Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Liverpooli e nis mbrojtjen e titullit në Ligën Premier me fitore dramatike përballë Bournemouthit

Liverpooli e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit në Ligën Premier, pasi ka mposhtur në shtëpi Bournemouthin me rezultat 4-2.

The Reds ia dolën ta thyenin mbrojtjen e hekurt të skuadrës kundërshtare vetëm pas 37 minutash lojë.

Ishte Hugo Ekitike, ai që realizoi golin e parë të këtij sezoni, duke debutuar me gol te The Reds në elitën e futbollit anglez.

Sulmuesi ia dedikoi golin Diogo Jotas, portugezit të Liverpoolit që ndërroi jetë tragjikisht këtë verë në një aksident me veturë.

Me këtë gol përfunduan 45 minutat e parë, ndërsa pjesa e dytë ishte edhe më dramatike.

Mysafirët vendosën ta shikonin Liverpoolin, që menduan se e kishin fituar këtë takim, kur shënuar me anë të Cody Gakpos në minutën e 49-të.

Antoine Semenyo i tronditi tifozët e Liverpoolit, kur u shënoi dy gola. Fillimisht lojtari realizoi në minutën e 64-të me asistimin e Brooks, ndërsa në minutën e 76-të e shërbeu Traore për 2-2.

Liverpooli tentoi me të gjitha forcat për ta rikthyer epërsinë dhe këtë ia mundësoi Federio Chiesa në minutat e fundit të ndeshjes.

Italiani realizoi në minutën e 88-të, për ta rikthyer epërsinë e kampionëve në fuqi për 3-2.

Mohamed Salah vulosi fitoren e Liverpoolit, duke realizuar për 4-2 në minutën e 90+4-të, duke qetësuar të gjithë në Anfield.

Kështu, Liverpooli e nisë me fitore këtë sezon, ndërsa në javën e dytë përballen me Newcastle United, një përballje tejet e vështirë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

The post Liverpooli e nis mbrojtjen e titullit në Ligën Premier me fitore dramatike përballë Bournemouthit appeared first on Telegrafi.

La Liga heton Real Madridin për regjistrimin e një lojtari

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka ngritur pikëpyetje mbi praktikat e regjistrimit të Real Madridit, duke u ndalur veçanërisht te mënyra se si është trajtuar rasti i talentit të ri Franco Mastantuono.

Në një intervistë për RNE në ditën e parë të sezonit, Tebas theksoi se disa klube po shfrytëzojnë në mënyrë të diskutueshme regjistrimet e ekipit rezervë.

Si shembull, ai përmendi vendimin e Real Madridit për ta regjistruar Mastantuonon me një kartë të ekipit rezervë, pavarësisht se lojtari nuk pritet të luajë asnjë minutë për ekipin e dytë.

“Ekipet e Divizionit të Parë kanë 25 lojtarë dhe Real Madridi i ka dhënë 30, duke i dhënë një kartë të ekipit rezervë një lojtari që nuk do të luajë atje” – deklaroi Tebas.

Ai e krahasoi këtë rast me regjistrimin e Vinicius Jr., duke kujtuar se braziliani dikur ishte regjistruar me ekipin rezervë dhe luante rregullisht për ta.

“Nëse flasim për integritetin e garës, duhet të diskutojmë edhe për këto raste. Mendoj se ata mund ta bëjnë”, shtoi ai.

Deklaratat e Tebas vijnë në një kohë kur La Liga po diskuton gjerësisht për rregulloret e regjistrimit të lojtarëve dhe kriteret e qëndrueshmërisë financiare, të cilat sipas tij janë miratuar nga të gjitha klubet për të ruajtur stabilitetin ekonomik të kampionatit.

“Mund të ketë surpriza në regjistrime, sepse gjithmonë ka klube që u duhet më shumë kohë për t’i finalizuar” – tha ai, pa përmendur emra konkretë. /Telegrafi/

The post La Liga heton Real Madridin për regjistrimin e një lojtari appeared first on Telegrafi.

UEFA shton presionin ndaj Barcelonës para startit të sezonit të ri

Barcelona po synon të rikthehet në Spotify Camp Nou këtë sezon, por koha përgatitore po ngushtohet ndjeshëm.

Klubi planifikon të zhvillojë ndeshjen e parë në shtëpi kundër Valencias në javën e 4-t, më 14 shtator, pas tre takimeve jashtë fushe kundër Mallorcas, Levantes dhe Rayo Vallecanos.

Fillimisht, rikthimi ishte parashikuar për nëntor 2024, më pas për shkurt 2025 dhe më pas maj 2025, por asnjë nga këto afate nuk u arrit.

Tani, Barcelona po e planifikon një rihapje graduale për tifozët: 30,000 fillimisht, 45,000 për ndeshjet e Ligës së Kampionëve, dhe më pas 60,000 para fundit të vitit.

Presion shtesë vjen nga UEFA, e cila ka vendosur një afat të prerë për gatishmërinë e Camp Nou.

Sipas Marca, Barcelona duhet të konfirmojë deri më 28 gusht nëse stadiumi do të jetë gati për ndeshjet e Ligës së Kampionëve, pasi rregulloret e UEFA-s kërkojnë që të gjitha ndeshjet e raundit të parë të luhet në të njëjtin stadium.

Barcelona është e bindur se do të marrë miratimet e nevojshme nga këshilli bashkiak dhe planifikon të zhvillojë të gjitha ndeshjet në shtëpi këtë sezon në Camp Nou, për sa kohë që afatet respektohen.

Tifozët do të duhet të presin, por klubi është i vendosur ta bëjë rikthimin një realitet. /Telegrafi/

The post UEFA shton presionin ndaj Barcelonës para startit të sezonit të ri appeared first on Telegrafi.

Coman prezantohet zyrtarisht nga Al Nassr

Kingsley Coman, ylli francez i Bayern Munich, ka zyrtarizuar kalimin e tij te Al Nassr, duke nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me një pagë vjetore që varion nga 20 deri në 25 milionë euro, sipas burimeve të Sky Sports Germany. Lajmi u konfirmua mbrëmjen e sotme, duke e shënuar si një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos verore në futbollin botëror.

Transferimi i 29-vjeçarit, i cili ka zhvilluar 339 ndeshje me Bayern Munich që nga viti 2017, vjen pas negociatave intensive mes dy klubeve. Sipas The Athletic, shifra e marrëveshjes besohet të jetë mes 25 dhe 30 milionë eurosh.

Me këtë transferim, Coman i bashkohet listës së yjeve të mëdhenj si Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema, të cilët tashmë luajnë në Ligën Profesionale Saudite, kompeticion i mbështetur fuqimisht nga Fondi Publik i Investimeve (PIF) i Arabisë Saudite.

 

النجم الفرنسي كينجسلي كومان يـوقع رسميًا لـ ⁧#العالمي✍#كومان_نصراوي 💛 pic.twitter.com/qTTAHsnQ2P

— نادي النصر السعودي (@AlNassrFC) August 15, 2025

Ky hap është pjesë e strategjisë ambicioze të Al Nassr dhe të vetë ligës për të tërhequr talente nga Evropa, duke shfrytëzuar investimet e mëdha në kuadër të vizionit “Saudi Vision 2030”.

Sipas të dhënave të Transfermarkt, Liga Saudite ka regjistruar një shpenzim neto rekord prej -25.94 milionë eurosh për sezonin 2025/26, duke sfiduar gjithnjë e më shumë ligat kryesore evropiane.

Një studim i Journal of Sports Economics tregon se transferimet e lojtarëve evropianë në Lindjen e Mesme janë rritur me 40 për qind që nga viti 2020, duke hapur debat mbi ndikimin e këtyre lëvizjeve në futbollin global.

