA.

Përveç kësaj, ekzistojnë rregulla të rrepta për përdorimin e trofeut në çdo aktivitet që përfshin sponsorë ose partnerë komercialë. Neni 9.02 i rregullores së UEFA-s thekson se replikat duhet të qëndrojnë gjithmonë nën kontrollin e klubit dhe nuk mund të largohen nga vendi pa miratimin me shkrim të UEFA-s. Gjithashtu, nuk lejohet përdorimi i trofeut në kontekste ku një palë e tretë përfiton dukshmëri ose lidhje me garën, pa autorizim të posaçëm.

Skuadrat dhe precedenti i Tottenhamit me UEFA-n

Kjo ndeshje shĂ«non debutimin zyrtar tĂ« Thomas Frank si trajner i Spurs, ndĂ«rsa James Maddison, Dejan Kulusevski dhe Radu Drăgușin mungojnĂ« pĂ«r shkak dĂ«mtimesh. Dominic Solanke Ă«shtĂ« rikuperuar dhe pritet tĂ« jetĂ« gati.

Tottenham ka pasur njĂ« episod tĂ« veçantĂ« me UEFA-n nĂ« finalen e LigĂ«s sĂ« EvropĂ«s, kur pas fitores ndaj United pati konfuzion me medaljet. Disa lojtarĂ« nuk mbanin tĂ« gjitha elementet e uniformĂ«s zyrtare tĂ« kĂ«rkuara nga UEFA dhe kapiteni Son, Rodrigo Bentancur dhe Cristian Romero nuk morĂ«n medalje gjatĂ« ceremonisĂ« pĂ«r shkak tĂ« njĂ« “mospĂ«rputhjeje tĂ« papritur” nĂ« numrin e tyre. MĂ« pas, UEFA u kĂ«rkoi falje dhe lojtarĂ«t i morĂ«n medaljet nĂ« dhomat e zhveshjes. /Telegrafi/

The post UEFA ka rregulla tĂ« rrepta qĂ« PSG dhe Tottenhami duhet t’i ndjekin pavarĂ«sisht se kush fiton SuperkupĂ«n appeared first on Telegrafi.

Real Madridit i shtohet shpresa për transferimin e Rodrit

Real Madrid ka marrë një shtysë në përpjekjet e tyre për të transferuar yllin e Manchester Cityt dhe fituesin e Topit të Artë, Rodri Hernandez, megjithëse trajneri Xabi Alonso duket se po humb durimin në këtë drejtim. Rodri ka qenë në radarin e madrilenëve për të paktën 18 muajt e fundit.

Interesimi i “Los Blancos” mund tĂ« jetĂ« ngadalĂ«suar pĂ«r shkak tĂ« lĂ«ndimit tĂ« ligamentit tĂ« kryqĂ«zuar qĂ« mesfushori spanjoll pĂ«soi, por shumĂ« besojnĂ« se, nĂ«se ekipi ka njĂ« pikĂ« tĂ« dobĂ«t, ajo Ă«shtĂ« pikĂ«risht mesfusha.

KĂ«tĂ« bindje e ndan edhe Alonso, sipas raportimeve nga Madridi, megjithatĂ« presidenti Florentino Perez nuk Ă«shtĂ« i prirur tĂ« shpenzojĂ« shumĂ« kĂ«tĂ« verĂ« pĂ«r atĂ« rol – pĂ«rveç nĂ«se bĂ«het fjalĂ« pĂ«r vetĂ« Rodrin.

Rodri nuk do të largohet nga Manchester City këtë verë

Sipas gazetarit Guillem Balague pĂ«r “BBC”-nĂ«, nuk ka asnjĂ« mundĂ«si qĂ« Rodri tĂ« largohet nga City gjatĂ« kĂ«tij afati kalimtar.

Klubi anglez nuk Ă«shtĂ« i gatshĂ«m pĂ«r shitje dhe, sipas “Cadena SER”, pasi kanĂ« hapur bisedimet pĂ«r rinovimin e kontratĂ«s, po synojnĂ« ta bĂ«jnĂ« atĂ« lojtarin e dytĂ« mĂ« tĂ« paguar tĂ« skuadrĂ«s pas Erling Haalandit.

