Ukraina synon gazin amerikan teksa Rusia ndërron objektivin e sulmeve
Kur Rusia e ka nisur një sulm me 39 dronë në një stacion kompresorësh në perëndim të Ukrainës këtë muaj, Ukraina e ka kuptuar se objektivi i sulmeve ka ndryshuar.
Sulmi ka ndodhur më pak se dy javë pasi Ukraina e ka arritur një marrëveshje për të blerë gaz natyror prej Azerbajxhanit, e para e tillë.
Shënjestra e sulmit ka qenë kritike për importim të naftës prej jugut të Evropës përmes korridorit trans-ballkanik për në Ukrainë.
Ky ka qenë vetëm njëri prej shumë sulmeve ndaj infrastrukturës së gazit natyror në Ukrainë këtë vit, për dallim prej sulmeve të kryera në tre vjetët e fundit në rrjetin e energjisë.
Ukraina në kërkim të gazit
Ky ndryshim e ka detyruar Kievin që të sigurojë importe, përfshirë prej Azerbajxhanit dhe indirekt nga Shtetet e Bashkuara.
Kompania shtetërore Naftogaz, më e madhja për prodhim të gazit në Ukrainë, ka thënë se infrastruktura është goditur mbi 100 herë në nëntë sulme të ndryshme ajrore më 2025.
NĂ« shkurt, kur temperaturat mesatare ditore nĂ« UkrainĂ« janĂ« nĂ« minus, Rusia e ka goditur kĂ«tĂ« sektor ukrainas, duke ia pamundĂ«suar ruajtjen e gjysmĂ«s sĂ« sasisĂ« sĂ« gazit. KĂ«shtu, Kievi Ă«shtĂ« detyruar tâi importojĂ« 0.8 miliard metra kub gaz.
Prandaj Ukraina po pĂ«rpiqet qĂ« tâi mbushĂ« rezervat nĂ«ntokĂ«sore me kapacitet prej 13.2 miliardĂ« metrash kub para sezonit tĂ« ngrohjes. Prej tyre, 4.6 miliardĂ« metra kub duhet tĂ« jenĂ« prej importeve.
Oleksandr Kharchenko, drejtor menaxhues nĂ« QendrĂ«n pĂ«r KĂ«rkime nĂ« IndustrinĂ« e EnergjisĂ«, kompani pĂ«r konsulencĂ« me bazĂ« nĂ« Kiev, i ka thĂ«nĂ« Radios Evropa e LirĂ« se situata me gazin e brendshĂ«m Ă«shtĂ« âe vĂ«shtirĂ«, por nĂ«n kontrollâ.
Sfida mĂ« e madhe nuk ka tĂ« bĂ«jĂ« me sigurimin e gazit tĂ« lĂ«ngshĂ«m, por me financimin e tij. Banka KombĂ«tare e UkrainĂ«s ka vlerĂ«suar nĂ« prill se shtetit do tâi duhet tâi shpenzojĂ« 2.9 miliardĂ« dollarĂ« nĂ« importet e gazit mĂ« 2025.
Pse e shënjestron Rusia sektorin energjisë?
âInfrastruktura e gazit natyror nuk ka qenĂ« shĂ«njestĂ«r e sulmeve nĂ« vitet e para, mirĂ«po tani gjithçka Ă«shtĂ« lojĂ«â, ka thĂ«nĂ« Olga Khakova, analiste e energjisĂ« nĂ« KĂ«shillin Atlantik nĂ« Uashington, nĂ« disa pĂ«rgjigje pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.
âĂshtĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r ta destabilizuar sigurinĂ« energjetike, jo vetĂ«m nĂ« UkrainĂ«, por nĂ« gjithĂ« EvropĂ«n. Moska synon krijimin e kaosit brenda industrisĂ« sĂ« energjisĂ«â.
Sulmet e Rusisë në infrastrukturën e gazit natyror të Ukrainës janë intensifikuar prej përfundimit të kontratës ruse për ta bartur naftën në Evropë përmes tubacioneve ukrainase, çështje e kontestueshme edhe në kohë të paqes më 1 janar të këtij viti.
Volodymyr Omelchenko, drejtor i programeve të energjisë në Qendrën Razumkov, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se sulmet synojnë dobësimin e Ukrainës para dimrit.
âShtabi i pĂ«rgjithshĂ«m i ushtrisĂ« ruse e kupton qartĂ« se kĂ«rcĂ«nimi mĂ« i madh pĂ«r UkrainĂ«n kĂ«tĂ« dimĂ«r Ă«shtĂ« mungesa e gazit natyror, sepse nĂ« rezervat e gazit ukrainas momentalisht ka shumĂ« zbraztĂ«siâ, ka thĂ«nĂ« Omelchenko.
Analisti politik me bazë në Kiev, Oleh Saakian, ka thënë se sulmet janë pjesë e një strategjie ruse për të dalë në përparësi teksa zhvillohen bisedimet për paqe.