 

يسابق الزمـن ⚡
من أجل النصـر 💛

رحِّبـوا بنجمنا الجديد 🤩🇫🇷#كومان_نصراوي 💛 pic.twitter.com/QvO77PfB0d

— نادي النصر السعودي (@AlNassrFC) August 15, 2025

Coman, i formuar në akademinë e Paris Saint-Germain dhe me eksperiencë te Juventus para se të bashkohej me Bayern, pritet të sjellë shpejtësi, teknikë dhe përvojë në repartin ofensiv të Al Nassr, ku do të luajë krah për krah me Cristiano Ronaldon.

Reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të përziera: disa tifozë shprehen të entuziazmuar për ardhjen e tij në Arabinë Saudite, ndërsa të tjerë nga Evropa e shohin këtë si një humbje për futbollin kontinental. /Telegrafi/

The post Coman prezantohet zyrtarisht nga Al Nassr appeared first on Telegrafi.

Top 5 favoritët për ta fituar Topin e Artë 2025 – ngushtohet lista

Sulmuesi i PSG-së, Ousmane Dembele, konsiderohet ende kandidati më i fortë për të fituar “Topin e Artë” për vitin 2025.

Sipas renditjes përfundimtare të publikuar nga Score90 para ceremonisë në shtator, Dembele mban vendin e parë dhe shihet si favoriti i padiskutueshëm pas sezonit të tij të jashtëzakonshëm me PSG-në.

Pas tij renditet i riu i Barcelonës, Lamine Yamal, ndërsa ylli i Real Madridit, Kylian Mbappe, kompleton treshen e parë.

Në pesëshen e parë hyjnë edhe Pedri dhe Mohamed Salah, duke lënë jashtë listës yjet e tjerë të PSG-së, Vitinha dhe Nuno Mendes.

Dembele ka qenë vendimtar në suksesin e PSG-së sezonin 2024/25, duke ndihmuar klubin të fitojë një tripletë evropiane, me 35 gola dhe 16 asiste në të gjitha garat. /Telegrafi/

The post Top 5 favoritët për ta fituar Topin e Artë 2025 – ngushtohet lista appeared first on Telegrafi.

E kryer, Marash Kumbullua po i bashkohet Mallorcas

Mallorca ka arritur një marrëveshje me Romën për transferimin e mbrojtësit shqiptar Marash Kumbulla.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, marrëveshja është në formë huazimi me opsion blerjeje për 8 milionë euro. Lojtari është autorizuar të udhëtojë për testet mjekësore, të cilat tashmë janë planifikuara.

Kumbulla, 25 vjeçar, i cili luan si qendërmbrojtës, është pjesë e Romës që nga viti 2021. Megjithatë, sezoni i kaluar nuk i solli shumë minuta në fushë, pasi regjistroi vetëm 12 paraqitje si titullar në Serie A. Transferimi në Mallorca shihet si një mundësi e re për të rifituar formën dhe vazhdimësinë në lojë.

 

🚨🇦🇱 Excl: Mallorca agree deal to sign Marash Kumbulla from AS Roma.

Deal done on loan with €8m buy option clause, player authorized to travel as Mallorca sources confirm medical booked. pic.twitter.com/gqtEIVAgUp

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 15, 2025

Ky hap i Mallorcës synon të forcojë repartin mbrojtës përpara sezonit të ri të La Ligës, i cili nis me një sfidë të vështirë ndaj Barcelonës. Huazimi me opsion blerjeje është një strategji e zakonshme në futbollin modern, që i jep klubeve fleksibilitet financiar dhe teknik.

Për Romën, kjo lëvizje është gjithashtu e favorshme, pasi klubi po përballet me një deficit financiar prej rreth 50 milionë eurosh në vitin 2024, sipas raporteve të fundit. Lirimi i hapësirës në listën e skuadrës dhe ulja e kostove janë hapa të rëndësishëm për balancimin e buxhetit.

Fotot e fundit tregojnë Kumbullën të motivuar dhe të buzëqeshur, duke reflektuar entuziazmin për këtë kapitull të ri në karrierë. Nëse kalon me sukses testet mjekësore, ai pritet të debutojë së shpejti me fanellën blu-kuq të Mallorcës, duke sjellë përvojën e tij ndërkombëtare me Kombëtaren Shqiptare.

Ky transferim shënon një moment kyç për të dy klubet: Mallorca synon të shfrytëzojë potencialin e lojtarit në fushë, ndërsa Roma përfiton nga riorganizimi financiar dhe sportiv. /Telegrafi/

The post E kryer, Marash Kumbullua po i bashkohet Mallorcas appeared first on Telegrafi.

Dora e djathtë e Hansi Flick shihet e lidhur me fashë para ndeshjes me Mallorcan – por pse?

Hansi Flick po përgatitet ta udhëheqë Barcelonën drejt një nisjeje të fortë në sezonin 2025/26 të La Ligës, në përballjen hapëse kundër Mallorcës.

Megjithatë, para ndeshjes, trajneri gjerman u pa me dorën e djathtë të mbështjellë me shirit ngjitës dhe material mbrojtës të bardhë, teksa largohej nga seanca stërvitore.

Rezulton se Flick ka pësuar një dëmtim të lehtë gjatë stërvitjes së së enjtes (14 gusht), pasi ra keq dhe goditi dorën e djathtë.

Pas ndërhyrjes së stafit mjekësor të Barcelonës, atij iu vendos një mbajtëse për ta ndihmuar në procesin e shërimit.

Megjithatë, ky incident nuk do ta pengojë Flick-un të vazhdojë punën.

Ai ka konfirmuar se do të jetë në krye të ekipit pa humbur asnjë ditë, ndërsa lëndimi pritet të shërohet shpejt. /Telegrafi/

The post Dora e djathtë e Hansi Flick shihet e lidhur me fashë para ndeshjes me Mallorcan – por pse? appeared first on Telegrafi.

Kosova U19 përfundon paraqitjen në Botëror, mposhtet në penallti nga Bahreini

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka përfunduar të premten paraqitjen në Kampionatin Botëror “Egjipti 2025”.

Në ndeshjen për vendin e 23-të, Kombëtares sonë i mungoi fati. Djemtë tanë u mposhtën në penallti nga Bahreini (33:31 rezultati i përgjithshëm).

Ndeshja ishte e fortë dhe e barabartë.

Në mesin e pjesës së parë Kombëtarja jonë mbeti pa kapitenin Olsi Mulaj që u përjashtua me të kuq për një moment pafat. Mulaj tashmë i kishte pesë gola.

Kjo bëri që loja jonë të pësoi rënie dhe Bahreini u shkëput në katër gola në pjesën e parë.

Por djemtë tanë nuk u dorëzuan. Në pjesën e dytë konsoliduan radhët, u afruan gradualisht dhe në sekondën e fundit me golin e Suad Pajaziti nga penalltia barazuan në 29:29.

Por në gjuajtjen e penalltive fati ishte me Bahreinin (4:2).

Drijon Istefi u shpall më i miri i ndeshjes. Ai i realizoi gjashtë gola.

Suad Pajaziti i kishte tetë e Amar Muqolli shtatë.

Kombëtarja jonë e përfundoi Botërorin në vendin e 24-t nga 32 ekipe kombëtare pjesëmarrëse.

The post Kosova U19 përfundon paraqitjen në Botëror, mposhtet në penallti nga Bahreini appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Liverpooli prezanton Giovanni Leonin

Liverpooli ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit të talentuar italian, Giovanni Leoni, nga Parma.

Qendërmbrojtësi 18-vjeçar ka firmosur një kontratë gjashtëvjeçare me klubin nga Merseyside, duke u bërë një nga blerjet më premtuese të verës.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Është një ndjesi e mrekullueshme dhe një nder i madh për mua”, deklaroi Leoni për faqen zyrtare të Liverpoolit.

 

We have completed the signing of defender Giovanni Leoni from Parma, subject to international clearance and a successful work permit application ✍😄

— Liverpool FC (@LFC) August 15, 2025

“Isha shumë i emocionuar kur mësova për interesimin e klubit. Kur e pashë këtë, thashë: ‘Uau, kjo është çmenduri’. Jam shumë i lumtur”.