Bisedimet për rinovimin mund të zgjasin

MegjithatĂ«, vera e ardhshme mund tĂ« jetĂ« mĂ« premtuese pĂ«r Real Madridin. “Do ta shohim”, deklaroi Balague pĂ«r kĂ«tĂ« mundĂ«si, duke theksuar se, nĂ«se gjĂ«rat mbeten siç janĂ«, Rodri do tĂ« ketĂ« vetĂ«m njĂ« vit kontratĂ« tĂ« mbetur.

Po ashtu, “Cadena SER” raporton se lojtari nuk po nxiton tĂ« rinovojĂ« dhe ka refuzuar tashmĂ« disa oferta pĂ«r zgjatjen e marrĂ«veshjes edhe pĂ«r dy vite tĂ« tjera.

A mund të bëhet një ofertë këtë verë?

Nëse madrilenët do të tentojnë një ofertë këtë verë, së pari duhet të gjenerojnë të ardhura nga shitjet. Një skenar i mundshëm do të ishte largimi i Rodrygo Goes, i cili, sipas zërave, pëlqehet nga Manchester City.

MegjithatĂ«, Real Madridi rrallĂ« shet lojtarĂ« qĂ« mendon se mund t’i marrĂ« falas nĂ« tĂ« ardhmen, ndaj klubi pritet tĂ« jetĂ« nĂ« njĂ« pozitĂ« mĂ« tĂ« fortĂ« negociuese verĂ«n e ardhshme. /Telegrafi/

The post Real Madridit i shtohet shpresa për transferimin e Rodrit appeared first on Telegrafi.

UEFA ia ndalon stadiumit të presë finalen, ndërsa PSG përgatitet të përballet me Tottenhamin në Superkupë

UEFA ka pĂ«rjashtuar stadiumin legjendar “San Siro” nga gara pĂ«r tĂ« pritur finalen e LigĂ«s sĂ« KampionĂ«ve 2026/27, pĂ«r shkak tĂ« pasigurisĂ« mbi planet e rinovimit.

Fillimisht, institucioni evropian dukej se kishte vendosur t’ia besonte Milanos organizimin e finales mĂ« tĂ« madhe tĂ« klubeve, por vendimi u pezullua pasi Bashkia e Milanos nuk mund tĂ« garantonte qĂ« punimet e planifikuara nuk do tĂ« ndikonin nĂ« stadium dhe zonĂ«n pĂ«rreth gjatĂ« ngjarjes.

Planet për rinovimin e San Siros mbeten të paqarta, megjithëse si Milani ashtu edhe Interi kanë shprehur skepticizëm mbi realizimin e tyre.

Sipas Reuters, këto punime mund të lidhen me përgatitjet për Euro 2032, që do të organizohet nga Italia dhe Turqia, si dhe me Lojërat Olimpike Dimërore 2026.

“The Athletic” raporton se UEFA Ă«shtĂ« e shqetĂ«suar pĂ«r “mungesĂ« qartĂ«sie” rreth afateve dhe ndikimit tĂ« rinovimeve, sidomos nĂ«se ato do tĂ« vazhdojnĂ« gjatĂ« vitit 2027.

Dy kandidatë për finalen

PĂ«r momentin, finalja e vitit 2027 mbetet mes dy alternativave: Stadiumit Olimpik tĂ« BakusĂ« (Azerbajxhan) dhe “Wanda Metropolitano”-s nĂ« Madrid (SpanjĂ«).

Baku priti finalen e LigĂ«s sĂ« EvropĂ«s 2019 midis Chelseat dhe Arsenalit, ndĂ«rsa “Metropolitano” ishte skena e finales sĂ« LigĂ«s sĂ« KampionĂ«ve 2019 midis Tottenhamit dhe Liverpoolit.