âAta po tentojnĂ« tĂ« krijojnĂ« njĂ« sfond tĂ« pĂ«rshtatshĂ«m informativ, propagandistik dhe ideologjik pĂ«r negociataâ, i ka thĂ«nĂ« ai Radios Evropa e LirĂ«.
âKy nuk Ă«shtĂ« asgjĂ« pĂ«rveç presionit ndaj popullsisĂ« civile dhe presionit psikologjik ndaj autoriteteve ukrainaseâ.
Gazi i lëngshëm natyror, synim shumë i qartë
Strategjia ruse e ka rritur urgjencĂ«n te Kievi qĂ« tâi rrisĂ« importet dhe tâi diversifikojĂ« furnizuesit.
Përveç Azerbajxhanit, Kievi ka dhënë sinjale se është i interesuar në blerjen e gazit të lëngshëm natyror të Shteteve të Bashkuara, hap i denjë politik teksa presidenti amerikan, Donald Trump, e ka kthyer këtë lëndë në prioritet dhe i ka bërë thirrje Ukrainës ta rimbusojë SHBA-në për ndihmën e dhënë ushtarake.
Andrew Favorov, biznesmen me seli nĂ« SHBA, i cili ka punuar gjatĂ« me sektorin e industrisĂ« sĂ« gazit nĂ« UkrainĂ«, ka thĂ«nĂ« se nĂ«nshkrimi i kontratave afatgjata pĂ«r sigurimin e gazit tĂ« lĂ«ngshĂ«m natyror prej furnizuesve amerikanĂ« Ă«shtĂ« âsynim i qartĂ«â pĂ«r Kievin, duke marrĂ« parasysh potencialin pĂ«r pĂ«rfitime diplomatike.
Ai ka sugjeruar se Ukraina mund të kërkojë ndihmë financiare prej Korporatës për Financa Zhvillimore krahu i Uashingtonit për investime për të siguruar kredi më të favorshme.
Në një deklaratë nisur Radios Evropa e Lirë, ministrja ukrainase e Energjisë, Svitlana Grynchuk, ka thënë se Ukraina është në bisedime me kompani amerikane, mirëpo nuk ka dhënë më shumë hollësi.
Megjithatë, ajo ka konfirmuar se një stacion kompresorësh në Odesë, që është sulmuar në gusht, është pjesë e infrastrukturës së domosdoshme për të importuar gazin e lëngshëm natyror amerikan prej porteve në jug të Evropës.
Shtetet e Bashkuara janë eksportueset më të mëdha në botë të gazit natyror, dhe sasia më e madhe transportohet në botë në formë të gazit të lëngshëm natyror.
Eksportet e gazit të lëngshëm natyror amerikan pritet të rriten dukshëm deri në fund të dekadës për shkak të ndërtimit të objekteve të reja për magazinim.
Marrëveshje në proces e sipër
Kompania më e madhe private për energji në Ukrainë, DTEK ka thënë më herët gjatë vitit se është duke negociuar me kompani amerikane për kontrata afatgjata.
Kjo kompani ka importuar gaz të lëngshëm natyror prej SHBA-së për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar.
Naftogaz ka arritur marrëveshje këtë vit për blerjen e 0.44 miliard metrave kub të gazit të lëngshëm natyror amerikan prej kompanisë polake të energjisë, Orlen.
Hinson Peters, menaxher i komunikimeve strategjike në Qendrën për gaz të lëngshëm natyror, grup tregtar amerikan, e ka konfirmuar se ekziston interes komercial prej blerësve ukrainas për kontrata afatgjata.
NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, evropianĂ«t janĂ« duke i rritur pĂ«rpjekjet pĂ«r tâi ndihmuar UkrainĂ«s nĂ« blerjen e naftĂ«s pĂ«r dimrin e ardhshĂ«m. Banka Evropiane pĂ«r RindĂ«rtim dhe Zhvillim ka thĂ«nĂ« mĂ« herĂ«t gjatĂ« muajit se do tĂ« ndajĂ« kredi prej 580 milionĂ« eurosh pĂ«r Naftogazin pĂ«r blerje tĂ« gazit natyror.
Norvegjia, furnizuesja më e madhe e gazit natyror në Evropë, është zotuar për ndarjen e 100 milionë dollarëve për Naftogazin për qëllime të njëjta.
Se sa fonde do tâi duhen UkrainĂ«s kĂ«tĂ« vit pĂ«r tâi pĂ«rmbushur kĂ«rkesat e brendshme pĂ«r gaz do tĂ« varet prej veprimeve tĂ« RusisĂ«, pra nĂ«se Moska do tĂ« vazhdojĂ« tâi shĂ«njestrojĂ« me dronĂ« dhe raketa zonat pĂ«r prodhimin e gazit, ruajtjen dhe pajisjet pĂ«r transport./REL