Sipas raportimeve, Liverpooli ka rënë dakord të paguajë një tarifë fillestare prej 30 milionë eurosh për Leonin, i cili pritet të bashkohet menjëherë me skuadrën e Arne Slot. /Telegrafi/

“I want to improve a lot with my new teammates in training and after on the pitch, in the Premier League and the Champions League.”

Watch Giovanni Leoni’s first interview as a Liverpool player on All Red video 💻

— Liverpool FC (@LFC) August 15, 2025

The post Zyrtare: Liverpooli prezanton Giovanni Leonin appeared first on Telegrafi.

Parashikime për sezonin e ri në Ligën Premier: Cili trajner pritet të shkarkohet i pari, Arsenali sërish dështon për titull dhe lojtari më i mirë i ri i Man Cityt

Sezoni i ri i Ligës Premier më në fund fillon të premten (15 gusht) në mbrëmje me kampionët në fuqi Liverpoolin që do të përballet me Bournemouth në ndeshjen e parë.

Liverpooli hyn në sezonin e ri si favorit për të fituar titullin e dytë radhazi të Ligës Premier nën drejtimin e Arne Slot, por përballet me konkurrencë të fortë nga skuadra si Arsenali, Manchester City dhe Chelsea.

Manchester United dhe Tottenham po kërkojnë të rindërtohen pas fushatave zhgënjyese vendase sezonin e kaluar, ndërsa Leeds, Burnley dhe Sunderland, të sapongjitur në kategori, synojnë të kapërcejnë rënien në rikthimin e tyre në ligën e parë.

Përpara ndeshjes së kësaj fundjave në Anfield, gazetarët anglezë i kanë vënë në provë aftësitë e tyre të parashikimit të fatit me disa parashikime të guximshme për sezonin e ri…

KAMPIONI

Rory O’Callaghan – Arsenal

Është e vështirë të përcaktohet një ndeshje këtë sezon midis Liverpoolit, Arsenalit dhe Manchester Cityt, por skuadra e Mikel Artetës më në fund mund ta kalojë vijën e golave falë qëndrueshmërisë së tyre mbrojtëse dhe nënshkrimit të Viktor Gyokeres. Presioni është sigurisht mbi Artetën. Nëse ai nuk fiton titullin, koha e tij në Emirates mund të ketë mbaruar.

Tom Marshall-Bailey – Liverpool

Kjo varet nga nënshkrimi i Alexander Isakut nga ana e tyre. Por nëse e bëjnë këtë, kam frikë se Liverpooli do të mposhtë shumë ekipe sezonin e ardhshëm. Dyshimet mbeten në lidhje me ekuilibrin në mbrojtje, por ata do të kenë dy nga sulmuesit më të mirë në ligë për ta kompensuar këtë.

Josh Lawless – Man City

Një Manchester City i rigjeneruar do të rifitojë kurorën e tij nën drejtimin e Pep Guardiolës në një garë të ngushtë për titull. Nëse Rodri, padyshim lojtari më i rëndësishëm në Ligës Premier, kthehet në formë të plotë dhe e gjen nivelin e tij, atëherë City do të rikthehet në dominim.

Marcus Chan – Liverpool

Liverpooli ka qenë i zënë në afatin kalimtar. Nëse arrijnë të marrin Alexander Isak dhe një qendërmbrojtës tjetër, duhet të jenë favoritë të fortë për të fituar dy herë radhazi.

Ryan Smart – Liverpool

Skuadra e Arne Slot ishte kampione dominuese sezonin e kaluar dhe, ndërsa duhet të ketë më shumë konkurrencë këtë herë, ata kanë bërë biznes të shkëlqyer në afatin e transferimeve.

Ben McCrum – Liverpool

Arne Slot i ka shtuar lojtarë të klasit botëror një skuadre që fitoi Ligën Premier sezonin e kaluar. Mendoj se do të jetë një garë më e ngushtë se sezoni i kaluar, por unë do të mbështes kampionët për ta bërë fitoren e dytë radhazi.

Luke Davies – Liverpool

Është e vështirë të parashikosh se Liverpooli do të sigurojë dy tituj radhazi në Ligën Premier, por pas humbjes në Community Shield kundër Crystal Palace, ka sigurisht arsye për optimizëm për mbështetësit e Arsenalit. Mendoj se skuadra e Arne Slot do ta mposhtë, por pothuajse me siguri do të jetë më afër fitores sesa sezonin e kaluar.

Dan Marland – Man City

City mbeti pa trofe vetëm për herë të dytë nën drejtimin e Pep Guardiolës sezonin e kaluar (nuk e llogaris Community Shield). Me një skuadër të rifreskuar dhe fokus të ripërtërirë nga Phil Foden në sulm, ata do të jenë të dëshpëruar për t’u rikthyer në krye.

Marcus Banks – Arsenal

Liverpooli do të jetë favorit, por pas një vere plot trazira, do të duhet kohë që skuadra të formohet, gjë që mund t’i japë Arsenalit shansin më të mirë në vitet e fundit me një skuadër të stabilizuar dhe një sulmues prej 80 milionë funtesh që e kanë kërkuar me shumë dëshirë.

Liverpooli është kampioni në fuqi i Premier Ligës (Imazhi: Getty)

Pjesa tjetër e pesë të parëve

Rory O’Callaghan – Liverpool, Man City, Chelsea, Spurs

Pres që katër ekipet më të mira të sezonit të kaluar të përfundojnë përsëri në katër të parat, megjithëse renditja mund të jetë e ndryshme këtë herë. Vendi i pestë duket i hapur dhe mendoj se Thomas Frank mund të bëjë përshtypje në sezonin e tij debutues te Tottenham.

Tom Marshall-Bailey – Arsenal, Man City, Chelsea dhe Spurs

Po, Arsenali përfundon përsëri në vendin e dytë. Por pres që ata të fitojnë një trofe të një lloji këtë sezon për ta kompensuar atë. Nëse Arsenali nuk nënshkruan me një lojtar që bën diferencën në të tretën e fundit në javët e fundit të merkatos, nuk mund ta shoh përtej Liverpoolit për titull. Dobësitë mbrojtëse do ta mundin Cityn, nuk jam aq i bindur nga Chelsea sa duket se janë shumë të tjerë dhe arritjet e tyre në Kupën e Botës për Klube do të kenë pasojat e tyre përfundimisht. Vërtet pata vështirësi me vendin e pestë. Mendoj se katër të parët do të jenë shumë larg, por pres që Newcastle, Villa dhe Forest të bien këtë sezon. Mund ta shoh Thomas Frank duke i çuar Spurs drejt një vendi të papritur në Ligën e Kampionëve. Një vend që ata me të vërtetë e meritojnë këtë herë.

Pep Guardiola do të jetë i dëshpëruar për të rifituar titullin (Imazhi: Getty)

Josh Lawless – Liverpool, Chelsea, Arsenal, Aston Villa

City dhe Liverpool do të luftojnë për titullin, me Chelsean që mbështetet në suksesin e tyre të fundit për të përfunduar në vendin e tretë përpara Arsenalit pavarësisht shumë përforcimeve të reja.

Marcus Chan – Arsenal, Man City, Chelsea, Man United

Arsenali, Manchester City dhe Chelsea do të jenë me siguri pjesë. Mendoj se United do të përfundojë në vendin e pestë, pasi nuk do të kenë shpërqendrimin e futbollit evropian këtë sezon.

Ryan Smart – Man City, Arsenal, Chelsea, Newcastle

Man City duhet të rikuperohet pasi kaloi sezonin e tyre ndoshta më të keq nën drejtimin e Pep Guardiolës sezonin e kaluar. Arsenali ka nënshkruar me Viktor Gyokeres dhe duhet të ketë shumë më tepër kërcënime për gol – dobësia e tyre më e madhe sezonin e kaluar. Chelsea do të ndërtojë mbi suksesin e tyre në Kupën e Botës për Klube. Newcastle mund ta humbasë Alexander Isak, por duhet të jetë mirë nën drejtimin e Eddie Howe dhe me nënshkrimet e reja që do të vijnë.