Superkupa në Udine

NdĂ«rkohĂ«, Paris Saint-Germain dhe Tottenham do tĂ« pĂ«rballen kĂ«tĂ« tĂ« mĂ«rkurĂ« nĂ« SuperkupĂ«n e UEFA-s, e cila do tĂ« zhvillohet nĂ« stadiumin “Bluenergy” tĂ« Udineses, me kapacitet rreth 25 mijĂ« vendesh.

PSG vjen si fituese e Ligës së Kampionëve 2024/25, pasi mundi 5-0 Interin, ndërsa Spurs fituan Ligën e Evropës duke mposhtur 1-0 Manchester Unitedin. /Telegrafi/

The post UEFA ia ndalon stadiumit të presë finalen, ndërsa PSG përgatitet të përballet me Tottenhamin në Superkupë appeared first on Telegrafi.

Pamje të papara tregojnë Raphinhan që përpiqet të pajtojë Gavin dhe Ferminin

Prej disa javësh, në Barcelonë ka pasur një konflikt të vazhdueshëm midis dyshes Gavi dhe Fermin Lopez, pa asnjë shenjë zgjidhjeje në horizont.

Megjithatë, shokët e skuadrës nuk kanë ndalur përpjekjet për të kapërcyer hendekun mes tyre.

Raphinha, pĂ«r shembull, u pĂ«rpoq t’i pajtonte duke i vendosur pranĂ« njĂ«ri-tjetrit pĂ«r foton e ekipit pĂ«rpara ndeshjes miqĂ«sore kundĂ«r Daegut.

Edhe pse pĂ«rpjekja nuk pati efekt tĂ« menjĂ«hershĂ«m, Raphinha meriton lavdĂ«rime pĂ«r iniciativĂ«n — njĂ« gjest tipik i njĂ« kapiteni tĂ« vĂ«rtetĂ«.

“Vendosini kĂ«ta djem nĂ« paqe”, kanĂ« reaguar disa tifozĂ« tĂ« BarcelonĂ«s, pasi u raportua se Gavi dĂ«shiron qĂ« Fermin Lopez tĂ« shitet, pas njĂ« sherri prapa skenave. /Telegrafi/

The post Pamje të papara tregojnë Raphinhan që përpiqet të pajtojë Gavin dhe Ferminin appeared first on Telegrafi.

Reagimi i Alvaro Carreras kur tifozi i Real Madridit i tha ‘duhet ta ndalosh Lamine Yamalin’

Alvaro Carreras duket se është bërë mjaft i popullarizuar mes tifozëve të Real Madridit që prej transferimit nga Benfica gjatë verës.

Mbrojtësi spanjoll u rrethua nga një grup madrilenësh jashtë qendrës stërvitore të klubit, para ndeshjes kundër Tirolit.

Ai vendosi të ndalonte makinën dhe të nënshkruante autografe për disa mbështetës, ndërsa po kthehej në shtëpi.

GjatĂ« momentit tĂ« autografĂ«ve, njĂ« tifoz bĂ«ri njĂ« koment provokues, duke i thĂ«nĂ«: “Duhet ta ndalojmĂ« Lamine Yamal nĂ« ndeshjet kundĂ«r BarcelonĂ«s”.

Carreras e pranoi me një buzëqeshje dhe vendosi të mos japë asnjë përgjigje verbale.

Në sezonin 2024/25 të Ligës së Kampionëve, Carreras u përball disa herë me Yamal dhe arriti ta ndalonte sulmuesin e talentuar nga shënimi në të dyja përballjet. /Telegrafi/

The post Reagimi i Alvaro Carreras kur tifozi i Real Madridit i tha ‘duhet ta ndalosh Lamine Yamalin’ appeared first on Telegrafi.

Të shtënat me armë ndërpresin ndeshjen e Kupës së Botës, lojtaret e waterpolos dolën nga pishina dhe u shtrinë në tokë

Kanadaja dhe Kina kanë ndërprerë përkohësisht ndeshjen e tyre në Kampionatin Botëror të waterpolos për Femra U20, që po zhvillohet në Brazil, pasi pranë pishinës ku po luhej u dëgjuan të shtëna me armë zjarri.

