Ngec transferimi i Boniface shkaku i problemeve të gjurit, Milani po shqyrton alternativa të tjera
Victor Boniface përfundoi testet mjekësore përpara një transferimi në Milan dje (e premte), por raportet nga Italia pretendojnë tani se për shkak të një shqetësimi për gjurin e djathtë të sulmuesit, Rossonerët po përpiqen ta bindin Bayer Leverkusenin të ulë çmimin e tyre dhe po kërkojnë alternativa.
Sipas Gazzetta dello Sport, një problem me gjurin e Boniface u identifikua gjatë testeve të hollësishme mjekësore dhe kuqezinjtë do të vendosin brenda 24 orëve të ardhshme nëse do të vazhdojnë apo jo me një transferim për sulmuesin nigerian.
Gazeta italiane pretendon se Milani po shqyrton një transferim të sulmuesit të Sporting Lisbonës, Conrad Harder, ndërsa Rasmus Hojlund, Nicolas Jackson dhe Breel Embolo janë përmendur gjithashtu si kandidatë të mundshëm.
Ndërsa Boniface ka të ngjarë të nënshkruajë për Milanin, ka pikëpyetje për gjendjen fizike të lojtarit. Raportet sugjerojnë se Rossonerët mund të nënshkruajnë ende me dy sulmues, por kjo duket e pamundur duke pasur parasysh aftësinë e kufizuar financiare të klubit.
Për momentin, të gjithë sytë janë te sulmuesi nigerian. Milani mund të jetë në gjendje të ulë koston e huazimit të përfolur të lojtarit me opsion transferimi nga Leverkuseni ose mund të vendosë të heqë dorë krejtësisht nga ndjekja e tij. /Telegrafi/
The post Ngec transferimi i Boniface shkaku i problemeve të gjurit, Milani po shqyrton alternativa të tjera appeared first on Telegrafi.