Ben McCrum – Man City, Arsenal, Chelsea, Aston Villa

City ka rekrutuar lojtarë shumë mirë dhe mund të luftojë për titullin me rikthimin e Rodrit. Mendoj se Arsenali mund të vuajë nga zhgënjimi i mosfitimit të një trofeu, veçanërisht nëse humbet disa nga ndeshjet e vështira në fillim. Chelsea është afër tre të tjerëve, por jo ende plotësisht – ndërsa Villa është më e mira nga të tjerët.

Luke Davies – Arsenal, Chelsea, Man City, Spurs

Momenti është kaq i rëndësishëm në futboll, dhe kjo është arsyeja pse Chelsea, e sapoardhur nga triumfi në Kupën e Botës për Klube, mund të përfundojë mbi një skuadër të ripërtërirë të Manchester Cityt. E njëjta gjë vlen edhe për Spurs pas fitores së tyre në Europa League. Tani që kjo situatë e shterpë trofesh është plotësisht pas tyre, ata mund të surprizojnë disa këtë sezon nën udhëheqjen e zgjuar të Thomas Frank.

Dan Marland – Liverpool, Arsenal, Chelsea, Newcastle

Liverpooli i tejkaloi pritjet, duke fituar Ligën Premier në vitin e parë të Arne Slot në Merseyside. Slot tani do të duhet të largohet përsëri pas një vere të madhe ndryshimesh në Anfield, dhe mendoj se do të ketë probleme në fazën përgatitore. Arsenali, Chelsea dhe Newcastle do të plotësojnë pesëshen e parë. Pavarësisht se mund ta humbasin Alexander Isak te Liverpooli, Newcastle do të jetë ende në gjendje të detyrojë ekipet në St. James’ Park falë treshes së tyre të mesfushës Sandro Tonali, Joelinton dhe Bruno Guimaraes, e cila është ndër më të mirat në botë.

Marcus Banks – Liverpool, Man City, Chelsea, Brighton

Mendoni për zgjedhjet e mbetura të katër skuadrave më të mira pas sezonit të kaluar. Forest do të bjerë dhe Newcastle mund të ketë vështirësi nëse humbasin Alexander Isak.

Leeds po kërkon të kapërcejë rënien (Imazhi: Getty)

EKIPET QË DO TË BIEN NGA LIGA

Rory O’Callaghan – Burnley, Sunderland, Wolves

Burnley dukej i destinuar të binte menjëherë poshtë, ndërsa numri i madh i fytyrave të reja te Sunderland mund të funksiononte kundër tyre. Për mua, është një garë midis Leeds, Brentford dhe Wolves për vendin e fundit të rënies nga kategoria dhe mendoj se kjo e fundit mund të ketë vështirësi pasi humbi disa lojtarë kyç këtë verë.

Tom Marshall-Bailey – Brentford, Sunderland, Burnley

Brentford duket si zgjedhja më në modë për rënie nga kategoria për momentin, por e kam të vështirë të shoh se si do ta shmangin rënien pasi kanë humbur kaq shumë cilësi dhe përvojë. Është një pagëzim zjarri për Keith Andrews dhe nuk e shoh atë të jetë në gjendje t’i largojë nga telashet. Burnley është i dënuar që para se të godasë topin dhe ndërsa shumë e kanë lavdëruar Sunderlandin për afatin e transferimeve, nuk jam i bindur se kanë mjaftueshëm talent të provuar në Premier League pas asaj që ishte një ngjitje e parakohshme në ligën e parë.

Josh Lawless – Burnley, Leeds dhe Wolves

Dy nga tre skuadrat e ngjitura në kategorinë e parë do të rrëzohen, ndërsa Wolves nuk do të ketë mjaftueshëm për veten e tyre pas shitjes së Matheus Cunha, Rayan Ait-Nouri, Nelson Semedo dhe të tjerëve.

Marcus Chan – Leeds, Brentford, Burnley

Brentfordi është në telashe të mëdha pasi humbi disa figura kyçe. Leeds dhe Burnley, nuk mendoj se janë mjaftueshëm të mirë. Sunderlandi thjesht do të mbijetojë.

Ryan Smart – West Ham, Sunderland, Burnley

Sunderland është forcuar ndjeshëm – duhej – por mund ta humbasin për pak. Burnley pati vështirësi para portës në Championship sezonin e kaluar dhe rekordi i tyre i jashtëzakonshëm mbrojtës nuk ka gjasa të përsëritet në ligën e parë. Biznesi i West Ham nuk ka qenë pikërisht frymëzues deri më tani dhe ky mund të jetë viti kur ata bien poshtë.

Ben McCrum – Wolves, Sunderland dhe Burnley

Pavarësisht shpenzimeve të tyre, Sunderland nuk do të jetë në gjendje të qëndrojë në divizionin e parë, me Burnley-n e sapongjitur në kategori që përfundon në vendin e fundit. Wolves gjithashtu do të bien pas humbjes së Cunha-s, i cili ishte i përfshirë në gati 50 përqind të golave të tyre sezonin e kaluar.

Luke Davies – Sunderland, Leeds, Burnley

Është shumë e qartë, por pavarësisht disa përforcimeve të zgjuara, Sunderland thjesht nuk ka cilësinë për të garuar në Premier League, ndërsa ekipet e tjera të ngjitura në kategorinë e parë, Leeds United dhe Burnley, mund të kenë gjithashtu vështirësi për të garuar.

Dan Marland – Burnley, Leeds, Sunderland

Pa i komplikuar gjërat shumë. Hendeku midis Premier League dhe Championship është aq i madh tani, sa do të jetë një vit tjetër ku ekipet e sapongjitura në kategori do të rikthehen menjëherë në divizionin e dytë.

Marcus Banks – Leeds, Brentford dhe Burnley

Duke mbështetur Sunderlandin për të kapërcyer rënien pas biznesit të tyre të verës. Skuadra e Brentfordit është shkatërruar në merkaton e verës dhe zëvendësimi i Thomas Frank me trajnerin e tyre të goditjeve të caktuara është një veprim i rrezikshëm.

LOJTARI I SEZONIT

Rory O’Callaghan – Bukayo Saka

Arsenalit i mungoi shumë Saka për pjesën më të madhe të sezonit të kaluar dhe ai mund të bëjë diferencën në garën për titull këtë sezon. Një lojtar vërtet i klasit botëror, ai gjithashtu ka fuqinë yjore të nevojshme për të fituar çmime të larta individuale. Pyetja e vetme është nëse ai mund të qëndrojë në formë.

Tom Marshall-Bailey – Cole Palmer

Nuk mendoj se Chelsea do ta fitojë titullin, por mund ta shoh atë duke pasur një sezon të shkëlqyer individual, pasi mendoj se do t’i kërkohet të shënojë shumicën dërrmuese të golave të tyre. Pres që ai të shënojë shifra të mëdha si në gola ashtu edhe në asiste.

Cole Palmer po përflitet nga shumë për të fituar çmimin Lojtari i Sezonit (Imazhi: Getty)

Josh Lawless – Cole Palmer

Pasi e çoi Chelsean në Kupën e Botës për Klube me një paraqitje mahnitëse në finale, Cole Palmer do të vazhdojë ngjitjen e tij me një tjetër sezon të shkëlqyer në Stamford Bridge.

Marcus Chan – Mo Salah

Nuk kam shumë për të thënë, Salah është lojtari më i mirë në Ligën Premier dhe të gjithë e dinë këtë.

Ryan Smart – Mo Salah

Vetëm Cristiano Ronaldo e ka fituar çmimin POTY në dy sezone radhazi, por nëse Liverpooli e fiton ligën, Salah me siguri do të ketë luajtur një rol kyç përsëri.

Ben McCrum – Cole Palmer

Mendoj se Chelsea mund të ketë një sezon vërtet të mirë, veçanërisht me nënshkrimet e tyre të reja dhe me Kupën e Botës verën e ardhshme, Cole Palmer do të jetë në ballë të të gjithë suksesit të Chelseat.