Policia braziliane konfirmoi të hënën se askush nuk është lënduar gjatë incidentit, i cili ndodhi në qytetin e Salvadorit.

Kina e fitoi ndeshjen hapëse të turneut me rezultatin 12-8 të dielën. Pamjet tregojnë momentin kur loja u ndal përkohësisht, ndërsa lojtarët u tërhoqën në një zonë të sigurt, u shtrinë në dysheme dhe u fshehën, pasi dëgjuan të shtënat jashtë kompleksit të vaterpolos në lagjen Pituba. Në atë çast, Kina po kryesonte 3-2.

“Ndeshja u ndal pĂ«r rreth njĂ« minutĂ«. Ekipi ynĂ« pa policinĂ« qĂ« po merrej me situatĂ«n”, deklaroi Marco Antonio Lemos, president i FederatĂ«s sĂ« Sporteve Ujore tĂ« shtetit Bahia.

Policia bëri të ditur se të shtënat ishin rezultat i një përplasjeje me një hajdut të dyshuar, i cili ndodhej jashtë objektit sportiv dhe po përpiqej të arratisej.

Tifozët u njoftuan për incidentin vetëm pasi loja kishte rifilluar. Ky është edicioni i parë që Brazili pret një Kampionat Botëror të Vaterpolos për Femra U20, me pjesëmarrjen e 16 ekipeve nga mbarë bota. /Telegrafi/

The post Të shtënat me armë ndërpresin ndeshjen e Kupës së Botës, lojtaret e waterpolos dolën nga pishina dhe u shtrinë në tokë appeared first on Telegrafi.

Konfirmohet zyrtarisht numri që ka zgjedhur Sesko te Man United

Numri i fanellës së Benjamin Seskos te Manchester United është konfirmuar zyrtarisht nga klubi.

“Sesko do tĂ« mbajĂ« fanellĂ«n me numĂ«r 30 pĂ«r Manchester United”, thuhet nĂ« deklaratĂ«n e klubit.

Sulmuesi slloven vulosi transferimin e tij në Old Trafford të shtunën, duke u bashkuar nga RB Leipzig me një kontratë që zgjat deri në qershor të vitit 2030.

Sesko është lojtari i katërt i skuadrës së parë që i bashkohet United këtë verë.

Ai u prezantua para tifozëve vendas përpara ndeshjes së Kupës Snapdragon kundër Fiorentinës, pasi Matheus Cunha, Diego Leon dhe Bryan Mbeumo kishin bërë debutimin e tyre më parë. /Telegrafi/

S3SK0 đŸ€©

Customise your 2025/26 @adidasFootball third jersey in our official club font, exclusively available at United Store
🌓🇾🇼

— Manchester United (@ManUtd) August 12, 2025

The post Konfirmohet zyrtarisht numri që ka zgjedhur Sesko te Man United appeared first on Telegrafi.

Emërohen pesë sulmuesit më të paguar në Ligën Premier

Liga Premier krenohet me disa nga sulmuesit mĂ« tĂ« talentuar nĂ« futbollin botĂ«ror — dhe pĂ«r tĂ« siguruar shĂ«rbimet e tyre, klubet shpesh paguajnĂ« shuma marramendĂ«se javore.

5. Viktor Gyokeres – 236,000 euro nĂ« javĂ«

Arsenali më në fund arriti objektivin e tij afatgjatë kur nënshkroi me Viktor Gyokeres pak para fillimit të sezonit 2025/26. Mikel Arteta e kishte ndjekur prej kohësh sulmuesin suedez, duke e konsideruar si golashënuesin natyral që i mungonte ekipit.

Gyokeres mbĂ«rriti nga Sporting CP me njĂ« rekord mbresĂ«lĂ«nĂ«s — 97 gola nĂ« 102 ndeshje — dhe kushtoi rreth 64.9 milionĂ« euro, ndĂ«rsa paga e tij javore arrin nĂ« 236,000 €. NĂ«se arrin ta çojĂ« Arsenalit drejt titullit tĂ« parĂ« nĂ« ligĂ« pas mĂ« shumĂ« se dy dekadash dhe tre vendeve tĂ« dyta radhazi, investimi do tĂ« justifikohet plotĂ«sisht, raporton GivemeSport.