Luke Davies – Florian Wirtz

Florian Wirtz ka të ngjarë të pushtojë Ligën Premier pas transferimit të tij te Liverpool, një rekord i jashtëzakonshëm për klubin. Nëse nuk e keni parë ende se çfarë është në gjendje të bëjë gjermani, me siguri do ta shihni këtë sezon – dhe kështu do të bëjë edhe pjesa tjetër e ligës.

Dan Marland – Cole Palmer

Performancat e Palmer në Kupën e Botës për Klube tregojnë se ai është gati ta ngrejë nivelin tjetër në këtë sezon. Pasi mori disa kritika për formën e tij në fund të sezonit 24/25, 23-vjeçari do t’i heshtë kritikët e tij dhe do të dallohet përpara një përfshirjeje të sigurt në skuadrën e Anglisë të Thomas Tuchel për Kupën e Botës 2026.

Marcus Banks – Florian Wirtz

Transferimi rekord i Liverpoolit ka treguar shenja të asaj që është i aftë të bëjë në parasezon dhe ai do të përmirësohet vetëm ndërsa përshtatet me jetën në Angli. Duke shtuar këtu edhe nënshkrimin e mundshëm të Isakut, Wirtz mund të jetë një rrezik i vërtetë për mbrojtjet e Premier Ligës.

TRANSFERIMI MË I QËLLUAR

Rory O’Callaghan – Florian Wirtz

Wirtz vjen me një çmim të madh, mbi 116 milionë funte duke përfshirë të gjitha bonuset, por nuk kam dyshim se lojtari i kombëtares gjermane do ta pushtojë Ligën Premier me shpejtësi.

Tom Marshall-Bailey – Tijjani Reijnders

City ka gjetur mesfushorin perfekt për të plotësuar Rodrin, Reijnders. Dëmtimi i gjurit i Rodrit do të thotë se është e pasigurt se si do të përshtatet ai kur të riintegrohet dhe atletizmi dhe lëvizshmëria e Reijnders do të thotë se ai mund të marrë përsipër një pjesë të kësaj përgjegjësie. Ai gjithashtu ka një sy për gol.

Tijjani Reijnders duket një transferim i shkëlqyer për Man Cityn (Imazhi: Getty)

Josh Lawless – Tijjani Reijnders

Reijnders do të provojë të jetë mesfushori i plotë që City ka pasur nevojë prej disa vitesh. Ai do të jetë zëvendësuesi perfekt për Rodrin dhe do të kontribuojë jashtëzakonisht shumë në të dyja anët e fushës.

Marcus Chan – Florian Wirtz

Duke qenë se kam lënë mbresa gjatë ndeshjeve parasezonale, e mbështes gjermanin e ri që ta shkëlqejë Premier Ligën.

Ryan Smart – Jack Grealish

Transferimi te Evertoni është një transferim që i nevojitej shumë Jack Grealish. Mundësia për t’u rikthyer në formën e tij më të mirë nën drejtimin e një trajneri që do t’i besojë atij të jetë pika qendrore, në një vit të Kupës së Botës, duke luajtur për një klub që më në fund është sërish në ngritje. Çfarë mundësie.

Ben McCrum – Florian Wirtz

Liverpoolit i duhej një mesfushor i ri këtë verë dhe ata kanë blerë një nga më të mirët në botë. Wirtz mund të zëvendësojë kreativitetin e Alexander-Arnold dhe do ta drejtojë Liverpoolin nga mesfusha me shumë gola dhe asiste.

Luke Davies – Jack Grealish

Huazimi i Jack Grealish te Evertoni për një sezon të tërë mund t’i japë jetë të re karrierës së tij të dobët dhe sulmit të “Bluve”. David Moyes do ta lejojë atë të lulëzojë dhe të bëjë atë që di më mirë në një rol të lirë, ndërsa “Toffees” nisin sezonin e tyre të parë në stadiumin modern “Hill Dickinson”.

Dan Marland – Tijjani Reijnders

Reijnders është zëvendësuesi i Ilkay Gundogan që Cityt i është dashur prej tre vitesh. Një lojtar me përvojë në fushën e lojës, i cili shënoi 10 gola nga mesfusha për Milanin sezonin e kaluar (i tejkaluar vetëm nga Scott McTominay te Napoli), pjesa tjetër e ligës do të pyesë pse nuk e kishin në plan ta transferonin.

Marcus Banks – Tijjani Reijnders

City kishte nevojë për pak energji të nevojshme në mesfushë dhe Reijnders është pikërisht ajo që u duhet. Me rikthimin e Rodrit në formë, Reijnders ka të gjitha atributet për t’u bërë një nga mesfushorët më të mirë në ligë dhe do të jetë një ofertë e mirë.

DËSHTIMI MË I MADH

Rory O’Callaghan – Newcastle

Ka qenë një verë zhgënjyese deri më tani për lojtarët e Eddie Howe dhe gjërat mund të përkeqësohen edhe më shumë nëse Alexander Isak detyron të largohet ose vazhdon të refuzojë të luajë përpara afatit kalimtar të janarit. Ndërsa agjencitë e basteve e kanë Newcastle në garë për vendet në Ligën e Kampionëve, mund t’i shoh ata të humbasin një nga gjashtë të parët nëse Isak nuk rikthehet në formacion – dhe shpejt.

Tom Marshall-Bailey – Granit Xhaka

Nuk e shoh këtë të funksionojë tamam siç bëjnë të tjerët. Ai pritet të jetë kreu me përvojë i Ligës Premier midis një grupi lojtarësh nga liga të tjera, por është dy vjet më i vjetër se periudha e tij e fundit këtu dhe kemi parë që kalimi nga Bundesliga në Ligën Premier nuk është më i lehtë. Mund ta shoh këtë të përfundojë si një qëndrim njëvjeçar në Stadium of Light.

Josh Lawless – Benjamin Sesko

Manchester United ka transferuar Benjamin Sesko për atë që mund të përfundojë në një blerje prej 74 milionë funtesh, por slloveni do të duhet pak kohë për t’u përshtatur. Ai nuk do të jetë shumë më i mirë se Rasmus Hojlund dhe parashikoj se do të shënojë maksimumi 10 gola në Ligën Premier.

Marcus Chan – Noni Madueke

Një nënshkrim që nuk mund ta kuptoj mirë, nuk mendoj se është mjaftueshëm i mirë për të lënë një ndikim të fortë te Arsenali.

Ryan Smart – Burnley

Është e vështirë të kuptohet se nga vijnë golat me Burnleyn, ndërkohë që ata kanë humbur golashënuesin më të mirë dhe kapitenin Josh Brownhill, si dhe mbrojtësin CJ Egan-Riley. Forca e tyre kryesore sezonin e kaluar ishte në mbrojtje, por Mo Salah dhe shokët e tij janë pak më lart se vijat e sulmit të Championship.

Ben McCrum – sulmi i ri i Manchester United

Edhe pse mendoj se Bryan Mbeumo mund të përfundojë si një transferim i mirë, nuk jam i bindur se as Benjamin Sesko dhe as Matheus Cunha janë mjaftueshëm të mirë për atë që i duhet United. Edhe pse mendoj se do ta përfundojnë shumë më mirë këtë sezon, mendoj se mund të kenë vështirësi në shënimin e gola.

Luke Davies – Mohammed Kudus

Transferimi i Kudus te Spurs i ngazëlloi tifozët e klubit, por a ka bërë ai mjaftueshëm në mënyrë të vazhdueshme në dy sezonet e tij të mëparshme në Ligën Premier me West Ham për të justifikuar hapin përpara për të luajtur për një klub të Ligës së Kampionëve? Nuk ka dyshim për talentin e tij, por a ishte ai gati për këtë transferim? Do ta zbulojmë.

Dan Marland – Mathys Tel

Nuk jam i sigurt se çfarë bëri Tel gjatë huazimit të tij te Bayern Munich për të bindur Tottenham Hotspur se ia vlente ta blinin për 30 milionë £. Në një sulm të Spurs, i cili ende mund të përforcohet para përfundimit të afatit kalimtar të transferimeve, ai do të zhduket shpejt.

Marcus Banks – Benjamin Sesko

Sesko ndiqet nga një presion i madh pasi Rasmus Hojlund dështoi të mashtronte. Është një tjetër lëvizje me rrezik të lartë nga United, të cilët duhet të kishin zgjedhur një tjetër sulmues të provuar në Ligën Premier për të komplimentuar Cunhan dhe Mbeumo.

Ruben Amorim është nën presion të madh te Manchester United (Imazhi: Getty)

PARASHIKIM I GUXIMSHËM

Rory O’Callaghan – Nuno do të shkarkohet në vitin 2025

Nottingham Forest pati një sezon të shkëlqyer 2024/25 nën drejtimin e Nuno Espirito Santo, por do të jetë e vështirë për të ta barazojë këtë sezon. Fushata e parë evropiane e Forest pas 29 vitesh do të jetë argëtuese për tifozët, por mund të jetë një shpërqendrim nga Premier League. Dhe me një pronar aq të paparashikueshëm sa Evangelos Marinakis, Forest mund të ndahet nga Nunon pas një serie të dobët rezultatesh.

Tom Marshall-Bailey – Arsenali do të fitojë diçka

Kam mashtruar pak këtu, por duke pasur parasysh zhurmën rreth mungesës së trofeve, pres që thatësira e trofeve për “Topçinjtë” të marrë fund më në fund këtë sezon. Në rregull, ndoshta nuk është aq e guximshme në skemën e përgjithshme të gjërave, por ka kaluar shumë kohë për një klub të asaj madhësie.

Josh Lawless – Brentford do të përfundojë në 10 vendet e para

Pavarësisht humbjes së Thomas Frank dhe lojtarëve kyç si Bryan Mbeumo dhe Christian Norgaard, Brentford do të vazhdojë të ecë përpara dhe do të konsolidohet si një skuadër e Premier League nën drejtimin e Keith Andrews.

Marcus Chan – Unai Emery do të shkarkohet

Do të vijë një përmbysje për Emeryn dhe Aston Villan këtë sezon.

Ryan Smart – Everton do të kualifikohet për në Evropë

Evertoni ishte i 11-ti në tabelën e formës nën drejtimin e David Moyes sezonin e kaluar dhe vetëm katër pikë larg një vendi në Evropë. Parashikoj që nënshkrimi i Grealish do t’i transformojë Toffees dhe, megjithëse ata kanë nevojë për më shumë fuqi sulmuese dhe ndoshta një sulmues tjetër anësor, ata mund të sfidojnë këtë sezon. Gjithashtu, një thirrje për Keith Andrews dhe Brentford, të cilët mendoj se do të habisin shumë.

Ben McCrum – Të paktën dy trajnerë të “Gjashtëshes së Madhe” do të shkarkohen

Forma e dobët mund të çojë në shkarkimin e Amorimit ose Frankut. Arteta me siguri do të largohet nëse Arsenali nuk fiton Premier League ose Ligën e Kampionëve, ndërsa Guardiola mund të vendosë të largohet në fund të sezonit.

Luke Davies – Everton do të përpiqet të arrijë në Evropë

Ardhjet e Grealish dhe Kiernan Dewsbury-Hall rrisin cilësinë e përgjithshme të skuadrës së Evertonit, e cila tashmë kishte një bazë të fortë mbrojtëse. Disa lojtarë që nuk performonin mirë janë larguar, ndërsa Moyes ka shtuar në skuadrën e tij lojtarë cilësorë si Adam Aznou dhe Thierno Barry. E guximshme? Po. Por klubi i Merseyside mund të përpiqet të sigurojë një vend në Ligën e Konferencës nëse gjërat shkojnë mirë këtë sezon. Kujdesuni për këtë.

Dan Marland – Evangelos Marinakis do të përfundojë në stolin e Forest

Evangelos Marinakis përfundon në stolin e Nottingham Forest në një rol të ri ‘konsulent i trajnerit’. Do të ishte vërtet, vërtet qesharake, apo jo? Jamie Carragher dhe Gary Neville po humbasin mendjen në studion e Sky Sports ndërsa Marinakis ulet në stadiumin City Ground përpara fillimit të ndeshjes në orën 14:00.

Marcus Banks – Ruben Amorim do të shkarkohet deri në Krishtlindje

United ka shtuar disa lojtarë shumë të nevojshëm, por nuk besoj se kanë skuadrën e duhur për sistemin e Amorimit dhe nëse forma e tij 3-4-3 do të funksionojë në Ligën Premier. Glasner e bën të funksionojë te Palace, por lojtarët e tij e kanë besuar plotësisht filozofinë e tij. Forma e United sezonin e kaluar ishte vetëm arsye për shkarkim dhe nuk pres që të përmirësohet shumë. /Telegrafi/

The post Parashikime për sezonin e ri në Ligën Premier: Cili trajner pritet të shkarkohet i pari, Arsenali sërish dështon për titull dhe lojtari më i mirë i ri i Man Cityt appeared first on Telegrafi.

Tifozët e Maccabi Haifas shfaqën transparentin skandaloz – pritet ‘dora e hekurt’ e UEFA-s

Maccabi Haifa është kritikuar ashpër nga zyrtarët polakë, pasi tifozët e tyre shfaqën një banderolë ofenduese gjatë ndeshjes së Ligës së Konferencës kundër Rakow Czestochowa.

Skuadra izraelite u përball me Rakow në ndeshjen kualifikuese të raundit të tretë të enjten. Pas humbjes 1-0 në takimin e parë, ekipi polak arriti të përmbyste rezultatin duke fituar 2-0 në ndeshjen e kthimit, e zhvilluar në Debrecen të Hungarisë për arsye sigurie, duke siguruar kështu kualifikimin në raundin tjetër me rezultatin e përgjithshëm 2-1.

Megjithatë, atmosfera sportive u njollos nga një incident i rëndë. Gjatë ndeshjes, tifozët e Maccabi Haifa ngritën një banderolë ku shkruhej: “Vrasës që nga viti 1939”, e cila shkaktoi reagime të ashpra në Poloni. Presidenti polak e cilësoi këtë gjest si një fyerje ndaj kujtimit të miliona viktimave të Luftës së Dytë Botërore, përfshirë 3 milionë hebrenj polakë.

Karol Nawrocki e përshkroi pankartën si “skandaloze” në një reagim të fortë në rrjetin X, duke thënë: “Baneri skandaloz i shfaqur nga tifozët e Maccabi Haifa fyen kujtimin e qytetarëve polakë – viktima të Luftës së Dytë Botërore, përfshirë 3 milionë hebrenj. Budallallëk që asnjë fjalë nuk mund ta justifikojë”.

Ministri i Brendshëm i Polonisë, Marcin Kierwinski, gjithashtu dënoi ashpër veprimin, duke e quajtur “anti-polonizëm” dhe “shtrembërim skandaloz të historisë polake nga huliganët izraelitë”, ndërsa Ambasada e Izraelit në Varshavë deklaroi se nuk ka vend për sjellje të tilla as në stadium, askund tjetër.

Edhe pse Maccabi Haifa është eliminuar nga Liga e Konferencës, klubi rrezikon ndëshkime nga UEFA, bazuar në precedentët e mëparshëm. Më herët, Barcelona dhe Rangers janë gjobitur dhe pezulluar për shfaqjen e pankartave ofenduese.

Barcelona u ndëshkua me 10,000 euro dhe iu ndalua shitja e biletave për një ndeshje jashtë fushe, ndërsa Rangers u gjobit me 30,000 euro për banderola diskriminuese ndaj Fenerbahçes.

UEFA pritet të marrë një vendim për rastin e Maccabi Haifa në ditët në vijim. /Telegrafi/

The post Tifozët e Maccabi Haifas shfaqën transparentin skandaloz – pritet ‘dora e hekurt’ e UEFA-s appeared first on Telegrafi.