4. Gabriel Jesus — 312,700 euro nĂ« javĂ«

Fitues i katërfishtë i Ligës Premier gjatë kohës te Manchester City, Gabriel Jesus gjithmonë do të merrte një pagë të lartë te Arsenali. Megjithëse nuk ka qenë aq produktiv sa pritej, mbërritja e tij ndihmoi në ngushtimin e diferencës me kampionët.

Pas një forme të mirë në dhjetor 2024, një dëmtim i ligamentit të kryqëzuar e ndali vrullin e tij. Me Gyokeres tani në krye të sulmit, Jesus duhet të luftojë fort për të rikthyer vendin e titullarit.

3. Kai Havertz – 330,400 euro nĂ« javĂ«

Pavarësisht kritikave për mungesën e qëndrueshmërisë para portës, Havertz mbetet pjesë e rëndësishme e Arsenalit. Gjermani, autor i golit vendimtar në finalen e Ligës së Kampionëve 2021 me Chelsean, ende nuk ka bindur plotësisht si sulmues kryesor.

Sezoni i kaluar tregoi shenja pĂ«rmirĂ«simi, por ardhja e Gyokeres mund tĂ« kĂ«rcĂ«nojĂ« rolin e tij si titullar. Paga prej 330,400 € nĂ« javĂ« tregon rĂ«ndĂ«sinĂ« qĂ« klubi i jep.

2. Omar Marmoush – 348,100 € nĂ« javĂ«

Manchester City e afroi Marmoush nĂ« janar, pas njĂ« fillimi jo tĂ« mirĂ« tĂ« sezonit. Egjiptiani kishte shĂ«nuar 20 gola nĂ« 26 ndeshje pĂ«r Eintracht Frankfurt, duke bindur Cityn tĂ« paguante 69.6 milionĂ« € pĂ«r nĂ«nshkrimin e tij.

Shkathtësia e tij për të luajtur si në qendër ashtu edhe në krah e bën një aset të vlefshëm. Paga e tij e lartë pasqyron cilësinë dhe ambicien e Cityt për të rifreskuar sulmin.

1. Erling Haaland – 619,500 euro nĂ« javĂ«

Sulmuesi më i paguar në Ligën Premier është, siç pritej, Erling Haaland. Që nga transferimi nga Borussia Dortmund në vitin 2022, norvegjezi ka qenë i pamëshirshëm para portës.

Ai theu rekordin e ligës për gola në një sezon me 36 realizime në debutim dhe vazhdon të shënojë në ritme historike. Kontrata e tij, me vlerë mbi gjysmë milioni euro në javë, e vendos si sulmuesin më të vlefshëm në futbollin anglez. /Telegrafi/

The post Emërohen pesë sulmuesit më të paguar në Ligën Premier appeared first on Telegrafi.

Tifozët mendojnë se Amorim sapo i dha fund karrierës së Hojlund te Man Utd me një koment brutal

Ruben Amorim ka komentuar për herë të parë për transferimin e ri të Manchester United, Benjamin Sesko, dhe tifozët janë të bindur se kjo është një lajm i keq për Rasmus Hojlund.

Sesko përfundoi transferimin e tij nga RB Leipzig të shtunën në mëngjes, duke nënshkruar një kontratë pesëvjeçare.

United pagoi një tarifë fillestare prej 70 milionë eurosh për sulmuesin 22-vjeçar, e cila mund të rritet deri në 80 milionë euro me shtesa.

Duke marrë parasysh kohën e finalizimit të marrëveshjes, Sesko nuk luajti për United në ndeshjen miqësore të Snapdragon Cup kundër Fiorentinës.

Ndeshja përfundoi 1-1 pas 90 minutash, ndërsa skuadra e Amorimit fitoi 5-4 me penallti.