Luis Enrique i shpëton ndëshkimit për goditjen me shuplakë të Joao Pedros

Luis Enrique pritet t’i shpëtojë çdo ndëshkimi për goditjen e hapur ndaj sulmuesit të Chelseat, Joao Pedro, pas finales së Kupës së Botës për Klube në SHBA, në korrik.

Trajneri i PSG-së goditi Pedron në fytyrë gjatë një përplasjeje në fund të ndeshjes, pasi Chelsea kishte fituar me rezultat 3-0.

Megjithatë, FIFA nuk ka nisur asnjë procedurë disiplinore ndaj tij.

Enrique ishte i pranishëm në stol për fitoren e PSG-së në Superkupën e UEFA-s kundër Tottenhamit, e cila përfundoi 2-2 në kohën e rregullt dhe 4-3 pas penalltive.

FIFA nuk ka komentuar mbi ndëshkimin e mundshëm, ndërsa fakti që ai u lejua të drejtonte skuadrën në finalen e Superkupës e bën edhe më pak të mundshme vendosjen e një sanksioni në të ardhmen.

Trajneri spanjoll tani është përqendruar në fillimin e një sezoni të ri në Ligue 1, pas suksesit historik të sezonit të kaluar, kur udhëhoqi PSG-në drejt fitimit të tripletës. /Telegrafi/

The post Luis Enrique i shpëton ndëshkimit për goditjen me shuplakë të Joao Pedros appeared first on Telegrafi.

Casemiro parashikon se kush do ta fitojë Ligën Premier në szonin 2025/26

Mesfushori i Manchester United, Casemiro, ka shprehur besim të plotë se skuadra e tij do të fitojë titullin e Ligës Premier gjatë sezonit 2025-26.

Në një intervistë të dhënë për British GQ, vetëm disa orë para ndeshjes hapëse të sezonit kundër Leeds United më 15 gusht, braziliani deklaroi me bindje: “Manchester United”.

Kjo deklaratë vjen në një moment premtues për “Djajtë e Kuq”, pas një para-sezoni të suksesshëm ku skuadra fitoi Premier League Summer Series dhe Snapdragon Cup.

Megjithatë, optimizmi i Casemiros përballet me sfida, duke pasur parasysh se United nuk ka asnjë lojtar në skuadër me titull të Ligës Premier që nga sezoni 1992-93, pas pensionimit të Jonny Evans.

Për më tepër, sipas të dhënave historike të Opta, probabiliteti i United për të fituar titullin ka qenë nën 10 për qind në vitet e fundit, duke e bërë parashikimin e tij më shumë një motivim sesa një bazë statistikore.

Casemiro, i cili u transferua nga Real Madrid për 70 milionë euro në vitin 2022, ka qenë një figurë kyçe për United, duke kontribuar në fitimin e EFL Cup në sezonin e tij të parë.

Megjithatë, performanca e tij ka qenë e diskutueshme kohët e fundit, me dy kartonë të kuq në sezonin 2022-23 dhe raportime për mundësinë e largimit gjatë verës.

Rritja e tij fizike e shfaqur në ndeshje të fundit dhe entuziazmi i tij i ri nën drejtimin e trajnerit Ruben Amorim mund të jenë shenja të një rikthimi të mundshëm.

A do të jetë ky një fillim i vërtetë i një epoke të re, apo thjesht një shpresë e hershme? Koha do ta tregojë. /Telegrafi/

The post Casemiro parashikon se kush do ta fitojë Ligën Premier në szonin 2025/26 appeared first on Telegrafi.

Ballkani eliminohet nga Liga e Konferencës me humbje të thellë nga Shamrock Rovers

Ballkani është eliminuar nga faza kualifikuese për në Ligën e Konferencës, pasi u mposht thellë nga Shamrock Rovers, 4-0.

Ndeshjen e parë, skuadra nga Suhareka e fitoi 1-0, por që në takimin e dytë në udhëtim u shpartallua.

Këtë përballje më mirë e filluan vendasit, që rrezikuan qysh në minutën e dytë, por Golubovic bëri një pritje të sigurt.

Por, në minutën e 16-të, Ismajlgeci lëshoi një goditje të fortë, duke goditur shtyllën.

Edhe Smajli provoi fatin e tij, por që McGinty i Shamrock bëri një pritje të mahnitshme.

Mbrojta e Ballkanit nuk ia doli të mbahej në minutat e fundit të pjesës së parë, pasi Rory Gaffney realizoi për 1-0 në minutën e 45+1-të.

Gaffney (48’) sërish ndëshkoi Ballkanin, duke e çuar rezultatin në 2-0.

Për 3-0 ia doli të realizonte Honohan në minutën e 55-të, duke ia vështirësuar punët edhe më shumë skuadrës kosovare.

Burke shënoi golin e katërt për Shamrock Rovers, duke e konfirmuar eliminimin e Ballkanit nga Liga e Konferencës.

Ballkani tani do të fokusohet në startin e sezonin 2025/26 në Superligën e Kosovës që nis në këtë fundjavë. /Telegrafi/

The post Ballkani eliminohet nga Liga e Konferencës me humbje të thellë nga Shamrock Rovers appeared first on Telegrafi.

Alejandro Garnacho ka marrëveshje me Chelsean

Sipas gazetarit Ben Jacobs, Chelsea ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Alejandro Garnachon, në kuadër të një transferimi të mundshëm drejt “Stamford Bridge”.

Duke shkruar për GiveMeSport, Jacobs raporton se bisedimet mes dy klubeve, Chelsea dhe Manchester United, janë gjithashtu në fazë të avancuar.

Manchester United kërkon rreth 58.9 milionë euro për kartonin e anësorit argjentinas, ndërsa Chelsea e vlerëson marrëveshjen e mundshme me një shifër më të ulët, nën 47.1 milionë euro.

Garnacho nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ruben Amorim për sezonin 2025/26, pas një forme jo të mirë në pjesën e fundit të sezonit të kaluar.

Nëse palët arrijnë marrëveshje për shifrën e transferimit, pritet që 20-vjeçari të zyrtarizohet si përforcimi i radhës i “Blues” para mbylljes së afatit kalimtar të verës. /Telegrafi/

The post Alejandro Garnacho ka marrëveshje me Chelsean appeared first on Telegrafi.

Jo të gjithë te Bayern Munich janë të impresionuar nga Luis Diaz

Transferimi prej 70 milionë eurosh i Luis Diaz nga Liverpool te Bayern Munich ishte një nga lëvizjet më të bujshme të Bundesligës këtë verë, duke e bërë atë blerjen e tretë më të shtrenjtë në historinë e klubit.

Sulmuesi kolumbian vjen pas një sezoni me 50 paraqitje, ku ndihmoi Liverpoolin të fitonte titullin në Ligën Premier.

Megjithatë, vendimi i tij për t’u larguar nga Anfield kishte nisur të formohej që sezonin e kaluar.

Liverpooli tentoi dy herë t’i rinovonte kontratën, por diferenca mes ofertave të klubit dhe kërkesave të lojtarit rezultoi e pakalueshme, duke i hapur rrugën Bayernit për të ndërhyrë.

Në Mynih, megjithatë, ekziston një bindje se Diaz nuk ishte objektivi i parë për krahun e majtë.

Raportimet sugjerojnë se emra të tjerë u ndoqën para se të arrihej marrëveshja, gjë që ka nxitur debat mes tifozëve nëse ky transferim u bë më shumë nga mundësia sesa nga një plan afatgjatë.

Diaz debutoi me fanellën e Bayernit në një fitore 2–1 kundër Lyonit në ndeshjet parasezonale, ku fitoi penalltinë për golin e parë të shënuar nga Michael Olise, por nuk arriti të shënonte vetë.

Pas ndeshjes, ai pranoi se ende po përshtatet, duke theksuar se ndihet i lumtur në Mynih, por i duhet më shumë kohë për t’u integruar plotësisht dhe për të krijuar kimi me shokët e skuadrës.