Pas ndeshjes, trajneri i United u pyet nga MUTV për transferimin e tij të tretë veror, i cili shënoi 21 gola në të gjitha garat sezonin e kaluar.

 

PĂ«rgjigjja e tij ishte domethĂ«nĂ«se: “Ai ka karakteristikat qĂ« na duheshin. ËshtĂ« shumĂ« i ri, i mirĂ« nĂ« ajĂ«r, i shkĂ«lqyer nĂ« drejtimin e kanaleve. ËshtĂ« i kompletuar nĂ« pĂ«rgjithĂ«si”.

“Mendoj se ka potencial tĂ« madh dhe mund tĂ« pĂ«rmirĂ«sohet shumĂ«. Sigurisht qĂ« do tĂ« ndihet si nĂ« shtĂ«pi te klubi ynĂ«, Ă«shtĂ« personazhi i duhur pĂ«r kĂ«tĂ« grup. Jemi shumĂ«, shumĂ« tĂ« lumtur qĂ« e kemi”.

Ai shtoi: “NdonjĂ«herĂ« sezonin e kaluar kemi pasur vĂ«shtirĂ«si pa njĂ« referencĂ« tĂ« qartĂ« nĂ« sulm
 tani kemi njĂ« sulmues tĂ« ri”.

Hojlund udhëhoqi rregullisht vijën sulmuese të United nën drejtimin e Amorimit sezonin e kaluar, por shënoi vetëm katër gola në Ligën Premier.

Danezi u kritikua ashpër nga tifozët e Djajve të Kuq, veçanërisht për pozicionimin dhe mungesën e pranisë në zonat sulmuese.

Ai shënoi më shumë gola në Ligën e Evropës (gjashtë) sesa në Ligën Premier, por pati pak ose aspak ndikim në finalen kundër Tottenham, ku u zëvendësua në pjesën e dytë. /Telegrafi/

The post Tifozët mendojnë se Amorim sapo i dha fund karrierës së Hojlund te Man Utd me një koment brutal appeared first on Telegrafi.

Tifozët e Man Utd menjëherë vërejnë një problem me Amad Diallon dhe Bryan Mbeumon

Gjatë barazimit 1-1 të Manchester United me Fiorentinën në miqësoren e fundit parasezonale, tifozët u shpejtuan të ndanin analizat e tyre taktike.

Një mbështetës i ekipit tërheq vëmendjen me një analizë të hollësishme për rolet e Amad Diallo dhe Bryan Mbeumo.

Ai thekson një problem kryesor në strukturën sulmuese të United, duke vënë në dukje se Amad dhe Mbeumo po pengonin njëri-tjetrin në korsitë anësore, gjë që kufizon ndikimin dhe rrjedhshmërinë e tyre individuale në fushë.

Me Mbeumon që u transferua së fundmi për 75 milionë euro, tifozi sugjeron që Amad duhet të konsiderohet kryesisht si zëvendësues, përveç nëse bëhet ndonjë ndryshim taktik.

Zgjidhja e propozuar nga tifozët është një ndërrim pozicionesh në varësi të fazës së lojës:

Në fazën jashtë posedimit (OOP): Mbeumo anash, Amad më në qendër.

Në fazën e zotërimit të topit (IP): Amad më në qendër, Mbeumo anash.

Ky rregullim do t’u mundĂ«sonte Matheus Cunhas dhe Amadit tĂ« vepronin nĂ« qendĂ«r duke shfrytĂ«zuar finesĂ«n e tyre teknike, ndĂ«rsa Patrick Dorgu dhe Mbeumo do tĂ« dominonin nĂ« krahĂ« me fizikalitetin dhe shpejtĂ«sinĂ«.

Me Ruben Amorimin ende duke formësuar sistemin e tij, Amad dhe Mbeumo padyshim kanë nevojë për më shumë ndeshje së bashku për të kuptuar më mirë njëri-tjetrin. /Telegrafi/

The post Tifozët e Man Utd menjëherë vërejnë një problem me Amad Diallon dhe Bryan Mbeumon appeared first on Telegrafi.

❌