Për momentin, ardhja e Diaz premton cilësi dhe thellësi në repartin ofensiv, por pyetja mbetet: a do të dëshmojë ai se është një element i pazëvendësueshëm, apo thjesht një zgjidhje e profilit të lartë për një problem që Bayern nuk kishte planifikuar ta zgjidhte fillimisht? /Telegrafi/

The post Jo të gjithë te Bayern Munich janë të impresionuar nga Luis Diaz appeared first on Telegrafi.

John Terry heq dorë nga ëndrra për t’u bërë trajner: Jam i befasuar kush e mori punën para meje

Legjenda e Chelseat, John Terry, ka deklaruar se ka hequr dorë nga përpjekjet për t’u bërë trajner kryesor, pas disa refuzimeve që ka marrë gjatë aplikimeve për role menaxheriale.

Ish-qendërmbrojtësi ka punuar më parë si trajner ndihmës nën drejtimin e Dean Smith te Aston Villa dhe Leicester, pasi i dha fund karrierës si lojtar në vitin 2018.

Shumë bashkëkohës të Terryt — si Xabi Alonso, Cesc Fabregas, Steven Gerrard, Frank Lampard dhe Mikel Arteta — kanë arritur tashmë të sigurojnë punë si trajnerë, gjë që, sipas tij, ka qenë surprizuese.

Terry u shpreh për The Sun: “Kam mbaruar me idenë për t’u bërë trajner. Po e shijoj jetën time, punoj me kohë të pjesshme në akademinë e Chelseat, punoj me fëmijët dhe u përcjell përvojën time. Kam kohë për veten, luaj golf, kaloj kohë me familjen — është një ekuilibër i përkryer”.

Ish-kapiteni i Chelseat kujtoi përvojën pozitive si ndihmës trajner te Aston Villa, kur skuadra u ngjit në Ligën Premier, duke menduar se kjo, së bashku me karrierën e tij si lojtar dhe kapiten i Anglisë, do t’i mjaftonin për të marrë një post drejtues.

“Nuk po kërkoja domosdoshmërisht punë në Ligën Premier apo Championship, por edhe në League One. Megjithatë, gjatë intervistave gjithmonë dëgjoja të njëjtën gjë: ‘Nuk ke përvojë’. Kur shoh disa njerëz që po menaxhojnë sot, jam i habitur”.

Terry pranoi se ndihet i frustruar, por njëkohësisht është pajtuar me faktin që nuk do të marrë drejtimin e një ekipi.

“Kam shumë atribute për të qenë një trajner i mirë, por kjo nuk ndodhi. Tani jam i fokusuar tek akademia dhe po e shijoj jetën”, shtoi legjenda angleze. /Telegrafi/

The post John Terry heq dorë nga ëndrra për t’u bërë trajner: Jam i befasuar kush e mori punën para meje appeared first on Telegrafi.

Mastantuono dëshpëroi tifozët e Real Madridit kur zgjodhi lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave

Gjatë prezantimit të tij si lojtari më i ri i Real Madridit, 18-vjeçari Franco Mastantuono nuk hezitoi të përgjigjej kur u pyet për futbollistin më të mirë në botë.

Mesfushori argjentinas, i transferuar nga River Plate për 45 milionë euro, u shpreh: “Lojtari më i mirë në botë? Për mua, është Lionel Messi… Unë jam argjentinas”.

Deklarata e bërë në prezantimin e tij theksoi krenarinë kombëtare dhe admirimin e tij për Lionel Messin, pavarësisht se tani është pjesë e një klubi historikisht rival me legjendën e Barcelonës.

Mastantuono, i cili do të mbajë fanellën me numrin 30 dhe ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2031, ndau gjithashtu ambiciet e tij në arenën ndërkombëtare.

“Do të ishte një ëndërr të ftohesha nga Argjentina për Kupën e Botës 2026, por për momentin jam i fokusuar vetëm te Real Madridi. Dua të filloj stërvitjet me skuadrën”, shtoi ai.

Përkushtimi i tij ndaj klubit u reflektua edhe në rrëfimin për takimin e parë me Jude Bellingham: “E takova vetëm disa minuta më parë. Më priti shumë mirë, është një djalë i jashtëzakonshëm”.

Transferimi i Mastantuonos shihet si një investim afatgjatë nga Real Madridi, i cili ka synim të forcojë mesfushën me talente të reja dhe perspektivë të lartë ndërkombëtare. /Telegrafi/

The post Mastantuono dëshpëroi tifozët e Real Madridit kur zgjodhi lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve: PSG 2-2 Tottenham, shkëlqeu Dembele

PSG e ka mposhtur Tottenhamin përmes penalltive (4-3) në Superkupën e UEFA-s, pasi koha e rregullt përfundoi 2-2.

Në kohën e rregullt, golat për parisienët i shënuan Kang-In Lee dhe Goncalo Ramos, ndërsa për Spurs realizuan Micky van de Ven dhe Christiano Romero.

PSG ishte ekip më i mirë në fushë, sidomos në pjesën e dytë, duke marr notën e përgjithshme 6.95, derisa Tottenhami u vlerësua me 6.76.

Lojtari më i mirë i këtij dueli doli të ishte Ousmane Dembele, që asistoi te goli i barazimit, duke u notuar me 9.2.

Në anën tjetër, dështimi i këtij dueli doli të ishte Mathys Tel, që u vlerësua me 4.9.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Lineups provided by Sofascore

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve: PSG 2-2 Tottenham, shkëlqeu Dembele appeared first on Telegrafi.

Nga majat e Evropës në skandal: Goditjet që i kushtuan me përjashtim kampionit të ri

Kampioni evropian i boksit, rumuni 16-vjeçar Renato Nica, është përjashtuar nga sporti pas një incidenti të rëndë të ndodhur të hënën mbrëma, ku ai sulmoi brutalisht kikboksierin Nasim Sava.

Sipas dëshmive, sherri ka nisur për shkak të një vajze. Babai i viktimës, Bodan Sava, ka publikuar pamjet e ngjarjes dhe e ka paraqitur rastin në polici. Nga sulmi, Nasim Sava ka pësuar thyerje të kockave në fytyrë, ndërsa Nica tashmë përballet me akuza penale.

Trajneri i ekipit olimpik të Rumanisë, Relu Auras, ka shpjeguar se Nica kishte dalë jashtë orarit pa dijeninë e stafit dhe ishte përfshirë në një përleshje. “Edhe nëse është kërcënuar, nuk duhej të reagonte në atë mënyrë. Sportistët duhet të dinë të kontrollojnë veten dhe të mos përdorin forcën jashtë ringut,” ka theksuar Auras.

Ai ka shtuar se Nica pretendon se është provokuar dhe kërcënuar me thikë, por kjo nuk justifikon sulmin. “Në karrierën time shumëvjeçare nuk kam parë një rast të tillë”, ka shtuar trajneri.

Nga ana tjetër, babai i Nasim Savas ka treguar se vajza e përfshirë në konflikt ishte e dashura e Nicas dhe kishte pasur kontakte të mëparshme me djalin e tij. “Djali im nuk reagoi edhe pse është kikboksier. Nica e kapi të papërgatitur dhe mund të kishte ndodhur edhe më keq”, ka thënë ai.

Presidenti i Federatës së Boksit të Rumanisë, Vasile Catea, ka qenë i prerë në qëndrimin e tij. “Nga pikëpamja ime, karriera e tij ka përfunduar. Ne nuk rrisim huliganë”, ka deklaruar ai, duke shtuar se vendimi final do të merret nga Komiteti Disiplinor.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin sportiv rumun, duke ngritur pyetje mbi disiplinën dhe përgjegjësinë e sportistëve të rinj jashtë arenave sportive. /Telegrafi/

The post Nga majat e Evropës në skandal: Goditjet që i kushtuan me përjashtim kampionit të ri appeared first on Telegrafi.

❌